Aktualitet

“A e ke pas të qartë detyrën”, Tahiri nxehet me analistin: Mund të ta sqarojë Grida

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon të jetë një nga politikanët dhe njerëzit më të përfolur të momentit për shkak të akuzave të ngritura nga prokuroria ndaj tij se ka bashkëpunuar me një grup trafikantësh droge. Deklaratat e bëra sot pas seancës nga ana e tij, e kanë rindezur edhe një herë debatin duke e vënë në shënjestër.

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinioni’ ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ndërhyrë në studio nëpërmjet një lidhje telefonike.
Teksa ka folur për rikthimin e tij në Parlament, Tahiri ka pasur një përplasje me pedagogun dhe analistin Mark Marku.

Marku i është drejtuar Tahirit me pyetjen: A e di ti punën e Ministrit dhe pse e ke lejuar kanabizimin e vendit, pas kësaj pyetje Tahiri duket se ka shpërthyer.

Më poshtë debati i plotë:
Marku: A e ke pas të qartë detyrën si Ministër Rendi?
Tahiri: Mund të ta sqaroj Grida se sa mirë e kam pasur parasysh detyrën.
Marku: Grida mund të ta shpjegoj ty, se e ke drejtpërdrejtë. Unë po them që, a është detyra e një ministri Rendit që të mbillet gjithë vendi me kanabis? A është detyra që komisarët dhe punonjësit kanë marrë pjesë në kultivim?
Tahiri: Ku e ke parë ti që janë përfshirë punonjësit? Unë detyrën time e kam shumë të qartë. Unë parimet e mija i kam të drejta. Unë nuk jam si ti që i fshihesh të vërtetës, unë i bie drejtpërdrejtë.

Në fund ka ndërhyrë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i cili i është drejtuar Tahirit që është duke intimiduar të ftuarit dhe është shumë i nxehur.

“A e ke pas të qartë detyrën”, Tahiri nxehet me analistin: Mund të ta sqarojë Grida Read More »

Bëhuni gati! “Colour Day Festival” për herë të parë në Shqipëri!

Më 12 maj do të vij për herë të parë në Shqipëri një nga festivalet më të njohura në botë, “Colour Day Festival”.

Patenta ndërkombëtare e këtij festivali që ka në bazë të tij muzikën dhe hedhjen e bojës me ngjyra të ndryshme tek njerëzit do të vij për herë të parë edhe në vendin tonë.

Prezantimi i këtij festivali i është besuar moderatorëve Fatma Methasani dhe Flori Gjini.

Gjithashtu të ftuar special do të jenë kantautori Alban Skënderaj, reperi Capital T, Dj Olti, këngëtari Gjergj Kaçinari, Dj Abel dhe Dj Aldo për të ndezur atmosferën e sheshin “Nënë Tereza” më 12 maj.

Ky festival konsiderohet si një ndër më të këndshmit për të rinjtë.






Bëhuni gati! “Colour Day Festival” për herë të parë në Shqipëri! Read More »

Rama për kërkesën e arrestimit të Tahirit: Presion mua nuk më bën dot njeri

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot deklaratat e opozitës së kancelari të huaja i kanë kërkuar kreut të qeverisë arrestimin e Saimir Tahirit.

Rama u shpreh se “presion mua në shqip apo anglisht nuk më bën dot njeri”, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur një kërkesë të tillë.

Ai shtoi se në takime i kanë kërkuar sqarime për atë që ka ndodhur, por nuk ka pasur asnjë kërkesë. “Ka të huaj që janë interesuar për të kuptuar si qëndron çështja, por jo kërkesë”,- tha Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka folur në sot emisionin “Real Story” për votimin e qeverive të BE në qershor për hapjen e negociatave me Shqipërisë.

Kryeministri tha se deri sa të gjitha vendet të thonë “Po” duhet marrë në konsideratë dhe mundësia që të mos çelen negociatat.

