Aktualitet

‘Syri i Kaltër’ parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë

Syrin e Kaltër”, ky vend i cili tërheq shumë vizitorë nga mbarë bota, mediat italiane e kanë quajtur si një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë, si dhe perlë të turizmit veror.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për të iu uruar një ditë të mbarë ndjekësve të tij në Facebook ka zgjedhur një mënyrë më të veçantë.

Ai ka shpërndarë një artikull për atraksionin turistik në Shqipëri, “Syrin e Kaltër” i publikuar në mediat italiane.

Një pjesë nga reportazhi mund ta lexoni më poshtë:

“Burimi i Syrit të Kaltër”, një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë. Duket tamam si një sy i bukur ngjyrë blu.

Quhet “Burimi i Syrit të Kaltër” falë ngjyrës së kristaltë të ujërave të tij dhe formës e cila ngjan tamam si një sy të madh.

Syri i Kaltër, në gjuhë origjinale, është një burim natyror në zemër të Shqipërisë, një perlë e re e turizmit veror Mesdhetar e cila të surprizon vazhdimisht.

Bëhet fjalë për një burim karstik vetëm njëzet e dy kilometra në lindje të Sarandës, vendpushimi bregdetar më i famshëm dhe i gjallëruar përgjatë “Rivierës Shqiptare” në shpatet perëndimore të Malit të Gjerë.

Temperatura e ujërave të këtij burimi është rreth 12°C, por thellësia e tij ende nuk dihet.

Shkëmbi i bardhë gëlqeror që i bën sfond këtij burimi, e ngjyros atë me ngjyra të mrekullueshme dhe, sipas legjendave, ai mund të vizitohej vetëm nga anëtarët e partisë gjatë periudhës komuniste.

Ndërsa pjesa e brendshme e burimit ka një ngjyrë blu të errët, të ngjashme me beben e një syri, pjesa e jashtme ka tonalitete më të hapura, njësoj si një iridë.

Për të mbërritur aty mjafton një shëtitje në këmbë prej rreth dy kilometrash prej udhëkryqit në rrugën kryesore që lidh Sarandën dhe Gjirokastrën dhe, edhe pse është një vend ku nuk mund të bësh plazh për shkak të temperaturave të ulëta, është sidoqoftë një vend ku mund të freskohesh gjatë ditëve të gjata nën diellin e nxehtë, tipike të Shqipërisë.

Gjelbërimi i dendur i lisave që rrethojnë burimin, ku fluturojnë të lira qindra flutura dhe pilivesa, edhe ato me një ngjyrë blu elektrike, e bën atë vendin ideal për të organizuar një piknik, ose për të konsumuar diçka në barin dhe restorantin e zonës ku gatuhen pjata tipike dhe të shijshme, ndërsa nga tarraca mund të sodisni pamjen e burimit.KultPlus.com

https://youtu.be/NwVe803_a78

‘Syri i Kaltër’ parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë Read More »

27 të burgosur tentojnë të arratisen, mes tyre dhe …

27 të burgosur kanë tentuar të arratisen gjatë transportimit të tyre nga mjediset e gjykatës për në burgun e Koridalosit në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit helen.

Të burgosurit që të gjithë mbartës të dënimeve të rënda, po transportoheshin me një autobus të policisë.

Katër të burgosur, mes të cilëve edhe shqiptarë, mundën të thyenin drynin e kaushit të tyre dhe pastaj të hapnin dyert edhe të kaushave të tjerë.

Në vazhdim dhe ndërsa autobusi ishte në lëvizje, tentuan të shpërthenin portën kryesore dhe të arratiseshin

. Tre policët shoqërues nuk dispononin radiodhënëse, prandaj përdorën celularët personalë që të kërkonin përforcime, të cilat nuk po vinin.

