Aktualitet

Ballkoni panoramik, atraksioni më i ri turistik që i shtohet Vlorës !

Ballkoni panoramik është atraksioni më i ri turistik që i shtohet qytetit të Vlorës.

I pozicionuar pranë zonës së Ujit të Ftohtë, Ballkoni i Vlorës është e orientuar nga perëndimi dhe prej aty çdo vizitor ka mundësinë të ketë një pamje të plotë të Lungomares dhe të gjithë gjirit të Vlorës.

Pas përfundimit të projektit Lungomare, rikonstruksionit të Transballkanikes, unazës së qytetit e rrugës Dhimitër Konomi dhe shesheve publike, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është duke zbatuar projektin e rikonstruksionit të bulevardit “Ismail Qemali” dhe rikonstruksionin e rrugës së Kaninës.
Ndërkohë është drejt përfundimit rruga e Pyllit të Sodës, që e transformon këtë zonë dikur të lënë pas dore në një në një hapësirë të re turistike.
Vlora është një nga qytetet më të bukur të Shqipërisë që ndodhet në Jug-Perendim  të vendit përgjatë bregdetit të ulët të Adriatikut dhe atij shkëmbor të Jonit.
E quajtur si “Qyteti i flamurit’’, “qyteti me dy dete” apo “porti jugor i Adriatikut’’ Vlora konsiderohet si perla e turizmit shqiptar, me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit.
e,xh/ /a.g/burimi/ata.gov.al

Ballkoni panoramik, atraksioni më i ri turistik që i shtohet Vlorës ! Read More »

Gruaja nga Berati rrëfen dhunën e ish-bashkëshortit: Je pronë e imja!

Një 42-vjecare ka rrëfyer në emisionin ‘Me zemër të Hapur’ në News24 peripecitë e martesës si dhe dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar nga ish bashkëshorti i saj. Kozeta Kulli është 42 vjeç me origjine nga Berati. Ajo u martua ne vitin 1996 me Ylvi Hazizin, qe aktualisht është 47 vjeç.

Ata sollën ne jete dy vajza, Altea qe është 20 vjeç dhe Elva 11 vjeç. Kozeta është dhunuar fizikisht dhe psikologjiskëshit nga bashkëshorti i saj për vite te tera. 42-vjecarja e martuar me shkuesi thotë se bashkëshorti e trajtonte si pronë të tijën dhe ushtronte dhunë edhe ndaj vajzës së madhe.

Kulmi i çiftit arriti ne vitin 2011, ku nena e dy vajzave vendosi të divorcohet dhe u bë ndarja e pasurisë. Dy vajzat kaluan me nenën dhe babai duhet të paguante detyrimin ushqimor çdo muaj, gjë të cilën nuk e ka berë. Kanë kaluar shumë vite nga divorci, dhe ai nuk është kujdesur kurrë për vajzat.

“Ne jemi njohur me shkuesi dhe brenda dy muajsh ne jemi fejuar dhe martuar. Përgjatë një viti dukeshin sikur gjërat po shkonin mirë. Nuk e njoha sa duhet personin që unë u martova. Unë mendoja se do përmirësohej situata me ardhjen në jetë të vajzave, por bashkëshorti im ishte i papërgjegjshëm dhe nuk punonte.

Ishte dembel dhe nuk punonte. Unë nuk doja që të divrcoheshim dhe pas 9 vitesh erdhi në jetë vajza e dytë. Por ai nuk ndryshonte dhe kuptova që nuk shtyhej më. Kishte mendime të dobëta. Më trajtonte sikur isha pronë e tij. Ti je e imja thoshte dhe bëj si të them unë.

Ke ardhur ti tek unë thoshte dhe jo unë tek ti. Ushtronte dhunë edhe ndaj vajzës së madhe. Nuk di ta shpjegoj , por ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës se kishte frikë se ajo do vinte me mua nëse do ndaheshim. Vajza e madhe ishte 12 vjeç kur unë mora vendimin për ndarjen nga bashkëshorti”- thotë Kozeta Kulli.

Gruaja nga Berati rrëfen dhunën e ish-bashkëshortit: Je pronë e imja! Read More »

Vlorë – Nis aksioni për pastrimin e rrugëve nëpër fshatra (Foto)

Pastrojmë tokën që duam, ka startuar aksioni dhe në Vlorë.

