Aktualitet

Zjarr masiv në një pallat në Durrës, tre zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një pallat në Durrës.

Mesohet se zjarri ka përfshirë një apartament në katin e katërt të një pallati në zonën e Plazhit në Durrës.

Tre zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes duke luftuar për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve të para një supermarket gjithashtu rrezikon të digjet. Fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar.

vijon…

Zjarr masiv në një pallat në Durrës, tre zjarrfikëse në vendngjarje Read More »

Ish-shefi i SHIU: Shqipëria të jetë e kujdesshme me konfliktin në Turqi

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se Shqipëria duhet të jetë e balancuar për sa i përket konfliktit në Turqi midis Erdoganit dhe lëvizjes “Gylen”.

Zyla: Shteti shqiptar duhet të jetë i kujdesshëm dhe i balancuar. Nuk duhet të bëhet palë as me njërën dhe as me tjetrën. Duhet të zbatojë Konventat Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Rasti i Kosovës është i papranueshëm.

Në kohën kur unë kam qenë drejtues shërbimi (SHIU) në një far mënyre ishte larguar pjesa vehabiste dhe kishte marrë fuqi pjesa e moderuar e islamit turk. Nga përplasjet e rrymës gyleniste dhe shtetit turk, vetë besimtarët mysliman në Shqipëri janë në një lloj përplasje.

Ish-shefi i SHIU: Shqipëria të jetë e kujdesshme me konfliktin në Turqi Read More »

Ambasadori Lu:Adriatik Llalla gënjen, Presidenti Meta njeri i respektuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një reagim ekskluziv për News24 dhe ‘BalkanWeb’ Lu thotë se Llalla është i korruptuar dhe se rrezikon të shkojë në burg.

Lu deklaron se deklaratat e Llallës janë “gënjeshtra fyese dhe një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”.

“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara.

Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.
Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”, shprehet Donald Lu.

Ambasadori Lu:Adriatik Llalla gënjen, Presidenti Meta njeri i respektuar Read More »

‘Bie’ zjarr në Presidencë. Ku do e fusë kokën Ilir Meta? A do hedhë vallën e ‘vdekjes’?

Nëse Ilir Meta, humbi gjysmën e peshës së tij përmes dietës Dunkan, ai sot ka humbur edhe gjysmën tjetër përmes ‘dietës’ Freedom House.

Jo pak, por Amerika e ka quajtur si njëriu më i korruptuar në Shqipëri. Ilir Meta duket se e ka zënë tavani i Presidencës dhe e ka palosur poshtë.

Askush nuk flet. Madje edhe te LSI ka rënë një qetësi funebre. Tik Llalla, nuk ka më në dorë si ta mbrojë Ilir Metën.

Ilir Meta është në prag të arrestimit. Ajo që bie në sy, është pse ai nuk jep dorëheqjen si President dhe të hetohet si një qytetar i thjeshtë?

Dihet se Ilir Meta është zullumi i politikës shqiptare.

Jo pak, por shumë dosje korruptive me miliona euro bien mbi supet e peshëngritësit Ilir.

Iliri që ‘rrahu’ Jozefina Topallin duket se nuk i ka punët aspak mirë.

Iliri i floririt të Shqipërisë, ku e vodhi me mushka arin e popullit të tij, është vënë me shpatulla pas murit nga Amerika e cila e këkron ‘kokën’ e tij me çdo kusht.

Presidenca ka rënë në zijë, ashtu edhe LSI-ja.

Iliri i minierave të arit në Afrikë, nuk ka gojë që flasë dhe po fshihet prapa zyrës së tij.

Iliri që vrau katër qytetarë në mes të bulevardit bashkë me Sali Berishën, nuk po gjen derman.

Prokuroria duhet me doemos të nisë hetimet kundër tij dhe të arrestojë kreun e shtetit shqiptar.

Në këto kushte, do të bëhet rrëzimi i familjes më korruptive në Shqipëri.

Me Ilir Metën prapa hekurave, do të thotë edhe shkatërrimi i LSI. Kjo do të ishte një hap i madh i Shqipërisë drejt Brukselit. Siç e tha edhe Amerika, Shqipëria ka ecur mbrapa me vendosjen e Ilir Metës si President… A do hedhë valle tani, ashtu siç bënte në takimet me strukturat e LSI apo në dasmat luksoze?Pamfleti.com

‘Bie’ zjarr në Presidencë. Ku do e fusë kokën Ilir Meta? A do hedhë vallën e ‘vdekjes’? Read More »

“Dhurata” e Ramës për Bashën, pallatet 17 katëshe tek “Liqeni” funksionoi, shuhet mosbindja civile. PD-LSI nesër “të dhjerë por krenarë” në Kuvend

Kishin paralajmëruar se nuk do të kthehen jo në Kuvend por as në zyrat e partisë, por do të derdhen vetëm rrugëve.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk lanë ekran dhe podium pa folur ditë pas dite, duke tentuar të krijojnë idenë se tashmë në Shqipëri ka filluar mosbindja civile.

