Aktualitet

“Më mirë i ndershëm dhe të falimentoj se sa i pasur dhe të helmoj njerëzit”. Fshatari çmendet fare kur sheh se si komshiu i rriste domatet e veta!

Një fshatar nga fshatrat e Lushnjës  shpenzoi nje shumë të mirë parash për të mbjellë domate  dhe bëri një serë shumë të mirë.

Ai vendosi të mbjellë domate meqë po fillonte te ngohte dhe koha. Pasi mbolli domatet ecuria e tyre ishte shumë e avashtë.

Ndërsa përballë tij komshiu i kishte mbjellë më vonë se ai dhe ai po fillonte të merrte prodhime dhe vazhdonte shitjen në treg rregullisht.

I habitur nga puna e madhe që kishte komshiu shkon dhe e pyet. “Po çfarë ndodh me domatet e tua se ato te miat akoma nuk janë bërë”?

Komshiu i thotë që i lyej çdo ditë me këtë dhe ja tregon se ai i lyente me kimikate.

Por kjo është e dëmshme për konsumatorët. Ndërsa komshiu i përgjigjet: Unë nuk e përdor vetë në familjen time, por i shes.

Pasi largohet fshatari mendonte se çdo bënte me domatet e tij që ende nuk kishin filluar prodhim dhe i gjithë shpenzimi që kishte investuar po i shkonte dëm.

Pasi kaluan 2 muaj domatet u poqën, por problemi ishte se në treg shiteshin me 10 lek dhe nuk ja vlente ti shisje dhe i gjithë investimi që ai bëri i shkoi dëm.
Pasi falimentoi ai i bëri domatet salcë për vete.

Më mirë i ndershëm dhe të falimentoj se sa i pasur dhe te helmoj njerëzit.

“Më mirë i ndershëm dhe të falimentoj se sa i pasur dhe të helmoj njerëzit”. Fshatari çmendet fare kur sheh se si komshiu i rriste domatet e veta! Read More »

Mirela Kumbaro: Eja në Përmet !

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, të dielën e pashkës ortodokse e kaloi në Përmet, aty ku rrëfen pse duhet vizituar ky qytet, të cilën e quan premtues në këtë sezon.

Kumbaro përshkruan vlerat e këtij qyteti, ku shton se:

”Asnjë dhomë e lirë për bé këtë fundjavë! Por Pashka nuk mund te ishte më e bukur se sa në Kosine, një nga 100 fshatrat ku po restaurohet Kisha e Shën Mërisë, kishë e rrallë dhe vlerë kulturore e arkitekturore dhe ku ka potencial për të krijuar bujtina familjare.

Në #Kosinë e në Kutal për urim njerëzor e zemër të mirë, ku ju siguroj se do të gjeni fermerë duarartë e amvisa të jashtëzakonshme!”,-shkruan ministrja në facebook.

Mirela Kumbaro: Eja në Përmet ! Read More »

Tkurren kullotat. Blegtorët: Komuniteti Mysliman po na përzë

Vitet e fundit, Muzafer Çaparo ka reduktuar kopenë e tij në Konispol sepse kullotat janë pakësuar, sipas tij, prej kontratave të bashkisë me blegtorë që kanë ardhur nga territore të tjera të vendit. ”Kontratat janë të paligjshme. Kryetari i bashkisë, nëse na mbështet, duhet të vijë me ne derë më derë, derisa të gjejmë të drejtën tonë”, deklaron Muzaferi.

Admirimi bari thotë se nëse do të mbetet pa kullotë do të detyrohet të shesë tufën e të dalë në rrugë: ”Kemi investuar 30 vite në atë kullotë dhe me të mbajmë fëmijët. Këta na thonë që të prishim biznesin se do ta bëjmë neve”.

Prej më shumë se një dekade qeratë e kullotës i janë paguar sistematikisht Komunitetit Mysliman. Që prej një viti ky i fundit ka vendosur t’i largojë blegtorët vendas dhe të lidhë një kontratë me një kompani private që mendohet se do ta kthejë kullotën tradicionale në një plantacion shegësh.

