Aktualitet

Shqiptarët besojnë më shumë te feja se te politika

Për vitin 2017, shqiptarët kanë thënë se besojnë më tepër tek institucionet fetare se sa tek ato të arsimit publik, tek institucionet e shëndetit, tek policia apo tek prokuroria apo gjykata. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) kanë prezantuar së fundmi gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeverisje 2017”, i zhvilluar në nëntor 2017.

Gjetjet tregojnë se institucionet publike që gëzojnë besimin më të madh janë:
– Institucionet Fetare (76%)
– Forcat e Armatosura (63%)
– Institucionet e Arsimit Publik (63%)
– Institucionet e Shëndetit Publik (53%)
– Policia e Shtetit (53%)
– Prokuroria (22%)
– Gjykatat (21%)
– Partitë Politike (21%)

Shqiptarët besojnë më shumë te feja se te politika Read More »

Rrëzohet miti, Shqipëria në listën e shteteve më pak bujare. Kosova e para në rajon

Bujaria, gatishmëria për të dhuruar, për të ndihmuar dhe për të mbështetur të tjerët kanë qenë karakteristikë e shqiptarëve në vite. “Bukë, kripë e zemër”, është një shprehje popullore që mishëronte pikërisht këtë sjellje.

Por duket se ndryshimi i ritmit të jetesës pas viteve ’90, emigracioni dhe migrimi i brendshëm, të kombinuara me vështirësitë ekonomike i kanë bërë shqiptarët më të largët dhe më të ftohtë ndaj njëri-tjetrit, më pak të prirur për të bërë bamirësi dhe për të mbështetur njëri-tjetrin në rast nevoje.

Një sondazh i zhvilluar nga Gallup, në kuadër të Indeksit të Lumturisë të publikuar nga OKB, që maste edhe treguesin e bujarisë, gjeti se Shqipëria renditet në vendin e 91 në botë, duke hyrë në listën e shteteve më pak bujare. Të anketuarve iu bë pyetja “A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?”. Për Shqipërinë, përgjigja e atyre që thonë jo, është më e lartë se e atyre që thonë po.

Shqipëria rezulton një nga vendet më pak bujare në Ballkan. Karakteristikën e bujarisë e ka ruajtur më së miri Kosova, e cila rezulton e para në rajon dhe e 26-a në botë. Më pas renditen Bosnjë dhe Hercegovina (49), Maqedonia (79).

Më “cingunë” sesa ne janë serbët (104) dhe malazezët (116). Shqipëria renditet keq edhe në treguesin e mbështetjes sociale, në vendin e 138 (e 19-a nga fundi), ku individëve u është bërë pyetja: “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”.

Në të njëjtin tregues, Kosova është në vendin e 88, ndërsa mbështetje më të madhe sociale e kanë serbët (59), malazezët (76), maqedonasit (85) dhe më pak boshnjakët (118). Edhe italianët, që renditen më keq se ne në indeksin e bamirësisë, kur vjen fjala për të ndihmuar njëri-tjetrin janë më të gatshëm (vendi i 27).

Shqipëria ishte e fundit në Europë në indeksin e lumturisë, në vendin e 112 në botë, nga 157 shtete. Krahas të ardhurave të ulëta për frymë dhe perceptimit të lartë për nivelin e korrupsionit në vend, faktorë të tjerë që i bënin shqiptarët të palumtur lidheshin me mungesën e mbështetjes tek njëri-tjetri.

Krejt ndryshe është Kosova, që ndonëse renditet më keq në të ardhurat për frymë sesa Shqipëria, solidariteti që ata kanë ndaj njëri-tjetrit dhe fakti që e dinë se në rast se kanë një hall kanë një krah ku të mbështeten, i bën ata të ndihen më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën.

Në botë, shtetet, qytetarët e të cilëve janë më të gatshëm të bëjnë bamirësi, janë Myanmar, Indonezia, Haiti, Siria. Në Europë kryesojnë Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Norvegjia, Suedia, Danimarka. Të fundit në botë për bujarinë janë Kina, Maroku, Lituania.

