Aktualitet

Haradinaj i përgjigjet Ramës: Mos u merr me Kosovën, Shqipëria të del boll

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë pas deklaratave të bëra nga Edi Rama, në lidhje më atë se demarkacioni ishte debat i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar  se Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë.

“Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në emisionin “Zona e Pavarësisë” në “Klan Kosova”, se problematika rreth demarkacionit u shpik nga politika e brendshme e Kosovës.

Sipas Ramës, kjo ka rrezikuar seriozisht reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. 

Rama për demarkacionin:

“Unë kam preferuar gjithmonë që debatet me miqtë e mirë këtu në Prishtinë t’i bëj në mënyrë diskrete, sy me sy, por çështja e demarkacionit u kthye dhe është sot e gjithë ditën në një gur që rëndon mbi qafën e Kosovës dhe që ka krijuar një pështjellim jo të vogël, në mes atyre që janë fuqia që lindi shtetin e Kosovës, partnerët strategjikë ndërkombëtarë të shqiptarëve”, ka pohuar Rama, njofton Klan Kosova.

“Demarkacioni do të çlirojë më në fund popullin e Kosovës nga pengesa e tmerrshme e vendosur nga BE-ja për të lëvizur lirisht në Europë, pasi nuk ka qenë e drejt që kjo lëvizje të kushtëzohet me demarkacionin dhe është e turpshme për Bashkimin Europian. Këtë ua kam thënë në sy të gjithëve atyre që kam takuar në BE”.

“Por çështja e Demarkacionit ka edhe një komponentë tjetër; ka rrezikuar seriozisht reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ka rrezikuar besimin dhe mbështetje e partnerëve strategjikë të Kosovës dhe shqiptarëve, pasi refuzimi për ta ratifikuar këtë marrëveshje është mungesë serioziteti nga Kosova”.

“Në ndërkohë që miqtë e mëdhenj të shqiptarëve janë të angazhuar në zgjedhjen e problemit real mes shqiptarëve dhe serbëve, demarkacioni është një problem i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës që nuk ka asnjë bazë reale dhe që është një padrejtësi ndaj njerëzve të këtij vendi”.

“Por unë kam ndeshur një mur të shurdhër sa herë kam folur për këtë dhe sa herë kam përcjell këtu atë që kam dëgjuar në takimet me homologë në nivelet më të larta të marrëdhënieve ndërkombëtare”.

“Atëherë më është dashur që edhe publikisht të them atë që duhet të thënë dhe shpresoj shumë që Kuvendi i Kosovës të ratifikojë këtë marrëveshje dhe ta mbyllë këtë kapitull që duhet harruar një orë e më parë, pasi ka ngritur pikëpyetje në sytë atyre që e lindën shtetin e Kosovës pa asnjë arsye dhe është e pajustifikueshme nga pikëpamja strategjike të bësh gabim të kësaj natyre”.

Haradinaj i përgjigjet Ramës: Mos u merr me Kosovën, Shqipëria të del boll Read More »

10-vjetori i Pavarësisë. Meta: Kosova, progres të jashtëzakonshëm në rrugën drejt BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë pritjes Presidenti Meta mbajti edhe një fjalë përshëndetëse, ku vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm që ka bërë Kosova në këto 10 vjet dhe kthimin në një faktor stabiliteti për rajonin.

Fjala e plotë e Presidentit Meta:

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që sot festojmë 10-vjetorin e shtetit të Kosovës, të shtetit më të ri të Evropës, të një shteti që ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në këto 10 vjet dhe të një shteti që ka padyshim një të ardhme akoma më të fortë Evropiane, pas mëngjesit të sotëm dhe deklaratës së Presidentit Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Vujanoviç për zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit e cila do ta përshpejtojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët e saj.

Kemishumë arsye për të festuar, për të gëzuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm për këtë arritje të madhe të popullit të Kosovës, të qytetarëve të Kosovës dhe të shtetit të Kosovës që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor stabilitetit në rajon. Kemi shumë arsye sot për t’u përkulur me nderim përpara veprës dhe vizionit të Presidentit të përjetshëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, përpara sakrificave sublime të Adem Jasharit dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Shprehim mirënjohjen të gjithë aleatëve tanë, duke filluar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat nën udhëheqjen e Presidentit Clinton vendosën në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999 për t’i dhënë fund barbarisë së fundit të kasapit më të madh që ka njohur Ballkani, Sllobodan Milloshevic, për të vazhduar më pas me Presidentin Bush i cili pikërisht këtu ku ne jemi sot në Tiranë gjatë vizitës së tij zyrtare tha se tani është koha për Pavarësinë e Kosovës.

Dhe sot ne shohim që Kosova ka njohje të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe një perspektivë të shkëlqyer si asnjëherë tjetër.