Ai hodhi poshtë zërat se Franca është kundër integrimit të Shqipërisë. “Franca do të jetë në krahun tonë. Gjermania, forca e gravitetit. Nuk duhet te ngatërrojmë qeveritë me individët”,- tha Kryeministri.

Në hyrje të intervistës, Balla u kujtoi Edi Ramës, se 20 vite më parë kur ai hynte në politikë ishte Fatos Nano që premtoi se do ta çonte vendin në BE.

“Ky rekomandim është kërkuar në vite dhe mund të kishte qenë shumë më i shpejtë. Shqipëria mund të kishte përparuar shumë më tepër se të tjerët.  Me që e përmende Fatos Nanon duhet thënë se dhe ai ka kontribut për këtë proces”,- tha Edi Rama.

 

Rama për kërkesën e arrestimit të Tahirit: Presion mua nuk më bën dot njeri Read More »

Ngjela: Reforma në drejtësi është për eliminimin e njerëzve në pushtet, ja ‘peshqit’ e mëdhenj

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, avokati Spartak Ngjela tha se reforma në drejtësi është për eliminimin e atyre qe janë në pushtet. Duke folur për temën e emisionit “kush do bëhet kurban për negociatat”, Spartak Ngjela u shpreh se peshk i madh është Sali Berisha, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Kjo është një reformë që drejtohet nga Washingtoni. Rama kërkon t’i japë mundësi palës tjetër të bëjë politikë. Ka progres në reformën në drejtësi. Analiza ime politike është që BE nuk e pranon këtë klasë politike me frymën që kanë. Kjo nuk është ‘kurban’, nuk është sakrificë. Kjo është drejtësi e re. I shqetësuar është Saliu për hapjen e negociatave.

Njeriu i shqetësuar e humbet ekuilibrin mendor. Ambasadori Lu ka kërkuar ‘peshq’ të mëdhenj, por ai e di çfarë ka kapur rrjeta. Reforma në drejtësi është e gjitha për eliminimin e atyre që janë në pushtet. Vetting nuk do të thotë ‘kurban’, deri në maj do ketë akuza. Peshk i madh quhet Saliu, Rama dhe Basha”- tha Ngjela.

Ngjela: Reforma në drejtësi është për eliminimin e njerëzve në pushtet, ja ‘peshqit’ e mëdhenj Read More »

A ka materiale kompromentuese? Flet sërish Tahiri

Pas zhurmës që shkaktoi me prezencën në kuvend, pas 6 muaj mungesë sërisht ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur edhe një herë nëse ka materiale kompromentuese për Ramën.

Në një lidhje telefonike në emisionin ”Opinion”, Tahiri tha se: “Nuk e kuptoj pse hidhni fall për arsyet pse shkova në kuvend dhe arsyet pse kam kërcënuar Ramën.

Nuk e kam në kulturë të kërcënoj njeri, nuk jap mesazhe përveçse drejtpërdrejtë. Kam të drejtën time të flas në kuvend dhe jashtë tij për të gjitha që kam dëgjuar.

Siç kam dëgjuar në kuvend Saliun e Lulin. Unë këtë nuk e pranoj”, u shpreh ai.

A ka materiale kompromentuese? Flet sërish Tahiri Read More »

Kapet mbi gjysmë ton mish i prishur! Rreziku tashmë është kaq afër

“Paraditen e sotme, Policia e Kosovës, kanë njoftuar drejtuesit e Inspektoratit Komunal për një mjet transportues i cili po barte mish dhe nënprodukte të mishit të dyshimta, me ç ‘rast inspektorët e veterinarisë dhe sanitar kanë dal menjëherë në vend të ngjarjes nga ku pas kontrollit të cilësisë së produktit që po bartej me këtë mjet transportues, kanë konstatuar se një sasi prej afro gjysmë toni mish dhe nënprodukte të tij janë të prishura, kjo për faktin se mjeti me të cilin po transportohej kjo sasi mishi nuk përmbushte kushtet e nevojshme higjieno-sanitare për ruajtjen e freskët të mishit dhe nënprodukteve të tij”.

