Aktualitet

Rama publikon shkrimin e “Boat International” për Shqipërinë: “Riviera e fundit”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një shkrim dedikuar turizmit në Shqipëri.

“Mirëmëngjes dhe me këtë shkrim për Shqipërinë në revistën më prestigjioze të jahteve, Boat International, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama në Facebook.

Shkrimi i “Boat International”:

Riviera e fundit

Një vijë bregdetare e mbushur plot me plazhe me rërë të bardhë, zona antike, limane të fshehur, por nuk duket asnjë superjaht.

“Shqipëria ka qenë e fshehur nën hundën tonë gjithë këtë kohë”, thotë Tristan Rutherford, shkruan revista “Boat International” .

Në një park të mbuluar nga gjethet në Westminster në Londër, ambasadori shqiptar, Qirjako Qirko mburr aftësinë për jahte të Malit të Zi, një komb që pak persona mund të arrinin ta dallonin në hartë një dekadë më parë. Në të kundërt, zhvillimi detar i Shqipërisë është ende në hapat e parë.

Qirko dhe unë biseduam për brigjet e virgjëra, rihapjen e ishullit të Sazanit, një bazë ushtarake e izoluar për një shekull si dhe për mundësitë që mund të ofrohen nga vendi për jahtet.

“Ne jemi krejtësisht të hapur për këtë biznes. Por, në fillim duhet të shkoni ta shihni vetë”, përfundoi Qirko.

Për shkak të kësaj mora avionin që kalonte sipër Venecias dhe më pas vazhdonte drejt Istrias dhe ishujve Koranti në Kroaci. Aty shfaqen qindra jahte, që nga qyteti i Dubrovnikut, dukeshin si yje që këputen. Më pas vijon peizazhi perfekt i Gjirit të Kotorrit në Malin e Zi.

Në vitin 2006 e njëjta pamje magjepsi investitorin kanadez, Peter Munk kur fluturoi sipër bazës së braktisur të nëndetëseve në Tivat dhe vendosi të ndërtojë aty “Porto Montenegro”.

Ndërkohë që hyj në hapësirën ajrore shqiptare, shkëmbijtë gëlqerorë bien mbi plazh. Në zbritjen e fundit, sytë e mi tërhiqen në të djathtë ku, rreth 350 kilometra vijë bregdetare shumë pak e zhvilluar, kalon Sazanin dhe shkon drejt Korfuzit.

Kur mbërrin në ekstremin jugor të Shqipërisë, Korfuzi duket aq pranë sa që mund të arrihet duke notuar. Qiparisët e tij të lartë dallohen edhe një milje larg, në bregun shqiptar, ku rrënojat e Butrintit, të mbrojtura nga UNESCO-ja, rrethohen nga deti i kaltër.

Emri Rothschild, sinonim i një prej vilave më luksoze në Korfuz, peshon në të dyja krahët e bregut. Fondacioni “Butrint” i lordit Rothschild ndihmon në mirëmbajtjen e këtij muzeut të hapur.

Qyteti i rrënuar ka pritur më të mirën dhe të madhërishmen e Adriatikut për mijëra vite nga agoratë greke, te vilat romake dhe banjot bizantine. Kjo është Shqipëria, ku një pjesë e madhe është e pazbuluar dhe mbuluar nga bimësia, një zonë arkeologjike për Indiana Jones.

Hedh një gur në një pus që ende funksionon, ku kanë mbetur shenjat e litarëve në gurë pas mijëvjeçarësh përdorimi të vazhdueshëm.

I paduruar që të vizitoj bregun e Butrintit që rrihet nga dielli, marr një motoskaf.

Çmimi ishte 140 euro, duket shumë i lartë për këtë zonë, por e kuptova që kisha shtuar një zero. Ishte vetëm 14 euro, gjysma e çmimit të një koktejli në “Hôtel de Paris” në Monako, për të marrë anijen bashkë me kapitenin. Shqipëria është vërtetë një vend sa ekonomik aq edhe i paeksploruar.

Laguna që rrethon Butrintin me të drejtë është një park kombëtar. Poshtë varkës tonë lundrojnë qindra lloje peshqish. Kjo zonë pret gjithashtu më shumë se 250 lloje zogjsh, përfshirë çafka dhe bilbila uji që shoqërojnë varkën tonë drejt Korfuzit.

