Aktualitet

Plas sherri në PD/ Anëtarja “ia plas në fytyrë” Bashës: Jemi qesharakë

Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë për ndryshimet statutore, e cila i paraprin Kuvendit Kombëtar të Demokratëve.

Mbledhja e kryesisë së PD është shoqëruar me debate të forta.

Një ndër zërat kritik të Bashës, anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati është shprehur në takim se “nuk është statuti problemi, e thamë edhe më parë.

Problemi është si ta shndërrojmë partinë në fitimtare. Ta bëjmë një parti vlerash.

Nuk është puna të seksionet dhe grup seksionet.

Të dalim mbi veten e të gjejmë moton për publikun. Jemi qesharakë me kryetarët e degëve e grup seksionet dhe si vlerësojmë anëtarët”.

Por kreu i PD, Basha, sipas CNA.al, ka treguar se nuk i pranon zërat kundër dhe i ka ndërprerë fjalën, me arsyetimin se është jashtë teme.

Plas sherri në PD/ Anëtarja “ia plas në fytyrë” Bashës: Jemi qesharakë Read More »

Paralajmërimi: Katastrofa më e madhe me prodhimet shqiptare pritet të ndodhë gjatë këtij viti

Tavolina e ngrënies në botë po ndikohen nga ndryshimet klimatike. Ndërsa rajonet e ftohta bëhen më të ngrohta, dhe vendet e ngrohta ende më të nxehta, bujqësia dhe peshkimi po vuajnë efektet e para.

Sipas hartës së publikuar nga Bloomberg sot, vihet re se Shqipëria është në vendet që do të ndikohet nga furnizimi me ushqime të caktuara, që sipas Institutit të Kërkimeve për Politika Ushqimore, në 2050 vendi ynë do të ketë një humbje nga 5-25 %.

Sipas hartës botërore, vendet më të rrezikuara janë kryesisht vendet aziatike, ndërsa edhe Europa do të ketë ndikimin e tij në këtë sektor. Italia, Franca, Spanja e Portugalia vihen re që do të kenë humbje më të mëdha deri në 2050, sugjeron projeksioni i Insitutit. Një tjetër anë e medaljes jep shtetet të cilat do të ‘fitojnë’ një klimë të tillë që të kultivojnë më tepër kultura, në rastin e raportit janë shtetet e Europës Qendrore e Lindore.

Një klimë në zhvillim do të thotë ndryshime të mëdha për njerëzit që rriten, ‘luftojnë’ për të jetuar, dhe të gjithë të tjerët që blejnë dhe hanë atë që prodhojnë.

Ka fitues dhe humbës. Ka kërcënime për cilësinë e prodhimeve bazë të botës, duke përfshirë grurin dhe misrin, si dhe lukse të tilla si vera Bordeaux dhe kafeja. Ekspertët sugjerojnë se përmes mungesës ose përmbytjes, furnizimi me ushqime mund të çekuilibrojë edhe çmimet.

Ndërsa rriten temperaturat, kushtet më të mira të rritjes për shumë kultura po largohen nga tropikët dhe nga toka më e ulët, e shtrirë deri në zonat më të freskëta. Peshqit dhe gjallesa të tjera nënujore, gjithashtu, po migrojnë në det të ftohtë pasi habitatet e tyre po ngrohen.

Paralajmërimi: Katastrofa më e madhe me prodhimet shqiptare pritet të ndodhë gjatë këtij viti Read More »

Kepi i Rodonit, Kisha Franceskane vendos tra me pagesë për t’u futur në plazh

Një tjetër taks rruge ka ngritur në protestë qytetarët shqiptarë. Këtë herë kanë qenë banorët e njësisë administrative Ishëm, kryesisht ata të fshatit Shetaj, të cilët protestuan kundra vendosjes së traut me pagesë, që ka vendosur Kisha Franceskane në Kepin e Rodonit, ku kjo e fundit pretendon pronësinë e zonës. Kjo ka sjellë dhe reagimin e banorëve të Ishmit. “Krahas tarifës hyrëse prej 100 leke, kisha na detyron të paguajmë edhe 200 lekëshin e parkimit”, shprehet banoret.

