Aktualitet

Djegia e fabrikës së riciklimit, punëtorët zbulojnë një tjetër detaj implikues për pronarin

Zjarri në fabrikën e riciklimit në Kashar vazhdon ende, por ndërkohë është zbuluar një tjetër detaj për pronarin e saj, Vullnet Haka. Ende nuk është e qartë se cili është shkaku i zjarrit të madh që ra papritur.

Ekspertët po kryejnë verifikime në terren për një zjarr aksidental, por duke qenë se flakët u përhapën me shpejtësi po kryen hetime edhe për një zjarr të qëllimshëm. Ndërkohë përfaqësuesit e fabrikës së riciklimit kanë thënë në polici se ata dyshojnë se zjarri ka ardhur për shkak të luhatjes së tensionit të energjisë elektrike, por OSHEE e ka mohuar.

Punonjësit e sigurisë deklaruan dje se zjarri nisi nga mesi i fabrikës. Pranë fabrikës së riciklimit sot ka shkuar pronari Vullnet Haka. I pyetur nga gazetarët, ai tha se nuk dëshiron të prononcohet dhe se ia lë në dorë hetimeve të zbardhin ngjarjen.

“Nuk dëshiroj që të flas, ia lë në dorë hetimeve, nuk kam se çfarë të them”, tha Vullnet Haka, pronari i fabrikës ‘Everest’ që u dogj.

Drejtori i Zjarrfikëses deklaroi dje se fabrika në pronësi të Vullnet Hakës, që është kryetar i Shoqatës së Ricikluesve është gjobitur më parë se nuk kishte marrë masat për kushtet e sigurisë, ndërsa shtoi se edhe dje nuk funksionoi alarmi i zjarrit. Grupi po heton nëse janë plotësuar të gjitha masat kundër zjarrit për të dalë në konkluzione zyrtare.

Por ky duket se nuk ka qenë problemi i vetëm. Punëtorët të pyetur nga gazetari i Report Tv, Driçim Caka thonë jashtë kamerave se kanë nga 2-4 muaj paga të prapambetura pa marrë. Në takimin që kanë zhvilluar me pronarin Vullnet Haka, punëtorëve u është premtuar se do u jepen rrogat e prapambetura.

Vonesa e pagave me disa muaj është një tjetër skandal, pasi punëtorët kanë qenë të siguruar, por pavarësisht kësaj jo cdo muaj u kalohej paga. Djegia e fabrikës ka shkaktuar ndotje të madhe në zonë, por shqetësimin e banorëve për erën e rëndë dhe ndotjen askush nuk e ka marrë në konsideratë nga institucionet.

E kontaktuar nga Report Tv, ISHP deklaroi se nuk mund të kryejë inspektime në zonë, ndërsa Inspektorati i Mjedisit u shpreh se merret me licencimet dhe jo kontrollet. Ping-pongu mes institucioneve ka bërë që deri në paraditen e sotme shqetësimet e banorëve të bien në vesh të shurdhët.

Djegia e fabrikës së riciklimit, punëtorët zbulojnë një tjetër detaj implikues për pronarin Read More »

Denoncimi live/ Burri nga Kavaja kap mat gruan me kushëririn: Ia kishte futur kokën te gjoksi dhe …

Gjatë emisionit live në televizionin “News24”, një 54-vjeçar nga Kavaja ka treguar se si ka kapur në flagrancën gruan me një të afërm të tij. Babai i tri vajzave ka theksuar se që nga ai moment i ka dhënë fund martesës. Por, konflikti mes tyre ka përfunduar në polici, palët janë përballur me njëri-tjetrin, ndërsa ai akuzon efektivët se e kanë mbajtur padrejtësisht të izoluar përgjatë gjithë natës. Ai iu drejtua gjykatës, dhe përveç divorcit problem tjetër ishte ndarja e pasurisë. Kjo ngjarje e rëndë anuloi edhe dasmën e njërës prej vajzave e cila ishte caktuar vetëm 10 ditë më pas.

Teksa tregon historinë e jetës së tij në emisionin “Me zemër të hapur” në “Neës24”, 54-vjeçari thotë se në shtëpinë e tij jeton aktualisht ish-bashkëshortja me të bijën. Ai është kundër këtij vendimi dhe thotë se nuk do pranojë kurrë që ajo të jetojë në atë banesë, ndërkohë që ai endet rrugëve.

Vajzat e akuzojnë për sjellje të padenjë, për abuzim me alkoolin dhe dhunë, ndaj a nuk i afrohet dot madje as banesës për shkak të një urdhri mbrojtje, ndërkohë që ai nuk pranon asnjë nga akuzat dhe kërkon të bëhet drejtësi.

“Mener jush, kur i pashë unë, ky ia kishte futur kokën te gjoksi. Unë e njoha. Ajo i thoshte ik, ik”, rrëfen 54-vjeçari.

