Aktualitet

Monika është një ‘nënë e tmerrshme’. Kur ‘vret’ fëmijët e saj, çfarë presim për fëmijët tanë?

Monika Kryemadhi, është nëna e LRI-së. I ka marrë vajzat e reja dhe djemt e rinj dhe i ka rritur me duart e veta.

I ka marrë që 13 apo 14 vjeç dhe i ka bërë 20 e ca. Disa i bëri drejtorë, disa inspektorë, disa specialistë dhe ata që kishte përzemër i futi në Kuvend dhe i bëri  deputetë.

Shembull është Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi etj…

Të gjithë këta janë studentë. Në vend që të ulen në auditore, të studiojnë, të merren me detyra kursi apo studime të mëtejshme, Monika i ka futur në vorbullën e politikës.

Monika i ka vrarë shpresën për të ardhmen dhe i ka futur në intrigën e politikës.

Monika i ka mësuar se në politikë, mund të vjedhësh dhe mund të bëhesh shumë i pasur, një pasuri që nuk mund ta bësh kurrë me punë të ndershme.

Monika, nëna e tyre birësuese, po i shfrytëzon duke i hequr nga detyra e tyre dhe duke i futur në një punë që është shumë e rëndë për super e tyre.

Të gjithë këto të rinj, të brishtë për politikën e ashpër të Shqipërisë, nëse do të formoheshin siç duhet, atëherë do të ishin gati për t’u futur në Kuvend.

Shikoni studenten ngelëse Floida Kërpaçi. Një vajzë, të cilës i vlojnë hormone.

Hormonet e saj janë shumë të acaruara, sa në moshën e saj, ajo del me mllef e shan kundërshtarët politikë. Kundërshtarët e saj kanë eksperiencë politike, më shumë se çka ajo jetë.

Floida, një studente NGELËSE e Fakultetit të Mjekësisë, nuk e ka mendjen tek shkolla dhe tek profesioni i vyer i mjeksisë, por të dalë dhe të shajë Ramën dhe dje shante Berishën dhe Bashën.

Floida është ajo deputetja e re, që theu thoin në Kuvend dhe qante duke thënë që më rrahën ata të PS-së.

Një nënë që i mëson fëmijët e saj me urrejtje dhe mllefe, a mund të quhet nënë e mirë?

A mund të jetë ajo në gjendje që të kujdeset për fëmijët e shqiptarëve? Aq më tepër një politikane që uluret dhe zhvishet në Kuvend nga frika e Vettingut.

Floidës i themi vetëm një gjë. Ik mëso, sepse provimet e marra nga mandate i LSI-së nuk të ndihmojnë në të ardhmen si mjeke.Pamfleti.

Monika është një ‘nënë e tmerrshme’. Kur ‘vret’ fëmijët e saj, çfarë presim për fëmijët tanë? Read More »

Zhdukja e vlonjatit, familjarët kërkime nga deti e ajri: Telefonata e dyshimtë në Mal të Zi

VLORË- Ksandros Imeraj që në Vlorë njihet me emrin Sandro është zhdukur në mënyrë të mistershme disa ditë më parë pasi ishte nisur drejt Italisë.

Ndërsa ka kërkuar prej disa ditësh, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të tij, ndërsa familjarët kanë nisur vetë kërkimet nga ajri e deti, pas një telefonate që dyshohet të këtë bërë 32-vjeçari në Mal të Zi.

Gazetari Enkrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se ka komunikuar nga afër me familjarët e tij, të cilët janë të bindur se Sandro ka telefonuar autoritetet në Mal të Zi për t’i kërkuar ndihmë.

“Kemi pasur një telefonatë anonime nga Mali i Zi. Na njoftuan se i afërmi ynë Sandos Imeraj 32 vjeç ka njoftuar policinë malazeze se ndodhej në det të hapur dhe se kërkonte ndihmë. Autoritetet atje kanë sinjalizuar ehe portin e Durrësit, por nuk kemi asnjë informacion”,- thonë të shqetësuar familjarët.

Duke qënë se një ditë më parë në Mal të Zi u gjet edhe motori i ujit me të cilin udhëtonte i riu, familjarët apelojnë që autoritetet shqiptare të thellojnë komunikimin me fqinjët malazezë, me qëllim që edhe ata të kërkojnë për të.

MOTORI I UJIT GJENDET NË MAL TË ZI
Motori i ujit me të cilin udhëtonte i riu është gjetur mbrëmjen e djeshme nga familjaret e 32 vjeçarit në Budva të Malit të Zi. Motori ka qënë në largësi prej 10 miljesh nga bregu i Budvës dhe sipas familjarve motori ishte gjysëm i mbytur dhe vetëm pjesa e parë ishte mbi ujë.

