Aktualitet

Gjermanët “shuplakë” Adriatik Llallës: Si u aministua Berisha, Shkëlzeni i përlyer në afërën CEZ, LSI bredh pas pushtetit

Gjermanët u kanë dhënë një shuplakë të fortë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Partisë Demokratike. Fondacioni “Bertelsmann”  ka publikuar raportin e indeksit të transformimit për Shqipërinë për vitin 2018, ndërsa ka bërë një analizë të situatës politike dhe ligjore në vend. Ky fondacion është ndër më të rëndësishmit në Gjermani, pasi jep një pasqyrim të situatës politiko-ekonomike në të gjithë vendet e botës.

Si takon indeksit, vendi ynë vlerësohet me 6.38 pikë dhe renditet në vendin e 30 nga 129, ndërsa në vitin 2016 ndodhej në vendin e 34. Por në raport i është kushtuar një rëndësi e madhe punës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe luftës antikorrupsion.

Raporti veçon si një nga çështjet më të bujshme atë të aferës së CEZ. Sipas dokumentit, ish-kryeprokurori amnistoi Sali Berishën, ndërsa tregohen dhe të dhënat e grumbulluara nga komisioni hetimor, që hetoi aferën e privatizimit të OSSH. “Prokurori i Përgjithshëm refuzoi të niste hetimet mbi abuzimet me detyrën, pavarësisht provave të shumta për abuzimet e disa ministrave gjatë procesit të privatizimit të OSSH. Gjykata e Lartë mbështeti vendimin e prokurorit dhe ndaloi çdo hetim mbi procesin.

Komisioni parlamentar mbi çështjen vazhdoi të nxirrte informacione për përfshirjen e figurave politike, duke përfshirë ish-kryeministrin, të birin e tij dhe disa ministra. Një person i tretë, që me sa duket kishte bërë formalizimin e akordit mes CEZ dhe politikanëve shqiptarë (Nule Kalaj), mori një shumë prej 7 milionë dollarë, të cilën e kishte tërhequr në para të thata. Sipas regjistrimeve telefonike, ky ndërmjetës kishte bërë rreth 100 telefonata me ish-kryeministrin në vitin 2006, për organizmin e takimeve mes kompanisë dhe djalit të tij.

Prova të shumta të komunikimeve, transfertave dhe email-eve mes “konsulentit” dhe politikanëve shqiptarë tregojnë për korrupsionin politik në nivelet më të larta. Por ky rast mund të hetohet vetëm pas reformimit të gjyqësorit, kur të jenë thyer lidhjet mes tij dhe aktorëve politikë”, thuhet në raport.

Kapja e drejtësisë nga PD

Një tjetër detaj interesant në raport është se aty tregohet skema që ndoqi Berisha për të kapur sistemin e drejtësisë. Aty deklarohet se Berisha përdori Bujar Nishanin, për të bërë emërime sipas dëshirave të tij. “Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, si dhe Prokurori i Përgjithshëm, gjithashtu emëroheshin nga Presidenti, por kërkonin dhe shumicë parlamentare. Emërimet ishin shumë problematike kur presidenti i përkiste të njëjtës parti që kishte mazhorancën, njësoj si në vitet 2005 – 2013, periudhë gjatë së cilës u bënë shumë emërime. Politizimi i gjyqësorit është i rrënjosur thellë në reformat fillestare të viteve 1992 e 1996 kur qeveria e PD hoqi gjykatësit komunistë. Personeli i ri ishte arsimuar vetëm me kurse tre deri në gjashtë mujore dhe zgjidheshin mes militantëve të partisë, duke infiltruar njerëzit e partisë në të gjithë gradat e gjyqësorit, për të konsoliduar kontrollin e partisë në drejtësi”, thekson raportii cituar nga “Sot”.
LSI rend pas pushtetit

