Aktualitet

DVP.Vlorë në bashkëpunim me DAV, kanë zhvilluar disa aktivitete, kundër kultivimit të narkotikëve

DVP.Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Vlorë, kanë zhvilluar disa aktivitete, kundër kultivimit të narkotikëve.

Ndërkohë kanë vijuar kontrollet e territorit në të gjithë qarkun me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe evidentimin e goditjen e këtij fenomeni.

Policia e Vlorës, do të vijojë punën për goditjen e paligjshmërisë si dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në rast se konstatojnë veprimtari të paligjshme të telefonojnë në numrin 129 në mënyrë që të kontribuojnë në rritjen e parametrave të sigurisë.
Janë proceduar penalisht 16 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë vijuar punën për përmbushjen e detyrave dhe parandalimin e goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjatë javës që kaloi Strukturat Policore të DVP Vlorë kanë arrestuar në flagrancë :

6 shtetas për vepra të ndryshme penale, konkretisht :

1 shtetas për veprat penale “Ngacmimi seksual”

5 shtetas për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”

Janë kapur 3 shtetas për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”, (në operacionin policor të koduar Shëtitësit).

Janë kapur 4 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht :

2 shtetas për veprën penale “Vjedhja”

1 shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”

1 shtetas për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

Janë shpallur në kërkim :

1 shtetas për veprën penale “ Largimi të burgosurit nga vendi qëndrimit”

1 shtetas për veprën penale “Vjedhja”

1 shtetas për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja, e mbetur në tentativë”

Janë plotësuar 2 kërkesë padi për Urdhër Mbrojtje të menjëhershme.

DVP.Vlorë në bashkëpunim me DAV, kanë zhvilluar disa aktivitete, kundër kultivimit të narkotikëve Read More »

Lajm i fundit/ Gjermania tregon vendimin e saj për fatin e Shqipërisë në BE

“DW”, (Dojçe Vele) ishte media gjermane që e ndoqi nga afër vizitën e kryeministrit Rama në Berlin.

Ajo raportoi e para edhe komentet dhe deklaratat e këtij takimi.

Qëndrimi gjerman ndaj Shqipërisë është komentuar edhe nga mediat gjermane.

Adelheid Feilcke, drejtore për Departamentin e Europës në Dojçe Vele, themeluese e seksionit në gjuhën shqipe dhe një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe në një lidhje direkt për Top Channel thotë se politikanët shqiptarë duhet të lobojnë në parti të ndryshme evropiane, pasi ka mjaft politikanë evropianë që ndjekin me vëmendje çfarë po ndodh në Shqipëri.

“Jam optimiste që ata që mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit vazhdojnë të jenë shumicë në Bundestagun gjerman pasi ka dhe parti të tjera, po asnjëherë nuk bëhet automatikisht. Mendoj se është e rëndësishëm që politikanët shqiptare dhe të gjithë të bëjnë lobing në parti të ndryshme evropiane dhe shumë politikanë evropianë perëndimor ndjekin me vëmendje nëse Shqipëria i përmbahet premtimeve. Ky është një shans që nuk duhet humbur, rruga për BE është e gjatë”, tha Feilcke.

Lajm i fundit/ Gjermania tregon vendimin e saj për fatin e Shqipërisë në BE Read More »

I vranë burrin gjatë përleshjers në market, gruaja dhe djali nuk e dinë ende që…

Bashkëshortja e 52-vjeçarit që u vra gjatë tentativës së grabitjes në Kamzë, Merita Buci ndodhet e shtruar në repartin e Ortopedisë dhe ende nuk di asgjë për fatin e burrit të saj. Madje as djali i tyre, i cili eshte ende i tronditur nga ngjarja.

Familjarët kanë vendosur të heshtin përpara 44-vjeçares për largimin nga jeta të babait të katër fëmijëve, pasi janë të shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore.

“Dy persona të maskuar dhe të armatosur hynë në dyqan dhe filluan të bërtisnin lekët, nxirrni lekët”, thotë Merita, teksa ka treguar per ngjarjen nga spitali.

Më tej 44-vjeçarja shprehet se në ato momente bashkëshorti i saj u përlesh me një prej personave të armatosur për ta larguar nga djali. Ajo thotë se autorët e qëlluan bashkëshortin në sy të djalit 6- vjeçar.

