Aktualitet

Turqia kapi baronin shqiptar, sot i jep goditjen e radhës

Policia turke i jep një tjetër goditje baronit shqiptar të drogës, Met Kananit, i arrestuar pak jave me pare, kur u sekuestruan edhe 1.1 ton kanabis të trafikantit shqiptar.
Një magazinë që përdorej për mbjelljen e kanabisit, nga “Escobari shqiptar” është zbuluar nga policia në Stamboll.

Sipas CNN turkpas thellimit te hetimeve policia gjeti gjithashtu magazinën e Kananit në Stamboll. Në të ishin të mbjella 218 rrënjë kanabis, ndërsa trafikantët kishin krijuar të gjitha kushtet për rritjen e lëndës narkotike.

Policia, duke thelluar hetimin, identifikoi dy persona të tjerë që ishin në kontakt me shtetasin shqiptar Met Kanani.

Ekipet e policisë kanë përcaktuar se depoja është konvertuar në sera për prodhimin e drogës. 218 rrënjë drogë, 6 çadra të përdorura për prodhimin e drogës, 3 ngrohje, 3 ventilatorë, 2 peshore të ndjeshme, instrument matjen e temperaturës dhe lagështia e tokës, spërkatje dhe ventilim tuba u kapën.

droga met kananimet kanani

Turqia kapi baronin shqiptar, sot i jep goditjen e radhës Read More »

Futuni brenda shtëpisë së Edi Ramës në Surrel (foto)

“Është një shtëpi e ndërtuar me beton, s’ka suva, ,s’ka dritare, s’ka mobilje…” Kështu e ka përshkruar Edi Rama shtëpinë e tij në Surrel para disa kohësh.

Paksa e çuditshme si shtëpi pasi më shumë të kujton një bunker, vila e Ramës në Surrel është komentuar shumë nga qytetarët.

Shumë prej nesh janë kuriozë të shikojnë sesi është brenda ajo. Duke marrë parasush karkaterin e Ramës, të gjithë e dimë se kjo shtëpi nuk është si shtëpitë e tjera, por jo deri këtu.

Para pak kohësh, Rama, në një emission televiziv, u shpreh se kjo vilë nuk ka as dritare dhe as suva.

“Është një shtëpi e ndërtuar me material beton komplet, s’ka suva. S’ka kolona me allçi, s’ka abazhur. Është me poça. Nuk ka brenda mobilie, dollapë të sjella nga firmat. Janë të bëra nga unë. Shtëpia është e ndërtuar ndryshe.”-pohoi Rama.

Pas kësaj deklarate, mediat online filluan të postojnë foto duke imagjinuar sesi mund të jetë shtëpia e çiftit kryeministror nga brenda. Duke u bazuar në përshkrimin e Ramës, këto foto janë të ngjashme me banesën e tij në Surrel.

Më pas vajza e gruas së kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari ka publikuar disa foto ne “Instagram” të një shtëpie, e cila ngjan me atë të kreut të qeverisë. Shtëpia e Edi Ramës ka ngjallur shpesh interes, pasi nuk ka dalë asnjë foto nga brenda e saj.

Por fotot e Reas ne “Intagram” krijojnë idenë se bëhet fjalë për të. Rama gjithmonë e ka përshkruar shtëpinë e tij si të thjeshtë, të pasuvatuar dhe me shumë punime druri e dritare te mëdha. A duket kështu shtëpia e Ramës? Këtë nuk mund ta themi me siguri.

Futuni brenda shtëpisë së Edi Ramës në Surrel (foto) Read More »

Cila është njësia FIT, e trajnuar nga amerikanët dhe që arrestoi Gjuriqin

E njohur si FIT, kjo njësi speciale e Policisë së Kosovës u krijua në vitin 2003. Gjatë të hënës u shfaq informacioni kontradiktor se forcat nga Prishtina ishin angazhuar në një përpjekje për të parandaluar Marko Gjuriqin, drejtor i Zyrës për Kosovën të hyjë në territorin e saj
Për aksionin u përmendën njësitë ROSU dhe ndërhyrjet e Policisë së Kosovës nga veriu i saj.

Megjithatë, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka përmendur se në veri kishte ndërhyrë Njësia FIT e Policisë së Kosovës.

Fillimisht kjo njësi e ngjashme me SWAT, kishte dy ekipe prej 15 anëtarësh të trajnuar nga dy instruktorë amerikanë. Në mars të vitit 2005, njësia u quajt “grupe të veçanta të ndërhyrjes – GSI / SIG” dhe kryhet në përzgjedhjen nëpër disa teste, ku 18 të trajnuarit ishin zgjedhur në mesin e qindra vullnetarëve të cilët dëshironin ti bashkoheshin kësaj elite.

Ky ekip me përvojë i udhëhequr nga “GIPN” i parë francez dhe pastaj nga trajneri egjiptian “HRF” i cili u bë komandanti i parë i GSI. Nga mesi i vitit 2006, për shkak të vështirësive të caktuara, projekti u transformua në nivelin standard të njësisë policore “SWAT”. Në shtator 2006 u lansua një projekt krejtësisht i ri, me urdhër të shefit të UNMIK-ut.

Trajnimi filloi nga anëtarët e kontingjentit të xhandarmërisë franceze të UNMIK-ut. Deri në fund të janarit 2007, grupi i parë ishte gati dhe plotësisht i trajnuar, ndërsa grupi i dytë ishte gati në prill 2007.

