Aktualitet

A ju kujtohet djaloshi nga Alepo që preku zemrat e gjithë botës ?Ai sot ka nje familje

Sulmet në Alepo, ishin konsideruar sulmet më të egra, ku përveç militantëve vdiqën e u lënduar shumë civilë.

Ndër të lënduarit ka pasur edhe shumë fëmijë, por fotoja që e theu internetin është ajo e këtij djalit që kishte humbur gjithçka nga sulmi në Alepo.

Emri i tij është Omran Daqneesh dhe ka qenë vetëm pesë vjeçar.
Mediat kishin raportuar që ai ka mbetur jetim dhe tash është strehuar në një familje që po kujdesën për të.

 

 

A ju kujtohet djaloshi nga Alepo që preku zemrat e gjithë botës ?Ai sot ka nje familje Read More »

Ministri Ahmetaj për Bashën : 7 herë 7= 42 !

Në përgjigje të atyre që i quan akuza nga lideri i PD-së, Ministri Arben Ahmetaj shkruan se TVSH-ja për biznesin e vogël kurrsesi nuk sjell falimentim. Sipas ministrit nuk janë të verteta ato çka thotë opozita. Gjithsesi ky është mendim i ministrit, të cilit po ia botojmë statusin e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i ministrit Arebn Ahmetaj:

7×7=42

Sërish…. Një sqarim për gënjeshtrat e Lulzim Bashës, të qëllimta apo për shkak të paditurisë, me bizneset dhe fermerët.

Në një takim në Kavajë i bëri thirrje bizneseve të refuzojnë deklarimin e TVSh pasi kjo do sjellë falimentim për mbi 50 mijë biznese dhe rritje çmimesh për qytetarët.

1- Në të gjithë vendin janë vetëm 9975 biznese të vegjël që futen në skemën e deklarimit të TVSH;

2- Deklarimi i TVSH është një procedurë normale ekonomike e tatimore, që nuk sjell falimentim për asnjë biznes të vogël;

3- Nuk është taksë e re, TVSH ekziston nga viti ‘96 dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë;

4- Nuk ka ngarkesë fiskale për bizneset, deklarata është tejet e thjeshtuar dhe është detyrimi i administratës tatimore të komunikojë dhe asistojë çdo biznes të vogël në këtë proces;

5- Me deklarimin e TVSH, bizneset kanë mundësi të kreditojnë TVSH për mallrat që kanë blerë nga të tretët dhe t’u njihen shpenzime të tjera për ujë, drita etj.;

6- Nuk ka gjoba për deklarim të gabuar deri në dhjetor 2018;

7- Ne e bëmë 0 taksën e biznesit të vogël dhe kështu do të vazhdojë.

Luli mashtroi sërish, këtë herë një grup fermerësh, të cilëve iu kërkoi të mos pajisen me NIPT, pasi sipas tij, qeveria synon t’i fusë ne TVSH me uljen e pragut në 2 milionë, duke i ftuar njëkohësisht të qëndrojnë jashtë skemave stimuluese të financimit.

1- Pragu i TVSH për fermerët me NIPT është 5 milion lekë dhe kjo nuk ndryshon (VKM 657, 2017.)

2- Pajisja me NIPT, jo vetëm nuk krijon ngarkesë fiskale fermerëve por përkundrazi, i avantazhon. Çdo eksportues apo grumbullues vendas i produkteve bujqesore, ka përfitim ligjor dhe ekonomik duke blerë nga fermerë të pajisur me NIPT, pasi kështu mund ta kreditojë TVSH në autofaturim.

3- Fermerët e pajisur me NIPT janë shumë më konkurrues ne çmime se fermerët pa NIPT.

4-Vetëm për vitet 2016 dhe 2017 kosto e buxhetit në TVSH nga skema e autofaturimit për fermerët ka qenë 4.8 miliard lekë të cilat kanë shkuar në përfitim të fermerëve.

5- Në kuadrin e programeve mbështetëse për Bujqësinë vetëm nga fondet IPARD, do të lëvrohen rreth 74 milion euro ndihmë për fermerët. Pajisja me NIPT, është kusht për përfitimin nga këto skema mbështetëse.