Blegtori Ladi Malo thekson: ”Kemi 30 vjet që jetojmë me këto stane dhe tani vjen firma e thotë dilni jashtë! Kemi shkuar në Tiranë, në Komunitetin Mysliman dhe na thanë që do e shesim ku të duam kullotën”./TCH/

Tkurren kullotat. Blegtorët: Komuniteti Mysliman po na përzë Read More »

Nën hetim për protestën, deputetja e Vlorës: Jemi në anën e duhur të historisë

Deputetja demokrate e Vlorës Nada Meçorapaj është një nga deputetët e opozitës të proceduar për protestën e së enjtes në të gjithë vendin.

Në një reagim në “Facebook”, deputetja e PD shkruan se procedimi për të dhe kolegët e saj tregon se janë në anën e duhur të historisë. Sipas saj, kryeministri Edi Rama heshti për deputetët me të shkuar kriminale dhe 3 kryebashkiakët e akuzuar për korrupsion por për deputetët që përkrahin popullin i duhen 3 ditë për t’i proceduar.

STATUSI I DEPUTETES SË PD
Ne jemi lista e De-kriminalizimit, jo e Kriminalizimit
Edi Rama ndenji duarkryq dhe gojëmbyllur për pesë vjet dhe nuk tha as edhe një fjalë për deputetët e tij me të shkuar kriminale. Siç heshti si ‘fija e barit’ për të paktën 3 kryebashkiakë të përgjuar, të dyshuar dhe të akuzuar publikisht për përfshirje në afera korruptive dhe kriminale. Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku i kanë dosjet, por edhe ata heshtin si shefi i tyre.
Kur vjen puna te përfaqësuesit e opozitës, që dolën në manifestime në përkrahje të popullit dhe taksimit të padrejtë të tij, Ramës, Xhafës dhe Markut iu deshën 3 ditë për të proceduar 4 kryebashkiakë dhe 20 deputetë.
Në atë listë jam edhe unë si deputete e opozitës në Vlorë. Kjo tregon se unë dhe kolegët e mi jemi në anën e duhur të historisë. Do të parapëlqeja gjithmonë të isha në listat që harton Rama për të dënuar, dhe jo në ato që bën për të promovuar.

Mecorapaj

Nën hetim për protestën, deputetja e Vlorës: Jemi në anën e duhur të historisë Read More »

Ja cfarë parashikojnë sinoptikanët për prillin

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë një mot i ngrohtë dhe me diell. Por temperaturat e larta do vijojnë të mbizotërojnë gjatë gjithë muajit prill.

Sipas Meteoalb, gjatë periudhës 7-20 prill parashikohet që temperaturat mesatare ditore në Shqipëri të jenë mesatarisht 3°C mbi vlerat normale mujore të prillit, më e theksuar kjo anomali në zonat Lindore dhe kryesisht gjatë periudhës 7-15 prill 2018.

Ndërsa 10-ditëshi i fundit i muajit prill sjell temperatura shumë pranë vlerave normale mujore.

Edhe Kosova, gjatë së njëjtës periudhë pritet të shënojë temperatura mesatare ditore 3 – 4°C mbi normalet mujore të prillit ndërsa java e fundit e prillit sjell vlera tipike të prillit.

Ja cfarë parashikojnë sinoptikanët për prillin Read More »

E dini pse ju vijne faturat e larta te energjise elektrike? Mësojeni tani dhe mos e harroi kurrë

Pajisjet elektrike dhe gabimet që bëjmë me ato

  1. Ngrohës me ujë të ngrohtë

  2. Karikuesi i telefonave celularë

  3. Priza të kondicionimit të ajrit

Për aq kohë sa s[inat vendosen në prizë, pajisja elektrike do të konsumojë energji, ashtu siç do të jetë në modalitetin e gatishmërisë. Ka pasur shumë zjarre elektrike kryesisht të shkaktuara nga aparatet elektrike që kanë mbetur në gatishmëri dhe kjo është e vërtetë, sidomos kur janë të shqetësuar për kondicionerët.

