Aktualitet

Mediat greke japin alarmin: Kotzias na tradhëtoi. I dha tokë dhe det Shqipërisë. Armiqtë tani po zgjerohen!

Mediat greke kanë ngritur alarmin sërish për marrëveshjen e detit mes qeverisë shqiptare dhe asaj helene. Kësaj here nuk janë ‘mburrur’ duke treguar se deti do të zgjerohet në favor të Greqisë, por e kundërta.

Gazetari dhe ish-politikani Kiriakos Belopoulos, në emisionin e tij ‘Kondra & Riksi’ ka vënë alarmin se Kotzias dhe qeveria e Tsiprasit kanë pranuar se Shqipëria po merr sipërfaqe tokë nga Greqia.

Sipas tij, nuk është Shqipëria që po humbet milje det në favor të Greqisë, por është shteti helen ai që po i fal sipërfaqe toke dhe det shqiptarëve.

Ai shton se edhe opozita greke ‘Demokracia e Re’ po hesht.

Ai thekson se problemi për Greqinë nuk është Shkupi dhe emri i Maqedonisë, por Shqipëria e Madhe.

‘Kjo është sipërfaqja e Shqipërisë (shiko hartën nr 1).

Kjo është zona ekonomike që u vendos në marrëveshjen e vitit 2009 mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ndëkohë që në 2009 kishin firmosur gjera të tjera, zona 1 dhe zona 2 (shiko hartën nr 2) që janë zona greke, ikin dhe i shkojnë Shqipërisë.

Ishulli Bakreta është ishull grek, që u firmos edhe në marrëveshjen e 2009. Pas kësja skeme është Xhorxh Soros. Kjo zonë, sidomos në ishujt më poshtë ka 5 miliardë fuçi naftë. Këtë nuk e them unë, por Instituti Gjeologjik në Hjuston. Është bërë tradhëti dhe asnjë nuk foli. Këmi dhënë sipërfaqe etnike Shqipërisë.
Në vitin 2009 (shiko hartën nr 3) i shikoni pozicionet e ishujve.

Tani shkojmë në hartën tjerët (shiko hartën nr 4) shikoni ishulli Kombos.

Vija e verdhë që tregon zonën greke tregon se ka hequr dorë nga zonat etnike helene. Pra Shqipëria ulet më poshtë. Është pikërisht në zonën ku është nafta e stërmadhe. Tradhëtaret. Ata që thonë në Shqipëri janë të vërteta. Këstu asnjë nuk flet. Demokracia e Re nuk flet për shëfin e tyre sepse është Sorosi. Vetëm ne po i themi. Pra në vitin 2009, Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që zona 1 dhe 2 të jenë greke. Kjo ishte marrëveshja jonë. Vijnë sot dhe japin ishullin grek dhe thnë që është shqiptar që Shqipëria të marrë zonën 1 dhe 2. Unë i kam thënë edhe në Kuvend. I thashë edhe Bakojanis që mos e çoni Shqipërinë në Evropë pa i mbyllur punët zyrtarisht, por ajo më tha që kemi marrëveshje.

Shteti shqiptar pas 6 muajsh e çon marrëveshjen në Gjykatës Kushtetuese dhe e anulojnë. Është e njëjta gjë sikur ti japim ishullin Imia Turqisë.

E shikoni zonën 1 dhe 2 (shiko hartën nr 5), këto po i falim. Këto po i falim. Është sitë këni një pasuri në shtëpi dhe ta ndani me armiqtë tuaj.

Zona greke është ajo me vija të ndërprera, (shiko hartën nr 6), ajo që ne po i japin është vija poshtë saj. Në vend që ti dërgojmë më lart, sipas marrëveshjes së 2009 ne po i ulim më poshtë. Nuk po flet asnjëri. Japim tokë Shqipërisë, i falim emrin Maqedonisë, flasim me turqit. Da i japim edhe gratë tona Turqisë? Çfarë është kjo gjë?’- tha ai në emisionin e tij. 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ZVeA3rIVWyk]

https://youtu.be/ZVeA3rIVWyk

Mediat greke japin alarmin: Kotzias na tradhëtoi. I dha tokë dhe det Shqipërisë. Armiqtë tani po zgjerohen! Read More »

Miratohet pr/ligji për bursën e energjisë. E vërteta e votës ‘pro’ të 5 deputetëve të LSI

Kuvendi ka miratuar me shumicë votash pr/ligjin mbi bursën e energjisë. Pro draftit të paraqitur votuan 79 deputetë, 27 kundra dhe një abstenim.

