Aktualitet

Bill Clinton nderohet nga Rama me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’

Ish-presidenti i SHBA-ve është nderuar nga kryeministri Edi Rama me medaljen e ‘Yllit të Mirënjohjes Publike’, çmimi më i lartë që jepet nga Kryeministria.

Rama tha se sot Clinton Sot i kujton popullit shqiptar mësimet nga një histori jo e largët

“Njeriu nga shpresa, keni qenë me në gjatë kohës, sot jeni mes nesh për të na kujtuar mësimet nga një histori jo fort e largët për të konfirmuar riangazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë dhe njëherë të na thërras në shpresë. S’ka fjalë që mund të shpreson mjaft për e thellë që ndje tashmë duke iu kërkuar me përulje të pranon yllin e mirënjohjes për arritjen publike, që është çmimi më i lartë që jepet nga zyra e kryeministrit dikujt që e meriton këtë mirënjohje”, tha Rama.

Bill Clinton nderohet nga Rama me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’ Read More »

Rama paralajmëron muxhahedinët: ‘Nëse duan luftë, të ikin nga Shqipëria’

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se muxhahedinët duhet të largohen nga Shqipëria nëse e përdorin vendin tonë për të luftuar kundër regjimit iranian. Kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane, Der Spiegel ku ka thënë se iranianët e kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjen.

“MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur por me kusht që të mos e përdorin Shqipërinë për një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje”, është shprehur kryeministri Rama për Der Spiegel.

Kreu i qeverisë thotë se Shqipëria nuk ka synim që të jetë në luftë me regjimin iranian dhe se nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikëpritjen tonë.

“Ishte një operacion jetëshpëtues. Ne hapëm dyert tona sepse grupi, që atëherë vepronte nga Iraku u ndoq sistematikisht. Dhe nëse një mik si SHBA-ja na kërkon diçka, ne ndihemi të nderuar. E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.“, shton kreu i qeverisë.

Intervista e kryeministrit vjen disa ditë pasi Policia e Shtetit, me vendim të Gjykatës së Posaçme, ushtroi kontroll në ambientet e kampit të MEK-ut në Manëz./abcnews.al

Rama paralajmëron muxhahedinët: ‘Nëse duan luftë, të ikin nga Shqipëria’ Read More »

Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Kryeministri i Hungarisë: Vlerësoj hapin e bërë nga Vuçiç pas kërkesës time

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës të cilët u rrëmbyen nga policia serbe disa ditë më parë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Orban shkruan se lirimi i tre policëve të Kosovës ka ardhur pas kërkesës së tij gjatë takimit që ka pasur me Presidentin Aleksandër Vuçiç javën e kaluar.

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç sapo më informoi se sipas kërkesës sime gjatë takimit tonë javën e kaluar, autoritetet serbe do të lirojnë nga paraburgimi tre policët e arrestuar të Kosovës. Ne e vlerësojmë shumë këtë hap të Presidentit Vuçiç në këtë periudhë sfidash të mëdha. Ky vendim është një provë e qartë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe angazhimit tonë të përbashkët për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, shkruan Orban.
Tre policët që u rrëmbyen në veri nga forcat serbe janë liruar ditën e sotme. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovë. Ditën e sotme, në orën 09:30 ata dolën para Gjykatës në Kralevë.
Sipas Kurtit e Sveçlës, policët janë rrëmbyer nga ushtria serbe. Ata janë vizituar nga familjarët e tyre të premten, ndërsa njërit prej tyre i janë siguruar edhe barnat. Para disa ditësh, në një konferencë për media, kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla, kanë shpalosur detaje për vizitën e ambasadorit Jetishi te tre policët kufitarë. Kurti tha se policët i kanë rrëfyer Jetishit momentin e rrëmbimit nga njësitë serbe

“Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kanë rrëfimin e njëjtë kur pyetën ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori ynë. Përshkrimi i policëve është i njëjtë. Janë tri rrëfime të ndara identike, të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit më 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie. Pra kanë qenë duke ngrënë drekë kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer. Përveç institucioneve të Kosovës, lirimin e tyre e kërkuar edhe bashkësia ndërkombëtare

Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Kryeministri i Hungarisë: Vlerësoj hapin e bërë nga Vuçiç pas kërkesës time Read More »

Deklarata e papritur e Sali Berishës

Sali Berisha shprehet se do të respektojë statutin e Partisë Demokratike. Ai theksoi se nuk do të merret me pengje, por pengmarrësin kur u pyet për palët tjetër në Partinë Demokratike. Ai e shikon procesin që po bëhet në PD-në e vulës si të stisur nga Rama.

“Ndonëse zgjedhjet janë këto që janë, unë e quaj humbje. Statuti parashikon rregullat. Problemet madhore të PD-së u krijuan nga shkelmimi i statutit. Dhe unë jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj me përpikmëri statutin, i cili në të gjitha momentet kyçe u jep pushtetin anëtarëve të Partisë Demokratike.

Kur them, kryetari i Partisë Demokratike nëse humbet zgjedhjet lokale dhe unë e quaj humbje meqenëse nuk fituam së pari, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë, statuti përcakton votëbesimin tim në anëtarësinë e PD-së. Analiza e zgjedhjeve do bëhet në përputhje me statutin e PD.

