Aktualitet

Të tmerruar nga prangat, nis vala e spastrimeve në drejtësi

Pas ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imerajt, dje KPK ka marrë vendim për të shpëtuar nga verifikimet për një sërë zyrtarësh të lartë të sistemit të drejtësisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë ditën e djeshme procesin e vetingut për 8 gjyqtarë, prokurorë dhe këshilltarë ligjorë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije se vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për Ilir Çelikun, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Vlorës. Sipas njoftimit të KPK-së, është ndërprerë procesi i vetingut për Mirela Fanën, ish-gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë. Procesi ndaj saj u ndërpre për shkak se ajo ka dhënë dorëheqjen pranë Presidentit të Republikës.

Gjithashtu, në njoftimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit thuhet se procesi i vetingut është ndërprerë edhe për ish-prokurorin e Krujës, Sulejman Tola. Po huhet se është ndërprerë procesi i vetingut për katër ish-ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë, përkatësisht Erlindi Basha, Etleva Sherifi, Adnand Bërdica dhe Eritan Shehu, për shkak se këta të fundit kanë dhënë dorëheqje nga detyra.

Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve bën me dije se ka ndërprerë procedurat e rivlerësimit edhe për Ilir Pashajn, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan.

Sipas ligjit të dorëhequrit dalin jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet dhe paguhen për 3 vjet. Madje, të dorëhequrit para procesit të vetingut nuk hetohen dhe ndiqen penalisht.

Të tmerruar nga prangat, nis vala e spastrimeve në drejtësi Read More »

Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në botë. 30% më e shtrenjtë se në vendet e tjera

Shqipëria renditet e pesta më e shtrenjtë në botë përsa i përket çmimit të karburanteve në krahasim me të ardhurat për frymë, pas Moldavisë, Indisë, Jordanisë dhe Marokut.

Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor”,bazuar në informacionin mbi çmimin e benzinës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore. Treguesi mat përballueshmërinë, në bazë të përqindje së të ardhurave ditore që duhet për një litër karburant.

Çmimi i benzinës, që merret për referencë nga Global Price Petrol ishte 1.68 dollarë/litër në Shqipëri, në nivele të ngjashme me shtete që kanë të ardhura për frymë shumë më të larta sesa Shqipëria, si Gjermania, Belgjika, Holanda, Danimarka, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia etj. Në vlerë absolute Shqipëria renditet e 23-a më e shtrenjtë në botë.

Shqiptarëve u duhen 5.3% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Ndonëse Norvegjia, psh, ka ndër çmimet më të shtrenjta në botë të naftës në vlerë absolute (2.05 USD/litër), qytetarët e saj mund ta përballojnë fare mirë, pasi u duhen vetëm 1.3% të të ardhurave ditore për të furnizuar makinën me një karburant.
Maqedonasve dhe malazezëve u duhen 3.2% të të ardhurave ditore, serbëve 3.7%, ndërsa shtetasve të Kosovës 3.9%. Greqia e ka këtë tregues 2.6%, ndërsa Italia 1.8%, Bullgaria 2.4%.

Në Moldavi, që është më e shtrenjta në botë për karburantet, sipas fuqisë blerëse, duhen 7.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant.

Pse e paguajmë kaq shtrenjtë naftën?

Taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku 60% të çmimit e përbëjnë taksat.

“Monitor” krahasoi strukturën e çmimit të naftës në Shqipëri dhe Maqedoni:
Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, nafta kushton aktualisht 63 dinarë maqedonas, ose 130 lekë, ndërsa në Shqipëri nafta kushton mesatarisht rreth 170 lekë, apo rreth 30% më e shtrenjtë. Më poshtë jepet e detajuar se si formohet ky çmim:

Çmimi i blerjes në port llogaritet i ngjashëm për të dy vendet, në rreth 53 lekë për litër në Shqipëri dhe 60 lekë për litër në Maqedoni, pasi ka kosto më të larta transporti për shkak të mungesës së portit. (një ton naftë sot blihet në bursa me rreth 600 dollarë)

Në Maqedoni, taksat direkte mbi naftën janë vetëm akciza, me rreth 28 lek për litër (0.2 cent për litër) dhe TVSH, në rreth 20 lekë për litër (norma e TVSH-së në Maqedoni është 18%, ndërsa zbatohet mbi një çmim 30% më të ulët se në Shqipëri).

Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia nuk e ka taksën e qarkullimit të përfshirë në çmimin e naftës, por e merr direkt tek automjetet.

Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila. TVSH totale arrin në 28 lekë për litër.

Në total, në Maqedoni taksat direkte janë rreth 48 lekë për litër dhe në Shqipëri 97 lekë për litër, pra dyfishi.
Krahas tyre, në Shqipëri është rritur ndjeshëm tarifa e rilicencimit të pikave të tregtimit të karburanteve, që sipas operatorëve llogarit një kosto shtesë prej 3-5 lekë për litër. Kosto të tjera përfshijnë tarifat për Inspektoriatin Qendror Teknik, taksë tabele, taksë reklame, amortizim etj, që duke shtuar dhe një marzh fitimi e çojnë çmimin final në rreth 170 lekë për litër, ose rreth 30% më shtrenjtë se në Maqedoni.

Taksa për rrugën Durrës-Kukës

Aktualisht qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 120 milionë euro taksa nga qarkullimi (507 milionë litra naftë konsum vjetor me 2016 x 32 lekë taksë qarkullimi + TVSH).

Ndërkohë fondet që akordoi buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve në vend vitin e kaluar, duke përfshirë edhe Rrugën e Kombit ishin rreth 3 miliardë lekë ose 22 milionë euro. Kjo shumë është sa 18 për qind e taksës që u vol me 2016 nga qarkullimi dhe që ka destinacion mirëmbajtjen.

Këto fonde vlerësohen të mjaftueshme për të bërë mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve në vend. Nga Financat nuk ka transparencë se si përdoren këto të ardhura.

Për herë të parë, Shqipëria ka nisur zbatimin e sistemit të rrugëve me pagesë, përmes dhënies me koncesion të mirëmbajtjes së segmentit Milot-Morinë, ku tarifat janë 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët, sërish ndër më të lartat në Europë. Nga ana tjetër, juristët kanë pohuar se ato mund të ankimohen në gjykatë, për shkak se cenohet parimi kushtetues se nuk mund të paguhen më shumë se dy lloje taksash për të njëjtin funksion.

Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në botë. 30% më e shtrenjtë se në vendet e tjera Read More »

Vrau 46-vjeçarin para syve të vajzës për hakmarrje, Gjermania i jep leksion

Nje 23 vjeçar shqiptar eshte denuar me burgim të përjetshëm ne Gjermani, pasi përpara syve të vajzës minorene në një shqiptart tjeter.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 janar 2017 në një shkollë publike të Visselhövede. Agresori 23 vjeçar, përpara syve të vajzës, qëlloi për vdekje 46 vjeçarin Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku.

Edhe pse Gjykata nuk e përdori fjalën “gjakmarrje” ose “hakmarrje”, u pa e qartë se dënimi maksimal erdhi për shkak të kësaj vepre, përcjell albinfo.ch.

Viktima

Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si roje sigurimi në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.

Por vrasja që ndodhi në lokal, për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi se gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë. Ajo vdiq pasi e zuri korrenti.

Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Raportohet se ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme – gjë që fatkeqësisht ndodhi.

Vrau 46-vjeçarin para syve të vajzës për hakmarrje, Gjermania i jep leksion Read More »

Procedohet penalisht hoxha në Tiranë që ngacmonte seksualisht pacientet, reagon KMSH

Qjë ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e të ashtuquajturit hoxhë, Fatmir Lloçit, i cili me pretekstin e shërimit ngacmonte seksualisht gratë e vajzat që i shkonin në banesë.

Sot Komisariati i Policisë Numër 2 në kryeqytet ka njoftuar nisjen e procedimit penal ndaj tij me akuzën e ngacmimit seksual, si dhe i ka kërkuar Televizionit Klan t’i vendosë në dispozicion të gjitha pamjet filmike dhe personat e përfshirë në këtë ngjarje si nevojë e hetimit, raporton “Tv Klan”.

Gjithashtu ka reaguar edhe përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Ylli Gurra, i cili e quajti Lloçin hajdut të pafytyrë dhe i bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e abuzuesve që nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë islame.

“Ajo që dua të sqaroj është që të tillë persona ose abuzues nuk kanë aspak lidhje me të qenit hoxhë! Rasti i mbrëmshëm ka qenë një degjenerim apo një abuzim i mirëfilltë për gjithçka, i besimtarëve dhe qytetarëve. Nuk ka lidhje aspak e askund me fenë dhe profesionin fisnik të hoxhallarëve që shërbejnë kudo në Shqipëri. Unë iu bëj apel që të mos bini pre e këtyre abuzuesve të paskrupullt, të cilët për hir të 5 qindarka denigrojnë figurën e qytetarëve, që për arsye shëndetësore detyrohen të zenë dyert e këtyre e vjedhësve të pafytyrë!”, u shpreh Gurra.