Në lidhje me këtë votimin e këtij pr/ligji u raportua se 5 deputetë të LSI-së, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Shezai Rrokaj, Nasip Naço dhe Viktor Tusha kishin votuar pro, në parim.

Përfaqësuesit e LSI kanë votuar pro vetëm në parim për pr/ligjin, pasi në votimin në tërësi të tij, votat e kësaj force politike kanë qenë të gjitha kundër ose abstenim. Ndërkohë në lidhje me 5 votat pro në parim të ligjvënësve të LSI-së, sqarohet se kjo forcë politike nuk ka qenë në parim kundër ligjit.

Në fjalën e mbajtur në Parlamenet, deputeti i LSI-së Nasip Naço kur foli për këtë ligj tha se ishte një nismë e duhur, por e vonuar dhe me shumë pak qartësi ligjore.

Miratohet pr/ligji për bursën e energjisë. E vërteta e votës ‘pro’ të 5 deputetëve të LSI Read More »

I biri në dosjen e FBI, flet nëna: Jetonte me qindarkat e mia, Aldo më tha se…

Aldo Ymeraj është fenonemi kompjuterike nga Fieri, i cili përmes një grupi të strukturuar të kibernitikës kishte arritur të përvetësonte rreth 615 mijë dollarë nëpërmjet kartave të kreditit.Fqinjët thanë se familja e Aldos jetonte në një pallat dhe nuk shquhej për shpenzime të mëdha, mirëpo çfarë thotë mamaja e 25-vjeçarit?

Sipas saj, sapo ata kanë mësuar se emri i tij po lakohej si i dyshuar, kishin vendosur të paraqiteshin në Ambasadën amerikane për të sqaruar gjithçka.

Arjana Ymeraj duke folur per Panorama.

Me lot në sy, nëna e Aldos thotë në një interviste për  gazetën “Panorama” se i biri, student i informatikës, jetonte me qindarkat e saj, të cilat ajo i fiton me djersë duke bërë disa punë.

Më tej ajo tregon edhe këpucët e vjetruara të të birit si dhe gjendjen e vështirë ekonomike.

Në një rrëfim të sinqertë ajo shprehet se ka besim te drejtësia amerikane dhe se pret që shumë shpejt i biri të kthehet pranë familjes.

Intervista e plotë:

Znj. Arjana, si e morët vesh lajmin që djali juaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të amerikanëve?

-Para disa ditësh, djali erdhi në shtëpi dhe më tha që kishte dëgjuar se i ishte lakuar emri në një rrjet që bënin ndërhyrje nëpër linja interneti. Më tha se një shok i kishte thënë që mes atij grupi ishte edhe emri i Aldos. Dhe unë e pyeta se si ka mundësi dhe se çfarë kishte bërë që i lakohej emri. Ngaqë ai e vuajti edhe një dënim për lojëra në internet, mendova se mund të ishte një ngatërresë.

Si u soll pas kësaj djali, pra pasi e kish marrë vesh në një farë mënyre se kërkohej?

-Absolutisht njësoj si më parë. Vetëm se unë i thashë të interesoheshim dhe nëse kishte emrin gjëkund, të shkonim ta sqaronim se nuk donim të rrinim me merak e me mendjen të ngritur kot pa lidhje.

Çfarë bëtë më tej?

-I thashë të atit që të interesohej se unë grua e nuk kisha shumë mundësi. Pasi pyetëm të afërmit, na rezultoi që djali e kishte të pastër figurën dhe nuk kishte lidhje me këto fjalët që ishin hapur në Kosovë. Por, të them të drejtën, unë nuk rashë në qetësi. I thashë djalit se e kishte apo se kishte emrin, ne do të shkonim në Ambasadën amerikane. Dhe kur ia thashë, djali nuk kundërshtoi. Pranoi që të venim. Më dëgjonte djali për çdo vendim që merrja unë.

Vajtët në ambasadë?

-Jo. Unë i kisha thënë që do ta merrja në telefon sapo të isha gati.

Po pse e zvarrite? Pse nuk ishe gati?

