Aktualitet

Tokat, kreu i Gjykatës Vlorë: Faji i policisë dhe i prokurorisë

Nëse drejtësisë së gjykatës së Vlorës, i kanë shpëtuar abuzues me pronat në bregdet, për kryetarin Skënder Haluça, faji është i prokurorisë. ”Hetimi jo i plotë i çështjeve të pronësisë nga prokuroria dhe policia, dhe për këtë shkak një numër i të akuzuarish mund ti kenë shpëtuar drejtësisë”.

Teksa pranon se ”peshqit” e abuzimit me pronat mund ti kenë shpëtuar rrjetës së drejtësisë, Haluca thotë se dosjet që ka gjykuar në 6 vitet e fundit, i kanë krijuar bindjen për batërdinë që sipas tij është bërë me pronat në bregdet.

”Mbi bazë të informacioneve dhe dokumentacionit që kemi, dhe nga eksperienca, ka probleme të jashtëzakonshme me pronësinë. Është bërë batërdi me pronat e qytetarëve dhe të shtetit”,-thotë Haluça për ”Ora News”.

Mes 204 çështjeve të lidhura me pronën gjatë vitit 2017, Haluca veçon 21 procese për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale, veprimtari për të cilën thotë po rezulton shumë e përhapur.

Tokat, kreu i Gjykatës Vlorë: Faji i policisë dhe i prokurorisë Read More »

Amerikanët ankohen: Shqipëria, shumë e shtrenjtë. Taksat shkojnë deri në 40% e fitimit

Biznesi ankohet se barra reale e taksave në Shqipëri është dy herë më e rëndë sesa thuhet zyrtarisht nga qeveria. Presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë, Mark Crawford thotë se dhjetëra taksa dhe tarifa që shtohen vit pas viti e kanë bërë barrën fiskale të papërballueshme.

“Nëse shikon në letër 15 për qind, nuk duket një normë shumë e lartë krahasuar me botën. Por, janë 30 taksa dhe tarifa të tjera të vogla, të cilat e çojnë barrën e taksave 20-30 për qind, e ndoshta deri në 40 për qind të fitimit, ose të të ardhurave personale”, thotë Crawford.

Sipas tij, taksat e larta janë prej vitesh pengesa kryesore e biznesit në Shqipëri. Madje, ai thotë se politika fiskale shpesh është kaotike.

“Është e pamundur që një kompani të ndërtojë hotel me 5 yje, kur nga një anë hiqen taksat, por nga ana tjetër shtohet një taksë në rrugë për turistët nga Kosova që vijnë këtu”, thotë presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë.

Por taksat e larta nuk janë problemi i vetëm që vuan sipërmarrja. Crawford thotë se, ndryshe nga vendet e rajonit, në Shqipëri politika e taksave nuk ka qëndrueshmëri.

“Nëse ne e ndryshojmë paketën fiskale vit për vit dhe gjatë vitit shtojmë tarifat, është shumë e vështirë për një kompani të huaj të planifikojë. Ata kanë aksionerët e tyre, burimet e tyre dhe pritshmëritë e tyre nga jashtë”, shprehet Crawford.

Sipas kreut të Dhomës amerikane, klima e paqartë dhe taksat e larta kanë dekurajuar shumë investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri.

“Unë nuk jam shumë i shqetësuar për ata që janë këtu, madje duhet të kujdesem për ata që janë këtu sepse janë publicitet më i mirë, ose më i keq, për të tjerët që mund të vijnë. Por jam i shqetësuar për ata që mund të kishin ardhur dhe nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Nuk jemi në nivelin që mund të jemi rehat me këtë situatë siç është aktualisht”, përfundoi Crawford intervitën për Top Channel.

Amerikanët ankohen: Shqipëria, shumë e shtrenjtë. Taksat shkojnë deri në 40% e fitimit Read More »

E keni fshirë “historikun” në telefonin tuaj? Jeni mashtruar….

Skandali i “Cambridge Analytica” e ka vënë Facebook-in në vështirësi javët e fundit, duke bërë që kompania të humbasë  100 miliardë dollarë në vlerë të aksioneve dhe duke nxitur një debat global mbi privatësinë e internetit.

Gjiganti i medias sociale u detyrua të kërkojë falje dhe të rishikojë praktikat e privatësisë dhe të shkëmbimit të të dhënave, por ende mbetet në qendër të vëmendjes së medias dhe Komisionit Federal të Tregtisë, i cili thotë se mund të jetë përgjegjës për qindra miliona dollarë gjobë.

