Aktualitet

72-vjeçarja që gjeti dashurinë e vërtetë te 19-vjeçari

Një gjyshe 72-vjeçare thotë se ka gjetur “dashurinë e vërtetë” me bashkëshortin e saj 19-vjeçar, i cili nga ana e tij thotë se kurrë nuk është tërhequr nga femrat e reja.

Almeda Errell, nga Tenesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ra në dashuri me bashkëshortin Gary Hardwick kur ky ishte 17 vjeç. Pas vetëm dy javë takimesh, çifti vendosi të martohej, pavarësisht diferencës në moshë prej 53 vitesh.

Gary, i cili është më i ri se një nga nipërit e Almedas, e përshkruan veten si “të pjekur për moshën e tij”. Përpara se të njihej me bashkëshorten aktuale, ai ka qenë i lidhur me një 77-vjeçare.

“Nëse e doni dikë, mosha është vetëm një numër. Rashë në dashuri sapo e shikova në sy”, shprehet Almeda.

72-vjeçarja që gjeti dashurinë e vërtetë te 19-vjeçari Read More »

Raporti/ Debate në “Studio”, Spiropali: Arritje reale. Alibeaj: Mëshirë, jo meritë!

Rekomandimi i pakushtëzuar i KE për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE, është bërë objekt diskutimi sot në emisionin ‘Studio e Hapur’. Që në nisje të emisionit deputetja socialiste Elisa Spiropali u pyet nga moderatorja Eni Vasili nëse do i ndanin meritat për këtë arritje mes opozitës dhe maxhoranës, ndërsa socialistja tha se kjo ishte meritë e qeverisë.

Sipas saj opozita nuk kishte bërë asgjë dhe se strategjia e saj ka qenë destruktive. Kaq mjaftoi që të ndërhynte deputeti i PD-së Enkelejd Alibeja. Ai tha se çelja e negociatave sot nuk është meritë, por mëshirë.

“Jemi të gatshëm të ndajmë arritjet, sfidat dhe përgjegjësitë për këtë arritje. Ne e kemi patur një marrëdhënie jo të lehtë me Europën. Besojmë që kjo thyerje e këtij ngërçi psikologjik është një arritje reale, konkrete e reformave të ndërmarra nga kjo qeveri.
A ka bërë opozita detyrën dhe është munduar që përmes të gjitha mjeteve ta shtyjë këtë datë, kjo nuk është dita për tu diskutuar. Në gjithë strategjinë opozitare, nga çadra te çizmet, nga pengimi i Vettingut, të gjitha këto kanë qenë destruktive që nuk i kanë shërbyer procesit. Llogarit i kanë bërë gabim”

Ndërkohë Alibeaj vijoi me linjën e tij se vendimi u dha për mëshirë. “Këta janë ata që kanë bërë gjithçka për të arritur në këtë ditë të lumtur, por kjo pala tjetër çfarë ka bërë?

Po jap konkluzionin që në fillim. A është ky një moment i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët? A është një gjë e mirë?
Sigurisht që është një gjë e mirë, pasi kjo pjesë e europës jo ballkanike ka dëshirën që të përfshijë këtë pjesë ballkanike. Por pse? A është meritë apo mëshirë? A mos po e bëjnë këtë për shkak të frikës nga lufta?

Juncer e tha sot që po i çelim negociatat se nuk duam të rrezikojmë një luftë në Ballkan. Edhe Rama e tha me batutë që po nuk na e çeli rrugën Europa, rrugën e kemi të hapur me Rusinë dhe Kinën. Sot kemi një Republikë pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me një kryeprokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm të zgjedhur vetëm nga një anë, kemi një republikë ku Saimir Tahiri mbështetet nga qeveria. Kemi një republikë ku vëllai i kryeministrit është koka e trafikut të kokainës, ku vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar në Itali”, tha ai.