TELEFONATA E FUNDIT ME FAMILJEN
Familjarët nuk kanë informacione se ku do të shkonte i riu dhe çfarë kishte në motorin e ujit. Kontakti i fundit me të ontakti i fundit i tij ka me ta ka qenë qenë në orën 01:30 të natës mes të enjtes dhe të premtes. Në komunikimin me ta ai u ka thënë se ka shumë det dhe fryn erë e fortë dhe se nuk e dinte se në cilin drejtim e kishin çuar dallgët. “Nuk shikoj asgjë, vetëm errësirë” – kishte thënë Imeraj dhe pak më vonë celulari i tij ishte fikur.

Zhdukja e vlonjatit, familjarët kërkime nga deti e ajri: Telefonata e dyshimtë në Mal të Zi Read More »

‘Nami’ në Policinë e Shtetit, ja kush pritet të largohet…Detaje ‘bombë’

Policia e kryeqytetit prej më shumë se tre muajsh është angazhuar në një aksion për goditjen e trafikantëve të drogave në blloqet e pallateve, në afërsi të shkollave, lokaleve të natës, si dhe parqeve publike.

Pjesë e këtij operacioni ka qenë dhe i arrestuarit në operacionin “Fresku”, 25-vjeçari me precedent penal, Ermal Dashi.

Ky i fundit është kapur me 70 doza kokainë, të cilat i kishte për klient të ndryshëm kundrejt vlerave 80-100 euro për gram në zonën e Freskut dhe Xhamllikut, në Tiranë. Ky shtetas është ndalur në Rrugën e Dibrës, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe kokaina e bërë gati për treg.

Çfarë ndodh aktualisht me luftën ndaj drogës në Tiranë?

Report Tv ka mësuar se rezultatet e këtyre operacioneve do të jenë pjesë dhe e riorganizimeve në disa komisariate të Tiranës dhe strukturave antidrogë. Këto struktura pritet që të kenë ndryshime, të cilat lidhen nga shefat e komisariateve e deri te strukturat antidrogë dhe specialistët e zonave që do të etiketohen polici i komunitetit.

Komisariatet më të prekura, ku në territoret e tyre trafikohen dhe tregtohet lëndë narkotike nga kanabis, heroina dhe kokaina janë komisariati numër dy, që përfshin dhe zonën më të populluar me lokalet e natës në Tiranë.

Ndjekur më pas nga komisariatet numër 1, 3, 4, në territorin e të cilëve janë identifikuar shumë vatra të shpërndarjes dhe tregtimit të narkotikëve. Por rezultatet në goditjen e këtij fenomeni mësohet se kanë qenë të ulëta, pasi masivisht janë ndaluar konsumatorë dhe shpërndarjes me doza të vogla narkotikësh dhe jo trafikantë apo bosët e tyre.

Burime nga Policia e Shtetit sqaruan se komisariatet 5 dhe 6, të cilat përfshijnë zonën e Kamzës dhe Kombinatit, paçka se kanë një numër më të madh popullsie kanë dhe numrin më të pakët të shpërndarësve të drogës në këto zona.

‘Nami’ në Policinë e Shtetit, ja kush pritet të largohet…Detaje ‘bombë’ Read More »

Breshëri plumbash në Lezhë, forca të shumta policie në vendngjarje

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë pasdite në Lezhë.

Dyshohet se një polic ka qëlluar në drejtim të dy personave

. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar personat e përfshirë në konflikt.

Kanë qenë forcat e drejtorisë vendore të policisë që kanë ndërhyrë urgjentisht, por në vendngjarje ka mbërritur dhe një furgon i forcave të ndërhyrjes së shpejt nga Shkodra.

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, por policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Breshëri plumbash në Lezhë, forca të shumta policie në vendngjarje Read More »

AMA dënon dhunën ndaj Ismet Drishtit

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar sot për dhunën ndaj gazetarit Ismet Drishti.
Në një njoftim për mediat AMA shprehet se “dënon me forcë dhunën ndaj gazetarit dhe drejtuesit të Televizonit “Zjarr TV” Ismet Drishti.

AMA u kërkon autoriteteve përkatëse që të kryhet një hetim i thelluar për gjetjen e autorëve të ushtrimit të dhunës, që ka sjellë dëmtimin fizik të Z. Drishti, por dhe që përbën alarm për lirinë e medias në Shqipëri.

