Aktualitet

Biznesi i vogël i lë 10 ditë kohë Qeverisë: Kontrollorët e tatimeve s’po na lënë të punojmë

Biznesi i vogël ka pasur sot një deklaratë për mediat, ku i ka kërkuar qeverisë që të heqë dorë nga vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël.  Ata i kanë lënë qeverisë 10 ditë kohë që të reagojë dhe më pas, në rast se qeveria nuk tërhiqet, protestat do të përshkallëzohen.

Kreu i shoqatës së biznesit të vogël Albert Nasto u shpreh se kjo protestë nuk është vetëm për vendosjen e TVSH-së, por për klimën e biznesit në përgjigjthësi dhe për nivelin mjaft të lartë të korrupsionit në vendin tonë.

Albert Nasto: A e kuptoni ku po shkojnë lekët, 1 metër kub në Tiranë është njësosj sikur të jetonim në Paris. Në Gjermani biznesi kontrollohet njëherë në gjashtë vjet, nuk vjen njeri tre herë në muaj, nuk po na lënë që të punojmë. Nuk e  kemi kauzën vetëm te TVSH-ja, po te korrupsioni, te klima për të bërë biznes. E gjitha kjo bëhet për të shmangur gjobat dhe penalitetet. Do ti lëmë qeverisë 10-15 ditë kohë.

Biznesi i vogël i lë 10 ditë kohë Qeverisë: Kontrollorët e tatimeve s’po na lënë të punojmë Read More »

Gjendet tjetër makinë e djegur dhe me armë brenda, dyshimet e para

Një tjetër makinë që i është vënë zjarri është gjetur sot nga Policia në Fier.

Brenda saj është gjetur një kallashnikov, një silenciator dhe një karikator, që kanë përforcuar dyshimet e Policisë se mjeti ka shërbyer për kryerjen e një vrasjeje.

Mjeti u gjet pranë stacionit të trenit në Fier. Bëhet fjalët për një Renaut me targa greke Ynk 1329.

Para djegies së qëllimshme, në zonë ka pasur të shtëna dhe mendohet se autorët janë larguar në drejtim të Semanit.

Kjo është e dyta makinë e gjetur e djegur sot që lidhet me këto dyshime.

E para u gjet më herët në Gramëz të Krujës dhe një nga pistat e hetimit ishte lidhja me vrasjen e Mario Majollarit, 28-vjeçarit nga Tirana.

Gjendet tjetër makinë e djegur dhe me armë brenda, dyshimet e para Read More »

Atentatet e bujshme, tetë raste kur “vrasësit” dogjën makinat për të humbur gjurmët

Të shumta në numër atentatet me armë zjarri. Ai i ndodhuri mbrëmë në Kinostudio ku u ekzekutua me tre plumba Marjo Majollari, djali i Avni Majollarit i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të dyfishtë, ka të përbashkët me shumë raste të tjera mënyrën se si autorët zgjedhin të zhdukin gjurmët.

Për të arritur tek viktimat e tyre killerat përdorin mjete të vjedhura, të cilat i djegin pasi kryejnë krimet. Edhe pas atentatit të mbrëmshëm kështu ndodhi. Një ditë pas krimit, policia gjen mjetin e djegur. Skema është e qartë, vrasësit dinë si të arrinë tek viktimat e tyre.

“BalkanWeb” sjell në vëmendjen e publikut disa raste të ngjajshme kur pas atentateve, policia gjen automjetet të djegura dhe të braktisura, ndërsa në të shumtën e tyre autorët nuk janë identifikuar kurrë.

11 PRILL 2018
Një makinë u gjet e djegur ditën e sotme në fshatin Gramëz në Fushë-Krujë. Dyshohet se automjeti mund të jetë përdorur për vrasjen e 28-vjeçarit Mario Majollari, i ekzekutuar mbrëmë në Tiranë. Policia po kryen veprimet hetimore por nga informacionet e para mësohet se makina është djegur tërësisht.

10 PRILL 2017
Një atentat me armë zjarri u shënua në qytetin e Vlorës, ku u ekzekutua me 15 plumba Elidon Mehmeti rreth 35 vjeç. Ndërkohë që mëngjesin e 10 prillit është gjetur te “Ura e Mifolit”, në aksion nacional Fier¬-Vlorë. Mjeti dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbrëmshëm.