-Sepse financiarisht isha ngushtë. Unë mbaja edhe Aldon edhe shtëpinë. Nuk kisha mundësi të veja këto ditë.

Kur e takove Aldon për herë të fundit dhe çfarë të tha?

-E takova këto ditë dhe i thashë që do ta dorëzonim në ambasadë. Dhe ai më tha ‘ok më çoni’. Më kërkoi të takonte edhe babain e tij, meqë donim ta dorëzonim.

Si sillej djali në familje e me shoqërinë?

-Ishte një djalë shembullor. Nuk e kisha parë asnjëherë të sillej keq me mua. Më thoshte gjithmonë, ‘ja o mami sa të mbaroj shkollën e të filloj një punë e s’do të lë më të punosh kaq shumë për të më mbajtur’. Aldo është një djalë shumë i dashur dhe shumë i brishtë. Me miqtë sillej mirë.

Ku punonte ai, me se merrej?

-Aktualisht nuk punonte. Ai studionte në degën Inxhinieri Informatike dhe kishte mbaruar vitin e dytë. Nga dhjetori po kërkonte punë dhe donte të zhvendosej në Tiranë, por nuk po gjente asnjë punë.

Madje ishte i dëshpëruar dhe më tha se e kishin marrë në dy intervista, por nuk e kishin punësuar. Unë i rrija afër. Nuk e kam pasur djalin problematik kurrë. Ai ka studiuar në shkollë të mesme për pikturë dhe kishte shpirt artisti. Ka punuar edhe me të atin ndonjëherë, meqë ishte i mirë në punët e dizajnit.

Ju si nënë e tij, keni dyshime se ai mund të jetë përfshirë në krime kibernetike? Iu ka lënë ndonjëherë shkas për të dyshuar në diçka të tillë?

-Absolutisht, e hedh poshtë. Jo se e kam djalë, por sepse e di që ai nuk lëndon dot askënd. Nuk do bënte gjëra që të dëmtonte askënd. Unë e njoh djalin tim… Është e vërtetë që ai është i zgjuar, është i shkathët. Kur ishte 17-vjeç i erdhi një ftesë nga kompania “Google” që ta punësonin, por ishte i vogël e unë se lashë se nuk dinim se si e qysh. Ai e donte atë fushë, por jam e sigurt se nuk mund të bëjë gjëra të jashtëligjshme.

Policia ka dyshime për shuma të mëdha parash të përfituara prej tij nga hakerimi, rreth 675 mijë dollarë… Në fakt, djali juaj me se jetonte, ku i siguronte të ardhurat?

-Kjo është absurd fare. Djali im mbahej nga qindarkat e mia. Po t’ia shikoni këpucët u ka dalë hekuri nga poshtë. E vishja me rroba te romët. E mbaja me gjëra modeste. Siç e shikoni, djali flinte në një dhomë 2 me 2 e nuk e ngopa njëherë si duhej. Punoja në 3-4 punë që ta mbaja e prapë s’ia plotësoja dot kushtet për ta bërë si të gjithë të rinjtë e tjerë. Mezi e kam rritur. Ne mbijetojmë e djali po të kishte para, nuk do më linte kurrë të vuaja duke nxjerrë sytë tërë natën për të bërë punë që të fitoj bukën e gojës.

A keni një apel për drejtësinë?

-Ç’të të them. Dua të besoj te drejtësia dhe pres të më kthehet djali në shtëpi. I besoj drejtësisë amerikane dhe jam e bindur që do hetohet e do zbardhet e vërteta e djalit tim, që vetëm i pasur nuk është. E vetmja pasuri e tij janë ca qindarka lekësh të vjetra që i mban në këtë kuti… kjo është e gjithë pasuria e Aldos tim.

I biri në dosjen e FBI, flet nëna: Jetonte me qindarkat e mia, Aldo më tha se… Read More »

Çështja e Adriatik Llallës, ky është Adi, djali 16 vjeçar i Adriatik Llallës me “Rolls Royce” 263 mijë euro

Ky qe shihni ne foto bashke me ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla, eshte Adi, djali i tij 16 vjeçar.

Edhe ai si edhe e motra, bashke me dy prinderit, eshte pjese e Listes se zeze, qe u ndalohet te hyjne ne territorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Vendimi per ta eshte firmosur nga sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerrson. Areysyeje: Babai i tij, sipas SHBA: “eshte përfshirë në raste të mëdha korrupsioni.”

