Aktualitet

FMN “shuplakë” qeverisë: Ndalni praktikat e PPP-ve, me rrezik për buxhetin

Edhe njëherë FMN i tërheq ‘veshin’ qeverisë për koncensionet. Në deklaratën e fundit pas vizitës 2 javore në Shqipëri të misionit, FMN tregohet skeptike me projektet e Partneritetit Publik Privatë pasi mbartin shumë risqe fiskale në kurriz të publikut ndaj edhe i kërkon qeverisë që të bëj një ndarje më të saktë mes shtetit dhe privatit.

“Sa u takon PPP-ve, një prioritet kyç është pakësimi i vendimmarrjeve të fragmentuara dhe fuqizimi i proceseve të vlerësimit të riskut brenda Ministrisë së Financave. Këto procese janë me rëndësi kritike, po të kemi parasysh detyrimet e mëdha të kushtëzuara që shpesh janë pjesë e kontratave të PPP-ve me një horizont kohor afatgjatë. Praktika aktuale e propozimeve të pakërkuara duhet të eliminohet. Plani i qeverisë për krijimin e një banke zhvillimi për të financuar investimet publike është mirë të marrë parasysh përvojën ndërkombëtare sa u takon risqeve që shoqërojnë subjekte të tilla, përfshirë risqet fiskale, financiare dhe të drejtimit të brendshëm”, shkruhet në raport.

Sipas FMN rënia e investimeve në infrastrukturë, energji si dhe borxhi mjaft I lartë publik do të ngadalësojnë rritjen ekonomike.

“Rënia graduale e investimeve të mëdha në infrastrukturën e sektorit energjetik pritet ta ngadalësojë ritmin e rritjes. Me një nivel borxhi publik mjaft të lartë krahasuar me vendet e rajonit dhe detyrimet të kushtëzuara në rritje, mosrealizimet fiskale mund ta ulnin besimin, t’i rrisnin primet e riskut të huamarrjes dhe t’i pakësonin investimet private. Progresi i pamjaftueshëm në zbatimin e reformës strukturore në fusha të tilla si energjetika, menaxhimi financiar publik dhe reformat në gjyqësor mund ta cenonin besimin e investitorëve, duke i zvogëluar ndjeshëm flukset hyrëse nga donatorët dhe flukset e kapitalit dhe duke e ulur rritjen”, thuhet më tej.

Si stres për ekonominë shqiptare FMN shikon edhe sektorin financiarë. Sipas FMN banka qendrore duhet të tregohet e kujdesshme me blerësit e rinj të bankave dhe të monitorojë të gjithë tregun bankarë.
“Konsolidimi i tanishëm i bankave, me shitjen e aktiveve nga bankat me pronësi evropiane, sjell risqe sa i takon drejtimit të brendshëm të tyre. Do të jetë me rëndësi kritike të sigurohet se pjesëmarrësit e rinj në treg kanë përvojë solide bankare dhe se i përmbushin kriteret e duhura për përshtatshmëri dhe aftësi për të ushtruar aktivitet në tregun bankar shqiptar. Monitorimi strikt i bankave me rëndësi sistemike do të duhet të fuqizohet më tej, për ta kufizuar riskun e huamarrësve të mëdhenj dhe për ta zbutur riskun e huadhënies mes palëve të lidhura”, thuhet në raport.

Në lidhje me përfshirjen ne TVSH të bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekë FMN këshillon se “administrata do shpërqendrohet, në vend të fokusohet të ndërmarrjet e mëdha dhe ka rrezik të ulen të ardhurat, ndaj nuk ishim dakord që në fillim”.

FMN “shuplakë” qeverisë: Ndalni praktikat e PPP-ve, me rrezik për buxhetin Read More »

Rama takon Mogherinin dhe Fleckenstein: Me grupin “Miqtë e Shqipërisë në PE”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime miqësore para dëgjesës në Parlamentin Europian. Rama është takuar me shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini si dhe me Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein. Me të dy diplomatët, Rama ka pasur biseda të veçanta.