7- Së fundi dhe shumë e rëndësishme, javën e ardhshme, me inisiativë të Kryeministrit, qeveria do të prezantojë një tjetër lehtësi fiskale për fermerët. Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të trajtohen si një fermer, pra pa ngarkesë TVSH-je, gjë që do të rrisë më tej shkallën e kooperimit ndërmjet fermerëve.

Ministri Ahmetaj për Bashën : 7 herë 7= 42 ! Read More »

Deutche Welle jep lajmin e madh për shqiptarët

KE do të aprovojë “Paketën e zgjerimit”, raporte për përparimin drejt BE. Shqipëria e Maqedonia pritet të marrin rekomandim për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, Kosova pret kritika për ngadalësimin e reformave.
Në prag të publikimit më 17 prill të raportit të përparimit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Brukseli bëri të ditur se mbështetja dhe fokusi i Brukselit për procesin e zgjerimit nuk do të ndikojë në asnjë formë vlerësimin për gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit, të të drejtave të njeriut, ekonomisë dhe përputhshmërinë me standardet e BE në secilin nga gjashtë shtetet partnere në rajon. Sipas informacioneve që ka DW për raportin e këtij viti për paketën e zgjerimit, sundimi i ligjit, krimi i organizuar dhe korrupsioni, liria e shprehjes dhe konfliktet bilaterale janë vlerësuar sërish si “çështjet më të dhimbshme” për të gjithë rajonin.Shqipëria dhe Maqedonia të gatshme për një hap të mëtejshëm drejt BE

Shqipëria dhe Maqedonia, sipas informacioneve të para nga raporti vjetor i Komisionit Evropian, do të marrin rekomandime për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Eduard Kukan, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe kryetar shumëvjeçar i Komitetit për Bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor i tha DW se ai beson se të dyja vendet kanë bërë përparim të qenësishëm në rrugën drejt BE.

“Shqipëria ka bërë një reformë të thellë juridike, e cila, pasi të zbatohet do të jetë reforma më e rëndësishme e zbatuar midis shteteve në procesin e zgjerimit, dhe do të thosha edhe më serioze se në rastin e disa shteteve anëtare të BE.”

Në vlerësimet e tij Komisioni Evropian nënvizon se Shqipëria po ecën përpara në të pesë prioritetet kyçe që janë thelbësore për integrimin në BE – nga reforma e administratës publike, reforma juridike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Në krye të këtij viti, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se nëse Shqipëria vazhdon në këtë mënyrë në rrugën e reformave, Komisioni do t’i japë një rekomandim për të nisur negociatat e anëtarësimit brenda gjashtë muajve të parë të 2018-ës. Dhe kjo me sa duket do të ndodhë.

A do ta “zhbllokojnë” shtetet anëtare Maqedoninë?Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ka pritur për një kohë të gjatë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE. Në 2005 Maqedonia mori statusin e kandidatit për anëtarësimin në BE. KE e rekomandoi dy herë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë, në 2009 dhe në 2012. Të dyja herët Maqedonia nuk mori mbështetjen e nevojshme nga shtetet anëtare, në radhë të parë për shkak të konfliktit për emrin me Greqinë. Pas zgjedhjeve të fundit, në Maqedoni ndodhën ndryshime dramatike me ndërrimin e qeverisë. Vlerësimi i Brukselit është se Maqedonia e ka “kapërcyer krizën politike” dhe ka treguar “një vullnet të qartë politik për progres”.

Eduard Kukan thotë se Maqedonia ka bërë një progres të konsiderueshëm në vitin e fundit. Ai shton se kryeministri aktual Zoran Zaev po drejton një politikë të jashtme dinamike dhe po përpiqet t’i zgjidhë çështjet e hapura.

“Ndodh shpesh që shtetet anëtare nuk i bazojnë pozicionet e tyre në rezultatet që arrin një shtet në procesin e integrimit evropian, por në çështje politike dhe bilaterale. Unë do t’i bëja thirrje Këshillit që t’i vlerësojnë në mënyrë objektive rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe Maqedonia në rrugën e tyre drejt BE,” tha Kukan.