Raporti/ Debate në “Studio”, Spiropali: Arritje reale. Alibeaj: Mëshirë, jo meritë! Read More »

Pikat kryesore të raportit të KE për Shqipërinë

Zyra e BE në Tiranë ka shpërndarë për mediat pikat kryesore të Raportit 2018 të Komisionit Europian për Shqipërinë. Më poshtë mund të lexoni disa nga gjetjet kryesore të dokumentit të BE

Kriteret politike

Polarizimi i fortë ka vazhduar në sistemin politik. Aktivitetet parlamentare u prekën nga një

bojkot i zgjatur nga opozita në fillim të vitit 2017, çka vonoi gjithashtu emërimin e institucioneve të vetingut gjyqësor. Në maj, një marrëveshje mes partisë kryesore qeverisëse dhe opozitës,mundësoi rifillimin e aktiviteteve parlamentare, duke shkaktuar disa ndryshime në kuadrin legjislativ zgjedhor. Kjo çoi në organizimin e qetë të zgjedhjeve të përgjithshme në qershor, ndonëse një numër rekomandimesh të OSBE / ODHIR-it ende mbeten të pazgjidhura. Është bërë njëfarë përmirësiminë drejtim të funksionimit të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile. Nevojiten përpjekje shtesë për t’i rrënjosur më mirë organizatat e shoqërisë civile si pjesë të një dialogu gjithëpërfshirës politik.

Shqipëria është mesatarishte përgatitur në reformën e administratës së saj publike. Përpjekjet vazhduan, duke rezultuar me njëfarë përparimi në efikasitetin dhe transparencën e shërbimeve publike të ofruara, trajnimin enëpunësve civilë, procedurave më transparente të rekrutimit dhe forcimine përgjithshëm tëproceduravetë shërbimit civil të bazuara në merita. Konsolidimi i këtyre arritjeve duhet të përparojë më tej, për të siguruar njëadministratë publikemë efikase, më të depolitizuar dhe më profesionale.

Sistemi gjyqësor i Shqipërisë ka njëfarë nivelipërgatitjeje. Zbatimi i reformëssë thellë dhe të plotë të drejtësisë ka vazhduar, duke rezultuar me një përparim të mirë në përgjithësi. Rivlerësimi i të gjithëvegjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vetingut) ka filluar. Membështetjen e Komisionit Evropian, është vendosur një Operacion Ndërkombëtar Monitorimi për të mbikëqyrur procesin gjatë zbatimit të tij. Institucionet ndihmëse që mbështesin procesin kanë përfunduar raportet e tyre të para mbi vlerësimet e aftësive, kontrollet e së kaluarës dhe deklaratat e pasurisë. Procesi i rivlerësimittë gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetingu) ka nisur dhe po jeprezultatet e para të prekshme.

Shqipëria ruan njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit. Është arritur një progres i mirë, veçanërisht me miratimin e amendamenteve të Kodit të Procedurës Penale. Po krijohet një zinxhir i specializuarorganesh antikorrupsion, duke përfshirë një zyrë të posaçme prokurorie. Numri i dënimeve përfundimtare që përfshijnë zyrtarë të rinj apo të rangjeve të mesmeështë rritur në krahasim me periudhën e mëparshme të raportimit. Dënimet e zyrtarëve të nivelit të lartë kanë ndodhur kryesisht në gjyqësor (gjyqtarë dhe prokurorë); megjithatë, dënimet përfundimtare për zyrtarët e rangjeve të larta mbeten përgjithësisht shumë të ulëta. Korrupsioni

mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz.

Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër krimit të organizuar. Në përgjithësi ka pasur njëfarë progresi në periudhën raportuese, sidomos në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Shqipëria duhet të mbështetet mbi rezultatet operative në këtë fushë, duke intensifikuar konfiskimine pasurive që u përkasin bandave kriminale dheduke ndjekur shkatërrimin e të gjitha rezervave ekzistuese të kanabisit. Amendamentet e ligjit kundër mafies dhe Kodittë Procedurës Penale kanë krijuar kushtet për rritjen e efikasitetit të hetimeve penale.Shqipëria ka marrëpjesë me sukses në bashkëpunime ndërkombëtarepolicore, duke intensifikuar ndërveprimet e saj, veçanërisht me vendet anëtare të BE-së. Në nivelin e brendshëm, bashkëpunimi efektiv polici-prokurori mbetet për t’u përmirësuar. Sa i përket historikut të të dhënave, ka pasur pak përparim në shkatërrimin e grupeve të organizuara kriminale. Numri i dënimeve përfundimtare në rastet e krimit të organizuar ka mbetur shumë i ulët dhe është rritur vetëm fare pak. Nevojiten më shumë përpjekje për të trajtuar pastrimin e parave, asetet kriminale dhe pasuritë e pajustifikuara.

Shqipëria ka ratifikuar shumicën e konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriutdhe ka zhvilluar kornizën e saj ligjore në përputhje me standardet evropiane. Zbatimi dhe monitorimi i mekanizmave përmbrojtjen e të drejtave të njeriutmbetet për t’u forcuar. Sa i përket lirisë së shprehjes, Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje / është mesatarisht e përgatitur. Ka pasur njëfarë progresi në forcimin epavarësisësë autoritetit rregullator dhe transmetuesit publik, por transparenca e reklamave shtetërorenë media mbetet për t’u shtuar. Duhet bërë progres në fushën e të drejtave të pronësisë me përditësimin e legjislacionit aktual dhe përforcimin e koordinimit institucional. Mekanizmat institucionalepër të mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe për të trajtuar dhunën me bazë gjinore mbeten të dobëta. Janë bërë hapa të rëndësishëm për të përmirësuar kuadrin ligjor për respektimin dhe mbrojtjen epakicave, por duhet të zhvillohet legjislacioni përkatës dytësor. Kushtet e jetesës për romët dhe egjiptianët duhenpërmirësuar.

Shqipëria ka vazhduar të marrë pjesë aktive në bashkëpunimin rajonal dhe të mbajëmarrëdhënietë mirafqinjësie. Hapa të rëndësishëm janë ndërmarrë për të trajtuar çështjet dypalëshe me Greqinë.

Numri i kërkesave të pabazuara për azil të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e lidhura me Schengen-in ka mbetur i lartë. Shqipëria tregoi angazhim dhe miratoi një numër masash, duke përfshirë bashkëpunimin e forcuar dypalësh me shtetet anëtare përkatëse të BE-së. Këtomasat dhanë rezultate pozitive. Veprimet e mëtejshme vendimtare duhet të vazhdojnë, duke përfshirë edhe kuadrin e mekanizmit monitorues pas liberalizimit të vizave, për ta trajtuarkëtë fenomen në mënyrë efikase.

Kriteret ekonomike

Shqipëria ka bërë njëfarë progresi dhe është mesatarisht e përgatitur për zhvillimin e një ekonomietregu funksionale. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së dhe deficiti aktual i llogarive janë reduktuar. Zhvillimi ekonomiku rrit më tej dhe papunësia u ul, por është ende e lartë. Huatë me probleme (NPL)në sektorin bankar janë reduktuar, por kreditimi bankar ndaj bizneseve mbetet i ngadaltë. Reformatvendimtare për përmirësimin e mjedisittë biznesit kanë përparuar, por kërkojnë përpjekje të mëtejshme, duke përfshirëreduktimin e ekonomisë informale. Reforma e thellë gjyqësore ka përparuar, por duhet zbatuar plotësisht. Ligji i ri i falimentimit ka hyrë në fuqi dhe duhet ta forcojë regjimin e falimentimit.Megjithatë, rregulloret që lidhen me biznesinkanë mbetur të komplikuaradhe mangësitë në sundimin e ligjit kanë vazhduar të pengojnë bizneset dhe të frenojnë investimet.