Shtetet me mbështetjen më të madhe ndaj njëri-tjetrit në rast nevoje ne botë janë Islanda, Zelanda e Re, Finlanda, Danimarka.

Rrëzohet miti, Shqipëria në listën e shteteve më pak bujare. Kosova e para në rajon Read More »

I vodhën pronën në Lezhë, flet Gjek Çelaj që çoi në pranga gjysmën e Bashkisë së Lezhës: Ja si e zbulova…

Në Tonight llva Tare ku po diskutohej cështja e tjetërsimit të pronave në Bashkinë e Lezhës, ndërhyri përmes një reagimi me shkrim denoncuesi kryesor i kësaj skeme, të cilit i është vjedhur prona, zoti Gjek Çelaj.
Denoncuesi Çela tha se e kishte denoncuar këtë çështje në vitin 2017.
Kjo, pasi një topograf i kishte thënë që dikush ia kishte marrë pronat.
Çelaj tha se ka vënë në dijeni të gjitha institucionet dhe vetëm Policia, Prokuroria dhe Avokati  i Popullit kanë
Reagimi i plotë:
Ne muajin gusht 2017 neve, si trashegimtare te ligjshem te nje pjese te pronave te grabitura, jemi vene ne dijeni nga nje topograf se kishte shume mundesi qe dikush na kishte marre pronat. Menjehere u vume ne levizje dhe beme verifikimet tona dhe, fatkeqesisht, rezultoi se ishte e vertete.

Atehere une bera nje kallezim penal ne Prokurorine e Lezhes te ciles i dergova edhe vendimin e Gjykates se Lezhes te vitit 2006 qe na njihte si trashegimtare te ligjshem dhe, gjithashtu, i dergova edhe disa dokumente te Arkivit Shteteror, te kohes se Zogut dhe te vitit 1945 qe provonin pronesine tone.

Prokuroria filloi hetimet dhe pas dy javesh, me vendim te gjykates Lezhe, prona u vendos nen sekuestro. Une pata informuar thuajse te gjitha institucionet shteterore rreth asaj qe kishte ndodhur dhe m’u pergjigjen me korrekltesi vetem Prokuroria Lezhe, Policia e Shtetit dhe Zyra e Avokatit te Popullit. Sic e dini, hetimet cuan ne arrestimin e disa personave. Jam teresisht i cuditur me dy fakte:
1. Perse dikush, per interesa politike mobilizon tufat e budallenjve ne Lezhe per te protestuar kunder nje procesi penal, aq me shume qe gjithe populli i Lezhes e di se ne bregdetin e Lezhes eshte bere kerdia me pronat dhe ketu jane te implikuar zyrtare te meparshem dhe aktuale lokale. Sic e dini edhe ju, krimi nuk ka ngjyra politiuke.

Ngjyrat e krimit jane dy: Imoraliteti dhe paligjshmeria.

  1. Si mundet qe ” drejtesia ” shqiptare te gjeje prova te mjaftueshme per arrestimin e dikujt diten e premte dhe pasi ne Lezhe e deri ne Tirane fryu stuhi ( mesa duket stuhia i ka derguar gjyqtarit ” faqen Nr.13 ” te dosjes qe kishte harruar ta lexonte ) gjate fundjaves, doli qe provat jane ” te pamjaftueshme ” dhe ” fatkeqet ” qe kane vjedhur 235 mije metra katror toka tani duhet te sigurohen per 24 ore me polic tek shtepia.
    Normal Neve si trashegimtare te prones na intereson kthimi i prones ne gjendjen e meparshme juridike dhe, megjithe demin qe na kane bere, ” drejtesia ” ne dashte t’i denoje, t’i liroje ose t’i shpalle ” heronj te demokracise dhe te moralit te saj “.

