Aktualitet

Vlonjatët kapin ‘Ujkun e Detit’, një peshk të rrezikshëm në 300 metra thellësi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme, ku peshkatarët kanë kapur një peshk të rrallë. Një peshkatriçe 1 metër e gjatë është kapur mesditën e sotme në n 300 metra thellësi.

Sipas peshkatarëve që kanë kontaktuar me redaksinë e “JOQ.al”, madhësia e gojës së gjallesës ishte më e madhe se një top basketbolli. Peshkatriçja njihet ndryshe si ujku i detit dhe është një peshk mjaft i rrezikshëm. Sipas tyre ajo shitet gjithashtu shumë shtrenjtë!

Peshkatarët shprehen se:

Përshëndetje “JOQ.al”.  Sot  në Vlorë në 300 metra thellësi  u kap një peshkatriçe 1 metër e gjatë. Dhëmbët i ka të fortë si gozhda dhe jan shume të rralla për t’u kapur. Kafshimin e ka jashtëzakonisht të fortë dhe ka një antenë sipër të koka, e cila është  helmuese dhe vdekjeprurëse.”

Vlonjatët kapin ‘Ujkun e Detit’, një peshk të rrezikshëm në 300 metra thellësi Read More »

Plas sherri mes të burgosurve në Itali, shqiptarët përleshen për vdekje

Pesë të dënuar mbetën të plagosur nga një përleshje në burg mes shqiptarëve dhe italianëve në Avellino.  Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, por ende nuk dihet nëse është shqiptar apo italian.

Ndërhyrja e gardianëve shmangu një përleshje më të madhe që mund të kishte bilanc më të madh të plagosurish. Ndërkohë që ka nisur një hetim nga autoritetet italiane për ngjarjen.

Plas sherri mes të burgosurve në Itali, shqiptarët përleshen për vdekje Read More »

Detaje të reja “bombë”/ Shqiptari i vrarë nga mafia në Kolumbi, ja çfarë thotë ministria shqiptare

Një tjetër shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë në një atentat tipik mafioz, pak ditë më parë në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.

Po flasim për sarandjotin Adriatik Lagji, i cili prej vitesh jetonte në këtë shtet, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me motivet e vrasjes së tij, edhe pse dyshimet e para bien mbi lidhjet e mundshme me trafikun e drogës.

Ndër vite, shtetet e Amerikës Latine, veçse kanë eksportuar kokaine drejt Europës, kanë importuar dhe persona me të dhëna të forta kriminale.

Së paku 6 atentate janë regjistruar vitet e fundit në Kolumbi e Ekuador, ku objektiva kanë qenë shtetas shqiptar.

Por pavarësisht këtyre shifrave, të cilat për një vend si Shqipëria nuk janë të vogla, nga informacionet që disponon Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, situata është mëse normale. Shqipëria ka përfaqësi diplomatike vetëm në Brazil, përfaqësi e cila mbulon dhe shtetet e tjera të Amerikës Latine.

Në një përgjigje për Vizion Plus, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka bërë një pasqyrë të situatës në këto vende dhe të shtetasve shqiptarë që kanë probleme me drejtësinë.

Sipas informacioneve që kemi deri në fund të vitit 2017, në Brazil ndodheshin 3 të burgosur, në San Paolo për çështje narkotikësh, por Ambasada nga viti 2016 e në vijim nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet e Brazilit.

Ambasada ka një bashkëpunim të përhershëm me të gjitha vendet e Amerikës Latine që kanë Selitë e tyre në Brazilia lidhur me numrin e shqiptarëve, situatën e tyre me drejtësinë, etj. Nga përgjigjet e marra nga disa vende duke përfshirë Kolumbinë, Republikën Dominikane, Paraguai, etj nuk rezulton të ketë shqiptarë të ndaluar apo me probleme me drejtësinë.

Atentati i fundit në Bogota vjen pas bllokimit të 613 kg kokainë në Durrës, e që ishte nisur pikërisht nga Amerika Latine, ndonëse nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.