Liderët e opozitës deklaruan se do të vihen në krye të protestave për taksën e Rrugës së Kombit, për rritjen e taksave në të gjithë elementët jetësore nga qeveria Rama dhe se do të jetë pranvera e rrëzimit të kësaj qeverie. E cila sipas Bashës dhe Kryemadhit ka futur në kthetrat e saj tërë jetën ekonomikë, sociale dhe politike të vendit.

Teksa dëgjoheshin deklarimet e liderëve të opozitës, të krijohej një përshtypje e thellë se punët po ecnin mbarë për opozitën, çështja e rrëzimit të kryeministrit Edi Rama ishte punë ditësh. Por nuk ndodhi kështu.

Pikërisht sot, pas një takimi kokë më kokë mes tyre në selinë e PD, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë vendosur braktisjen e mosbindjes civile dhe futjen e opozitës në Kuvend. Për “të degjeneruar Ramën” sikurse thuhej në mbledhjet e grupeve parlamentare respektive. Duke u kthyer në këtë mënyrë “të dhjerë por krenarë” në Kuvend. Dhe ku dihet se Edi Rama, për fatin e keq të opozitës dhe të shqiptarëve tallet dhe as që e llogarit as Bashën dhe as Monikën.

Kështu që mosbindja civile “vdiq”, bashkë dhe me opozitën. Një “vdekje” të tillë “Pamfleti” e ka paralajmëruar javë më parë. Kur ka shkruajtur se kryeministri Rama i “dhuron” Lulzim Bashës pallatet 17 katëshe për ti ndërtuar tek “Liqeni artificial” në Tiranë.

Janë një kompleks pallatesh që me vendim të Gjykatës përfundimisht u lejuan që të vijojnë ndërtimin.

Biznesmeni i familjes Berisha-Basha, Bashkim Ulaj i ka dhuratë nga Lulzim Basha kur ishte kryebashkiak në Tiranë. Basha heq dorë për pallatet nga mosbindja civile.

“Pamfleti” e paralajmëroi dhe sërish na vjen keq që profecia funksionoi dhe këtë radhë.

Basha ka dhënë prova që për pallate jep dhe pushtet dhe nuk pyet. E bëri dhe para zgjedhjeve të 25 qershorit, ku pasi mori 13.3 milionë eurot e pallatit të shembur të vjehrrit në Vlorë, doli nga çadra. Madje hyri në qeveri me Ramën, mori 7 ministritë kryesore dhe 7 drejtoritë me lekë. Mori dhe rezultatin më të ulët në tërë historinë e PD më 25 qershor të vitit të kaluar.

Por dhe Kryemadhi ka nisur ti bëjë “fresk” kryebashkiakut aktual të Tiranës Erion Veliaj. Ndërkohë që dy liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi pas takimit që zgjati një orë në selinë blu, vendosën që nesër të jenë në Parlament duke hequr dorë kështu nga qendrimi i ditëve më parë ku bënin thirrje për mosbindje civile e valë protestash, fillon ironia.

Këtë vendim e ironizon Agim Xhafka, gazetari që prodhoi lajmin e bujshëm javë më parë kur Berisha në një kafe i rrëfeu se Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD dhe të larguarit duhet të kthehen.

“PISHINA. Vajtja e PD-së nesër në parlament si vajtja e Nestit në pishinë, ku nga uji i ndotur atje ngordhi menjëherë një bretkocë që hodhën si provë. Vërtet notoi Nesti gjysëm ore, por ka dy vjet që nuk po largon dot ekzemat nga lëkura. Kujdes Bashë, se do lulëzosh nga myku…”, shkruan Xhafka.

Basha ka treguar se pallatet e tundojnë.Pamfleti.com

“Dhurata” e Ramës për Bashën, pallatet 17 katëshe tek “Liqeni” funksionoi, shuhet mosbindja civile. PD-LSI nesër “të dhjerë por krenarë” në Kuvend Read More »

