Fenomeni i gjakmarrjes është vlersuar shpesh si një proces i pashmngshëm i shoqërisë shqiptare. Operazione Colomba, korpusi i jodhunës ka hartuar një raport në lidhje me gjakmarrjen në Shqipëri, duke përmendur rastet, fiset, zona, por edhe jetët e shuara, të cilat në raport thuhet se kanë qenë më shumë meshkuj.
Kështu, në dhjetor të vitit 2017 baza e të dhënave e përpunuar nga operazione Colomba përfshin 550 raste, ndër të cilat janë raste plagosje, vrasje në tentativë, vrasje për shkak të hakmarrjes e gjakmarrjes.
Përsa i përket viktimave, pjesa më e madhe janë të gjinisë mashkullore, nga 550 raste, 508 janë meshkuj. Në njëzet vitet e fundit, apelimi ndaj traditës zakonore i është përgjigjur disa nevojave diktuar nga konteksti i ri në të cilën manifestohet.
Raporti thotë se nhjëra anë mund të jetë nevoja e përmbushjes së boshllëqeve institucionale dhe nga ana tjetër urgjenca me përballjen e kapitalizmit global.
Në valën e akuzave dhe reagimeve për taksën e Rrugës së Kombit, vjen përgjigja e kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se ka dy drejtime në këto diskutime, rruga e arsyet dhe ata që nuk mbajnë përgjegjësi për atë çka thonë, duke shigjetuar kështu opozitën.
Teksa nënvizoi faktin se kjo nuk është një taksë, por një tarifë, Rama pohoi se ky hap ishte i domosdoshëm për mirëmbajtjen e aksit në fjalë. Mes të tjerash ai risolli në vëmendje edhe një deklaratë që kishte bërë Berisha në vitin 2010, kohë kur ishte kryeministër, kur ishte hedhur edhe ideja për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.
“Ky është një debat që nuk ia vlen. Ka një anë që ecën në rrugën e arsyet, dhe një anë që nuk mban përgjegjësi për atë që thotë. Ndërkohë që ia vlen patjetër shpjegim, pasi kjo është eksperiencë e parë për vendit tonë që është i vetmi vend në Europë dhe rajon që nuk ka pasur asnjëherë një eksperiencë të tillë. Ndaj ia vlen shpjegimi. Vendimmarrja për të vendosur jo taksë, por tarifë për përdoruesit e rrugës së Kombit, e ka zanafillën në vitin 2010, pasi në këtë vit kryeministri i kohës, (Sali Berisha) ka marrë i9niciativën për të hapur këtë proces. Dhe ka thënë publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot mohon; e ndërtuam, por për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot. Kjo nuk është fjalë kot. Pamundësia ka sjellë degradime. Jemi dëshmitar të gjithë së bashku se si ekranet janë mbushur me faqe të degradimit të atij aksi; rrëshqiti këtu, ra atje. Historiku është fare i qartë”, tha Rama.
Deputetja Grida Duma, ka kërkuar që marrëveshja e ratifikuar me Austrinë, mbi njohjen e kontributeve shoqërore të shqiptarëve në Austri, të vijonte me shtetet e Italisë dhe Greqisë.
Problem për vendin tonë, i cili ka mungesë të shifrave të sakta të numërit të shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin austriak, është edhe plakja e popullsisë.
Zonja Duma theksoi se plakja e popullisë së vendit tonë sjell ngecje të zhvillimit, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk ka asnjë strategji krahasuar me vendet e zhvilluara.
Plakja e popullisë së Shqipërisë, tha Duma, sjell krizë në kontribut shoqëror dhe shëndetësor.
“Shifrat tregojnë se do të përgatitemi për një krizë globale, kriza e plakjes së popullsisë ku vendet perëndimore i tremben faktit se në vitin 2050 plakja në vendet e BE-së do të arrijë në masën 17%. Ne jemi sot në situatën ku plakja e popullisë është në masën 32.9% e cila rezulton si vendi i 43, si një ndër vendet që rankohet me vendet e Afrikës dhe plakja e popullsisë do të gjenerojë shkretimin e këtij vendi”, theksoi Duma.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka pritur një delegacion të lartë të policisë italiane, në kuadër të mbështetjes për monitorimin ajror të territorit.
