Aktualitet

SHBA, gati të shpallë persona “non gratta” Berishën, Metën, Bashën, Kryemadhin, Vasilin e zyrtarë të tjerë. Nisi me Gjin Gjonin, Llallën, Rovenën, tani me Tom Doshin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë në “sinorin” e politikës tashmë, duke shpallur “non grata” pikërisht nga radhët e politikanëve të korruptuar.

E ka nisur politikën me superdeputetin Tomë Doshi, i cili akuzohet për raste madhore korrupsioni. Duke e shpallur të padëshirueshëm me firmën e Sekretari Amerikan i Shtetit.

Pikërisht siç ka bërë me ish kryeporokurorin Adriatik Llalla, që e shpalli të padëshirueshëm bashkë me familjen dhe dashnoren e tij Rovena Gashi.

Me të njejtin motivacion: Korrupsion të cilësuar dhe të një shkalle shumë të lartë. Dhe që tashmë Llalla është në prag të arrestimit.

Po ashtu dhe një sërë prokurorësh dhe gjyqtarësh, që nga anëtarë të Kushtetueses e deri prokurorë dhe gjyqtarë të thjeshtë.

Mes të cilëve dhe Artur Lazajn dhe Agron Gjanën ish kryeprokurorin e Durrësit.

Dhe shqiptarët kanë dëgjuar, parë dhe lexuar lajmin “e zeza mbi të bardhë” për shpalljen “non gratta” të ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla.

Bashkë me të dhe familja e tij, duke filluar nga bashkëshortja e fëmijët dhe përfunduar tek njeriu më i afërt sa kohë ish Kryeprokuror, Rovena Gashi.

Ndoshta për herë të parë është praktikuar një padëshirueshmëri e tillë për zyrtarë të lartë të vendeve që janë aspirante për të hyrë në BE.

Eshtë bërë listë e tillë për oligarkët dhe zyrtarët e lartë rusë, për disa nga eksponentët që akuzohen për krime lufte por dhe për vepra të tjera penale në Ballkan dhe disa dhe nga hapësira mbarë shqiptare në Ballkan.

Por nuk është bërë asnjëherë për kreun e prokurorisë së një vendi apo për zyrtarë e ish zyrtarë të lartë të një vendi, të cilët nuk kanë marrë vendim të formës së prerë në dënimet e tyre. Në Shqipëri ndodhi me Llallën.

Masën ekstreme ndëshkuese e firmosi vetë Sekretari Amerikan i Shtetit Rex W. Tillerson, i cili vendosi moslejimin e Adriatik Llallës dhe gruas së tij të hyjë në Amerikë.

Madje ky proces mund të quhet pa frikë dhe nisje e procesit ndëshkues kundër të korruptuarve në Shqipëri. Që janë në radhë.

Në krye të listës është ish kryeministri Sali Berisha, ish kreu i LSI, Kuvendit e aktualisht President i vendit Ilir Meta, bashkëshortja e tij dhe kryetare e LSI Monika Kryemadhi, nënkryetari i LSI Petrit Vasili dhe një sërë zyrtarësh të kësaj partie.

Të cilët i kanë plotësuar të gjitha “kushtet” për të qënë në listën e atyre që u ka shkuar emri në DASH për firmë, për tu shpallur përsona të padëshirueshëm për SHBA dhe për të mos ju lejuar hyrja familjarisht në SHBA.

Vendim që pritet të merret shpejt. Pasi që nga Berisha, Meta, Monika, Vasili, Manjani, Luan Rama e një sërë zyrtarësh të tjerë jo vetëm janë të akuzuar për korrupsion, kanë akuza konkrete, pasi janë të akuzuar për krime.

Berisha për “Gërdecin”, “21 janarin”, “Rrugën e Kombit”, aferën e “CEZ” dhe akuza të tjera të rënda. Meta për vjedhjen e floririt në Kërrabë, vagonët austriakë, trafikun e drogës me Klemend Balilin dhe Almir Rrapin, përgjimin 700 mijë euro të Priftit, abuzimin me rrugët dhe futjen në dorë të tërë pasurive të vendit.