Gjatë regjimit të ashpër komunist të Shqipërisë, studentë të talentuar dolën vullnetarë për të zhvilluar gërmime arkeologjike në këtë rajon.

Ata mund të bëjnë banjo dielli në qetësi të plotë, të pinë duhan në kështjellën me pamje nga deti që është vizituar nga Lordi Bajron, dhe madje edhe të nxjerrin ndonjë amforë nga shtrati i detit kur të vijë momenti për të dorëzuar trofetë e gjetura

Në kthim drejt skelës së Butrintit, vëzhgoj të vetmit autobuza turistikë që ndesh përgjatë gjithë udhëtimit. Shifrat e vizitorëve flasin për një rritje me 20% në të dyja vitet 2016 dhe 2017, siç dëshmojnë statistikat në Kroacinë e viteve 1990.

Statistikat e rritjeve vjetore reflektojnë edhe mbërritje të superjahteve. Agjencia e jahteve dhe udhëtimeve, e cila gjendet në portin historik të Sarandës, së fundmi ka kaluar nëpër duar dokumentet për “SS Delphine”, një ish-anije 100-vjeçare e Flotës Detare Amerikane, 79 metra e gjatë, dhe “Barbara”, me një gjatësi prej 88,5 metrash.

“Jahtet, që sa vijnë e shtohen, hyjnë nga Korfuzi,” shpjegon Serani. “Nisja nuk është e vështirë por nevojitet një ndërmjetësues për të udhëzuar ku të ankorojnë apo të marrim me qera një makinë për të vizituar qendrat tona nën mbrojten e UNESCO-s që janë në Gjirokastër”.

Serani përmend një aeroport të ri afër Sarandës i cili pritet të vihet në punë në 2019. Ai do të tërheq jahtet ashtu si pista modeste e Tivatit rriti numrin e vizitorëve vetëm 160 milje detare larg nesh, në Malin e Zi.

Jahtet mund të ankorohen përgjatë bregdetit tonë përrallor, dhe në Orikum Marina 100 kilometra në veri, por një kompleks detar luksoz do t’i shtonte këtij vendi sa Toskana një magji të prekshme. Serani nxjerr iPhonin dhe më tregon një plan detar për portin e mallrave në Limion, vetëm dy kilometra në veri të qytetit, ku toka sapo ka nisur të gërryhet.

Kur të mbarojë, sipas parashikimeve, ai pritet të akomodojë jahte deri 120 metra të gjatë dhe perceptohet si çelësi që hap rrugën drejt kësaj vije bregdetare. Duke ndjekur këshillat për superjahte të ofruara prej Seranit si udhërrefyese, nisem drejt vijes bregdetare sipër Sarandës. Ankoroj në Qefal, i cili më ngjason me bregdetin e Amalfit 100 vite më parë.

Shkëmbinj të shkëputur nga njëri-tjetri rrethojnë plazhe të veçuar të cilat lagen nga deti i pastër Jon. Do justifikohesha nëse nuk do largohesha nga plazhi i Kakomesë, një plazh në formën e një gjysmë hëne më rërë të argjendtë, ku nuk mungon edhe një skelë e vjetër prej nga ku mund të kërcesh për në parajsë.

“Por, ne kemi nevojë për një port elitar”, shprehet ajo.

Megjithatë, unë zgjodha të ndjek rrugën e pelegrinazhit duke lënë pas dy manastiret e zbukuruar me afreske për të shkuar në plazhin e Krorëzës – dy harkore perfekte me rërë që do të përbënin kryelajm në Kroaci, Turqi apo Greqi. Këtu jam i vetëm në plazh. Isha në dijeni se sa qetësi ishte në këtë parajsë me rërë, kështu që i dhashë nën dorë një pronari të një plazhi atje rreth 10 euro për të më marrë në barkën e tij dhe për të më lënë në shtëpi pas një banjo dielli. Varka e tij e vjetër me motor 20 kuaj fuqi ndizet duke tërhequr një litar.

