Aktualitet

Ku do t’i kaloni pushimet?Plazhe me te bukur se plazhet e Shqiperise nuk do te gjeni!Ja pamjet fantastike nga plazhet me te bukura te Shqiperise …

Ja cilat konsiderohen plazhet më të bukura në Shqipëri:

Gjiri i Gramës (gadishilli i Karaburunit)

grame

Gjiri Skaloma Beget (gadishulli i Karaburunit)

skaloma beget

Gjiri i Ariut (gadishulli i Karaburunit)

Gjiri-i-Ariut

Shpella e Dafinës (gadishulli i Karaburunit)

shpella e dafines

Gjiri i Shën Andreut (gadishulli i Karaburunit)

shen andreu

Plazhi i Kakomesë (Sarandë)

kakome

Gjiri i Llovozit (gadishulli i Karaburunit)

llovoz

Plazhet e Kalasë së Turrës (Kavajë)

kalaja e tuuurres

Plazhi i Kurorzës (Sarandë)

krorze

Rana e Hedhun (Lezhë)

rana e hedhun

Plazhi i Ksamilit (Sarandë)

ksamil

Plazhi i Gjipesë

gjipe

Plazhi i Jalës

jale

Dhërmi

dhermi

Lukovë

lukovw

Palasë, Vlorë

palase

Velipojë, Shkoder

velipojw

Ku do t’i kaloni pushimet?Plazhe me te bukur se plazhet e Shqiperise nuk do te gjeni!Ja pamjet fantastike nga plazhet me te bukura te Shqiperise … Read More »

URGJENTE – Verifikohen 3 mijë funksionarë shqiptarë për pastrim parash, “rrjeta kap” vetëm….

Duket se shumë shpejt do kemi emra dhe detaje. Bëhet fjalë për rezultatet e njè operacioni që është kryer në fshehtësi të plotë dhe falë koordinimit të një numri të gjerë institucionesh, për gjurmimin dhe identifikimin e pasurive të paligjshme, të zyrtarëve shqiptarë, të fshehura brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Organet ligjzbatuese shqiptare, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, kanë mundësuar vitin e kaluar verifikimin e pasurive të paluajtshme dhe parave të pista të gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve, ambasadorëve dhe drejtorëve shqiptarë, të fshehura brenda dhe jashtë vendit.

13 personazhe me influencë të madhe në Shqipëri kanë rënë në rrjetën e këtij operacioni gjatë vitit 2017, ndërsa në total janë sekuestruar 9 milionë euro si para të pista.

Dje, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, tha se vetëm brenda një muaj, Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave i ka kthyer përgjigje Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për 3 mijë persona të verifikuar, ku përfshihen jo vetëm njerëzit e drejtësisë, por edhe zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë.

Gjokutaj, tha gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, janë verifikuar rreth 7000 persona për aktivitet të dyshimtë për pastrim parash.

“Viti 2017 ka qenë intensiv për institucionin tonë. Çështjet që meritojnë vëmendje: Vlerësimi nga komiteti MANIVAL për pastrimin e parave. Jemi në një fazë të avancuar. Procesi përfshin institucione të rëndësishme, si BB, AMF, prokuroria, policia, Doganat, Tatimet, Ministria e Jashtme, etj. Para muajit korrikut do të kemi raportin, procesi është në vijim. Sa i takon, bashkëpunimit me Prokurorinë, Policinë dhe SHISH, ka elementë për të rregulluar. Kemi referuar 401 raste të dyshuara për pastrim parash. Gjatë viti 2017: janë lëshuar 52 urdhra bllokimi për 11.2 milionë euro dhe janë sekuestruar rreth 9 milionë euro. Kemi bashkëpunim të drejtpërdrejtë me KPK, si dhe kemi shkëmbyer informacione me ndërkombëtarët në nivel Shërbimi Inteligjent. Kemi verifikuar rreth 7000 persona për aktivitet të dyshimtë për pastrim parash”/Shqiptarja.com/

URGJENTE – Verifikohen 3 mijë funksionarë shqiptarë për pastrim parash, “rrjeta kap” vetëm…. Read More »

13 zyrtarë futen në ‘rreth të kuq’, 7000 të tjerë në verifikim, bllokohen 52 llogari bankare

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka zbuluar se 13 zyrtarë të lartë kanë tentuar të pastrojnë paratë e vënë nga korrupsioni. Ditën e djeshme drejtori i Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj raportoi në Komisionin e Sigurisë mbi punën e institucionit që ai drejton për vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë viti 2017 kjo drejtori ka hetuar rreth trembëdhjetë zyrtarë të lartë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës apo korrupsionit kryesisht pasiv.

