Aktualitet

Rama: Ikja e të rinjve është impakt i globalizmit

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u ndal edhe tek fenomeni i emigrimit të rinjve. Kreu i qeverisë tha se të gjitha vendet e perëndimit po vuajnë nevojnë për fuqi punëtore.

Sipas Ramës vendet e përëndimit janë në fazën që ose duhet të rrëmbejnë fuqi punëtore nga të gjitha anët, ose duhet të shpallin falimentimin. Për kreun e qeverisë largimi i të rinjve nuk ëhstë një luftë e brendshme politike, por është imakt i globalizmit.
‘Më shumë se fitorja jonë ajo është disafat e politikës e të gjithë juve që vini këtu. Po e morët vesh merreni po se morët vesh herën tjetër do të jetë edhe më ke, për ju, jo për Shqipërinë jo për shqiptarë. Ne jemi në kushtet sot se Europa ka filluar një luftë e cila do të bëhet çdo ditë me e pamëshirshme që të kujton atë shprehjen peshku i madh do të haj të voglin me çdo çmim dhe robi do të jetë ujk për robin.

Rënia e lindjeve ka ardhur sot në pikën ku po reflektohet në tregun e punës ku vendet më të zhvilluara janë në situatën ku ose duhet të rrëmbejnë nga të katërt anët krahë punë, ose duhet të pranojnë perëndimin e suksesit dhe fillimin e falimentimit të tyre që nga Gjermania lokomotiva e Evropës e cila deri në 2030 ka nevojë për 7 mln punëtorë jashtë sistemit të demografisë gjermane.

Ligji që ka kaluar Gjermania para pak javësh duhet të ngulitet në kokën e atyre që merren me ligjvënien në Shqipëri. Kurrë më parë një shtet nuk ka bërë një ligj për punonjës të pakualifikuar. Sot është hapur totalish dhe kjo do të jetë tendenca e përditshme në Europën ku jetojmë. Përpjekja jonë është një përpjekje titanike për ta përballuar këtë situatë. Kënga po ikin po ikin është një këngë e turpit më të madh të kujtdo që e këndon nga politik bërësit. Kjo nuk është një arsye fare për luftëra të brendshme. Është impakti dramatik i produkteve të globalizmit. Qasja duhet të jetë krejt tjetër!’- tha Rama.

Rama: Ikja e të rinjve është impakt i globalizmit Read More »

Pas 32 vitesh në Kuvend Berisha ka një propozim: ‘Të vendosen gjoba në parlament për deputetët që gënjejnë’

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka propozuar që në parlament të vendosen gjoba për deputetët që mashtojnë. Gjatë fjalës së tij për procedurë, Berisha u shpreh se kjo është mënyrë që të mos mashtrohet.

“Nëse në këte parlament nuk vendoset sistemi i gjobave për deputetet që mashtojnë ky nuk është palarmant,” tha Berisha.

Pas 32 vitesh në Kuvend Berisha ka një propozim: ‘Të vendosen gjoba në parlament për deputetët që gënjejnë’ Read More »

Ironia me rritjen e rrogave të deputetëve: Nëse nuk tregohen të zotë për veten e tyre, si mund të jenë të vlefshëm për ne të tjerët?

Nga Lutfi Dervishi

Ka një kundërshtim joracional mbi vendimin që deputetët duhet të rrisin pagat. Duam apo nuk duam, ato duhet të rriteshin me kohë si një domosdoshmëri për të sotmen e sidomos për të nesërmen. Vonesa për rritjen e tyre ka ardhur pasi askush nuk e dinte realisht sa para i kalonin në bankë deri në momentin që një prej ligjvënësve të rinj zbuloi krejt rastësisht në bankomat shumën qesharake.
Ai kallëzoi menjëherë te kolegët vlerësimin qesharak që u bëhej deputetëve të një vendi aspirant për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Me rritjen e pagës, deputetët do kenë mundësi të konsumojnë akoma edhe më shumë duke kontribuar kështu direkt në ekonominë e vendit. Konsumi është baza e ekonomisë.