Në raport flitet dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku theksohet se është një parti e cila bredh vetëm pas pushtetit. “Partia e tretë në Shqipëri, LSI është një ndarje nga PS, pas debateve për udhëheqjen dhe shpërndarjen e posteve. Në vitin 2009 deri 2013, ajo hyri në koalicion me kundërshtarin ideologjik të PS, me PD. Disa muaj para zgjedhjeve në 2013, LSI ndryshoi aleancën e saj, duke u bërë me PS. Zhvendosjet taktike të kësaj partie, të cilat e kanë aftësuar të qëndrojë brenda strukturës qeveritare, pa marrë parasysh orientimin politik, tregojnë se në Shqipëri konfliktet e ashpra ideologjike mes partive nuk kanë rëndësi për sa kohë që ruhet pushteti. Por ato shfrytëzohen vetëm për të legjitimuar metodat e parregullta të arritjes së pushtetit dhe në fakt janë vetëm llogaritje politike”, thekson raporti. Aty flitet dhe për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore, ku nuk mungojnë kritikat ndaj PD.

Gjermanët “shuplakë” Adriatik Llallës: Si u aministua Berisha, Shkëlzeni i përlyer në afërën CEZ, LSI bredh pas pushtetit Read More »

Donald Lu ua tha troç Bashës dhe Kryemadhit ndaj janë trembur: Nëse do bëjnë mosbindje civile të jenë të përgatitur edhe për burg!

Kaloi pa vënë re një deklaratë e ambasadorit amerikan në Tiranë, në lidhje me protestat, bllokimin e rrugëve dhe mosbindjen civile.

Ambasadori Donal Lu e tha qartë mendimin e tij mbi mosbindjen civile që ka nisur opozita e bashkuar shqiptare.

Një “rebelim” kundër taksave të larta të qeverisë, tarifimit të rrugës së Kombit dhe problemeve të tjera. Mosbindje civile që konsiston edhe në bllokimin e rrugëve në disa nga akset kryesore.

Në emisionin e Fevziut, ambasadori i SHBA e tha e zeza mbi të bardhë se, nëse bën thirrje për të mos paguar taksa dhe për të bllokuar rrugët, opozita duhet të jetë e përgatitur për pasoja ligjore.

Donald Lu mori shembull SHBA-të për të thënë se si atje, në raste të mosbindjeve civile, personat kanë qenë të përgatitur të shkojnë në burg për bindjet e tyre.

“Në çdo demokraci, njerëzit duhet të ngrenë zërin. Po ashtu, kanë të drejtë që në mënyrë paqësore të mos lejojnë qeverinë e tyre të kryejë abuzime, por duhet ta bëjnë këtë paqësisht. Nëse do të bllokojnë rrugë, të mos paguajnë taksa, apo të bëjnë veprimtari të tjera të jashtëligjshme, duhet të jenë të përgatitur për pasojat ligjore. Shtetet e Bashkuara kanë një traditë të gjatë me mosbindjen civile, por ata persona, ata protestues kanë qenë të përgatitur të shkojnë në burg për bindjet e tyre”, deklaroi Donald Lu.

Sipas tij qeveria ka kërkuar dialog për të tejkaluar situatën, ndërsa opozita vë kusht për lirimin e njerëzve nga burgu. Por për ambasadorin amerikan kjo është çështje e ligjit dhe jo e kreut të qeverisë.

“Kam parë që Edi Rama ka bërë thirrje për dialog në këtë rast. E mbështes këtë. E mbështes zgjidhjen e kësaj çështjeje me dialog. Opozita ka thënë s’ka dialog nëse nuk lironi njerëzit nga burgu. Epo, të shohim nëse do ndodhë kjo. Mendoj se tani ka një çështje ligjore kundër personave që dogjën kabinat e toll-eve. Nuk e di nëse Edi Rama mund që thjesht t’i thotë gjykatës të lirojë njerëzit nga burgu”, ka deklaruar Donald Lu. Duke bërë të qartë më se njëherë se kush shkel ligjin duhet të përballët me burgun.

Mosbindja civile është shkelje e ligjit, dhe sipas tij krerët e opozitës s’kanë pse çuditen me procedimin penal.

