Aktualitet

Para Samitit të Bashkimit Europian, Maj 2018, do arrestohen tre ish-ministra

BE ka vënë një kusht para Shqipërisë për të marrë statusin kandidat për në BE: Arrestime të politikanëve të përzier me korrupsion dhe krim. Nëse i keni vënë re deklaratat që vijnë nga Brukseli këto javë si dhe do të shpeshtohen në javët në vijim lidhen me pranga në duart e politikanëve. Burime nga prokuroria e përgjithshme dhe nga prokuroria e Durrësit e cila po heton dosjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, thonë se janë bërë gati tre fletë arreste ish-ministrash të rëndësishëm nga radhët e opozitës dhe mazhorancës e ku pritet të ekzekutohen gjatë muajit prill 2018. Po kështu pala amerikane pret edhe arrestimin e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla për të cilin po heton prokuroria e rrethit të Durrësit.

Por me sa shikohet heshtja nga prokuroria e përgjithshme dhe ecejaket e ambasadës amerikane në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme të zyra e Arta Markut, fletë arresti duket se po përgatitet edhe në këtë rast nga prokuroria e Durrësit.

Samiti i BE që do të zhvillohet në Maj të këtij viti do të shqyrtojë kandidaturën e Shqipërisë për tu pranuar si kandidat për në BE.

E duan fillimin e ndëshkimëve nga drejtësia të zyrtarëve të lartë si “çelës” për të hapur negociatat me Tiranën.

Para Samitit të Bashkimit Europian, Maj 2018, do arrestohen tre ish-ministra Read More »

Arrestoi Gjuriçin, kush është Mentor Shabani, “armiku” i mediave serbe?

Mediat dhe autoritetet serbe e kanë filluar gjahun për njerëzit që dje drejtuan aksionin e jashtëzakonshëm policor për arrestimin e Marko Gjuricit në Mitrovicë.

Agjencia shtetërore serbe e lajmeve, Tanjug, në tekstin me titull “Kush është Shabani, komandanti i aksionit brutal në Mitrovicë”, thekson se personi që e ka drejtuar tërë aksionin për arrestimin e Gjuriçit është Mentor Shabani.

“Pak dihet për këtë njeri, ndërsa dje manifestoi atë që e ka mësuar gjatë stërvitjeve në bazën ‘Adem Jashari’”, shkruan tanjug, transmeton portali “lajmi net”.

Mirëpo, nuk ka detaje se për çfarë baze bëhet fjalë dhe cila është kjo bazë që mban emrin “Adem Jashari”?

“Kush është koloneli i Policisë së Kosovës i cili komandoi në implementimin e planit operativ, i aktivizuar pas paralajmërimit për vizitë në Kosovë të drejtorit të zyrës për Kosovë dhe sekretarit të presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq?”, pyet Tanjug.

Të kujtojmë se dje në konferencën e jashtëzakonshme për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ai tha se do të përgjigjen para organeve të drejtësisë serbe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriqit.

Ai tha se në mesin e tyre janë edhe dy serbë, por pa dhënë detaje tjera.

346019

Arrestoi Gjuriçin, kush është Mentor Shabani, “armiku” i mediave serbe? Read More »

Grabitën pronën me vlerë 100 milionë euro, gjykata jep vendimin për të akuzuarit

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë sot vendimin për të akuzuarit e skandalit të tjetërsimit të një trualli prej 220 ha tokë në Karaburun.

Sipas prokurorisë prona ishte regjistruar në emër të Rajmond Mezit më pas “ajo është ndarë në dy pasuri të tjera, me sipërfaqe prej 130 ha dhe 90 ha.

Vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga Alber Spiro, Albana Selmanaj dhe Laurent Fucia.

Për Rajmond Mezin, i cili është dhe përfituesi i tokës gjykata dha 18 vjet burg nga 21 vite që kërkoi prokuroria.

Për avokatin e Rajmond Mezit, Enkes Hysendhima gjykata dha pafajësinë ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin me 24 vjet burg.