Banorët i janë drejtuar institucioneve shtetërore, por nuk është marrë asnjë masë. Krahas banorëve të zonës të penalizuar janë turistët apo edhe besimtarët, të cilët shkojnë në Kishën e Shen Ndout, që ndodhet tek Kepi i Rodonit, për të kryer ritet fetare apo peligrinazh. report.tv

Kepi i Rodonit, Kisha Franceskane vendos tra me pagesë për t’u futur në plazh Read More »

Historia e veçantë e qenit shqiptar që po rrit fëmijët e lagjes

Tirana ka qen. E gjithë Shqipëria ka qen. Çdo lagje, çdo rrugë, çdo shesh, çdo lulishte, çdo hapësirë publike ka. Është një realitet në të cilin kemi lindur dhe jetuar të gjithë ne: asgjë e çuditshme, asgjë e pazakontë.

Janë si stolat, pemët, ndërtesat, makinat, kalimtarët: gjithnjë kanë qenë aty, si pjesë e pandarë e peisazhit; njollëza laramane e të gëzofta që lundrojnë mbi grinë e asfaltit, teksturat e pllakave dhe gjelbërimin e barit. Tirana ka qen dhe gjithmonë ka pasur, për aq kujtesë kolektive sa kemi.

Dikujt kjo pjesë e realitetit të përditshëm i shkakton siklet, dikujt tjetër frikë, të tjerëve akoma përbuzje. Dikush provon keqardhje, dhembshuri dhe dashuri, që më pas përkthehet në formën e një përkedhëljeje apo e një qeseje mbeturinash ushqimi nga dreka e djeshme.

Shumë të tjerë janë tërësisht neutralë dhe pasivë, sepse për ta një qen në rrugë është thjesht një pllakë, një stol apo një tabelë tjetër në rrugë, me pak lesh përsipër- asgjë më shumë, asgjë më pak.

Edhe ne në lagjen tonë kemi “qenin e lagjes”, prej gati 7 vitesh tashmë dhe të pagëzuar me thuajse të njejtin numër emrash të ndryshëm. Duket të ketë lënë një gjurmë në zemrat e shumë banorëve, të cilët më pas nga ana e tyre kanë lënë një gjurmë tek ajo në formën e një emri përkëdhelës.

Bardhoshja, Falina, Baldosa, Lupi, Roza, Goca… Janë 6 emra të ndryshëm të cilët e bëjnë qenin e lagjes sonë ta kthejë kokën me të njejtin vrull, të tundë bishtin me të njejtin intensitet e të kërcasë thonjtë në asfalt me të njejtin ritëm ndërkohë që vrapon për të marrë përkëdheljen e rradhës.

Ndonjëherë nuk ka as nevojë ta thërrasësh: të njeh siluetën, aromën, ecejaken dhe puf, e gjen papritur të këmbët e tua, me barkun përpjetë e të ekspozuar në mënyrën më të pacipë të mundshme, duke pritur me padurim kruarjen që e ka të qartë që do vijë, sepse metoda e saj është e pagabueshme- patjetër, ka vite që e përpunon, teston dhe më pas korrigjon, derisa i ka dhënë një format që i mundëson korrje suksesi në thuajse 100% të rasteve. Askush nuk i reziston një barku leshator përpjetë, le ta pranojmë.

U shfaq për herë të parë një mbrëmje teksa po bëja xhiron e zakonshmë me qenin tim. Ishtë disa muajshe, në fazën midis të qenurit këlysh dhe i rritur. Kishte një plagë të madhe, të hapur në shpinë që të drithëronte kur e shihje, por nuk e pengonte aspak të hidhej e përdridhej përqark qenit tim, me gjuhën jashtë dhe sytë që i shkëlqenin nga gëzimi ndërkohë që ftonte mikun e saj të privilegjuar në lojë.