Monika po ashtu se ka nxjerrë para dhe drogë me karrocë fëmijësh jashtë vendit. Por dhe Vasili me “noterët” dhe “byzylykët”, bashkë me Manjanin. Ky i fundit dhe marrëdhënien me Klemend Balilin dhe pengimin e drejtësisë për ta kapur.

Të gjitha këto dosje FBI amerikane dhe DEA e antidrogës i kanë të kopsitura.

Por këto pushtetarë jo vetëm kanë abuzuar me pushtetin, por kanë sulmuar dhe SHBA-në në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Kanë sulmuar përfaqësuesin e SHBA në Tiranë ambasadorin Donald Lu duke cënuar rëndë interesat e SHBA, partnerit tonë strategjik që ka investuar dhe po investon në demokracinë shqiptare, drejtësinë shqiptare, ekonominë shqiptare, ushtrinë shqiptare dhe ka qënë përmbi një shekull në krahun e shqiptarëve në tërë hapësirën ku jetojnë.

Kështu që krerët e politikës, pa përjashtuar dhe nga radhët e mazhorancës pritet që të pasojnë Adriatik Llallën në listën e personave që do t’u ndalohet hyrja në SHBA. Vendim që tashmnë është për firmë.

Ligjet dhe vendimet amerikane, kundër zyrtarëve shqiptarë për t’i shpallur “non gratta”

Në argumentimin ligjor dhe Kushtetues të sekretarit amerikan të shtetit Tillerson për të firmosur shpalljen e padëshirueshëm në SHBA të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla thuhet se “zyrtarët qeverive të huaja dhe anëtarët e familjes së tyre, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se janë të përfshirë në korrupsion, përfshi dhe për nxjerrjen e burimeve natyrore, apo shkeljen e të drejtave të njeriut, u ndalohet hyrja në SHBA.

Sekretari informon gjithashtu publikisht ose privatisht zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e afërt të familjes, për të cilët ka informacion të besueshëm, nëse kanë aplikuar për vizë.

Individët të cilëve u refuzohet hyrja mund të lejohen në SHBA nëse kjo ndihmon objektiva të rëndësishme të agjencive të ligjit ose është e nevojshme për të zbatuar detyrimet e SHBA në lidhje me konventat e OKB, në rast se nuk përmban asgjë nga përcaktimet në paragrafin 1 ose nuk cenon detyrimet ndërkombëtare të SHBA”.

Ndërkohë që ka dhe një vendim presidencial që do të zbatohet për pushtetarët shqiptarë. Në të përcaktohen dhe kategoritë që rrezikojnë të shpallen “non grata”.

Bëhet fjalë për vendimin 7750, i cili ndalon të gjithë shtetasit e huaj që të futen në SHBA nëse janë të korruptuar.

Sipas tij, nuk do lejohen në SHBA nëpunësit publikë ose ish-zyrtarët publikë të cilët kanë kërkuar apo pranuar vlera monetare, ose ndonjë përfitim tjetër, në këmbim të një veprimi apo mosveprimi në kryerjen e funksioneve të tyre publike.

Po ashtu, personat të cilët përfitojnë ose ofrojnë vlera monetare apo përfitim tjetër, për çdo zyrtar publik në këmbim, të një akti apo lëshimi në kryerjen e funksioneve publike.

Nëpunësi publik ose ish-zyrtari publik i cili ka shpërdoruar fondet publike apo ka ndërhyrë në proceset gjyqësore, elektorale, apo procese të tjera publike.

Gjithashtu u ndalohet hyrja në SHBA edhe e bashkëshortëve, të afërmve, familjarëve apo fëmijëve të personit që dyshohet se është i korruptuar, të cilët mund të kenë përfituar nga paratë e marra në mënyrë jo ligjore.

Në urdhrin e presidentit amerikan theksohet gjithashtu se një gjë e tillë bëhet për të ndaluar dëmtimin e shtetit demokratik në SHBA nga këta persona.