Profesionistët theksuan se pajisjet elektrike me telekomandë konsumojnë më shumë energji elektrike dhe janë një rrezik për sigurinë, prandaj është më e sigurt të heqësh pajisjen nga priza kur nuk është në përdorim. Ndani këtë artikull për të përhapur ndërgjegjësimin në rreziqet që të mos i heq pajisjen elektrike nga priza elektrike.

E dini pse ju vijne faturat e larta te energjise elektrike? Mësojeni tani dhe mos e harroi kurrë Read More »

Dallëndyshja të fut tritolin. Paguani 3000 euro nëse doni shtëpinë tuaj. Zbulohet zhvatja që IKMT i bën qytetarëve

Dallëndyshja, është një zog që njihet nga e gjithë bota që ndërton folenë e saj, por kjo e jona të fut tritolin dhe shemb ndërtesa.

Dallëndyshja e Shqipërisë nuk ndërton por shkatërron. E kemi fjalën për Dallëndyshe Bicin, jo për zogun në këtë rast.

Ajo u emërua nga Edi Rama në krye të IKMT dhe puna e saj ishte vendosja e tritolit në ndërtesat pa leje.

Në fakt nuk u kursyen edhe ato me leje.

Dallëndyshja nuk do t’ia di, nuk njeh askënd para ligjin. I vetmi që thyen ligjin janë 3 mijë eurot.

Sipas qytetarëve dhe denoncuesve pranë Pamfleti.net, që IKMT të të falë dhe të mos shembë banesën apo biznesin, duhet të paguash minimumi 3 mijë euro. Ka raste që pagesa shkon deri në 10 mijë euro.

Tarifa varet nga lloji dhe sipërfaqja e ndërtesës.

Pra, nëse jeni pa leje, bëni mirë që të numëroni mbi 3000 euro dhe të paguani, në të kundërtën tritoli do ju shëmbë gjithçka.

Sipas denoncuesit, ata që të vendosin gjobën janë specialistët e IKMTI. Shpesh here IKMT është akuzuar për prishje selektive.

Ndërkohë që në një rrugë IKTM rrafshonte disa biznese apo banesa, është parë që një ose dy i kanë shpëtuar. Jo sepse ishin në rregull me ligjin, por sepse kanë paguar lekët dhe i kanë mbyllur gojën Dallëndyshes.

Madje Bici, është kallëzuar edhe në Prokurori nga qytetarët të cilëve pradrejtësisht, edhe pse ishin të pajisur me documente, i është shembur banesa. Kuptohet se gjykata i ka dhënë të drejtë Dallëndyshe Bicit dhe është hedhur poshtë akuza e qytetarit.

Po ku po shkojmë ne këtë shpërthime dhe tritole.

Rama në fillim të qeverisjes së tij, reklamonte çdo shpërthim të Dallëndyshes, tani çdo gjë po bëhet në heshtje.

Dallëndyshja të fut tritolin. Paguani 3000 euro nëse doni shtëpinë tuaj. Zbulohet zhvatja që IKMT i bën qytetarëve Read More »

Elbasan, dalin detaje të aksidentit. Autobusi me 25 pasagjerë

Një minibus me 25 pasagjerë ka dalë nga rruga duke u përmbysur në aksin Elbasan-Qerret në fshatin Sericë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta, ndërsa disa persona u lënduan, por raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Minibusi me pasagjerë ishte duke u kthyer nga Elbasani në drejtim të fshatit Sericë kur ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Terreni ku mjeti ka dalë nga rruga është i vështirë.

Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes pas aksidentit, por sipas policisë fatmirësisht aksidenti ishte pa pasoja për jetën e pasagjerëve. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për faktin se si mund të udhëtonin 25 pasagjerë në një minibus.

Nga një aksident sot në Fier humbën jetën tre persona, dy kushërinj të parë dhe e fejuara e njërit prej tyre, teksa po ktheheshin nga një dasëm.

Elbasan, dalin detaje të aksidentit. Autobusi me 25 pasagjerë Read More »