Deklaratat e Lu kanë sjellë dhe një frikësim të krerëve të opozitës, ku Basha ka bërë thirrje thjeshtë për mbështetje të biznesit në protestën një orëshe të uljes së çepenave. Ndërkohë që për bllokimin e rrugëve ka lënë të kuptohet se PD do të veprojë vetëm në Tiranë.

Ndërsa Kryemadhi, kryetarja e LSI është mjaftuar me mbështetjen ndaj aktorëve, duke deklaruar njëherësh se s’ka frikë nga burgu.Pamfleti.com

Donald Lu ua tha troç Bashës dhe Kryemadhit ndaj janë trembur: Nëse do bëjnë mosbindje civile të jenë të përgatitur edhe për burg! Read More »

Zbardhet “thesari” i Besim Trezhnjevës/ Gjyqtari i Durrësit që katërfishoi pasurinë e tij: Më mban gruaja

Kjo është skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Besim Trezhnjeva, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, i cili do të përballet më 11 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva është një ndër 14 kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor-institucioni i ri që pritet të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai është gjyqtari i tretë që do të përballet të mërkurën me seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pas Fatos Lulos që u shkarkua nga detyra për pasuri të pajustifikuar dhe Vitore Tushës, e cila u rikonfirmua në Gjykatën Kushtetuese.

Trezhnjeva ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor dhe ka mbajtur më parë postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës si dhe ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Besim Trezhnjeva nga viti 2003 deri në vitin 2014.

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtari Trezhnjeva zotëronte një pasuri familjare me vlerë 9.1 milionë lekë në vitin 2003, ndërsa në vitin 2014 kjo pasuri ka arritur në 39 milionë lekë ose 4.3 herë më e lartë. Shtesa mesatare vjetore e pasurisë familjare nga viti 2003 deri në vitin 2014 ka qenë 2.7 milionë lekë.

Të ardhurat familjare të deklaruara nga zoti Trezhnjeva e kanë origjinën në 49.6 % nga paga e tij për shkak të detyrës dhe 50.4 % nga aktiviteti privat i bashkëshortes, e cila zotëron një farmaci.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 11 deklarata pasurie që iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, dy deklarata rezultojnë me probleme me një vlerë të pajustifikuar prej 4.1 milionë lekësh.

Në analizën e mësipërme u morën në konsideratë edhe llogaritë bankare në emër të aktivitetit privat të bashkëshortes së Z.Treshnjeva, të cilat gjenden në deklaratat që ai ka dorëzuar në ILDKPKI, ndonëse nuk janë objekt i deklarimit të pasurisë.

Si “flamuj të kuq” janë identifikuar gjithashtu edhe gjendja akumulative në cash prej 3.1 milionë lekësh në fund të vitit 2014 apo luhatje e vlerave të likuiditeve në bankë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

 

Deklara e pasurisë para fillimit të detyrës  

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

BIRN

Zbardhet “thesari” i Besim Trezhnjevës/ Gjyqtari i Durrësit që katërfishoi pasurinë e tij: Më mban gruaja Read More »

Ligji dhe kanuni dështuan, dy familje rrezikojnë vrasjen

Një çështje prone në fshatin Zhej të Mamurrasit në bashkinë e Kurbinit ka nxjerrë në pah një sërë problemesh; prej mosmarrëveshjeve mes fqinjëve, 36 vendime gjyqësore të shtetit shqiptar, por edhe një vendim me të drejtë zakonore, madje edhe një paralajmërim nga një përfaqësues i asaj që quhet pleqësia e fshatit, se konflikti 20-vjeçar mund të përfundojë deri në vrasje.

Dhe qershia mbi tortë, një lajm: Në Mirditë së shpejti do të nisë ndërtimi i gjykatës kanunore. Është historia e familjes së Shan Koltotës dhe Gjet Preng Mamblit. Ky i fundit ka bërë dy shtëpi, në tokat që pretendohen me trashëgimi dhe me ligjin 7501 nga Koltota. Një shtëpi e re, një e vjetër.