Një tjetër përcaktim është se shpallen “non grata” ata individë që nëpërmjet korrupsionit kanë dëmtuar interesat e SHBA, kanë dëmtuar bizneset amerikane, apo kanë dëmtuar asistencën që jep SHBA për shtete të ndryshme me qëllim zhvillimin e institucioneve dhe demokracisë.Pamfleti.com

SHBA, gati të shpallë persona “non gratta” Berishën, Metën, Bashën, Kryemadhin, Vasilin e zyrtarë të tjerë. Nisi me Gjin Gjonin, Llallën, Rovenën, tani me Tom Doshin Read More »

Mogherini ‘zbarkon’ në Tiranë, duart plot për Ramën. I jep hapjen e negociatave

Një hap i madh dhe pozitiv për Shqipërinë. KE do ti rekomandojë Bashkimit Europian sot zyrtarisht hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Sot në Shqipëri do të vijë Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian Federica Mogherini. Zyrtarja e lartë e BE nesër paradite do ti dorëzojë raportin kryeministrit Edi Rama, ndërsa më pas do të zhvillohet konferenca për shtyp.

Komisioni Evropian arrin në konkluzionin se hapja e negociatave është e domosdoshme që thellimi i reformave të vijojë me ritmin e kënaqshëm në të cilin ndodhet Shqipëria. Në kuadër të progresit të arritur, Komisioni rekomandon që negociatat e anëtarësimit të hapen me Shqipërinë.

Marrja e këtij rekomandimi pozitiv nga Komisioni Evropian për Shqipërinë është gjysma e rrugës drejt ëndrrës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Vendimi përfundimtar jepet në qershor, kur Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare do të mblidhen dhe do të votojnë nëse pranojnë apo jo hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Përpara se të mbërrijnë në këtë datë, rekomandimi i kësaj të marte nga komisioni ju përcillet në parlamentet e vendeve anëtare të cilat marrin vendim nëse do ta mbështesin apo jo Shqipërinë.

Mogherini ‘zbarkon’ në Tiranë, duart plot për Ramën. I jep hapjen e negociatave Read More »

Një vogëlushe me Sindromën Down ndërpret Papën. Reagimi i tij vlen miliona…

Thuhet se besimi arrin të lëvizë malet, por mbi të gjitha ajo që mund të lëvizë janë zemrat e njerëzve.

Përtej asaj që mund të jetë feja e secilit prej nesh, një gjest me ëmbëlsi i kapërcen të gjitha llojet e besimeve, pasi ajo mund të bëjë që të lëkundet esensa që çdo qenie njerëzore ka brenda vetes.

Papa Françesku është autoriteti më i lartë i fesë katolike në botë dhe ndoshta do të hyjë në histori për ato gjeste spontane mirësie, që e kanë sjellë atë më afër besnikëve të tij.

Papa u bë kohë më parë protagonist i një skene shumë të ëmbël.

Papa Françesku, i lindur në Argjentinë, priti në audiencë delegacionet e turneut të Unifikuar të Futbollit të Olimpiadës Speciale të mbajtur në Romë tetorin e kaluar, shkruan ShkodraNews. Ky është një turne i unifikuar ndërkombëtar i futbollit, me skuadra prej 9 lojtarësh, 5 prej tyre me aftësi të kufizuara intelektuale dhe 4 pa aftësi të kufizuara, shkruan ShkodraNews. Në këtë edicion marrin pjesë skuadra nga 9 vende evropiane, duke përfshirë edhe Italinë me 4 skuadra.

Gjatë një ceremonie me rastin e këtij aktiviteti, fëmija nuk mendoi dy herë dhe shkoi për t’u ulur direkt në karrigen e Papës.

Edhe pse prindërit ishin duke u përpjekur për ta thërritur atë, përgjigjja e fëmijës ishte tundja e kokës në shenjë mohimi dhe thërriste çdo herë fjalën “Papa”, duke tërhequr vëmendjen e Papës i cili nuk mund të mos hipnotizohej nga aq shumë butësi.