Detaje të reja “bombë”/ Shqiptari i vrarë nga mafia në Kolumbi, ja çfarë thotë ministria shqiptare Read More »

“Faleminderit baba që më çove në burg”, përballja e pazakontë te Arditi, i bëri të gjithë të qajnë

Një përballje sa emocionuese aq edhe me mesazh të fortë sot te E diela shqiptare, mes djalit dhe babait të tij.

“Dua të falenderoj babin që më çoi në burg sepse po të mos kisha shkuar atje, nuk do isha këtu ku jam sot”. Mund të ngjajë deklaratë e çuditshme por kjo ka qenë arsyeja përse ai e kishte sjellë të atin tek “E diela shqiptare”. Rigelsi 33 vjeçar nga Peqini, prind i dy fëmijëve ka rrëfyer tek “Ka një mesazh për ty” pasojat e alkoolit në jetën e tij, ku më të mëdhatë kanë qenë në marrëdhënien me babain e tij Ibrahimin. Ai e kishte ftuar babain për t’i kërkuar ndjesë për dhunën e ushtruar ndaj tij e për t’i bërë të ditur se kishte 30 ditë që e kishte braktisur alkoolin përgjithmonë.

Duke patur një lokal të vogël në fshatin ku jetonte, Rigelsi e nisi alkoolin që 14 vjeç. Dilte me shokët dhe përfundonte në lokal. Nga një gotë ai thotë se arriti deri në konsumimin e një shisheje të plotë. Pavarësisht se u rrit, u martua dhe u bë baba, ai nuk hoqi dorë nga vesi i tij. Përkundrazi sasia e alkoolit shtohej përditë dhe kjo i sillte humbjen e kontrollit aq sa një ditë ushtroi dhunë ndaj babait të tij Ibrahimit.

Pas një denoncimi që i bëri vëllai, Rigelsin e arrestojnë dhe e dënojnë me 9 muaj heqje lirie në burgun e Rrogozhinës.

Izolimi në burg e bëri Rigelsin të reflektonte thellë për atë që kishte bërë për gjithë këto vite. E ndihmoi të largohej nga vesi, të kuptonte cila është shoqëria që i duhej e të forconte lidhjet shpirtërore me familjen e tij.

“Dy javët e para e kam patur shumë të vështirë sepse mendoja se më braktisën por fatmirësisht jo. Gjatë kohës që isha në burg babi nuk erdhi të më takonte asnjëherë. Pasi dola dhe shkova në shtëpi më hodhi duart në qafë dhe më tha “hajt se i’a dole”.
Rigelsi shprehet se nuk i kërkoi falje babait sepse e kishte vendosur që këtë t’ia kërkonte publikisht tek “Ka një mesazh për ty”.

Sa për shoqërinë e dikurshme atij i janë hapur sytë për të kuptuar se sa pak rëndësi kanë patur përballë familjes. “Dikur rrija me shoqërinë deri në dy të natës. Gjatë kohës që isha në burg nuk erdhi asnjë të më takonte, e as kur dola”.

Por kjo veçse e ka forcuar Rigelsin sepse gjatë kohës kur ishte në izolim nuk ka konsumuar për asnjë ditë alkool. Pas lirimit thotë se ka pirë një ose dy birra dhe prej 30 ditësh ka hequr dorë përfundimisht nga çdo lloj alkooli.

Pas vuajtjes së dënimit kjo temë është rralluar në familjen e Rigelsit por shqetësimi qëndron, sidomos tek babai i tij.

Ibrahimi është emocionuar së tepërmi kur Rigelsi i ka kërkuar ndjesë që ka vënë dorë mbi të dhe e ka falenderuar që e ka çuar në burg. Ka qenë e vështirë për babain të kujtojë episode të dhimbshme në familjen e tyre por nuk e ka fshehur gëzimin nga fakti që ai tashmë po rehabilitohet nga ai ves i keq. Nga ana e tij Rigelsi ka zbuluar atë që gjithë këto vite e kishte injoruar, familjen, të cilën e ka krahasuar me “mjaltin më të ëmbël”.