Selenicë – Një investimi i Bashkisë i Rrugës për tek Kisha Shën Athanasi

Rruga për tek Kisha Shën Athanasi Selenicë.
Investim i Bashkisë Selenicë me iniciativën personale të kryetarit të Bashkisë Z.Përparim Shametaj.Një premtim për banorët e komunitetit Ortodoks,por edhe për të gjithë Selenicarët,tashmë ishte një realitet në këtë Pashkë të 2018-ës.Ky investim me standarte,rrugë,ndriçim,trotuare,kanalizime,është në sinkron të plotë me arkitekturën e kësaj lagjeje dhe të Kishës.
Vlen për t’u theksuar bashkëpunimi brilant me banorët e lagjes,ku një pjesë e tyre ishin subjekt shpronësimi në funksion të ndërtimit të rrugës.Mirënjohje për këta banorë që nuk n’a sollën asnjë pengesë gjatë kryerjes së punimeve.I pa kursyer ka qenë dhe kontributi moral,bashkëpunues i priftit të kësaj kishe At Spiro Bulika në komunikimin me banorët dhe Bashkinë.
Kjo rrugë është multifunksionale, e cila ka bërë më të lehtë komunikimin e banorëve me shtepitë,pronat e tyre si dhe Kishën.Banorëve ju është ofruar një shërbim i kulturuar nga ana e Bashkisë.
Në ditët që do të vijnë investime të tjera do të prekin banorët në Selenicë dhe në Njesitë Administrative të kësaj Bashkie.

Selenicë – Një investimi i Bashkisë i Rrugës për tek Kisha Shën Athanasi Read More »

Gjuzi vrau 28-vjeçarin, dhe historia e vrasjeve në vitin 2000 (Dinamika e plotë)

Në një rrugicë pa ndriçim, maskat prisnin të kalonte 28-vjeçari Mario Majollari, dhe i zunë pritë mes pallateve, duke e ekzekutuar me tre plumba në kokë. Policia bën të ditur se vrasja ka ndodhur rreth orës 20:25 të së martës, në një rrugicë që lidhet me rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Policia dyshon se krimi ndaj tij është kryer për hakmarrje, pasi i ati vuan një burgim të përjetshëm për ekzekutimin e dy të rinjve 18 vite më parë. Avni Majollari ishte arrestuar për këtë krim të ndodhur në segmentin rrugor Tiranë-Dajt, 14 vite më pas dhe po vuante dënimin. Pas përfundimit të studimeve në Durrës për Turizëm, ai kishte shkuar në Suedi për të kërkuar azil. Por i riu 28-vjeçar ishte kthyer pak kohë më parë nga Suedia, pasi i ishte refuzuar azili.

Vetëm 12 orë pas ngjarjes, Policia e Shetetit konfirmon se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të krimit, Kastriot Gjuzi, 40-vjeç.

Sipas të dhënave, i riu Majollari është vrarë për hakmarrje, pasi babai i tij, Avni Majollari ka vrarë dy persona, po për hakmarrje para 18 viteve në rrugën e Dajtit në kryeqytet. Një nga viktimat është Ilir Gjuzi, vëllai i Kastriot Gjuzit, i ekzekutuar në vitin 2000 nga Avni Majollari. Ndërsa viktima e dytë, Armando Nelaj, ka qenë ish-kunati i Avni Majollarit. Kur babai i tij kreu krimin e dyfishtë, Mario Majollari ishte vetëm 10-vjeç.

Gjuzi e ka ndjekur në këmbë për disa metra Mario Majollarin dhe në momentin kur i riu po i afrohej banesës, në një rrugicë të errët, e ka qëlluar atë për vdekje me tre plumba. 28-vjeçari ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra në trup, pavarësisht se është tentuar t’i jepet ndihma e parë mjekësore. Policia ka shkuar për kontrolle në banesën e Kastriot Gjuzit në zonën e Tufinës, por nuk e ka gjetur. Një nga pistat ku po hetohet ngjarja është pikërisht ajo e hakmarrjes për krimin e babait të Marios, Avni Majollari, 18 vjet më parë në rrugën që të çon për në Dajt, i cili la të vdekur Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin.

Kastriot Gjuzi ka pasur dijeni për kthimin e Mario Majollarit dhe natën e kaluar i bëri pritë duke e vrarë me tre plumba fare pranë banesës në kryeqytet. Vetë Mario Majollari nuk rezulton person me precendetë penal, ndërsa sipas fqinjëve ai nuk njihej si person problematik. Ndërsa autori i dyshuar, Kastriot Gjuzi, rezulton i arrestuar në vitin 2015 për drejtim motori pa patentë.

Gjuzi vrau 28-vjeçarin, dhe historia e vrasjeve në vitin 2000 (Dinamika e plotë) Read More »

Ambasada e SHBA ju fton të aplikoni, ja për çfarë …

Sot hapen aplikimet per programet e studimit Fulbright dhe Humphrey.

Ambasada amerikane në Tiranë në një postim në rrjetet sociale ju fton:

“Nëse po mendoni të aplikoni për programet Fulbright ose Humphrey, bashkohuni me ne sot, nga ora 18:00-19:00 në Këndin Amerikan në Tiranë, për të mësuar më shumë mbi procesin e aplikimit. Për më shumë informacion në lidhje me këto programe, ju mund të lexoni edhe në faqen tonë: ”

Ambasada e SHBA ju fton të aplikoni, ja për çfarë … Read More »