Pastaj, gjatë fjalimit të tij, Papa mori dorën e Gemma-s dhe imazhi ishte aq i ëmbël saqë shumë shpejt u bë viral nëpër botë.

Çfarë mendoni për këtë histori të bukur? Lini një koment dhe mos harroni të ndani këto imazhe të ëmbla me miqtë tuaj në Facebook.

Një vogëlushe me Sindromën Down ndërpret Papën. Reagimi i tij vlen miliona… Read More »

Suada, vajza që kërkonte punë merr vëmendjen e Ramës, ja ç’thotë ai

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur historinë e Suadës e cila kishte dy vjet pa pune, si shembull i punësimit real, për të uruar mirëmëngjesin ndjekësve të tij në FB.

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me Suadën, që tregon se si nisja e punës me një rrogë të ulët është baza e rritjes profesionale dhe e ngjitjes së shkallëve të pagesës, për këdo që ka ambicie për më shumë e vullnet të fortë për punë, ju uroj një ditë të mbarë 🌹””, shkruan Rama.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155732922576523/?t=0

Suada, vajza që kërkonte punë merr vëmendjen e Ramës, ja ç’thotë ai Read More »

Zgjedhje të parakohëshme parlamentare apo provë force me opozitën?! Paralajmërimi i Ramës: Të punojmë sikur zgjedhjet janë në qershor

Vetëm një ditë përpara se Komisionerja për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE Federika Mogherini e Komisioneri Johanes Hahn të vijnë në Shqipëri, për të deklaruar dhënien e rekomandimit për hapjen e negociatave, Edi Rama ka bërë një lëvizje të papritur.

Kryetari i PS njëherësh dhe kryeministër i vendit, Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar ka shokuar deputetët me deklaratën e tij.

Teksa ka kërkuar intensifikimin e punës së deputetëve socialistë në bazën e partisë, Rama ka dhënë dhe orientimet përkatëse.

Por në mënyrë surprizuese kryeministri deklaroi se PS duhet të punojë me qytetarët dhe bazën e partisë, njëlloj sikur zgjedhjet të ishin në muajin qershor, tani.

Deklaratë kjo që bëhet pikërisht në momentin kur ende nuk është mbushur viti nga mandati i dytë qeverisës i fituar nga PS tërësisht vetëm dhe pa aleatë.

Por kjo deklaratë bëhet dhe në momentin më të mirë për mazhorancën në marrëdhëniet me Brukselin, pra një ditë përpara se të bëhen publike rekomandimet që do të çojnë në hapjen e negociatave me BE.

“Të punohet më shumë dhe më fort me bazën. Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar maksimalisht. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

Një qëndrim i papritur i Ramës që i ka zënë në befasi deputetët socialistë duke shkaktuar habi tek ata.

Mesazhi që përmbante një deklaratë e tillë, e dyzuar në pamje të parë duket se ka paralajmëruar dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme.

Ndoshta vitin e ardhshëm në një kohë me zgjedhjet për pushtetin vendor. Një voli kjo për socialistët e një kalkulim i Ramës ose një kërkesë e bërë nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të pozicionuar gjithçka dhe për të ballancuar situatën.

Pasi vendi shihet pa opozitë dhe qeverisja nuk po funksionon.

Kryeministri në mbledhjen e sotme as më shumë dhe as më pak por u kërkon deputetëve të mendojnë për maksimalizim vote dhe mandatesh, pra për zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme.

Por nga ana tjetër një paralajmërim i tillë është komentuar dhe si një provë force përballë opozitës e cila po tenton përmes protestave sporadike të dobësojë mazhorancën e Ramës.

Ku duket se deklarata e Ramës është jo vetëm një mesazh për strukturat e partisë së tij, por një mesazh apo provë force edhe ndaj opozitës.

Duke treguar para saj se mazhoranca e PS është e gatshme dhe e organizuar për të hyrë në zgjedhje dhe këtë qershor dhe për ti fituar ato.

