Aktualitet

Hapja e negociatave, festë shqiptarësh në Bruksel

Shkruan Fatos Mahmutaj

Deputeti shqiptar, i parlamentit te Brukselit, Amet Gjanaj në prononcime të ndryshme për mediat e ka përshëndetur vendimin e KE dhe ka shprehur miënjohje për të.

Çelja e negociatave krijon një mundësi të re që Evropa të sjellë një administrim më efektiv dhe të drejtë të sferave publike dhe politike për një minimizim të dukurive negative që kanë 70 vjet që po mbajnë peng potencialitetet e këtij popullit dhe të këtij vendit evropian!

Në të njëjtin moment shoqata ‘Vatra’, e cila ka qenë shpeshherë promotore e aktiviteteve të shqiptarëve në Bruksel, ka organizuar aktivitete te shumta në lidhje me këtë njgjarje të shënuar.

Me festën e shqiptarëve janë solidarizuar edhe një pjesë e konsiderueshme e bar-kafeve, të cilat kanë ofruar edhe pije falas, jo vetëm për klientët e tyre, por edhe më tepër.

Fotot më poshtë flasin vetë:

Hapja e negociatave, festë shqiptarësh në Bruksel Read More »

Revista amerikane zgjedh pasardhësin e Ramës, ja kush do të jetë kryeministri i ardhshëm (Foto)

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama ne nje shkrim per Forbes, te gazetares Shellie Karabell, zbulon pasionet e tij, ne politike dhe jashte saj, duke treguar ate qe do te beje ne pjesen e trete te jetes.
Ne faqen e trete te nje reportazhi te gjate, ku mes te tjerash, citohet dhe flet edhe vete Rama, gazetarja e Forbes, shkruan per ate qe mendohet se do te pasoje kryeministrin ne detyre, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj.

Pjesa e shkrimit te Forbes

Ndërsa po projekton rrugën për Shqipërinë, Rama po projekton gjithashtu edhe ate qe ai e cileson pjesa e trete e jetës së tij.

“Rruga e parë ishte arti”, thotë ai duke iu referuar të kaluarës së tij si profesor dhe artist që ka hapur ekspozita në të gjithë botën, përfshirë edhe Nju Jorkun si dhe ka vizatuar pikturat që ndodhen aktualisht në zyrën e tij.

“Tani jam një politikan. Mund ta synoj këtë zyrë për pjesën e mbetur të ditëve të mia, por nuk është kjo ajo që dua. Hyrja në BE do të marrë më shumë kohë nga sa unë dua të shpenzoj në politikë”, pohon ai.

Në të ardhmen, Rama thotë se do te bëjë diçka, me shijen. Shijen? Po. “Stilin e jetesës, pikturën, skulpturën, industrinë… shijen”, thotë ai.

“Dhe ndoshta diçka në lidhje me gatimin. Më pëlqen të gatuaj”, thote ai.

Mendimi popullor e sheh kryebashkiakun karizmatik, të mirëshkolluar dhe multilinguist të Tiranës Erion Veliaj (i lindur më 1979, në detyrë që prej 2015), si pasuesin e përcaktuar të Ramës që do ta udhëheqë vendin drejt Evropës.
Është interesante të vihet re se ruga e Ramës drejt kryeministrisë nisi pikërisht kryebashkiak i kryeqytetit.

Revista amerikane zgjedh pasardhësin e Ramës, ja kush do të jetë kryeministri i ardhshëm (Foto) Read More »

Pezullohen nga detyra 4 zyrtarë të Drejtorisë së Taksave në Fier

Katër zyrtarë të Drejtorisë së Taksave në Fier janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për mungesë etike në komunikim.

Ndaj zyrtarëve ka nisur procedimi disiplinor. Burime konfidenciale pranë Bashkisë së Fierit kanë pohuar se ky vendim i Kryebashkiakut Armando Subashi kanë ardhur pas ankesave të biznesit për mungesë etike në komunikimin zyrtar dhe parregullsi në faturime ndaj biznesit.

Mësohet se ndaj të pezulluarve ka nisur procedura disiplinore për shkelje në kryerjen e detyrës.

vijon…

Pezullohen nga detyra 4 zyrtarë të Drejtorisë së Taksave në Fier Read More »

Fleckenstein: Rekomandin pa kushte, Shqipëria e meriton

Lajmin e mirë për hapjen e negociatave, e ka dhënë edhe eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

Në një status në Twitter, ai thotë se Shqipëria ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave pa kusht. ”Urime! Jam shumë i lumtur.

Një hap i madh përpara për Shqipërinë! Rekomandim i pakushtëzuar nga komisioni i BE-së për hapjen e negociatave. Shqipëria e meriton”,-shkruan Fleckenstein.

