Aktualitet

Lajm i mirë për azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani, ju kush përfiton asistencë

Vala e madhe e migracionit në Gjermani ka bërë që të rritet edhe numri i atyre që marrin ndihmën sociale (Hartz IV). Por në bazë të cilave kritere mund ta marrësh këtë ndihmë?

Sipas raportimeve në media që bazohen në të dhënat e Agjencisë Federale të Punës në fund të dhjetorit në Gjermani ka pasur 5,93 milionë vetë që marrin ndihmën sociale të shtetit të gjerman (Harz IV). Prej tyre afro gjysma, 2,3 milionë ka qenë të huaj. Edhe kjo shifër mund të përgjysmohet, 959.000 e këtyre të huajve nuk vijnë nga vendet europiane. Grupimin më të madh e përbëjnë sirianët, 588.301 vetë marrin ndihmë sociale prej tyre. Çdo i katërti marrës i ndihmës sociale Hartz IV vjen nga Siria. Të dytët në renditje janë turqit, të pasuar nga irakianët dhe afganët.

Një pjesë e nevojtarëve vijnë edhe nga vendet e BE-së. Grupin më të madh të njerëzve nga BE që marrin ndihmë sociale (Hartz IV) e përbëjnë bullgarët (84.334 vetë). Pas tyre renditen polakët (80.517) dhe më pas rumunët (65.902 vetë).

Përmbushja e kritereve

Por jo çdokush që aplikon për ndihmën sociale mund ta marrë atë. Qytetarët e huaj duhet të plotësojnë kushte të caktuara. Së pari ata duhet të provojnë se në Gjermani qëndrojnë në mënyrë legale. dhe se kanë leje të rregullt qëndrimi. Ndërsa qytetarët që kanë ardhur në Gjermani si refugjatë e kërkojnë azil, e marrin ndihmën mbi bazën e ligjit për kontributet për azilkërkuesit. Nëse u lejohet qëndrimi në Gjermani, pra u njihet azili, ata mund të aplikojnë për ndihmë sociale tek Agjencia Federale e Punës, ku duhet të provojnë se janë nevojtarë.

Në përgjithësi nga të huajt kërkohet një dokument që nuk janë vetëm për një kohë të shkurtër në këtë vend, si turistë për shembull. Nëse dikush është qytetar i një vendi të BE, duhet të paraqesë një kontratë qiraje, një njoftim regjistrimi si edhe kartën e identitetit. Kush vjen në Gjermani vetëm sepse kërkon punë, nuk ka të drejtë për mbështetje sociale. Në Gjermani marrin ndihma sociale qytetarë nga 193 vende të botës.

Nevojtar megjithë punësimin

Nevojtarë në konceptin e ndihmës sociale në Gjermani janë edhe ata që nuk i plotësojnë të ardhurat me punë. Shumë migrantë për shembull nuk e kanë të lehtë të gjejnë punë me sigurime sociale të detyrueshme në Gjermani. Nga 32 milionë personat që punojnë në kontratë të rregullt në Gjermani, 3,5 milionë ishin të huaj, por prej tyre vetëm 1,5 milionë ishin qytetarë nga vende jashtë BE.

Edhe qytetarë nga Siria për shembull apo Bullgaria kanë të drejtën e ndihmës sociale plotësuese, nëse punojnë në punë me rroga të ulta, me të cilat ata nuk paguajnë dot jetesën.

Rritet numri i të huajve me ndihmë sociale

Sipas Agjencisë Federale të Punës në shtator 2017 pjesa e personave me sfond migracioni që marrin ndihmë sociale në Gjermani përbënte 52%. Në fund të vitit 2013 ajo ishte vetëm 43%. Një person ka sfond migracioni në Gjermani kur ai vetë ose një prind nuk ka lindur në Gjermani./noa

Lajm i mirë për azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani, ju kush përfiton asistencë Read More »

I burgosur dhe kamarier – Një shqiptar në burgun e Milanos

Kushdo shkon në restorant, por kush shkon në një restorant klasi që ndodhet në burg?

Në Milano shumë vetë shkojnë në restorantin e njohur “In Galera”, ku të burgosurit punojnë me kuzhinierët.

Mes tyre është edhe Elsoni, një shqiptar që ka gjetur “lirinë” brena hekurave të burgut.

Ai thotë se i mungon vetëm familja. Por me punën që kryhen, ndihet i dobishëm, se po bën diçka për t’i ardhur në ndihmë familjes së tij. Reportazhi nga Deutsche Welle

I burgosur dhe kamarier – Një shqiptar në burgun e Milanos Read More »

Vazhdojnë problemet për shqiptarët, çmimet e të gjitha ushqimeve janë rritur

Rritja e çmimeve në grupin e artikujve ushqimore me 3.1 për qind në muajin mars ka qenë me e larta ndër të gjitha grupet e artikujve të tjerë të shportës së mallrave të konsumit.

INSTAT raportoi sot se në mars 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,18 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,45 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili.

Krahasuar me muajin Mars 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,8 %, “Transporti” me 1,3 %, “Komunikimi” me 1,0 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Shërbimi arsimor” me 0,6 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,5 %, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 15,4 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 7,7 %, “peshk” me 4,4 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 0,8 %.

Ndryshimi mujor i indeksit është +0,3 %. Krahasuar me muajin Shkurt 2018 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 1,0 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, etj.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” shënuan një ulje prej 0,9 %, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 %, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 %./Monitor

Vazhdojnë problemet për shqiptarët, çmimet e të gjitha ushqimeve janë rritur Read More »

Drejtori i Portit detar Vlorë, takim me agjensitë detare

Drejtori i Portit detar Vlorë, Admir Malaj sapo ka përfundunduar një takim me agjensitë detare ku u diskutua për sezonin turistik, masat e marra nga institucioni i portit por edhe agjensitë për të përballuar me eficensë sezonin.

Ndërkohë në kalatën lindore është akostuar anija tregtare “NS HELSE” e cila po përpunohet me shpejtësi, cilësi dhe siguri në “Portin Detar” Vlorë sh.a.

Fotografia e Real Rtv

Drejtori i Portit detar Vlorë, takim me agjensitë detare Read More »