“Pas ekzaminimit të produkteve, inspektorët përkatës kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për konfiskimin dhe asgjësimin e tyre dhe procedimin e mëtutjeshëm konform rregullativës ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.
Kujtojmë se një skandal i muajve më parë me mish të prishur në Belgjikë ka prekur edhe Kosovën. Insajderi kishte raportuar për dy kompanitë kosovare që kishin eksportuar mish të prishur nga kompania belge’Veviba’

Kapet mbi gjysmë ton mish i prishur! Rreziku tashmë është kaq afër Read More »

Vettingu/ Nis “furtuna”, ikin 66 të parët vetëm nga policia e Tiranës

Punonjësit e policisë kanë filluar të bëjnë kërkesa për largim pasi nuk po arrijnë të plotësojnë dokumentacionin për vettingunë në radhët e policisë. Deklarata u bë nga Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë së Shtetit Sadedin Fishta për Ora News.

Fishta dha se deri tani vetëm në policinë e Tiranës 60 punonjës së policisë kanë bërë kërkesë për largim.

Deklarata e Fishtës:

Mosdorëzimi i deklaratave në kohën dhe afatin e caktuar, për kohën e pamjaftueshme që kanë në dispozicion i vendos punonjësit e policisë para një dileme ku një pjesë e tyre që kanë mbushur moshën 47 vjeç për shkak edhe të formimit të tyre dhe pamjaftueshmërisë për të plotësuar këto deklarata, ose këto deklarata do të plotësohen me të meta dhe mangësi në deklarimin e pasurisë, punonjësit e policisë rrezikojnë të humbin pensionin e parakoheshëm, pagën kalimtare dhe pensionin suplementar dhe kështu njëkohësisht humbasin pagesën për karrierën që kanë kryer në polici.

Kjo i ka sjellë punonjësit e policisë në vështirësi dhe për të vendosur nëse do të qëndrojnë në polici, do të mbushin këto formularë në një periudhë kaq të shkurtër. Fakti që deri tani një pjesë e mirë e punonjësve të policisë kanë filluar të përgatisin edhe kërkesat për largim, nga informacionet që kemi vetëm në drejtorinë e Tiranës kanë bërë kërkesë për largim rreth 60 punonjës policie.

Kërkesat për largim kanë të bëjnë edhe më problemet që kanë vetë punonjësit të cilët gjatë kohës së shërbimit kanë pasur edhe problematikat e veta me gjykatat dhe prokurorinë apo edhe me aktivitetet e tjera të paligjshme, por me afrimin e datës së dorëzimit të deklaratës do të vërtetohet sa punonjës policie për shkak të mos plotësimit të këtyre deklaratave do të detyrohen të bëjnë kërkesën për largim, pasi ata rrezikojnë për mos rrezikuar humbjen e përfitimeve të tjera që parashikon ligji të pagës kalimtare dhe pensionit suplementar.

Vettingu/ Nis “furtuna”, ikin 66 të parët vetëm nga policia e Tiranës Read More »

Bima që rrezikon zhdukjen – Salepi Shqiptar !

Kushtet e përshtatshme klimatiko-tokësore në disa zona të Shqipërisë mundësojnë grumbullimin e disa bimëve mjekësore dhe aromatike, për të cilat ka kërkesë të lartë në treg.

Aktualisht, Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Evropës Mesdhetare për eksportin e bimëve mjekësore dhe aromatike.

Lista e këtyre bimëve përfshin bimë si sherebelë, trumzë, rigon, çaj mali, mollë e egër, trëndafil i egër, aguliçe, dëllenjë e zezë, shtog, hithër, lulëkuqe, salep, kamomil, shpatore, etj.

Një nga bimët më të rrezikuara është Salepi Shqiptar, botanikisht i njohur si Orchis Morio.

Së bashku me çajin e malit, salepi shqiptar është i përfshirë në Librin e Kuq të bimëve të cilat rrezikojnë zhdukjen.