Por, mes gjithë furisë, një njësi monolit ka vazhduar të mbledhë të dhëna nga miliarda njerëz në mbarë botën. Të dhënat e mbledhura përfshijnë një regjistër të saktë të çdo lëvizjeje dhe çdo kërkimi në internet që keni bërë ndonjëherë, çdo email që keni dërguar ndonjëherë, rutinën tuaj të stërvitjes, ushqimin tuaj të preferuar dhe çdo foto që keni marrë ndonjëherë. Dhe ju keni lejuar që kjo të ndodhë, për hir të shërbimit më të mirë.

Google është një “Big Brother” me aftësi përtej mundësive më të egra të George Orwell. Këto aftësi janë më të ftohta pasi kompania mëmë e Google, Alphabet Inc., ka shkurtuar linjën e saj të famshme “nuk do të jetë e keqe” nga kodi i sjelljes së saj në vitin 2015.

Çdo gjë që keni kërkuar ndonjëherë në ndonjë nga pajisjet tuaja regjistrohet dhe ruhet nga Google. Është bërë për të parashikuar më mirë kërkimet tuaja në të ardhmen dhe për të shpejtuar dhe përmirësuar shfletimin tuaj. Mund të pastrosh historikun e kërkimit, por funksionon vetëm për atë pajisje të veçantë. Google ende mban një rekord të gjithçkaje.

E njëjta gjë vlen edhe për çdo aplikacion tjetër përdorimi. Nëse jeni të lidhur me Google, të dhënat tuaja ruhen. Kjo do të thotë që mesazhet tuaja në Facebook jo vetëm që u jepen kompanive të tilla si Cambridge Analytica, Google gjithashtu i ka ato nga aplikacioni Facebook që përdorni.

YouTube, e cila është një degë e Google, gjithashtu ruan një histori të çdo videoje që shikoni. Do ta dinë nëse e keni dëgjuar “në fund” të Linkin Park 3.569 herë.

Gjithashtu, çdo skedar që keni ruajtur në Google Drive, çdo ngjarje e Google Calendar që keni ndjekur, çdo foto që keni ruajtur në Fotot e Google dhe çdo email që keni dërguar ndonjëherë, janë ruajtur të gjitha. Ju mund të përdorni një kopje të të gjitha këtyre të dhënave duke kërkuar një lidhje nga Google.

E keni fshirë “historikun” në telefonin tuaj? Jeni mashtruar…. Read More »

Se shpejti ne Teatrin ‘Petro Marko’ Komedia …

Se shpejti ne skenen e teatrit “Petro Marko” komedia

” Senatori Foks” nga trupa profesioniste e teatrit ” Petro Marko”.
Ne prag…premiera me e re  e regjisorit Roland Minga.

Nje komedi e Luigi Lunari me te papritura dhe situata te shumta

Muzika Artur Dhamo

.Skenograf,kostumografi Drini Shehu

Aktore :

Astrit Mamaj

Matilda Avduli

Artan Islami

Bruna Belaj

Jorgaq Tushe

Vladimir Abilaj

Foto nga momente provash

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

Se shpejti ne Teatrin ‘Petro Marko’ Komedia … Read More »

IGJEUM jep alarmin për datat 1 dhe 2 prill

Ditëve me diell duket se u erdhi fundi. Instituti i Gjeoshkencave parashikon se në fundjavë do të rikthehen sërish reshjet e shiut.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të niveleve dhe të prurjeve përgjatë datave 1 dhe 2 Prill 2018. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme në pjesët malore të baseneve.

RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt. 30), në përgjithësi, nuk priten reshje, ndërsa nesër (e shtunë, dt.31) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por në zona të kufizuara ato mund të jenë mesatare, shoqëruar edhe me shtrëngata me kohëzgjatje të shkurtër.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 21 °C

në vendet e ulëta: 12 / 23 °C

në vendet malore: 6 / 18 °C

ERA

Sot pasdite (e premte, dt. 30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e shtunë, dt. 31), ajo do të jetë e fortë, sidomos në bregdet dhe në veri-lindje.

IGJEUM jep alarmin për datat 1 dhe 2 prill Read More »

Kryeministri Rama sot ne Vlore

Kryeministri Rama sot ne Vlore, i shoqeruar nga deputet e PS te qarkut Vlore, Bello, Leka, Sina, Velaj ka zhvilluar takimin e pare ne shkollen e mesme profesionale “Pavaresia”.