Gjithashtu gjatë vitit 2017, kjo drejtori lëshoi 52 urdhra bllokimi të llogarive bankare me një vlerë totale për 11,2 milionë euro, nga të cilat 9 milionë euro janë sekuestruar.

Ndërsa sipas drejtorie janë verifikuar rreth 7000 persona për aktivitet të dyshimtë për pastrim parash në bashkëpunimi me institucione të rëndësishme, si BB, AMF, prokuroria, policia, doganat, tatimet, Ministria e Jashtme, SHISH, partnerët ndërkombëtar, etj.

Ndërkohë që interesant është fakti se për një periudhe 4 vjeçare nga ana e DPPPP janë bllokuar plot 75 milionë euro, prej të cilave janë sekuestrua 40 milionë euro.

Po ashtu, sa i takon vitit 2017 nga ana e Drejtorisë së Pastrimit të Parave janë identifikuar 5 raste për financimi të terrorizimit, të cilët janë kallëzuar në prokurori. Sakaq, sipas kësaj drejtorie janë rreth 272 raste të cilët janë hetuar dhe paditur në prokurori, pasi nuk dihej burimi i të ardhurave financiare. Ndërsa gjatë vitit 2017, sipas të dhënave të kësaj drejtorie janë hetuar për evazion fiskal plot 16, të cilët janë kallëzuar edhe në prokurori. Nga ana tjetër, kjo drejtori ka vlerësuar edhe bashkëpunimin e mirë që ka pasur gjatë vitit që shkoi me prokurorinë, policinë dhe SHISH në kuadër të hetimeve të nisura prej saj.

Gjokutaj deklaroi gjithashtu  se në kuadër të procesit të vetingut janë verifikuar rreth 3 mijë gjyqtarë, prokurorë dhe familjarët e tyre. Madje, ai theksoi se numri më i madh i hetimeve është bërë për llogari të ILDKP në kuadër të procesit të vetingut, ndërsa shtoi se është bashkëpunuar fort me KPK dhe ONM, si dhe me agjencitë e huaja dhe ato ligjzbatuese shqiptare.

“Kemi kryer hetime dhe kemi kthyer përgjigje për 3000 persona. Kryesisht hetimin e kemi bërë të thellë në kuadër të procesit të vetingut, nga ku janë hetuar gjyqtarët, prokurorët dhe familjarët e tyre. Kemi bashkëpunuar ngushtë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, partnerët dhe agjensitë homologe, si dhe me ekspertët e FBI e OPDAT për të hetuar pasuritë e njerëzve të drejtësisë në kuadër të procesit të vetingut”, citon gazeta “Sot”.

Në të njëjtën kohë, drejtori Gjokutaj bëri të ditur se në kuadër të procesit të vetingut që pritet të ndodhë në Policinë e Shtetit, sipas tij, do të jenë mesatarisht plot 50 mijë efektivë policie dhe familjarët e tyre që do të kalojnë në sitën e kësaj drejtorie.

13 zyrtarë futen në ‘rreth të kuq’, 7000 të tjerë në verifikim, bllokohen 52 llogari bankare Read More »

Vendimi i menjëhershëm – 50 biznese kosovare bojkotojnë ‘Rrugën e Kombit’

Rreth 50 biznese të ndërtimit nga Kosova kanë vendosur që ta bojkotojnë “Rrugën e Kombit” pas tarifave për kalimin e autostradës të vendosura nga Qeveria Shqiptare.

Këto biznese thonë që vetëm material ndërtimor importojnë nga Shqipëria, rreth 35 milionë Euro në vit dhe Rrugën e kombit e kalojnë në vit rreth 21 mijë makina. Pas vendosjes së taksës, ku taksa për makineri të rënda është 46 Euro vajtje ardhje, kompanitë në vit detyrohen të paguajnë rreth 1 milionë Euro më shumë.