Për një periudhë kohe dukej dhe zhdukej vazhdimisht, e ҫdo herë që rishfaqej, plaga në kurriz ishte gjithnjë më e përtharë, derisa u mbyll plotësisht dhe i ridolën qimet e bardha të cilat frymëzuan emrin e saj të parë (dhe më cliché), Bardhoshe- të njejtat qime që tani janë plotësisht gri nga qëndrimi në zhulin e rrugës. Bardhoshja zuri rrënjë në lagjen tonë- një shtim tejet i lezetshëm i pejsazhit: një topth i bardhë, i spërkatur tek-tuk me njolla të verdha dhe të zeza, që lodronte sa andej-këtej nëpër lagje.

Mësoi orën e xhiros së pasdites që bëja me qenin tim dhe priste me padurim që të na bashkohej, duke kërcyer gjithë energji dhe entuziazëm rreth nesh, me elegancën e një sorkadheje.

Prej këtij zakoni u pagëzua me emrin e saj të dytë, Falina, që është emri i shoqes së Bambit në filmin e famshëm (dhe traumatik!) vizatimor: një drenushe që sapo e shihte protagonistin, i qasej duke u hedhur e përdredhur krahë tij.

-640-0-5ad099e3ce226

Qeni im dhe Falina u rritën bashkë, paralelisht me njëri-tjetrin, shumë pranë në terma gjeografikë, por shumë larg në ato fizikë. Qeni im shpërblehej me kafshata nga pjatat tona, Falina rrëmonte kazaneve të plehrave; qeni im flinte në krevat, Falina në trotuar; qeni im strukej nën batanije netëve të ftohta, Falina kruspullosej në tapetin e jashtëm të një lokali të lagjes; qeni im vinte me mua në plazh në ditët e nxehta, Falina bënte pllaq-plluq në pellgjet e krijuara nga gropat e rrugës.

E megjithatë, Falina zgjohej ҫdo ditë me të njejtin gëzim e mirënjohje për jetën, gati të kryente të njejtën rutinë ditore- bërja e ҫiҫit, nuhatja e të gjithë ҫiҫave të tjerë nëpër lagje, kullufitja e racionit ditor të ushqimit nga banorët, një kruarje te veshët, gjumë, inspektim te kazani i plehrave, tjetër ҫiҫ, një përkëdhelje te barku, xhiro me ate gocën e pasdites që del me atë qenin e llastuar, kakë, një kontroll i fundit te plehrat, gjumë- me entuziazmin dhe padurimin e një aventure që përjetohet për herë të parë.

Falina u bë dy herë mama dhe e gjithë lagjia gëzoi e lëngoi të dyja herët. Toptha leshi që bridhnin nëpër rrugë, humbnin, rishfaqeshin të plagosur, qulleshin nga shiu, dridheshin nga i ftohti, sëmureshin, aksidentoheshin, zhdukeshin… Këlyshë që vinin në jetë dhe priteshin nga bota me sprovat më të vështira që në orët e para të ekzistencës.

Me sterilizimin e saj erdhi një lloj paqeje kolektive në lagje, përveҫse një përmirësim i dukshëm në shëndetin e Falinës, që nga një masë kockash e mbuluar nën një shtresë gëzofi- pavrësisht përpjekjeve tona për ta ushqyer, trupi i saj konsumohej ҫdo ditë e më shumë nga ushqyerja e plot 10 vogëlushëve- u rikthye në një qenushe të shëndetshme dhe energjike.

Euforia jonë për përmirësimin e dukshëm të saj na bëri të na rrëshkiste pak dora me ushqimin, dhe kështu, pa e vënë re as vetë, shumë shpejt krijuam një masë dhjami më të gjerë se të gjatë. Së bashku me kilet e reja fitoi edhe emrin e saj të tretë: Baldosa.

-640-0-5ad099e639929

Baldosa tashmë kishte pikëqëndrimin e saj në lagje. Të gjithë e dinim ku ta gjenim: përpara një lokali, te hyrja kryesore e tij, ose e ngecur midis këmbëve të tavolinave dhe karrikeve. Ishte një pikë e menduar mirë, e përllogaritur në detaj dhe shumë strategjike. Gjatë ditës kishte akses të lirë e të vazhdueshëm në ushqim dhe përkedhelje.