Sipas burimeve te para pritet qe kryeministri te jete dy dite ne qytetin e Vlores, duke zhvilluar nje axhende te ngjeshur takimesh me biznesin, drejtues te institucioneve, do te inaguroj punimet e projektet qe kane nisur ne qytet infrastrukturore.

Fotografia e ONETV VLORA

Kryeministri Rama sot ne Vlore Read More »

Projekt për ujë të pijshëm 24 orë, në Orikum, Dukat,Tragjas, Jonufer, Radhim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit Vlorë

Orikumi, Dukati, Tragjasi, Jonufra, Radhima, do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë, pas konkretizimit të një projekti ambicioz që ka nisur diskutimin dhe është në fazën e studimit.

Investimi financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në këtë kuadër, sot është zhvilluar një takim në ambjentet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Vlorë.

Të pranishëm kanë qenë prefekti i Qarkut, Flamur Mamaj, kryebashkiaku Dritan Leli, drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili si dhe specialistë të Ujësjellësit dhe përfaqësues të FSHZH.

Aktualisht është faza e studimit të projektit dhe në këtë takim të sotëm u diskutua për probleme teknike. Pasi investimi të implementohet dhe përfundojë, Orikumi, Dukati, Tragjasi, Jonufra, Radhima, do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë.

Projekt për ujë të pijshëm 24 orë, në Orikum, Dukat,Tragjas, Jonufer, Radhim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit Vlorë Read More »

“PD – PS -LSI prej 18 muajsh nën hetim ndërkombëtar. Dy trysnitë e mëdha që do të shpartallojnë korrupsionin, faktet do të sjellin tronditje sociale”

Të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë që janë formuar nga një korrupsion qeveritar njëzet vjeçar, janë sot të goditur rëndë. Që të gjithë pa përjashtim janë nën një hetim ndërkombëtar prej mëse 18 muajsh. Dhe tani janë krejt të zbuluar.
Shkruan Spartak Ngjela

Ishte dhe është e qartë: pa Shqipërinë e bashkuar, kjo zonë gjeografike ku jetojnë shqiptarët, dhe vetë Ballkani Perëndimor, kurrë nuk do të jetë pozicioni gjeografik i avancuar i Perëndimit dhe Amerikës.

l.

Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor sot është në pozicionin më të favorshëm historik për të rimarrë gjithçka të humbur nga një padrejtësi 150 vjeçare kundër saj.

Tani politika e lartë perëndimore e ka kuptuar se miopia e saj kundrejt shqiptarëve, sot i ka paralizuar Amerikës politikën globale.

Kurrë nuk duhet harruar që krijimi i qytetërimit intelektiv dhe logjik pikërisht në këtë zonë; i abstraksionit të lartë të mendimit, të formës, artit dhe vetë gjuhës konceptuale, të ketë qenë një gjë e rastit.

Të gjitha këto, dita ditës, shkenca aktuale e Perëndimit po i evidenton realisht, bashkë me forcën e gjuhës shqipe.

Por pikërisht këtu është përqëndruar sot konflikti midis Rusisë dhe Amerikës.

Po, pikërisht këtu ama e ka fillimin e vet edhe konflikti i ashpër midis fqinjëve dhe shqiptarëve.

Ndërsa, aktualisht, edhe fqinjët edhe Rusia janë në një gjëndje mjerimi ekonomik, kurse Amerika është prezente ushtarakisht në Kosovë, dhe, shumë shpejt, kuptohet se do të jetë ushtarakisht edhe në Shqipëri.

Ndërkohë, vetë Rusia mendon të çorientojë politikën amerikane me anë të korrupsionit shqiptar.

Kjo është politika aktuale perëndimore, me përqëndrim shqiptar, që vjen reflekton edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe edhe në Maqedoni. Kjo politikë që kërkon të përqëndrohet te dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, por dhe në të gjithë botën shqiptare aty, e shpërndarë në.

Serbi, Greqi, në Mal të Zi dhe në Maqedoni, përbën sot faktin historik të rikthimit të historisë shqiptare.

Por e gjithë kjo politikë proshqiptare ka vetëm një armik: korrupsionin shqiptar.

Il.

Dy janë pikat ku me mendjelehtësi, korrupsioni qeveritar shqiptar mendon se mund të bllokohet politika amerikane në Shqipëri: Rusia dhe Turqia.

Në fakt të dy këta vende sot, brenda tyre, vuajnë nga e njëjta politikë aventureske e pushteteve personalë të Putinit dhe Erdoganit.

Që të dy kanë ardhur në fuqinë e tyre si pushtet me të njëjtën monedhe: njëri i është drejtuar nostalgjisë së tiranisë staliniane; kurse tjetri nostalgjisë se kalifatit islamik osman.

