Aktualitet

SHBA, shqetësim për zhdukjen e Arbër Kuliçit, pronari i 613 kg kokainë të kapur në Durrës. DEA-FBI, dyshime se u ndihmua nga Agron Kuliçi, Shkëlzen Berisha e njerëzit e Metës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes DEA-s amerikane të antidrogës të instaluar në Shqipëri dhe FBI-së ka shfaqur shqetësim për zhdukjen në drejtim të paditur të pronarit të kontenierit dhe poseduesit të kokainës me vlerë 180 milionë euro të sekuestruar në Durrës.

Pavarësisht deklaratave të Arbër Kuliçit-Çekajt se do të kthehej menjëherë në Shqipëri, vetëm një ditë pas kapjes së kësaj sasie droge, oprganet ligjzbatuese amerikane dyshojnë se ai është lajmëruar nga njerëzit e tij në Shqipëri më parë se të kryhej aksioni duke i dhënë kohë të largohej dhe të mos kapej nga policia.

DEA dhe FBI dyshojnë se ka qënë kushuriri i tij Agron Kuliçi, ish drejtori i Policisë së shtetit njëherësh dhe ish badigard i Sali Berishës, i cili jo vetëm ka lajmëruar Arbër Kuliçin që të largohej jashtë vendit pasi mund të arrestohej, por i ka gjetur dhe strehimin e duhur.

Dyshimet janë se në bashkëpunim dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish kryeministrit Sali Berisha por dhe me njerëzit e presidentit Ilir Meta i është garantuar strehim Arbër Kuliçit në një nga ishujt e Paqësorit, ku ka rezidencën vetë Shkëlzeni sa herë që kërcënohet me burg.

Këto shqetësime mësohet se organet ligjzbatuese amerikane ia kanë bërë prezente dhe kolegëve të tyre shqiptarë, ndërsa kanë kërkuar që të përshpejtohet zbardhja e këtij trafiki. Qoftë dhe duke pyetur ish badigardin e Berishës që tashmë gjendet me “mantel” politik në Kuvend, si përfaqësues i PD të Lulzim Bashës.

Kështu dy muaj pas kapjes së sasisë rekord prej 613 kg kokainë në portin e Durrësit, duket se hetimet kanë mbetur në vend numëro, dhe kjo për faj të një kaosi të krijuar qëllimisht për këtë hetim.

Për drogën me vlerë 180 milionë euro që erdhi me kontejnerin me banane nga Kolumbia, ne qeli vijojnë të mbetën vetëm shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri Donaldo Lushaj, ndërsa në kërkim ndërkombëtar është shpallur pronari i kompanisë “Arbri Garden”, Arbër Kuliçi-Çekaj.

Por kur ka kaluar një kohë relativisht e gjatë, më shumë sesa veprime hetimore deri tani ka patur “ping pong” institucional. Fillimisht nga policia e Durrësit hetimi i kaloi Task Forcës për operacionin “Forca e Ligjit”, një strukturë kjo e ngritur në nëntor të vitit të kaluar.

Më pas dosja nga prokuroria e Krimeve të Rënda kaloi në prokurorinë e Durrësit. Sipas burimeve konfidenciale, deri tani janë zbuluar lidhje të disa eksponentëve të narkotrafikut, por po punohet për dokumentimin e përfshirjes së tyre.

Në hetimin e sasisë rekord të kokainës që u kap në Durrës janë përfshirë edhe agjenci të huaja si dhe DEA amerikane pasi ka dyshime se në këtë sipërmarrje janë përfshirë grupe kriminale që operojnë brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

SHBA, shqetësim për zhdukjen e Arbër Kuliçit, pronari i 613 kg kokainë të kapur në Durrës. DEA-FBI, dyshime se u ndihmua nga Agron Kuliçi, Shkëlzen Berisha e njerëzit e Metës Read More »

Rrënqethëse: Babai i vdekur i dilte çdo ditë në ëndërr, pas 2 javësh merr lajmin e shumëpritur

E ftuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Eva, një vajzë që prej 8 vitesh ishte përpjekur të sillte në jetë një fëmijë dhe i kishte rënë spitaleve të botës cep e më cep për t’u bërë nënë, por pa rezultat.

Teksa Eva përpiqej vazhdimisht, kishte bërë fekondime in vitro, papritur i vdes i ati. Eva e kishte parandjerë dhe u shpreh se ndihej fajtore pasi e kishte lodhur të atin me hallet e saj.