Në një vendim gjykate është vendsour se shtëpia e re, disa katëshe duhet prishur. Shan Koltota që ka denoncuar rastin në emisionin Boom, është shprehur se duke u treguar I arsyeshëm i ka kërkuar Gjet Preng Mamblit të prishë vetëm shtëpinë e vjetër, dhe tokën dhe shtëpinë e re, ia falte. Madje duke vepruar edhe me të drejtën zakonore, pleqësia vendosi që Koltota do paguante edhe 15 milionë lekë për prishjen e shtëpisë së vjetër, gjë të cilën ai e ka pranuar, por më pas ka ndryshuar mendje pronari I shtëpisë, ai I donte të dyja shtëpitë.

Gazetarja e emisionit Boom ka kontaktuar edhe me shtëpinë e Gjet Preng Mamblit, ku e zonja e shtëpisë ka treguar kërkesat e tyre; përveç 15 milionëve, të marrin edhe tokë tek shtëpia e re aq sa do lënë tek shtëpia e vjetër, një formë kompensimi. Po ashtu, ata i quajnë të padrejta vendimet gjyqësore.

IMT kurbin dhe bashkia Kurbin thonë se nuk kanë mjete për prishjen e godinës, ndërkohë që nga IKMT është kthyer përgjigje se kanë një axhendë mjaft të ngjeshur pune, dhe nuk përgjigjen dot për momentin, duke ia lënë IMT si detyrë. Drejtori i IMT thotë se godina është e madhe dhe mund të ketë nevojë për lëndë plasëse, që kërkon staf të specializuar që atyre ju mungon.

Vendimi për prishje I takon vitit 2010. Situatën e konfirmon edhe përgjegjësja e zyrës përmbarimore në Kurbin. Gazetarja jonë ka kontaktuar edhe një nga përfaqësuesit e pleqësisë që u përpoqën ta zgjidhin këtë çështje sipas kanunit në fillim. Dhe pasi ai tregon si kanë rrjedhur ngjarjet dhe vendimi për të paguar disa milionë lekë dhe që nuk ëhstë pranuar, paralajmëron se konflikti që ka 20 vjet mund të shkojë deri në vrasje.

Sipas tij ka të tjera organe më lartë që I përkasin të drejtës zakonore. Të interesuar për këtë, stafi I Boom, mësoi gjatë një interviste me kryetarin e komitetit të pajtimit të gjaqeve, përveç strukturave si funksionon kanuni, edhe ndërtimin së shpejti në Mirditë të gjykatës kanunore. /Ora News/

Ligji dhe kanuni dështuan, dy familje rrezikojnë vrasjen Read More »

Shkrimtari Agron Tufa irritohet keqaz me Fevziun: Këllirësirë, banal servile, dështak!

Shkrimtari Agron Tufa është irrituar keqaz me gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu i cili e ka quajtur të kotë e pa sens debatin e këtyre ditëve mes historianëve që nisi pas deklaratës së Pëllumb Xhufit për kampin e Tepelenës kur tha se “kushtet s’ishin dhe aq të këqija”.

Në një reagim të fortë nga rrjeti social, Tufa thotë se është betuar se nuk do i shkelë kurrë më Fevziut në studio dhe këtë premtim e ka mbajtur.

“Debat i kotë dhe i pasens”, e quajti sonte B. Fevziu debatin e ketyre ditëve midis historianëve enveristë, që mohojnë krimet e komunizmit, dhe bllokut solid të kundershtarëve diskretitues të tyre.

Vertet që ky Fevzi eshte dështak në të gjitha fushat e artit e dijes; banal, servil e nercenar, simbol i gjithë këllirësisë së një epoke të tërë postkomuniste, por tani na dalka të na diktojë edhe se çfarë vlen e çfarë s’vlen, çfarë është e plotë, e çfarë është e kotë.

Eh, ç’mund të presësh më shumë prej një ramizisti?!