Jozyrtarisht, DW mësoi nga burime diplomatike të Brukselit se zyrtarë të lartë të BE kanë zhvilluar diskutime me shtetet anëtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën praktikisht deri në momentin e miratimit të raporteve. Në Kosovë gjërat nuk ecin si duhet

Sipas Eduard Kukanit, Kosova, ashtu si Bosnjë-Hercegovina nuk duhet të presin raporte pozitive nga Komisioni Evropian këtë vit. Sundimi i ligjit dhe aspekte ekonomike të vendit janë ende nën një pikëpyetje të madhe, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është në stanjacion, me shkallëzime të herhershme dhe tensione në të dyja palët. Komisioni Evropian beson se reformat në Kosovë janë ngadalësuar në sajë të periudhës së zgjedhjeve vitin e fundit në Kosovë. Autoriteteve të Prishtinës do t’u kërkohet që të punojnë në mënyrë me efikase për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, por edhe që të angazhohen më fort në dialogun me Beogradin. Në këtë kuadër përfshihet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani në radhë të parë ngritja e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.

“Besoj se ky raport nuk do t’i sjellë shumë inkurajim Kosovës, sepse mund të kishin bërë shumë më tepër. Sa kohë iu desh Parlamentit të Kosovës që të aprovojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi? Kjo është një provë se gjërat në Kosovë nuk ecin si duhet të ecnin. Unë pres një sërë rekomandimesh të ashpra në raport për atë si duhet ecur dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen në rrugën evropiane,” tha Kukan.

Përsa i përket liberalizimit të vizave, ai nuk do të jetë pjesë e raportit për Kosovën. Pas një kohe të gjatë, Prishtina plotësoi njërën nga dy kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave dhe aprovoi një marrëveshje demarkacioni me Malin e Zi. Në Bruksel dëgjon të thonë se në mënyrë që të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën, së cilës ende i duhen viza për të hyrë në Shengen, Komisioni Evropian mund të paraqesë disa aspekte pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë, i cili është kushti i fundit që ka mbetur. Në anën tjetër, për shkak të imigrimit të madh nga Kosova, shtetet anëtare janë më shumë se të kujdesshme kur vjen puna për ta përfshirë Kosovën në listën e bardhë të Shengenit.

Serbia dhe Mali i Zi – kryesojnë, por me probleme të dukshme në sundimin e ligjit
Vitin e kaluar, Serbia dhe Mali i Zi morën nga Komisioni Evropian titullin e “pararojës” në rrugën drejt BE.

“Është e qartë se këto vende do të marrin mbështetje nga KE për të hapur dhe për të mbyllur me shpejt kapitujt e anëtarësimit, shoqëruar me këmbënguljen për plotësimin e të gjitha kritereve pa lëshime,” thotë Eduard Kukan.

Ajo që është e qartë është se një nga pjesët më të rëndësishme, nëse jo më e rëndësishmja e raportit të Komisionit Evropian për Serbinë, do të jetë procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Ka një vonesë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe në normalizimin e marrëdhënieve midis të dyja vendeve.

Në këtë raport, KE do t’i kujtojë Serbisë se përparimi i saj në rrugën drejt BE do të varet nga reformat e brendshme po kaq sa nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, duke përfshirë zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani në dialog, në radhë të parë në fushën e energjisë.

Megjithë vlerësimet e mira që merr për reformat e saj ekonomike dhe për rolin pozitiv në marrëdhëniet rajonale Serbia po përballet sërish me kritika për reformën juridike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe lirinë e shprehjes. Këto janë elementë të dhimbshëm në të gjithë rajonin, të cilat vazhdojnë të ekzistojnë që prej nisjes së procesit të integrimit e´në BE.

Deutche Welle jep lajmin e madh për shqiptarët Read More »

Vlorë: Investime të BE për qendrën historike të Himares, Vunoit dhe …

Investimet në qendrën historike të Himares, Vunoit dhe kishës së Mesopotamit, synojnë ti bëjnë monumentet kulturore në qarkun e Vlorës më të vizitueshme si dhe këto vlera të ruhen më së miri. “Ne jemi në prag të finalizimit të projektit IPA një bashkëpunim midis qeverisë shqiptare dhe BE ku është faza e tretë e restaurimit të kishës së Mesopotamit.