Kushdo ndalej te lokali, kishte për detyrë të kalonte truprojen tonë bullafiqe: bileta ishte një kruarje veshi- e detyrueshme- dhe një kafshatë e shijshme- opsionale. Gjatë natës strehohej nën tendën e lokalit, mbi një krevat modest të lënë enkas për të. Komuniteti i lokalit i dha emrin e saj të katërt: Lupi.

Pronarët ishin një ҫift simpatik që mbartnin meritën e mirëqënies së saj të vazhdueshme, po ashtu si dhe fajin e një pjese të mirë të atyre kileve te tepërta.

Të shihje here pas here fëmijën e tyre jo më shumë se 3-4 vjeҫ që luante me Lupin dhe zhytej në tulet e saj ishte një nga ato skenat që i shihje në mëngjes dhe të zbukuronin gjithë ditën, duke të lënë një shije të ëmbël dhe duke të rikthyer besimin te njerëzimi.

Lupi pak nga pak u zhyt në një jetë të rehatshme dhe sedentare. Dashuria njerëzore që e rrethonte e bëri dembele, megjithëse disa do argumentonin që thjesht u rrit dhe u poq, duke i lënë pas prapësirat prej këlyshi. Shëtitjet pasditeve me qenin tim, gjatë të cilave na shoqëronte duke lodruar, ishin kujtime të largëta.

Në dalje të lagjes, Lupi kthehej mbrapsht. Veprimtaria fizike më e lodhshme që ndërmerrte gjatë ditës ishte pikërisht ajo që ne nuk donim: xhiro deri te kazanët e plehrave, vajtje-ardhje, disa herë në ditë. Nuk kishte rëndësi sa e ushqenim- që qartësisht, ishte shumë më shumë nga ҫ’duhej- ajo prapë do e bënte një inspektim të shpejtë te plehrat.

Në ҫdo vizitë hidhte në kazan një tjetër copëz të krenarisë sonë kolektive që kishim adoptuar dhe edukuar një qen rruge. Vaktin e hante të blerë në supermarket, dessert-in të rrëmuar te plehrat. Një zonjushë e vërtetë.

-640-0-5ad099e5ad732

Mëngjesin e një dite eventi në Tiranë, Lupi u zhduk. Nuk u duk as në darkë, as të nesërmen, as të pasnesërmen. Dy qen të tjerë të lagjes ngjitur ishin zhdukur të njejtën ditë. E dinim ku kishte shkuar dhe e gjetëm pikërisht atje: në spitalin veterinar të Bashkisë. Shkuam disa herë në klinikë dhe u kthyem ҫdo herë duarbosh; u drejtuam të zyrat e AMK-së sipas udhëzimeve; depozituam letrën tonë të ankesës; bëmë një peticion me firmat e banorëve të lagjes- të gjithë donim të kthehej. Lagjia ishte dëshpërimisht dhe patetikisht bosh. Një qen rruge, i shfaqur vite më parë me një plagë në kurriz, ishte bërë esenca e një rrugice, pjesë e pandashme e rutinës së një komuniteti. Dalja dhe hyrja në lagje ishte tepër e heshtur dhe e trishtë pa ҫukitjen e thonjve të Lupit që të përcillte e të priste ҫdo herë. Lokali ishte mbushur plot me ushqimet që klientët sillnin për të që nuk ishte më. Morëm vesh që Lupi, së bashku me dy qentë e tjerë, ishin kapur në lagjen ngjitur, mu para një dyqani mishi. Zonja që punonte aty dhe që kishte vite që kujdesej dhe ushqente dy të tjerët na tregoi që qeni ynë budalla, e thirrur Roza nga banorët e lagjes ngjitur, kishte zakonin të shkonte ҫdo mëngjes herët tek ajo dhe të priste me durim kafshatën ditore. Ah, Roza, ti dhe babëzia jote… Je klinikisht obeze dhe përsëri shkon të lypësh një kockë. Mezi lëviz vendit dhe prapë se prapë merr mundimin ҫdo ditë të kalosh dy rrugë kryesore e plot qarkullim për të shkuar deri te dyqani i mishit. Ti dhe babëzia jotë, shih ҫ’na bëtë… Pas një jave të gjatë pritjeje me një padurim dhe frikë që nuk merrnim më as mundimin ta fshihnim nga njëri-tjetri- dinjiteti ynë ishte shkelur me kohë e me vakt: të gjithë ishim të dëshpëruar nga zhdukja e një qeni rruge- duke hyrë në lagje dëgjova zhurmën kaq të njohur të trokitjes së thonjve në asfalt. Kthej kokën dhe ja tek ishte, më barkun përpjetë, putrat e parme të mbledhura në kraharor dhe me bishtin që ishte kthyer në nje sfumaturë të bardhë nga tundja e shpejtë që po i bënte. Roza ishte kthyer me gjithë madhështinë e tuleve dhe zhulit të saj. Roza ishte kthyer, por dy qentë e tjere nuk u kthyen kurrë.