Arsyeja kryesore se pse kanë vendosur të rrisin pagat për vete para pensionistëve është krejt etike

Si shuplakë për çdo moralist vlen të themi se shërbëtorët e popullit nuk mund të përdorin vetë popullin e tyre si kavie, ndaj kanë marrë rrezikun që ta provojnë vetë në kurriz të parët rritjen e pagave.

Rritja shkon paralel me arsyetimin se në kapitalizëm shumica do të bëhet e pasur, por jo të gjithë njëherësh. Si popull që vijmë nga radhët, duhet t’i njohim mire radhët ku në fillim janë shërbëtorët e popullit e pastaj vetë populli.

Arsyetimi se deputetët nuk mund të rrisin rrogat për vete është foshnjarak. Nëse nuk tregohen të zotë për veten e tyre, si mund të jenë të vlefshëm për ne të tjerët?

Ngritja e rrogave të deputetëve është një tjetër fakt se qeveria nuk e nis punën nga premtimet elektorale…

Argumenti që të ulet numri i deputetëve nga 140 në 100, 70 apo 50 me qëllim që rritja e rrogës së deputetëve të mos rëndoje buxhetin e shtetit nuk qëndron. Populli ynë i vuajtur dhe i dërrmuar nga kriza e rritjes së çmimeve ka nevojë për sa më shumë shërbëtorë të denjë.

Me rroga me të mëdha deputetët do të kenë mundësi që të ndjekin kurse trajnimi për të mësuar gjuhën angleze, për të folurën në publik dhe sidomos trajnimin për konfliktin e interesit gjatë ushtrimit të detyrës.

Me rritjen e rrogës së deputetëve stabilizohet edhe monedha kombëtare. Tani zgjedhjet nuk do të përbëjnë me kërcënim për euron. Deputetët do të jenë vigjilent që euro, dollari, franga zvicerane dhe paundi britanik nuk do të tronditin lekun.

Me rritjen e rrogës së deputetëve, posti i doganierit nuk do të jetë më aq i lakmueshëm sa më parë.

Rritja e rrogës së ministrave dhe i deputetëve është përgjigjja e merituar që i japim agresionit rus ndaj Ukrainës.

Rritja e rrogës pritet të rrisë katërçipërisht paradën e modës që të enjten zhvendoset para Parlamentit ku deputetët do të shtojnë ngjyrat, xhevahiret, copat, modelet dhe krehjet që nxjerrin në pah profilin e tyre të kuruar duke larguar njëherë e mirë kostumet e vjetra që i kanë pasur qysh nga dita e dasmës.

Rritja e rrogës së deputetëve do t’i japë fund njëherë e mirë dramës që i shoqëron shpesh me telefonata anonime pasi shitës dyshekësh dhe enësh kuzhine s’do kenë më nevojë t’i kontaktojnë shpesh për t’i përsëritur oferta joshëse pasi ata do kenë kapitalin e duhur për t’i blerë që në fillim.

Nuk ka vend për dëshpërim, por për reflektim sepse atyre që ia mbushëm kutinë plot me vota e meritojnë t’ia mbushim edhe xhepin plot me para. Ne pak, zoti shumë!

Ironia me rritjen e rrogave të deputetëve: Nëse nuk tregohen të zotë për veten e tyre, si mund të jenë të vlefshëm për ne të tjerët? Read More »

Meta: Do nisë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimi i veprimit opozitar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një deklaratë për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij Meta foli për vjedhjen e votës në zgjedhjet e 14 Majit, ndërsa shtoi se do të fillojë procesi i kontestimit ligjor.

“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë”, tha Meta.

Meta: Do nisë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimi i veprimit opozitar Read More »

Kush janë kandidatët që morën më shumë vota më 14 maj (Lista e plotë)

14 maji, përveçse vulosi kryebashkiakët për 4-vjeçarin e ardhshëm, tregoi hapur dhe mbështetjen që gjetën kandidatët në çdo qark.