Këto dy grupe të para përfaqësonin “Ekipin e Parë të Incidentit” (emri i zgjedhur nga policët e PK-së). Në fund të vitit 2007, kjo njësi filloi përmirësimin e saj për t’u përballur, siç thotë PK-ja, sfida të reja dhe kërcënime të ndryshme. U desh emri SIU, që nënkupton një njësi të specializuar të ndërhyrjes. Sot, publiku i Kosovës është i njoftuar me FIT / SIU dhe ka midis 70 dhe 90 anëtarë.

FIT janë më shumë se kaq, më të trajnuar dhe më të armatosur se ROSU. Këta të fundit përdoren gjatë demonstratave, ndërsa roli i FIT është për qëllime të veçanta. Mediat serbe njësitin FIT e krahasojnë me njësitë speciale të xhandarmërisë serbe.
Njësiti FIT përdor armë “Glock 19”, “MP-5” spirale, dhe Kalashnikov. Ata përdorin automjetet Renault Sherpa. Ata kanë autoritetin për të vepruar në të gjithë territorin e Kosovës.

Këtu mund të shohim veprimin e tyre për arrestimin e një grupi kriminal

Cila është njësia FIT, e trajnuar nga amerikanët dhe që arrestoi Gjuriqin Read More »

‘Më duhet të varros vajzën dhe babain në pak ditë’, fjalët e nënës përlotin rrjetin

Në pak ditë më duhet të varros këtë krijesë të mrekullueshme dhe më pas më duhet të bëj të njëjtën gjë edhe me babain tim”.

Fjalët e një nënë nga Florida e quajtur Ally Parker kanë prekur rrjetin dhe tani shumë janë organizuar për të mbledhur ndihma për të, përcjell Albeu.com.

Vajza e saj pesë vjeç është prekur nga një kancer agresiv i trurit dhe mjekët nuk i kanë dhënë shpresë.

Në krah të saj qendron edhe babai i Ally-t, i cili gjithashtu vuan nga një sëmundje e neurologjike dhe nuk ka shpresë shërimi.

Mjekët i kanë dhënë atij vetëm pak javë jetë.

Vajza e vogël është tani në agoni dhe nuk reagon, ndërsa familjarët janë në pritje të më të keqes.

“Të gjithë ne mendonim se ajo do të vinte pas nesh, por s’mund t’a imagjinonim kurrë se vajza jonë e vogël do të ikte e para në botën tjetër”., thotë Ally.

Deri më tani, në emër të nënës dhe vajzës janë mbledhur 300 000 dollar për të bërë një ndërhyrje të fundit revolucionare, e cila nuk është testuar më parë

‘Më duhet të varros vajzën dhe babain në pak ditë’, fjalët e nënës përlotin rrjetin Read More »

189 kg drogë në kamionin e kthyer në magazinë

Në Fushë Krujë janë gjetur dhe sekuestuar 189 kg marijuanë, të cilat ishin fshehur në një karroceri trajleri, të përshtatur si magazinë.

Policia vuri në pranga poseduesin Artan Kraja 42-vjeç, i cili e kishte përshtatur karrocerinë e prishur në këtë formë.

“Më datë 28.03.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi Artan Kraja 42-vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një karroceri-trailer, të prishur që shtetasi i mësipërm e kishte përshtatur si magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 188 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë”, thuhet në njoftimin e policisë së qarkut të Durrësit.

189 kg drogë në kamionin e kthyer në magazinë Read More »

Emërohet Drejtori i SHÇBA dhe Sekretari i Përgjithshëm i MB

Anila Trimi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Urdhri i Ministrit të Brendshëm për emërimin mban datën 29 mars 2018.

Ajo zëvendëson në këtë detyrë Eduard Merkajn, i cili u emërua më herët në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Që prej Tetorit të vitit 2017, znj.Trimi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Më herët, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në MB dhe ka punuar në Policinë e Shtetit në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar. Znj.Trimi është diplomuar në Akademinë e Policisë, si dhe për Drejtësi.

http://shcba.gov.al/index.php/drejtuesi-i-institucionit

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme është emëruar z.Dritan Palnikaj, i cili ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, e më herët ka qenë Këshilltar i Ministrit të Brendshëm.

http://www.mb.gov.al/al/ministria/kontakt

Emërohet Drejtori i SHÇBA dhe Sekretari i Përgjithshëm i MB Read More »

Zbardhet takimi Bushati-Kotzias: Muajt e ardhshëm do të …

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, u takuan sot në Tiranë në vazhdën e dialogut intensiv të mekanizmit dypalësh për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se, ministrat shqyrtuan progresin e shënuar prej takimit të Janarit të mbajtur në Korçë që është materializuar në një sërë zhvillimesh pozitive tashmë të bëra publike nga palët.

Bushati dhe Kotzias u dakordësuan për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirëpranuara për çështjet ende në diskutim.

Ata i kushtuan një vëmendje të posaçme punës në proces për finalizimin e Dokumentit të Partneritetit Strategjik në përputhje me vullnetin e palëve për të forcuar dimensionin evropian të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Zbardhet takimi Bushati-Kotzias: Muajt e ardhshëm do të … Read More »

Lu në drejtorinë e Policisë së Shtetit

Pas zbarkimit të Guardia di Finanza në Tiranë, ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu së bashku me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj po zhvillojnë një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Mendohet se në qendër të diskutimeve është situata antikanabis dhe masat e marra nga policia si dhe operacioni “Forca e Ligjit” për goditjen e grupeve kriminale.

Ndërkohë, Policia Shqiptare dhe ajo italiane kanë filluar monitorimin nga ajri për kultivimin e drogës.

Lu në drejtorinë e Policisë së Shtetit Read More »