Qëkurse bëri kontratën me Djallin, duke zgjedhur të jetë “derr i kënaqur”, ai nga ana tjetër, nuk ia fal askujt që lufton për një kauzë.

Kam bërë një betim që nga viti 2005, se nuk do t’i shkel kurrë në studio. Dhe e kam mbajtur!”, shkruan i revoltuar shkrimtari.

Shkrimtari Agron Tufa irritohet keqaz me Fevziun: Këllirësirë, banal servile, dështak! Read More »

Nora, deputetja e LSI që rriti tarifat e studentëve, sot flet kundër rritjes së taksave. Fytyra e vërtetë e LSI-së

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, prej 8 vitesh ishte zv/ministrja e Arsimit.

Katër vite ishte zv/ministre në Arsim, gjatë koalicionit PD-LSI, ku kishte në ngarkim arsimin parauniveristat. Ndërsa katër vite të tjera ishte e emëruar po në atë detyrë, përmes koalicionit PS-LSI, por që kishte në ngarkim arsimin universitar.

Pra Nora ishte në fuqi edhe Myqerem Tafajn edhe me Lindita Nikollën.

Nëse studentët shajnë dhe kryqëzojnë Lindita Nikollën dhe Myqerem Tafajn për rritje të tarifave shkollore apo për Reformën në Arsim, të njëjtin faj dhe përgjegjësi ka edhe Nora Malaj.

Ajo dinte mirë si të hante me të dyja llojet e pushteteve, edhe me të djathtët edhe me të majtët.

Me një hije zonje dhe llafologe për të gjitha, Nora fliset për politikën pro LSI-së, fliste pro Reformës në Arsim, edhe pse Monika e shante pasi e votoi, fliste edhe për socioligjinë.

Nora nuk e shau asnjëherë Reformën e Arsimit, sepse ishte një nga autorët e saj. Edhe Monika Kryemadhi, është një nga autorët e kësaj Reforme, sepse e miratoi bashkë me Ramën, por kur dalin në opozitë i shajnë dhe thonë që nuk dinin se çfarë votuan. Hall i madh ky!

Gjithsesi, Nora Malaj, është një figurë tipike e LSI, që ha me të gjithë dhe i shan të gjithë. Sot Nora, paska dalë dhe na ka folur kundër rritjes së taksave.

Me të drejtë! Por, Nora harron taksat që u rriti familjeve dhe studentëve. I shumë-fishuan tarifat sa e bënë të papërballueshme për familjet shqiptare.

Nora të shikojë njëherë mbrapa dhe ti hedhë një sy‘mëkatëve’ të saj për arsimin, pastaj të shajë dhe të kritikojë për taksat e bizneseve.

Nora, deputetja e LSI që rriti tarifat e studentëve, sot flet kundër rritjes së taksave. Fytyra e vërtetë e LSI-së Read More »

Ja kush falsifikoi ?! 264 HA siperfaqe ujore (vaskash peshku ) u kthye në Truall, në Nartë Vlorë”

Në Nartë 264 ha sipërfaqe ujore janë kthyer në truall nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara duke kthyer në përfitues të një pronë të konsiderueshme Dhurata e Irna Dajlanin. “Falsifikimi i dokumenteve zyrtar” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale” janë edhe akuzat kryesor të parashtuara në një kallzim të rregjistruar së fundmi në Prokurorinë e Vlorës. Bëhet fjalë për privatizimin e ish-ndërmarrjes “Ekonomia e rritjes dhe zënies se peshkut Narte Vlore”. Ku blerja e 264 Ha sipërfaqe ujore dhe 5000 m² truall u shëndërrua në një Celtifikat pronësie për 264 Ha tokë /truall e 5000 m² sipërfaqe ujore. Duke përbërë kështu një prej rasteve më flagrante të kthimit te ujit në tokë për arsye përfitimi . Vlora News posedon të gjithë dokumentacionin e plotë të traskriptimeve në rregjistrat e ZVRPP VLORË . Falsifikimi dhe tjetërsimi vërehet qartë edhe nga dokumentet provuese të dala nga Zvrpp Vlorë . Në nenin hipotekor Nr. 1263 date 24.06.1996 ne regjistrat e transkriptimeve te Zvrpp Vlore është regjistruar ne emër te z. Felatun Dajlani (babai i Dhurata dhe Irma Dajlani) pasuria e përfituar me ane te Kontratës se shitjes privatizim kompleksi” Nr. 5464 Prot , Nr. 4864 kol date 23.04.1996 lidhur përpara noter Jetmira Veraj.

