Aktualitet

Vunoi mirëpret ‘South Outdoor Festival’ , promovim i turizmit të qëndrueshëm

Promovimi i turizmit të qëndrueshëm gjithëvjetor në fshatrat e bregdetit jonian, si një kombinim i turizmit të detit me atë të traditës e aventurës, janë në fokus të aktivitetit South Outdoor Festival – Himara 2018, që do të zhvillohet në Vuno, gjatë këtij muaji.

Nën moton “Jo vetëm det”, Vunoi mirëpret South Outdoor Festival – Himara 2018, një aktivitet i kthyer në traditë tashmë për promovimin e turizmit.

Me një arkitekturë të veçantë e të rafinuar, urbanizim, histori dhe protagonizmin në ngjarjet e mëdha të kombit, Vunoi ka një kontribut të vyer në kulturën kombëtare.

Organizimi i panaireve me ushqime të zonës dhe me produkte artizanale, do të jenë po ashtu në qendër të këtij festivali si një mënyrë për promovimin e traditës.

Në kuadër të këtij festivali pritet edhe organizimi i shumë aktiviteteve të sporteve outdoor si hiking, trekking, jeep safari, climbing, paragliding mountain bike dhe scuba diving.

Gjithashtu parashikohen dhe aktivitete të shumta për fëmijë, muzikë polifonike dhe muzikë moderne.

Vunoi është i vendosur në shpatullën e malit të Mjegulloshit, dhe karakteristikë e zonës janë shtëpitë e gurta dy ose trekatëshe.

Në këtë fshat ka qëndruar Lord Bajroni dhe piktori Eduard Lear, që u mrekulluan me ndërtimin dhe afresket e kishave. Vunoi është vendlindja e shumë personaliteteve të artit, kulturës, por edhe i patriotizmit, për të cilët vendasit ndihen krenarë.

Tunelet e gurta që mbajnë mbi vete banesa të mëdha të ndërtuara me gurë, përbëjnë një stil arkitekturor që nuk haset as në Gjirokastër e as në Berat. Ndërtimi i disa shekujve më parë që kërkon mjeshtëri të madhe inxhinerike, e cila është bërë për të shfrytëzuar hapësirën urbanistike të fshatit.

Aktiviteti i mirëoganizuar nga ana e GIZ, vitin e kaluar u zhvillua në fshatin Pilur.

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1276971922437110/?t=0

Vunoi mirëpret ‘South Outdoor Festival’ , promovim i turizmit të qëndrueshëm Read More »

Vlorë: Perëndimi i diellit, peizazh mahnitës

Qyteti bregdetar i Vlorës, i cilësuar si ‘perla e rivierës shqiptare’, të mahnit me bukurinë e tij, sidomos me afrimin e stinës së pranverës dhe verës, ku perëndimi i diellit mbi detin e kaltër është një spektakël që nuk duhet humbur.

Një qytet me atraksione të shumta kulturore dhe historike, Vlora me detin e saj të mrekullueshëm të fton të kaloni momente të papërsëritshme relaksi dhe qetësie.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama sjell pamje nga perëndimi i diellit në Vlorë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Vlora dje në muzg, Ju uroj pushim të qetë”, shkruan kryeministri.

Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj./ATSH

Vlorë: Perëndimi i diellit, peizazh mahnitës Read More »

Mbi 83 mijë emigrantë shqiptarë në Itali me tesera sindikaliste

Pjesëmarrja sindikaliste është një nga format e integrimit social dhe të përfshirjes së individit në jetën publike e politike të vendit.

Organizata sindikaliste është një nga instrumentet më të rëndësishëm në mbrojte të abuzimeve apo parrregulllsive në kontratën e punës mes punonjësit dhe pronarit të tij dhe emigrantët janë pa dyshim grupi social më i përfshirë në parregullsitë, paligjshmërinë, pasigurinë në sistemin e punës e në mosdeklarimin e punës së kryer.

Në Raportin e sapo publikuar të Ministrisë italiane të Puëns dhe Cështjeve sociale, konfirmohet cdo vit në rritje pjesëmarrja në organizatat sindikaliste të punonjësve emigrantë.

Aktualisht rezultojnë mbi 1 milionë punonjës emigrantë të regjistruar në një sindakatë dhe emigrantët shqiptarë renditen të dytit të numër pas punonjësve me origjinë marokene.

Sipas të dhëndave të raportit të Ministrisë italiane të Punës janë rreth 83 607 punonjës emigrantë shqiptarë të pajisur me tesera sindikaliste duke përbërë rreth 9 % të numrit të përgjithshëm të punonjësve emigrantë sindikalistë.

Rreth 40 383 punëtorë shqiptarë në Itali kanë marrë teserën e organizatës më antike sindikalise italiane Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punës CGIL, 30 447 janë të regjistruar në organizatën sindikaliste CISL, Konfederata Italiane e Punonjësve Sindikalsitë dhe 12 777 në UIL Bashkimi Italian i Punës.

Shpërndarja territoriale e emigrantëve sindikalistë shqiptarë është përqëndruar në rajonin e Lombardisë, Emilia Romanja, Veneto e Lazio.