12 MAJ 2017
Gjendet i djegur në Kakome mjeti që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit ndaj Rudin Haxhiajt, pronar i një diskoje në Sarandë, i cili i shpëtoi dy ditë më parë 10 Maj 2017 atentatit të tetë.

01 TETOR 2017
Makina që dyshohet se u përdor në atentatin e Vlorës ndaj Ferdinand Llanajt dhe Dritan Begës u gjet e djegur në rrugën e fshatit Kafaraj në Fier. Sipas burimeve të policisë, në automjet është gjetur edhe kallashnikovi i përdorur në atentat. Policia thotë se mjeti u gjet poshtë një nënkalimi.

11 TETOR 2017
Një atentat i rëndë ishte edhe ai i ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjës më 10 tetor 2017. Ndërsa një ditë më pas më 11 tetor u gjet një makinë e djegur në aksin rrugor Lushnjë –Berat, në afërsi të vendit të quajtur “Çukas”. Në atentat u vranë dy persona, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha miq të Aldo Bares. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe Xhuljo Shkurti nipi i kapos të bandës së Lushnjës Aldo Bare.

23 DHJETOR 2017
Një atentat me armë ka ndodhur mëngjesin ë 23 dhjetorit në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Autorët kanë qëlluar me armë nga makina e tyre tip “Benz” në drejtim të disa personave të tjerë që mësohet të jenë të fisit Çapja, e më pas kanë djegur makinat për të fshirë gjurmët. Sipas policisë autorët janë larguar në drejtim të lagjes “5 Maji” me një makinë tjetër, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

20 SHTATOR 2016
Mesditën e 20 shtatorit (ora 13:50), në aksin rrugor Fier – Seman, vritet Nelgert Pata. Person me precedent penal, ndërsa plagoset një tjëtër Pata u qëllua teksa udhëtonte në mjetin tip “Volksëagen” me targa AA 166 IY.Pak më vonë në fshatin Zhupan, Fier, në vëndin e quajtur “Mbikalimi” është gjetur duke u djegur mjeti tip “Benz” me portobagazh dhe brenda në mjet janë gjendur dy armë zjarri, që dyshohet të jetë e autorëve.

10 SHTATOR 2016
Një ditë pas vrasjes me armë zjarri të zyrtarit të OSHEE në Rrëshen, policia ka gjetur të djegur makinën (10/09/2016) e cila dyshohet të jetë përdoruar për t’u larguar nga autorët e vrasjes. Mjeti është gjetur në Vinjoll të Kurbinit, ndërsa autorët dyshohet se e kanë braktisur atë pasi janë ndjekur nga policia.
makine e djegur ok

makine e djegur 2

Atentatet e bujshme, tetë raste kur “vrasësit” dogjën makinat për të humbur gjurmët Read More »

Rrëfehet biznesmeni më i pasur shqiptar/ Saimir Mane: Si e nisa biznesin, në ’92 duke shitur televizorë

“Nuk e kam menduar kurrë që do të isha biznesmen kaq i fuqishëm të them të drejtën.”- kështu e nisi bashkëbisedimin me studentë e pedagogë në Universitetin Europian të Tiranës Samir Mane, sot një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe një nga njerëzit më të pasur në vend.

Ai rrëfeu për të pranishmit se e ka nisur biznesin në fillim të viteve ’90, duke shitur radio-recorder dhe televizorë.

“Por mënyra si e kam filluar ka qenë edhe më interesante. Te Banka e Shqipërisë, aty pranë, ka qenë dikur tregu i Dollarit; ka pasur me qindra njerëz që shisnin dhe blinin. Për arsye se kisha vizë austriake, disa shokë me propozuan të merrnin dhrahmi greke e t’i thyenim në dollarë amerikanë dhe kështu bëmë.” –ka vijuar Mane, bizneset e të cilit janë të shtrirë në disa sektorë në treg. “Këtë punë e bëra për disa muaj.

Dhe nga një student në Austri me pothuajse pa asnjë të ardhur, ditën e parë u ballafaqova me 5 mijë dollarë fitim, që ishte një gjë që më tronditi dhe mua. Shkoja tri herë në javë, çoja dhrahmi i ktheja në dollarë dhe kështu e nisa.” – duke shtuar se shpesh është rastësia ajo që të sjell në biznes.

Mane është nga ata biznesmenë që e ka nisur pa asgjë. “Skam pasur asgjë të trashëguar. Prindërit e mi ishin të dy punëtorë. Unë jam një nga ata që quhen “self-made milioner”.”