I vranë burrin gjatë përleshjers në market, gruaja dhe djali nuk e dinë ende që… Read More »

Ndotja e Pyllit të Sodës në Vlorë, reagon Bashkia Vlorë (Foto)

Ndotja e Pyllit të Sodës në Vlorë, reagon Bashkia Vlorë, ndërsa është cilesuar një ngjarje e turpshme, ajo cfarë ka ndodhur në ate që quhet mushkria e qytetit bregdetar.

Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, nga Pylli i Sodës, aty ku situata ishte me të vërtetë shqetësuese, e ka quajtur një turp gjendjen dhe ndotjen në këtë zonë.

Nuk duhet të lëmë abuzuesit që të ndotin pjesë të territorit të Bashkisë së Vlorës dhe gjithkush nga qytetarët duhet të denoncoje raste të tilla.

Rasti në zonën e Pyllit të Sodës nuk e nderon sipas Lelit qytetin e Vlorës, ndërsa së bashku me inspektorë dhe punonjës të Bashkisë ka nisur pastrimi i zonës.

Referuar problematikës së krijuar, policia e rendit ka nisur hetimet, ndërsa një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga Leli, për të vënë para përgjegjësisë personat që ndotin zona të caktuara të qytetit të Vlorës, si edhe është rasti në Pyllin e Sodes.

Ndotja e Pyllit të Sodës në Vlorë, reagon Bashkia Vlorë (Foto) Read More »

SHBA-BE duan “kokën” e Metës dhe Bashës, dosjet e tyre përfundojnë në dorë te Arta Marku

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha thuhet se janë në hetim nga SHBA dhe BE dhe shumë shpejt dosjet e tyre do të shkojnë në gjykatë. Kjo shihet si hapi kryesor per i dhënë fund njëherë e mirë pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në këtë vend.

Tashmë rëndom, për të pastruar politikën shqiptare, drejtësinë shqiptare dhe policinë shqiptare përmes një vettingu të monitoruar rreptë nga partnerët tanë SHBA dhe BE, nevojitet dhe dhënia e rezultateve konkrete. Rezultate që konkludojnë në faktin se prapa hekurave duhet të jenë ata që quhen “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit dhe të krimit në Shqipëri. Pikërisht ky do të ishte dhe rezultati më efikas i zbatimit të reformës në drejtësi.

Dhe partnerët tanë ndërkombëtarë gjithnjë e kanë thënë fjalën e tyre, jo se do të vendosin ata për të burgosur politikanët dhe zyrtarët e korruptuar në Shqipëri, kriminelët dhe trafikantët në këtë vend. Pra të gjithë të paudhët që ia kanë nxirë jetën këtij populli. Ata do të hetohen dhe dënohen nga Prokuroria dhe gjyqësori shqiptar, i cili do të kalojë përmes Vettingut të monitoruar rreptë nga ana e partnerëve ndërkombëtarë.

Por partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE kanë kontribuar me të gjitha format që dosja e këtyre abuzuesve me ligjin, paratë e shtetit shqiptare dhe besimin e dhënë nga qytetarët, jo vetëm përmes fakteve të sjella në tavolinën e Arta Markut. Por dhe përmes fakteve të bëra publike nga mediat e lira amerikane dhe vendeve të BE, që janë mbështetur nga qeveria amarikane dhe ato të vendeve të BE.

Rastet më konkrete janë botimet e njëpasnjëshme të revistës prestixhoze amerikane “Mother Jones” për lobimet e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës në SHBA për një foto me Presidentin amerikan Donald Trump. Përmes fakteve dhe provave, të investiguara për muaj të tërë nga një grup gazetarësh për të dyja rastet, në të gjitha vendet rezulton se lobimi i Metës dhe Bashës në SHBA është bërë me para të dhëna nga oligarkët rusë. Madje dhe nga ish agjentë të shërbimit sekret rus, ish-KGB-së së famshme.