Këtë vendim, këto kompani e quajnë si plaçkitje nga Qeveria Shqiptare, ku ankesa kanë edhe për skanerin e vendosur për importuesit që përdorin si tranzit portin e Durrësit, për të cilin thonë që paguajnë 23 Euro, pa e përdorur fare.

Jetmir Bytyçi, përfaqësues i këtyre bizneseve, i tha Klan Kosovës se kjo është një “plaçkitje” e vendosur nga shteti shqiptar, për të cilin thanë që kanë tentuar t’ia paraqesin ankesat e shqetësimet e tyre, por që nuk u morën parasysh deri tani.

Bytyçi shton se pas këtij bojkoti, do të detyrohen që biznesin e tyre ta orientojnë nga vendet që ai i cilëson si të “padëshirueshme”, siç janë Serbia dhe Maqedonia.

Ai shprehet i bindur se bojkotin do ta mbajnë dhe nuk do të heqin dorë nga vendimi i tyre, deri në zbritjen e taksës rrugore, për të cilën thotë që nuk janë kundër saj, mirëpo çmimi është tepër i lartë.

Ai thotë se po të përshkruhet rruga nga Serbia apo Maqedonia, nuk paguhen më shumë se 10 cent për një kilometër rrugë, kurse për 1 kilometër të përshkruar në “Rrugën e Kombit” duhet të paguhen mbi 0.38 cent.

“Të gjitha këto pengesa dhe tarifa, çojnë në humbje të perspektivës dhe zhvillimit të mëtejshëm të tregtisë në këto hapësira shqiptare”.

Ata kërkojnë gjithashtu nga qeveria shqiptare që t’i marrë parasysh këto kërkesa, pasi sipas tyre përgjatë 10 viteve kur u ndërtua kjo autostradë, vetëm me këto produkte që tani do t’i bojkotojnë, shuma që Shqipëria përfitoi ishte rreth 350 milionë Euro.

Ata kanë paralajmëruar edhe protesta në Kosovë e Shqipëri 24 orë para hyrjes në fuqi të taksës rrugore.

Vendimi i menjëhershëm – 50 biznese kosovare bojkotojnë ‘Rrugën e Kombit’ Read More »

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi: Ja pse u shpallën ‘non grata’ vetëm 2 diplomatë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Moskë, Shpëtim Çuçka komentoi sot vendimin e qeverisë për largimin e dy ambasadorëve rusë. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Çuçka pohoi se vendimi në fjalë është i bashkëmenduar, në sajë edhe të lëvizjes së 14 vendeve të BE-së.

Mes të tjerash ai theksoi se vendimi i qeverisë për të shpallur ‘non grata’ dy prej ambasadorëve dhe jo të gjithë, vjen për faktin që të përjashtohet mbyllja e ambasadës tonë në Rusi.

“Nuk marr përsipër të gjykoj vendimin e qeverisë. Qeveria jonë ka menduar të dëbojë dy diplomatët me një formulim që nuk e ekspozon shtetin. Kështu e përcakton konventa e Vjenës. Pastaj se çfarë i ka thënë ministri Bushati ambasadorit rus është diçka tjetër dhe ne nuk e dimë. Koha e marrjes së vendimit përkon me vendimin që kanë marrë 14 vendet europiane. Është e rastësishme? Secili mund ta mendojë si të dojë. Unë mendoj se është e bashkëmenduar. Ka shtete që dëbojnë nga një diplomat. Numrat e largimeve tregojnë një raport. Dëbimi i tyre është një mesazh për aleatët tanë. Kjo tregon një raport që shtetet e caktuara largojnë vetëm një, kurse ne 2. Ambasada jonë në Moskë është e vogël. Largimi i dy ambasadorëve, është se; ‘ne e kemi rangun’. Siç duket menduam se po të hiqnim 4 do na mbyllnim ambasadën”, tha ish-ambasadori.

DISKUTIME
Spartak Ngjela:Ne nuk jemi vasal të ndonjë perandorie. Jemi anëtarë të NATO-s, por pa ushtri. Po hyjmë në BE me interesa të mëdha. Janë dy superfuqitë që kanë përplasje në Ballkanin perëndimor. Derisa përplasen këtu, ka amerikanë dhe rusë. Por ne jemi me amerikanët dhe do heqim rusët. Por problemi është se nga e ke aleancën!