Mane rrëfen se në fillim të viteve ’90 tregu ishte shumë i varfër dhe madje ai zbuloi se në vitin 1992 e nisi duke shitur 5 televizorë biznesin e tij, që një vit më vonë, në ’93 shkoi në 120 të tillë, në ’94 kaloi edhe sektorin e veshjeve, e më vonë me qendra tregtare e supermarkete, ndërsa më vonë e shtriu veprimtarinë në shtetet fqinjë e duke vajtur deri në Ukrainë e Rusi, në tregje të mëdha. “Padyshim që rastësia më bëri të jem këtu ku jam”- tha Mane.

Rrëfehet biznesmeni më i pasur shqiptar/ Saimir Mane: Si e nisa biznesin, në ’92 duke shitur televizorë Read More »

Basha shpreson në largimin Donald Lu nga Tirana, e quan pengesë për ardhjen në pushtet; portali i tij shkruan: “Bye bye, Donald Lu”. PD “emëron” Jonatan Moore

Lulzim Basha dhe opozita me sa duket të keqen më të madhe se nuk po njohin progres drejt pushtetit cilësojnë ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu.

Jo pa qëllim të gjitha sulmet jo vetëm të eksponentëve të PD por dhe të atyre të LSI janë drejtuar në drejtim të Lu.

Ambasadori amerikan ka paralajmëruar më se njëherë se dëshirat e tij më të mëdha janë “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit në burg dhe shtyrja e mandatit dhe një vit në Shqipëri.

Madje nuk përjashtoi dhe mundësinë që të qëndronte përgjithnjë në vendin tonë, pasi është një vend që i pëlqen shumë.

Një deklaratë e tillë ka tërbuar demokratët dhe përfaqësuesit e LSI, që nuk lënë rast pa e sulmuar.

E sulmojnë për reformën në drejtësi, për mungesën sipas opozitës të goditjes ndaj kryeministrit Rama, për LGBTI dhe për çfarë u vjen në shteg.

Ndërkohë që rifillojnë sërish llogaritë aerithmetike se sa orë, ditë, javë e muaj i kanë mbetur në Shqipëri Donald Lu.

Ndonëse ambasadorit amerikan i skadon afati trevjeçar i qëndrimit në Shqipëri, opozita është e shqetësuar qoftë dhe për një ditë më tepër qëndrimi në Tiranë të Donald Lu.

Këtë shqetësim opozita e shpreh jo vetëm për mesa deklaratave për mediat të liderëve politikë por dhe përmes portaleve afër saj.

Në fillim ishte portali i Zenit që lajmëroi përfundimin e afatit të mandatit të Lu në Tiranë. Tani është portali i Bashës që shkon më tej, duke deklaruar se DASH e ka përcaktuar pasuesin e Donald Lu. PD zbardh dhe dëshirën për të qënë një mik i PD sipas saj.

Kështu burime diplomatike për “Politiko.al”, portal afër Bashës ky, konfirmojnë se Departamenti Amerikan i Shtetit ka përzgjedhur diplomatin që do të shërbejë si ambasador në Tiranë.

Sipas portalit ambasadori i ri do të jetë diplomat karriere dhe emri pritet të bëhet publik së shpejti. Ambasadorit aktual Donald Lu i përfundon mandati këtë verë, ndërkohë që emri i zëvendësuesit të tij pritet të konfirmohet sapo Mike Pompeo të zyrtarizohet si Sekretar i Shtetit, duke zënë vendin e Rex Tillerson sqaron portali i Bashës.

Sipas tij, me ardhjen e Pompeos në krye të DASH priten ndryshime edhe në poste të tjera të rëndësishme që lidhen me Shqipërinë, siç është ai i nënsekretarit të dytë të Shtetit për EuroAzinë.

Portali i Bashës raporton dhe njëherë se një prej emrave të përfolur për këtë post është ai i Jonathan Moore, ish shefi i zyrës së Euroazisë për Ballkanin, dhe së fundmi shefi i Misionit të OSBE në Sarajevë. Një dëshirë e kahershme e PD, e bindur se ndryshimi i ambasadorëve do t’i vijë për mbarë dhe do ta ndihmojë për të ardhur në pushtet. Siç mendoi se dhe me ardhjen e Trump, do të vinte Basha në pushtet. Madje përdori dhe financim rus vetëm e vetëm që të lobonte në SHBA për një foto me Trump. Dhe rezultati dihet tashmë: PD shënoi rezultatin më negativ që nga themelimi, Rama vjen i vetëm në pushtet.