Falë fluksit të përditshëm të lokalit dhe njoftimeve që publikuam në internet gjatë javës që ishte zhdukur, qeni i lagjes sonë njihet sot nga një pjesë e madhe e Tiranës. Secili e njeh me një emër ndryshe dhe kush e di, janë shumë më shumë emrat me të cilët është pagëzuar nga ҫ’di unë. Sa herë që flasim me një banor të lagjes, klient të lokalit apo thjesht një kalimtar, duhet të koordinohemi me një nga emrat për të kuptuar për cilin qen po flitet- në lagjen tonë flasim shumë për qen- kështu që kemi rënë dakort të gjithë, në mënyrë spontane dhe tërësisht të pavarur, për një emër me të cilin e njohim të gjithë, i ngarkuar me po aq dashuri e patetizëm sa thuajse të gjithë të tjerët: Goca, goca e lagjes.

Goca i është rikthyer jetës së saj sikur asgjë të mos kish ndodhur: gjumë, ushqime të paketuara, përkedhelje në bark, inspektime të kazanëve të plehrave dhe… dhe vizita në mëngjes te dyqani i mishit. Ky qen nuk zë mend.

Tirana ka qen. E gjithë Shqipëria ka qen. Edhe në lagjen tonë kemi “qenin e lagjes”. Është 7 vjeҫ dhe ka të paktën 6 emra. I pëlqen ushqimi, përkëdheljet dhe plehrat. Një brez i tërë fëmijësh në lagjen tonë po rritet me të. Një brez i tërë pjesëtarësh të ardhshëm të shoqërisë po rriten më të butë, më të dashur, më të dhembshur, më njerëzorë falë qenit të lagjes sonë.

Lexova diku një profesionist britanik të kinologjisë që pohonte se “mund të marrësh qenin nga rruga, por nuk mund të nxjerrësh dot rrugën nga qeni”. Nuk dua të diskutoj vërtetësinë e këtij pohimi, jo në këtë shkrim të paktën. Në rastin tonë, ne nuk kemi marrë dot qenin nga rruga, por qeni ka nxjerrë rrugën nga të gjithë ne. Qeni ynë me 6 emra./Burimi xing

Historia e veçantë e qenit shqiptar që po rrit fëmijët e lagjes Read More »

70 vite në det, historia e peshkatarit nga Vlora

Nustret Haxhiu është 81-vjeç dhe peshkimi mbetet pasioni i tij. Prej gati 70 vitesh ai del çdo ditë në det me anijen e tij dhe ndihmës sot ka të birin, Ilirin. Edhe pse në moshë të thyer, Nustreti ende është në formë, aq sa për të mbledhur rrjetat e peshkimit apo edhe të kujdeset për mirëmbajtjen e motorrit të anijes.