Një kërcënim në përgjigje të ankesave të opozitës se zgjedhjet e 25 qershorit 2017 Rama i mori thjeshtë dhe vetëm nga ndikimi i parave të drogës.

Pavarësisht se Basha kishte tërë ministritë kryesore përfshirë dhe Ministrinë e Brendshme dhe institucionet kryesore që kishin punësime dhe lekë.

Gjithsesi kryeministri e ka hedhur sfidën për të vetët në PS dhe për opozitën. Do të ketë zgjedhje të parakohëshme këtë vit apo vitin e ardhshëm, pavarësisht se situata nuk është jashtë kontrollit.

Një paralajmërim për zgjedhe të parakohëshme pavarësisht se opozita është e dobët dhe e papërgatirur, por dhe për faktin se vendi nuk po qeveriset.

Megjithatë Rama ka hedhur idenë e zgjedhjeve të parakohëshme në grupin e tij parlamentar. Të shohim reagimin e opozitës.Pamfleti.com

Zgjedhje të parakohëshme parlamentare apo provë force me opozitën?! Paralajmërimi i Ramës: Të punojmë sikur zgjedhjet janë në qershor Read More »

Shqiptarët e ndershëm e duan ambasadorin Donald Lu, të korruptuarit e sulmojnë. Zgjatja e mandatit, ndihma më e madhe e SHBA për Shqipërinë

Ambasadori amerikan është vënë në qendër të goditjes nga ana e Sali Berishës, Ilir Metës dhe gjithë kupolës së inkriminuar të PD dhe LSI.

Madje kanë riaktivizuar dhe njëherë ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla për të debatuar me ambasadorin amerikan.

Duke ribotuar një letër që Llalla ia dërgonte DASH dhe ku e akuzonte se i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, asokohe kryetar Kuvendit dhe aktualisht President. Dhe një kërkesë të tillë sipas Llallës, Donald Lu ia kishte bërë vetëm katër muaj pas ardhjes si ambasador në Shqipëri.

Një përpjekje e opozitës për të paraqitur reformën në drejtësi si një kërkesë jo e partnerëve tanë ndërkombëtarë, jo e qytetarëve shqiptarë por vetëm e ambasadorit Donald Lu.

Aq shumë i mëshojnë këtij fakti opozita dhe mediat afër saj se gjithë kjo përplasje e njerëzve të korruptuar me ambasadorin amerikan, sa gjithë këto sulme ndaj Donald Lu argumentohen me gabimin e këtij të fundit që merr përsipër gjëra që duhen marrë nga shqiptarët.

Po të shikosh me vëmendje sulmet e PD dhe LSI ndaj tij, janë tërësisht personale dhe nën frikën e reformës në drejtësi, e cila tashmë po përgatit dosjet e “peshqve të mëdhenj” që do të arrestohen dënohen dhe do të futen në burg.

Ish Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është punë ditësh i lirë, pasi ai do të arrestohet dhe do të japë llogari për akuzat që janë ngritur ndaj tij. Akuza që fillojnë që nga pastrimi i parave, mungesa e justifikimit të pasurive, kalimi i paligjshëm i parave nga kufiri e deri tek dosjet e mbyllura të njerëzve të krimit.

Hetimin dhe dënimin me burg të Adriatik Llallës do ta bëjë drejtësia shqiptare, mbështetur dhe në prova dhe fakte të patjetërsueshme të mbledhura për të. Por dhe të ardhura nga FBI amerikane dhe organet e tjera ligjzbatuese partnere.

Kështu dhe Sali Berisha, Ilir Meta, ish ministrat e PD, PS dhe LSI apo dhe ministra aktualë do të shkojnë në burg për abuzime, me zbatimin e reformës në drejtësi.

E cila për hir të së vërtetës është bërë falë këmbënguljes së fortë të ambasadorit të SHBA Donald Lu dhe asaj të BE Romana Vlahutin.