Këto ditë më bëri shumë përshtypje një vizitë e 40 vajzave të reja dhe shumë lumtura nga Kosova në Sarandë. Kjo më bëri shumë përshtypje sepse në prill të vitit 99 kur sapo filloi eksodi i jashtëzakonshëm i vëllezërve tanë nga Kosova në Shqipëri për shkak të gjenocidit mbaj mend bashkë me Ministren e Brendshme të Italisë në atë kohë, takojmë një grup prej tyre dhe një vajzë e vogël qante mënjanë pa pushim dhe nuk ndalonte për asnjë moment së qari. Sepse i kishte humbur prindërit e saj dhe të gjithë njerëzit e dashur. Dhe kur pyetëm ata të cilët ishin aty pasi na dhanë këtë shpjegim na thanë që vajza e kishte emrin Saranda. Sepse ajo ishte aq e pikëlluar dhe aq e tronditur sa nuk komunikonte dot. Dhe para dy ditësh ishte kënaqësi që pashë 40 Saranda në qytetin tonë Sarandë, të cilat kishin ardhur në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të qeshura dhe të lumtura krejt ndryshe nga Saranda e vogël që unë pashëdekada më parë.

Gjërat kanë ndryshuar shumëpavarësisht se asnjëherë nuk kënaqemi me arritjet dhe kjo është pozitive sepse synojmë arritjen më pozitive. Ndaj i uroj suksese të tjera shtetit të Kosovës, popullit të Kosovës, qytetarëve të Kosovës”.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1245343465590773/?t=0

10-vjetori i Pavarësisë. Meta: Kosova, progres të jashtëzakonshëm në rrugën drejt BE Read More »

Kryeprokurorja brryla me finesë ish-kryeprokurorit

Në Shqipëri Prokuroria e Përgjithshme, nuk i dha një përgjigje të prerë kërkesës së Zërit të Amerikës për të mësuar nëse do të ndërmerret apo jo ndonjë veprim ndaj ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar atij hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni

“Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë i jep përparësi integritetit moral dhe profesional të zyrtarëve. Populli shqiptar pret dhe meriton që zyrtarët të punojnë me ndershmëri dhe integritet në të mirë të interesit publik”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa shton se ky institucion “u jep mbështetjen e plotë të gjithë prokurorve që punojnë me përkushtim, dinjitet dhe integritet” e se “gjithashtu mbështet qëndrimin për ndëshkimin e cilitdo që cënon parimet e Shtetit të së Drejtës”.

Rasti i zotit Llalla është i pari i një zyrtari të lartë shqiptar ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara marrin sanksione të tilla. Javën e shkuar ish kryeprokurori u tërhoq nga e drejta për të qenë gjykatës në Apel duke prefruar të mbetet jashtë sistemit të Drejtësisë. Një vendim i cili solli sot dhe ndërprerjen e procesit të rivlerësimit të nisur ndaj tij. Duke komentuar lëvizjen e pak ditëve më parë të zotit Llalla, ambasadori amerikan në TIranë Donald Lu u shpreh se “tërheqja nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga Vetting-u, duhet të kenë frikë dhe nga hetimet e pashmangshme penale”, theksoi ambasadori Lu.

Kryeprokurorja brryla me finesë ish-kryeprokurorit Read More »

SHBA i ndaloi hyrjen, Adriatik Llalla flet për mediat amerikane dhe akuzon rëndë Lu-në

Adriatik Llalla, ish-Prokurori i Përgjithshëm, të cilit një ditë më parë iu ndalua hyrja në SHBA, ka folur për mediat amerikane në lidhje me vendimin e firmosur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Llalla ka mohuar akuzat për korrupsion, ndërsa i është përgjigjur përmes e-mail pyetjeve të Wall Street Jornal.

“Unë jam i sigurt se ky është një vendim i marrë pas një keqinformimi të dhënë nga Ambasadori Lu në Departamentin e Shtetit”, tha ai.

Gjithashtu ish-Kryeprokurori është shprehur se kurrë nuk është vënë nën hetim nga autoritetet shqiptare.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi ish-prokurorit të Përgjithshëm shqiptar, Adriatik Llalla, hyrjen në SHBA duke pretenduar se ishte i përfshirë në raste madhore korrupsioni.

Adriatik Llalla, gruaja e tij dhe dy fëmijëve, iu bllokua të hyjnë në SHBA sipas një ligji të vitit 2017 që autorizon Departamentin e Shtetit të vendosë ndalime për viza ndaj zyrtarëve qeveritarë që janë gjetur të jenë “të përfshirë në korrupsion madhor ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”.

Ligji autorizon ndalimin e anëtarëve të familjes së këtyre zyrtarëve. Llalla shërbeu si prokuror i përgjithshëm i Shqipërisë nga dhjetori 2012 deri në dhjetor 2017, thuhet në artikullin e botuar në median amerikane.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha të premten se Departamenti “ka informacion të besueshëm se z. Llalla ishte i përfshirë në korrupsion madhor gjatë qëndrimit të tij” në detyrë, por ajo nuk pranoi komente të mëtejshëm.

