Aktualitet

Migracioni i parregullt/ Rreth 4.500 të depërtuar në 3 muajt e parë të 2018-ës

Në Rinas ka mbërritur një avion me 30 shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca dhe Belgjika, sipas burimeve zyrtare.

Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e pranishme në Rinas, gjatë një prononcimi për median, ka theksuar Policia e Shtetit edhe për vitin 2018, do të vijojë zbatimin e masave shtesë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit.

“Si rezultat i bashkëpunimit  dhe koordimimit me Frontex dhe policitë homologe, është bërë e mundur që nga 1 janari deri në 10 prill 2018 të deportohen 4492 shtetas shqiptarë të parregullt, nga vendet e BE-së”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, shton i njëjti burim, që prej gushtit 2017, vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin e këtij fenomeni, dhe në këtë kuadër, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, nuk janë lejuar të kalojnë të gjithë ata shtetas që nuk përmbushnin kushtet për të udhëtuar në zonën Schengen.

Po në kuadër të masave parandaluese, gjatë kësaj periudhe janë proceduar 80 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Masat janë forcuar edhe në kufirin jeshil, ku si rezultat i patrullimeve janë kapur rreth 700 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Migracioni i parregullt/ Rreth 4.500 të depërtuar në 3 muajt e parë të 2018-ës Read More »

Videoja perverse, merret në pyetje mësuesi, ja çfarë tha para prokurorëve

“Ajo video është personale dhe nuk ka lidhje me shkollën dhe ambientin pedagogjik dhe me nxënësit”. Kështu deklaroi Fatmir Dervina, mësuesi i shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë në polici. Pas publikimit të denoncimit nga ish-kryeministri Sali Berisha, me pretendimin se në telefonin e nxënësve të kësaj shkolle kishte shkuar një video erotike e mësuesit, prokuroria dhe policia e Krujës nisën hetimet.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se Dervina është shoqëruar në polici ku u mor në pyetje për të sqaruar denoncimin në fjalë.

Mësuesi i lëndës së Matematikës në këtë shkollë pohoi se video ishte realizuar jashtë ambienteve të institucionit arsimor dhe ishte diçka e tija personale.

“Video është dërguar padashje në disa kontakte që kisha në telefon”, mësohet të jetë shprehur mësuesi para prokurorëve të çështjes, i cili mohoi kategorikisht se ka pasur për qëllim të ngacmojë nxënësit.

Ndërkohë, raportohet se policia po heton lidhur me rastin në fjalë si dhe për faktin se pse mësuesi kishte në përdorim 4 adresa në rrjetin social ‘Facebook’. Sakaq, policia po vijon hetimet.

POSTIMI I BERISHES
Nje video skandaloze qarkullon ne telefonat e nxënësve ne Shkollen “Adem Gjeli” ne Fushe Kruje.
Narkodrejtoresha ben presion te mbylle skandalin.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Per arsye etike nuk po publkoj videon ne FB. sb
“Pershendetje d.Berisha. Me turp por sot ne shkollen 9 vjecare Adem Gjeli ne Fush Kruje ne tel e nx qarkullonte nje video perverse e mesuesit te matematikes. Duke mos mjaftuar kjo nx dhe mesuesit janë perballur me presionin e Dr.Nikolina Karaj e cila e kaloi ne heshtje si dhe shumë ngjarje te tjera te ndodhura ne kete shkolle. Te dergoj videon por dua anonimat te plote. Me shume respekt personit me te besuar Dr.Sali Berisha”

Videoja perverse, merret në pyetje mësuesi, ja çfarë tha para prokurorëve Read More »

“Ti s’do më lësh kurrë vetëm…”, dedikimi i motrës për 28-vjeçarin

Mario Majollari ra viktimë e gjakmarrjes në moshën 28-vjeçare. Ai u vra pak metra larg pallatit ku banonte me nënën dhe motrën e tij.

Ajo humbi një natë më parë vëllain e saj të madh, personin të cilin në ditëlindjen e tij të 27-të e quante anën e kundërt të saj, por që i bashkonte mënyra si ndjenin, si vuanin dhe një dëshirë e përbashkët. Ajo ishte e bindur që pavarësisht të gjithave, ai nuk do ta linte kurrë vetëm.