Eshte bërë një renditje të të gjithë kandidatëve, listë që e kryeson kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në total janë 7 socialistë dhe 3 demokratë. Këta të fundit janë Belind Këlliçi, i cili renditet i dyti, Igli Cara që është i katërti në radhë dhe Luçiano Boçi, i fundit.

Lista me kandidatët më të votuar:

Erion Luan Veliaj

158743

Belind Zamir Këlliçi

100376

Emiriana Hiqmet Sako

48492

Igli Latif Cara

38768

Gledian Iljaz Llatja

35831

Armando Nikolla Subashi

35309

Benet Bahri Beci

34531

Ermal Neki Dredha

28271

Rakip Bajram Suli

27926

Luçiano Dhimitër Boçi

27812

Kush janë kandidatët që morën më shumë vota më 14 maj (Lista e plotë) Read More »

Lista e plotë/ Kush janë 61 kryetarët e rinj që do të drejtojnë bashkitë e vendit për 4 vitet e ardhshme

Në të gjithë vendin ka përfunduar ditën e sotme numërimi i votave të zgjedhjeve të 14 majit, për kryetarët e bashkive.

Teksa vijon numërimi për vendet që do të plotësojnë këshillat bashkiakë, Shqipëria ka tashmë emrat e 61 kryetarëve të rinj, që do të drejtojë bashkitë e vendit, për 4 vitet e ardhshme.

Në listë ka rizgjedhje, e po ashtu emra të rinj, të cilëve qytetarët u kanë besuar qeverisjen lokale, duke hedhur votën.

Lista e 61 kryetarëve të rinj të bashkive:
Tiranë, Erion Veliaj;

Durrës, Emirjana Sako;

Elbasan, Gledian Llatja;

Shkodër, Benet Beci;

Fier, Armando Subashi;

Vlorë, Ermal Dredha;

Korçë, Sotiraq Filo;

Lezhë, Pjerin Ndreu;

Berat, Ervin Demo;

Dibër, Rahim Spahiu;

Kukës, Safet Gjici;

Gjirokastër, Flamur Golemi;

Kamëz, Rakip Suli;

Lushnje, Eriselda Sefa;

Pogradec, Ilir Xhakolli;

Kavajë, Fisnik Qosja

Krujë, Artur bushi;

Kurbin, Majlinda Cara;

Maliq, Gëzim Topçiu;

Sarandë, Oltion Çaçi;

Malësi e Madhe, Tonin Marinaj;

Kuçovë, Kreshnik Hajdari;

Divjakë, Josif Gorrea;

Vau-Dejës, Kristian Shkreli;

Cërrik, Andis Salla;

Shijak, Elton Arbana;

Patos, Fation Duro;

Devoll, Eduard Duro;

Librazhd, Mariglen Disha;

Rrogozhinë, Edison Memolla;

Dimal, Juliana Memaj;

Mallakastër, Qerim Ismailaj

Finiq, Rome Çakuli;

Vorë, Blerim Sherra;

Peqin, Bukurosh Maçi;

Bulqizë, Festime Mjeshtri;

Mat, Agron Malaj;

Mirditë, Albert Mëlyshi;

Selenicë, Nertil Bellaj;

Gramsh, Besion Ajazi;

Belsh, Arif Tafani;

Roskovec, Majlinda Bufi;

Prrenjas, Nuri Belba;

Himarë, Fredi Beleri;

Tropojë, Rexhe Byberi;

Dropull, Dhimitraq Toli;

Has, Miftar Dauti;

Përmet, Alma hoxha;

Memaliaj, Albert Malaj;

Klos, Valbona kola;

Kolonjë, Erion Isai;

Delvinë, Besmir Veli;

Skrapar, Adriatik Mema;

Poliçan, Adriatik Zotkaj;

Tepelenë, Tërmet Peçi;

Pukë, Rrok Dodaj;

Konispol, Ergest Dule;

Këlcyrë, Klement Ndoni;

Fushë-Arrëz, Hil Curri;

Libohovë, Leonard Hide;

Pustec, Pali Kolefski.