Ajo per te cilen une, ashtu si organi i hetimit dhe policia qe ehste marre me ceshtjen, jam i sigurt eshte fakti se nuk kemi te bejme me gjera te rastit, sporadike dhe as pakujdesi por me nje rrjet te mireorganizuar, koordinuar i cili ka pervetesuar pronat dhe, nje pjese e zyrtareve shteteror kane marre shperblimet ne te holla.

Si popull, kemi gati tri dekada qe na kane hypur ne qafe gangsteret politike, banditet e ” drejtesise ” dhe budallenjt qe behen vegla te verbera te tyre.
Gjithashtu, me duhet t’ju them se as z. Edi Rama dhe as deputeti i zones, z. Pjerin Ndreu nuk kane kurrfare meritash ne ndjekjen e ceshtjes dhe konkluzionet e hetimit pasi qendrimet e tyre, gjate gjithe kesaj kohe kane qene te heshtura, megjithe informacionet qe iu kemi derguar.

Madje, nuk kemi marre asnje lloj reagimi prej tyre. Prandaj, mos iu jepni atyre merita qe s’i kane dhe i kerkoj politikes, majtas dhe djathtas, te rrije larg kesaj ceshtjeje. Ne jemi dhe do te jemi te vendosur deri ne fund ne kthimin e te drejtave tona te shkelura.

I vodhën pronën në Lezhë, flet Gjek Çelaj që çoi në pranga gjysmën e Bashkisë së Lezhës: Ja si e zbulova… Read More »

Plotfuqishmëria u dha. Po tani qeveria Rama?

Dje u dha vetëm Plotfuqishmëria. Por Marrëveshja ka prapë udhë për të bërë, Presidencë, parlament dhe prapë Presidencë deri në dekretim. Nuk është rrugë e vogël kjo, ndaj ministri Bushati duhet të nxitojë duke mbajtur në dorë Kushtetutën e Shqipërisë dhe në shpinë interesat e kombit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dje autorizimin e plotfuqishmërisë për fillimin e negociatave të kufirit detar me Greqinë. Autorizimi i është dorëzuar ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Duke nisur që nga dje, Ministria e Jashtme dhe Qeveria nuk kanë më asnjë kufizim ligjor për t’u ulur në bisedime me negociatorët e palës greke dhe për të diskutuar çështjen e kufirit detar.

Në njoftimin e publikuar dje nga Presidenca, veç lejes për nisjen e bisedimeve për palën shqiptare, ka dhe një paragraf që ngjan si porosi e veçantë për Ministrinë e Jashtme dhe qeverinë. Presidenti i kujton Bushatit, negociatorëve dhe gjithë institucioneve shqiptare se marrëveshja duhet të jetë sipas Kushtetutës, por edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 që rrëzoi marrëveshjen e parë të qeverisë “Berisha”.“Presidenti u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Theksimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përcakton me detaje sesi mund të bëhet marrëveshje e re është dhe udhërrëfyesi për negociatat aktuale Shqipëri-Greqi. Duke e përmendur edhe një herë këtë fakt, kreu i shtetit lë të kuptohet se çështja e paktit me Greqinë nuk përfundon vetëm me dhënien e plotfuqisë për Ministrinë e Jashtme. Suksesi ose dështimi i negociatave do të vlerësohet me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu edhe dekretimi i marrëveshjes do të kalojë duke verifikuar përputhshmërinë me këtë dokument të gjykatës, që aktualisht ka vlerën ligjore të neneve të Kushtetutës. Jo pak herë kreu i shtetit ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetuta e Shqipërisë është vija e kuqe që nuk mund të kalohet as nga Presidenti dhe as nga qeveria. Bashkë me lejen, Presidenti Meta u ka kujtuar dje institucioneve të përfshira në këtë proces se tashmë llogaritë i kanë me ligjin dhe Kushtetutën dhe jo thjesht më institucionet.