Kemi parkun e Finiqit ku vizitorët dhe pritshëritë tona janë tepër të mëdha për këtë park dhe monumentet e tjera që ndodhen përgjatë gjithë vijes bregdetare ku është zona historike e qytetit të Himarës” tha Drejtori i Monumenteve të kulturës së Vlorës Orgest Feimi. Promovimi i këtyre monumenteve, përveç mirëmbajtjes, është edhe një pikë tjetër e strategjisë së turizmit kulturor e historik. “Kemi vendosur një fokus të veçantë në promovimin e të gjitha monumenteve.

Në promovimin e monumenteve dy pikat kryesore që po kërkojmë që të kemi sa më shumë vizitorë dhe ta kemi si risi është në portin e Vlorës, që të vendosen disa tabela orientuese për të gjithë vizitorët që hyjnë në qytetin e Vlorës ku ata të orientohen në sitet tona arkeologjike”. Aktualisht monumenti më i vizitueshëm në jug mbetet kalaja e Porto Palermos. Në të janë bërë disa investime për të përmirësuar shërbimin ndaj turistëve të cilët janë kryesisht të huaj./faktor.al

Vlorë: Investime të BE për qendrën historike të Himares, Vunoit dhe … Read More »

Ja si e shikon media e Zvicres Vloren , Orikumin dhe …

“Gjiri i Vlorës në jug të Shqipërisë, vetëm disa kilometra nga Greqia, aty arkeologët kanë lënë që të takohen. Atje ku gurët që rrihen nga dielli ruajnë me xhelozi sekretin e tyre të varrosur”, përshkruhet ndër të tjera në dokumentarin e realizuar nga Radio Televizioni Zvicerian për zonën arkeologjike të Orikumit.

Dokumentari pasqyron udhëtimin e arkeologëve të Universitetit të Gjenevës në Shqipëri por edhe misionin e tyre të veçantë në bashkëpunim me homologë të tyre nga Tirana.

E ftuar për të komentuar këtë reportazh në Radio Televizionin Zvicerian, për udhëtimin e arkeologëve, të cilët janë angazhuar të bëjnë gurët të flasin, ato të zonës së Orikumit, në jug të Shqipërisë dhe përpiqen gjithashtu të zbulojnë enigmën e historisë së rrënjëve tona, ishte Albana Krasniqi drejtoreshë e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë.

E pyetur se cili është qëllimi i institucionit që drejton prej 10 vitesh, Krasniqi shprehet se “qëllimi kryesor është integrimi i popullsive të huaja që vijnë në Zvicër, në fillim ishte për popullsitë ballkanike që vinin nga Ballkani në periudhën e luftës”.

“Por, aktualisht, pas gati 20 vitesh eksperiencë, kemi vënë në dispozicion të personave me leje qëndrimi dhe të migrantëve të tjerë, eksperiencën dhe ekspertizën tonë dhe aktualisht kemi më shumë se 45 kombësi të ndryshme që frekuentojnë kurset dhe mësimet tona”, thekson Albana Krasniqi.

Më tej reportazhi prej mëse 1 orë, pasqyron gjurmët e udhëtimit të arkeologëve nga Gjeneva në Jug të Shqipërisë.

“Guri është jeta, mbi të gjitha për arkeologët sepse ne i bëjmë gurët të flasin dhe qëllimi i arkeologjisë është që të transmetojë njohurinë tek njerëzit, pra arkeologjia nuk është një punë në izolim. Është e vërtetë që na jep kënaqësi, përpiqemi të kuptojmë atë që zbulojmë. Por më e rëndësishmja në jetën e një arkeologu, ose të paktën në jetën time është që të ndajë njohuritë, zbulimet me publikun”, shprehen ata.

“Zona arkeologjike e Orikumit është pjesë e një bashkësie gjërash. Laguna, malet dhe më pas të gjitha së bashku deri këtu tek Kisha e Marmiroit, që është një kishë e vogël bizantine e rrethuar nga një gjelbërim i jashtëzakonshëm, insekte, zogj, ka një paqe… personalisht e pëlqej shumë këtë vend. Ideja për të kombinuar historinë dhe mjedisin ka lindur mjaftueshëm shpejt dhe mjafton të shëtisësh këtu për ta kuptuar përse. Kjo godinë është ndërtuar me material të marra nga qyteti i vjetër i Orikumit. Qoftë metalet, gurët e ndërtimit, kërkohet ajo që jep territori dhe atje gurë të prerë ka shumë. Ekziston gjithashtu kërcënimi që të vijnë buldozerët dhe betoni që mund të shkatërrojnë këtë parajsë të dytë”, shprehen përshkruhet në dokumentar.