Drejtori i Përgjithshëm Veliu, shprehu konsideratën dhe falënderimet e tij për projektin “Mbështetje për Strategjinë Antikanabis-Mbikëqyrja Ajrore” si dhe ka theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar që rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 kundër fenomenit të kultivimit kanabisit jo vetëm të ruhen, por që këtë vit ky fenomen të mos ekzistojë më. Ai nënvizoi se puna për parandalimin e këtij fenomeni ka më shumë se dy muaj që ka filluar.
“Në eksperiencën e fituar në kontrollin e territorit dhe luftës ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të kanabisit, gjatë vitit 2017; Në një analizë të plotë për të gjithë periudhën paraardhëse, mënyrat e kultivimit, rrugët e trafikimit të kanabisit dhe duke bashkëpunuar do të arrijmë në hartimin e një strategjie efikase policore por jo vetëm, si dhe në rritjen e orëve të fluturimeve për këtë vit, ku është llogaritur të jenë 30% më shumë se në vitin 2017”, është shprehur Veliu.
Ky projekt i jep një rëndësi të veçantë planifikimit të kapaciteteve njerëzore, teknologjisë dhe logjistikës policore në kontrollin e territorit. “Është e rëndësishme dhe ne tashmë e kemi vendosur standardin e bashkëpunimit nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe informacionit me policinë italiane, ndaj mbështetja që na jep ky projekt, jam i sigurt se do të na çojë në rezultate mbresëlënëse. Komponent shumë me vlerë për ne, është mbështetja që po jep ky projekt në fushën e teknologjisë, duke orientuar dhe mbështetur Policinë e Shtetit në zgjerimin e databazës së saj.
Ngritja e laboratorit kërkimor është një bazë e fuqishme për ne, por ajo që është me interes në këtë projekt, është inkurajimi i qytetarëve për të raportuar përmes teknologjisë, për veprat penale që kanë të bëjnë me drogën dhe sidomos përmirësimi i aplikacionit të Komisariatit Dixhital”, vijoi Veliaj.
Pjesa më e rëndësishme e këtij projekti është ngritja e ekipeve të përbashkëta hetimore për hetimin e trafikantëve, me Policinë italiane dhe ato europiane, për të bërë të mundur finalizimin e çështjeve duke identifikuar asetet kriminale dhe sekuestrimin e tyre.
Nëse jeni duke planifikuar të blini një shtëpi me siguri jeni duke mbledhur sa më shumë lekë të keni mundësi pasi mendoni se do t’ju duhen për një pagesë paraprake.
Por grumbullimi i një pjese të parave nuk është e vetmja gjë që ju duhet nëse po mendoni ta merrni një shtëpi me kredi.
Së pari dhe më kryesorja ju duhet të jeni kujdesur që të keni një profil të mirë financiar ndër vite, të keni qenë të rregullt me pagesat mujore e nëse keni patur një kredi të keni qenë mjaft I rregullt në pagimin e kësteve tuaja, shkruan scan.tv.
Sipas ekspertes financiare Suze Orman, sa më të mirë ta keni profilin tuaj financiar aq më shumë shanse keni që të merrni një kredi me norma më të ulëta interesi.
Nëse profili juaj financiar nuk është aspak i mirë, ndoshta bankat nuk do ta aprovojnë kredinë tuaj por edhe nëse e aprovojnë atë, me siguri do të jetë me një normë të lartë interesi pasi kredia që banka po jep ka një rrezik më të lartë moskthimi.
Dosja Basha për lobimin në SHBA me paratë e një kompanie ruse, siç akuzon një revistë amerikane dhe PS-ja, po merr rrjedhë të rrezikshme për selinë blu. Eshtë thirrur për të dëshmuar në Prokurori, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. U thirr prapë financieri i PD-së i cili ka bërë kalimet financiare dhe deklarimet në KQZ. Ilir Dervishi, financier në PD, ka dëshmuar para prokurorit Gjergji Tako si dhe iu përgjigj prapë pyetjeve për dollarët paguar për llogari të PD-së nga një kompani e akuzuar me prapavijë ruse. Financieri deklaroi se gjithçka është në rregull konform ligjit, por dyshimet e prokurorisë mbeten se përse nuk u deklaruan afro 500 mijë dollarë, lobim i PD nga kompania e cila dyshohet si financim rus.