 

Fleckenstein: Rekomandin pa kushte, Shqipëria e meriton Read More »

Çelja e negociatave me BE, Rama: Sot fitoi Shqipëria

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Nga Kryeministria, Rama e cilësoi diten e sotme, një ditë të madhe për Shqipërinë, ndërsa shtoi se reformat e thella dhe të pareshtura po japin fryte.
Pasi mori zyrtarisht raportin e Komisionit Europian nga Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, Kryeministri Edi Rama u shfaq i emocionuar në konferencën për shtyp. Kryeministri tha se rekomandimi është dhënë pa asnjë rezervë dhe shigjetoi edhe mediat që u morën me frymëmarrjen e tij në deklaratën e bërë pas protestës në Rrugën e Kombit.

“Jam i emocionuar dhe ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndjejnë, por jam edhe shumë krenar, sepse ja dolëm këtij provimi të vështirë. I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare dhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes. Rruga përtej udhëkryqit, sado e gjatë është e gjitha e hapur përpara nesh”, deklaroi Kryeministri.

Stacioni i radhës, thotë Rama është anëtarësimi, ndërsa ndau meritat edhe me paraardhësit e tij.

“Një falenderim për ata që kush më shumë e kush më pak, dhanë një dorë për të ndërtuar një pjesë të rrugës së vetme për shqiptarët, atë drejt BE-së”, vijoi ai.

Rama e quan plotësisht të merituar rekomandimin e hapjes së negociatave.

“Europa nuk bën dhurata dhe Brukseli është një makineri e pamëshirshme që sheh dhe njeh vetëm meritat. Rekomandimi është njohja e meriatave tona në fushën e reformave dhe me luftë të vërtetë kundër armiqëve të shoqërisë dhe shtetit, krimit dhe korrupsionit”, thotë ai.

 

Çelja e negociatave me BE, Rama: Sot fitoi Shqipëria Read More »

Pyetja që “mbyti” Mogherinin: Si do ta bindni Francën dhe Gjermaninë për Shqipërinë

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, KA prezantuar zyrtarisht para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Mogherini tha në fjalën e saj se Komisioni Europian ka vendosur të hapë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Por pas deklaratës, kanë vijuar pyetjet nga gazetarët. Mogherini “u vu në siklet” nga pyetja e gazetares së “Financial Times”, e cila pyeti se si do të bindet Këshilli Europian, në një kohë kur Shqipëria ka nivel të lartë korrupsioni dhe krimi të organizuar.

Sa i përket kundërshtimit të Francës dhe Gjermanisë për Shqipërinë, Mogherini u shpreh se “nuk na takon neve të bindim këshillin”. “Rezultatet janë të dukshme, vendimi i sotëm bazohet në vlerësimin e progresit”.

“Së pari, nuk ka vende të vogla e të mëdha anëtare. Së dyti nuk i takon Komisionit që të bindë Këshillin e Europës. Ka një mënyrë bashkëpunimi, por mbështetet në autonomi në vendime dhe mendime.
Por siç tha Hahn, unë mendoj se dokumenti që kemi miratuar sot tregon qartësisht situatën, siç ka qenë dhe si është dhe rezultatet e arritura. Unë nuk dua të hyj në hollësi, dhe do t’i ruaj komunikimet me shtypin lokal.

Vendimi që morëm sot të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, bazohet në vlerësime mjaft të rrepta dhe rigoroze. Hapja e negociatave është një inkurajim për këto vende që të vijojnë reformat.

Ruajtja dhe thellimi i këtyre reformave do të jetë themelore. Megjithatë i takon të 28 vendeve anëtare të vendosin. Por mesazhi inkurajues për Tiranën dhe Shkupin ka ardhur tashmë”, u shpreh Mogherini.

Ndërsa eurokomisioneri Hahn tha se: “Ky është një rekomandim. Natyrisht që jemi këtu për të dhënë informacione shtesë, për të ndihmuar për marrjen e një opinioni.

Po ashtu është me rëndësi që ne të punojmë me shtetet tona anëtare për të ju shpjeguar qytetarëve tanë përfitimet të një integrimi të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Duhet t’u shpjegojmë. Sondazhet tregojnë se shumica e këtyre qytetarëve janë kundër, por ka një rritje të optimizmit për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor. Pra, ka një ndërgjegjësim më të madh. Mendoj se ky është një rezultat i vetëm, por mjaft premtues”.

Pyetja që “mbyti” Mogherinin: Si do ta bindni Francën dhe Gjermaninë për Shqipërinë Read More »

Çelja e negociatave/ Bregu thumbon Bashën: Ngushëllime të sinqerta!

Ish ministrja e Integrimit Majlinda begu ka reaguar pas çeljes së negociatave. Pas këtij lajmi ajo na ka lënë pa thumbuar  kreun demokrat Lulzim Basha, për të cilin shkruan, “Ngushëllime të sinqerta edhe për ata vogëlsira politike apo profesionistë të shtjellave të marra, të cilët gjatë këtyre viteve, qëndrimin tim të pandryshuar PRO çeljes së negociatave e quajtën shkelje të parimeve të demokratit të denjë apo partiakut ushtar dhe sot ngrenë si të paqënë flamurin e luftëtarit më të denjë pro europian!”