Leja e presidentit u dha pas disa korespodencash dhe debatesh publike mes Ministrisë së Jashtme e Presidencës. Ministria e Jashtme kërkoi lejen për nisjen e bisedimeve dy muaj më parë, por kërkesa u kthye për rishikim nga Presidenca. Arsyeja lidhej me faktin se dokumentit të Ministrisë i mungonin që nga emri i marrëveshjes dhe deri të emrat e negociatorëve që do të uleshin në bisedime. Ministria e Jashtme dërgoi një listë me emra disa javë më pas, por sërish kriteret teknike të dokumenteve dhe detajimi i marrëveshjes mungonte. Për këtë qëllim Presidenca kërkoi informacione shtesë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Ndërhyrjet e Presidentit i dhanë mundësi edhe vetë Qeverisë që të korrigjojë gabimet që kishte bërë prej në nisje, pasi rezultonte se pala shqiptare po hynte në negociatat pa negociatorë profesionistë dhe pa ditur se çfarë do bisedohej. Nga ana tjetër, Presidenti i dha mundësi Ministrisë që me korrigjimet të cilat ajo i bëri me urgjencë të mos shkonte drejt një marrëveshje që do rrëzohej pa filluar.

Në fakt shenjat se do jepej Plotfuqishmëria u panë edhe nga daljet e kryeministrit Rama, ku tha se Presidenti ka shumë të drejtë në kërkesat e tij dhe ne po i plotësojmë siç kërkon zoti President.

Me firmën e djeshme të kreut të shtetit, Qeveria nuk ka më arsye të justifikohet se marrëdhëniet me Greqinë po pengohen në Tiranë. Edi Rama dhe Ditmir Bushati kanë në dorë sot jo vetëm fatin e çështjes kufirit detar të Shqipërisë, por edhe zonat ekonomike të naftës dhe gazit, ligjin grek të luftës, të drejtat e shqiptarëve në Greqi, si dhe çështjen çame. Janë të gjitha probleme të mbartura mes dy vendeve që presin të marrin përgjigje këto muaj. Koha kur pritet një zgjidhje nuk është e largët. Në muajin prill, Edi Rama dhe kryeministri grek Aleksis Tsipras do të takohen në Korçë. Në gati një muaj, pala shqiptare do tregojë nëse se ka mësuar nga gabimet e qeverive të mëparshme, ose do të firmosë një marrëveshje edhe më të dëmshme. Metri që do të mas suksesin apo dështimin e Ramës është vetëm një, Kushtetuta.

Dje u dha vetëm Plotfuqishmëria. Por Marrëveshja ka prapë udhë për të bërë, Presidencë, parlament dhe prapë Presidencë deri në dekretim.

Nuk është e vogël kjo, ndaj ministri Bushati duhet të nxitojë duke mbajtur në dorë Kushtetutën e Shqipërisë dhe në shpinë interesat e kombit.

Q.Xhani

Plotfuqishmëria u dha. Po tani qeveria Rama? Read More »

Marrëveshja me pensionet – Përveç Italisë dhe Greqisë, ja shteti tjetër që do të ketë njohje…

Përveç Greqisë dhe Italisë së shpejti do të ketë një marrëveshje edhe me Kanadanë për çështjen e pensioneve. Këtë gjë e bëri të ditur drejtori i ISSH, Astrit Hado.

Për Ora News, Hado tha se marrëveshja për pensionet me Greqinë dhe Italinë është ekonomike dhe politike.

“Marrëveshja me Italinë dhe Greqinë është edhe ekonomike por edhe politike. Në gjykimin tonë në marrëveshjen me Italinë nuk është çështje ekonomike pasi shumica e shqiptarëve që janë atje me kaq vite sa kanë kaluar janë pjesë e sistemit të pensioneve të Italisë.

Bëhet fjalë për një numër të kufizuar shqiptarësh të cilët janë larguar nga Italia dhe nuk përfitojnë nga kjo gjë.