Edhe në parlament kryeministri Rama e sulmoi kryetarin e PD-së për këtë hetim duke aluduar se nuk e keni vetëm me ligjin shqiptar problemin, por edhe me amerikanët për paratë ruse, sipas Ramës. Burime shumë koifidenciale nga prokuroria tregojnë se fletë arresti për financierin e PD-së është bërë gati në tavolinën e prokurorit Gjergji Tako.
Po kështu prokuroria e Durrësit po heton rreth akuzave për pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, akuzuar nga DAP dhe në veçanti nga ambasadori amerikan, si i korruptuar. Akuzat ndaj ish-kryeprokurorit janë deleguar për t’u hetuar prokurorisë së Durrësit, e cila po heton intensivisht. Plot dosje dhe dokumenta janë në tavolinën e prokurorit në Durrës, prokurori e cila po shqyrton momentin kur do të firmos fletë-arrestin për Adriatik Llallën.
Ish-kryeprokurori Llalla ka patur një konflikt të madh e publik me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu për dosjen e një hetimi të kompanie amerikane. Dosja hetohej asokohe nga prokuroria e Fierit dhe të mos harrojmë se në atë viti prokuroria ishte organ i centralizuar. Sot me ndryshimet kushtetuese, ligjërisht, çdo prokuror është një “kryeprokuror” në vetvete, sepse nuk merr urdhëra nga shefi, por vendos sipas bindjes së tij bazuar në dosje, pra thënë me bukur në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.
Opozita akuzon se sulmet janë politike, sidomos për PD-në në rastin e lobimit në SHBA.
Megjithatë dy prokurorët, në Tiranë dhe Durrës, kanë gati për firmë dy fletëarreste. Vonesa për ekzekutim të vendimit prej tyre duket se ka prapë lidhje me politikën, gjë që do të thotë se akoma politika fut hundët në prokurori.
Një ditë pas vizitës së ministrave Etilda Gjonaj e Fatmir Xhafaj dhe ambasadores Romana Vlahutin në Vlorë, Task-Forca nis verifikimet në këtë qark.
Nga burimet lokale mësohet se Task-Forca do të ketë takime në Prefekturë, ZVRPP dhe Avokaturën e Shtetit.
Ditën e martë, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pasi kanë vizituar fillimisht Bashkinë e Vlorës, i janë drejtuar Pallatit të Kulturës teksa kanë zhvilluar një takim pa praninë e mediave me punonjës së Hipotekës së qytetit bregdetar dhe të ALUIZNI-t e më pas me qytetarë të interesuar për çështjen e pronës.
Pas takimit që ka zgjatur rreth 90 minuta, Vlahutin ka theksuar se prona private është një e drejtë themelore dhe si e tillë është e panegociueshme për BE,
“E nisëm nga Vlora takimin për pronat për shkak të problematikës që pikërisht Vlora mbart. Ky udhëtim është fakt mbledhës, ndërsa në fokus janë dëgjesat me qytetarët. Prona privat është një e drejtë themelore dhe si e tillë është e panegociueshme për BE, ndërsa gjatë 27 viteve është krijuar një kaos me pronat teksa pronarë të trojeve 300 vjeçare ende nuk mund të regjistrojnë dot pronat e tyre. Njerëzit kanë pritur gjatë ndaj ka ardhur koha që ky problem të gjejë zgjidhje”, ka deklaruar ndër të tjera ambasadorja e BE së Romana Vlahutin.
Më pas, ambasadorja e BE ka zhvilluar një takim me prokurorët dhe gjyqtarët e Vlorës. Pas këtij takimi ajo ka theksuar se, “abuzimi që ka ndodhur në 25 vjet është mjaft i rëndë”.
Dy ditë më parë në një dalje publike, ministrja Gjonaj ka paralajmëruar një reformë të thellë të pronës, që Qeveria do të kryejë. Sipas saj Reforma ka nisur me pezullimin e përkohshëm te lëshimit dhe regjistrimit të AMTP-ve në zonën e bregdetit, kjo për shkak të abuzimeve dhe të korrupsionit të jashtëzakonshëm të identifikuar në këto zona./Shqip