Çdo ditë pas vdekjes, babai i dilte Evës në ëndërr dhe i thoshte të vazhdonte të përpiqej.  “Çdo natë më thoshte, shko të keqen babi se do bësh një vajzë të bukur do ia vësh emrin Jasemina. Vajta tek halla  dhe i tregova. Ajo më tha ‘të keqen halla nisu se babi të ka dhënë bekimin. Ai ka shkuar atje për të të dhënë një fëmijë’. U bëra shumë keq, nuk doja të ikja sepse mendoja se do ndërroja babain me fëmijën”, tregoi Eva.

Ajo kishte shkuar në Turqi për ta provuar sërish, pavarësisht historisë së saj të gjatë të fekondimeve që kishin arritur në 12. “Pas 2 javësh shkoj për të marrë përgjigjen. Doktoresha më tha se isha shtatzanë me dy binjakë. Më besoni, tre muaj në çdo natë shikoja babin që më vinte duart në bark”, tregoi Eva.

Në muajin e 3 të shtatzënisë, ajo kishte parë në ëndërr babain i cili e kishte paralajmëruar të mos mërzitej dhe kur ishte zgjuar Eva kishte parë që kishte humbur njërin nga binjakët. Megjithatë ajo tregoi se asokohe nuk ishte trishtuar dhe e kaloi shtatzëninë pa derdhur lot pasi mezi e kishte pritur. Vajza e saj lindi e shëndetshme dhe Eva ja ka vendosur emrin Jasemina, ashtu siç i ati i kishte thënë në ëndërr.

Eva tregoi se kur Jasemina ishte 15-muajshe kishte gjetur portofolin e gjyshit dhe i kishte thënë Evës t’ja jepte, ndonëse ajo nuk i kishte folur kurrë për gjyshin. Ndërsa sa herë Jasemina qante, Eva e kthente nga fotografia e gjyshit dhe ajo pushonte.

Eva tregoi që nga dita u bë nënë, babai nuk i ka dalë më në ëndërr dhe kishte ftuar hallat në studio për t’i falenderuar që i kanë qëndruar pranë.

Rrënqethëse: Babai i vdekur i dilte çdo ditë në ëndërr, pas 2 javësh merr lajmin e shumëpritur Read More »

Vlonjati Andi Hoxhaj është shqiptari i parë që fiton çmimin prestigjioz “British Academy Rising Start Engagement Award”

Andi Hoxhaj është shqiptari i parë që fiton çmimin prestigjioz “British Academy Rising Start Engagement Award”.

Ky çmim i ofruar nga #BritishAcademy, shkon për akademikët e rinj të dalluar si Andi, i cili përveç suksesit të mirënjohur në fushën profesionale, është i angazhuar edhe në çështjet e #DiasporaShqiptare ku nuk ka munguar as nga #SamitiDiasporës, organizuar nga #MEPJ për herë të parë më nëntor 2016. #Bravo !

Vlonjati Andi Hoxhaj është shqiptari i parë që fiton çmimin prestigjioz “British Academy Rising Start Engagement Award” Read More »

Mali i Zi u bën gjëmën shqiptarëve, ja ç’ka ndodhur në kufi

Nje tjeter shtet u mbyll shtigjet Shqiptareve, kete here Mali i zi.

Shengeni i hyre ne fuqi prej vitit 2010 duket se nuk do tu hyje me ne pune qytetareve te Republikes se Shqiperise pasi shteti fqinj ka nisur te beje kthimet e para ne kufi.

Jane punetoret ditore qe e kane pesuar te paret qe jane kthyer nga policia e Malit te Zi ne doganen e Hanit te Hotit.

Atyre u eshte kerkuar si kriter kalimi pasja e nje shume prej minimalisht 50 eurove me vete, ne momentin e kalimit. Ata nuk i kane patur dhe per pasoje jane kthyer, behet fjale per 15 shtetas.

Si kunderpergjigje apo hakmarrje shtetasit Shqiptare bllokuan per 3 ore kalimin e mjeteve te tjera. Nuk dihet nese kjo gjendje do te vijoje edhe ditet e ardhshme apo jo

Vete punetoret e quajne diskriminuese kete sjellje te policise duke kerkuar qe te mos behet pengese per te tilla kalime, pasi puna atje behet per te mbajtur familjet./ShkodraNews/

Mali i Zi u bën gjëmën shqiptarëve, ja ç’ka ndodhur në kufi Read More »

Vlorë : Gjendet delfini i ngordhur në zonën e Zvërnecit

Në të gjithë botën delfini njihet si një peshk jo agresiv, dhe duhet mbrojtur.

Por këtë të hene në zonën e Zvërnecit  pushuesit janë terrorizuar pasi në breg ka dalë një delfin i ngordhur.