Reagimi i Majlinda Bregut

Më në Fund!

Propozimi për celjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Europë është lajmi me i mirë për shqiptarët këto kohë, është drita jeshile në fund të tunelit të gjatë e të errët të ndarjes tonë shekullore nga Europa!

Çka u propozua sot në Strasburg, është cfarë duhej për Shqipërinë, Maqedoninë dhe konfirmim i perspektivës jetike të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Europë!

Rikthimi i plotë i Shqipërisë në Europë është e vetmja urë, e vetmja shpresë, e vetmja degë e një pemë të gjatë përpjekjesh që s’u këput kurrë, pavarësisht tronditjeve dhe krisjeve të shqiptarisë sonë.

Pas gjithë rrengjeve të hershme që historia ka përcjellë ndër shqiptarë, ca të liga e ca idiote; ca me armiq të jashtëm e ca me bashkfajësi së brendshmi; -prej sot nis një fazë e re në të cilën koha, (sidomos deri në qershor),nuk mund të ikë pa i thënë gjë askujt.

Do të ketë një “pështjellim” më të madh këto muaj deri në marrjen e vendimit përfundimtar për çeljen e negociatave.

Do të ketë nevojë së pari për të shënuar progres dramatik në zbatimin e ligjit si shenja më bindëse e dëshirës tonë për të qenë europianë. Akoma më shumë do te ketë nevojë për gjakftohtësi përtej përdëllimit tonë të zakonshëm poetik apo vandalizmit politik; për zhdehje nga paranoiat me armiq të brendshëm e të përbotshëm. Do të lipset të qartësohet një proces gradual, strategjik, dhe i qëndrueshëm që të mundësojë sukseshëm kryerjen e negociatave të anëtarësimit.

Europa ju shkon shqiptarëve!

Megjithë hambarin tonë plot me shqiptarë të mirë, por edhe delirantë, Haxhi Qamilë, pro injorantë,vullnetshkatërrues,revanshistë,megjithë zymtinë e realitetit, Europa prodhon hapje jo mbyllje, liri jo robëri, drejtësi jo padrejtësi.

Urime cdo shqiptari me bindje e identitet të patronditur europian!

Mirënjohje për miqtë e Shqipërisë në ditë të mira e të vështira!

Ngushëllime të sinqerta edhe për ata vogëlsira politike apo profesionistë të shtjellave të marra, të cilët gjatë këtyre viteve, qëndrimin tim të pandryshuar PRO çeljes së negociatave e quajtën shkelje të parimeve të demokratit të denjë apo partiakut ushtar dhe sot ngrenë si të paqënë flamurin e luftëtarit më të denjë pro europian!

Kushedi cdo të sjellin erërat për fatin e tyre të gremisur!

Çelja e negociatave/ Bregu thumbon Bashën: Ngushëllime të sinqerta! Read More »

KE jep rekomandimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Macron kundër: Nuk është koha për Ballkanin në BE

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha ligjvënësve europiane në Strasburg se BE-ja nuk duhet të pranojë vende të reja derisa blloku të ketë një integrim më të thellë e t’i jetë nënshtruar reformave gjithëpërfshirëse.

“Unë e dua ankorimin e shteteve të Ballkanit perëndimor në projektin europian”, citon Washington Post shefin e Elizesë, “por tani nuk është momenti për të lejuar anëtarësime të reja”.

Duke iu përgjigjur kreut të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, i cili i bënte thirrje të angazhohej në zgjerimin drejt vendeve të Ballkanit, Macron përsëriti qëndrimin e vet se shtrirjen e BE-së do ta mbështesë vetëm nëse ka një thellim të projektit europian.

“Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë apo Rusisë, por nuk dua gjithashtu që një Europë, e cila funksionon me vështirësi sot me 28 anëtarë e nesër me 27, të vendosë se do të rendim nesër me 30 apo 32 anëtarë dhe me të njëjtat rregulla”, mësohet të ketë thënë presidenti francez.

Sipas mediave vendase, Macron i dërgoi në këtë mënyrë një sinjal të qartë Berlinit se do të mbështesë anëtarësimin e vendeve të reja në BE vetëm nëse Gjermania do të mbështesë projektin e tij për ristrukturimin e thellë të Bashkimit Europian.

Krerët e BE dhe ata të Ballkanit takohen muajin e ardhshëm për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit të paqëndrueshëm, shkruan Washington Post, por blloku 28-vendësh nuk ka gjasa të ftojë ndonjë vend të rajonit që t’i bashkohet radhëve të tij.

Fjalimi i Macron në Strasburg u fokusua realisht tek reformat, duke nisur nga ato tatimore.
Kreu i Elizesë propozoi krijimin e një takse të re mbi ekonominë dixhitale për të ndihmuar financimin e buxhetit të BE-së, që siç u shpreh ai, e ka të nevojshëm një rishikim pas largimit të Britanisë së Madhe.

KE jep rekomandimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Macron kundër: Nuk është koha për Ballkanin në BE Read More »