“Faleminderit baba që më çove në burg”, përballja e pazakontë te Arditi, i bëri të gjithë të qajnë Read More »

Foto e pazakontë/ Një bebe me fat, ja çfarë publikon mjekja e njohur

Mjekja e njohur obstetër gjinekologe Anika Dokle sjell shpesh momente nga puna e saj, që përveç lodhjes e vështirësive sjell shumë kenaqësi, pasi lidhet me jetën dhe vazhdimësinë e saj.

Kësaj radhe vajza e politikanit të njohur Namik Dokle ka publikuar foton e një bebe të porsalindur…me këmishë.

“I lindur me këmishë. ”, shkruan mjekja, e kur një fëmijë lind kështu, sipas gojëdhënave do të thotë se ka lindur me shumë fat, ashtu e urojmë dhe ne.

 

Foto e pazakontë/ Një bebe me fat, ja çfarë publikon mjekja e njohur Read More »

Akuzohet se përdhunoi të bijën, analiza e ADN-së shokon babain

Ligor Biba nga Velçani i Pogradecit është akuzuar nga e bija e tij, 15-vjeçare se është përdhunuar nga babai duke e lënë edhe shtatzënë. 55-vjeçari ka mbajtur qëndrim mohues ndaj përdhunimit si gjatë hetimit ashtu edhe në gjykim. Por ADN-ja që i është bërë foshnjes ka zbuluar një detaj mjaft tronditës.

Analiza ka vërtetuar që Ligor Biba është babai i foshnjes që vajza e tij pret të lindë, pasi ajo është në muajin e 8 të shtatzënisë.

Ai u denoncua nga vajza e tij në tetor të vitit rë kaluar. Procesi gjyqësor ndaj Bibës po zhvillohet në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk ka seksion për të miturit.

Akuzohet se përdhunoi të bijën, analiza e ADN-së shokon babain Read More »

“Furtunë” në Hipoteka, ikin 46 punonjës

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat, ministrja Gjonaj tha se pas denoncimeve të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes, janë marrë masat e duhura.

Ajo thotë se në 5 muaj janë larguar nga detyra 46 punonjës të administratës, kryesisht punonjës të Hipotekave, të cilët nuk kanë kryer detyrën e tyre, apo kanë abuzuar me të.

“Ankesat e qytetarëve janë zgjidhur brenda 10 ditëve. Por jemi të vetëdijshëm se ka ende punonjës që duhet t’i identifikojmë dhe t’i largojmë sëbashku. Çdo kërkesë që ka lindur nga mospërgjegjshmëria e punonjësve të administratës, ka ndihmuar në largimin e tyre. Është kryer një analizë në këto muaj, që ka identifikuar punonjësit që kanë penguar zgjidhjen e kërkesave të qytetarëve.

Është urdhëruar paralajmërimi për shkarkimin nga detyra për 18 punonjës të tjerë, të cilët në rast të një shkelje tjetër do të shkarkohen”, u shpreh ministrja Gjonaj.

Statusi i Edi Ramës në Facebook

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, informon publikun për valën e shkarkimeve e të masave disiplinore, si rezultat i kontributit të drejtpërdrejt të qytetarëve në luftën e përbashkët kundër grabitqarëve e parazitëve që janë ende të pranishëm në zyrat e hipotekave e të Aluiznit👎

Platforma e Bashkëqeverisjes nxjerr përgjegjësine e qartë për zvarritjet e kërkesave të qytetarëve në zyrat e shtetit, falë ankesave të atyre që nuk bëhen palë me korrupsionin dhe nuk rrinë duarkryq, po denoncojnë rastin e tyre tek shqiperiaqeduam.al🇦🇱

91 masa, nga të cilat 46 largime nga detyra dhe 45 masa disiplinore për zyrtarët hipotekave e Aluiznit, janë rezultati i ri i bashkëqeverisjes me qytetarët.

