Aktualitet

Njihuni me 20-vjecaren që mori detyrën e rëndësishme në PS

Duket se prioritet i Kryerministrit Rama në këtë mandat janë vajzat dhe gratë. Kjo u evidentua edhe tek Qeveria e Re dhe strukturat drejtuese. Më e reja e prezantuar nga Rama është 20-vjeçarja Bojkena Basha, e cila ishte aktive gjatë fushatës së PS. Rama i besoi kësaj të fundit detyrën si Sekretare e Rinisë.

Rama i dha 100 ditë kohë Sekretarit të përgjithshëm për të përgatitur platformën, e cila do të votohet në dhjetor.

“Burimet njerëzore, në kushtet kur pas kaq vitesh nuk kemi arritur të kemi një departament burimesh njerëzore, dhe kemi deri te boshllëqe të të dhënave dhe jo të kemi një politikë të mirëfilltë, Anila Denaj është njeriu i duhur.

Dua të besoj se Etilda Gjonaj është e duhura për të marrë rolin e sekretares së gruas. Të gjithë eksperiencën e saj si aktiviste dhe në dikasterin e drejtësisë.

Romina Kuko ka krijuar një eksperiencë të dobishme bashkëpunimi me ndërkombëtarët do të jetë sekretare e re e marrëdhënieve me jashtë.

E fundit është edhe hallka më e dobët e punës së deritanishme, puna e partisë me rininë, dua t’ja besoj një vullnetareje 20 vjec që spikati në fushatën e fundit dhe që është një studente, Bojkena Basha, flet më bukur se Lulzim Basha dhe zgjohet shumë më herët se ai. Nuk është tironce, nuk ka lidhje me Linda Bashën.

Sekretari i Përgjithshëm dhe ekipit të tij i japim 100 ditë kohë që të përgatisin projektin e ri dhe pas 100 ditësh i votojmë ose jo këtu në bazë të bindjes që do krijojë platforma e tyre,” deklaroi Rama.

Njihuni me 20-vjecaren që mori detyrën e rëndësishme në PS Read More »

Ja kush e merr postin e Kryetres së Parlamentit

Lindita Nikolla zëvendësoi Gramoz Ruçin në postin e Kryetres së Parlamentit.

Ajo nuk i ka fshehur emocionet e para pas marrjes së këtij posti nga kryeministri Edi Rama.

Nikolla deklaroi se është e përgatitur për këtë detyrë për të bërë më të mirën e mundshme për një debat jetik për të mirën e qytetarëve.

“Jam e përgatitur. Jemi të përgatitur për të bërë më të mirën e mundshme për një debat jetik.Është një emocion i vecantë nuk kam si e fsheh. Kam përgjegjshmërinë maksimale, kam se ç’mësoj nga Zoti Ruci. I lëmë të gjitha vazhdojmë edhe me procedurat e tjera deri në fund të këtij procesi”.

Kam të gjithë përgjegjshmërinë maksimale për ta përmbushur besimin që më është dhënë. Besoj do të jetë një moment kur besimi do përkthehet në përgjegjshmëri”, tha Nikolla.

Ja kush e merr postin e Kryetres së Parlamentit Read More »

‘Pasqyra e partive shqiptare në pushtet qysh prej 30 vjetësh në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit ‘Koncert në vitin 36’

Kryeministri Edi Rama bëri për dush të ftohtë pjesëmarrësit në Asamblenë Kombëtare kur tha se kundërshtari më i rre zikshëm i Partisë Socialiste është vetë Partia Socialiste dhe vlerësoi se si parti në pushtet, PS po i kujton filmin e famshëm shqiptar, “Koncert në vitin ’36”.

“Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, dhe as të mbahet gja llë si një moçal interesash të rretheve të privilegjuara.

E vërteta e h idhur është se pavarësisht dallimeve tona me rivalët, pasqyra e partive shqiptare në pushtet qysh prej 30 vjetësh në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit ‘Koncert në vitin 36’.