Shqipëria ka bërë njëfarë përparimi dhe ka njëfarë niveli përgatitjeje sa i përket kapacitetit për të përballuarpresionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së. Në mënyrë të veçantë, është bërë progres në energji dhe në infrastrukturëne transportit, si dhe në digjitalizim, megjithëse mbeten mangësi që e pengojnë konkurrencën dhe tregtinëe Shqipërisë. Cilësia e arsimit duhet të ngrihet në të gjitha nivelet, veçanërisht për t’i pajisur më mirënjerëzit me aftësi që i nevojiten treguttë punës. Tregtia e jashtme mbetet nën potencialin e saj dhe e përqendruar në sektorë. Kapaciteti i Shqipërisë për kërkime, zhvillim dhe inovacion mbetet i ulët.

Legjislacioni i BE-së

Shqipëria vazhdoi ta harmonizojë legjislacionin e saj me kërkesat e BE-së në një numër fushash, duke rritur aftësinë e sajpër të ndërmarrë detyrimet e anëtarësimit. Vendi është mesatarisht i përgatitur në shumë fusha,si në kontrollin financiar, arsim dhe kulturë, ose ka njëfarë nivelipërgatitjeje, duke përfshirë nëfushat e prokurimit publik dhe statistikave. Shqipëria do të duhet t’i vazhdojë përpjekjet e saj në lidhje mepërgatitjet e përgjithshme për miratimin dhe zbatimin e acquis të BE-së. Ajo duhet të vazhdojë punën për zhvillimine rrjeteve të transportit dhe energjisë, gjithashtu me qëllim përmirësimin e lidhjesnë të gjithë rajonin. Kapaciteti administrativ dhe standardet profesionale të organeve që do tëtë ngarkohen me zbatimin e acquis duhet të forcohen dhe pavarësia eorganeve rregullatore të mbrohet. Rritja e transparencës dhe llogaridhënies, në veçanti duke siguruar funksionimin efektiv, efikas dhe transparent të sistemit të prokurimit publik dhemenaxhimittë financave publikembetet thelbësore. Shqipëria ka vazhduar të përafrohet plotësisht me të gjitha pozicionet dhe deklaratat e përbashkëta politike dhe të sigurisë të BE-së.

Data kyçe

Qershor 2003: Samiti i Selanikut; perspektiva e BE-së për Ballkanin Perëndimor konfirmohet

Qershor 2006: Nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit me BE-në

Prill 2009: Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit hyn në fuqi. Shqipëria paraqet aplikimin e saj për anëtarësim në BE

Nëntor 2010: Komisioni nxjerr Opinionin e tij mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE,

duke përfshirë një seri prej 12 prioritetesh kryesore që duhet të përmbushen në funksion të hapjes së negociatave të anëtarësimit

Dhjetor 2010: Udhëtimi pa viza në zonën Schengen për qytetarët e Shqipërisë

Qershor 2014: Këshilli Evropian i jep Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Shkurt 2018: Komisioni Evropian miraton strategjinë e tij për “Një perspektivë të besueshme të zgjerimitdhe rritjen e angazhimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor”

Prill 2018: Komisioni Evropian rekomandon që Këshilli të vendosë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në dritën e progresit të arritur, duke ruajtur dhe thelluar vrullin aktual të reformës.

Pikat kryesore të raportit të KE për Shqipërinë Read More »

Spartak Ngjela: E prisnim këtë ditë që nga viti 1468

Pas publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë nga Komisioni Evropian, ku do të nisin edhe hapat për çeljen e negociatave me BE, ka reaguar avokati Spartak Ngjela.

Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’ shkruan se tashmë shqiptarët do të ecin sipas motivit arbëror.

“Sot dita e shumëpritur që nga viti 1468. Tani ne do të ecim sipas motivit arbëror. Të gjithë shqiptarët në Bruksel. Gëzuar!”, shkruan Ngjela.