Paralel me proceset demokratike të partisë, Edi Rama ka stisur që në krye të radhës, një proces me dy pengjet e tij. Unë mund të them vetëm kaq. Pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç vullnetit të pengmarrësit. Nuk kam vullnet të merrem me pengje, do merrem me pengmarrësin Edi Rama”, u shpreh Berisha

Deklarata e papritur e Sali Berishës Read More »

Përqafimi i Ramës ndaj Melonit jehonë në mediet italiane

Kryeministrja Giorgia Meloni mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) i cili vizitoi 45 liderë të mbledhur në Moldavi .

Mes tyre edhe kryeministri shqiptar Edi Rama i cili e përshëndeti kryeministren italiane në mënyrë shumë të dashur (dhe flagrante), siç shihet në këtë video të postuar në rrjetet sociale nga Aneta Zachová.

Përqafimi mes Ramës dhe Melonit ka bërë jehonë edhe në mediet italiane.

Corriere della Sera shkruan “Përshëndetja e përzemërt (dhe flagrante) e kryeministrit shqiptar Rama drejtuar Melonit.”

Siç shihet nga një tjetër kënd i filmimit, Meloni reagon pas përqafimit që i jep Rama nga pas.

Më poshtë videot e shpërndara nga gazetarët e pranishëm:

Përqafimi i Ramës ndaj Melonit jehonë në mediet italiane Read More »

Nga Fate Velaj te Muç Nano e Vasilika Hysi, kush janë emrat e Ramës për ambasadorë

Qeveria ka nisur procesin e zëvendësimit të disa ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati, apo janë drejt daljes në pension. Qeveria shqiptare i nis këto ndryshime të ambasadorëve të cilat duhet të ishin bërë shumë kohë më parë, por të qenurit e Ilir Metës president, shikohej si një mur pengese për emërimet e reja. Ky proces fillon tashmë që Bajram Begaj është kreu i shtetit. Mësohet se në presidencë gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë, lista me propozimet e grupit të parë të ambasadorëve të rinj.

As qeveria dhe as presidenca nuk pranuan të komentojnë emrat e ambasadorëve të rinj, pas një kërkesë nga Top Channel. Por një prej deputetëve anëtarë i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme në dijeni të propozimeve tregoi se Ilir Gjoni aktualisht ambasador në Zvicër propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.
Vendin e Gjonit propozohet ta zërë analisti, Mustafa Nano i cili me parë ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik. Ndërkohë, vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si krye-bashkiak i Vlorës, propozohet për t’u zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi. Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi, pritet te emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.

Ish-nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është përzgjedhur për drejtuar Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish-deputeti socialist Fate Velaj. Ervin Bushati ish deputet dhe ish drejtues i PS Tiranë, është favorit për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA. Mbetet e paqartë nëse emri i tij është në listën e parë që pritet të mbërrijë në presidencë. Procesi emërimit të ambasadorëve të rinj nis me propozimet e Ministrisë të Europës dhe Punëve të Jashtme, të cilat marrin aprovimit të kryeministrit i cili ia dërgon presidentit. Pas miratimit nga presidenti të gjithë të propozuarit për ambasador zhvillojnë dëgjesa në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme. Pas miratimit nga ky komision, i vjen radha dekretimit nga presidenti Bajram Begaj./TCH

Nga Fate Velaj te Muç Nano e Vasilika Hysi, kush janë emrat e Ramës për ambasadorë Read More »

Rama nuk kursen as të vetët: Kemi nga ata që kanë marrë gjithçka nga PS, por turpëruan familjen tonë

Kryeministri Edi Rama, takimin e radhës e ka zhvilluar me qytetarët në Durrës, duke i falënderuar për mbështetjen e dhënë më 14 maj.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se niveli i ekonomisë do të pësojë ndryshime, duke shtuar se pavarësisht se Partia Socialiste ka bërë gjëra për të cilat ai nuk është krenar, ka ende shumë punë për të bërë në të mirë të qytetarëve.

“Ne kemi hyrë në një borxh shumë të madh duke i kërkuar votën njerëzve dhe duke i kërkuar të na besojnë ne se vetëm me ne shkohet përpara. Ajo që kemi marrë prej tyre është një sfidë shumë e madhe, e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Megjithatë Rama nuk la pa shigjetuar as figurat nga radhët e Partisë Socialistë, edhe pse pa përmendur emra u shpreh se ka pasur edhe nga ata që kanë marrë detyra të larta, por nuk kanë mbajtur përgjegjësitë që u takojnë.

Më tej Rama tha: “Kemi bërë gabime. Kemi bërë edhe gjërat për të cilat unë nuk jam krenar dhe do të dëshiroja shumë që të mos i kishim bërë. Nuk flas për ju që jeni këtu, as për Anin, as për Entonin. Flas për udhëheqës të Partisë Socialiste. Flas për njerëz që kanë marrë gjithçka nga PS, por i kanë dhënë kosto në të gjithë këto vite. Flas për njerëz që kanë marrë detyra të larta, drejtimin e agjencive të rëndësishme dhe kanë turpëruar besimin dhe mbështetjen, flamurin tonë, familjen tonë”.

Rama nuk kursen as të vetët: Kemi nga ata që kanë marrë gjithçka nga PS, por turpëruan familjen tonë Read More »