Ndalimi Nga Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian e ka ndaluar me ligj këputjen e orkideve. Nga rrënja e të cilave përftohet salepi, ndërkohë që nuk ka ndaluar importin e këtyre bimëve.

Ky veprim i vendeve të Bashkimit Evropian ka pasuar situatën e krizës tek vendet e përjashtuara nga ky legjislacion. Të cilat kanë filluar eksportin masiv, duke rrezikuar jetën e kësaj bime në gjendje natyrale.

Në dallim nga vendet e mëdha prodhuese të këtij produkti, salepi shqiptar nuk kultivohet. Ai rritet në gjendje të egër në natyrë, prandaj edhe kërkohet me shumë ngulm nga vende si Gjermania dhe Franca.

Në Shqipëri, salepi shitet nga mbledhësi me 20 dollarë tek grumbulluesi i vogël. I cili e rishet tek grumbulluesi i madh me 25 Dollarë.

Ky i fundit e pastron dhe e paketon dhe më pas del ne tregun shqiptar me 40 dollarë dhe në tregun e huaj edhe shumë më tepër se kaq.

Dibra dhe Pogradeci janë zonat me praninë më të madhe të salepit të egër. Por ky i fundit gjendet edhe në zona të tjera të vendit në sasi më të pakta.

Erozioni dhe masat që duhet të merren
Por përtej dorës shkatërruese të njeriut, salepi dhe bimët e tjera të egra medicinale përballen edhe me shfaqjen e erozionit masiv. Si në Lurë, Dibër, Pukë, Vau i Dejës, Koman, Çermenikë, Poliçan, Berat, Pogradec, Sarandë, Kukës, etj.

Ky erozion është shkaktuar në masë nga shpyllëzimet dhe hapja e tokave të reja.

Gjithashtu, një numër i madh i bimëve është shfrytëzuar pa kriter. Siç është rasti i salepit shqiptar, duke çuar në shfaqjen e erozionit gjenetik të bimëve, ku shumë bimë janë drejt zhdukjes.

Në këtë pikë, masat që duhet të merren lidhen me ndalimin e mbledhjes së disa bimëve që rrezikojnë të zhduken. Si dhe me rritjen e mundësisë së kultivimit të tyre.

Kjo do të çonte dhe në rritjen e mundësisë së punësimit të popullsisë së zonave rurale. Si dhe vënien nën shfrytëzim të tokave të lëna djerrë, duke penguar dhe erozionin e tyre.

Rreziku i zhdukjes
Si rezultat i mbishfrytëzimit dhe përdorimit të teknikave të gabuara të vjeljes, shumë specie të bimëve mjekësore janë të listuara si bimë të rrezikuara. Fatkeqësisht këtu hyjnë çaji i malit, salepi, sanza, xhirokulli, boronica, dëllinja e kuqe, dëllinja e zezë, rigoni, trëndafili i egër, murrizi, etj.

Ndonëse janë nënshkruar nga Shqipëria disa konventa ndërkombëtare në mbrojtje të biodiversitetit, është hartuar legjislacioni përkatës për mbrojtjen e tyre si dhe janë një sërë aktorësh të përfshirë në procesin e menaxhimit të këtyre bimëve, sërish mbrojtja dhe shfrytëzimi në mënyrë racionale dhe të qëndrueshme të tyre, le për të dëshiruar.

Nga burimet e rezulton se një pjesë e konsiderueshme e bimëve të egra medicinale janë të dëmtuara.

Ato janë të listuara si bimë në rrezik zhdukje. Aktorët e menaxhimit duhet të ndërhyjnë për rikuperimin e këtyre bimëve.

Gjithmonë e më tepër në vend po vihet re një mungesë e grumbullimit të disa bimëve medicinale.

Kjo lidhet me rrallimin e burimit natyror të tyre si sanza dhe salepi. Të cilat kanë statusin e bimëve në rrezik zhdukjeje./AgroWeb.org

Bima që rrezikon zhdukjen – Salepi Shqiptar ! Read More »