Mikrobuzi im i kampimit që zhurmon në perëndim të diellit, duke kaluar silurat sovjetike të gdhendura në shkëmbinj, do t’i bëjë miqtë e mi të jahtit që duan të shikojnë gjithçka, të mbyten në pije.

Më tutje drejt veriut qëndron një çudi akoma dhe më e madhe: gadishulli i fortifikuar i Porto Romanos – një Kep Ferrat francez në miniaturë që ka në majë një kështjellë veneciane që daton nga koha e luftës dhëmb për dhëmb në Adriatik mes anijeve veneciane dhe flotës osmane.

Vendqëndrimi është aq strategjik saqë kur udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov e vizitoi në 1959-ën, ai foli edhe për një bazë nëndetësesh.

I armatosur vetëm më një kajak, të marrë me qera dhe maskë, unë ndërmarr një sulm mëngjesi kundër bazës pa roje. Duhet t’i afrohesh me shpejtësi dokut të madh dhe më pas të përkulesh dhe lëvizësh në det pa qëllim. Brenda gjendet një katedrale betoni që mund të shërbejë si sfond për një film me Xhejms Bond. Jam shumë i druajtur për të bërë një zhytje të lirë, prandaj vozis për plot 100 metra derisa shikoj dritë vezulluese në anën tjetër të tunelit.

Ditë tjetër, tjetër pushtim i një ish-pike të fortë ushtarake. Ka qenë e ndaluar të shkoje në ishullin e Sazanit, një instalim ushtarak shumë sekret që nga koha e Luftës së Parë Botërore, por në 2017 u hap për turistët kureshtarë. Më një gjatësi prej pesë kilometrash është ishulli më i madh i pabanuar në të gjithë Mesdheun. Është i mbuluar nga pyje të dendura, ashtu si “Lufta e humbur” nga Jurassic Park.

Forcat special sovjetike dhe kineze lanë 2 800 bunkerë dhe kazerma, një hapësirë që tashmë është plotësuar nga shqiponjat që ngjiten lart si shigjetë dhe delfinët që kërcejnë. Meqë leja ime në Sazan më lejon të bëj vetëm një vizitë të shpejtë, udhëtimin tim e përfundoj me një ecje në këmbë drejt shtëpisë së shkatërruar të governatorit italian. Panorama detare ku Joni i kripur dhe i kaltër takon Adriatikun blu të bën të pyesësh veten se përse nuk ka jahte të tjerë që vijnë nga Italia, Kroacia, Mali i Zi apo Greqia?

“Ata vijnë”, thotë Nicolas Fry, menaxher i udhëtimeve me çarter në Camper & Nicholsons: “Në 2017, ne vumë re një rritje të popullaritetit. Fry pronotoi disa udhëtime çarter për në Shqipëri me Eclipse,” një anije 43 metra e pajisur me lodra eksploruese për një aventurë të pazakontë shqiptare.

“Klientët ia kaluan mirë”, tregon Fry, por ajo që mungon “është një port i klasit të parë i ndërtuar dhe i menaxhuar për superjahte”. Nuk është nevoja të pritet shumë për këtë. Fry thotë: “Kur pyet për Shqipërinë, më parë shiko se çfarë ndërtoi Mali i Zi në 10 vjet

Shkurtimisht, “Porto Montenegro” duhet të jetë model për zhvillimin e sektorit të jahteve në Shqipëri.

“Të huajt mund të ndërtojnë porte jahtesh në Shqipëri, një subjekt i legjislacionit vendas dhe duket se ka lëvizje në këtë drejtim. Në Kavajë, ka një propozim për një port jahtesh me 650 vende për jahte deri në 75 metra. I quajtur “Porto Albania”, projekti duket se ka marrë mbështetjen e kompanise zvicerane të zhvillimit “Finsec”. Ndërsa lidhur më zhvillimin në Limioni afër Sarandës, nuk ka një datë. Nëse merresh me këtë punë për zhvillimin e porteve të jahteve apo vetëm nëse mendon gëzueshëm për një plazh sekret të harruar nga turizmi botëror, atëherë e di ku të kërkosh.

Nuk do të jetë e largët dita, kur Shqipëria do të marrë vendin e duhur në qendër të skenës të xhiros verore të superjahteve.

