Aktualitet

Reagon Berisha ndaj deklaratës së Yuri Kim: Askush nuk më ndalon dot…

Pas deklaratës së ambasadores amerikane në Tiranë, ku kërkoi nga Lulzim Basha të përjashtojë dhe mos lejojë të hyjë në parlamentin e ri liderin historik të PD, Sali Berisha, ka reaguar ky i fundit me një njoftim për shtyp, ku shkruan:

“Sot ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, me nje deklarate f yese per cdo demokrat dhe shqiptar, duke iu permendur barin, ne dh unim fl agrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon:

Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptar ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve.

Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot, pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij.

Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove, dokumet apo fakt, vetem e vetem se ato nuk ekzistojne. Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.

Deri sot, Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare.

Domethene, vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames, te papublikuara kurre ne Shqiperi.

Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto, perseri ftoj Sekretarin Blinken t’i beje te gjithçka publike.

Perveç ketyre, e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve. Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve.

Ne kete kontekst, shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fy erje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar, te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne dik tature apo nga ra ciste albanofobe.

Se fundi, nuk e di nese takimi i sotem i Zj. ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga de noncimi im i marreveshjes se dy shimte. qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj. midis Kryetares se KLGJ, Llagami. dhe “Instutut East West”, qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje, ju siguroj se sikunder deri sot do te deno ncoj çdo afere te dy shimte nga cilido dhe pa asnje hez itim.

Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet, qe nuk meritojne bar, por transparence!”

Reagon Berisha ndaj deklaratës së Yuri Kim: Askush nuk më ndalon dot… Read More »

Yuri Kim i kërkon Bashës që Sali Berisha të mos jetë në Parlament në shtator

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë e PD ku mësohet se ka kërkuar që Sali Berisha të mos jetë në Parlament në shtator kur të nisë legjislatura e re.

Ndonëse para mediave nuk e ka përmendur me emër, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka lënë të kuptohet që SHBA kërkon që ish kryeministri Sali Berisha të mos hyjë në parlamentin e ri që fillon punë në shtator.

Ambasadorja e SHBA tha se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi dhe se sipas saj, do të ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj, duke nënkuptuar ish-kryeministrin Sali Berisha i shpallur non grata nga DASH. Ajo i cilësoi vendime të vështira që duhet të merren me qëllim të ardhmen.

Deklarata e saj vjen pasi DASH ka shpallur “të padëshirueshëm” ish kryeministrin Sali Berisha, figura kryesore e tranzicionit postko munist në Shqipëri.

Vetë Berisha është shprehur se mezi pret që të marri pjesë në punimet e parlamentit të ri.

Ambasadorja Kim tha se është përgjegjësi që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e shqiptarëve, duke lënë të kuptohet se fatin e zotit Berisha mund ta kenë edhe deputetë të tjerë.

“Pata një diskutim shumë të mirë me kryetarin e PD Lulzim Basha sot, ishte në vijim të takimit që kemi pasur kur Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker ishte në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe për rëndësinë që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj për në BE. Është për t’u theksuar fakti që roli i PD ka qenë i pazëvendësueshëm dhe që PD do të kthehet në Kuvend në shtator.

Kuptojmë që partia dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, por që gjithashtu këto shqetësime janë pasqyruar në raportin e OSBE-ODIHR. Gjithashtu do të jetë e rëndësishme dhe e domosdoshme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënëse dhe SHBA-të do vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për demokracinë në Shqipëri.

Ndërsa PD do të rikthehet në Kuvend është e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake. Dua të nënvizoj dhe njëherë përgjegjësinë që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e Shqipërisë.

E rëndësishme që PD të mendojë për këto çështje. Siç e përmenda më parë, PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga di ktatura, nga kom unizmi. Do ishte ironi historike dhe po aq tr agjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj. Në fakt shpresa jonë është që partitë të vazhdojnë përpara dhe bashkëpunimi ynë të shkojë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira për të gjithë, shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të çlodhen në muajin gusht dhe të kthehen të freskët dhe të përtërirë për ato që ka e ardhmja”, deklaroi ajo.

Nga ana e tij zoti Basha ende nuk ka bërë komente.

Yuri Kim i kërkon Bashës që Sali Berisha të mos jetë në Parlament në shtator Read More »

Nga zgjatja e orës po licore tek mbyllja e vendit, anëtari i Komitetit të Ekspertëve zbulon skenarët në shtator

Eksperti i Shendetit publik si dhe anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve Alban Ylli, nuk e përjashtoi mundësinë për zgjatje të orës policore gjatë muajve të vjeshtës, në varësi kjo dhe të situatës në të cilën do të ndodhet vendi.

Në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, Alban Ylli iu bëri apel që qytetarët të vaksinohen.