“Disa takime miqësore përpara dëgjesës me grupin “Miqtë e Shqipërisë në Parlamentin Europian”🇦🇱😊🇪🇺”, shkruan kryeministri.

Më herët Rama u takua komisionerin Johannes Hahn si dhe me kryeministrin belg Charles Michel, i cili shprehu mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE.

 

 

Rama takon Mogherinin dhe Fleckenstein: Me grupin “Miqtë e Shqipërisë në PE” Read More »

Nga Gjata tek Sollaku, 20 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

Kuvendi çeli procedurën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga ky institucion më 12 shkurt, dhe janë 20 kandidatë që kanë shprehur interesin, për zëvendësimin e gjyqtarit Vladimir Kristo.

Gara nga Kuvendi u çel fill pas asaj të kreut të shtetit Ilir Meta, për të zgjedhur kandidatin e institucionit të tij. Aktualisht, Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 4 anëtarë nga 9 që duhet të ketë gjithsej, duke e vendosur këtë institucion kyç në një ngërç.

Me futjen në fuqi të ligjeve të reformës në drejtësi, anëtarët e rinj të gjykatës duhet të kenë kaluar më parë vetting-un.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me shumicë të cilësuar dhe vullnetin për të mos e lënë Gjykatën Kushtetuese të bjerë në kolaps e kanë shprehur edhe demokratët. Konsensus ose jo, kjo do të përcaktohet nga emrat e kandidatëve që do të renditen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Lista e plotë e kandidatëve:

  1. Anila Kristani
  2. Arta Vorpsi
  3. Besnik Muçi
  4. Çlirim Gjata
  5. Dashamir Kore
  6. Dedë Kasneci
  7. Denar Biba
  8. Elsa Toska
  9. Gëzim Allaraj
    10.Ilir Kadiu
    11.Ilir Panda
    12.Irena Nino
    13.Kostandin Kazanxhi
    14.Kristaq Traja
    15.Rexhep Bekteshi
    16.Sinan Tafaj
    17.Sokol Hasani
    18.Shpresa Beçaj
    19.Theodhor Sollaku
  10. Valbona Bala

Nga Gjata tek Sollaku, 20 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese Read More »

Negociatat me Greqinë, flet presidenti Meta: Proces solid dhe kushtetues

Pasi ka dhënë një ditë më parë plotfuqinë për negociatat me Greqinë, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta sot është shprehur se ka pasur një bashkëpunim mjaft konstruktiv.

“Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm, për të pasur një proces solid e kushtetues, por edhe tekniko ligjore për negociatat sa më të suksesshëm”, u shpreh Presidenti Meta.

“Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces solid nga pikëpamja kushtetuese”, theksoi për gazetarët Meta.

Duke komentuar shtimin e një anëtari në ekipin e negociatave, presidenti Ilir Meta i shpreh se Ksenofon Kristafi është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare.

“Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe mjaft i mirëpritur nga ana ime, pasi është një personalitet me mjaft eksperiencë në drejtësinë ndërkombëtare”, përfundoi presidenti Ilir Meta deklaratën e tij para gazetarëve.

Negociatat me Greqinë, flet presidenti Meta: Proces solid dhe kushtetues Read More »

Rituali i 13 të martave, nis pelegrinazhi në kishën e Laçit

Pranë Kishës së Shna Ndout në Laç, nisi sot pelegrinazhi i 13 të martave që kulmon mes 12 e 13 qershorit. Qindra pelegrinë, nga vende e besime të ndryshme ishin pranë kishës që e cilësojnë të shenjtë, duke u lutur për mrekullitë që kërkojnë.

Në kishën e Shna Ndout në Laç nisi pelegrinazhi i 13 të martave që kulmon më 12 qershor. Disa qindra persona kishin mbërritur që në orët e para të mëngjesit në vendin që e cilësojnë të shenjtë.

