Aktualitet

Alarm nga sinoptikani grek: Të enjten në Shqipëri pritet …

Sinoptikani i njohur grek, Sakis Arnautoglou paralajmëron përsëri për një përkeqësim të theksuar të motit ditën e enjte, në shumë territore të Shqipërisë.

“Sidomos zonat që rrezikohen më shumë nga moti i keq, janë ato në kufi me Malin e Zi, Kosovën dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, ka thënë ai për Top Channel.

Arnaoutoglou parashikon se në Tropojë, Has, Pukë, Mirditë, Kukës e Dibër, reshjet e dëborës mund të shkojnë nga 0.4 deri në 1 metër dhe do të shoqërohen me stuhi të fuqishme. Reshjet sipas tij do të jenë tepër të dendura dhe do të zgjasin gati për 24 orë.

Gjithashtu sinoptikani grek paralajmëron se në shumë rajone të Shqipërisë veriore, qendrore dhe verilindore, do të ketë erëra të fuqishme, të cilat do të arrijnë shpejtësinë nga 100 deri në 120 km në orë, dhe se ky është një fenomen i pazakontë për Shqipërinë, ka thënë ai. Arnautoglou kishte parashikuar me saktësi edhe përmbytjet e mëdha në Shqipëri, në fillim të dhjetorit të kaluar.

Alarm nga sinoptikani grek: Të enjten në Shqipëri pritet … Read More »

Sot Dita Botërore e Sindromës Down!

21 Marsi është Dita Botërore e të gjithë fëmijëve dhe njerëzve me sindromën Down.

Kjo ditë është shënuar për të theksuar të drejtat e tyre, dhe si datë është shënuar në vitin 2006 nga Shoqata Kombëtare e Sindromës Down në Amerikë duke u ndjekur nga shumë shtete më pas.

Synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi për personat që kanë këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe për të qenë aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë. Muaji tetor, ka qenë muaji i sensibilizimit për sindromën Down.

Fotografia e ONETV VLORA

Sot Dita Botërore e Sindromës Down! Read More »

21 Mars – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve.Ti ruajme!

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 21 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, për të festuar dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve dhe pemëve jashtë pyjeve. Pyjet janë qendrore në luftën kundër ndryshimeve klimatike, por edhe janë një burim i ushqimit, jetesës dhe ujit. Shpresohet se Dita Ndërkombëtare e pyllit do të ndihmojë njerëzit të njohin rëndësinë e pyjeve.

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

21 Mars – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve.Ti ruajme! Read More »

Konfrontime me policinë, minatorët tentojnë të hyjnë në Kryeministri

Tensione e përplasje ka pasur ditën e sotme mes minatorëve dhe policisë gjatë protestës së tyre përapara kryeministrisë.

Minatorët kanë tentuar të hyjnë në kryeministri dhe të takojnë Ramën, pasi nuk kanë marrë një përgjigje prej këtij të fundit pas 30 minutash.

Sipas minatorëve ka përfunduar afati kohor që i dhanë kryeministrit për miratimin e statusit të minatorit.

Rama është në zyrën e tij, pasi kishte mbledhje qeverie.

Konfrontime me policinë, minatorët tentojnë të hyjnë në Kryeministri Read More »

Dita Botërore e Sindromës Down, Meta: Më shumë përkujdesje për fëmijët e prekur

21 Marsi është dita Botërore e individëve më Sindromën Down. Kjo ditë e ndërgjegjësimit global është zyrtarizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 19 dhjetor 2011 e cila vendosi të caktojë 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një mesazh të ndjerë për të gjithë fëmijët me Sindromën Down, në ditën botërore të kësaj sindrome.

Meta shprehet se ndjenjat e tij shkojnë veçanërisht për fëmijët e mrekullueshëm të prekur prej saj, që japin shumë dashuri dhe që duhet t’iu japim shumë dashuri, përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialet e tyre në shoqëri.

Më tej, Presidenti iu përcjell një falënderim të gjithë prindërve të fëmijëve me këtë sindromë dhe OJF-ve për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.