Pas urdhërit të ministrit Blendi Klosi për një Shqipëri më të pastër, autoritet të Inspektoriatit të Mjedisit, pyjeve dhe ujërave, por dhe të agjencisë rajonale të mjedisit kanë qenë bashkë në hyrje të fshatit Panaja, një zonë turistike e prekur nga ndotja e inerteve dhe mbetjeve urbane.

Sipas drejtorit të Inspektoriatit të Mjedisit, Kreshnik Lilaj aksioni do të vazhdojë në të gjitha fshatrat. Në këtë operacion janë thirrur banorët, tregtarët pasi situata është alarmante.

Vlorë – Nis aksioni për pastrimin e rrugëve nëpër fshatra (Foto) Read More »

Rama merr negociatat, Basha në Berlin, Berisha mendjen te gomari

Sot është një ditë e rëndësishme për politikën dhe për popullin shqiptar. Bashkimi Evropian ka vendosur që të hapë negociatat me vendin tonë, duke e afruar më shumë me familjen e madhe evropiane.

Sot, Federica Mogherini do të mbërrijë në Tiranë ku pritet që ti dorëzojë Ramës raportin për hapjen e negociatave.

Nga ana tjetër, Basha, duke e shfrytëzuar rastin, ka braktisur protestat dhe zhurmën dhe është nisur në Berlin duke u munduar që të tregojë që edhe opozita ka ndihmuar në progresin e Shqipërisë.

Ndërsa në shtëpinë blu ka lënë në krye të saj Sali Berishën. Ish-kryeministri, nuk ka thënë asnjë fjalë për negociatat, por ka denoncuar rastin e një fermeri të varfër në Kavajë, që e punon tokën me gomar.

Po në kohën kur Berisha ishte në pushtet, me çfarë e punonte tokën fermeri?

Postimi i plotë i Berishës:

Nje miremengjes nga nje fermer kavajas per piktorin deshtak! sb

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/991050531055854/?t=0

Rama merr negociatat, Basha në Berlin, Berisha mendjen te gomari Read More »

I vunë tritol makinës para shtëpisë, flet mësuesja Eriselda Agalliu: Jam e tronditur!

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur banorët e qytetit të Patosit.

Mësohet se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur eksploziv në automjetin tip “Nisan” në pronësi të Eriselda Agalliut, mësuese matematike në gjimnazin “Zhani Ciko” të këtij qyteti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në lagjen “1 Maj” të këtij qyteti. Dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar mjeti (Agalliu e kishte parkuar para banesës së saj), ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se në momentin që ka ndodhur shpërthimi, mësuesja dhe djali i saj i vogël 5-vjeçar kanë qenë në gjumë.

Po të njëjtat burime thanë se ngjarja është e përsëritur, pasi mësueses Eriselda Agalliu edhe një makinë tjetër tip “Lancia” i është hedhur në erë 5 muaj më parë.

E kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, mësuesja u shpreh se është shumë e tronditur dhe se ka treguar gjithçka në polici (ka dëshmuar për afro 4 orë): “Jam shumë e shqetësuar dhe nuk më lidh asgjë me atë që ka ndodhur.

Nuk kam asnjë konflikt. Nuk e lidh dot me asgjë ngjarjen. Di të them vetëm që jemi tronditur shumë. Djali i vogël është trembur shumë dhe unë nuk jam në gjendje të lidh asgjë. Ia lë në dorë policisë të zbulojë gjithçka.

Ka marrë kamerat e sigurisë që janë në të gjithë zonën dhe po i verifikon. Policia ka të gjitha deklaratat e mia. Në kamerat e sigurisë duket një makinë që kalon dhe parkohet për tri minuta pranë makinës sime e më pas largohet.

Duhet verifikuar çdo gjë. Ka shumë mundësi të jetë ngatërruar edhe makina. Të bëhet sa më shpejt gjithçka duhet. Nesër do të shkoj si çdo ditë në punë, nuk fshihem nga askush”, deklaroi Eriselda Agalliu.

Ndërkaq, banorë të lagjes dhe tregtarë që ushtrojnë aktivitetin pranë shtëpisë së saj u shprehën se mësuesja nuk është njeri problematik, madje ajo dhe familjarët e saj gëzojnë respekt dhe janë një familje e nderuar.

I vunë tritol makinës para shtëpisë, flet mësuesja Eriselda Agalliu: Jam e tronditur! Read More »

Detaje/ Operacioni në Romë, kapoja i kokainës, Aleks Boçi, furnizues i madh i bosit të Ndraghetas

Pas aksionit të policisë së Romës të realizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me emrin e koduar “Biznes familjar” i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale shqiptaro-italiane që trafikonte lëndë narkotike mes Shqipërisë-Italisë dhe Belgjikës kanë dalë edhe detaje të reja për shefin e këtij grupi Aleks Boçi.