Pas ritualit të ngjitjes së mundimshme në mal, ndalesave tradicionale dhe rrotullimit tre herë rreth kishës, pelegrinët ndezin qirinj dhe luten për mrekullinë që kërkojnë. Pelegrinët vijnë thuajse nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë. Të moshuarit, tregojnë se ritualin e 13 të martave e kanë ndjekur edhe në kohën e regjimit, kur besimi në Zot ishte i ndaluar.

Të martën e fundit, duke pritur 13 qershorin, pranë kishës së Laçit mblidhen disa mijëra pelegrinë të ardhur nga Shqipëria por edhe vende të tjera.

Rituali i 13 të martave, nis pelegrinazhi në kishën e Laçit Read More »

Beteja kundër kancerit të gjirit vazhdon, dhe ambasadori Lu ka një mesazh

Kanceri i gjirit është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes së grave jo vetëm në Shqipëri.

“Unë nuk besoj se kjo gjë ndodh këtu më shumë se në vende të tjera por kudo ndodh shumë. Në fëmijërinë time kemi përjetuar kancerin e gjirit dhe shyqyr kemi mbijetuar “ tha ambasadori amerikan Donald Lu i ftuar në hapjen e fushatës kundër kancerit të gjirit që u mbajt sot paradite në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Por diagonostifikimi i hershëm i kësaj sëmundje shpëton jetë dhe fushatat sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese janë gjithmonë të mirëpritura dhe të domosdoshme.

Donald Lu:“Më pëlqën shumë që fushata kundër kancerit të gjirit e nisur 10 vjet më parë nga YWCA ka zgjedhur Ermonela Jahon si ambasadore për këtë çështje të rëndësishme. Me zërin e saj kaq të bukur ajo do të frymëzojë gratë anembanë vendit për të mësuar rreth kësaj sëmundjeje dhe për të mbrojtur veten përmes kontrolleve të rregulltave. Dua të falenderoj YËCA dhe të gjithë organizatat që kanë mbështetur këtë nisëm të rëndësishme. “

Të gjitha gratë e moshës mbi 40 vjeç  këshillohen ti nënshtrohen ekzaminimit me mamografi. Por jo për të gjithë gratë anembanë Shqipërisë është i përballueshëm financiarisht apo është i mundur ky diagnostifikim prandaj dhe nismat për mbledhjen e fondeve vlerësohen.

Donald Lu:Jemi të kënaqur të shohim shoqërinë civile të mbledhë fonde dhe të rrisë ndërgjegjësimin për të mbështetur mamografi falas dhe edukim shëndetësor për të shpëtuar jetën e grave anembanë Shqipërisë. Për këtë do të keni gjithmonë mbështetjen tonë të plotë.

Beteja kundër kancerit të gjirit vazhdon, dhe ambasadori Lu ka një mesazh Read More »

Klandestinë në SHBA e Kanada: Kush ishte çifti që drejtonte grupin kriminal

Të tjera detaje janë zbuluar për 7 grupet kriminale në Tiranë që falsifikonin pasaporta dhe mjete identifikimi.

Gazetarja Dorjana Bezat, ka qenë e pranishme në banesën e drejtuesit të grupit Eno Muçollari dhe bashkëshortes së tij Lirije Muçollari, të cilën e kishin kthyer në laborator për falfiskimin e dokumenteve. Kjo banesë ndodhet në zonën e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet.

“Lirija shkoi më 16 janar në Itali dhe kur u kthye 4 ditë më vonë në bagazhe iu gjetën materiale si letra plastike, kartona si ato të kartave të identitetit. Apartamenti është mbajtur në vëzhgim për 2 muaj. Janë kapur dhe biseda telefonike dhe video përgjime,” tha gazetarja për BalkanWeb.