Paskal Milo Ne nuk jemi ‘kërthiza e krizës’, ne jemi një vend i NATOS. Jemi të detyruar që të respektojmë ato institucione. Kjo është e qartë. Ne nuk jemi në atë fazë që Shqipëria të bëhet një ‘mollë sherri; midis rusëve dhe synimeve të tyre në Ballkan dhe SHBA. Nuk kemi atë peshë dhe atë rol që ndonjëherë ia ngarkojmë vetes. Duhet të jemi më modest.

Shpëtim Nazarko: Ne jemi në qendër të kësaj krize. Kemi një diferencë klasike mes viteve ’90. Rusia ka nisur të ndjekë gjeopolitikën e vjetër Ruse. E filluar që nga Katerina e madhe, ka tentuar që të ketë ne qendër të saj Stambollin. Putini i ngjan carëve të vjetër. Për mua nuk është luftë e ftohtë. Putini i ngjan vetëm carëve të vjetër, që kërkon të penetrojë përmes vijave tokësore.

Spartak Ngjela: Carizmi ka qenë me ushtri. Ky ska pushtuar asnjë (Putin) Kush ka para hyn në treg. Rusia nuk ka para. E ka GBP më të vogël se Spanja. Është zero. Si do hyjë në treg ajo? Ska asnjë investim teknologjik. Me ça do hyjë me ushtri?!

Paskal Milo: Rusia po të ishte kaq e dobët, nuk do përfaqësonte rrezik të madh për SHBA. Në vitet ’90 kur Rusia ishte e dobët, se Jelcini (Boris Jelcin) nuk kishte forcë.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi: Ja pse u shpallën ‘non grata’ vetëm 2 diplomatë Read More »

Zv/ambasadori rus në Tiranë: Do ketë kundërmasa ndaj Shqipërisë

Rusia ka paralajmëruar mundësinë e një kundërpërgjigjeje ndaj veprimit të sotëm të Shqipërisë, në lidhje me unifikimin e vendimit për të dëbuar zyrtarë rusë nga shtetet e NATO-s.
Në një prononcim për Report tv, Zv.Ambasadori i Rusisë në Tiranëm Dmitry Kazmin shpreh keqardhje për heqjen e dy diplomatëve rusë nga ana e qeverisë shqiptare, duke deklaruar se do të jetë koha ajo që do të vërtetojë se veprimi I palës shqiptare ka qenë i gabuar.

Madje Kazmin është shprehur se Rusia nuk e përjashton mundësinë e një kundërpërgjigjeje, një deklaratë kjo e cila në terma të gjuhës diplomatike mund të konsiderohet mjaft serioze.

“Lidhur me vendimin e autoriteteve shqipetare per largimin e dy diplomateve ruse, na duhet te shprehim keqardhjen per kete rast. Ky vendim bie ndesh me perpjekjet tona per permiresimin dhe intesifikimin e marredhenieve dypaleshe. Vendimi eshte i pabazuar dhe koha do ta tregoje kete. Ne kete situate nuk mund te perjashtohen edhe kundermasat nga pala ruse. Edhe njehere tjeter dua te shpreh keqardhjen per cka ndodhi. Veprimi i pales shqipetare i kundervihet frymes pozitive per marredhenie te mira midis dy vendeve.Pozitën zyrtare ju do të merrni në të ardhmen e afërt.”- shprehet zv.ambasadori rus.

Kjo e hënë ka qenë një ditë e ngarkuar politikisht pasi kujtojmë se pas vendimit të SHBA-ve e shumë shteteve të NATO-s për të larguar diplomatët rusë nga vendet e tyre respektive, të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Shqipëria. Shkak i kësaj lëvizje që ka përfshirë dhe shtete të mëdha si Amerika, Britania, Gjermani, Franca etj, është vdekja misterioze e ish agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Vdekja sipas rezultatit të hetimeve ka ardhur për shkak të një agjenti kimik (nervor). Britania, aty dhe ku ka ndodhur vdekja e dy rusëve, akuzon vetë shtetin Rus si organizatorin e fshehur prapa këtij krimi.