Kërkesa e Lu e Vlahutin për organet ligjzbatuese shqiptare që të arrestojnë “peshqit e mëdhenj” për t’i hapur rrugën prosperitetit të Shqipërisë dhe integrimit të saj në BE ka tërbuar kupolën politike të krimit në Shqipëri.

Por shtimi i shanseve që politikanët, zyrtarët, prokurorët e gjykatësit e korruptuar do të shkojnë në burg ka gëzuar shqiptarët e ndershëm.

Nëse do të organizohej një sondazh sot që flasim 90 përqind e shqiptarëve mbështesin ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu. Madje e cilësojnë atë njeriun më të përkushtuar për përparimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE.

Dhe në jo pak raste deklarojnë se ndihma më e madhe e SHBA për Shqipërinë do të ishte që në këtë situatë ku gjendemi, ti zgjatej mandati i ambasadorit në Tiranë.

Qofte dhe thjeshtë duke mos emëruar njeri. Sa të përfundojnë në burg të korruptuarit.

Eshtë njeriu më i vlerësuar sot për sot, dhe çdo sulm ndaj tij, përceptohet tashmë si një sulm ndaj popullit shqiptar.

“Sulmet kundër ambasadës amerikane dhe ambasadorit Lu janë sulme kundër popullit të ndershëm shqiptar.. Era e re filloi!”, deklaroi në llogarinë e tij në Facebook editori  i “Pamfleti” Gjergj Zefi.

Duke perifrazuar me një fjali të vetme atë që shqiptarët e ndershëm e mendojnë dhe thonë përditë për Donald Lu dhe mbështetjen amerikane për Shqipërinë.Pamfleti.com

Shqiptarët e ndershëm e duan ambasadorin Donald Lu, të korruptuarit e sulmojnë. Zgjatja e mandatit, ndihma më e madhe e SHBA për Shqipërinë Read More »

Dy nga gjashtë deputetë përfundojnë në gjykatë për fshehje pasurie, 144 zyrtarë nën hetim për korrupsion

Prokuroria e Tiranës ka dërguar para gjykatës 2 politikanë të lartë të akuzuar për fshehje pasurie. Gazeta “SOT” ka siguruar raportin vjetor të punës së kësaj prokurorie për periudhën janar-dhjetor 2017 dhe në të janë dhënë statistika për të gjithë veprat penale. Pak ditë më parë gazeta publikoi të dhëna nga raporti i ILDKP, ku bëhet me dije se në prokurori janë paditur disa politikanë të lartë, 6 prej të cilëve deputetë. Por sipas të dhënave të prokurorisë, për vitin 2017 janë vënë nën hetim 7 persona për fshehje pasurie dhe për 2 dosja ka shkuar në gjykatë, ndërsa për 5 të tjerë vijojnë hetimet.

“Mbi bazën e materialeve të referuara nga ana e ILDKP-së, janë referuar gjithsej 7 (17-2016) kallëzime penale, nga ku janë regjistruar 7 (13-2016) procedime, të cilat dy janë dërguar për gjykim dhe 5 janë ende në hetim. Këtë vit numri i materialeve të referuara është më i ulwt se një vit më parë, ndërkohë që është vazhduar t’i jepet rëndësi rritjes së cilësisë dhe plotësimit të tyre me të dhënat e nevojshme në funksion të çështjes penale”, thuhet në raport. Aty janë dhënë detaje dhe sa i takon hetimit të veprave të korrupsionit apo shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave, etj.

Sipas raportit, janë 144 persona të hetuar për këto vepra penale.

“Së pari, janë regjistruar kryesisht (me iniciativë të prokurorit) 18 procedime penale, krahasuar me 16 të një viti më parë. Jemi pothuaj në të njëjtat parametra të ushtrimit të ndjekjes penale kryesisht, si dhe përdorimit me qëllim gjenerimin e procedimeve penale duke përdorur të dhëna të marra nga burime të hapura publike, si dhe të dhë- na me natyrë inteligjente.

Së dyti, janë regjistruar 6 referime të ardhura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga këto në 3 raste është vendosur regjistrimi (dy janë ende në hetim dhe një çështje është pushuar) i procedimeve penale, në 3 raste është vendosur mosfillimi.