“Kam që në vitin 1953 që punoj në peshkim, kohë kur kam qenë 13 vjeç dhe vijoj akoma të punoj. Puna më ndihmon edhe për shëndetin. -Jeni lodhur ndonjëherë? –Jo asnjëherë. As nuk jam sëmurë. As nuk jam lodhur. Jodi më ka mbajtur gjallë”, tregon Nustreti.

Por si çdo punë, edhe ajo e peshkatarit ka vështirësitë e veta. Madje ai kujton se para shumë vitesh, edhe punonjësit e sektorit të peshkimit, njësoj si minatorët apo aviatorët, dilnin në pension në moshën 55-vjeçare, pikërisht për shkak të vështirësive në punë.

“Kemi vështirësi, sidomos në kohë të keqe. Rrini dot në shtëpi, pa punë? Jo jo. Nuk e imagjinoj dot vehten pa punë. -Dilni përditë? Kur është kohë e mirë, dal përditë. Peshkun duhet ta kërkosh. Çiften e kemi ne, ne jemi gjahtarët. Pjesën më të madhe të kohës vimë me rezultate, nuk vijmë pa bukë”, shprehet 81-vjeçari.

Ai kërkon edhe ndihmën e shtetit për këtë sektor. “Shteti duhet ta na ndihmojë pak më tepër. Vërtetë na e ndërtoi këtë portin, por na e la pa përfunduar. Ne s’kemi as ndriçim këtu. Bazën materiale e marrim në Itali, kur këtu mund të ndërtohen edhe magazina…”, shprehet peshkatari. /Top Channel

70 vite në det, historia e peshkatarit nga Vlora Read More »

“Dosja rozë”/ Ben Ahmetaj braktis haremin e ministrisë për bukuroshen e Albtelecom-it

Ka ca kohë që ministrit fuqiplotë e pushtetshumë të kabinetit Rama, nuk i shkohet në zyrë.

Edhe pse aty e presin një tufë vajzash seksi që nuk ia kursejnë shërbimet, Arben Ahmetaj përsëri ka filluar të bëjë mungesa në punë.

Çka ka shkaktuar gati-gati panik nëpër kabinet e më poshtë, deri në poste relativisht të larta në administratë,ndër figura femërore të emëruara prej vetë ministrit, më shumë se prej aftësive profesionale, prej disa shërbimesh të tjera me pullë të kuqe.

Kush e njeh Benin shtatshkurtër, e di se për çfarë bëhet fjalë…

Por këto të fundit duket se nuk po e kënaqin më Ministrin e Ekonomisë. Sepse e ka zënë qymyri tjetër kund e si rrallë herë.

Dashuria e re e Benit quhet Erjola, një vajzë elegante flokëgështenjë, me tipare tipike mesdhetare, lozonjare dhe e hedhur që – rastësisht ose jo – mban një post të rëndësishëm në marketingun e Albtelecom.

Çifti është njohur në njëevent në Tiranë. Nga ato eventet e mëdha vanitoze, ku silikoni derdhet lumë e ku zhveshja ështëDressCode- i i mbrëmjes.

Por sado shumë që ishin atë natë, Benit (natyrisht) nuk i shpëtoi nga vëmendja prej gjuetari, vajza belhollëeAlbtelecom-it. Iu bë aq shumë fiksim sa i çonte lule çdo ditë në zyrë, dhurata të shtrenjta e ftesa për vende luksoze.

Dhe Erjola nuk vonoi t’ia kthente peshqeshet. Ashtu siç i do Beni e pavarësisht namit prej Don Zhuani të thekur të ministrit. Kështu lidhja që nisi si lojë e përkohshme, ka përfunduar në një dashuri që tregohet kudo. Aq sa dihet edhe tjetra: Nëse do të mbarosh një punë tek Ministri i Ekonomisë duhet të kalosh nga Erjola dhe anasjelltas. Për momentin Erjola është eminenca gri e Ministrisë së Ekonomisë.