Për Lefter Gjergjin, gjykata dha dënimin me 16 vite burg ndërsa prokuroria kishte kërkuar 19 vite.

Për Blerina Dhramin gjykata dha 6 vjet burg për akuzën e falsifikimit dhe shkeljen e të drejtës së funksionit publik. Prokuroria kërkoi dënimin me 11 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve.

Për arshivisten Donika Besimaj gjyka dha dënimin me 3 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, prokuroria kërkoi dënimin me 6 vjet.

Grabitën pronën me vlerë 100 milionë euro, gjykata jep vendimin për të akuzuarit Read More »

Shefi i SHISH: Ka tendenca, por jo influenca ruse në Shqipëri

Për rreth tre orë, shefi në detyrë i SHISH, Helidon Bendo ka raportuar përpara Komisionit të Sigurisë Kombëtare në një mbledhje me dyer të mbyllura. Bendo është pyetur për rrezikun rus në Shqipëri, pas dëbimit të diplomatëve por përgjigjet e tij kanë qenë të paqarta.

Report Tv raporton se “Bendo mohon të ketë influenca të qarta ruse, por ka pranuar se ka tendenca të tilla”.

Bendo u pyet për lidhjet e politikanëve me 613 kg kokainë dhe drogërat e tjera, por në këtë temë nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë duke thënë se sfida me narkotikët është prioritet.

Kjo përgjigje duket se nuk i ka lënë të kënaqur deputetët, të cilët janë shprehur se kreu i SHISH ka dhënë përgjigje prej “delfini” dhe kanë përsëritur disa herë të njëjtat pyetje në drejtim të Bendos.

Shefi i SHISH: Ka tendenca, por jo influenca ruse në Shqipëri Read More »

Nga Vlora ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se …

Nga Vlora ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se reforma e pronës është më e rëndësishme, pas asaj të drejtësisë. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të takimeve me institucionet përkatëse dhe qytetarët, Vlahutin tha se prona është një e drejtë themelore që për BE është e panegociueshme.

Vlahutin: ” Me institucionet administrative dhe policinë me prkurorinë, gjykatat, por për ne thelbësore ishte takimi me qytetarët…

Prona private është e drejtë themelore e njeriut dhe për ne si BE është e panegociushme. Gjatë 27 viteve të fundit edhe më parë ka pasur një kaos që është shkaktuar për cështjen e pronësisë.

Pas reformës në drejtësi kjo është reforma tjetër më e rëndësishme për shqiptarët.

. Ka një problem me ish-pronarët që për 27 vjet nuk regjistrojnë prona që të afërimit e tyre i kanë pasur për 300. Dhe kjo është pika nga do të fillojmë.

Mesazhi që mora nga qytetarët që është që kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse përbëbn bazën e demokracisë jo vetëm për BE por edhe për demokracinë në vetëvete. “

Nga Vlora ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se … Read More »

KQZ paralajmëron gjoba për 110 parti politike: Dorëzoni raportet financiare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje partive politike që nuk kanë dorëzuar raportet financiare për 2017, ta bëjnë atë pasi në të kundërt do të gjobitën.

Në një dalje për mediat, nga KQZ zëdhënësja Drilona Hoxha tha se nga 128 parti, vetëm 18 kanë dorëzuar raportin.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjve është i vendosur të respektojë ligjin, ndaj ju kujtojmë se afati për dorëzimin e raporteve financiare është data 31 mars 2018 dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Gjithashtu KQZ ftoi ekspertët kontabël të licensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2017.

KQZ paralajmëron gjoba për 110 parti politike: Dorëzoni raportet financiare Read More »

Rama dhe Berisha te komisioni “Tahiri”

Komisioni parlamentar hetimor për kultivimin e kanabisit, i njohur ndryshe si komisioni “Tahiri”, pritet të sjellë përballje të fortë mes dy kampeve politike. Që në mbledhjet e para të këtij komisionit mazhoranca dhe opozita po llogarisin ta përdori këtë hetim si një gjyq publik kundër palës tjetër, ndonëse PS-ja është më e goditur në këtë rast sepse ka një ish-ministër të brendshëm të akuzuar dhe nën hetim nga prokuroria e krimëve të rënda.