Ky grup kriminal  trafikonte klandestinë me pasaporta false për në Angli, SHBA dhe Kanada. Mes 39 personave të arrestuar, janë edhe 4 punonjës të policisë të Hanit dhe Hotit dhe të Qafë-Thanës që akuzohen për shpërdorim detyre: Çelnik Maksuti, 53 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Qafë Thanë,  Ilir Ismaili, 32 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Qafë Thanë, Erjon Maxhari, 28 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Qafë Thanë, Gjokë Ujkaj, 46 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

ITENERARET QË PËRDORNIN PËR TË TRAFIKUAR SHQIPTARET
• Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
• Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada

Deri më tani janë arrestuar 39 shqiptarë, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mega-operacioni u finalizua të shtunën nga Policia e Shtetit, ndërsa u prenë lidhjet e shqiptarëve me 7 grupe kriminale që vepronin në të gjithë Europën.

Nga operacioni u mësua se shqiptarët paguan 7 mijë paund për të shkuar në Angli dhe 25 deri në 30 mijë dollar për të shkelur në Kanada dhe SHBA.

Për shkatërrimin e kësaj linje, siç bën me dije edhe polica shqiptare rol vendimtar kanë luajtur edhe 2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Klandestinë në SHBA e Kanada: Kush ishte çifti që drejtonte grupin kriminal Read More »

Ekuinoksi i Pranverës! Një ritual për supersticiozët

Sot, më 20 Mars, dita dhe nata do jenë të barabarta në gjithë globin. Pra do ketë balancim mes 12 orëve të ditës dhe 12 orëve të natës, që ndryshe quhet si ekuinoksi i pranverës. Kjo do të ndodhë në orën 16:15, kur dielli pozicionet dhe lëshon rrezet pingul në boshtin e Tokës. Por kjo ditë e veçantë nuk është vetëm një ngjarje astronomike, shënon edhe llimin e pranverës në Hemisferën Veriore dhe presim më pas që orët e ditës të bëhen më të gjata dhe netët më të shkurtra.

Lulet janë ato që çelin, ndërsa kafshët lindin. Është e favorshme që të mbillen fara, pasi rritja e tyre simbolizon triumn ndaj vdekjes.

Shëndeti: Më parë ishte tradicionale që njerëzit të festonin duke pirë lëngje të përpunuara me lloje bimësh. Bimët e quajtura si bimë të hidhura janë një tonik gjallërues për trupin pas stinës së dimrit dhe një ilaç për pastrimin e gjakut.

Pastërtia: Në stinën e pranverës ndërron gjaku, ndërsa ajo që duhet të bëni është të pastroni mirë shtëpinë. Është e nevojshme të largoni të gjitha pluhurat nga orenditë e shtëpisë. Ekuinoksi na kujton se edhe pse perceptojmë dritën dhe errësirën si të ndara, ato ekzistojnë vetëm për shkak të njëri-tjetrit. Në të vërtetë, drita dhe errësira janë ato që i japin kuptim vetë jetës tonë. Për ata që besojnë në spiritualitet mund të bëni këtë ritual

Të duhen

Rreth 10 lule me ngjyra të ndezura

1 qiri: jeshil, rozë, portokalli, të verdhë, blu, vjollcë ose të bardhë

Një copë kristali

Letër dhe stilolaps

Gjeni një vend të qetë për të kryer ritualin, një vend ku askush të mos ju shqetësojë. Një vend jashtë në natyrë do ishte ideale. Duke mbajtur në duar kristalin, meditoni pak dhe pastroni mendjen. Merrni frymë thellë duke e nxjerrë më pas për 5 herë. Shkruani në letër atë që doni të realizoni apo të shihni.

Vendosi lulet në formë rrethore, ndërsa në mes vendos letrën dhe qiriun, kristalin mbaje në dorë.

Më pas lerë kristalin pranë letrës, ndiz qiriun, mbyll sytë dhe kur të jesh gati, merr lulet dhe hidhi në qiell. Është mirë që qiriun ta lësh të ndezur, nëse ambienti është i sigurt.

Ekuinoksi i Pranverës! Një ritual për supersticiozët Read More »