 

“Furtunë” në Hipoteka, ikin 46 punonjës Read More »

Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë, thuhet e shkruhet për ne

“Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë – Janë më te vjetër se Latinet e Greket – dhe kanë ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre edhe deri në Itali jugore si edhe ne Greqi. idealet e tyre janë evropiane, e jo aziatik. ” ( The Biblical World. Volume 41 ) Po ,po kështu paskëshin shkruar shkenca , gazetat dhe të gjithë ata që mendonin që më në fund populli shqiptar do të jetojë e jetën e tij i pavarur nga tutela osmane. Bota e kishte nuhatur zhbërjen e saj dhe mendonin të ngrinin krenarinë tonë kombëtare që të rilindim edhe një herë me veset tona mijëra vjeçare. Për Europën ishte e pakapshme nga mendja që ne nuk dinim se çka është pavarësia dhe se e “donim babën “ përjetësisht.

“Në Shqipëri kem punë me njerëz të cilët janë të njohur si populli me i vjetër në Evropë. Një popull që kishte qytetërimin e një mijë vjet para qytetërimit të Perikliut në Greqi “. (Fenell Parrish Turner 1914) Sa bukur e thoshte Jan Myrdal “Nëse dikush donte t’i permend ilirët atëherë vetëm shqiptarët kishin të drejtën te konsiderojnë veten si pasardhësit e tyre”. (Albania Defiant – Jan Myrdal, Gun Kessle 1976) Po kjo : “Nëse ka një racë të vërtetë autoktone në botë ajo sigurisht është raca shqiptare” e thënë nga Public Opinion Company: Vol. 34, 1903 , a ju merr mendja që ne edhe sot ne vet nuk i besojmë? _ “Nëse ka një racë të vërtetë autoktone në botë ajo sigurisht është raca shqiptare . e cila është e formuar nga trashëgimtarët e Pellazgëve të cilët me shekuj i ruajtën cilësitë dhe vetitë e energjisë dhe inteligjencës së të parëve të tyre “ E kobshme është që edhe sot e kësaj dite ,ne vetë shqiptarët e përqeshim këtë të vërtetë historike,

Jam duke shetitur mbi lulet e bukura që të thuri një kurorë me thënjet për ne :

“Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë – Janë më te vjetër se Latinet e Greket – dhe kanë ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre edhe deri në Itali jugore si edhe ne Greqi. idealet e tyre janë evropiane, e jo aziatike. (The Biblical World. Vol. 41, William Rainey Harper, Ernest De Witt Burton, Shailer Mathews (1913) “ Ashtu si bleta po kaloj lule më lule që të mbledh nektarin më të ëmbël që të bëj mjaltën shqiptare ; “[…] dhe për sa i përket shqiptareve ne pjesën e brendshme, te cilet flasin gjuhen pellazgjike ne formën e e saj te pastër, vetëm tani është duke u përgatitur një botim e dhiates se re. Dhiata e re shqiptare, tashme e shpërndare, është projektuar për ate pjese te popullsisë mes te ciles gjuha është e perzier me elemente greke. (ALBANIANS = PURE PELASGIAN The Religious Condition of Christendom: Exhibited in a Series of Papers, Evangelical Alliance, Vol. 3, 1859 )

« Arbëreshët, erdhën si pellazgët shqiptarë para 4.000 vjetëve; grekët nuk kuptonin mitet në gjuhën pellazge shqiptare. Sikur të isha i nxitur nga një shpirt i keq, lashë më në fund Sicilinë, e nuk fryu asnjë erë jetësore, deri kur vura këmbë në Italinë kontinentale, në vila San Giovani. “Përshëndetje, Taurida e parë italiane, (Tirrenia) përëshëndetje, Kaonia (Boviana jonë) përshëndetje Vrestia (Toka e vreshtave), unë të përshëndes me këto emrat që të vunë pellazgët e parë (paraardhësit) shqiptarë, kur të zotëruan dhe të qytetëruan, – kur ti nuk i përkisje veçse njerëzve të egër – me të njëjtën gjuhë të të parëve; rikthehem për të të përshëndetur, pas 40 shekujsh, në të cilët rryma e shumë kombeve kaloi e ra në harresën, e quajtur vdekje, dhe u zgjuan fëmijë me gjuhë të ndryshme.” “Tani Mattn-eer bën ciklin e madh të katër mijë vjetëve, hallka e parë e të cilit u bashkëngjit në trungun e pemës së civilizimit të parë, dhe e fundit me migrimin e 40.000 individëve pellazgë shqiptarë në mbretërinë e Dy Sicilive. I trazuar nga këto ide, mendova: Historia, e qytetërimit të parë europian, e Italisë dhe Sicilisë pellazge, që kam botuar; për këtë qëllim fisnik kam bëra udhëtimin tim në Gadishullin Italian deri në Alpe.” (Titulli: Monografia di Bobbio, ovvero Genni Storici Statistici, Topografici ed Economici Autori: Daniele Bertacchi ) “Është e vështirë,” shkruan Creuzer, “për të mos pasur dyshime te strukturat në Tirins e Mikenës, për forcat planetare të cilat mendohet se lëvizen nga fuqitë qiellore, analoge me Daktilon e famshme.” (Pelasges et Cyclopes).

