Aktualitet

Amerika ndërton aeroport ushtarak në bazën e Bondsteel, në Kosovë

Mediat serbe kanë raportuar se amerikanët janë duke ndërtuar në menyrë sekrete një aeroport ushtarak brenda Kampi Bondsteel, në Kosovë.

Baza ushtarake e ndërtuar në vitin 1999 tani është zgjeruar dhe me 100 hektarë, thonë mediat serbe.

Burimet nga strukturat e inteligjencës shpjegojnë se deri në njëfarë kohe amerikanët as nuk mendonin të bënin një aeroport në Bondsteel por se gjithçka ndryshoi pas ftohjes së marrëdhënieve me Rusinë dhe forcimit të rezistencës shkaktuar nga përhapja e NATO-s në lindje.

Për amerikanët është e rëndësishme që të ketë një bazë nga ku ata do të udhëheqin sulme, do të ulën aeroplanë transporti, dhe çdo gjë do të jetë sekrete.

Se sa sa të vërteta janë pohimet e mediave serbe mbetët të tregoj koha!

Amerika ndërton aeroport ushtarak në bazën e Bondsteel, në Kosovë Read More »

Elbasan – Pse u hodh gruaja nga makina? Policia jep detajet

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje, lidhur me aksidentin e ndodhur një ditë më parë ku u aksidentua një grua 55-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan – Bradashesh, ku u ndalua drejtuesi i mjetit Julian Hida, 43 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprën penale “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur” dhe “largimi nga vendi i aksidentit”.

Arrestimi i tij u bë pasi, rreth orës 15:15, aksin rrugor Elbasan – Bradashesh, ai ishte duke drejtuar makinën tip Volkswagen Passat me targa AA 087 CD me drejtim lëvizjeje nga Bradasheshi në drejtim të Elbasanit .

Nga mjeti në lëvizje është hapur dera prapme e pasagjerit dhe nga mjeti është hedhur 55-vjeçarja me inicialet Sh. T., banuese në Bradashesh.

Kjo gjë është faktuar nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në afërsi të vendit të ngjarjes.

Po ashtu është zbuluar, drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurës, por është larguar nga vend i ngjarjes me shpejtësi, dhe rreth orës 17:50 është konstatuar dhe kapur nga patrulla e policisë.

Drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit me aparat Drager, ku rezultoi në provën e parë në masën 0.92 mg/l dhe në provën e dytë 1.07 mg/l.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje gruaja është dëmtuar rëndë, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Spitalin e Elbasanit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt, në gjendje të dehur” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Elbasan – Pse u hodh gruaja nga makina? Policia jep detajet Read More »

Gruaja e fortë me 6 familjarë të vdekur, sot ka nevojë për shqiptarët

Një grua në moshë të rënduar, e sëmurë e që duhet t’i shërbejë dhe bashkëshortit të saj që është në gjendje më të rënduar se ajo. Grua e fortë deri në dhimbje, nga ato gratë që duket sikur mes shumë mundimesh i bën ballë jetës. Ajo ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

Hanife Hasa është 58 vjeç, jeton në fshatin Grabjan të Lushnjes. Gruaja gjen forcë për të na treguar historinë e jetës së saj edhe pse duket se fuqitë e kanë lënë. “U martova 17 vjeç, u bëra me djalë. Djali im ishte i mençur, në gjimnaz djali u diagnostikua me tumor në këmbë” Drita e syve djali i vetëm u shua në sytë e saj.“E operuam djalin, u be keq djali. Pas dy javësh iu kthye tumori. Mjeku më tha merre në shtëpi nuk ka shërim. Djali më vdiq në duar” thotë gruaja për “Shqiptarët për shqiptarë” në News24. 6 muaj pasi i vdiq i biri ajo u përball me një tjetër tragjedi. Në pusin e shtëpisë së saj humbën jetën 5 persona përfshirë bashkëshorti, vëllai dhe nipi i saj. I vetmi kujtim për të janë disa fotografi të vjetra.