Duke treguar për gërmimet e tyre, ata shprehen se “në fillim punuam mbi një teatër, pastaj në një burim, ndërsa tani flasim për fortifikime byzantine. Në fakt, Orikumi është një zonë shumë e pasur. Është një vend i vogël por me një trashëgimi shumë të pasur, jo vetëm materiale, por edhe jomateriale. Kemi ilirët, grekët, romakët, bizantinët, osmanët, venecianët e gjithë kjo duhet të shihet si një pasur dhe duhet të drejtohemi në të ardhmen me gjithë trashëgiminë tonë të së kaluarës.”

Një tjetër arkeologe rrëfen në këtë reportazh edhe për vizitën e tyre në fshatin Dukat të Vlorës.

“ Po shkojmë të shohim fshatin e Dukatit. Në fakt kjo është për mua edhe një mundësi që të shikoj fshatin e origjinës së punëtorëve. Janë 4-5 që vijnë çdo ditë të bëjnë këtë rrugë mes maleve për të ardhur të gërmojnë me në në zonën e Orikumit. Jam arkeologe, kam përfunduar masterin tim për arkeologji në Universitetin e Gjenevës. Vij nga Friburgu, por jam me origjinë shqiptare nga Maqedonia”, tregon ajo.

Orikumi është një zonë shumë e veçantë, me detin në njërën anë dhe lagunën në tjetër, me kafshët, zogjtë, peshqit që ajo ruan. Ndodhet një bazë ushtarake shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sot një bazë e NATO-s. Pra është një zonë që përfaqëson shumë gjëra./ATA

Ja si e shikon media e Zvicres Vloren , Orikumin dhe … Read More »

Dyshime se Angela Merkel është vajza e Hitlerit ! (Foto)

Në ish – shërbimin sekret të Republikës Demokratike Gjermane, “Stas”, janë gjetur disa dokumente konfidenciale që tregojnë se Angela Merkel është vajza e diktatorit gjerman, Adolf Hitlerit.

Në vitin 1954, lindi një fëmijë, një vajzë e vogël, të cilën Stasi e identifikon si Angela Merkel, kancelarja e sotme e Gjermanisë.

Data e lindjes zyrtare e saj është 17 korrik 1954, megjithatë, sipas dokumenteve të kësaj policie sekrete aktualisht në arkivat sovjetike të KGB-së, ditëlindja e saj e vërtetë është 20 prill 1954.

Nëse iu besohet pretendimeve të këtij shërbimi sekret, vajza e Adolf Hitlerit lindi pikërisht në ditëlindjen e tij.

Sipas dosjes së Stasit gjerman, vajza e Hitlerit po mban tani zyrën e njëjtë si babai i saj – atë të kancelares së Gjermanisë.

Dita e lindjes së Angela Merkelit, siç është detajuar në dosjen e Stasit, u bazua në hulumtimin e mjekut gjerman Karl Klauberg. Klauberg u klasifikua si një nga mjekët më të keq nazist i njohur si “Engjëlli i vdekjes” dhe u dënua nga gjykatat sovjetike si ‘kriminel lufte’.

Image result for angela merkel and hitler

Sipas njoftimeve, doktor Klauberg u lirua nga sovjetikët pasi shërbeu vetëm shtatë vjet dënimin e tij në këmbim të kthimit të dosjeve të fshehura të KGB-së për eksperimentet e tij të mbarësimit artificial në mesin e nazistëve.

Sipas pretendimeve mjekut nazist iu dha drita e gjelbër që të fillonte me ringjalljen e gjenit të Adolf Hitlerit! Kur Klauberg po kthehej në perëndim të Gjermanisë, u arrestua menjëherë dhe u vra dy vjet më vonë, ndërsa gjykimi i tij ishte ende në proces.