Ky është sulmi i dytë që kryhet ndaj “Zjarr TV” dhe drejtuesit të saj. Pak ditë më parë u dhunuan ambientet e këtij televizioni dhe pajisje të shumta u dëmtuan ose u vodhën nga persona ende të pazbuluar nga policia.

AMA apelon fuqishëm ndaj autoriteteve përgjegjëse të sigurisë në vend që të bëjnë të gjitha përpjekjet që ata që kanë ushtruar dhunë ndaj gazetarit Ismet Drishti të përballen me ligjin, si një garanci për krijimin e një mjedisi më të sigurtë për lirinë e medias dhe për të gjithë gazetarët”.

AMA dënon dhunën ndaj Ismet Drishtit Read More »

Masat për sezonin turistik – Muzika me orar dhe rojet bregdetare

Sezoni i kaluar veror shënoi një bilanc të pazakontë viktimash në det, për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, por edhe nga motorët e ujit. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kërkoi masa urgjente për përmirësimin e këtyre dy elementëve, duke ftuar edhe sipërmarrjet private që të kontribujojnë.

Blendi Klosi: “Është e pafalshme që të gjithë ambjentet publike dhe private, por sidomos këto që janë private: që kanë 5-6 djem që heqin dhe vënë shezlong, që shërbejnë në plazh, të mos kenë një prej tyre të trajnuar, të liçensuar, të veshur me uniformën përkatëse dhe të mos kenë roje deti. Problematika e mjeteve motorrike të ujit në det, të cilët tashmë janë shtuar shumë dhe ne vjet kemi patur edhe humbje jete. Edhe për këtë duhet të jemi shumë transparent, me përdoruesit e këtyre mjeteve.”

Gjatë takimit me kryetarët e bashkive në vend, Klosi kërkoi nga kryetarët vendorë që të marrin masa për një sezon sa më të mirë. Në këtë aspekt ministri kërkoi që brenda muajit prill kryebashkiakët të jartojnë një fashë orari për lejimin e muzikës në lokalet e natës.

Blendi Klosi: “Brenda muajit prill, çdo vend që do të lejojë muzikën me orare dhe me fasha oraresh, nëse do të vendoset që muzika gjatë javës të jetë deri në 23.00 dhe në fundjavë mbase deri në 00.00, duhet t’ia bëjmë të qartë dhe me dije që në orën 00.00 mbyllet dhe mbyllet”

Ministri Klosi kërkoi nga bashkitë që të kujdesen që panairet e ndryshme të ushqimit të jenë më të shpeshta.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=UDPAxVujYUI?feature=oembed]

Oranews

Masat për sezonin turistik – Muzika me orar dhe rojet bregdetare Read More »

Qindra qytetarë marshojnë në Vlorë me flamuj të BE e SHBA – ‘Çamëria Republikë’

Qindra çamë të ardhur nga Vlora në Fier dhe jugu i vendit kanë marshuar në rrugët e Fierit paraditen e sotme, duke brohoritur “Çamëria Republikë”.

Marshuesit kanë përshkuar të gjithë qytetin nga hyrja deri në qendër, dhe duke përfunduar në periferi.

Sipas organizatorëve të këtij marshimi paqësor kërkohet sensibilizim, tanimë jo vetëm i popullit shqiptar, por edhe politikaneve të majtë dhe të djathtë, që t’i bashkohen kësaj kauze e cila kërkon trojet shqiptare në Çamëri.

Në duart e marshuesve janë valëvitur flamujt kombëtarë të disa vendeve të Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

Qindra qytetarë marshojnë në Vlorë me flamuj të BE e SHBA – ‘Çamëria Republikë’ Read More »

“Mos i fut delet në tokën time”, plagoset rëndë i riu

Një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri në oborin e shtëpisë së tij, teksa autori është vënë në pranga menjëherë. Sipas policisë së Dibrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 në fshatin Nezhaj, ku i plagosur rëndë ka mbetur E.Ç, 23-vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka vënë menjëherë në pranga si autor të dyshuar të ngjarjes, Rr. K., 25-vjeç.

“Në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë dhe vëllezërit e shtetasit Rr.K, shtetasit K.K. 35 vjeç, A.K, 27 vjeç, ku po krihet zona për kapjen e tyre. Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë së Dibrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, pasi delet e 23-vjeçarit kanë hyrë në tokën e vëllezërve dhe debati ka degjenuar në konflikt me armë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja dhe 1 plumb i pa plasur.

Disa metra larg vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip automatik, që dyshohet se është përdorur nga autorët. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“Mos i fut delet në tokën time”, plagoset rëndë i riu Read More »