Hanifja vetë është e sëmurë, plagët e zemrës janë të mëdha. Sot ajo banon bashkë me burrin e saj. 58 vjecarja ka probleme të mëdha shëndetësore në këmbën e majtë. Dhimbjet i ka të mëdha.  Mjeku i tha të operohej në spitalin shtetëror. Ironike është fakti se ajo ishte e 600-ta në radhë. Me shaka mjeku i tha se duhet të priste 50 vjet për t’u operuar. “Mezi eci, këmba më mundon, nuk i shërbej dot burrit. Vjet mu sëmur edhe burri. Tani është i paralizuar” thotë gruaja e cila me një patericë shtyn me mundime burrin e saj.

“Zvarrë ecim nga halli të dy” “Po mos të jetë kjo, unë do isha i vdekur. I kërkoj falje gruas për gjithë këto mundime që po bën” shprehet burri.

Gruaja e fortë me 6 familjarë të vdekur, sot ka nevojë për shqiptarët Read More »

Arta Marku hap dosjet e Metës, Berishës e Doshit. Frika nga burgu aktivizon “zarat” respektivë në media që e kërcënojnë. Tragjike se paguhen me taksat tona

Nëse kërkon të dish në Shqipëri se cili politikan është i fajshëm, atëherë evidento një akuzë dhe shih cili bën “zarin” për ta mbrojtur.

Në Shqipëri tashmë dihet se pjesa më e madhe e mediave janë të blera. Diku blihet pronari, diku blihet emisioni, diku blihet edhe ndonjë gazetar.

Ne i kemi kolegë dhe nuk është se na vjen mirë kur i atakojmë ndonjë herë, por akoma më keq na vjen kur na e kanë degjeneruar profesionin në këtë farë feje.

Aq sa kemi nisur të bëjmë prokurorin, gazetarin, gjyqtarin, politikanin, zarin dhe njeriun që lëkundet sa andej këndej.

Bledi Mane e degjeneroi gazetaren, teksa i foli si Rovena Gashi dhe me një bisedë vetëm 7 minutëshe nxori tërë llumin e gazetarisë në sipërfaqe.

Njerëzit u gajasen me këtë bisedë të sajuar të Bledi Manes me gazetaren Anduena Llabani, sikur po i fliste Rovena Gashit.

Por gazetarët u ndjenë të turpëruar se si një gazetare e vjetër, të përdoret në këtë farë feje.

Madje ajo e kishte arritur ‘majën’ teksa deklaroi në një emision televiziv nga më të ndjekurit në vend, se në takimin “kokë më kokë” të Ramës me Merkel, kjo e fundit i paskësh thënë Ramës që të mos e lejojë më vëllain Olsi Rama të bëjë trafik droge se la nam.

Dhe takim kokë më kokë Merkel-Rama në ballkonin e ndërtesës qeveritare gjermane, dhe e paska dëgjuar gazetarja këtu ne Tiranë çfarë është biseduar, kjo është të vrasësh veten.

Vetëm nëse ka qënë në brekët e Ramës, që e paska dëgjuar, ndryshe nuk ka asnjë shans.

Ne mirëkuptojmë çdo hall kolegu, pasi jemi njerëz. Dikush mund të ketë borxhe se ka mashtruar dynjanë, dikush për ndonjë bursë për kalamajtë, dikush për të luajtur apo paguar ndonjë borxh në kazino. Dikush dhe për të mbajtur ndonjë të dashur sekrete, pa e diktuar dynjaja dhe larg qoftë gruaja.

Nuk thonë kot, që “halli hallit nuk u ngjan”, pasi vetëm për bukë goje nuk themi se vuan asnjë gazetar, madje dhe më i thjeshti.

E marrim spunton për të bërë këtë hyrje të gjatë, për shkak të një emisioni që e paguajmë me taksat tona, në Televizionin Shqiptar.

Bëhet fjalë për emisionin “Java” në RTSH , i cili paska paralajmëruar mbrëmë ekspozimin e dy kallezimeve të reja penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kallezime që “ngërthejnë histori të pazakonshme, madje të jashtëzakonshme të abuzimeve dhe shkeljeve korruptive të ligjit”, sipas ish drejtuesit të lartë të PD, PAD e prap PD, tashmë analist që ka fituara pavarësinë nga e majta me zhvendosje djathtas, Preç Zogaj.