Adi ka nje pasion te veçante: Mikinat lukzose. Ne parkun e tij ai pozon me shume makina, por njeren prej tyre duket se e ka shume per zemer.

Eshte nje Rolls Royce. Kushton… 263 mije e 200 euro.

Nese babai i Adit do te rrinte jo 5 vjet por edhe 50 vjet te tjera Kryeprokuror, me pagen e shtetit qe kishte, nuk do arrinte kurre qe ta blinte nje makine te tille.ApleNews\F.F

Çështja e Adriatik Llallës, ky është Adi, djali 16 vjeçar i Adriatik Llallës me “Rolls Royce” 263 mijë euro Read More »

Berisha: Rama është i çmendur si gjyshi i tij, 350 gardistë e ruajnë në ‘bunkerin’ e Surrelit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij sot në poarlament, ku ka sulmuar frontalisht Edi Ramën, duke nisur nga problematika e fundit e universitetit si dhe ajo e teatrit.
Ai tha se Rama flet nga pozita e injorantit për gjithçka, ndërsa më tej shtoi se i ngjan gjyshit të tij, Petro Kolekës, i cili ishte i çmendur.

Për më tepër, duke u bazuar në pikturat e dërguara në Bienalen e Venecias, Berisha tha se diagnoza e tij është e një adoleshenti të droguar (për Ramën).

Lideri historik i të djathtës shqiptare u shpreh:

Rama flet nga pozita e injorancës totale. Petro Koleka është një i çmendur që sillej nga Vlora në Himarë. Ky që na drejton sot është nipi i tij.
Kritikët ndërkombëtarë turpëruan në mënyrë më solemne shkarravinat e tua. Thanë se janë shkarravinat e një adoleshenti të droguar. Ato pikturat e dërguara në Bienalen e Venecias.

Dy gazetarë kritikë të artit italian i quajtën vizatimet e tij si shkarravina të një adoleshenti të droguar. Diagnozat psiqike e të droguarve dhe të sëmurëve bëhen përmes vizatimeve dhe shkrimeve”.

Ai shtoi se Rama është frikacak dhe se 350 ushtarë të Gardës ruajnë banesën e tij në Surrel, për të cilën dha edhe detaje e shifra të ndërtimit.

Sipas ish-Kryeministrit:

Rama ka 350 gardistë për të ruajtur në Surrel. 70 mijë euro ka bërë pigmenti i betonit të bunkerit. Një batalion i rruan rrugën nga Surreli në Kryeministri, se është frikacak.
S’mund të gënjesh artistët, apo ke parashiku të marrësh vet nja 4-5 kate në kullë që do ndërtohet aty?”

Berisha: Rama është i çmendur si gjyshi i tij, 350 gardistë e ruajnë në ‘bunkerin’ e Surrelit Read More »

Amerikanët zbulojnë ‘Peshkun’, bllokojnë hyrjen e Adriatik Llallës në SHBA, zbulohet arsyeja

Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla.

Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.

Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.

Amerikanët zbulojnë ‘Peshkun’, bllokojnë hyrjen e Adriatik Llallës në SHBA, zbulohet arsyeja Read More »

Pas lajmit të keq për Llallën, gazetari ‘plas bombën’, akuza e fortë për Donald Lu

Gazetari Basir Collaku thote se lajmi qe Sekretari i Shtetit amerikan ka miratuar ndalimin e hyrjes ne SHBA te ish kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe familjes se tij, eshte me teper nje bast per ceshtje nafte.

Ne nje reagim ne rrjetet sociale, ai thote se ambasadori Donald Lu i njeh mire politikanet qe emrat e te cileve duhet t’ja coje Departamentit dhe tu ndalohet hyrja ne SHBA.