Në një postim në rrjetet sociale, të bërë më 16 Korrik të vitit 2017, motra e Marios, i cili në atë datë festonte ditëlindjen do të shkruante:

”Ne jemi si nata me ditën, dielli me hënën, veriu me jugun, çdo gjë e kundërt që ekziston. Por të dy ndjejmë njësoj, të dy vuajmë njësoj, edhe pse kurrë nuk e themi, të dy kemi të njëjtën dëshirë, edhe pse e dimë që kurrë s’do realizohet. Asgjë s’ka qenë kurrë e lehtë për ne të dy, por ja dolëm, sepse kemi njeri-tjetrin. Sado që më streson kur më thua sa lopë jam, apo sa këmbështrembëse jam, apo sa e shëmtuar që jam, un e di që sado e keqe të jem, ti do jesh gjithmonë mbështetja ime. E di që edhe kur të shurdhoj me talentin tim si këngëtare, edhe kur te ti vesh bluzët e tua fshehtas, edhe kur ta bej nusen tate bredharake si vetja, un do jem gjithmonë motra jote e vogël dhe ti s’do me lesh kurrë vetëm. U bëfsh 100 vjeç gjysma shpirtit tim, Zoti më ka dhënë gjithçka tek ty. Të dua shumë, më mungon pafund”,-shkruante në atë kohë motra e vogël e 28-vjeçarit.

“Ti s’do më lësh kurrë vetëm…”, dedikimi i motrës për 28-vjeçarin Read More »

Vrasje & gjoba/ Kush është i tmerrshmi i Fierit që iu bë atentat në lokalin e tij

Një ngjarje e mirëfillte kriminale ka ndodhur gjatë paraditës së sotme në Fier, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të një lokali. Shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht pronari i lokalit, Agim Boriçi, ndaj të cilit u qëllua nga një automjet tip “Reno”.

Policia e Fierit nuk ka dashur të japë identitetin e objektivit të atentatit duke u mjaftuar vetëm me inicialet e tij.

Boriçi është një nga personat më të njohur në qytetin e Fierit, i akuzuar për vrasje, gjoba, dhe disa vepra të tjera penale, duke përfshirë dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Boriçi vite më parë është dënuar dhe me 20 vite burg nga ana e Gjykatës, ndërsa mbeten të paqarta arsyet e lirimit të tij. Ai u arrestua nga forcat RENEA në vitin 2008, në një aksion që u trumbetua me mjaft zhurmë nga ana e Policisë.

Emri i tij për vite me rradhë ka qenë ndër më të kërkuarit nga ana e drejtësisë, ndërsa ngjarja e sotme ka shkaktuar panik në të gjithë zonën, pasi lokali është pranë ambjenteve të një shkolle.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit.

Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier.

Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator.

Vrasje & gjoba/ Kush është i tmerrshmi i Fierit që iu bë atentat në lokalin e tij Read More »