Identitet i rremë

Menjëherë pas lindjes së vajzës së Hilterit, një marrëveshje midis sovjetikëve, amerikanëve dhe Vatikanit u arrit. Foshnja e Hitlerit u vendos nën kontrollin e Kishës Katolike nëpërmjet lidhjeve të saj me Kishën Luterane të RDGJ-së, e cila mori kujdestarinë e fëmijës. Asaj iu dha një datë e rreme e lindjes, më 17 korrik dhe emri Angela Dorothea Kasner, vajza e Horst Kasnerit, një pastor luteran dhe gruaja e tij, Herlind – një mësuese angleze dhe latine. Në Templin, në Gjermaninë Lindore, Merkel u rrit rreth 50 kilometra në veri të Berlinit, kryeqyteti i Republikës Demokratike Gjermane Socialiste (RDGJ).

Tema qendrore e “marrëveshjes” e Fuqive Aleate Perëndimore, Vatikanit dhe Sovjetikëve ishte se vajza e Hitlerit do të ngrihej në pushtet ndërkombëtar … por mbizotërimi i saj në pushtet nuk do të vinte derisa “Vatikani do të sillte në pushtet edhe një Papa gjerman “. Pas vdekjes së Papës Gjon Palit II, u emërua ish-nazisti gjerman Jozef Ratzinger. Ai mori emrin e Papa Benediktit XVI më 20 prill 2005. A është rastësi që kjo datë ishte pikërisht përvjetori i ditëlindjes së Adolf Hitlerit?

Related image

Në vitin 1977, Angela Dorothea Kasner u bë Angela Merkel me martesën e saj me fizikantin Ulrich Merkel, por martesa përfundoi me divorc në vitin 1982. Ajo u zgjodh kancelare e Gjermanisë pak pasi Papa Ratzinger mori lidershipin e Kishës Romake në ditëlindjen e Hitlerit.

Merkel nuk hyri në politikë deri në moshën 35 vjeçare pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1990. Ajo gjithmonë ka qenë e gatshme të diskutojë mbi të kaluarën dhe jetën private. Biografia e saj nuk ndalon të sugjerojë se babai i saj ka punuar për Stas-in, policinë sekrete të Gjermanisë Lindore. Por sugjeron se qëndrimi i tij pro-regjimit ndihmoi karrierën e Angelas, duke ia mundësuar asaj të studionte në një shkollë elitare dhe të shkonte në universitet, në një kohë kur fëmijët e klerit nuk pranoheshin.

Fakti i pamohueshëm është se Angela Merkel erdhi nga errësira në fuqi triumfale si Kancelare gjermane.

Në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung në korrik 2005, Kancelarja Angela Merkel pranoi një obsesion të pazakontë me veprat e kompozitorit Richard Wagner, i cili ishte një satanist. Wagner shkroi veprën famëkeqe të quajtur “Parsifal”, e cila ishte gjithashtu e preferuara e Adolf Hitlerit. Hitleri deklaroi se muzika e Wagnerit ia zinte mendjen. Ashtu si Adolf Hitler, Angela Merkel është thellësisht e hipnotizuar me “Ride of the Valkyries” të Wagnerit. Me përjashtim të mustaqeve të vogla, Merkel ka ngjashmëri të habitshme me Adolf Hitlerin./Zoneelire

Dyshime se Angela Merkel është vajza e Hitlerit ! (Foto) Read More »

Prokurorët e kërcënuar me jetë, i nisin kërkesë Arta Markut

Harta e re territoriale e vendit dhe mospërshtatja e legjislacioneve ka sjellë problemet e para, të cilat kanë prekur organin e Prokurorisë.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një raport të Prokurorisë së Sarandës, e cila shprehet se me ndarjen e re territoriale janë krijuar shumë probleme në hetimin e ngjarjeve kriminale në zonën e Himarës.

Sipas këtij raporti, kjo Prokurori ka tagër pjesorë me kompetencën territoriale mbi Bashkinë Himarë, çka pamundëson hetimet. Por nga ana tjetër, prokurorët në raportin e tyre shprehen se kanë bërë maksimumin për mos krijuar konfuzion dhe apelojnë që kjo situatë të zgjidhet.

Ndryshimi i hartës territoriale, ku tashmë Njësia Administrative e Lukovës është pjesë e Bashkisë Himarë dhe mospërshtatja e legjislacionit të ri ka krijuar konfuzion për kompetencën tokësore, pasi tashmë pjesë të “ish-Rrethit të Sarandës” (struktura “Rreth” praktikisht nuk ekziston më) janë brenda kësaj njësie administrative, madje dhe zona shumë pranë të qytetit të Sarandës, me orientim administrativ në Bashkinë Himarë.

