Aktualitet

Zv/drejtorja e Policisë: Në 2018 Shqipëria nuk do flitet për kanabis

Gjatë një takimi me përfaqësues vendor në Gjirokastër, zv/drejtorja e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, theksoi se gjatë këtij viti nuk do të flitet më për Shqipërinë e kanabisit.

Kërkesa e saj për punonjësit e policisë së shtetit, është që të informojnë për të gjitha rastet, duke shtuar se do të rikontrollohen të gjitha zonat e kontrolluara gjatë vitit të shkuar.

”Policia është vendosur që në 2018 nuk duhet të flitet më për Shqipërinë e kanabisit .Çdo oficer policie punonjës i Policisë së Shtetit duhet me patjetër të evidentojë dhe te informojë mbi të gjitha rastet që evidentohen në zona caktuara për kultivimin e kanabisit. Të gjitha objektet të cilat janë kontrolluar nga policia gjatë 2017 do të rikontrollohen”,-tha zv/drejtorja e Policisës së Shtetit.

Gjatë 2017 u vu re mungesa e informacioneve, çka do të thotë që informacionet janë të nevojshme për të gjithë. Duhet të kemi më shume hetime proaktive.

Zv/drejtorja e Policisë: Në 2018 Shqipëria nuk do flitet për kanabis Read More »

Paralajmërimi i Ramës për ndihmën ekonomike: Nëse refuzohet puna, ndërpritet

Kush është me ndihmë ekonomike dhe refuzon një vend pune, do të humbasë automatikisht përkrahjen financiare që merr nga shteti. Ky është paralajmërimi që Kryeministri dha gjatë vizitës në një fabrikë këpucësh, në Kamëz.

“Ligji është shumë i qartë: në qoftë se ti ke një ofertë për punë edhe ti e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike! Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë”, tha Rama.

Për të lehtësuar mundësinë e punësimit, Rama tha se Qeveria ka ngritur një skemë pagese për këdo që dëshiron të trajnohet.

“Ne kemi dhe këtë skemën tani që, ne japim pagesë për trajnimet. Pra, kushdo që është i gatshëm që të trajnohet, atëherë ne japim 55 mijë lekë të vjetra në muaj mbështetje për trajnimin”, tha kreu i qeverisë.

Sipas kryeministrit, ndihma ekonomike nuk mund të trajtohet si një status i përhershëm.

Paralajmërimi i Ramës për ndihmën ekonomike: Nëse refuzohet puna, ndërpritet Read More »

Itinerari nga kaluan 1 mijë shqiptarë për të shkuar në Angli, Kanada e SHBA

Policia e Shtetit ka publikuar sot skemën e plotë të trafikimit të 1 mijë shqiptarëve nga Shqipëria, drejt vendeve të BE-së me destinacion final Anglinë, Kanadanë dhe SHBA-të.

Bëhet fjalë për grupe të strukturuara që kishin linja e katër  itinerare të qarta, e që në një hark të caktuar kohor kishin mundur të çonin në destinacion 1 mijë persona.

ITENERARET QË PËRDORNIN PËR TË TRAFIKUAR SHQIPTARET
• Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
• Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada

Deri më tani janë arrestuar 39 shqiptarë, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mega-operacioni u finalizua të shtunën nga Policia e Shtetit, ndërsa u prenë lidhjet e shqiptarëve me 7 grupe kriminale që vepronin në të gjithë Europën.

Nga operacioni u mësua se shqiptarët paguan 7 mijë paund për të shkuar në Angli dhe 25 deri në 30 mijë dollar për të shkelur në Kanada dhe SHBA.

Për shkatërrimin e kësaj linje, siç bën me dije edhe polica shqiptare rol vendimtar kanë luajtur edhe 2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Përfaqësuesi i organizatës policore SELEC me qendër në Rumani,

Përfaqësuesi i policisë spanjolle,

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.