Drejtuesi i mjetit shfrytëzoi rastin që po kalonte afër drejtorisë së përgjithshme të policisë së të huajve. Me sirenën të ndezur, shtoi në maksimum shpejtësinë dhe u fut në oborrin e drejtorisë së policisë.

27 të burgosur tentojnë të arratisen, mes tyre dhe … Read More »

“Skifterat” e Belgjikës, policia: 8 shqiptarë të arrestuar

Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet belge kanë zhvilluar një operacion në të dy shtet për goditjen e një grupi që kryente vjedhje pronash në shtetin belg.

Policia bën të ditur se në zbatim të letërporosive belge të datave 28 dhe 29 mars në Shqipëri u ndaluan shtetasit Ilmi Vila, 37-vjeç, Alesio Dushku, 31-vjeç, Albert Taraj 22-vjeç.

“Të ndaluarit dyshohet për pastrim të produkteve të veprës penale vjedhja e kryer në kuadër të grupit strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë”, tha përfaqësuesi i policisë.

Operacioni është organizuar në të njëjtën kohë edhe në Belgjikë, ku janë arrestuar 5 shqiptarë, si dhe janë shpallur të tjerë në kërkim.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2137568146529545/?t=0

“Skifterat” e Belgjikës, policia: 8 shqiptarë të arrestuar Read More »

Rama ultimatum drejtorëve të zyrave të punësimit: Ose punësoni 25 mijë të papunë, ose ikni

Qeveria vendos objektiv: Zyrat e punësimit do të punësojnë 25 mijë të regjistruarit si punëkërkues të papunë brenda vitit 2018.

Plani dhe objektivi i qartë është bërë për secilën nga zyrat e punësimit në 61 bashkitë e vendit. Nga ky objektiv do të varet dhe nëse drejtori i zyrës së punësimit do të vijojë të qëndrojë i ulur në karrige apo do të lirojë karrigen

Edi Rama: Për çdo drejtor dhe punonjës objektiva të cilat do të maten çdo muaj. Kush do përmbushë objektivin do mbajë punën kush jo të hapë krahun dikujt tjetër. Mbi bazën e këtyre objektivave është vendosur shënjestra e 25 mijë të punësuarve që janë të regjistruar si punëkërkues të papunë në zyrat e punës nga zyrat e punës.

Ne takimin e mbajtur ne kryeministri paraditen e sotme, kreu i qeverise u shpreh optimist

Edi Rama: 25 mijë persona që kanë dalë nga ndihma ekonomike apo jo, dhe që janë të gatshëm të punojnë duhet të hyjnë në punë vetëm nga Zyrat e Punës është plotësisht e realizueshme muaji mars na e tregon këtë. Muaji mars jemi brenda objektivit. Objektiv me patjetër që të realizohet

10 mije mundesi

I vetëdijshëm se nuk është e lehtë për 1001 arsye, Rama tregoi dhe nevojën për riformatim të skemës së nxitjes së punësimit për të vënë një theks tek trajnimet. Kompanitë do të punësojnë të papunët të cilët për periudhën e trajnimit do të paguhen nga shteti

Edi Rama: Janë 10 mijë mundësi, njerëz, që duan të punojnë por refuzohen nga punëmarrësit për shkak se nuk kanë aftësinë tekniko profesionale.  Ata i kanë të hapura dyert edhe me pagesë. Ne do ti paguajmë ata që duan punë dhe të cilët janë të gatshëm që për të marrë punën do të trajnohen.  Ne do ti paguajmë më shumë sesa mesataren e ndihmës ekonomike. Do ti paguajmë me gjysmën e pagesës së papunësisë dhe me një shumë që është e barabartë me atë që marrin të gjithë nga ndihma ekonomike.

Një kompani që ka nevojë për punëkërkues, do të marrë x punëtorë dhe në bazë të marrëveshjes do të marrë paratë nga shteti që do i shkojnë personit që do të trajnohet si një kontribut dhe menjëherë pas trajnimit personi do të rekrutohet në punë.