Ndërsa me Greqinë përvec çështjet politike është edhe çështja ekonomike për shkak të kostove të larta që ka sistemi i pensioneve greke. Po të kemi parasysh që numri i shqiptareve që janë të siguruar në Greqi është shumë i madh.

Tentativa e shtetit shqiptar do vazhdojë jo vetëm me italinë dhe Greqinë, por edhe me shtete të tjera ku banojnë Shqipëtarë. Presim që shumë shpejt të nënshkruhet marrëveshja me Kanadanë sepse edhe aty është një numër i madh shqiptarësh.

Jemi në tratative për të filluar një marrëveshje me vendet e tjera të BE sic janë Spanja, Franca apo SHBA dhe Izraeli. Asnjëherë nuk do të ndalojnë përpjekjet për të realizuar marrëveshje ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët”, tha Astrit Hado.

Marrëveshja me pensionet – Përveç Italisë dhe Greqisë, ja shteti tjetër që do të ketë njohje… Read More »

Si po fuqizohet banka e drejtuar nga Linda Rama, e bekon edhe Konkurrenca

Monopoli në bankat e nivelit të dytë, tashmë duket se ka vetëm një emër dhe ajo është Banka Amerikane e Tregtisë e njohur si “ABI Bank”, ku anëtare e bordit të saj drejtuesështë bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama.

Autoriteti i Konkurrencës ka aprovuar kërkesën mbi shitjen dhe transferimin e aksioneve të Bankës NBG Albania SHA, nga Banka Kombëtare e Greqisë S.A tek Banka Amerikane e Investimeve SHA”. Sipas deklaratës së palëve në njoftim, Banka Kombëtare e Greqisë S.A, aksionari i vetëm i Banka NBG Albania SHA, synon të largohet nga tregu shqiptar, si rrjedhojë e impenjimeve që ka marrë me Bankën e Greqisë dhe Bankën Qendrore Evropiane në kuadër të planit të saj të rimëkëmbjes dhe ri fokusimit strategjik.

Në dy vitet e fundit Grupi NBG ka shitur filialet në Turqi, Bullgari, Serbi dhe është në proces aktiv për të përfunduar procesin e shitjes në Shqipëri, Rumani dhe Qipro. Gjatë vitit 2018 pritet të vijojë edhe me shitjen e filialit në Maqedoni. “Komisioni i Konkurrencës vendosi të autorizojë shitjen dhe transferimin e aksioneve të Bankës NBG Albania SHA nga Banka Kombëtare e Greqisë S.A tek Banka Amerikane e Investimeve SHA”-thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës. Në këtë mënyrë ekspasioni i nisur nga “ABI Bank” po synon zgjerimin, duke ngushtuar edhe më shumë vështirësitë finaciare që kanë një pjesë e këtyre bankave, të cilat pasi “izolohen” në tregun vendas, detyrohen që të dorëzojnë aksionet dhe emrin e tyre pranë “ABI Bank”.

Ardhja e Ramës në “ABI Bank” dhe aprovimi i menjëhershëm

Kjo “mbarësi” në tregun bankar të “ABI Bank” nuk është krejt rastësi, pasi shumëçka u ka shkuar për mirë në rritjen e finacave dhe blerjen e aksioneve të bankave të tjera, që me emërimin e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama në bordin drejtues të bankës. Zyrtarisht Linda Rama është pranuar në Këshillin Drejtues të “ABI Bank” më datë 07.01.2016, por në fillim të vitit 2017 prania e saj u pranua publikisht. Hapat që do të ndiqeshin më pas vijuan me aprovimin e Ramës edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila vendosi miratimin paraprak për emërimin Linda Ramas dhe Richard Lukaj në pozicionin e anëtarit të Këshillit Drejtues.