Rama publikon shkrimin e “Boat International” për Shqipërinë: “Riviera e fundit” Read More »

Nga paratë te bizhuteritë, vjedhjet e kryera brenda 1 muaji. Kapet hajduti serial në Sarandë

Dokumentohen një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Sarandës. Policia në kuadër të operacionit ”Speed”, ka arrestuar në flagrancë autorin e këtyre vjedhjeve, shtetasin Dhimitri Terolli, 24 vjeç, banues në lagjen ”Nr.3” të qytetit bregdetar.

Sipas Policisë, u krye arrestimi i tij pasi ditën e djeshme në lagjen ”Nr.1”, ka vjedhur banesën e shtetasit A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht :

Më datë 12.03.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..

Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..

Më datë 29.03.2018, në lagjen ”Nr.3.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..

Më datë 03.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..

Më datë 05.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj..

Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Nga paratë te bizhuteritë, vjedhjet e kryera brenda 1 muaji. Kapet hajduti serial në Sarandë Read More »

Në dasmë duke kënduar, motra kujton vëllain e vrarë 5 ditë më parë në kryeqytet. Dedikimi prekës

28-vjeçari Mario Majollari u ekzekutua mbrëmjen e 10 prillit në kryeqytet nga hasmit e të atit. Humbja tragjike e të riut, për të cilin flisnin veç mirë në të gjithë zonën ku jetonte, është e papërballueshme për familjarët e tij.

Motra e tij ka publikuar një video në “Facebook” ku shfaqet me Marion në një dasmë duke kënduar këngën e Artjola Toskës “Mirëmëngjes dashni”, duke i thënë vëllait “bota ime je”.

Në dasmë duke kënduar, motra kujton vëllain e vrarë 5 ditë më parë në kryeqytet. Dedikimi prekës Read More »

Mos dilni pa çadra! Pasdite priten reshje shiu

Moti mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta duke sjellë gjatë pjesës së dytë të ditës shira të përkohshëm në Veri dhe zonat Lindore.

Pritet që kthjellime dhe vranësira të shpeshta të mbeten prezent edhe gjatë natës në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar një rënie me 2°C gjatë mesditës në zonat Veriore.

Era do fryjë mesatare por shpesh-herë e fortë, me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Mos dilni pa çadra! Pasdite priten reshje shiu Read More »

Avokatja e vilës 451 mijë Euro në Mullet hakmerret për prishjen e pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë, 8 akuzat

Avokatja e Popullit, Erinda Balanca, hakmerret për prishjen e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, në Vlorë, në të cilin kishte një apartament. Në raportin për veprimtarinë vjetore të Avokatit të Popullit, zonja Balanca kritikon ashpër Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), dy organe këto që shembën në vitin 2013 pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë, për ndërtimin e Lungomares.

Asokohe IKMT quhej INUK. Erinda Balanca, edhe si e dëmtuar në këtë proces, mbrojti në Strasburg vjehrrin e Bashës kundër Shqipërisë. Gjykata e Strasburgut dënoi shtetin shqiptar, duke e detyruar t’u paguajë palëve të dëmtuara 14.2 milionë euro.

Ndërkaq, Erinda Balanca, tashmë në pozicionin e Avokates së Popullit, ‘nxin’ IKMT dhe IMT, duke i konsideruar këto organe jo transparente dhe që kanë cenuar në mënyrë të përsëritur pronën private me ndërhyrjet e tyre. Avokatja e Popullit i kushton një kapitull të posaçëm veprimtarisë, sipas saj abuzive, të organeve përgjegjëse për mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme.

“Në veprimtarinë e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), në bashki konstatohet mungesë transparence; raste të përsëritura të situatës së cenimit të pronësisë pa respektuar procedurën e njoftimit zyrtar mbi vendimmarrjen konkrete ndaj subjektit përkatës; veprimtari e IKMT-së, fragmentare, jo analizuese dhe jo reaguese, në rastet kur i kërkohet të ndërmarrë veprime të caktuara, nga ana e institucioneve të tjera shtetërore gjë që çon në mungesën e zhvillimit të një procesi të rregullt dhe të ligjshëm administrativ, shpesh edhe me shkaktim dëmi, ndërkohë që vazhdon gjendja e mosreflektimit ndaj kësaj paligjshmërie, duke përkeqësuar situatën juridike të subjekteve që kanë në pronësi, ose posedim ndërtimesh me statuse të ndryshme ligjore”, thuhet në raport.