Kjo kontrate shitje përpara noterit vjen si rrjedhoje e kontratës se shitjes Nr. 27 Prot date 27.12.1995 lidhur midis përfaqësuesit te ndërmarrjes se rritjes zënies se peshkut Narte Vlore te përfaqësuar nga z. Vullnet Elbasani, AKP Vlore e përfaqësuar nga Dallëndyshe Çela si pale shitëse dhe z. Felatun Dajlani si pale blerëse. Objekt i kësaj kontrate ishte shitja e objektit “Ekonomia e rritjes dhe zënies se peshkut Narte Vlore”. Ne piken 4 parashikohet se objektit “Ekonomia e rritjes dhe zënies se peshkut Narte Vlore” ka një sipërfaqe ujore totale 264 Ha dhe 5000 m² sipërfaqe truall me ndërtesat teknologjike. Pra, ne baze te kësaj kontrate shitje, (duke ju referuar edhe mandat arkëtimeve bashkëlidhur) z. Felatun Dajlani rezulton te jete pronar vetëm i kompleksit (sipas përshkrimit te kontratës) për rritjen e peshkut me sipërfaqe ujore totale prej 264 Ha, pasi për sa i përket sipërfaqes prej 5000 m2 truall, ne dokumentacionin qe ndodhet ne ZRPPP nuk rezulton qe z. Felatun Dajlani te këtë likuiduar shumen prej 1.600.000 leke për blerjen e tij. Nderkohe, edhe pse z. Felatun Dajlani duhej te ishte pronar i vetëm kompleksit me një sipërfaqe ujore prej 264 ha( sipas pershkrimit te kontratës), ai çuditërisht ne datën 25.05.1998 përpara noter Aida Spahiu, paraqet një vërtetim pronësie te lëshuar nga ZVRPP Vlore me Nr. Hipotekar 1263 date 26.04.1996 sipas te cilit ai rezulton te jete pronar i kompleksit te ekonomisë se rritjes se peshkut i ndodhur ne narte te Vlorës me një sipërfaqe totale 264 Ha Tokë dhe sipërfaqe ujore 5000 m2 me te njëjtat kufizime te kontratës se shitjes.