Në vend të asaj parisë në film kemi një trupë drejtorash dhe shefash që rendin ta rrethojnë deputetin apo të deleguarin sapo shfaqet në territor. Të gjithë bashkë rrethojnë kryetarin e partisë kur zbret në territor”, tha z.Rama.

Kurse shtoi: “Punësimi në shtet i familjeve të anëtarëve duhet të konsiderohet e dë shtuar, nuk i sjell asgjë të re PS-së, veçse një pikë tjetër uji vazhdon gë rryen gur-themelin e saj. Kush i mban ata lidhur me qëllimet e përbashkëta? Po derën kush ua hap atyre dhe si i dëgjon, sa i dëgjon, ata që kanë fatin t’iu hapet dera, pasi na e kanë dhënë votën?

Në pamundësi për të rendur më tutje, por edhe kjo parti rre zikon të katandiset si motrat e veta, kashtë e k oqe. Tani nuk po fusim dhe tonën, do ta merrte për fare në rrugën e djallit, llu mi i llu mit e lloj lloj sh arlatanëve e pelivanëve siç ka ndodhur në vendet e tjera”.

“Rre ziku vjen nga mendimi se nuk na mund kush sa të kemi atë krijesë am orfe me dhëmballë të pr ishur që quhet Partia Demokratike. Rr eziku vjen nga mendimi se ata të mblidhen, të rimblidhen, të stërmblidhen, të hidhen, PS-së nuk kanë çfarë i bëjnë. Por, PS ka kundërshtar shumë më të rre zikshëm sesa ata: jemi ne. Ne mund ta bëjmë që PS-ja, nga një zgjedhje e qartë e shqiptarëve, të kthehet në zhgë njimin e tyre. Nëse PS-ja bëhet zhg ënjimi i tyre, PS-ja do të jetë relike, njësoj si simotrat e veta. Dhe sfida e sf idave e mandatit të tretë është ajo mes nesh dhe vetvetes, si individë dhe si familje politike”, tha Rama.

‘Pasqyra e partive shqiptare në pushtet qysh prej 30 vjetësh në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit ‘Koncert në vitin 36’ Read More »

Nuk do të jetë më ministre e drejtësisë, flet Etilda Gjonaj: Unë besoj që në katër vite kam dhënë maksimumin tim!

Nga sot Etilda Gjonaj nuk do të jetë më ministre e drejtësisë, pasi në vendin e saj Edi Rama propozoi Ulsi Manjën, i cili derimë tani ka mbajtur postin e kryetarit të komisionit të ligjeve. Për Gjonajn 4 vite në krye të drejtësisë kanë qenë të mjaftueshme për kryerjen e reformave, ndërsa i uroi suksese kolegut të saj Manja.

Gjonaj në katër vitet e ardhshme do të mbajë postin e sekretares për gruan në PS, si dhe do të jetë pjesë e Kuvendit si deputete.

Gjonaj:

Është një vendim që kryeministri e ka parë të dobishëm për mandatin e tretë. Besoj se do të arrijnë të çojnë deri në fund objektivat dhe projektet e mandatit të tretë.

Unë besoj që në katër vite kam dhënë maksimumin tim, edhe falë mbështetjes së një ekipi shumë të mirë, PS, dhe partnerëve ndërkombëtarë, ne kemi arritur rezultate që do të çohen përpara dhe nga kolegu Manja.

Unë besoj që një ministër me një mandat 4 vjeçar është i mjaftueshëm. Unë i uroj shumë suksese zoti Manja, kam bindjen që do të çojë përpara arritjet e nisura.

Nuk do të jetë më ministre e drejtësisë, flet Etilda Gjonaj: Unë besoj që në katër vite kam dhënë maksimumin tim! Read More »

Petro Koci: Fjala e Kryetarit Rama brilante, e bëri ditën e sotme një sukses të vërtetë!