Sipas Zogajt, i njohur si ithtar i PD dhe i Berishës, pavarësisht se ky i fundit e ka degjeneruar gjithnjë, akuzoi kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku se janë kallzime që ose flenë, ose mbyllen nga organi i akuzës.

Zogaj tha se, për t’u dhënë kohën e nevojshme, ekspozimi i tyre do të bëhet në emisionin e ardhshëm. Duke paralajmëruar një sulm ndaj kreut të prokurorisë.

Por gazetari investigativ Artan Hoxha dhe analisti Lorenc Vangjeli nuk kanë pritur të hedhin dyshimet e tyre për drejtimin e Prokurorisë.

Artan Hoxha tha se Prokurori i Elbasanit, Ardian Nezha nuk ka dhënë dorëheqjen, ashtu siç thuhet.

Ai shpjegoi se bëhet fjalë për ato lloj dorëheqjesh që në fakt janë largime për shkak të çeshtjeve kriminale në Elbasan, ku ka përpjekje dhe presione për të mos u hetuar.

Ndërsa gazetari Lorenc Vangjeli e ngriti dozën duke thënë se nëse ngec në rutinën e paraardhësit, fuqia që i hapi derën do ti tregoje derën prokurores se re. Duke nënkuptuar SHBA-në.

I futëm këto pasazhe deklaratash të tre njerëzve që bëjnë gazetarin në këtë emision në televizionin publik shqiptar që mbahet me paratë e qytetarëve shqiptarë, për të treguar se pse kanë nisur sulmet dhe kërcënimet ndaj kryeprokurores Arta Marku.

Për ti marrë me radhë, Preç Zogaj është ithtar i Berishës, i infektuar keq  nga “sindroma e Stokholmit”.

Për të gjitha ata që duan një sqarim të mëtejshëm për këtë sindromë, shpjegimi është i thjeshtë: Dashuria e viktimës me dhunuesin. Berisha e ka dhunuar Preçin aq fort sa nuk thuhet me fjalë.

I dyti, Artan Hoxha, njihet se është në “borderonë” e Tom Doshit, për hallet e veta sa herë që ia lyp nevoja Tomës del Artan Hoxha.

Kështu doli dhe kur e shpalli SHBA të padëshirueshëm dhe foli ato që foli, vetëm Toma s’kishte faj. Madje mesazhi ishte për Metën dhe Berishën sipas Hoxhës.

Dhe i treti Lorenci, që ndonëse ka qënë në heshtje këto kohë njihet si ithtar i Ilir Metës, e ka pasur dhe vijon ta ketë këshilltar të afërt.

Pse të tre këta përfaqësues të medias ishin në unison kundër Arta Markut, që e akuzonin se nuk po shqyrton dosjet e krimit, madje dhe fle mbi to.

Fakti është i thjeshtë: Dosjet e Metës, Berishës dhe Tom Doshin me sa duket janë duke u hapur, ndaj “zarat” respektive të tyre janë aktivizuar. Pra Arta nuk po fle, por i ka hapur këto dosje.

Këta “zara’ aktivizuar deri në atë shkallë sa të akuzojnë dhe Kreun e Prokurorisë shqiptare Arta Marku, madje dhe ta kërcënojnë se mund ta heqë SHBA.

Punë “zarash”. Por ama zarin e bëjnë me paratë tona, që paguajmë çdo muaj për RTSH tek fatura e energjisë.

Mesazhi ynë është i thjeshtë: Lerini presionet ndaj Arta Markut, këta njerëz e kanë vendin në burg dhe nuk ka djalë nëne e bir kurve që i shpëton, sado emsione të emetoni.