Partia Demokratike ka publikuar dje listën e zyrtarëve që do të thirren për të dëshmuar në komisionin hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kreu komisionit, Edi Paloka, tha se për të arritur objektivin e hetimeve të parlamentit, duhet të merret dhe dëshmia e një sërë zyrtarësh aktuale të qeverisë dhe ish-zyrtarë. Dhe zyrtari i parë që demokratët kanë në listë për të marrë në pyetje është pikërisht kryeministri Edi Rama. Për demokratët, kryeministri Rama është mbrojtësi kryesor i Saimir Tahirit dhe njeriu që e mbështeti në karrierën politike duke i besuar ministrinë më të rëndësishme. PD shton se ishte politika e kryeministrit Rama që lejoi kanabizimin e vendit. Por përveç Ramës, selia blu kërkoi që në komision të jenë edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Para deputetëve do të dëshmojnë edhe ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi, kreu aktual në detyrë i SHISH, Helidon Bendo, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtues dhe ish-drejtues të Policisë së Shtetit në qarqe. Në listë janë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të sigurisë kombëtare. Në cilësinë e dëshmitarit do të thirret dhe prokurori i Krimeve të Rënda që ka nën hetim Saimir Tahirin, Besim Hajdarmataj, si dhe zyrtarë të tjerë të organit të akuzës. Gjithashtu, PD kërkon që në komision të hapen dhe dosje sekrete të SHISH dhe mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku është diskutuar për fenomenin e mbjelljes së kanabisit. Nuk dihet nëse Presidenti do ti lejojë daljen e dokumentave sekrete nga Presidenca për mbledhjet e Këshillit Kombëtar, ndonëse ligjërisht mund të jetë i detyruar t’ia jap komisionit hetimor parlamentar.

Fill pas publikimi të listës së dëshmitarëve që kërkon PD-ja ka dalë Partia Socialiste me një njëjtin stil politik. Deputeti socialist Bashkim Fino tha dje se lista me dëshmitarë që do të sjellë PS në mbledhjen e radhës do të jetë shumë herë më e gjatë se lista e PD. Për të balancuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama në komision, PS-ja do të kërkojë që në cilësinë e dëshmitarit të thirret edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu, BashkimFino la të kuptohet se në cilësinë e dëshmitarit do të jenë dhe disa anëtarë të PD në komisionin, siç është rasti i ish-ministrit të Brendshëm në qeverisjen e PD, Flamur Noka. Demokratët kërkojnë që hetimi të fokusohet në vitet 2013-2016 kur ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri dhe kur kishte kultivim masiv të kanabisit. Nga ana e saj PS-ja kërkon që hetimi të shtrihet edhe gjatë qeverisjes së PD. Konkretisht, periudha kur hashashi mbillej rregullisht në zonën e Lazaratit dhe disa vende të tjera. Në këtë mënyrë duket se dy palët do të “ndajnë parcelat e hashashit” në Parlament duke akuzuar njëra-tjetrën.

Lista me emrat e zyrtarëve që do të dëshmojnë do të miratohet në seancën e radhës së komisionit. Sipas ligjit për hetimin parlamentar, kur një zyrtar nuk pranon të vijë në komision për dëshmi, ai mund të merret edhe me forcë nga policia. Sali Berisha zakonisht ka refuzuar të shkojë për dëshmi në komisionet e mëparshme parlamentare. Nuk dihet nëse do të shkojë këtë rradhë, ndonëse informacionet janë se do paraqitet për ta kthyer seancën në një sulm të egër politik ndaj kryeministrit Rama. Ndërsa Edi Rama ka një përvojë me hetimin parlamentar gjatë kohës që ishte kryetar bashkie dhe kur vend të dëshmive dha spektakël me megafon dhe tallje ndaj deputetëve. Burime nga kryeministria thonë se kryeministri do të paraqitet, pasi “i ka me shumë passion këto komisione, sidomos kur drejtohen nga Edi Paloka dhe Flamur Noka”.