Raport i veçantë për IKMT

Avokatja e Popullit, Erinda Balanca, thotë gjithashtu se përpos kapitullit në raportin vjetor, është hartuar edhe një raport i veçantë mbi veprimtarinë e IKMT. Por, sipas saj, ky raport nuk është shqyrtuar nga Kuvendi. “Sikurse kemi informuar në dy raportet paraardhëse më të fundit vjetore, nga ana e Avokatit të Popullit është përgatitur një raport i veçantë, mbi veprimtarinë e IKMT-së, për periudhën Shtator 46 2014 – Maj 2015.

Ky raport i është dërguar Kuvendit, në datën 22.12.2015. Raporti analizon veprimtarinë e IKMT-së, konkretisht për disa zona si ajo e Selitës, Tiranë (ku po zbatohet projekti i ndërtimit të unazës së re të qytetit); zona e Udenishtit, Pogradec, (ku po zbatohet projekti i rehabilitimit të segmentit rrugor Lin-Pogradec), si dhe zona e segmentit rrugor Rrogozhinë-Lushnjë.

Raporti i Veçantë, mbi veprimtarinë e IKMT-së, për periudhën shtator 2014 – maj 2015, nuk është diskutuar ende në Kuvend, megjithëse problematika e tij mbetet ende aktuale për faktin se, veprimtaria e IKMT-së, vazhdon të mbetet në të njëjtat çështje problematike”, thuhet në raport.

Raporti i Avokates së Popullit kundër IKMT dhe IMT

Konstatohet mungesë transparence në veprimtarinë e këtyre organeve, e referuar shpesh nga ankuesit në ankesat e tyre, por edhe e evidentuar konkretisht gjatë veprimtarisë sonë institucionale.

Konstatohen raste të përsëritura, kur ankuesit janë gjendur para situatës së cenimit të pronës së tyre, nga ndërhyrjet e IKMT-së, apo IMT-ve në bashki, pa u vënë në dijeni dhe pa patur paraprakisht një njoftim zyrtar, mbi vendimmarrjen për ndërhyrjen që do të kryhej. Kjo gjë ka cenuar të drejtën e ankuesve për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor.

Megjithëse në disa ankesa është kërkuar informacion i ndërthurur, qoftë nga ana e IMT ve në bashki, apo qoftë edhe nga ana e IKMT-së, konstatohet se mënyra e raportimit të IMT-ve pranë IKMT-së, për çështje konkrete mbetet problematike, pasi ka vonesa dhe shpesh mungesë informacioni në vartësinë vertikale të detyrimit ligjor në këtë rast.

Veprimtaria e IKMT-së, shfaqet fragmentare, jo- analizuese dhe jo- reaguese, në rastet kur i kërkohet të ndërmarrë veprime të caktuara, nga ana e institucioneve të tjera shtetërore. Në këto raste, IKMT-ja, shërben dhe duhet të shërbejë edhe si një filtër i ligjshmërisë së vendimmarrjeve paraprake të organeve të tjera, gjë që kërkon angazhimin e tij të drejtpërdrejtë administrativ, përmes ezaurimit të procedurave përkatëse administrative, në kuadër të zbatimit të ligjshmërisë në fushën e inspektimit të ndërtimit. Çdo procedurë administrative që fillohet nga ana e IKMT- së, nuk duhet dhe nuk mund të trajtohet thjesht si zbatim i një vendimmarrje paraprake nga një organ tjetër, që vepron në një juridiksion të ngjashëm me atë të IKMT-së.

Procedurat konkrete administrative, që duhet të zhvillohen rast pas rasti nga IKMT-ja, nevojitet të kenë si një element të domosdoshëm hetimin aktiv nga ana e vet këtij organi, të rrethanave, provave, veçantisë së problematikës së paraqitur, me qëllim që të parandalohen shkelje të ligjit. Nëse mungon kjo mënyrë veprimi, atëherë kemi mungesën e zhvillimit të një procedimi të rregullt dhe të ligjshëm administrative, sikurse konstatohet edhe mungesë bashkëpunimi dhe harmonizimi të nevojshëm të veprimtarisë me organe të tjera që veprojnë në fushën e urbanistikës.