Data kur vdiq Enveri, zbulohet si e ka pritur lajmin Lasgush Poradeci

Nga Meri Lalaj

Lajmin se vdiq Enveri, në Pogradec na e solli helikopteri. (Në çdo qytet të Shqipërisë fluturuan helikopterët, këta lajmëtarë të Komitetit Qendror të Partisë. Kudo nëpër rrethet e vendit u mblodhën në salla të caktuara komunistët, që ta kthenin dhembjen në forcë.) Unë e mora vesh lajmin aty rreth orës dhjetë të paradites së datës njëmbëdhjetë, ma tha një grua komuniste me lot në sy (në orën dymbëdhjetë, në emisionin e lajmeve në radio, u dha komunikata e plotë për këtë ngjarje). Sapo e mora vesh lajmin, erdha me nxitim në shtëpi dhe u putha me time bijë, që ishte e sëmurë me rubeolë, duke i thënë: “Shpirt i mamit, të më rrosh ti, se Enveri na e mori të keqen!” Vajza ime ka të atin në burg, se ia ka futur Enveri, gjyshin ia ka varur në litar Enveri, stërgjyshin ia ka pushkatuar Enveri. Mendimi i parë që më erdhi në kokë në ato çaste, ishin fjalët e Mirit, kushëririt tim shkodran: “Tan Shkodra e ka rujt rakinë me e pi ditën kur të vdesë Enveri!” Dhe, o Zot, çfarë mrekullie që vdiq para Lasgushit! Dihej nga të gjithë se do ta zëvendësonte Ramiz Alia, dhe unë solla në mendje një ndodhi që më pati treguar Lasgushi, kur ishte profesor dhe jepte mësim në gjimnazin e Tiranës. Në një orë mësimi, vizatim më duket, Lasgushi u dha nxënësve një detyrë dhe u ul në katedër për të lexuar a shkruar. Befas dikush theu qetësinë e klasës. Lasgushi u ngrit i inatosur dhe i bërtiti një nxënësi që ishte më i vogli nga të gjithë: “Pusho, mos bëj zhurmë!” ( a diçka të tillë) Më vonë, kur u ngrit përsëri për t’i hedhur një sy klasës, nxënësi i vogël që e shau Lasgushi, ishte duke qarë; atëherë Lasgushi nxori nga xhepi i sipërm i xhaketës së tij shaminë e bardhë të mëndafshtë të hekurosur dhe ia fshiu lotët. Ky nxënës ishte Ramiz Alia. Gjatë viteve të pushtetit popullor, ndërsa Ramiz Alia punonte në Komitetin Qendror dhe drejtonte kulturën e artin shqiptar, Lasgushit i qëllonte hera-herës që të shkonte tek ai. Dhe ai (Ramizi) natyrisht që e priste, por Lasgushi kurrë nuk pati privilegje nga pushteti në fuqi. Kështu Lasgushi (siç e kam shkruar gjithnjë) torturohej për të gjetur një makinë për të ardhur në Pogradec ose për t’u kthyer në Tiranë, në kohën që komunistët u binin kontinenteve kryq e tërthor me supersonikë për të mbrojtur të pastër marksizëm-leninizmin kudo në botë. Lasgushi kurrë nuk shkroi një varg për Enverin a për Partinë, sepse ai nuk ishte dhe nuk donte të ishte sahanlëpirës (një fjalë që e përdorte aq shpesh për ata që e shisnin veten dhe talentin e tyre.) Vetëm një herë më ka thënë, dhe mua më përvëloi shpirtin me këto fjalë: “Më duket sikur tani ata (të diktaturës) po më besojnë se unë nuk po influencoj më te rinia”. Lasgushi ishte i vetëdijshëm se në çdo çast e përndiqnin, por nuk e përfilli kurrë përndjekjen. Enver Hoxhën ai e shante vetëm kaq: “Mut i mutit!” Shtatë ditë e shtatë net vazhdoi zia kombëtare për vdekjen e Enverit, lumenj lotësh e të tjera e të tjera. Ditën kur po e varrosnin, në shtëpinë e Lasgushit në Tiranë, kishin ardhur fqinjët për të ndjekur transmetimin televiziv të varrimit. Lasgushi hyn e del në dhomën ku janë fqinjët, pyet se kush ka vdekur, i japin përgjigje, përsëri hyn e del, pyet përsëri, i japin përgjigje dhe ai disi i çuditur thotë: – A, a, nuk e ditkërkam! – Përsëri hyn e del dhe, meqenëse ceremonia e përmortshme zgjat shumë, ai pyet i habitur: “Po tani çfarë po i lëvdojnë akoma ?” Pas vdekjes së Lasgushit se nga doli një fletë ditari e shkruar (gjoja) nga E. Hoxha në gusht 1981, na mblodhën dhe na e lexuan në Degën e Lidhjes së Shkrimtarëve të rrethit në Pogradec, u botua në gazetën “Driloni” ditën e enjte, më 22 dhjetor 1988.

Data kur vdiq Enveri, zbulohet si e ka pritur lajmin Lasgush Poradeci Read More »

“Mami atje do vijë jeta ime, sepse pa ju asgjë nuk ka dritë”, humbi familjen në aksident Evis Preka kujton 8-mujorin e djalit

Të gjithë e kujtojnë aksidentin e tmerrshëm të ndodhur në Velipojë, ku familja Preka humbi katër anëtarë të saj. Evis Preka e vetmja e mbijetuar nga familja, kujton sot djalin e saj të vogël, i cili më 11 prill do të mbyshte tetë muajsh.