REAGIMI I PLOTE:

Tillerson le punet globale per Llallen…!! Kjo eshte me teper çeshtje nafte..Bankers…

Jane zgjuar gjithe mediet ne pike te sabahut, me lajmin se Rex Tillerson ka miraruar ndalimin e vizes se ish-Prokurorit Llalla, hyrjen e tij dhe familjes se tij ne USA. Ndaloni pak vrapin se Sekretari Shtetit ka punet e globit ne axhende. Dhe meqe eshte perqendruar tek ky refuzim shqiptar, vetem nje emer paska pasur lista..!!? Ky eshte me teper nje bast personal i ambasadorit Lu per çeshtjen “Bankers”. Nje emer. Po aq i ka derguar Ambasada dhe ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu Departamentit. Po te ishte ndjekur ky standard se paku nja 50 politikane do ishin refuzuar te hynin ne SHBA. Ambasadori i njeh krejt mire keto emra. Mire do te ishte tia percillte Sekretarit te Shtetit per miratim refuzimi…

Pas lajmit të keq për Llallën, gazetari ‘plas bombën’, akuza e fortë për Donald Lu Read More »

Qeveria i kërkon plotfuqinë për kufirin detar me Greqinë, zbulohen kushtet e Ilir Metës

Ministria e Jashtme ka dorëzuar në Institucionin e Presidentit të Republikës kërkesën për dhënien e plotfuqishmërisë për zhvillimin e negociatave për një marrëveshje të re me Greqinë.

Vendimi për dorëzimin e kësaj kërkese nga Ministria e Jashtme erdhi tre ditë pasi Presidenca shprehu shqetë- simin se në një kohë që mediat greke konfirmonin arritjen e një marrëveshjeje me Shqipërinë, qeveria shqiptare nuk kishte kërkuar dhënie të plotfuqishmërisë.

Burime nga Ministria e Jashtme konfirmojnë se kërkesa për plotfuqishmërinë e grupit negociator të Shqipërisë është dorëzuar mëngjesin e së hënës në Presidencë dhe për të është vënë në dijeni edhe Kryeministri Rama.

Të njëjtat burime sqarojnë se kreut të Shtetit, Ilir Metës, i është kërkuar që negociatat me palën greke të bëhen nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Në grupin negociator me palën greke, Ministria e Jashtme ka propozuar të ketë edhe përfaqësues të Institutit të Gjeografisë.

PRESIDENTI

Kreu i Shtetit Ilir Meta menjëherë pasi është njohur me kërkesën e Ministrisë së Jashtme për marrjen e plotfuqishmërisë ka nisur konsultat për të dalë me një vendimmarrje. Gjatë ditës së djeshme, Meta ka thirrur në një takim në Presidencë dy paraardhësit e tij, Bujar Nishani dhe Bamir Topi për t’u konsultuar lidhur me dhënien e plotfuqishmërisë, ndërkohë që sot në takime të veçanta do të presë në zyrën e tij ish-Presidentët Rexhep Meidani, Sali Berisha dhe Alfred Moisiu.

Burime pranë Presidentit të Republikës konfirmojnë se pasi është njohur me shkresën e Ministrisë së Jashtme, kreu i Shtetit ka konstatuar një sërë problematikash, të cilat po i diskuton edhe me paraardhësit e tij. Të njëjtat burime konfirmojnë se në shkresën e dorëzuar në Presidencë, kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ka informuar Metën lidhur me ecurinë e negociatave me palën greke dhe nevojën e dhënies së plotfuqishmërisë për një grup negociator të qeverisë për të konkretizuar marrëveshjen.

Por, sipas burimeve, kreu i Shtetit ka parë si shqetësuese në kërkesën e ministrit Bushati faktin se në grupin negociator nuk janë përfshirë përfaqësues të Presidentit të Republikës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Një tjetër shqetësim për Presidentin mësohet se ka qenë mungesa e emrave të negociatorëve të qeverisë shqiptare. Burime nga Presidenca konfirmojnë se nga mënyra e hartimit të kërkesës për marrjen e plotfuqishmërisë nga qeveria shqiptare, nuk është respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rolin e Kreut të Shtetit në negociatat për kufirin detar me Greqinë.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 për rrë- zimin e marrëveshjes së detit, Meta pritet t’i kërkojë Ministrisë së Jashtme të rishikojë rolin e Presidentit, duke i dhënë këtij të fundit jo vetëm përfaqësim në grupin negociator, por edhe fuqi vendimmarrëse përpara nënshkrimit të marrëveshjes.

Përpara se të shprehet për kërkesën e qeverisë shqiptare për marrjen e plotfuqishmërisë për një grup negociator, Meta do të zhvillojë konsulta edhe me konstitucionalistë dhe njohës të së drejtës kushtetuese në vend.

Qeveria i kërkon plotfuqinë për kufirin detar me Greqinë, zbulohen kushtet e Ilir Metës Read More »