“Të dashur miq, sot në Ditën Botërore të Sindromës Down, ndjenjat e mia shkojnë veçanërisht për fëmijët e mrekullueshëm të prekur prej saj, që japin shumë dashuri dhe që duhet t’ju japim shumë dashuri, përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialet e tyre drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar në shoqëri. Sot një falenderim iu shkon edhe prindërve të fëmijëve me këtë sindromë dhe OJF-ve, për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm”, shkruan Meta.

Kjo ditë ka si qëllim të inkurajojë miqtë tanë në të gjithë botën që në këtë ditë të zgjedhin të kryejnë aktivitete për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit se çfarë është sindroma Down, çfarë do të thotë të kesh sindromën Down dhe se si njerëzit me sindromën Down luajnë një rol jetësor në jetën tonë dhe në komunitet.

Dita Botërore e Sindromës Down, Meta: Më shumë përkujdesje për fëmijët e prekur Read More »

Sot nisi Vetingu: Fatos Lulo hyn i pari për t’u pyetur për pasurinë dhe lidhjet e tij nga ekspertë shqiptarë e të huaj

Nisi sot faza vendimtare e procesit të Vetingut: seacat dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët e parë në Pallatin e Kongreseve, në orën 11:00 me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

I pari paraqitet anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo,  para trupës gjykuese të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja. Lulo, pak para zgjedhjeve të 2013, pikërisht në muajin maj, u emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ku më parë mbante pozicionin e anëtarit të Gjykatës së Lartë që nga viti 2005.

Përfaqësuesit e SHBA-BE do bëjnë pyetje. Shqiptarja.com ka mësuar se gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari Fatos Lulo, do të pyetet rreth veprimtarisë së tij edhe nga gjyqtarët dhe prokurorët e SHBA-BE, pjesë e ekipit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që po asiston në procesin e Vetingut. Gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë janë Theo Jacobs, Ferdinando Buatier de Mongeot, Elka Ermenkova, Branko Hrvatin, Hans Kijlstra, John S. Leonardo, Mia Roessingh-Bakels dhe Marie Tuma.

Këta do t’i drejtojnë pyetje gjyqtarit rreth të dhënave që kanë mbledhur ata vetë dhe përfaqësuesit shqiptarë rreth pasurisë së gjyqtarit dhe kontakteve të mundshme me botën e krimit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë janë njoftuar prej disa ditësh për zhvillimin e kësaj seance dëgjimore. Kjo praktikë do të ndiqet për çdo gjyqtar apo prokuror që do të merret në pyetje.

Gjyqtari apo prokurori ka të drejtë të mos i përgjigjet asnjë pyetje, por kjo mund të konsiderohet mungesë bashkëpunimi dhe për rrjedhojë, kjo sjellje, rëndon më tej pozitat e tij. Vendimi për gjyqtarin e parë, afati Pas seancës së sotme dëgjimore, Komisioni i Vlerësimit do të marrë një vendim për gjyqtarin Fatos Lulo, nëse duhet të përjashtohet nga drejtësia, duhet të shërbejë në sistem apo të vazhdojë shkollën e riedukimit. Vendimi do të merret brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore, ndërsa do të publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, bashkë me arsyet përkatëse. Vendimi do të bazohet në gjetjet që kanë dalë gjatë hetimit administrativ. Në përfundim të procesit, Komisioni duhet të vendosë mes tre opsioneve, shkarkimin nga detyra, konfirmimin në detyrë ose pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Sot nisi Vetingu: Fatos Lulo hyn i pari për t’u pyetur për pasurinë dhe lidhjet e tij nga ekspertë shqiptarë e të huaj Read More »

Pyetje policëve nga Vetingu: Ke nofkë? Pi alkol, drogë, merresh me lojëra fati? Pranon dhurata?

Në procesin e vlerësimit, punonjësit e Policisë së Shtetit apo Gardës së Republikës do të duhet të plotësojnë disa formularë deklarimit që lidhen me pasurinë e figurën e tyre e nga ana tjetër duhet t’u japin përgjigje edhe disa pyetjeve. Më poshtë lista e pyetjeve dhe formularët që duhet të plotësojnë ata në kuadër të procesit të “vetting-ut”:

-A keni pasur emër apo mbiemër tjetër më parë?

-A jeni njohur nga të tjerët me ndonjë nofkë, emër apo mbiemër tjetër nga ai që keni pasur apo keni regjistruar në gjendje civile?