Punët madje duken kaq serioze sa, jo shumë kohë më parë, qarkulloi lajmi se Beni kishte filluar procedurat e divorcit dhe nuk ndante më të njëjtën shtëpi me bashkëshorten që ia njohin të gjithë. Por pas një gjyqi të gjatë familjar, të dy palët kanë ndryshuar mendje e kanë bërë një pakt: si gjithmonë, zyrtarisht do të jenë bashkë. Por de facto secili do të jetojë jetën e vet…

Dhe ministri dihet se nuk humbet asnjë minutë. Këto kohë, mbase jo shumë shpesh në zyrë, në “haremin” ku zakonisht kalon kohën e ku deri vonë e gjenin të gjithë orë e pa orë. Deri kur Erjola të zëvendësohet më një tjetër, më të freskët, më të njomë e më të bukur, Beni do të rendë pas saj.

Nëpër udhëtime të shkurtra jashtë, në fundjava romantike, por të zjarrta, me dhurata të çmuara dhe prestigj. Sepse nuk është pak të jesh dashnorja e preferuar e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave/Pamfleti.com

“Dosja rozë”/ Ben Ahmetaj braktis haremin e ministrisë për bukuroshen e Albtelecom-it Read More »

Greqia mbi 100 mln € fitime nga droga, roli i Shqipërisë

Më shumë se 100 milionë Euro llogariten fitimet e organizatave kriminale që veprojnë në Greqi, të përfshira në trafikun e drogës dhe kontrabandimin e emigrantëve.
Këto të dhëna janë bërë të ditura në raportin vjetor të Policisë Greke për krimin e organizuar në vitin 2017, raporton “Kathimerini”.

Sa i përket emigrantëve të paligjshëm, në raportin e policisë theksohet se edhe për vitin 2017 Greqia vijon të jetë një nga korridoret më të mëdha për kalimin e tyre, edhe pse ka një rënie të numrit në krahasim me vitin 2016.

Ndërsa sa i përket trafikut të drogës, ka një rritje të ndjeshme të kapjes së kanabisit të papërpunuar që nisej nga Shqipëria, ndërsa Greqia është përshkruar si një vend tranzit i heroinës që prodhohet në Azi dhe tregtohet në vendet e Evropës duke kaluar fillimisht nga Ballkani.

“Në vitin 2017 u konfirmua edhe njëherë se tregu i heroinës në Turqi përdoret si shuma ekuivalente e kanabisit nga Shqipëria”, thuhet në raportin e Policisë Greke.

Një problematikë serioze me të cilat hasen autoritetet në Greqi, janë edhe grabitjet nga grupet kriminale shqiptare, greke dhe gjeorgjiane. Këto tre nacionalitete vijojnë të jenë dominante në të tilla krime, ndërsa së fundmi është shtuar edhe përfshirja e romëve.

Në përfundim të këtij raporti, thuhet se fitimi për vitin 2017 i grupeve kriminale është vlerësuar në 110 milionë Euro./Express

Greqia mbi 100 mln € fitime nga droga, roli i Shqipërisë Read More »

Ahmetaj: Pagë kush regjistrohet në shkolla profesionale

Të papunët që regjistrohen në shkollat apo qendrat e formimit profesional do të përfitojnë pagesë mujore nga qeveria. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi në panairin e punës në Shkodër se kjo politikë synon të nxisë punësimin.

“55 mijë lekë në muaj për këdo që vjen të trajnohet në qendrat apo shkollat profesionale. më shumë edhe se sa ndihma ekonomike. vetëm hajdeni të trajnoheni 1 muaj dy muaj, 6 muaj në mënyrë që kur të merrni atë certifikatë të jeni më të punësueshëm”, tha Ahmetaj.

Kreu i Financave tha se vetëm në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës janë 1200 vende të lira pune për teknikë të ndryshëm, ndërkohë që shumë investitorë të huaj ankohen se në Shqipëri nuk mund të gjejnë dot forcë punëtorë të kualifikuar.

“Zyrat e punës të kontaktojnë me të gjithë të papunët dhe ti bindin të regjistrohen në qendrat e formimit profesional”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj: Pagë kush regjistrohet në shkolla profesionale Read More »