“Komiteti Ekspertëve përdor informacionin më të mirë shkencor që ekziston për të bërë rekomandimet. S’ka dyshim që varianti delta influencon në vende të botës për rikthimin e një vale të tretë. Kjo u pa në Britani. Edhe SHBA po vijon me të njëjtën linjë. Varianti Delta është duke u shndërruar në variant dominant. Të gjitha mostrat në Gjermani u kthyen me përgjigje që ishin Delta. Ne presim që rastet të rriten gradualisht. Ka faktorë që po na mbrojnë, por ato janë më të pa sigurt. Qipro, Greqi, Azi, duket qartazi që ky variant është shkaktari kryesor i një vale infektime dhe vde kjesh”, tha Ylli.

A keni rivlerësuar rimbyllje të Shqipërisë në shtator?

Alban Ylli: Është diskutuar, është një nga skenarët. Shqipëria ka një strategji, për të përballuar skenarët për të ardhmen. Këto janë refelektuar në një dokument të qeverisë dhe duhet pranuar, që vaksinimi i popullatës është i pamjaftueshëm. Jemi në një stad të avancuar të pandemisë. S’ka vend për panik, por duket qartazi që prirja e rasteve e kemi të pashmangshme një valë tjetër. Ajo do të jetë më e butë, por s’kemi arsye të besojmë që situata do të jetë normale, në kushtet që pandemia është në vitin e dytë të saj. Në vitin 2022 masat do të ndryshojnë. Masat janë në terma afatshkurtër.
j strategjie është edhe rimbyllja në shtator?

Alban Ylli: Ky term po përdoret në sens relativ. S’besoj se do të ketë rimbyllje të plotë. Mund të flitet për masa të pjesshme të distancimit në sektorë të ndryshëm që do të jenë të përkohshme, në kushtet e skenarëve të lidhur me riskun e lartë të infektimit.

Ora policore mund të ndryshojë në shtator?

Alban Ylli: Mund të ndodhë, pse jo, në fragmente të caktuara. Ajo që është e mundur në skenarët më të këqij, ka të bëjë me punët nga shtëpia, mësimin nga shtëpia dhe shmangien e grumbullimeve masive. Ora policore nënkupton efektin në grumbullimet masive.

Ju po insistoni për të folur për një situatë të keqe që është e mundur të ndodhë, por e theksoj që risku në vitin në të cilin jemi, me gjasë s’do të jetë i barabartë me vjeshtën e kaluar. Duke krahasuar këtë risk, është e mundur që disa aktivitete mund të kufizohen, në mënyrë të përkohshme. Me pak gjasë do të ketë mbyllje të plotë.

Nga zgjatja e orës po licore tek mbyllja e vendit, anëtari i Komitetit të Ekspertëve zbulon skenarët në shtator Read More »

Italia lehtëson kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë, por ka një ‘kleçkë’ të vogël

Italia lehtëson kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, e Malin e Zi, por fut minikarantimin 5 ditor. Italia ka vendosur rregulla të reja antiCovid për lëvizjet me vendet ekstra europiane e ekstra zonës Schengen.

Per te eleminuar rrudhat, beje kete njehere ne dite
Novaskin
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka firmosur draftin e ri ligjore i cili hyn menjëherë në fuqi, publikuar në Gazetën zyrtare e duke iu përcjellë autoriteteve të kontrollit në të gjitha pikat kufitare.

Shqipëria është klaisifikuar në listën D ku janë renditur dhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi e vendet SHBA, Ukraina, Singapore, Arabia Saudite, Armenia, Australia, Azerbaxhajn, Japoni, Moldavia, Katar , Irlandë e Veriut etj.

Kushti

Hyrja në Itali e personave që vijnë nga territoret e këtyre vendeve apo që kanë tranzituar në këto vende, do të lejohet kundrejt këtyre kushteve.

Prezantimi në momentin e hyrjes në avion o në anije, e në çdo pikë kontrolli tokësor, të formularit të lokalizimit të udhëtarit, në format dixhital apo në letër.

Prezantimi në momentin e hyrjes në avion o në anije, apo në çdo pikë kufitare tokësore, të rezulatit negativ të tampnit antigjenikë o molekular anticovid jo më shumë se 72 orë para nisjes.

Ky afat kohor është reduktuar në 48 orë për ata që mbërrijnë nga Britania e Madhe e Irlanda e Veriut.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore italiane bëjnë të detyrueshme minikarantinimi me besim për 5 ditë, pranë adresën që çdo udhëtarë nga Shqipëria, nga Kosova e nga vendet e tjera të përfshira në këtë listë kanë regjistruar, shoqëruar me një tampon pas përfundimit të këtij afati.

Rezultati negativ i tamponit do të lejojë daljen nga autokarantinimi 5 ditor.

Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molekular o antigjenik.