Ndërsa vetë kreu i PD Lulzim Basha është nën hetim nga FBI në SHBA dhe prokuroria shqiptare për lobim me para ruse nga parajsat fiskale.Pamfleti.com

Basha shpreson në largimin Donald Lu nga Tirana, e quan pengesë për ardhjen në pushtet; portali i tij shkruan: “Bye bye, Donald Lu”. PD “emëron” Jonatan Moore Read More »

I mbijetuari i kampit komunist rrënqeth tek Eni Vasili: Më rrahën sa humba ndjenjat se doja babain

Rrëfimi rrënqethës në studion e Eni Vasilit.

Në një kohë kur vijojnë debatet për kushtet në kampin e Tepelenës, vjen një rrëfim i pazakontë në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24”. I mbijetuari nga ky kamp, Simon Mirakaj në një ballafaqim me të shkuarën flet për jetën në atë ‘strehë’, moshën kur u dërgua atje bashkë me nënën dhe vëllain dhe vuajtjet që ka kaluar atje.

JA INTERVISTA

Nuk është e thjeshtë ti rikthehesh këtyre kujtimeve. Dua ta shohim historinë tuaj në një këndvështrim të veçantë. Sa vjeç ishit kur u internuar dhe sa ishit kur mbërritët në kamp?
Kam shku 2 javësh. Jemi internu në 1945. Fillimisht jemi sistemu në kalanë e Beratit. Në 1949 na hoqën nga Berati dhe na sistemuan në ‘Toran’, na vendosën në stane bagëtish. Brenda 24 orëve kanë vdekur 30 fëmijë nga mungesa e ushqimit dhe mungesa e higjienës. Kjo situatë alarmoi ministrinë e Brendshme, dhe atëherë na hoqën nga kampi Toranit dhe na vendosën në kampin e Tepelenës. Në kampin e Tepelenës kam ndenjur nga mosha 4 vjeçare deri në moshën 8-vjeçare. Fëmija i regjistron ngjarjet dhe i mban mend të gjitha. Fëmijët janë engjëj dhe këta engjëj ishin të rrethuar me tela. E dhimbshme ishte për nanat të rritnin fëmijët mes telave. Kampi Tepelenës ishte i përbërë nga pleq, plaka, fëmijë”

E kuptonit çfarë po ndodhte dhe kur e kuptuat?
E kam kuptuar në klasë të I. Na u dha mundësia të shkojmë në shkollë, por e kishim të vështirë të ngjisnim kodrën për të vajtur në shkollë, se nuk ushqeheshim. Pasi mbaroi mësimi në klasë të parë, mësuesi më ndali dhe më tha ‘A e do babain’? Po e dua i thashë. Nxirre dorën më tha. E nxora dorën dhe me tehun e vizores më godiste në dorë. Ai më thoshte thuaj që nuk e dua babain dhe unë i thosha e dua. Kjo rrahje vazhdoi për orë të tëra. Kur mësuesi më liroi, rrugës për të shku në kamp mua më rat ë fikët dhemë kanë mbajtur motra me vëllain. Jam ba prind vonë dhe vonë e kam kuptu ndjesinë prindërore.

Cili është kujtimi juaj që u mundon? Cili është mesazhi?
këto ngjarje janë rrëfime që shkaktojnë emocione të forta, jo që të japim sadifaksion apo të maresh rolin e heroit. Rrëfimet tona kanë një rëndësi për mua, pasi përcjellin një mesazh. Mesazhi është që të dëgjohet dhe kjo histori mos të përsëritet më. Është e domosdoshme që të njohim të kaluarën që mos të përsëritet më kjo histori. Fëmijët tanë duhet të kenë një të ardhme më të sigurt. Nëse nuk e njohim sëmundjen, nuk mund ta kurojmë.