Këto investigime të “Mother Jones” tregojnë se përmes këtyre kanaleve të zeza ruse, tentohej që të vinin në pushtet forca politike pro ruse, duke përbërë një rrezik potencial jo vetëm për SHBA e Shqipërinë, por dhe për të gjitha vendet e tjera të Aleancës. Ndaj ky investigim i revistës amerikane u publikua në mënyrë të zgjeruar dhe tek Zëri i Amerikës, në të dyja rastet, si për lobimin e Bashës ashtu dhe të Metës. Gjithnjë me para ruse.  Madje u morën në intervista të zgjeruara nga VOA dhe gazetarët investuigues që zbuluan këtë skandal të dy partive më të mëdha të opozitës në Shqipëri.

Vlen të theksohet se Zëri Amerikës cilësohet si zëri zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit. Pra qeveria e SHBA ka qënë shumë e interesuar që këto prova të dala përmes investigimeve të merrnin dhe vulën e saj të mbështetjes për t’u hetuar dhe në Shqipëri, siç po heton FBI amerikane. Këto prova që janë sjellë me shumicë në tavolinën e Arta Markut, Prokurores së Përgjithshme të përkohshme shqiptare, janë dhe një nxitje nga ana e qeverisë amerikane që drejtësia shqiptare të dërgojë në qeli Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.

Ata kanë dhe gjynahe të tjera, të cilat mund të hetohen të gjitha në sistem dhe të marrë secili dënimin e merituar për abuzimin, lidhjen me krimin dhe qarqet e zeza ruse. Jo pa qëllim dhe media gjermane afër qeverisë kërkoi të dinte nga Edi Rama kryeministri i vendit nëse do të arrestohej presidenti aktual Ilir Meta për akuzat në ngarkim të tij. Jo pa qëllim në të njëjtën intervistë Rama pyetej dhe për Klemend Balilin, “Eskobarin e Ballkanit” për trafikun e drogës dhe që është në kërkim ndërkombëtar. Pyetja në të njejtën kohë për burgosjen e Metës dhe për Klemend Balilit ish zyrtarin në kërkim të LSI-së për trafik droge të rëndë, është një këmbanë alarmi se dhe BE si SHBA kërkojnë “kokën” e Metës. Jo se Edi Rama është i pastër në këto punë, por me sa duket po ndiqet radha dhe nuk ka ngutje për këtë qëllim. Ramën aty e kanë, thjeshtë duhet të nisë arrestimi i “peshqve të mëdhenj”.Pamfleti.com

SHBA-BE duan “kokën” e Metës dhe Bashës, dosjet e tyre përfundojnë në dorë te Arta Marku Read More »

Cilin ministër do shkarkojë Rama? Habit deputeti i PS: Të gjithë kanë probleme…

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri gjatë muajit shtator. I pyetur për këtë temë Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Ervin Bushati, pranon se qeverisja ka probleme në të gjitha fushat, ndaj sipas tij, prioritare është përmirësimi i vazhdueshëm.

“Qeverisja ka probleme në të gjitha fushat. Dhe këtë e tha edhe kryeministri Rama, si një “mea culpa” e mazhorancës, duke vënë theksin tek përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve. Nuk ka mazhorancë që nuk do të bëjë më të mirën për qytetarët. Përmirësimi i problematikave është fokusi ynë”, u shpreh Bushati.

Teksa ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama për ndryshime në qeveri dhe strukturat e PS nisur nga rezultatet e punës, Bushati tha se tashmë qeveria shqiptare ka më shumë detyra për të përmbushur, pasi vendi ynë është pranë anëtarësimit në BE.

“Kryeministri ka gjithë mbështetjen e grupit parlamentar të PS, për të vijuar përpara. Në fund të mandatit nuk mund të thuhet se ishte ky sukses për shkak të kësaj apo asaj. Ne jemi një parti në pushtet, dhe padyshim ka një rritje të përgjegjësisë. Në çdo moment një mazhorancë e përgjegjshme i përgjigjet impulseve që merr nga qytetarët. Ne sot jemi më pranë BE, dhe kjo na shton edhe detyrat që kemi për të bërë. Janë shtuar detyrimet tashmë që jemi në prag të anëtarësimit në BE. Tashmë duhet të pranojmë se edhe informacioni që ka popullsia është më i madh. Me platformën e bashkëqeverisjes ata kanë mundësi të komunikojnë konkretisht për problematikat që ndeshin”, u shpreh ai.