Në pranga janë vënë 7 persona; shqiptarët Aleks Boci 38 vjeç, Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdheja 38 vjeç si dhe 3 shtetas italianë.

Aleks Boçi 38 vjeç së bashku me Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdheja 38 vjeç si dhe 3 shtetas italianë kishin krijuar një rjet ndërkombatar të trafikut të kokainës që niste nga vendet  e Amerikës së Jugut, vazhdonte në veri të Europës e më pas përfundonte në Romë. Kokaina në sasi të mëdha trafikohej përmes portit të Anversës në Begjikë ku kjo organizatë kriminale kishte mundur të krijonte një “dalje të sigurt” doganore përmes bashkëpunëtorëve të saj të punësuar aty.

Pasi mbërrinte në Romë lënda narkotike administrohej nga dy trafikantët italianë Claudio Cesarini e Daniele Ferri të njohur nga policia italiane e që merreshin me shitjen me shumicë të saj.

Hetimet kanë dokumentuar përfitmi prej  miliona euro të kësaj organizate kriminale, por detaji më interesant i kësaj organizate është se sipas investigatorëve italianë, një sasi e madhekokaina e organizatës së drejtuar nga Boçi ishte e destinuar për bosin mafioz të Ndraghetas Davide Perronace.

Detaje/ Operacioni në Romë, kapoja i kokainës, Aleks Boçi, furnizues i madh i bosit të Ndraghetas Read More »

Disa gjyqtarë e prokurorë, dyshohen si përfitues të paligjshëm të tokave në bregdetin e Vlorës

Njësia Task Forcë në Policinë e Shtetit identifikon afro 100 hekarë tokë me probleme dokumentacioni në vijën bregdetare të Vlorës.

Në hetim 7 persona, zyrtarë dhe përfitues të pronave. Nga hetimi rezulton se kanë mangësi përsa i përket pronësisë.

Task forca ka analizuar të gjitha veprimet e kryera në 16 vite nga personat nën hetim

Dhjetëra pronarë të ligjshëm kanë depozituar ankesa te platforma e bashkëqeverisjes. Ndërkohë burime policore kanë shprehur dyshime se disa nga përfituesit e paligjshëm janë edhe zyrtarë të lartë në fushën e drejtësisë, si gjykatës apo prokurorë./ora news

Disa gjyqtarë e prokurorë, dyshohen si përfitues të paligjshëm të tokave në bregdetin e Vlorës Read More »

Një kryevepër e ANTONIO VIVALDIT, në Teatrin “Petro Marko” Vlorë

Jeta artistike ne qytetin e Vlores e pasur. Vetem ne 6 muaj ne qytet 14 koncerte dhe te tjera do te kete ne vazhdim ne kuader te  nismes ‘Çdo Javë 1 Koncert. Sezoni Koncertor Vlorë 2017-2018’!

Teatri i Operas dhe Baletit në bashkpunim me Bashkinë Vlorë dhe Konsullatën italiane në Vlorë, në një koncert të jashtëzakonshëm në Vlorë. Vetëm pak ditë pas mbërritjes së drejtoreshës së teatrit dhe operas dhe baletit në Vlorë Zana Cela, në Vlorë kanë startuar aktivitetet, të cilat edhe gjatë sezonit turistik do të jenë të shumta.

Në teatrin Petro Marko datë 16 prill u vendosën në skenë dy premiera boterore: Gloria e Vivaldit për kor dhe orkestër dhe koncerti i J S Bach për violinë dhe oboe.

Gëzim Bulcari, violinë, Xhovana Marku, oboe dhe orkestër Harqesh, me dirigjent Dritan Lumshin.

Këshilltari për kulturën në bashkië e Vlorës, kompozitori vlonjat Aulon Naci ka falenderuar organizatorët, për zhvillimin e këtij koncerti madhështor në skendën e teatrit Petro Marko Trupa e Teatrit të operas dhe Baletit mori duartrokitje të zjarrta nga publiku Vlonjat.

Koncerti u organizua nga Konsullata italiane dhe Teatri i Operas me mbështetjen e Bashkisë Vlorë.

 

Një kryevepër e ANTONIO VIVALDIT, në Teatrin “Petro Marko” Vlorë Read More »