Burime konfidenciale thonë se ngordhja e delfinit mund të jetë shkaktuar nga  ndonjë banorë i zonës që mund të gjuaj peshkë me tritol, trupi i delfinit duket i dëmtuar

Vlorë : Gjendet delfini i ngordhur në zonën e Zvërnecit Read More »

Rama mbledh drejtorët rajonalë të Punësimit, dy prej tyre u jep lajmin e hidhur

Kryeministri Edi Rama shkarkoi sot dy drejtore rajonale te Punesimit, Lajmin ai e ka dhene ne nje mbledhje qe ka zhvilluar sot më Drejtorët Rajonalë, ku këta të fundit kanë bërë raportimin mujor dhe performancën e tyre në punësime.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se Rama ka shkarkuar dy prej tyre, për mospërmbushje objektivash.

Në një takim të para pak muajve Rama u kishte thënë se nëse ata nuk do të kishin rezultate të larta në punë do të shkarkoheshin dhe kështu ka bërë sot për Drejtorin Rajonal të Punësimit në Elbasan, Oltion Kukunja dhe atë të Delvinës, Skënder Qilimi për performancë të dobët.

Rama mbledh drejtorët rajonalë të Punësimit, dy prej tyre u jep lajmin e hidhur Read More »

Qelia drithëron gjyqtarët, ikën Brunilda Kasmi, kush janë dy të tjerët që kërkojnë me dëshirë shkarkimin?

Zbardhet rendi e mbledhjes që Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mbaj më 7 maj 2018.
Sipas këtij rendi, me kërkesë të ministrisë së drejtësisë do të vendoset për shkarkimin e 4 gjyqtarëve dhe miratimin e një dorëheqie.

Ndërsa kërkesë për dorëheqie mësohet se ka paraqitur dhe një tjetër gjyqtare pas këtij rendi dhe rezulton se është gjyqtarja e Tiranës Brunilda Kasmi.
Por kush janë gjyqtarët që kërkohen masë shkarkimi?

Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë së drejtësisë shkeli ligjin duke liruar nga qelia Alket Hatinë të konsideruar baroni i drgoës.

Por këtë akuzë vetë Hatia e ka mohaur duke sqaruar se ai nuk dorëzohet pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë, shkruan Report Tv. Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohet shkarkimi është gjyqtari i Fierit Ergys Selmani i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhërit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohet edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës Ahmet Jangulli dhe administrativ të Vlorës Ken Dhima.

Ndërsa zyrtarisht dorëheqjen në KLD e ka paraqitur gjyqtarja e Durrësit Merita Xhani, kërkesë të cilën e ka paraqitur prej datës 8 shkurt 2018.

Qelia drithëron gjyqtarët, ikën Brunilda Kasmi, kush janë dy të tjerët që kërkojnë me dëshirë shkarkimin? Read More »

Në këto orë do të jenë syfyri dhe iftari i parë. Ja kur fillon Ramazani!

Çdo vit për muajin e shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje

Por, ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim. Agjërimi i këtij muaji në shumë ajete të Kur’anit (libër i shenjtë) thuhet se është obligim apo (farz) për besimtarët e fesë islame.

Dihet se tani kanë mbetur më pak se një muaj kur do të startohet me këtë muaj. Pra, siç edhe ishte raportuar më herët Ramazani fillon më 16 maj (ditë e mërkurë).

“Indeksonline” ka siguruar fotografi ku mund të shikoni orarin e plotë të vakteve siç njihet ndryshe nga besimtarët myslimanë si “Syfyri”, “Iftari” dhe disa të tjera.

Mirëpo, theksojmë se gjatë këtij muaji përveç ditëve që bien të premte (e xhuma) janë edhe disa ditë të tjera që cilësohen si më të rëndësishme.

Duke filluar me ditën e parë, nis në syfyr (ditën e martë) ora 03:06 dhe iftari i parë është në orën 19:58. Pastaj, dita e Fitorës në Bedër, që i bie e premte, për këtë, syfyri: 2:43 dhe iftari 20:13, në rend është dita e “Itikafit”, (e hënë) Syfyri – 2:40, Iftari – 20:15, pastaj Nata e Kadrit, (e diel), Syfyri -2:34, Iftari 20:18.

Pas 30 ditë agjërimi besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit që do të jetë me 15 qershor (e premte) e cila vazhdon pastaj edhe për dy ditë tjera.

Në këto orë do të jenë syfyri dhe iftari i parë. Ja kur fillon Ramazani! Read More »