Jam i bindur qe kemi qeverine me te mire. Eshte nje kabinet qe e karakterizon pervoja dhe aftesia per te perballuar sf idat.
Fjala e Kryetarit Rama brilante qe e beri diten e sotme nje sukses te vertete.
Tashme na mbetet ne, te gjitheve, ti perkushtohemi me vepra forcimit moral, politik dhe organizativ te PS.
Uroj qe kontributi im si Kryetar i PS Fier nga shtatori 2020 deri ne 10 Shtator 2021(zgjedhja deputet nuk lejon vazhdimin e detyres se Kryetarit te pattise) t’i kete sherbyer jo vetem objektivave te zgjedhjeve, por edhe atyre qe artikuloi Kryetari Rama ne fjalen e sotme. Falemnderit te gjithe atyre qe punuan pa hile ne PS Fier gjate ketij rrugetimi njevjecar.
Sfida te reja na presin. Lu fta me ko rrupsionin do te vazhdoje.

Petro Koci: Fjala e Kryetarit Rama brilante, e bëri ditën e sotme një sukses të vërtetë! Read More »

Rama th yen rekord Guinness, 12 gra dhe vetëm 5 burra në qeveri

Rama th yen rekord Guinness. Nuk kishim parë kurrë më parë që në një qeveri të dominonin femrat kaq shumë. Në qeverinë e re “Rama 3” do të ketë vetëm 5 burra dhe 12 gra, duke përbërë kështu rekordin më të madh në historinë e qeverisjes në Shqipëri.

Edi Rama shquhej si personi i jepte më shumë hapësirë grave dhe ndryshe nga qeveria e mëparshme. Nëse qeverinë raporti ishte 9 gra dhe 8 burra, aktualisht kemi 5 burra dhe 12 gra në qeverinë e “Rama 3”.

Të paktën, Shqipëria do të mbahet mend si vendi që ka më shumë gra në qeveri dhe ku burrat janë superminorancë.

Kryeministër- Edi Rama

Zv.kryeministër – Arben Ahmetaj

Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme – Olta Xhaçka

Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi

Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja

Ministër për Punët e Brendshme – Blendi Çuçi

Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delinda Ibrahimi

Ministre e Infrasktrukturës, Energjisë – Belinda Balluku

Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies – Ogerta Manastirliu

Ministre e Arsimit – Evis Kushi

Ministre për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural – Frida Krifca

Ministre për Turizmin dhe Mjedisin – Mirela Kumbaro

Ministre e Kulturës – Elva Margariti

Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin – Elisa Spiropali

Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes – Edona Bilali

Ministre për Rininë dhe Fëmijët – Bora Buzhaqi

Ministre për Standardet dhe Shërbimet – Milva Ikonomi

Rama th yen rekord Guinness, 12 gra dhe vetëm 5 burra në qeveri Read More »

Kryeministri Rama shpall qeverinë e re (emrat)

Zv kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj, i cili do të mbajë po ashtu sërish postin e ministrit për Rindërtimin. Ministër i Jashtëm do të jetë sërish Olta Xhaçka. Ministër i Mbrojtjes sërish do të jetë Niko Peleshi. Ministër i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ministër i Brendshëm do të jetë sërish Bledi Çuçi. Mbetet ministre e Kulturës, Elva Margariti. Qëndron ende në qeveri Belinda Balluku si ministre e Infrastrukturës.

Ministre Bujqësie do të jetë Frida Krifca që deri dje ishte drejtore e agjencisë AZHBR.

Mirela Kumbaro rikthehet në qeveri si ministre Turizmi.

Delvina Ibrahimi do të jetë ministre e Financave.

Edona Bilali emërohet ministër për Biznesin dhe Sipërmarrjen.

Bora Muzhaqi emërohet ministër shteti për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi emërohet ministër shteti për Standardet dhe Shërbimet

Ministër shteti për lidhjet me Parlamentin, Elisa Spiropali

Evis Kushi do të mbetet ministre e Arsimit.

Ogerta Manastirliu mbetet ministre e Shëndetësisë

Kryeministri Rama shpall qeverinë e re (emrat) Read More »