Kjo pronë e tjetërsuar rregjistrohet në Zvrpp në vtin 1998, z. Felatun Dajlani paraqitet përpara noterit me një vërtetim pronësie ku sipërfaqja ujore rezulton te jete toke dhe sipërfaqja e truallit rezulton te jete shndërruar ne ujë. Pasi u pajisë me vërtetimin e pronësisë i cili e bën z. Felatun Dajlani (si me magji) pronar te 264 ha toke, ai shkon përpara noter Aida Spaho dhe me kontratën e dhurimit Nr. 706 prot , Nr. 56 kol date 25.05.1998 , ai i dhuron te bijës se tij znj Brunilda Dajlani kompleksin me sipërfaqe totale prej 264 ha toke i cili regjistrohet ne nenin 1322 te datës 04.09.1998. Pra, me këto veprime për te mashtruar Ligjin dhe për te humbur gjurmët e veprimeve te paligjshme dhe te falsifikuara, z. Felatun Dajlani arrin me ne fund qe te ktheje sipërfaqe prej 264 Ha ujë ne sipërfaqe toke dhe te kryej një transaksion duke e transferuar këtë prone te e bija e tij Brunilda Dajlani. Me pas, znj Brunilda Dajlani fillimisht e ndan këtë prone ne disa pjese dhe disa prej te cilave ua kalon motrave te saj. Kështu parcela me Nr. 678 ne zonen kadastrale Nr. 2765 me sipërfaqe prej 54.136 m² TRUALL i shitet motrës Irma Felatun Dajlani, parcela me Nr. 677 po ne zk 2765 prej 84200 m2 i kalon përsëri motrës se saj Irma Felatun Dajlaini. Parcela me Nr. 541 ne zonën kadastrave Nr. 2765 prej 114709 m2 truall ngelet ne pronësi te znj Brunilda Felatun Dajlani. Pra ne total znj Brunilda ka kryer transaksione për 253 ha nga 264 ha nw dispozicion. Këto transaksione kjo shtetase i ka kryer ne bashkëpunim me motren e saj Dhurata Dajlani. Këto transaksione jane kryer pikërisht me qellim humbjen e gjurmeve te origjines se falsifikuar të pronës mëmë. Mbi një pronë tërësisht të falsifikuar anëtarë të familjes Dajlani kanë fituar një sërë përballjesh me drejtësinë pasi në asnjë proces Prokuroria dhe eksponentë të saj të veçantë nuk kanë verifikuar kurrë origjinën e pronës dhe dokumentet përkatëse.

Ja kush falsifikoi ?! 264 HA siperfaqe ujore (vaskash peshku ) u kthye në Truall, në Nartë Vlorë” Read More »

Krimet e Rënda kërkojnë 8 vjet burg për ish-zyrtarin e policisë (Video)

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi një total prej 33 vitesh burg për katër persona të akuzuar për kultivim të kanabisit, mes të cilëve ish-shefi i rendit të Policisë së Tepelenës.

Sipas prokurorisë, ish-efektivi Gani Abazi kishte mbante kontakte telefonike me kultivuesit e drogës.

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi një dënim me 8 vite burg për një ish-punonjës policie të akuzuar për përfshirë në kultivimin e kanabisit. Sipas prokurorisë, i pandehuri Gani Abazi, i cili u gjykua në masë sigurie “arrest shtëpie”, mbante kontakte me kultivues të kanabisit në disa fshatra të Tepelenës, ndërsa ishte pjese e policisë së qytetit jugor.

Për akuzat e “kultivimit të bimëve narkotike” dhe “grupit të strukturuar kriminal” prokuroria kërkoi deklarimin e fajshëm të tre të bashkëpandehurve të tij. Sipas pretencës së përgatitura nga prokurorët Ened Nakuci dhe Vladimir Mara, për Besim Zikën u kërkuan 9 vite burg, ndërsa për Pëllumb e Festim Ronën nga 8 vite. Të pandehurit e kësaj dosjeje u arrestuan në shkurt të vitit 2017, gjatë një operacioni ku u sekuestrua në total një sasi prej 1.7 tonë kanabis.

Organet e drejtësisë ranë në gjurmët e të pandehurve nga hetimet që po kryheshin nga Prokuroria e Tiranës për llogari vrasjes së Elton Çiçës në Maj 2016 në kryeqytet. Përgjimet e disa personave me banim në Tepelenë zbuluan angazhimin e tyre në kultivimin e kanabisit në disa fshatra të zonës dhe faktin se ata bashkëpunonin dhe kishin mbështetje nga punonjës të policisë.

Nga hetimi i mëtejshëm i Krimeve të Rënda u ngritën dyshime se Gani Abazi, punonjësi i policisë së zonës që mbulonte fshatrat ku vepronin të akuzuarit, jo vetëm kishte ardhur në dijeni të ekzistencës së parcelave të kultivuara me lëndë narkotike, por edhe se dinte me saktësi numrin e rrënjëve të mbjella dhe emrin e personit që kujdesej për to./abcnews.al

Krimet e Rënda kërkojnë 8 vjet burg për ish-zyrtarin e policisë (Video) Read More »