Së treti,mbi bazën e materialeve të referuara nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave gjatë vitit 2017, janë regjistruar 13 procedime penale, ku 12 procedime penale janë ende në hetim dhe një është transferuar. Në një krahasim me vitin e kaluar jemi në të njëjtat parametra ka të bëjë me veprën penale të kontrabandës nga ana e subjekteve tregtare dhe në asnjë rast nuk ka pasur referime për kontrabandë të kryer nga punonjësit e administratës doganore”, thuhet në raport. Po ashtu bëhet e ditur se nga ana e policisë janë kallëzuar në polici 62 persona për vepra penale të korrupsionit.

Të dhënat mbi kallëzimet

Gjatë vitit 2017 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë janë regjistruar gjithsej 17.321 kallëzime penale. Kjo shifër është më e lartë se viti 2016, ku janë regjistruar 16.558 kallëzime. Në krahasim me një vit më parë, konstatohet se janë regjistruar 763 kallëzime më shumë. Është ulur numri i kallëzimeve të referuara nga policia ushtarake, ndërkohë është rritur numri i kallëzimeve nga nëpunësit publikë, shtetasit, Policia e Shtetit dhe ato të regjistruara kryesisht.

Gjatë vitit 2017, kallëzimet kanë ardhur në përqindjen më të madhe nga Policia e Shtetit – 15.250 kallëzime, 958 nga shtetasit; 726 nga nëpunësit publikë; 4 nga policia ushtarake, 18 procedime janë filluar kryesisht. Sipas raportit, në rreth 27 % të rasteve kur është vendosur mosfillimi i procedimit e përbëjnë referimet për veprat penale të parashikuara nga Kreu i II-të (Vepra penale kundër personit) dhe rreth 38.6% përbëjnë referimet për veprat penale të parashikuara nga Kreu i III-të (Vepra penale kundër pasurisë). Krahasuar me vitin 2016, numri i përgjithshëm i mosfillimeve është rritur me 1160.

Dy nga gjashtë deputetë përfundojnë në gjykatë për fshehje pasurie, 144 zyrtarë nën hetim për korrupsion Read More »

Zbardhet vrasja e të riut shqiptar në Francë, arrestohet autori

Prokuroria franceze ka zbardhur autorësinë e vrasjes së një shqiptari në dhjetor të vitit të shkuar dhe plagosjen e një tjetri.

Ngjarja ndodhi më 2 dhjetor ku humbi jetën i riu shqiptar Endri Lleshi, 22 vjeç nga Dibra. Pas rreth katër muajsh nga vrasja, xhandarmëria në qytetin francez të Annecy,

ka arrestuar autorin, një konsumator heroine, i cili ka pranuar të gjitha faktet e paraqitura ndaj tij. Personi tjetër i plagosur, gjithashtu tregtare heroine u akuzua për trafik droge dhe u burgos pas qëndrimit të tij në spital.

Mediat franceze shkruajnë se shqiptarët kontrollojnë trafikun e heroinës në pellgun e Annecy, ku shqiptarët shesin heroinë të cilësisë për rreth 80 euro për gram.

“Përdoruesit e heroinës kanë nevojë për para për të blerë dozën e tyre, dhe nëse dëmtohen shoqërisht, profesionalisht, individualisht, për fat të keq, shpesh kryejnë krime për të marrë ato para”. shpjegon Véronique Denisot. Mund të jenë vepra të vjedhjes ose vjedhjes me dhunë për të marrë 80 ose 100 euro. Por ka viktima të tjera: shitësit.

“Ne gjithashtu kemi shitës shqiptarë të heroinave që janë viktima të dhunës nga përdoruesit e heroinave që nuk kanë para të mjaftueshme dhe që përpiqen për të vjedhur dozat e tyre”, tha prokurorja e Annecy.

Zbardhet vrasja e të riut shqiptar në Francë, arrestohet autori Read More »