Më tej, në raportin e tyre prokurorët apelojnë për zgjidhje: “Në këto rrethana është vepruar mbi bazën e praktikës shumëvjeçare, deri më tani janë evituar problemet, për shkak të zotimit tonë profesional, por kjo situatë mbetet për t’u zgjidhur në interes të punës dhe komunitetit”.

Por ky nuk është i vetmi shqetësim i këtij organi, pasi sipas raportit ekskluziv, ky organ kërkon që prokurorët të ripajisen me armë dhe për këtë duhen marrë masa, pasi kjo do shërbejë për sigurinë e prokurorëve. Ndërsa me ligjin e ri për armët, zyrtarëve publikë përfshi deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë e një pjesë tjetër të administratës civile ju hoq e drejta e armëmbajtjes.

Prokurorët e kërcënuar me jetë, i nisin kërkesë Arta Markut Read More »

Ngjela: Bombardimet në Siri “varrosën” të korruptuarit shqiptarë, këtë e dëshmoi revolucioni haxhiqamilist i Saliut dhe Bashës. Rama vërvitet si “fëndyell”

Shkruan Spartak Ngjela

Në disa biseda televizive dhe në shumë statuse këtu në FB, unë e kam deklaruar gjendjen financiare mizerabël të Rusisë. Dhe, për këtë, më janë “hedhur në grykë” me kundërshtime politike gati patologjike, politikanë të tembur nga reforma, por edhe gazetarë e analistë politikë që nuk e dinë se politika është shkollë.

Por ja që pasioni dhe frika i dëmton gjithmonë mendjet e vobegtësisë intelektuale. Por, çfarë shkaktoi ndërkombtarisht bombardimi i Sirisë?

Bombardimi amerikan i Sirisë i datës 13 prill, bashkë me shkatërrimin psikologjik të Rusisë dhe vetë Putinit; shkallmoi psikologjikisht dhe:

Beogradin, Shkupin, Athinën, por tulati thekshëm edhe korrupsionin madhor shqiptar – të gjithë bashkë – Berishën, Metën, Bashën. Kurse Edi Ramës i tha politikisht: “rri mirë ti derëzi, dhe nënshtroju fatit tënd!”.

Por ka edhe më tepër se kaq.

Nën një prizëm të politikës globale ky bombardim duket se ngre siparin për zgjidhjen me anë të forcës të krizës së Lindjes së Mesme. Ka një konfuzion sot në këtë zonë, por gjithsesi mendimi politik amerikan dhe ai perëndimore duket sikur u bashkuan në një pikë: ushtrimi i forcës.

Historia na ka treguar se maturia e tepërme për të ushtruar forcën, i jep të dobëtit armën e intrigës. Dhe kështu veproi edhe politika ruse në këtë kohë dilemash perëndimore.

Por forca e ushtruar kundrejt Sirisë dha edhe në Shqipëri rezultat pozitiv.

Që pardje, më datë 13 prill, në funksion të antikorrupsionit, historia e ecurisë së Reformës drejt Perëndimit në Shqipëri ka bërë dy hapa të mëdhenj përpara: së pari – nga bombardimi i Sirisë dhe falimentim i Rusisë në këtë rast, u tulatën në Tiranë antiamerikanët politikanë të lartë, gazetarë të lidhur me korrupsionin kryeministror shqiptar, redaksi gazetash e televizionesh, dhe të gjithë “revolucionarët haxhiqamilistë” që kërkojnë të bëjnë revolucion antiamerikan në Shqipëri.

Së dyti – u lajmërua hapja e negociatave për antarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian më 17 prill të këtij viti; dhe erdhi gjithashtu menjëherë edhe ftesa që kancelarja gjermane Merkel i ka bërë kryeministrit shqiptar që ky të vizitojë Berlinin në fund të këtij muaji.

Për të gjithë rrafshin antireformë në Shqipëri, ky ishte një mat në shahun aktual politik.

Ishte vërtet një mat, sepse një kor i madh të korruptuarish të Tiranës kishin kërkuar ndihmë në Moskë. Por çfarë ndihmë mund t’u japë Moska disa hajdutëve shqiptare që nuk i pranon më koha shqiptare sepse kanë abuzuar me paratë e një populli të varfër?