Udhëtimi në territorin italain me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme minikarantinimi 5 ditor, por kërkon zbatimin e dy rregullave të tjera./Ora news

Italia lehtëson kufizimet e lëvizjes me Shqipërinë, por ka një ‘kleçkë’ të vogël Read More »

Udhëtoi 28 ditë me biçikletë për të takuar personin më të shtrenjtë, gjyshen e tij/ Aventura e ‘çmendur’ e 21-vjeçarit shqiptar

Ahmet Shala ndërmori aventurën më të çmendur të jetës së tij, duke udhëtuar nga Gjermania drejt Kosovës vetëm për një qëllim, për të takuar personin më të shtrenjtë, gjyshen e tij.

21-vjeçarit nga Peja ka bërë 2 mijë kilometra për 28 ditë për të përqafuar gjyshen Rabe.

Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, 21-vjeçari tregoi se e bëri këtë gjest të veçantë dhe për nder të xhaxhait të tij, që është një dëshmor lu fte.

Megjithatë, 21-vjeçari tha se është përballur me një sërë sf idash. “Rruga ishte ndryshe nga se e kisha imagjinuar, kam patur shumë sf ida, më shumë për ujë.

Kisha mungesë uji, ushqim. Nuk gjeja as restorant, hotel apo furrë buke. Kam përdorur një aplikacion vetëm për rrugët e biçikletës”, tregoi i riu nga Peja.

Udhëtoi 28 ditë me biçikletë për të takuar personin më të shtrenjtë, gjyshen e tij/ Aventura e ‘çmendur’ e 21-vjeçarit shqiptar Read More »

Vuçiç: ‘Cdo fjalë që Edi do të thotë unë e mbështes 100%’/ Rama: ‘Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë…’

Në samtin “Open Balkans” nuk kanë munguar batutat mes Vuçiç dhe Ramës.
Presidenti serb përpara se t’i jepte fjalën paraprakisht tha se është dakord me çfarë do që të thotë në vijim kryeministri i Shqipërisë dhe se çfarë do të firmosnin mes tyre.

“Unë jam një mbështetës i zja rrtë dhe pasionat i kësaj ideje pasi mendoj se do të ndryshojë peizashin politik dhe ekonomik për ne dhe popujt tanë dhe besoj që gjithkush që do të vijë pas nesh në të ardhmen do ta çojë më tej këtë nismë. Ndjesë që u mora shumë kohë. Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por çfarë do që të thotë 100%, çdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%” tha Aleksandër Vuçiç.

Batuta e Edi Ramës ishte disi e hi dhur, pasi i i përmendi çështjen e Kosovës. “Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë. Por pyetja m’u bë mua, sepse ma merr mendja, që Marko, si një njeri mjaft i aftë për të bërë marrëveshje mes kombeve dhe komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flas për BE-në. Ne do të firmosim sot marrëveshjen për lejet e punës, Serbia dhe Maqedonia kanë një pro blem, duhet të ndryshojnë ligjet e tyre” tha Rama.

Ai bëri thirrje që edhe në Kosovë ta mendojnë një nismë të tillë.

Ndërkaq në Forumin Ekonomik të Shkupit, i cili ka bërë bashkë liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pritet që të merren sot tre vendime:

Krijimi i një tregu të përbashkët të punës mes tre vendeve, Liberalizim i qarkullimit të mallrave, nuk do të hiqet tërësisht doganat, por do të ketë lehtësime të mëdha, Ndihmë të përbashkët mes tre vendeve për katastrofat natyrore.

Vuçiç: ‘Cdo fjalë që Edi do të thotë unë e mbështes 100%’/ Rama: ‘Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë…’ Read More »

Vuçiç publikon foton nga takimi me Ramën e Zaev

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i tyre është mbajtur në prag të Samitit të Shkupit, ku tre liderët pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

“Ky është një hap i madh për të ardhmen. Bashkëpunimi politik dhe mes njerëzve sjell stabilitet dhe shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e rajonit”, shprehet Vuçiç.

Me tej, Presidenti serb thotë se marrëveshjet do të kenë të bëjnë me “agjendën jeshile” në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të tërheqin më shumë investime dhe të krijojnë një treg të përbashkët.

Vuçiç publikon foton nga takimi me Ramën e Zaev Read More »

Cfarë i ndodhi Ramës dhe Vucic në rrugët e Shkupit?

Në Maqedoninë e Veriut u zhvillua takimi mes kreut tëi qeverisë shqiptare, Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë takimit që bëhej në kuadër të Forumit Ekonomik, tre liderët e Ballkanit Perëndimor kanë bërë një shëtitje së bashku në rrugët e Shkupit. Gjatë kësaj ecjeje ndodhej edhe Petre Shilegov, Kryetar i Bashkisë së Shkupit.

Pati momente kur ata u ndërprenë nga qytetarët, kryesisht për të bërë foto. Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

Një vajzë e re i thotë në shqip “a mund të bëjmë një selfie” dhe Kryeministri Rama ja kthen paksa me përtesë “Po hajd mo e bëjmë”.

Cfarë i ndodhi Ramës dhe Vucic në rrugët e Shkupit? Read More »