-A keni pasur apo keni shtetësi tjetër?

-A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj?

-A keni qenë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga një autoritet shqiptar ose i huaj për kryerjen e një vepre penale?

-A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare apo të huaja, për kryerjen e një vepre penale?

-A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale në fuqi ose jo?

-A është lëshuar ndonjëherë ndaj personit tuaj një urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e veprave penale?

A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj?

A keni dijeni se një nga anëtarët e familjes suaj është përfshirë në veprimtari që lidhen me krimin e organizuar?

A keni pasur kontakte të papërshtatshme në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyrë tjetër takimi i qëllimshëm me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar që nuk është në pajtim me ushtrimin e detyrës?

A keni pasur kontakte të paprështatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar?

A jeni në dijeni që një nga anëtarët e familjes suaj ka pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizaur?

A keni pranuar, shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar?

A keni dijeni se një person i familjes ka pranuar/shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar?

Gjatë 10 viteve të fundit, a ju është refuzuar hyrja në ndonjë shtet të BE/NATO?

A keni kërkuar azil politik në ndonjë shtet?

A jeni përdorues i lëndëve narkotike?

A keni varësi ndaj alkoolit apo lojërave të fatit?

A keni qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish Sigurimi i Shtetit para vitit ‘90?

Pyetje policëve nga Vetingu: Ke nofkë? Pi alkol, drogë, merresh me lojëra fati? Pranon dhurata? Read More »

Të parët nga Ballkani për azil: 22 mijë shqiptarë i mësynë vjet BE-së

Renditemi të parët në Ballkan për sa i përket numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Europian. Eurostat ka publikuar të dhënat mbi azilkërkuesit në 2017-n, dhe Shqipëria është në krye të vendeve europianë për sa i përket numrit të aplikantëve.

Numri i azilkërkuesve për herë të parë nga Shqipëria në vitin 2017 ishte 22,075 persona, nga 29 mijë vitin e mëparshëm.

Pavarësisht rënies krahasuar me vitin e mëparshëm, krahasuar me vendet e rajonit, ku edhe ekonomitë janë të ngjashme Shqipëria shënon rekord azilkërkuesit me një numër disa-fish më të lartë. Numri i azil kërkuesve nga Mali i Zi në 2017-n ishte 515 (më i ulëti në rajon), më pas renditeshin boshnjakët me 1765 kërkesa gjatë 2017-s, maqedonasit me 4250 kërkesa, serbët me 5055 kërkesa, dhe Kosova me 5310 kërkesa për azil.

Për çdo një malazez ka 42 shqiptarë që aplikojnë për azil, për çdo boshnjak 12 shqiptarë, për çdo maqedonas ka 5 shqiptarë dhe për çdo serb dhe shqiptarë të Kosovës ka katër shqiptarë që kërkojnë azil.

Nga të dhënat e Eurostat për numrin e aplikimeve sipas shtetit ku janë drejtuar azilkërkuesit shqiptarë, vendin e parë e mban Franca me 11,395 aplikime vetëm në 2017-n, apo 52 për qind e totalit të aplikimeve. Në vend të dytë është Gjermania me 3,775 aplikime, apo rreth 17 për qind e totalit. Më pas renditen Greqia me 2,345, apo rreth 11 për qind e totalit të aplikimeve, Anglia me 1,690, Suedia me 685, Belgjika 670, etj.,.

Në total numri i aplikimeve për azil në BE ishte 649 mijë e 855 dhe kërkesat më të shumta vijnë nga vendet e lindjes së mesme ku konfliktet janë ende aktive si: Siria, Iraku dhe Afganistani, të cilat përgjigjen për 24 për qind të totalit të aplikimeve.

Ndërsa për sa i përket vendeve Europiane, në vend të parë është Shqipëria, rreth 3 për qind e totalit.
Edhe pse numri i azilkërkuesve ka ardhur me rënie që nga viti 2015, ku arriti rekordin me rreth 66 mijë aplikime, përsëri renditemi të parët në Europë për numrin e lartë të azilkërkuesve në BE./Monitor

Të parët nga Ballkani për azil: 22 mijë shqiptarë i mësynë vjet BE-së Read More »