Janë që të dy të humbur, por ja që korrupsioni qeveritar shqiptar po kërkon ndihmën e tyre dhe po kërkon të bllokojë Reformën në Shqipëri dhe vetë bashkimin shqiptar.

Në të vërtetë korrupsioni shqiptar nuk arrin dot të kuptojë që, që të dy këta shtete, janë të rrazbitur, sepse ndihen të falimentuar financiarisht. Edhe Turqia edhe Rusia nuk dalin dot nga kriza pa Perëndimin.

Kjo është arsyeje që edhe pse u duk sikur po ecnin bashkë Putini më Erdogan, ky i fundit e pa që Rusia ishte pa asnjë grosh; dhe ditët e fundit u tërhoq duke dhënë shenjat e një individi pa fare vlerë politike. Për ndihmë, dhe që të mbyll të gojën, BE dje i akordoi dje 3 miliardë Euro.

Kurse të korruptuarit injorantë të Shqipërisë presin ndihmë nga këta. Hajde, hajde!

Po halli gjithmonë të shtyn drejt iracionales; kjo dihet.

ll.

Të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë që janë formuar nga një korrupsion qeveritar njëzet vjeçar, janë sot të goditur rëndë. Që të gjithë pa përjashtim janë nën një hetim ndërkombëtar prej mëse 18 muajsh. Dhe tani janë krejt të zbuluar.

Në fakt dy janë trysnitë e mëdha që do ta zhbëjnë korrupsionin qeveritar shqiptar: hetimi i FBI dhe agjensive të tjera perëndimore të specializuara për gjetjen e parave të depozituara nëpër banka të huaja; dhe Reforma në Drejtësi; por edhe hetimi i thellë për grabitjen e tokave në bregdet. Ndërhyrja e fundit e qeverisë shqiptare për tokat në bregdetin jugor; është kërkesë direkte e specializuar amerikane dhe e Bashkimit Europian.

Që të dyja këto trysni janë të lidhura. Dhe ndërkohë e kanë mbyllur që tani strukturën përfundimtare për mënyrën e eliminimit tërësor të korrupsionit shqiptar.

E gjithë shpresa e ministrave injorantë të të dy qeverive të fundit, PD – PS – LSI, që i sulën njëri-tjetrit, janë të hetuar dhe të provuar se janë implikuar edhe në korrupsion, edhe me krimin e organizuar. Shuma që iu është gjetur është një turp i madh historik, që kur të shpallet me fakte, do të krijojë në Shqipëri tronditje sociale dhe mund të ngjallë realisht ndjenjën e hakmarrjes popullore kundër tyre.

lll.

Për të përcaktuar qartë se kur do të fillojë realisht goditja nominale e korrupsionit qeveritar shqiptar, na duhet të themi se ai do të fillojë realisht kur të nisë goditja penale.

Por shqiptarët që po e presin me ankth padurimi pyesin: kur?

Në fakt ajo goditje ka nisur:

Janë disa të arrestuar për korrupsion të lartë në investimet rrugore; që kuptohet se pas tyre është e provuar që qëndrojnë ministrat dhe kryeministrat respektivë. Dhe kjo s’ka më dyshim.

Është shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm Llalla dhe hetimi i tij në funksion të korrupsionit të madh që ka kryer dhe kuptohet se tani është drejt fundit.

Është lidhja e korrupsionit qeveritar me prokurorin Llalla që sigurisht që është në hetim të specializuar ndërkombëtar se kërkon fakte të implikimit edhe me krimin ndërkombëtar dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Dhe po kuptohet se gjithçka është drejt fundit.

Është lidhja e korrupsionit qeveritar shqiptar me shërbimet moskovite si nevojë e korrupsionit qeveritar shqiptar për t’iu kundërvënë Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Dhe, është gjithashtu edhe lidhja e korrupsionit qeveritar shqiptar me fqinjët tanë: Beogradin dhe Athinën; dhe gjithmonë në funksion të shitjes së interesit kombëtar.

Të gjitha këto, që janë kryesorët, por edhe aspekte të tjera të korrupsionit në rangje më të ulta, shumë shpejt do të përbëjnë fenomenin dy vjeçar të goditjes së korrupsionit shqiptar.

“PD – PS -LSI prej 18 muajsh nën hetim ndërkombëtar. Dy trysnitë e mëdha që do të shpartallojnë korrupsionin, faktet do të sjellin tronditje sociale” Read More »