Përveç prishjes së tregut të sistemit bankar, me praninë e bashkëshortes së kryeministrit në një nga bankat e nivelit të dytë, opozita dhe media dyshon se nëpërmjet këtyre bankave po synohet pastrimi i parave të pista, që vijnë kryesisht nga trafiku i drogës dhe më pas do të riaktivizohen në konçensione, e njohur ndryshe si PPP “Partneriteti Publik Privat”. Për kreun e opozitës Lulzim Basha, kjo situatë bëhet me e dyshimtë me implikimin e drejtëpërdrejtë të çiftit kryeministror. “Aspekti i kapjes se ekonomise nga krimi dhe paratë e krimit është partneriteti publik privat PPP, i denoncuar nga PD si Pastrimini Parave te Pista.

Tek PPP po përzihet paraja e drogës dhe e krimit me taksat e shqiptareve. Koncesionet, tenderat, po i fitojnë pak duar. Ata që rëndom njihen si oligarkët. Përqëndrimi nuk po ndodh vetëm në sektorin e koncesioneve, apo në sektorin e lejeve të ndërtimit, por po ndodh edhe në sektorin financiar. Kemi një bankë, me pronarë offshore, që quhet Abi Bank, e cila ka blerë dhe NBG, në një përiudhë kohore të shkurtër”-deklaroi Basha pak kohë më parë.

Nga kompani offshore në banka të suksesshme

Pronarët indirekt të “ABI Bank” rezultojnë të regjistruar në një kompani Offshore. sipas raporteve të krijimit të kësaj banke, NCH Balkan Fund, L.P është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Ishujt Cayman me numër regjistri MC-15214. Në po të njëjtin vend, në ishujt Cayman, është regjistruar edhe kompania tjetër që ka në bashkëpronësi Tranzit sh.p.k, New Century Holdings XI, L.P e cila ka si numër regjistri CR-10711. Këto dy kompani, bashkë me një shtetas shqiptar që është aksioner në kompaninë Tranzit dhe administrator në “ABI Bank”, në vitin 2009, vendosën të krijojnë në Shqipëri kompaninë “Tranzit”.

Pas konsolidimit të saj në Shqipëri, ku operoi kryesisht me blerje pasurish të paluajshtme dhe dhënie kredie, kompania “Tranzit” vendosi të blejë një bankë të nivelit të dytë. Kështu më 12 tetor të vitit 2015, kompania “Iub Holding” me një kapital prej 112 milion euro bëri një marrëveshje për transferimin e kuotave të bankës “Credit Agricole” me kompaninë “Tranzit”. Kjo bankë e cila funksionoi për disa kohë me këtë emër ka një histori të gjatë në tregun financiar shqiptar, duke ndërruar disa herë emër dhe pronarë.

Ajo është themeluar më 2 shkurt të vitit 1999 me emrin Banka Ndërkombëtare Tregtare e Detit të Zi me një kapital prej 3 milion dollarë. Më 10 maj të po atij viti, asambleja e aksionerëve e cila ishte Banka Tregtare e Greqisë vendosi t’i ndryshojë emrin duke e quajtur Banka Ndërtregtare (Shqipëri). Pak kohë më pas, aksionieri vendos të shtojë kapitalin e bankës dhe t’i ndryshojë asaj sërish emrin duke e quajtur Banka Ndërtregtare e Greqisë (Shqipëri).

Më 10 nëntor të vitit 2003, aksioneri merr sërish vendim për ndryshimin e emrit të bankës duke e quajtur tashmë Banka Emporiki-Shqipëri, emër të cilin e ka mbajtur deri më shtator të vitit 2012, kur është shitur te grupi “Credit Agricole” me seli në Francë. Pas këtij transaksioni, banka u quajt Credit Agricole, emër të cilin e mbajti deri më 22 tetor të vitit 2015. Në këtë datë, kjo bankë u shit tek kompania “Tranzit”.