“Ajo më tha ‘të martojmë gocën’, dhe pastaj ma bëj mishin copa copa. Por unë i denoncova menjëherë në polici. Ata erdhën menjëherë, 3-4 policë. Por gjatë marrjes në pyetje faktet u deformuan. Gruaja me thoshte ‘unë me trupin tim bëj ç’të dua’. Por unë i thashë që kjo gjë nuk mund të ndodhë për sa kohë jemi bashkë, e jetonte me djersën time. Po ai ka bërë me llafe edhe gra të tjera aty”, thotë ai.

Denoncimi live/ Burri nga Kavaja kap mat gruan me kushëririn: Ia kishte futur kokën te gjoksi dhe … Read More »

Fier : Prangoset policit ne flagrance

Fuste drogë në burgun e Fierit, një punonjës policie është vënë në pranga.

Burime nga ministria e Drejtësisë thanë se, drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë arreston në flagrancë një punonjës të policisë së IEVP-së së Fierit, pasi gjatë kontrollit fizik rezultoi se kishte lëndë narkotike.

Mësohet se është arrestuar në flagrancë dhe proceduar penalisht punonjësi i policisë së IEVP Fier, Adrian Nazmi Haxhia, 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë ndërrimit të trupës policore, në kontrollin e ushtruar për sende të ndaluara nga punonjësit e policisë së IEVP Fier, këtij punonjësi policie i është gjetur lëndë e dyshuar narkotike, kanabis sativa. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit.

Fier : Prangoset policit ne flagrance Read More »

Këta janë heronjtë e luftës me zjarrin dhe tymin toksik në Kashar

Pamjet e mëposhtme janë disa minuta të zgjedhura nga beteja disaorëshe dhe e rrezikshme me zjarrin dhe tymin toksik në fabrikën e riciklimit në Kashar. Zjarrfikësit qenë të parët dhe të vetmit që iu afruan atij zjarri më shumë se gjithkush.

Ndiqni pamjet:

https://www.facebook.com/MZSHTirane/videos/763768577163439/?t=0

Këta janë heronjtë e luftës me zjarrin dhe tymin toksik në Kashar Read More »

Ajo që ndodhi për 24 orë me këtë burrë, historia që nxjerr Rama prekëse

Ajo që i ndodhië për 24 orë këtij burri, të prek dhe i urohet çdo familje në nevojë.

Ai gjeti punë te Shërbimi i Punësimit, por në privat, me një pagë deri diku të kënaqshme si fillimm. Ja cfare shkruan Rama:

MIRËMËNGJES 😃

Dhe duke ndarë me ju fundin e episodit të pardjeshëm në Lushnje, kur Agim Gjata kërkoi punë në takimin publik të bashkëqeverisjes, ju uroj një javë sa më të mbarë🌹

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155754096741523/?t=0

Ajo që ndodhi për 24 orë me këtë burrë, historia që nxjerr Rama prekëse Read More »

Detajet / Ja arsyeja pse Fierakut i vendosen tritol

Atentat me eksploziv, merr dëme të rënda 38-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së shtunës në qendrën e qytetit të Fierit, ku shënjestër e shpërthimit të telekomanduar ishte Ervin Memo.

Eksplozivi ishte vendosur në makinën tip “Benz”, të cilën i riu nuk e përdorte, por e kishte nxjerrë në shitje. Memo pasi kishte pirë kafe me miqtë e tij, shkoi për të ndezur makinën që e kishte parkuar në mënyrë që të mos i binte bateria.

Në momentin që 38-vjeçari hipën në makinë, ndodhi shpërthimi i fuqishëm që, sipas hetuesve, është shkaktuar me telekomandim. Policia bën të ditur se i riu e mbante të parkuar makinën e shpërthyer në të nëjtin vend prej më shumë se 3 muajsh me një tabelë “shitet”.

Për ta mbajtur mjetin në punë dhe për ta ruajtur nga defektet e mospërdorimit, Memo shkonte dhe e ndizte shpeshherë, siç edhe ndodhi të shtunën rreth orës 22:55. Nga shpërthimi, makina është shkrumbuar e gjitha, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe Policisë që i riu të nxirrej nga mjeti.

Me ndihmën e tyre, 38-vjeçari Memo arriti të ecte në këmbë drejt ambulancës. Kjo është konsideruar si mrekulli nga dhjetëra kureshtarë të mbledhur aty si dhe familjarë të djalit, të cilët e kanë shoqëruar me duartrokitje të shumta gjithë ngjarjen si të ishte një garë sportive. Nga hetimet e Policisë dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve përreth, nuk është pikasur asnjë person i dyshuar që mund të ketë lidhje me vendosjen e eksplozivit.

Duke parë rrethanat, dyshohet se shpërthimi ka qenë i telekomanduar, pasi makina tip “Benz” me targa AA 270 IV nuk lëvizte prej kohësh nga vendi ku ishte parkuar. Pista kryesore e hetimit lidhet me konfliktet pronësore që familja e 38-vjeçarit ka prej vitesh. Ajo ka qenë palë në disa procese gjyqësore për prona të trashëguara në qytetin e Fierit. Vetë Ervini ishte i pamartuar dhe nuk ishte i punësuar.