Dhe shenja e parë u dha dhe në Shkodër: revolucioni haxhiqamilist i Saliut dhe Bashës nuk e nisi dot rrugën nga qyteti i Parë i përzgjedhur prej tyre për të filluar një revolucion antiamerikan. Po pse, këta të trembur, i dinë me Moskën shkodranët?!

Një dhe, dy ditë më parë, në funksion të revolucionit haxhiqamilist, Meta dhe Berisha nxorën Llallën që të lajmëronte se Amerika dhe Bashkimi Europian kanë dashur të arrestojnë Saliun dhe Metën.

Saliu priti që, pikërisht për këtë, të ngrihej Shkodra dje; e mandej me radhë të gjithë qytetet. Por ja që Shkodra nuk e përcolli fare “fatkeqësinë” e Saliut. Dhe kjo sigurisht që tregon se shkodranët qënkan dakord me arrestimin e Saliut.

Kurse në Tiranë ka tulatje: ta vazhdojnë apo jo rrugën e revolucionit. Por komedia erdhi dhe u shkrua si një parodi që kaloi nga beteja e miellit në Parlament, te falimentimi i Rusisë në Siri. Dhe mos mendoni se nuk kanë lidhje psikologjike. Është e njëjta psikologji, se Saliu dhe Meta prisnin me ditë që Rusia të sfidonte Amerikën në Siri. Sepse është e qartë që, armët kimike, Putini i hodhi kundër njerëzve të pafajshëm në Siri. I hodhi, dhe paralajmëroi përplasje ushtarake në rrafsh global po të goditje Siria. Saliu mori zemër dhe me miell shpalli në Parlament revolucionin e tij antiamerikan. Por sigurisht që dihet se i urrituri në ëndër gjithmonë sheh kullure.

Mjeranë më të mëdhenj se të korruptuarit qeveritarë të Shqipërisë së sotme, nuk besoj se ka parë Europa që pas Luftës së Dytë Botërore; sepse, as eksponentët e lartë të qeverive komuniste nuk janë katandisur në gjendjen që shohim sot në Tiranë Saliun dhe taborin e tij; por, edhe vetë Edi Ramën, që vërtitet si fëndyell sa nga Saliu te Amerika.

Komedi e madhe është kjo, por, nisur nga shtypi, më rëndë e paskan përjetuar thyerjen e Moskës në Siri ata analistët politikë që e nisin analizën nga shtëpia e tyre, vijojnë në lagjen e tyre, dhe në fund përfundojnë te gazeta, televizioni apo te portali që drejtojnë.

Gjendje më qesharakë se kjo nuk ka përjetuar ndonjëherë klasa politike shqiptare. Por shqiptarët ama, janë drejt shpëtimit të tyre historik.

lll.

Si do të vijojnë punët këndej e mbrapa?

Sigurisht që “trompave të Saliut do t’iu vendoset sordina”, kurse Rama kokëulur do të pranojë të nënshkruajë marrëveshjen me Bashkimin Europian, do të dëgjojë Merkelin pa e pasur mendjen fare të fjalët e saj, dhe do të vijë në Tiranë që të presë fatin e tij sipas shprehjes së Dante Aligerit: “merre jetën ashtu si të të vijë!”

Sigurisht as Rama nuk ka më të ardhme politike; sepse nga mediokriteti pasionant mendoi që pushteti i tij do të zgjasë sa jeta politike e Saliut. Por brenda kësaj devize, është kapur në korrupsion. Reforma do t’i kapë të gjithë bashkë.

Kam përshtypjen se, nisur nga nga pozitat e forcës, këtë do t’i thotë Ramës edhe kancelarja gjermanë në fund të muajit. Pse, a nuk ishte Merkeli që tha kohët e fundit se “shqiptarët e zgjuar po drejtohen nga budallenj”. Dhe, ju mendoni se ajo ka frikë që t’ia thotë Ramës në sy këtë, kur e di që ky frenoi një vit Reformën në Shqipëri?

Ngjela: Bombardimet në Siri “varrosën” të korruptuarit shqiptarë, këtë e dëshmoi revolucioni haxhiqamilist i Saliut dhe Bashës. Rama vërvitet si “fëndyell” Read More »