Partnerë të tjerë që kanë asistuar dhe kontribuar në këtë operacion janë Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze, Policia italiane, etj.

skemaa

Itinerari nga kaluan 1 mijë shqiptarë për të shkuar në Angli, Kanada e SHBA Read More »

Gjykata ndryshon masën për kryebashkiakun, nga burg në “arrest shtëpie”

Gjykata e Lezhës ka vendosur të lërë në “arrest shtëpie” kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Kryebashkiaku akuzohet për “shpërdorim detyre” për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit

Frrokaj ka dalë sot para gjykatës dhe avokatët e tij kërkuan rivlerësimin e masës së sigurisë, të dhënë më parë “arrest me burg”. Në gjykatë kanë dalë edhe 11 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës të arrestuar për të njëjtën akuzë.
Tensione para seancës në Gjykatën e Lezhë
Dhjetra forca policie kanë rrethuar gjykatën e Lezhës që herët në mëngjez. Me qindra e qindra simpatizantë të kreut të Bashkisë së Lezhë (përfaqësues i PD) dhe mbështetës të tij janë mbledhur para gjykatës së Lezhës. Ata e kanë pritur me brohoritje  mbërritjen në Gjykatë të kryebashkiakut Fran Frrokaj duke thënë se “jemi me ty’. Mbërritja e të arrestuarve nga policia është bërë nën masa të rrepta sigurie. Ata akuzohen për ‘tjetërsim prone’.

Kryetari i këshillit të qarkut Lezhë Gjok Noka nuk ndodhet në sallën e gjyqit, por shtruar në spital me probleme me zemrën.

Seanca gjyqësore vazhdon për vlerësimin e masës së arrestit, ndërsa jashtë gjykatës vazhdojnë të mblidhen qindra të tjerë, duke e futur gjykatën në një rrethim të vertetë proteste. Rrugët e qytetit të Lezhës janë nën kontrollin e forcave speciale të ardhura nga Shkodra dhe Tirana.

Informacionet janë se protestuesit, nëse gjykata vendos lënien në burg të kryebashkiakut, që të turren drejt drejtorisë së policisë së qarkut. Edhe në drejtorinë e policisë janë vendosur forca policie të ardhura nga Mirdita dhe Laçi.

Gjykata ndryshon masën për kryebashkiakun, nga burg në “arrest shtëpie” Read More »

Naftëtarët protestojnë në Ballsh, kërcënojnë se do të hyjnë në uzinë

Naftëtarët kanë dalë mëngjesin e sotshëm për të protestuar para uzinës së Ballshit. Ata bëjnë thirrje t’u jepen pagat e prapambetura të më shumë se 1 viti dhe statusi i naftëtarit. Po ashtu, kërkojnë rifillimin e punës, rikthimin në uzinën e mbyllur.

Protesta e atyre është e disata dhe në vijim të premtimeve që morën gjatë videokonferencës me kryeministrin e Edi Rama, me ministrin e Ekonomisë Ahmet Ahmetaj dhe ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Pasi premtimet kanë rezultuar mashtrime, naftëtarët kërcënojnë se nesër do të hyjnë në uzinë.

Naftëtarët protestojnë në Ballsh, kërcënojnë se do të hyjnë në uzinë Read More »

Lajme të këqija nga moti, dimri nuk do të ikë, ja cfarë pritet te ndodh …

Edhe për këtë javë nuk ka lajme të mira nga moti. Ndërsa Tirana do të jetë e përfshirë nga reshjet e shiut, në malësi do të ketë reshje dëbore.

Dëbora dhe ulja e ndjeshme të temperaturave do të ndihet në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat do të shkojnë deri nën 0 gradë në zonat malore.

Madje sipas Meteoalb në verilindje të vendit dëbora, në zonat malore do të arrijë mbi 40 centimetra.

Java që kaloi në zonat e ulëta dhe bregdet temperaturat kishin mbërritur deri në 25 gradë në mesditë, duke kaluar edhe temperaturat mesatare të muajit mars.

Në zonat e ulëta dhe bregdet termometri gjatë kësaj jave dhe në mesditë nuk do t’i kalojë 18 gradët.Image

Lajme të këqija nga moti, dimri nuk do të ikë, ja cfarë pritet te ndodh … Read More »

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, KED do shqyrtojë dosjet e kandidaturave

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të zhvillojë gjatë ditës së sotme mbledhjen e parë pas votimit nga parlamenti.

Ndonëse anëtarët e KED nuk kanë përfunduar ende procesin e vettingut, trupa do të marrë në shtyrtim dosjen e 32 kandidatëve për dy vendet vakante në Gjykatën e Kushtetuese.

Lista e emrave është dorëzuar nga Presidenti i Republikës ndërkohë dhe Parlamenti ka hapur procedurën për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo e fundit, prej disa muajsh funksionon me 6 anëtarë nga 9 që duhet të ketë.

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, KED do shqyrtojë dosjet e kandidaturave Read More »