Procedohet penalisht hoxha në Tiranë që ngacmonte seksualisht pacientet, reagon KMSH Read More »

Nga 1 prilli bëhuni gati, një surprizë në faturën e dritave.

Pë nga 1 prilli qytetarët do të kenë një taksë të re bashkë me faturën e dritave.

Bëhet fjalë për taksën e pronës, e cila që nga muaji i ardhshëm do të mblidhet bashkë me faturën e dritave.

Kjo gjë u deklarua ditën e sotme, nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj teksa ishte i pranishëm në komisionin e Ekonomisë.

Ai deklaroi se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vlerësohet për momentin si kompania më e përshtatshme për mbledhjen e taksës së pronës.

“Impakti në buxhetet familjare do të jetë minimal për këtë taksë. Njësitë e pushtetit vendor kanë mundësinë që të reduktojnë deri në 30 % të taksës, e kjo mund të ulë dhe më tej ndikimin në buxhetet familjare”, u shpreh ministri.

Mirëpo bëhet me dije se nga kjo taksë do të përjashtohen kategoritë e personave në nevojë dhe më konkretisht kryefamiljarët pensionistë në qytet apo fshat, kur jetojnë vetëm.

Edhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike do të përjashtohen nga taksa.

Nga kjo taksë do të përjashtohen edhe hotelet dhe resortet me 4 apo 5 yje, të cilët janë të klasifikuar me vendim qeverie me status special.

Nga 1 prilli bëhuni gati, një surprizë në faturën e dritave. Read More »

Historianja tregon kush i dogji dokumentet për Skënderbeun

E ftuar në “Arena” në Ora News, historianja Nevila Nika ka rrëfyer për herë të parë se në Berat janë djegur në komunizëm dokumente autentike nga sulltani. Ajo shtoi se Shqipëri janë keqpërdorur historikisht dokumente.

”Manipulimi është i mundur për çdo gjë jo vetëm për dosjet e ish-sigurimit të shtetit.

Dokumentet në Shqipëri janë keqtrajtuar në mënyrë të përsëritur. Dimë Myqerem Janinën, osmanolog i jashtëzakonshëm.

Libër historie i gjallë. Në shtëpinë e tij në Berat është djegur arkivi i familjes Janina nga shefi i degës së punëve të brendshme. Një personazh i zi për mua derisa ka djegur dokumentet.

Fatkeqësisht dogji kopje të marra nga arkivi i ushtrisë perandorake dmth sulltanëve, që babai i tij i kishte kopjuar. Këto kopje u dogjën në Berat në ’46-n”,-tha Nika.

Historianja tregon kush i dogji dokumentet për Skënderbeun Read More »

Qëllohet me armë 40 vjeçari

Bëhet fjalë për shtetasin Ridvan Kruja, 40 vjeç, që ka mbetur i plagosur me armë zjarri, në lagjen ‘Vojo Kushi’, pranë shkollës ‘Oso Kuka’.

40-vjeçari është transportuar për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e ngjarjes, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona, që dyshohet se kanë lidhje me krimin.

Qëllohet me armë 40 vjeçari Read More »

Dëshmitë e reja të sjella dje nga PD për trafikun e drogës në …

Zbardhen përgjimet e drejtuesve të policisë në Vlorë: “Kemi leje nga lart”. Si funksiononte skema e trafikut të drogës dhe përdorja e emri i ish-ministrit si garanci nga kushërinjtë. Një pjesë e parave të drogës vinin “lart” në Tiranë.

Hetimet e prokurorisë për aktivitetin e bandës së “Habilajve” të arrestuar në Itali kanë nxjerrë detaje të reja për mënyrën sesi funksiononte skema e trafikut të drogës. Dosja dhe përgjimet e publikuara dje nga Partia Demokratike tregojnë se anëtarët e bandës “Habilaj” kishin mbrojtjen e Policisë së Shtetit në Vlorë dhe direkt të drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe njerëzve afër ish-ministrit Saimir Tahiri. Këtë thotë PD-ja me faktet që nxjerrin nga dosja e përgjimëve. Ato tregojnë se Artan Habilaj dhe Florian Habilaj, dy nga drejtuesit e bandës që po gjykohet në Itali, komunikonin rregullisht me tre policisë në rangje drejtuese në Qarkun e Vlorës. Konkretisht me drejtorin e Policisë së Vlorë, Jaeld Çela dhe shefin e antidrogës në Vlorë, Gjergj Kohila. Të dy këta efektivë, pas arrestimit të anëtarëve të bandës në Itali dhe në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane janë larguar nga vendi dhe janë në kërkim policor. Edhe vetë fakti që kanë ikur nga arrestimi flet se kanë qenë të implikuar në këtë trafik, pasi një njeri normal nëse akuzohet, fjala vjen kot, shkon para drejtësisë dhe mbrohet.