Këtë rradhë çështja është pak me serioze se sa komisionet e tjera. Edhe pse komisionet parlamentare nuk kanë pasur rëndësi në ndjekjet e mëpasshme penale ndaj zyrtarëve, por ky komision do të synojë të nxjerrë përgjegjësitë politike për hashashin si dhe fakte të cilat do t’ia nis prokurorisë së krimeve të rënda.

Beteja sapo ka filluar ndaj nuk do jetë çudi ku dëshmitarët do mundohen të jenë sa më të kujdesshëm para komisionit hetimor, sepse nuk është më koha kur e merrnin me të qeshur. Po ndryshojnë kohët dhe nuk është çudi që prokuroria ndonjë dëshmitar edhe mund ta marrë të pandehur pas dëshmive apo debatëve në komision, gjithnjë në raport me faktet qe do nxjerrin sejcila palë politike.

Një burim nga brenda komisionit thotë për “Koha Jone” se komisionit do ti kërkohet nga një anëtar komisioni që Edi Rama dhe Sali Berisha të thërriten në një ditë e në të njëjtën orë në komision, bile edhe si një ballafaqim mes tyre për drogën në këto vite, e cila ka pushtuar Shqipërinë.

Q.Xhani

Rama dhe Berisha te komisioni “Tahiri” Read More »

Mbi 70% e shqiptarëve në Facebook, të 7-t në Evropë

Skandali Facebook për përdorimin e paautorizuar të të dhënave personale të individëve gjatë vitit 2016, që mendohet se janë përdorur në favor të fushatës presidenciale të Donald Trump në SHBA, ka vënë në lëvizje shtetet që të nisin zyrtarisht hetimet. Edhe pse kompania e akuzuar “Cambridge Analytica” mohon se ka shkelur ligjet apo të ketë abuzuar në punën e saj, shtete në mbarë botën po përpiqen të zbulojnë se në çmasë janë marrë e përdorur të dhënat.

Për Shqipërinë nuk ka evidenca, por sa përqindje e shqiptarëve janë përdorues të rregullt të rrjetit social Facebook?

Sipas Internet World Stat, shqiptarët kanë Facebook si rrjetin e tyre social të preferuar. Shifrat tregojnë se për vitin 2017, ndër 1,932,024 përdorues të internetit, 1,400,000 janë përdorues të një llogarie Facebook. E shprehur në përqindje, kemi të bëjmë me rreth 70-80 % të shqiptarëve si përdorues të rrjetit social të famshëm të themeluar nga Marc Zuckermberg. Përkatësisht, 72.5% e shqiptarëve, të renditur të 7-tët në Europë dhe të 2-tët në Ballkan, pas malazezëve.

Krahasuar me fqinjët rajonalë, përqindja më e madhe e përdoruesve të Facebook ndodhet në Shqipëri dhe Malin e Zi, ashtu sikurse edhë në Bullgari. Ndërsa Maqedonia, Greqia, kanë rreth 60-70 % të përdoruesve në popullatë, Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia kanë nivel më të ulët përdorimit, rreth 50-60%. Në spektrin europian, Rusia dhe Bjellorusia kanë më pak përdorues, 0-20 %, por që kjo lidhet edhe me aksesin e lejuar dhe censurën nga shteti. Ukraina po ashtu ka pak përdorues, 20-40%. Në nivelin më të lartë, në të cilin edhe shqiptarët gjenden, bën pjesë edhe Irlanda, Britania dhe Portugalia. Nën gjysmën e popullsisë që e përdorin këtë rrjet janë gjermanët, polakët, zvicerianët, austriakët, letonezës dhe çekët.
Facebook u konfirmua rrjeti social më i përhapur në botë, sipas të dhënave të përditësuara deri në fund të janarit 2018, të marra nga Alexa dhe përpunuar nga Il Sole 24 ore. Kjo tendencë përqafohet edhe në Shqipëri./Monitor

Mbi 70% e shqiptarëve në Facebook, të 7-t në Evropë Read More »