Në procesin e prishjes së ndërtimeve informale, rezulton se lidhur me këto ndërtime, IKMT-ja, por edhe IMT-ja në bashki, kanë mangësi në procesin e verifikimit të procedurave ekzistuese të aplikimeve pranë organit të ALUIZNI-t, për legalizimin e objekteve, në të cilat ose është ndërhyrë me prishje, ose janë sanksionuar me vendime për prishje. Ky mosveprim bie ndesh me parashikimin e kryer në nenin 66/1, të Kodit të Procedurave Administrative, ndërkohë që konstatohet mungesë e bashkëpunimit dhe harmonizimin e nevojshëm të veprimtarisë së IKMT-së, me organe të tjera që veprojnë në fushën e urbanistikës dhe mbrojtjen e territorit.

Dëmi financiar i shkaktuar nga ana e IKMT-së, apo të IMT-ve në bashki, gjatë prishjes së objekteve të ndërtuara me leje që, paraprakisht janë përfshirë në procesin e shpronësimit për interes publik, por që ende nuk kanë marrë vleftën e dëmshpërblimit që i takon, si dhe të objekteve informale të përfshira në procesin e legalizimit dhe për të cilat nuk ka patur ende vendimmarrje përfundimtare nga ana e ALUIZNI-t, përbën kosto shtesë që në mënyrë të kundërligjshme i shtohet detyrimeve që shteti duhet t’u paguaj në këto raste subjekteve të dëmtuara. Ky veprim e vendos veprimtarinë e këtyre organeve në kushtet e parashikuara nga ligji nr. 8510 datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës publike”, i ndryshuar.

Në këtë veprimtari, vërehen shkelje ligjore që cenojnë të drejta dhe liri të ligjshme të individit, ndërkohë që vazhdon gjendja e mosreflektimit ndaj kësaj paligjshmërie, duke përkeqësuar situatën juridike të subjekteve që kanë në pronësi, ose posedim ndërtime me statuse të ndryshme ligjore.

Në kundërshtim me përcaktimet ligjore, të dhëna në pikën “c”, të nenit 21, të ligjit nr. 8454 datë 4.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, nuk ka patur reagim nga ana e organeve eprore të drejtorive rajonale të IKMT-së, apo të IMT-ve në bashki, lidhur me rekomandime tonat mbi marrjen e masave disiplinore ndaj inspektorëve përkatës, të cilët kanë qenë në kushtet e refuzimit për bashkëpunim me Avokatin e Popullit, gjatë shqyrtimit të ankesave të caktuara nga ana e këtij të fundit./Shqiptarja.com

Avokatja e vilës 451 mijë Euro në Mullet hakmerret për prishjen e pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë, 8 akuzat Read More »

Sot vdiq edhe një minator/ Samir Mane krenohet në ekrane me pasurinë përrallore, pasuri e ngritur mbi jetë njerëzish

Ndërkohë që Samir Mane, para pak ditësh doli në media dhe fliste për pasurinë e tij përrallore, dhjetra minatorë kanë humbur jetën në minierat e tij.

Kushtet mizerabël dhe mungesa e sigurisë ka bërë që dhjetra persona të humbin jetën në minierat e menaxhuara nga miliarderi Samir Mane.

Sot, një tjetër minator ka vdekur në Galerinë D në Bulqizë, minierë e cila administrohet nga Samir Mane.

Minierat, një burim që i siguron miliona euro në vit Samir Manes, po ngrihet mbi jetën e minatorëve që po vdesin nga kushtet e mjerueshme që ofron kjo punë.

Edhe pse janë disa viktima, policia i ka përcjellë si aksidente pune dhe asnjë hetim apo ndërshkim ligjor nuk është bërë deri më tani.

Megjithatë Samir Mane dhe minierat e tij duhet të marrin masa për të siguruar kushtet minimale të punës, në mënyrë që të shmangen aksidentet fatale.

Sot, Angjelosh Shahini, 52-vjeç humbi jeten si pasojë e shpërthimit të minave. Po nesër kush e ka rradhën?