Zv/ambasadori rus në Tiranë: Do ketë kundërmasa ndaj Shqipërisë Read More »

Prokuroria zbarkon në Gjirin e Lalzit, hetim për tjetërsim pronash në rezidencën VIP. Rrezikojnë dhe 3 ish kryeministra që kanë firmosur, gati arrestimet

Ashtu sikurse ka paralajmëruar muaj më parë “Pamfleti”, duke ndjekur linjën e marrjes së pronësisë dhe të shitblerjeve dorë më dorë, më në fund organet ligjzbatuese shqiptare do të mbërrijnë tek pronarët e vërtetë.

Kështu ditën e sotme, Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e Durrësit. Kryesisht bëhet fjalë për toka truall dhe sipërfaqe të konsiderueshme në bregdet.

Objekt i këtyre hetimeve janë institucionet e Hipotekës dhe të ALUIZNI-t.

Sipas informacioneve të mediave(RTV), pjesa ku më shumë janë përqendruar hetimet është zona e Gjirit të Lalëzit. Ku është dhe rezidenca e pjesës më të madhe të politikës, duke filluar nga ish kryeministra, deputetë dhe ish ministra, drejtuesit kryesorë drejtësisë dhe të mediave.

Informacionet thonë se prokuroria ka tentuar të marrë në pyetje punonjës të institucioneve të lartëpërmendura, por një pjesë e mirë e tyre nuk janë gjetur.

Bëhet fjalë për rreth 30 punonjës hipoteke dhe ALUIZNI të periudhave të ndryshme, që janë vënë në shënjestër nga organi i akuzës.

Policia e Durrësit bën me dije se pranë këtij institucioni ende nuk janë sjellë urdhra arreste, por pritet të mbërrijnë së shpejti. Mësohet se janë vënë në shënjestër dhe janë evidentuar të gjithë personat që kanë tjetërsuar pronat.

Ndërkohë që janë marrë dhe dokumentacionet që kanë të bëjnë me krijimin këtyre fshatrave turistikë.

Vendimet e KKRRT në kohë të ndryshme kur kanë dhënë lejet për këto fshatra turistikë, dhe shpërblimi i dhënë për ta në formë vilash është sërish objekt hetimi.

Mësohet se po përgatitet vala e dytë e arrestimeve dhe pritet që të ngrihet niveli në rang ish kryeministrash. Ku tre prej tyre janë duke u evidentuar pasi dyshohet se kanë përfituar vila në Lalz në këmbim të firmave për fshatrat turistikë.

Kujtojmë që pak ditë më parë u arrestua kryebashkiaku i Lezhës, Frrokaj i akuzuar për tjetërsim pronash së bashku me 12 zyrtarë të tjerë, por më pas u lirua dhe po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa 11 zyrtarë janë në kërkim.PAMFLETI

Prokuroria zbarkon në Gjirin e Lalzit, hetim për tjetërsim pronash në rezidencën VIP. Rrezikojnë dhe 3 ish kryeministra që kanë firmosur, gati arrestimet Read More »

Vuçiç kërcënon Kosovën: Do përgjigjemi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar sot për arrestimin e qeveritarit serb që hyri pa leje në Kosovë. Në reagimin e tij ka konfirmuar se edhe policë serbë në uniforma të policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriç, të cilin, ai e ka quajtur “kidnapim”.

“Ata që morën pjesë në kidnapimin e Gjuriq do të përgjigjen, e në mesin e tyre edhe dy serbë që ndihmuan për këtë” ka thënë Vuçiç. Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, në emisionin Pressing në T7, ka thënë se në operacionin e sotëm në Veri të Mitrovicës ku u arrestua Marko Gjuriq kishin marrë pjesë edhe policët e komunitetit serbë.

Presidenti serb i është drejtuar kombit serb pas mbledhjes së Këshillit për Siguri. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas arrestimit të Marko Gjuriç duke e quajtur provokim brutal dhe akt kriminal që autoritetet e Prishtinës sipas tij e kanë zhvilluar të ndihmuar nga ndonjë shtet perëndimor.

Ai i ka quajtur terroristë shqiptarët duke e involvuar edhe EULEX’in në gjithë këtë pasi, sipas tij, edhe dy vetura të EULEX’it kanë qenë të përfshira në aksion. Vuçiç po ashtu ka thënë se Gjuriç do të pranohet në një spital në Serbi për t’u trajtuar.

Vuçiç kërcënon Kosovën: Do përgjigjemi Read More »