Socialistë të lumtur në tregun bankar

Të etur nga fitimet, ai që provoi ndër të parët të luajë në “bursën e bankave”, ishte deputeti socialist Alfred Peza, që me bashkëshorten e tij u bë aksioner në Bankën Credins. Fitimet ishin të garantuara, por më pas Peza u kryqëzua dhe u procedua penalisht për fshehje të të ardhurave. Kjo i kushtoi edhe rizgjedhjen si deputet i PS-së, ndërsa gjyqi për akuzën e fshehjes së të ardhurave ende vijon. Pa u shuar ky skandal, në skenë del bashkëshortja e kryeministrit, e cila u përzgjodh si anëtare e bordit drejtues të “ABI Bank”.

Tashmë kjo bankë mban në bordin e saj drejtues bashkëshorten e kryeministrit, duke zgjruar edhe më shumë aktivitetin e saj finaciar dhe u renditur ndër bankat me bilanc pozitiv nga viti në vit. Kjo bankë rezulton në pronësi të një kompanie financiare të quajtur “Tranzit”, e cila është themeluar më 30 mars të vitit 2009 si investim i dy kompanive të huaja dhe një shtetasi shqiptar. Pronarët e kompanisë “Tranzit”, e cila ka në pronësi “Abi Bank” janë: NCH Balkan Fund, L.P dhe New Century Holdings XI, L.P.

Si po fuqizohet banka e drejtuar nga Linda Rama, e bekon edhe Konkurrenca Read More »

Stuhia po vjen! Sinoptikanët shqiptarë japin njoftimin e ri: Ja ditët e rrezikshme…

I gjithë vendi ka nisur të përfshihet nga reshje të dendura shiu, të cilat priten të intensifikohen në orët në vazhdim.

Meterologia Tanja Porja në një lidhje direkte me News24 tregoi parashikimin e motit për ditët në vijim.

Sipas Porjes territori shqiptar do të vijojë do të karakterizohet nga reshjet.

Porja tregoi se pritet një fuqizimin i vranësirave dhe do të ketë reshje të pakta. Sipas saj, përgjatë të mërkurës deri në fillim të së enjtes, do të ketë intensifikim të reshjeve.

“Presim dhe rënie temperaturash në ditën në vijim, të hënën dhe të martën bien temperatura me 2-3 gradë. Pritet të ketë reshje dëbore në pjesën verilindore.

Përsa i përket përmbytjeve, rreziku është më tepër se sa real, përveç zonës së juglindjes. Reshjet do të mbeten prezente në territorin shqiptar deri në fund ntë marsit,” tha Porja.

Stuhia po vjen! Sinoptikanët shqiptarë japin njoftimin e ri: Ja ditët e rrezikshme… Read More »

Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, Berisha: Rama urrejtje primitive ndaj opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me skandalin e tokave tek ‘Rana e Hedhun’, ku u arrestua kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe disa zyrtarë të tjerë.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha e cilësoi arrestimin e Frrokajt një vepër kriminale të urrejtjes primitive atërore të Ramës ndaj opozitës për qëllime sipas tij qartësisht politike. Kujtojmë se ditën e sotme Gjykata e Lezhës liroi kryebashkiakun Frrokaj, që akuzohet për ‘tjetërsim të pronave’ si dhe disa zyrtarë, duke i caktuar masën ‘arrest shtëpie’.

“Perdorimi i njeanshem, si shpate e partise, i drejtesise nga Edi Rama dhe narkoshteti i tij eshte nje thirrje ne ndergjegjen e çdo shqiptari per tu ngritur dhe hedhur sa me pare ne koshin e plehrave te historise Noriegen e Shqiperise si rrezikun aktual me madhor kombetar te shqiptareve”, shkruan Berisha.