Spartak Ngjela: E prisnim këtë ditë që nga viti 1468 Read More »

“Forca Shqipëria”, kë zgjedh të falenderojë Rama përmes kësaj videoje

Himni Kombëtar i shoqëruar me imazhe të cilat lidhen me kulturën dhe historinë e vendit, ka qenë ky postimi i rradhës i kryeministrit të vendit Edi Rama i cili nuk kursehet duke falenderuar të gjthë qytetarët e vendit.

“Forca Shqipëria”, është shprehur kryeministri në rrjetin social Facebook .

Kjo video vjen pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155742448041523/?t=0

“Forca Shqipëria”, kë zgjedh të falenderojë Rama përmes kësaj videoje Read More »

Mësuesja e biokimisë rreh nxënësen (Video)

Sot në emisionin “Stop” u transmetuan disa video që tregojnë realitetin e padenjë të auditoreve në institucionet tona të arsimit.

Mësuesja e biokimisë në gjimnazin “28 Nëntori” në Burrel, Flutura Zeneli u thotë nxënësve se mund të kenë pirë drogë që sillen në atë mënyrë.

“Kush të ka mësuar kështu ty atje? Kush t’i ka mësuar? Ça ke pi ndonjë drogë? Mos ke pirë ndonjë drogë? Mos ke pirë se nuk je në rregull”, shprehet ajo.

Ndërsa në Lezhë, mësuesja Donika Haxhia, gjatë orës së lëndës së Letërsisë, u thotë nxënësve se shqiptarët janë një popull prostitutë.

“Është aq injorant populli shqiptar, sa rri i ndrojtur para ministrit. Në fakt duhet t’ja fusë duart në fyt! Se unë të çova aty ti dhe tani hajde më shërbe. Po me ça do t’ja kërkosh ti, me injorancë? Jo, o vëlla, me injorancë jo”, thotë ajo.

Më pas përmend prindërit që nuk kanë të ardhura, të cilët i kërkojnë ndihmë në shkollë, duke u shprehur se nuk i dhimbsen fare sepse e shesin veten për 5 lekë.

Mësuesja e biokimisë rreh nxënësen, ajo e letërsisë: Shqipëria popull prostitutë

“Është popull prostitutë Shqipëria!”, shton mësuesja e letërsisë në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, duke përmendur faktin që ajo vetë e ka sistemuar jetën e saj dhe të fëmijëve të saj.

“Por çfarë do të bësh ti? Nuk martohet me njeri prostituta, ta keni të qartë”, thekson Donika Haxhia.

Por ndryshe nga koleget e saj në rastet e mësipërme, një tjetër mësuese e quajtur Marjeta shfaqet në video duke goditur fizikisht një nxënëse në shkollë të Gjirokastrës.

Moderatorët e emisionit “Stop” përmendën faktin që kjo mësuese i ka bërë nxënësve një pyetje absurde, “si mund të ndahen 9 karamele në mënyrë të barabartë.

Mësuesja e biokimisë rreh nxënësen (Video) Read More »

Të mbytur nga kumari! Lotot më të përhapura në qytetet e vogla

Bastet sportive dhe lojërat e fatit janë një fenomen i përhapur dukshëm në të gjithë vendin, por në qytetet e vogla dhe varfëra ky fenomen është më shqetësues.

Në qytetin e Cërrikut pikat e basteve edhe në orët e mëngjesit i gjen të mbushura plot. Aty ku njerëzit kanë humbur shpresën, i kanë kthyer sytë nga fati.

“Shkojnë nga varfëria mos fitojnë ndonjë lek ngaqë nuk kanë. Dëmton, sherr, shamatë, rrihu dhe prihu. Lekët t’i çojnë në shtëpi, nëpër familje jo në loto. Edhe 5 lekët që u marrin prindërve shkojnë e i lënë në loto. Kjo është nga varfëria”, thonë qytetarët vendas.