Flasim për errësirën në kampin e Tepelenës…
Ne ishim vendosur nëpër kazerma që kishin përdorur italianët. Një kazermë m und të ishte e gjatë 50-60 metra dhe brenda saj kishte 500-600 veta. Krevatet ishin marinarë dhe jo të ndarë. Fillonte dhe mbaronte afër fundit të murit. Gjatë natës, aty natë ishte gjithmonë, nuk ishte ditë nga dhimbja. Edhe sot kur i kthehem atyre faqeve të historisë, më duket sikur dëgjoj ato britma; o nënë dua bukë. Racioni ishte 400 gr për njeri. Por gjendjen më të rëndë e bënte sepse oborri ishte i minuar nga predhat që ranë mes luftës italo-greke. Të shtunat dhe të dielat që ktheheshim nga shkolla, mbasdite ose ditëve shkonim të mblidhnim predhat. Mirëpo ka pasur edhe tragjedi me këto predha, pasi nënat e shkreta mundoheshin të mbanin higjienën. Ka pasur edhe dizenteri. Kur vinin mjekët nga Himara, vinin me frikë se mos i favorizonte të internuarit me raport. Nga kjo punë e rëndë, nga mungesa e ushqimit, disa vajza kalonin në urë pasarelë, të hidheshin nga ura dhe t’i jepnin fund jetës. Këtë bisedë e dëgjon një vajzë më e madhe, iu flet këtyre më të voglave dhe ato e shmangën këtë tragjedi.
eni vasili studioe hapur
Ju e dini se ka debat për numrin e fëmijëve të vdekur në këtë kamp…
Duke qenë se ka kaluar shumë kohë, ne të mbijetuarit siç jam edhe unë, ka diskutime që thonë se kanë vdekur 300-400 fëmijë. Por janë vdekje brenda telave, e ke marrë nga fëmija padrejtësisht.
Çfarë kujtimesh keni me disa fëmijë që janë torturuar aty?
Ishin dy fëmijë rreth 7 vjeç në kamp, ata kalojnë telat barkas për të marrë ndonjë gorricë apo manaferrë. Ata duket se kishin gjetur diçka. I pa policia dhe i kapi. I lidhi për shtylle të dy fëmijët dhe i mbajti gjithë natën deri në mëngjes. Ata qanin të dy, pasi i vendosën afër çezmës. Ata bërtisnin me të madhe; o nënë po na hajnë shtrigat. Ndërkohë një nënë tjetër që i humbi fëmija në kamp, s’kishte arkivol ku ta fuste. Nëna ime shqepi djepin tim. Vdekje ka dhe do të ketë, por kur vdekjet janë të imponuara.

Një faqe gazete ishte hapësira që ju takonte për të fjetur…
Po ishte e vërtetë. Në atë hapësirë ashtu ishte. Skishte mundësi që të rrotulloheshe shumë

Në çfarë ore ju bëhej apeli?
Nuk kishte rregull. Puna ishte se si të torturonin. Apeli nuk kishte orar të caktuar. Një gruaje i kishin vdekur dy fëmijët. Por kishte raste që vdisnin dy të moshuar. Dhe kryefamiljari nuk tregonte se donte të merrte racione buke. Ai e mbante aty sa të merrte racionin më pas denonconte. Gruas i kishin vdekur dy fëmijët. Ajo duhet të zbriste bashkë me ta. I thotë kësaj gruas; ku i ke fëmijët? Ajo i shprehet; i kam në gjumë. Kur zbulohen ata, sheh që dy fëmijët ishin të vdekur.

A keni pyetur ndonjë prej policëve të kampit se pse silleshin ashtu? A i keni pyetur ju sot?
Kam pyetur dhe se di se si ka mundësi që njeriu mund të ketë kënaqësi kur sheh fëmijë duke vuajtur. Them se ata nuk kanë gjë të përbashkët me njeriun përveç paraqitjes fizike. Ska mundësi. Janë njerëz që duhet t’ju bëhet AND para se t’ju japësh një pozicion.

Jeni në dijeni të debatit për kampin e Tepelenës….Flitet për një dokument ku fëmijët shkonin në shkollë…
Po i kam dëgjuar. Fakti është se ne fëmijëve na u dha mundësi për të shkuar në shkollë. Merrnim pak frymë jashtë atyre telave. Kur ngjiteshim kodrës kishte edhe njerëz me bonsens, ose të jepnin një copë bukë. E tmerrshme ishte kur shihje në kamp atë varg njerëzish që merrnin ushqim.

Si silleshin mësuesit…të gjithë keq…
Jo të gjithë. Madje dhe nxënësit e tjerë ishin të varfër. Kishte dhe disa që ndihmonin, e ndanin bukën. Kishte dhimbje. Kishte njerëz që gjoja aty dhe e jepnin falas.