Ditët e sotme Shkenca është injorante në lidhje me subjektin e Ciklopëve. Ata mendohet të kenë ndërtuar të gjitha të ashtu-quajturat vepra “ciklopike”, për ngritjen e të cilave nevojiteshin një mori Gjigantësh, dhe – ata ishin vetëm shtatëdhjetë e shtatë gjithë-gjithë (rreth njëqind, mendon Creuzer). Ata quheshin “Ndërtues” dhe Okultizmi i quan ata FILLUESIT, të cilët, duke e filluar me Pellazgët, hodhën në këtë mënyrë gurin e themelit të MASONERISË së vërtetë. (Helene P. Blavatsky: Pellazgët ose “Ndërtuesit”, Okultizmi i quan ata FILLUESIT; hodhën gurin e themelit të MASONERISË së vërtetë. )

Lume më lule dhe ja çka gjeta : * gjuha në vetë vete është shumë e çuditshme. Skyiperia është emri shqip për Albania; gjuha shqipe është Skyiptar. Ajo nuk duket të ngjajë me ndonjë gjuhë tjetër europiane. “Po Skyiptari tak i hoi, isht si szogka jasht folees.” Por shqiptarët në një tokë të huaj janë si zogjtë jashtë folesë së tyre. “Kjo gjuha shqipe, që duhet të jetë një prej më të lashtave të Europës, ndoshta është edhe nga më të lashtat e botës. Kjo ngjan të jetë gjuha e lashtë pellazge, nga e cila kanë marrë shumë grekët e latinët.” ( Vannutelli, Le colonie Italo-Greche, p.58)

Aroma këndshme e së kaluarës : Përveç shqiptareve, asnjë nga popujt e Ballkanit nuk jane autokton; ata te gjithe ishin pushtues… (Europe and the Turk: a pattern of alliances, 1350-1700 (Edition reprint) Dorothy Margaret Vaughan.) Lexojeni këtë Ju duket diçka ndryshe nga ajo që dikush na e fliste këto vitet e fundit? “Ashtu si turqit janë të ardhurit e fundit në trojet e Ballkanit, po ashtu të nënshtruarit e tyre shqiptarë, janë banorët më të vjetër fare të atij rajoni, madje pa përjashtuar as Helenët. Ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të popullsisë iliro-pellazge të cilët sigurisht që paraprinë ardhjen e grekëve, dhe duhet të konsiderohen si vendasit e vërtetë të gadishullit. Në kohët parahistorike zotërimet e tyre duket se zgjeroheshin nga Danubi i Ulët deri në Mesdhe, dhe të gjitha grupet rrethuese ishullore.( nga Henry Neville Hutchinson ) Dhe në fund por jo përfundimisht ( prapë do të vazhdoj fluturimin tim nëpër fondin e grumbulluar dhe të sistemuar të Bibliotekës së gjallë shqiptare , Besir Bajramit ) : “ Nga provat dhe faktet filologjike autorët e ndryshëm e thonë që shqiptarët e sotëm janë Pellazgët e vjetër. Aleksandri i Madh i cili ishte i racës shqiptare fluturonte si shqiponja nga Maqedonia në kampet e armiqve ([Plut. in Alex., Plin. 17.25)/

Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë, thuhet e shkruhet për ne Read More »