Sipas psikologëve, varësia që krijohet nga lojërat e fatit dhe bastet është e njëjtë me atë që krijohet nga droga.

“Kemi të rinj që kanë mungesë idealesh dhe të rinj që bëhen viktima të këtyre aktiviteteve. Të rriturit e kanë ves. Ajo që ne si shoqëri duhet të bëjmë janë orët e këshillimit në shkolla, në gjimnaze dhe gjithashtu edhe përmes edukimit familjar”, thotë psikologia Hajdina Dyli.

Ndikimi nga lojërat e fatit dhe lotot nis që në adoleshencë, ndërsa duket sikur ndryshimet ligjore të vitit 2016, që përcaktojnë distancë 100 metra nga institucionet arsimore, janë thjesht tallje.

Distanca 100 metra e përcaktuar në ligj ka bërë që përballë, apo përbri të çdo gjimnazi të jenë 2 apo më shumë pika bastesh sportive.
Top Channel

Të mbytur nga kumari! Lotot më të përhapura në qytetet e vogla Read More »

Në kurthin e bixhozit! Historia e një 34-vjeçari (Video)

Në shkurt të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë e kategorizoi varësinë nga lojërat e fatit si sëmundje mendore.

Një 34-vjeçar nga Tirana si fillim nisi të abuzojë me alkoolin.

“Mbaroja punën dhe direkt nisesha për në një lokal tjetër dhe nisja të pija. Pija 10-15 birra”, tregon ai.

Më pas ra në kurthin e basteve sportive.

“Shikoja shokët dhe thashë hajd se po vendos edhe unë. Qëlloi që 2-3 herët e para kapja dhe më pas vetëm lija para. Vajti deri atje sa po shkatërroja familjen. Vija tapë në shtëpi, gjithë skedina nëpër xhepa”, vijon i riu.

Për rreth 5 vjet jeta e tij rrotullohej rreth 2 gjërave; alkool dhe skedina. Punonte kamarier.

“Kam patur 2 milionë lekë borxhe dhe i kam larë tani”, thotë ai.

Po sa është shuma më e madhe që ka lënë?

“Në ditë ka qenë 200-250 mijë lekë. I merrja lekët edhe nga shokët. Mund të kemi humbur tek 7-8 milionë lekë. Familjes nuk i ka marrë lekë asnjëherë. Në shtëpi çoja rrogën një herë në 2-3 muaj. Justifikohesha duke u thënë që s’e kisha marrë rrogën”, tregon ai.

34-vjeçari është babai e një fëmije 3 vjeç.

Djali thotë se nëpër pika bastesh has jo vetëm meshkuj, por edhe femra dhe fëmijë.

“Janë bërë edhe kalamajt e shkollave që 8 vjeç me skedina nëpër duar, cigare dhe alkool. Kam parë që vendosin skedina”, thotë ai.

Prej 2 javësh po kurohet për varësinë nga alkooli dhe bastet sportive. Ndërkohë, që nga fillimi i këtij viti është në kërkim të një pune.

“Tani vendosa që çdo lek që do të marr do ta çoj në familje. Po e bëj këtë sfidë për djalin dhe nusen time”, premton më tej.

Ka një merak për djalin e vogël.

“Do Zoti nuk bëhet siç kam qenë unë! Të jetë për veten dhe familjen e vet.

Është rikthyer në gjirin e familjes dhe është i vendosur ta fitojë betejën e dyfishtë.

“Pasdite me nusen dhe çunin dalim xhiro. Dua t’u bëj qejfin atyre të paktën. Kam dy javë e ca që nuk vendos skedina dhe nuk më mungojnë. Ndjehem sikur ka lindur sërish”, rrëfen ai.

Top Channel

Në kurthin e bixhozit! Historia e një 34-vjeçari (Video) Read More »