Rama ultimatum drejtorëve të zyrave të punësimit: Ose punësoni 25 mijë të papunë, ose ikni Read More »

Harrojini përmbytjet, nesër fillojnë zjarret, IGJEUM paralajmëron rrezikun për 3 qarqe

Pas rrezikut të përmbytjeve, një tjetër fatkeqësi po u afrohet dy qarqeve të vendit: Zjarret. IGJEUM ka paralajmëruar rrezik për përhapjen e zjarreve nesër në 3 qarqe, Fier, Tiranë e Durrës për shkak të forcimit të erës. Ja iinformacioni i plotë:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të niveleve dhe të prurjeve përgjatë datave 1 dhe 2 Prill 2018. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme në pjesët malore të baseneve.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e premte, dt.30) nuk pritet rrezik për zjarre në pyje. Nesër (e shtunë, dt.31), ky rrezik pritet të pësojë rritje në pjesën perëndimore të vendit, për shkak të forcimit të erës. Rreziku pritet të jetë “I ULËT” në qarqet Durrës dhe Tiranë dhe “MESATAR” në qarkun e Fierit. Pjesa tjetër e territorit nuk paraqet rrezik.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.30), në përgjithësi, nuk priten reshje, ndërsa nesër (e shtunë, dt.31) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por në zona të kufizuara ato mund të jenë mesatare, shoqëruar edhe me shtrëngata me kohëzgjatje të shkurtër.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 21 °C
në vendet e ulëta: 12 / 23 °C
në vendet malore: 6 / 18 °C

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e shtunë, dt.31), ajo do të jetë e fortë, sidomos në bregdet dhe në veri-lindje.

Harrojini përmbytjet, nesër fillojnë zjarret, IGJEUM paralajmëron rrezikun për 3 qarqe Read More »

Rudina ngre alarmin, brenda sanduiçit gjen…

Moderatorja e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka ndarë në faqen e saj të Instagramit, një denoncim në lidhje me ushqimet.

Siç tregon, kishte blerë në një prej lokaleve zinxhir të kryeqytetit një sanduiç, që më pas doli të ishte i mykur.

Siç shprehet ajo në postimin e saj, mori mbrapsht vetëm një ndjesë formale edhe pse rrezikonte helmimin apo probleme të tjera shëndetësore.

Megjithatë ajo nuk e përmendi emrin e markës në denoncimin e saj.

Moderatorja e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka ndarë në faqen e saj të Instagramit, një denoncim në lidhje me ushqimet.

Siç tregon, kishte blerë në një prej lokaleve zinxhir të kryeqytetit një sanduiç, që më pas doli të ishte i mykur.

Siç shprehet ajo në postimin e saj, mori mbrapsht vetëm një ndjesë formale edhe pse rrezikonte helmimin apo probleme të tjera shëndetësore.

Megjithatë ajo nuk e përmendi emrin e markës në denoncimin e saj.

 

Rudina ngre alarmin, brenda sanduiçit gjen… Read More »

Monitorim në çdo cep për kanabis, gati aksioni i madh. Veli: Këtë vit…

Me ardhjen e pranverës, shtohet prodhimi i lëndëve narkotike dhe për këtë në Tiranë ka zbritur një delegacion i Policisë italiane. Shqipëria e cilësuar si Kolumbia e Europës, e për më tepër që tonelatat me kanabis kanë “trullosur” bregdetin italian, që në vendin të vijë policia kriminale dhe Guardia di Finanza.

Projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës “BENECON”, vjen në kuadër të mbështetjes për Policinë shqiptare, për monitorimin ajror të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Në mbledhjen e përbashkët, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu theksoi se policia është e angazhuar që këtë vit ky fenomen të mos ekzistojë më. Ai nënvizoi se puna për parandalimin e këtij fenomeni ka më shumë se dy muaj që ka filluar. “Në eksperiencën e fituar në kontrollin e territorit dhe luftës ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të kanabisit, gjatë vitit 2017; Në një analizë të plotë për të gjithë periudhën paraardhëse, mënyrat e kultivimit, rrugët e trafikimit të kanabisit dhe duke bashkëpunuar do të arrijmë në hartimin e një strategjie efikase policore por jo vetëm, si dhe në rritjen e orëve të fluturimeve për këtë vit, ku është llogaritur të jenë 30% më shumë se në vitin 2017”.

Duke shpjeguar masat e marra, Veliu shtoi se strategjia antikanabis funksionon vetëm atëherë kur krijohet një frymë bashkëpunimi dhe marrje përgjegjësish nga të gjithë aktorët dhe institucionet përgjegjëse. “Policia e Shtetit, në këtë vit që ne po flasim, hartoi një plan të detajuar për kontrollin e territorit, “Mbi masat që duhen marrë, për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave, kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike kanabis, në sera diellore, tunele të braktisura, ish-rezerva shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm, për përdorim nga grupet kriminale”.

Drejtori i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, Gjeneral Brigate CC Paolo D’Ambolo, theksoi se ky projekt pritet të jape rezultate pozitive. “Përsa i përket rezultateve, siç e thamë ato ishin rezultate të shkëlqyera përsa i përket vitit 2017, në fushatën e vjetshme mori pjesë Guardia di Finanza me avionët e saj dhe e mbështetur nga teknologjia e Qendrës së Ekselencës “Benecon”. Ky projekt është i ndryshëm përsa i përket financimit të fushatave të kryera më përpara, për vetë faktin se financohet një pjesë nga Bashkimi Europian. BE-ja i ka dhënë përgjegjësinë e drejtimit të këtij projekti palës italiane, Departamentit për Sigurinë Publike dhe Shërbimit Ndërkombëtar të Policisë italiane”.

Komandanti i Repartit të Tretë të Guardia di Finanza, Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, ka falënderuar Veliun për këtë takim dhe i ka përcjellë atij përshëndetjet e Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza-s, Gjeneral Giorgio Toschi. Arbore u shpreh se Gjeneral Toschi, do të vijë në muajt e ardhshëm për një vizitë në Shqipëri. “Jemi të bindur se informacionet tuaja janë të rëndësishme përsa i përket fluturimeve. Në fund të këtij projekti do të celebrojmë rezultate pozitive”, tha Arbore.

Monitorim në çdo cep për kanabis, gati aksioni i madh. Veli: Këtë vit… Read More »

Që nga 2012, ja sa shqiptarë janë bërë “italianë”

Shqiptarët në Itali po marrin gjithnjë e më shumë nënshtetësinë e shtetit fqinj. Trendi pa ndryshuar dhe nuk bëhet fjalë për martesa me italianë për të marrë këtë dokument, por gjatësia në kohë e qëndrimit.

Vetëm në 2016-tën janë betuar për besnikëri ndaj Kushtetutës italiane 36.920 shqiptarë. Komuniteti shqiptar në Itali, me leje qendrimi, është rritur nga viti në vit deri në fillim të 2013, kur kaloi gjysmëmilioni, 502.546. Nga atëherë është vënë re një reduktim për të arritur në 441.838 persona në 1 janar 2017.

Pikërisht në të njëjtën periudhë të reduktimit të komunitetit shqiptar me leje qëndrimi, është rritur dhe numri i atyre që bëhen qytetarë italianë.

Shifrat e 2016-tës katërfishohen krahasuar me 2012 ku janë bërë italianë vetëm 9.493 shqiptarë. Nga viti në vit rritja ka qenë e pashmangshme. Deri në fund të 2016-tës numri gjithsej i shqiptarëve që kanë marrë nënshtetësinë italiane kalojnë 150 mijë persona.

Që nga 2012, ja sa shqiptarë janë bërë “italianë” Read More »