Sipas dosjes së prokurorisë, drejtuesit e bandës deklarojnë në komunikimet e zbardhura telefonike dhe mesazhe se kishin garanci nga strukturat e policisë për të kultivuar drogë në Vlorë, konkretisht në zonën e Kuçit. Në biseda del dhe një fakt i papërmendur më parë, ku një nga anëtarët e bandës deklaron se policia i kërkonte 30 përqind të vlerës së drogës që do të mbillej.

Hetimet dhe dosja e prokurorisë e publikuar dje nga PD nxjerr lidhjen direkte mes shefit të policisë së Vlorës dhe ish-ministrit Saimir Tahiri. Sipas dosjes Jaeld Çela rezulton se komunikonte rregullisht me shoferin e Saimir Tahirit, Gentjan Ceka. Gjithashtu, komunikimet e zbardhura nga pala italiane tregojnë se në disa raste shefi i policisë së Vlorës kur fliste për Habilajt tregonte se ata ishin “kushërinjtë e ministrit”. “Bisedat mes drejtuesve të bandës së Habiljave dhe drejtuesve të policisë së Vlorës, provojnë se Policia e Shtetit, jo vetëm ishte kthyer në roje të transportit të kanabisit drejt Italisë, por Jaeld Çela ka dekonsipruar operacionet e Shërbimit Informativ Shtetëror për llogari të Habilajve, që vetë trafikantët në përgjime i quajnë “kusho të ministrit” dhe që “siguronin garanci për kanabisin”,- tha dje deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Dëshmitë e reja të sjella dje nga PD për trafikun e drogës në Vlorë tregojnë shkallën e implikimit të zyrtarëve të Policisë së Shtetit si dhe përdorjen e emrit të ish-ministrit nga ata që njiheshin si kushërinj të tij në Vlorë. Detajet tregojnë se raportet mes ish-ministrit dhe personave të akuzuar për trafik droge nuk kanë qenë thjesht te shitja e makinës së famshme, por shkojnë deri në mbrojtje për aktivitetin e tyre në Vlorë. Tashmë nuk flitet për hipoteza, por për dokumente hetimore të cilat i ka Prokuroria shqiptare. Veç akuzave për ish-ministrin, për herë të parë provohet se skema e trafikut drogës ka pasur mbrojtjen e segmenteve të Policisë së Shetit. Agjentë që duhet të luftonin mbjelljen e drogës tani rezultojnë se informonin trafikantët për hetimet dhe u sugjeronin zonat se ku mund të mbillnin hashash pa i ngacmuar njëri. Në këmbim të garancisë, efektivët e policisë kanë marrë, siç tregojnë përgjimet, 30 përqind të vlerës së drogës. Në këtë mënyrë, vetë segmente të Policisë janë kthyer në trafikantë.

Këto dëshmi rrëzojnë dhe gjithë propagandën e qeverisë “Rama” lidhur me fenomenin masiv të hashashit në vitet 2013-2016. Droga jo vetëm që nuk u luftua, por u tolerua me vetëdije deri në nivelet me të larta. Më e rëndë në këtë situatë është se sot jo vetëm gjithë trafikantët kryesorë nuk janë para drejtësisë, por as policët që faktohen si bashkëpronarë të drogës.

Ajo periudhë e policisë është periudha më e zezë e policisë së shtetit dhe si pasojë duhet pastruar Policia nga ky imazh negative. Pastrimi vjen duke arrestuar të gjithë kupolën e cila del e lidhur me fijet e krimit të drogës.

Ministri Fatmir Xhafaj ishte në SHBA dhe takoi në FBI e DEA drejtues të tyre. Nuk dihet saktësisht se çka biseduar, pasi ai i mban sekret, por burime thonë se ministri Xhafaj ka ardhur me dosje për personazhe VIP nga politika të cilët kanë lidhje me krimin.

Q.Xhani.

Dëshmitë e reja të sjella dje nga PD për trafikun e drogës në … Read More »