Ai ka qenë i vetëpunësuar, pasi shumë toka e ara i kishte kthyer në vreshta nga të cilat kishte pasur sukses. Burime nga Policia bëjnë me dije se, i riu ka trashëguar nga gjyshërit e tij një sipërfaqe të madhe toke. Por për të njëjtën pronë duket se kanë pasur përherë pretendime edhe disa të afërm të tij. Kjo ka bërë që prej më shumë se 15 vite, familja Memo të ishte pjesë e shumë gjyqeve për pronësinë e tokës.

“Në datën 21.04.2018, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Grecallisë’ ka shpërthyer mjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin E.M., 38 vjeç, banues në Fier. Gjatë kohës së shpërthimit mjeti ka qenë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet. Paraprakisht dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë plasëse eksploziv. Drejtuesi i mjetit ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, bëhet e ditur nga Policia.

/Panorama/

Detajet / Ja arsyeja pse Fierakut i vendosen tritol Read More »

Vetingu, sot e ka radhën Altina Xhoxhaj e Gjykatës Kushtetuese

Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe Vitore Tushës.

Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori; Fatos Lulo u shkarkua nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e rikonfirmuar deri më tani në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përfaqësuar nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo ka caktuar seancën dëgjimore me gjyqtaren Xhoxhaj më 23 prill.

Vetingu, sot e ka radhën Altina Xhoxhaj e Gjykatës Kushtetuese Read More »

Top 5 destinacionet e nënvlerësuara për verë 2018, Shqipëria një prej tyre

Koha ka filluar të ngrohet, dhe midis reshjeve kalimtare të shiut, po fillojmë të shikojmë sërish bukurinë e natyrës, shkruan media irlandeze Leitim Observer, e cila prezanton me lexuesit e saj 5 destinacione të nënvlerësuara më parë. Një prej të cilëve është edhe Shqipëria. Nuk ke pse të shkosh gjithnjë në të njëjtat vende si Portugali, Spanjë apo Greqi, shkruhet më tej në artikullin e dedikuar për pesë destinacione të nenvlerësuara sipas LeitimObserver.

Mali i Zi, një bukuri e Adriatikut
mali-i-zi

Popullariteti po rritet çdo ditë dhe Mali i Zi është një nga vendet e çmuara të Ballkanit. Vit pas viti numri i strukturave akomoduese në këtë shtet po rritet dhe tani është më e lehtë për të kaluar disa pushime të mira në këtë vend. Gjiri i Kotorrit, Parku Kombëtar Durmitor dhe Budva janë disa nga pikat e nxehta në Malin e Zi.

Rumania – me qytete dhe kështjella si në përrallë
rumania

Me një histori të pasur dhe të larmishme që i jep Rumanisë një ndjenjë unike. Vija bregdetare është relativisht e vogël rreth 225 km. Gjatë verës mund të prisni rrezet e diellit dhe temperaturat rreth 29 ° C!
Tre nga vendet e preferuara për të parë në Rumani do të ishin Timosha, Transilvania dhe Iasi. Çdo një nga këto vende të mëdha do t’ju bëjë të bini në dashuri me Rumaninë.
Kroaci – rrënoja romake
Pa dyshim, Kroacia nuk është aq e panjohur sa ka qenë në vitet e kaluara. Falë Game of Thrones dhe fluturimeve më të lira popullariteti i këtij vendi të Adriatikut ka shpërthyer në vitin e kaluar. Vendet e këshilluara për t’u vizituar do të ishin Spliti, Pula dhe Dubrovnik, vende ku janë xhiruar disa skena për Game of Thrones!

Maroku – një kombinim kulturash
maroku

“Maroku është një nga destinacionet më të nënvlerësuara dhe ia vlen ta vizitosh në 2018”. Fluturimet janë shumë të arsyeshme dhe ka shumë hotele luksoze me një çmim fantastik.
Destinacionet kryesore për t’u kontrolluar do të jenë Jemaa el Fna, Fez Medina dhe shumica e monumenteve në kryeqytetin e Marrakech.

Shqipëria, ujëra të kristaltë dhe një natyrë e virgjër
shqiperia (1)
Vitet e fundit, Shqipëria ka filluar që të njihet në industrinë e turizimit. Me plazhet e fshehura, vendet historike dhe njerëz mikëpritëse është një gjë destinacion që i duhet vënë syri për të ardhmen. Gjatë verës temperatura mesatare shkon deri në 32 ° C. Sigurohuni që ta vizitoni këtë vend shpejt para se të fillojë të popullohet! Tre nga destinacionet që duhet të shihen: Butrinti, Syri i Kaltër dhe ato plazhet e mrekullueshme të izoluara!/Monitor

Top 5 destinacionet e nënvlerësuara për verë 2018, Shqipëria një prej tyre Read More »