Një nënë fatkeqe, ku deri dje kujdesej për të vegjlit e saj, Noemin, Ajselin dhe Rajanin, ndërsa sot nuk ka asnjërin. Pavarësisht se i duhet të mësohet me mungesën e madhe, Evisi ka thyer sërish heshtjen, pasi sot djali i saj Rayan do të mbushte 8 muajsh.

“Më raftë pika mamit Rayan, ti i bëre 8 muajsh në parajsë shpirt pa mamin tat që të donte shumë. Mami po mbaron pa ju shpirt, ju ma keni tha shpirtin Rayan mami mezi e priste datën 11, por asgjë nuk i ngeli mamit tuj o jetat e mia. Po mami atje do vij jeta ime, sepse pa ju asgjë nuk ka dritë për mamin”, shkruan Evisi. Ndërkohë, kunata e saj ka postuar në faqen e “Facebook’-ut një video me një mesazh rrëqethës kushtuar nipit të saj të ndjerë.

“Ah mor Rayan sa me zemer te coptume e pres Daten 11 mor Shpiri I halles . Ishe gëzimi i jetes tone ishe cdo gja per ne. Me mungon deri ne palce te shpirtit Po me pervelohet po me djeget shpirti per ju. Happy 8 months in heaven my nepheë”, shkruan Gonxhe Preka.

“Mami atje do vijë jeta ime, sepse pa ju asgjë nuk ka dritë”, humbi familjen në aksident Evis Preka kujton 8-mujorin e djalit Read More »

Rama në krye të një delegacioni vizitë në Ferrara të Italisë

Një delegacion shqiptar i drejtuar nga kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare pune në qytetin e Ferrarës në rajonin e  Emilia Romanja.

Merrnin pjesë në këtë delegacion Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimo Kote, si dhe kryetarët e Bashkive të qyteteve të Korcës, Durrësit, Fierit, Divjakës e Konispolit.

Delegacioni shqoptar është takuar me kryetarin e Bashkisë së Ferrarës  Tiziano Tagliani me prefektin Michele Kampanaro, me kryetarin e dhomës tregtare Paolo Govoni si dhe me autoritetet të larta vendore.

Qëllimi i kësaj vizite është rritja e një bashkëpunimi mes territoreve të disa komunave shqiptare  dhe qytetit të Ferrarës.

Gjatë takimit kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi konkret ekonomik, social e kulturor si dhe të një projekti të përbashkët mes komunave shqiptare dhe provincës së Ferrarës.

Delegacioni shqiptar zhvilloi një vizitë dhe në kompanitë ferrareze Salvi VIvai, Zanzi Vivai e Mazzoni të cilat prej pak kohësh bashkëpunojmë me komunën e qytetit të Fierit, e ku së shpejti do të nisin kultivimin e 1000 hektarë fruta si dhe ngritjen e një qëndre për kultivimin, magazinimin e shitjen e frutave të prodhuara.

Rama në krye të një delegacioni vizitë në Ferrara të Italisë Read More »

Kush janë autorët që vjedhin arkat e kishave?

Vjedhja e objekteve të kultit pas festave fetare është kthyer në fenomen në qytetin e Korçës, krahas banesave dhe bizneseve ku në harkun e një muaji janë regjistruar disa dhjetra raste.

Vetem pak ditë pas festimeve të Pashkës, Kisha e Shën Sotirit ka rënë pre e hajdutëve. Persona ende të paidentifikuar, kanë thyer paraklisin e kishës ku besimtarë dhe qytetarë hedhin të holla si pjese e ritualeve fetare.

Burime i thanë Ora News se autorët dyshohet te jenë një grup i njohur për Policinë e Korçës, që shpesh ka qenë në qendër të vemendjes për mbishkrime terroriste në qytetin juglindor.

Mesohet se në arkë ka patur rreth 20 mijë lek të reja të cilat janë marrë nga hajdutët.

Nga ana tjetër qytetarët korçarë e dënojnë këtë akt duke thënë se është një veprim tepër i ulët që i bëhet objekteve të kultit.

Qytetare: “Asgjë nuk duhet vjedhur, sidomos kjo që është diçka e shenjtë. Njeriu e ‘heq nga goja’ dhe e hedh atje.”

Policia e Korçës tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së kishës, por këto ngjarje të përsëritura shpesh herë kanë mbetur pa autorë.

Kush janë autorët që vjedhin arkat e kishave? Read More »