Emigrantët sindikalistë në Itali janë aktualisht 1 088 141. Në vend të parë janë emigrantët me origjinë nga Maroku me rreth 87 mijë të teseruar e pas tyre janë punonjësit emigrantë shqiptarë.

Punonjësit sindikalistë emigrantë përbëjnë 9.5% të numrit të përgjithshëm të punonjësve sindikalistë italianë.

Mbi 83 mijë emigrantë shqiptarë në Itali me tesera sindikaliste Read More »

Mallra kontrabandë, kapen doganieri dhe 4 persona

Pesë 5 persona janë proceduar nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, pasi fusnin kontrabandë mallra të ndryshme. Por, njeri ndër ta është vetë doganieri G.T. doganier, nga Tirana, që ka shpërdoruar detyrën, duke i lejuar të kalojnë.

Policia e Durrësi tha se u ka sekuestruar kafe, televizorë, veshmbathje e mallra të tjera kontrabandë. Personat e proceduar janë:

E.T, vjeç 35, banues në Durrës, pasi nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, ju gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe të futura kontrabandë.

R.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, pasi nga kontrolli në mjetin tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë, pasi nga kontrolli në mjetin tip “Volkswagen” me targë zvicerane, ju gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

F.L vjeç 40 banues në Sukth, pasi nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë. Neni 174 i Kodit Penal.

Dosjet e tyre iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Mallra kontrabandë, kapen doganieri dhe 4 persona Read More »

Nis vettingu në polici, 11 mijë punonjës në sitë. Julian Hoda: Ja kush do të largohet

Vetting-u në polici ka nisur zyrtarisht. 11 mijë efektivët duhet të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit brenda afatit 30-ditor, teksa pritet të ngrihet dhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj gjatë një interviste për ATSH u shpreh se, “më datë 5 prill ka hyrë në fuqi zyrtarisht Ligji “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, apo siç njihet gjerësisht Vetting-u në Polici, ku do marrin pjesë 11 000 punonjësit e Policisë së Shtetit… etj.

“Ky ligj parashikon që tashmë të ngrihet dhe Komisioni i Vlerësimit, ndërsa për t’i ardhur në ndihmë punonjësve të policisë për të plotësuar dhe të jenë sa më të qartë për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit janë ngritur grupe pune në të gjitha drejtoritë e policisë në vend, pasi formulari do të plotësohet nga të gjithë punonjësit e policisë pa përjashtim dhe të gjithë duhet të jenë të qartë mbi atë që duhet të deklarojnë. Fillimisht do të bëjnë vetëdeklarimin 300 punonjësit e policisë të gradës së lartë, për të vijuar më pas me nivelet më të ulëta sipas formulës së parashikuar. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit pritet që nga fillimi i majit, kur të mbyllet procesi i vetëdeklarimit për të vlerësuar figurën e punonjësve të policisë, duke larguar nga radhët e policisë ata që do të rezultojnë me problematika”, tha Hodaj.

“Procesi i vlerësimit në Policinë e Shtetit, SHÇBA dhe Gardën e Republikës, synon të mbështesë pjesën e shëndetshme në radhët e këtyre institucioneve duke larguar pjesën e infektuar dhe që ka probleme me ligjin, duke synuar hedhjen e bazave për të ndërtuar policinë e së ardhmes”, tha Hodaj.

“Procesi mbështet në tre kritere, tek pastërtia e figurës, tek pasuria dhe tek aftësitë profesionale. Ideja është që në vlerësim do të kalojnë të gjithë punonjësit duke nisur nga titullari, deri tek punonjësi më i thjeshtë”, tha Hodaj.

“Sistemi i gradave i ndan këta punonjës në tre kategori, grada e lartë ku bëhet fjalë për 300 punonjës, e mesme që e kanë 3 mijë punonjës dhe e ulët ku futen rreth 9 mijë punonjës. Do vlerësohen fillimisht gradat e larta, pra drejtuesit e lartë. Për vlerësimin e gradave të larta, do përdoret një komision që në ligj quhet Komisioni i Jashtëm, që janë anëtarë nga jashtë sistemit të Policisë së Shtetit. Konkretisht 5 anëtarë vijnë nga ILDKPI, 5 anëtarë nga radhët e pedagogëve, dhe 5 anëtarë përzgjidhen me konkurrim anëtarësh. Në fazë të dytë është Komisioni Qendror i Vlerësimit që do të ketë 45 anëtarë, 30 nga të cilët do të shtohen nga radhët e policisë që e kanë kaluar Vetting-un në fazën e parë. Në fazën e fundit komisioni i vlerësimit do të ketë 135 anëtarë, që do të shtohen nga radhët e Policisë që kaluan me sukses fazën e dytë”, deklaroi Hodaj.

“Dhe më pas këto komisione pushojnë së funksionuari dhe SHÇBA vijon kontrollet periodike çdo tre vite”, theksoi Hodaj.