Qoftë dhe në RTSH. Eshtë jashtë fuqisë së Ramës që kërkon që ti mbrojë, apo Berishës, Metës e Doshit që duan të mbrojnë veten. Eshtë kapitull i mbyllur, SHBA e mbështet Arta Markun.Pamfleti.com

Arta Marku hap dosjet e Metës, Berishës e Doshit. Frika nga burgu aktivizon “zarat” respektivë në media që e kërcënojnë. Tragjike se paguhen me taksat tona Read More »

Bukuroshet shqiptare që janë pas hekurave për vrasje, mashtrim dhe zjarrvënie

Të reja, të bukura e me një karrierë të lakmuar, historitë e bukurosheve shqiptare që përfunduan pas hekurave të burgut për krime të rënda.

Duke u nisur nga arrestimi i Olesia Dukës, dentistes së “Vip-ave”, albeu.com rikthen në vëmendje burgosjet më të bujshme të bukurosheve shqiptare.

Dentistja e famshme, Olesia Duka

Olesia Duka u arrestua pak ditë më parë pas denoncimit të një biznesmeni të njohur, se Olesia i kishte marrë atij 900 mijë euro dhe nuk ia kishte kthyer më.

Pas denoncimit të tij, u zbuluar se ajo kishte mashtruar plot 11 biznesmenë dhe një ish-deputet të PS, duke u marrë shifra të çmendura parash, raporton albeu

Olesia jetonte një jetë luksi me udhëtime e rroba firmato. E ftuar disa herë edhe në emisione, ajo njihej si dentistja e “Vip-ave”.

Uarda Çota

Bukuroshja zeshkane që tërhoqi vëmëndjen e medias, u burgos për një aksident të rëndë automobilistik në Komunën e Parisit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur tre vite më pare dhe nga aksidenti humbi jetën 11-vjeçarit Rubin Peka, djali i ish-zv/ministrit Avenir Peka.

Ajo u dënua me 5 vite burg por pas dy vitesh përfitoi nga amnistia.

Anjeza Shabani

Gazetarja e njohur Anjeza Shabani shokoi opinionin publik pasi dhunoi një fëmijë 3-vjeçar në kopshtin që administronte në Sauk në Tiranë.

Anjeza Shabani u dënua me 2 vite burg ndërkohë oponioni publik e kryqëzoi atë pas pamjeve të dhunshme brenda kopshtit “Diren”.

Desara Mançellari

E kush mund t’a harrojë vajzën simpatike e cila i vuri flakën katër makinave të babait të ish-të dashurit.

Në polici ajo tregoi se ish i dashuri i ushtronte presion dhe për këtë mori hak duke i djegur 4 makina superluksoze.

Ajo rrëfeu se bleu benzinë në një pikë karburanti, mori një shkrepëse dhe i vuri flakën katër automjeteve të babait të tij.

Pas disa vendimeve, Dasara u la me arrest shtëpie.

Lule Makashi dhe Adela Makashi

Pak muaj më parë, u arrestuan dhe burgosën nënë e bijë pasi mashtruan plot 360 shqiptarë, të cilët paguanin rreth 20 mijë dollarë për një vize punë në Kanada.

Nënë e bijë u dënuan respektivisht me 10 dhe 8 vite burg.

Bukuroshet shqiptare që janë pas hekurave për vrasje, mashtrim dhe zjarrvënie Read More »

Kosova mund të bëhet me dy kryeqytete

Miratimi i projektligjit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, mund t’i prodhojë dy kryeqytete, njëri administrativ e tjetri historik.

Në ndryshimet e bëra më 10 prill, Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, nenit 4 i ka shtuar edhe pikën 2, e cila i jep këtë epitet qytetit Lidhjes Shqiptare të 1878-s, raporton KTV.

Ky propozim ka ardhur nga deputeti i PDK-së i cili vjen nga ky qytet, Nait Hasani, i cili e udhëheq këtë komision.

Shkurtimisht, përmes telefonit, ai ka thënë se shumë shtete i kanë “kryeqytetet historike”, andaj edhe Kosova duhet ta ketë të vetin.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se në projektligjin që posedon ai, ky nen nuk ekziston, ndërsa diskutimet për këtë i quan politike.