Sot vdiq edhe një minator/ Samir Mane krenohet në ekrane me pasurinë përrallore, pasuri e ngritur mbi jetë njerëzish Read More »

Kush do t’i zërë vendin Blendi Fevziut në Opinion?

Edhe përse shumë gjëra mund të kenë ndryshuar në emisione të ndryshme, në “Opinion” një gjë nuk ka ndryshuar; moderatori Blendi Fevziu. Ai ka plot 20 vite në krye të këtij programi dhe prej vitesh vazhdon të jetë një konkurrent i fortë për programet e tjera. Drini Zeqo është një nga pjesëtarët e stafit me të cilin Blendi punon prej kohësh tashmë.
I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona dhe Fatma, gazetari ka rrëfyer më shumë mbi marrëdhënien e tyre. Dy moderatoret e kanë pyetur Drinin nëse e mendon ndonjëherë se ndoshta është koha që Fevziu të dalë në pension dhe vendin e tij ta zërë brezi i ri i gazetarëve.

“E kam menduar, por ai se ka në plan fare. Edhe ai po ta dëgjojë këtë do thotë ç’e kanë në terezi këta. “Opinion”-i më pëlqen por unë dua diçka më afër spektaklit. Nuk jam njeriu që vendos rregulla strikte si Blendi dhe ai vërtet ia del.”,- ka rrëfyer Drini i cili ka rreth një dekadë që punon në “Opinion” ./Blitz.al/

Kush do t’i zërë vendin Blendi Fevziut në Opinion? Read More »

Aviacioni Shqiptar shpall ‘listën e zezë’ , ja kompanitë me të cilat nuk duhet fluturuar

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, ka dhënë një njoftim paralajmërues për të gjithë pasagjerët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Italisë me kompaninë ajrore italiane “Fly Ernest” s.p.a.

Sipas këtij Autoriteti, kjo kompani në mënyrë të përsëritur, që nga momenti i fillimit të operimit në tregun shqiptar rreth një vit më parë, për shak të mungesës së kapaciteteve të nevojshme në avionë për përballimin e destinacioneve të publikuara dhe keqmanaxhimit, ka patur anulime dhe vonesa të zgjatura të fluturimeve, të cilat kanë shkaktuar shumë shqetësime tek qytetarët shqiptarë që e kanë zgjedhur atë si kompani për të udhëtuar.

Deklarata

Autoriteti Aviacionit Civil, ka marrë ankesa të vazhdueshme nga pasagjerët dhe po e ndjek nga afër situatën e krijuar prej kohësh, ku rezulton se kjo kompani ka vonuar gjatë ose ka anulluar mbi 50 fluturime përgjatë kohës që operon në Shqipëri, me një faturë kompensimi për t’u paguar prej mbi 2.5 milion Euro, në rast se do të ishin ndjekur procedurat e kompensimit.

AAC, ka dërguar disa kërkesa për marrje masash pranë kompanisë dhe autoritetit italian gjatë periudhës së dimrit dhe përpara fillimit të sezonit veror të fluturimeve, dhe këtë problematikë do të vijojë ta ndjeki edhe në takimet urgjente që do i kërkohen kompanisë dhe autoriteve italiane si autoriteti liçensuses.

Si hap të parë i bëjmë thirrje çdo pasagjeri që has në problematika me linjat e ndryshme ajrore, të mos hezitojë të na kontaktojë në rrugë zyrtare në emailin [email protected], për të kërkuar asistencën e nevojshme për plotësimin e formularit të ankesës, dhe marrjen e kompensimit financiar prej €250 nga kompania.

Ndërkohë, AAC ka hapur edhe zyra në Aeroport, në kt 2 mbi check-in, ku mund të drejtoheni për t’u konsultuar me stafin tonë të specializuar në të drejtat e pasagjerit. Së dyti, i rekomandojmë qytetarëve të përzgjedhin kompaninë sipas performancës së duhur në operim dhe për këtë AAC do të publikojë në buletinin mujor, duke filluar nga 5 Maji, performancën e secilës kompani që operon në TIA

Aviacioni Shqiptar shpall ‘listën e zezë’ , ja kompanitë me të cilat nuk duhet fluturuar Read More »