Nis vettingu në polici, 11 mijë punonjës në sitë. Julian Hoda: Ja kush do të largohet Read More »

Braktisja e shqiptarëve, të dytët në botë për marrjen e shtetësisë në vendet e BE-së

Shqiptarët po kërkojnë gjithnjë e më shumë jo vetëm të largohen nga vendi, por edhe të bëhen qytetarë me të drejta të plota të Bashkimit Europian dhe poi a arrijnë këtë me ritme shumë më të larta sesa shtete të tjera europiane jo anëtare të BE-së dhe vendeve të tjera në botë, që kanë një pollsi shumë më të madhe sesa ne.

Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara sot, shqiptarët janë të dytët në botë, pas marokenëve, që kanë arritur të marrin nënshtetësinë e BE-së në vitin 2016.

Janë 67,500 shqiptarë që kanë marrë shtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2016, ku 97% e tyre kanë marrë nënshtetësinë e Italisë, ose Greqisë.

Sipas Eurostat, në vitin 2016, rreth 995 000 persona kanë fituar shtetësinë në një Shtet Anëtar të Bashkimit Europian (BE), nga 841 000 në vitin 2015 dhe 889 000 në vitin 2014. Nga numri i përgjithshëm i personave që fitojnë shtetësinë në një prej Shteteve Anëtare të BE në 2016, 12% ishin ish-shtetas të një shteti tjetër anëtar të BE-së, ndërsa shumica ishin nuk ishin shtetas të BE, ose ishin pa shtetësi.

Grupi më i madh që fiton shtetësinë në një shtet anëtar të BE ku jetonin në vitin 2016 ishin shtetasit e Marokut (101 300 persona, 89% prej të cilëve kanë marrë shtetësinë e Spanjës, Italisë ose Francës), përpara qytetarëve të Shqipërisë (me 67.500), India me 41,700, më shumë se 60% kanë marrë shtetësi britanike Turqia (32.800, pothuajse gjysma e fituar shtetësinë gjermane), Rumania (29.700, 44% kanë fituar shtetësinë italiane) dhe Ukraina (24,000, 60% kanë marrë shtetësinë e Gjermanisë, Rumanisë, Portugalisë ose Italisë).

Marokët, shqiptarët, indianët, pakistanezët, turqit, rumunët dhe ukrainasit përfaqësonin së bashku rreth një të tretën (33%) të numrit të përgjithshëm të personave që fitonin shtetësinë e një shteti anëtar të BE-së në vitin 2016. Rumunët (29 700 persona) dhe polakë 800) ishin dy grupet më të mëdha të shtetasve të BE-së që fitojnë shtetësinë e një shteti tjetër anëtar të BE-së./monitor/
df

df

Braktisja e shqiptarëve, të dytët në botë për marrjen e shtetësisë në vendet e BE-së Read More »

Skandali i të dhënave, Facebook do kontaktojë me 87 milionë përdorues të rrjetit social

Të paktën 87 milionë përdorues të Facebook në mbarë botën do të zbulojnë të hënën nëse të dhënat e tyre personale janë marrë nga Cambridge Analytica, e konsideruar si një nga shkeljet më të mëdha të rrjetit social.

Kompania gjigande tha se përdoruesit e prekur do të marrin një mesazh të detajuar mbi të dhënat e tyre.

Shumica e informacioneve që u përdorën nga firma e të dhënave analitike, rreth 70 milionë, janë të përdoruesve të Facebook në SHBA.

2.2 miliardë përdoruesit e Facebook do të marrin një njoftim me titull ‘Mbrojtja e të dhënave tuaja”me një link që tregon se cilat aplikacione përdorin dhe çfarë informacioni është ndarë me këto aplikacione.

Përdoruesit e rrjetit social do të jenë në gjendje të mbyllin aplikacionin individualisht ose të çaktivizojnë aksesin e palëve të treta.

Ky hap i Mark Zuckerberg vjen pasi Observer zbuloi se Cambridge Analytica, që ka punuar për fushatën zgjedhore të Donald Trump, ka arritur që të prekë miliona profile të qytetarëve amerikanë dhe ka përdorur të dhënat e tyre për të ndërtuar një program software për të parashikuar dhe ndikuar mbi votuesit.

Facebook zbuloi se informacioni ishte marrë në fund të vitit 2015, por nuk arriti të lajmërojë përdoruesit në atë kohë.

Informacioni u grumbullua nëpërmjet një aplikacioni të quajtur ‘thisisyourdigitallife’, e ndërtuar nga akademiku i Universitetit të Kembrixhit, Aleksandr Kogan në bashkëpunim me Cambridge Analytica.

Skandali i të dhënave, Facebook do kontaktojë me 87 milionë përdorues të rrjetit social Read More »

Atentat shqiptarit në Greqi, i riu qëllohet me armë zjarri në mes të rrugës

Një shqiptar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Agios Panteleimon, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas të pranishmëve në vendngjarje, një person i është afruar 35-vjeçarit shqiptar, dhe e ka qëlluar me armë në mes të rrugës.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Autori i plagosjes u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Atentat shqiptarit në Greqi, i riu qëllohet me armë zjarri në mes të rrugës Read More »