Kryeqyteti historik, sipas Ahmetit, nuk duhet të jetë pjesë e ligjit për atë administrativ.
Sipas tij, nëse hyhet në histori, Prizreni ka qenë kryeqytet i Shqipërisë dhe nuk do të duhej të kufizohej vetëm me Kosovë.

Ndërsa, i pari i qytetit të dytë më të madh në vend, Mytaher Haskuka, gjatë së shtunës, nuk ka folur rreth kësaj çështjeje, me arsyetimin se është në Gjermani.

Kosova mund të bëhet me dy kryeqytete Read More »

Rivalët sulmojnë “Top Channel” me Fake News

Shitet Top Channel? Një Fake News i shëmtuar shqiptar

Fake News dhe përdorimi malinj i informacionit janë kthyer në një modë të keqe kohët e fundit në Shqipëri, sa pa frikë mund të thuash se janë po aq të ngjashme dhe të rrezikshme sa edhe armët që shkuan në duart e njerëzve në vitin e mbrapshtë ’97.

Fjala po përdoret keq dhe e shitur nën maskën e medias po prodhojnë një llum informativ të pistë zi, duke kërkuar të dëmtojnë emitentët apo bizneset më të rëndësishme në Shqipëri.

Prej orësh në portalet anonime, e më pas amplifikuar zhurmshëm dhe pa as më të voglin kontroll etik dhe profesional dhe nga media që kanë një emër dhe reputacion në këtë treg informativ, qarkullon një lajm për shitjen e Top Channel. Askush nuk ka pyetur në Top Channel, askush nuk ka kontaktuar në Top Channel për të konfirmuar një informacion të tillë, që po aq sa Top Channel, dëmton edhe një partner të vjetër të Top Channel në biznes.

Asgjë e vërtetë nuk qëndron mes këtyre rreshtave që një portal ka hedhur në eter dhe të tjerët e kanë amplifikuar zhurmshëm, duke krijuar shumë zhurmë e thashetheme.

Top Channel është themeluar nga Dritan Hoxha dhe kjo është padyshim pasuria dhe kujtimi më i rëndësishëm dhe më i bukur që ai i ka lënë familjes së tij dhe të gjithë shqiptarëve. Familja, por edhe stafi i Top Channel janë të përkushtuar maksimalisht që Top Channel të mbetet lider në tregun mediatik shqiptar, në të gjitha vendet ku flitet shqip.

Top Channel vazhdon të mbetet lideri mediatik në Shqipëri në të gjithë dimensionet e tij, e ndoshta kjo po shqetëson disa koka të nxehta, e të mbrapshta.

Ndodhi sërish sot në Shqipëri që një Fake News kërkon të përbaltë ‘Gjigantin’, ka ndodhur edhe sërish dje, do ndodhë patjetër edhe nesër prapë. Por siç thotë edhe gazetari i njohur Enriko Mentana; “Fake News është si një komik që të bën të qeshësh me batutën e parë, por më pas ndërron kanalin dhe nuk kujtohesh më për të”. Kështu do të harrohen dhe këto Fake News, që rëndomë rreken të marrin ca klikime të pista.

Top Channel vazhdon të mbetet i njëjti, i pari për Shqiptarët!

Rivalët sulmojnë “Top Channel” me Fake News Read More »

Fundjavë korriku në Vlorë, qytetarët nisin plazhin

Shumë pushues i janë drejtuar bregdetit të Vlorës për të shijuar motin e ngrohtë. Ata thonë se janë të kënaqur me infrastrukturën dhe dita e sotme i ngjan një dite korriku.

Temperaturat e larta dhe moti i ngrohtë i joshën pushuesit për fundjavë. Shumë prej tyre i gjetën pranë bregdetit të Vlorës.

Disa zgjedhin thjesht një shëtitje përgjatë Lungomares. Dita për ta i ngjan muajve të sezonit turistik.

Ka të ardhur nga kryeqyteti, por edhe vendas që shijojnë rrezet e plota të diellit dhe lahen në det.

Numri i qytetarëve që preferojnë Vlorën për të pushuar sa vjen e rritet./Express

Fundjavë korriku në Vlorë, qytetarët nisin plazhin Read More »