SHBA i ndaloi hyrjen, Adriatik Llalla flet për mediat amerikane dhe akuzon rëndë Lu-në Read More »

Edhe në Vlorë 180 familje pa ndihmë ekonomike

Edhe në qytetin e Vlorës kanë dalë në pah problemt me ndihmen ekonomike për banorët.

Deri tani skema e re ndihmës ekonomike ka lënë jashtë 180 familje në Bashkinë e Vlorës, por numri pritet të jetë edhe më i lartë.

Ky lajm është bërë i ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku dhe pati debate. Këshilltarët e djathtë thanë se kjo është padrejtësi dhe skema e re po ndëshkon banorët e varfër. Në aplikimin e kësaj skeme nuk ka transparencë, tha një nga këshilltarët e djathtë, ndaj duhet informocion se si po përzgjidhen familjet që përfitojnë ndihmën ekonomike dhe si largohen ato që nuk përfitojnë.

Probleme me listat e atyre që përfitojnë ndihmë ekonomike nga sheti ka patur edhe në zona të tjera të vendit.

Edhe në Vlorë 180 familje pa ndihmë ekonomike Read More »

Arrihet marrëveshja e re e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi

Kosova bën hapa para për t’i dhënë fund ngërçit të Demarkacionit. Kryeministri i Kosovës ka dhënë lajmin e mirë se është arritur një marrëveshje e re me Malin e Zi për një nga çështjet më të diskutuara, siç është demarkacioni.

“Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, shkruan Haradianj në një njoftim në facebook.

Çështja e Demarkacionit është njëra ndër dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian. Kjo marrëveshje u nënshkrua më 25 gusht 2015 mes Kosovës dhe Malit të Zi panë Vjenë për kufirin shtetëror në mes këtyre dy shteteve.

POSTIMI I PLOTË

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen.

Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë.

Urime Kosovë!

Arrihet marrëveshja e re e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi Read More »

Deklaratë e fortë e ministrit Xhafaj: Ka media të financuara nga krimi

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i ftuar te emisioni “Opinion” i Blendi Fezviut dhe ku foli për shumë probleme. Por krahas hetimit për grupet kriminale, etj, si dhe pohimit se javën e ardhshme do ketë arrestime të nivelit të lartë në fushën e vjedhjes së pronave, ministri tha se ka edhe media te financuara nga grupet kriminale. Kjo ishte një akuzë skup e ministrit dhe se Fatmir Xhafaj nuk e bëri këtë pohim si sulm politik ndaj mediave, por se ka patjetër fakte si ministër. Xhafaj nuk ngutet dhe nuk gënjen si shtetar. Pra ministri i brendshëm i Shqipërisë tha live se ka media të financuara nga krimi dhe përmendi një fakt, pas insistimit të Blendi Fevziut, se ka media që bëjnë lajme në favor të grupeve rivale të krimit apo që financohen nga krimi i organizuar.

Natyrisht që ministri i brendshëm nuk donte të thoshte emrat e këtyre mediave, edhe për hir të hetimit, pavarësisht këmbënguljes së drejtuesit të emisionit. Eshtë i pari zyrtar i lartë i cili e deklaroi dhe se ka fakte, ndaj duhet që ministri të bashkëpunojë me prokurorinë që këta pronarë mediash apo drejtues të arrestohen. Publiku duhet ti dijë mediat e financuara nga krimi, pasi media është pushteti i katërt, i cili kontrollon gjithë pushtetet e tjera me anë fjalës, lajmit, emisionit, investigimit, por nëse vetë krimi ka hyrë edhe në media, ky është kulmi.

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj e tha me plot gojën një akuzë të tillë, por ai ka një detyrim publik, politik dhe ligjor që t’i çojë prapa hekurave botues, pronarë, drejtues apo kushdo gazetar që financohen apo drejtohet nga krimi.

 

Deklaratë e fortë e ministrit Xhafaj: Ka media të financuara nga krimi Read More »

I ftohtë ekstrem: Ja çfarë temperaturash na presin gjatë ditëve në vijim

Shiu dhe bora duket se do janë lënë vendin të ftohtit ekstrem ditët e ardhshme. Ja çfarë thonë meteorologët për ditët në vijim:

16.02-17.02 – Të premten pas mëngjesit me ngrica dhe vranësira, gjatë ditës mot kryesisht me diell. Mot kryesisht me diell parashihet të mbajë edhe ditën e shtunë.

18.02 – Mot kryesisht i vranët. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

Vlerat në dy ditët e ardhshme do të variojnë ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira, mirëpo ditën e premte, në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror ato do të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit pritet të pësojnë rënie të lehtë nën vlera mesatare, me minimale nga -4C deri në 0C, e ato maksimale do të zbresin nga 5C deri në 1C, por deri në fundjavë do të rriten deri në 6C.Era do të fryjë mesatarisht nga veriperëndimi-verilindja 2-8m/s.

Me afrimin e vorbullës ciklonike shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të rritet mbi këto vlera.

I ftohtë ekstrem: Ja çfarë temperaturash na presin gjatë ditëve në vijim Read More »