REAGIMI I BERISHËS
Zbatimi i njeanshem i ligji, tipar kryesor i Narkodiktatures!
Te dashur miq, pasi u shpall kryegjykates dhe kryeprokuror i vendit, Edvin Kristaq Rama, me urrejtjen e tij primitive aterore ka ndermarre nje terror te eger kunder opozites se vendit, te cilen ai me gjuhen staliniste te nje krimineli ne pushtet e quajti “ekspertize te genjeshtres”.
Keshtu ai, nderkohe qe bllokoi arrestimin e Saimir Trafikut, iu kthye pasaporta narkoministrit Tahiri, u lirua Sota qe transportonte parate e krimit te Tahirit, u largua me urgjence per Itali ne kundershtim me ligjet e vendit financieri bandes Tahiri-Habilaj, i dergon ne qeli per qetesim Aldo Bares ndrikullen Gjoni, dhe ne nje kohe kur per ngarkesen me te madhe te kokaines, sipas te gjitha gjasave porositur nga Edvin dhe Olsi Rama, u arrestuan vetem nje puntor dhe nje shofer, kryeprokurori dhe kryegjykatesi Rama, ne nje vale terrori tipike per nje narkoshtet ka arrestuar njeri pas tjetrit me dhjetra zyrtare te opozites.

Me kete rast dua te garantoj qytetaret se ne menyre absolute nuk kam ndermend te mbroje asnjeri qe ka shkelur ligjin dhe se mbetem i palekundur ne bindjen time se çdo njeri qe ka shkelur ligjin duhet te perballet me pasojat. Mirepo para ketij terrori banditesk denoj me ashpersine me te madhe zbatimin e njeanshem te ligjit si varianti i qarte dhe i shemtuar i narkoshtetit diktatorial. Ne kete kontekst une nuk di si eshte situata e rregjistrimit te pronave tek Rana e Hedhun dhe per pasoje nuk mund te mbaj asnje qendrim perveç mbeshtetjes se ligjit, por perseri denoj dhe nuk mbeshtes kurre zbatimin e tij te njeanshem. Keshtu, konkretisht, ne rastin e tokave te Spillese, Kavajes, kur kreu i bashkise Rroshi bashke me Kryetarin e PS se Kavajes kane vjedhur me fallsifikim dokumentash qindra hektare toke ne breg te detit ne Kavaje dhe i kane rregjistruar ne emer te kusherinjve te Rroshit dhe Dajes, Rroshi kryetitullari i Bashkise nuk u arrestua!

Perkundrazi, vazhdojne ndertimet ne tokat e vjedhura vetem 40 m nga buze uji i detit! Prandaj ftoj çdo qytetar te shtroje pyetjen; a kemi qartesisht nje standard te dyfishte?
Perveç kesaj, ne rastin Kavaje u arrestua vjehrri i kreut te PS Dajes, Cikalleshi per keto vjedhje, sepse ishte drejtues i hipotekes se rrethit. Por çfare ndodhi pas arrestimit te Cikalleshit? Ne menyren me te pabesueshme dhe tejet domethenese, ne vend te tij, drejtoreshe e hipotekes Kavaje u emerua fiks vajza e Cikalleshit, qe eshte ne burg per fallsifikim!
Vetkuptohet qe vajza e Cikalleshit u emerua aty per te ndimuar kryeprokuror Ramen duke fshire provat dhe gjurmet e fallsifikimeve ne menyre qe dhe babi te dale sa me shpejte nga burgu.

Pra ne Kavaje, kemi jo vetem fallsifikim dokumentesh, por edhe tentative per prishje provash, si edhe ndertime ne buze uje, pra vijim te perdorimit te produkteve te vjedhjes, siç thuhet, me bashkepronare Edvin dhe Olsi Ramen.
Prandaj dhe arrestimi, nuk them hetimi, i Fran Frrokut eshte veper kriminale e urrejtjes primitive aterore e Edvin Kristaq Rames ndaj opozites per qellime qartesisht politike! Perdorimi i njeanshem, si shpate e partise, i drejtesise nga Edi Rama dhe narkoshteti i tij eshte nje thirrje ne ndergjegjen e çdo shqiptari per tu ngritur dhe hedhur sa me pare ne koshin e plehrave te historise Noriegen e Shqiperise si rrezikun aktual me madhor kombetar te shqiptareve! sb

Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, Berisha: Rama urrejtje primitive ndaj opozitës Read More »