Bushati komentoi edhe qëndrimin e opozitës, duke u shprehur se:“Në një vend normal është opozita ajo që ankohet, por edhe që jep alternativa, dhe ngre problemet në nivelin që duhet. Por opozita s’mund të jetë kundër gj ithçkaje që bën qeveria. Opozita jonë nuk paraqet alternativa”.

Cilin ministër do shkarkojë Rama? Habit deputeti i PS: Të gjithë kanë probleme… Read More »

Shpallen 21 festat fituese të Konkursit “Festat Lokale”

Gjatë edicionit të dytë të aktivitetit “South Outdoor Festival – Himara 2018”, organizuar nga GIZ këtë fundjavë në Vuno, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me  Ministrinë e Turizmit dhe e Mjedisit shpallën 21 festat fituese, që do të mbështeten nga këto institucione, gjatë tre muajve në vazhdim. Konkursi “Festat lokale” i cili u hap para 3 javëve, kishte për qëllim zgjimin e aktiviteteve në fshat, duke bërë protagoniste, festat lokale, si një mundësi për të gjeneruar ekonomi lokale, për krijimin e një dimensioni te ri të një turizmi shqiptar dhe për të bërë të njohura zonat tona. Në këtë kompeticion, numri i aplikantëve arriti në 63, ku morëm pjesë bashki së bashku me shoqata dhe organizata të ndryshme.

21 festat fituese do të zhvillohen në 21 nga fshatrat  e përzgjedhura të programit “100 fshatra”, duke synuar kështu rifreskimin dhe zgjimin e potencialeve të fjetura të traditave dhe dokeve tona, promovimin e turizmit kulturor dhe rural, ushqimin dhe mbi të gjitha prodhimet tona tradicionale. Për ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Peleshi provomovimi i një dimensionit të ri, i një infrastrukture të re alternative, për të bërë turizëm në Shqipëri, është rruga më e mirë, për t’u dhënë mundësinë, si turistëve të huaj dhe atyre shqiptarë, të shijojne traditën e mrekullueshme të Shqipërisë.

“Iniciativa jonë për festat lokale, nuk tenton të marrë rolin dhe misionin që bashkitë kanë për të organizuar jetën sociale kulturore, ekonomike në zonat e tyre, por është vetëm një “provokim”. Është vetëm një ngacmim i nervit të zhvillimit të fshatrave dhe qyteteve tona.

… Nuk ka mjafton fakti që kemi një bregdet kaq të bukur, që kemi kaq shumë histori, që kemi kaq shumë trashëgimi kulturore. Na duhet që gjitha këto, t’i pakëtojme dhe t’i bëjmë produkte të gatshme për t’u konsumuar nga vizitorët dhe turistët.” – u shpreh ministri.

Gjatë fjalës së tij ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi, theksoi idenë e krijimit të një politike të re, në qasjen për promovimin e turizmit, veçanërisht atij rural.

“Duam ta ngremë një traditë. Bëhet fjalë për një dimension të ri që duam t’i japim turizmit sot, dimensioni i promovimit të një vlerë shumë të madhe që kemi në çdo fshat të Shqipërisë, të çdo krahinë të vendit tonë, që janë tradidat e brendshme, të cilat ne duam t’i promovojmë, që realisht ato t’i japim vlera zonës, komunitetit, por të japin dhe vlera për njerëzit që duan të shijojnë më shumë turizëm në vendin tonë. Ne kemi disa kohë që e kemi lançuar këtë projekt edhe në kuadër të 100 fshatrave, që ministri i Bujqësisë, e ka shumë si produktin e vet, që të kemi mundësi të promovojmë zonat rurale të vendit.”

Shpallen 21 festat fituese të Konkursit “Festat Lokale” Read More »

Zhvillime në dosjen ‘Tahiri’

Burime nga prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur sot se në lidhje me dosjen ‘Tahiri’, so është marrë në pyetje truproja i ish-ministrit të Brendshëm.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në lidhje me trafikun e drogës dhe përfshirjen e tij në organizatën kriminale të ‘Habilajve’.

Truproja është thirrur me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi.

Po ashtu në pyetje janë marrë dhe dy efektivë të Policisë së Vlorës.

Zhvillime në dosjen ‘Tahiri’ Read More »