Lista e plotë/ Kush janë 61 kryetarët e rinj që do të drejtojnë bashkitë e vendit për 4 vitet e ardhshme Read More »

Votat për Këshillin Bashkiak në Vlorë, PS diferencë të thellë me ‘BF’/ Ja emrat që fitojnë mandatin

Diferencë e thellë në Vlorë mes Partisë Socialiste dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” për emrat e Këshillit Bashkiak.

Kur janë numëruar 191 nga 226 kuti me votat për subjektet politike që japin numrat në Këshillin Bashkiak Partia Socialiste merr 33 anëtarë të Këshillit Bashkiak në Tiranë, Bashkë Fitojmë merr 9 mandate, PD merr 3, PDIU 2 dhe PAA, PR, PDS dhe LZHK marrin nga 1 mandat.

Në Vlorë fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie kandidati i PS-së Ermal Dredha.

PS
1 Brikena Sazan Puka
2 Ervis Vasil Moçka
3 Liljana Arshi Breshani
4 Ardian Haki Musta
5 Elca Qemal Bezhani
6 Simbol Sulo Pazaj
7 Anisa Krenar Ceno
8 Gëzim Elmas Çapoj
9 Frosina Vangjel Qyrdeti
10 Ilir Servet Aliaj
11 Mujo Andon Shakaj
12 Ledja Flamur Shollaj
13 Eglantina Hyso Aliaj
14 Grigor Napolon Dede
15 Aurora Jani Qarri
16 Sokol Qeverim Kushta
17 Brikena Kastriot Sika
18 Edison Remzi Kapaj
19 Briseida Krenar Çakërri
20 Bujar Lefter Osmanaj
21 Vjola Eqerem Xhafaj
22 Endri Namik Hyseni
23 Evis Qëndro Allushi
24 Shkëlqim Bejkush Leskaj
25 Edlira Azem Kapllanaj
26 Vullnet Sadik Bilbilaj
27 Jerina Skënder Dervishaj
28 Novrus Dulo Rrokaj
29 Elpiniqi Viron Mërkuri
30 Lorel Ritvan Canaj
31 Roland Mantho Strakosha
32 Marsela Anastas Dashi
33 Englantina Engjëll Imeraj

Bashkë Fitojmë
1 Atird Nuri Hoxha
2 Anxhela Shuko Shenaj
3 Arjan Mynyr Isufi
4 Alta Abdul Haluci
5 Dikens Gjolek Bushaj
6 Liri Muhamet Dëma
7 Erëmal Petrit Arapi
8 Refie Kastriot Laze
9 Klodian Ebehet Xhyheri

PD
1 Gjergji Nikë Nika
2 Eneida Kristaq Vera
3 Myzafer Servet Elezi

PAA
1 Eda Ridvan Begaj

PR
1 Geron Agim Gunbardhi

PDS
1 Simo Koço Petromilo

LZHK
1 Arsen Tare Belaj

PDIU
1 Besmir Gezim Brahimi
2 Rajmonda Kamber Zoto

Votat për Këshillin Bashkiak në Vlorë, PS diferencë të thellë me ‘BF’/ Ja emrat që fitojnë mandatin Read More »

Ermal Dredha i PS në Vlorë fiton me 16 mijë vota plus ndaj Hysni Sharrës së ‘BF’

Partia Socialiste fiton zgjedhjet edhe në Vlorë. Kandidati i PS, Ermal Dredha ka marrë mbi 16 mijë vota plus nga rivali i “Bashkë Fitojmë”.

Sipas rezultateve ga KQZ, kandidati i PS-së, Ermal Dredha ka marrë deri më tani 28243 vota, ose 70.55 %.

Kandidati i koalicionit “BF”, Hysni Sharra ka marrë 11787 vota ose 29.45%.

Ermal Dredha i PS në Vlorë fiton me 16 mijë vota plus ndaj Hysni Sharrës së ‘BF’ Read More »