Mungesa e ushqimit siç duket ishte strategji e komunizmit për t’ju dënuar…si ishte një ditë e fëmijëve në kamp?
Këto ishin familje të pasura, të mesme, tregtaresh dhe ishin marrë në mënyrë më të dhunshme nga shtëpitë. Dhe u ndodhën në kamp me racion, pa ushqim fare. Në Berat ishte pa ushqim. Në Tepelenë vunë kazanë që ishin përdorur për benzinë dhe naftë në kohën e Italisë. Kur vinin groshë dhe makarona dhe lëngu dilte i zi. Edhe atë e hanim.

Çfarë mendonit si fëmijë që ishit?
Vuajtjet e kanë pasur nënat më shumë, se ato nuk hanin dhe ua jepnin fëmijëve. Në kampin e Tepelenës më mirë ishte pjesa e jugut, pasi u vinin familjarët. Por pjesa e veriut nuk kishte mundësi.

Çfarë bënte nëna juaj?
përveç lotëve nuk kishte ça të jepte. Na mbante me shpresa. Na thoshte; do iki nëna në furrë. Ne afroheshim afër telave se mos na jepte dikush diçka. E mbaj mend në atë periudhë që ishte korrik, shpresonim mos na hidhnin lëkurat. Por dhe ato i pastronin dhe më pas i hidhnin si qeni. Ne nisëm të hanim ça të gjenim. Mbaj mend një person që erdhi nga Tepelena, nga jashtë telave dhe shiste hallvë. Një malësor nga brenda telave e sheh dhe thotë që dua të ble hallvë. Polici e lë. “Po ti ha unë hallvat, do mi japësh falas”, i thotë malësori, po i thotë shitësi. Pasi ai hëngri 100 hallva, shitësi i dha dhe 20 të tjera. Dhe të gjithë brenda kampit i thoshin mos pi ujë. Dhe atij i ngeli emri Ndue Hallva.

U sëmurët ju në kamp?
Jo nuk u sëmura. Fatmirësisht jo. Nëna falënderoi zotin që nuk i vdiq asnjë fëmijë.

Do veçonit ndonjë rast pikant të humbjes së ndonjë fëmije?
të gjitha humbjet e fëmijëve janë raste të dhimbshme, pasi ishin të pafajshëm. Veç se faji i tyre ishte se ishin kundër diktaturës.

I mbijetuari i kampit komunist rrënqeth tek Eni Vasili: Më rrahën sa humba ndjenjat se doja babain Read More »

“Kazani u hodh në erë bashkë me fëmijën”, ky burrë qan e dridhet në studion e Eni Vasilit…tmerri që pa me sy

Kush e ndoqi intervistën e sotme në “Studio e Hapur” padyshim që ka derdhur lot!

I mbijetuari i Kampit të Tepelenës Simon Mirakaj tregoi në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’, momentin më të tmerrshëm që ka parë në atë vend ku u strehuan të përndjekurit politik.

Mirakaj tha se pasi shpërtheu një predhë, mori bashkë me të një kazan, brenda të cilit ishte një fëmijë.

“Momenti më i tmerrshëm ka qenë kur kam parë kazanin duke u hedh përpjetë me trupin e fëmijës së një mirditori. E ëma nxori kazanin për me la rrobat, ndërsa fëmija po ngrohej në atë të ftohtë. Kazani hasi në një minë dhe u hodh në ajër bashkë me fëmijën që ndodhej pranë duke u ngrohur”, tha ai.

“Kazani u hodh në erë bashkë me fëmijën”, ky burrë qan e dridhet në studion e Eni Vasilit…tmerri që pa me sy Read More »

Atentati në Tiranë/ Flasin fqinjët: Ja çfarë djali ishte Mario. Po qan e gjithë lagjia për të…

Mbrëmjen e sotme u vra në një atentat me armë zjarri Mario Majollari.

Vrasja ndodhi pranë banesës së tij në Kinostudio të Tiranës.

Sakaq fqinjët e Majollarit shprehen të tronditur, ndërsa tregojnë për Report Tv se si ndodhi ngjarja e rëndë. Një nga fqinjët e viktimës thotë se dëgjuan tre të shtëna, por menduam se ishin kapsolla.

“Ishte djalë i mirë, jemi të tronditur. Nuk pamë asgjë. Ishin tre krisma. Dëgjuam që kërcitën, por menduam se ishin kapsolla, po prisja të dilnin ato lart kur hidhen fishekzjarrë. Po habitemi, po qan e gjithë lagja për atë djalë, nuk e dimë përse e vranë”.

Atentati në Tiranë/ Flasin fqinjët: Ja çfarë djali ishte Mario. Po qan e gjithë lagjia për të… Read More »