Aktualitet

Braçe ‘thumbon’sërish: ‘Ta dinte Nënë Tereza që shenjtërimi i saj, do ishte ditë pushimi për shtetin e që shërbyesit publik të zyrave do shëlleheshin në Palasë tek NAZURI…’

Braçe prej disa ditësh vijon “thumbat” në rrjetet sociale, pasi Edi Rama njoftoi emrat për Qevrinë e re dhe ai nuk i rikonfirmua në postin e zv.kryeministrit, shkruan neësbomb.al. Mëngjesin e sotëm Braçe ka shkruar përsëri, për ditën e psuhimit që ka administrata me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Ta dinte NENE TEREZA qe shenjterimi i saj, do ishte dite pushimi per shtetin e qe sherbyesit publik te zyrave do shelleheshin ne Palase….. do vijonte te sherbente kudo per njerezit e zakonshem e nuk do ngjitej lart si SHENJT”, shkruan ai ndër të tjera.

Shënimi i plotë i tij:

Ta dinte NENE TEREZA qe shenjterimi i saj, do ishte DITE PUSHIMI PER SHTETIN e qe sherbyesit publik te ZYRAVE do shelleheshin ne Palase tek NAZURI,

ne Jale tek CMENDURIA,

ne Hamalle tek DALLGA,

ne gjirin e Lalezit tek 7 FSHTRAT E LURES apo ne sarajet e cdo oligarku,

do vijonte te sherbente kudo per njerezit e zakonshem e nuk do ngjitej lart si SHENJT!

ME KEMBE NE TOKE!

#Miremengjes e pune te mbare te gjithe atyre qe punojne sot, nga pastruesit e deri tek infermiere e mjeke ne qendrat shendetesore e spitale!

Braçe ‘thumbon’sërish: ‘Ta dinte Nënë Tereza që shenjtërimi i saj, do ishte ditë pushimi për shtetin e që shërbyesit publik të zyrave do shëlleheshin në Palasë tek NAZURI…’ Read More »

Yuri Kim ‘sfidon’ Metën, ngjitet në majën e Korabit (foto)

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, duket se ka br aktisur kryeqytetin e zhurmshëm e të ndotur shqiptar për disa ditë dhe po iu ngjitet maleve me ajër të pastër, ku të mbushen mushkëritë me ajër dhe aroma lulesh nga më të shumëllojshmet.
Pas bregdetit të Jonit, ku pushoi në gusht, diplomatja amerikane po kap majat, që më parë “i shiste” si suksese alpinisti presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kështu, atë që bëri një vit më parë kreu i shtetit shqiptar, duke u ngjitur në majën e lartë të Korabit, e ka përsëritur Kim dy ditë më parë, bashkë me kolegen e vet suedeze në Tiranë dhe dashamirës të tjerë të alpinizmit.

Pasi ka shijuar një kafe me qytetarët dibranë në qytetin e Peshkopisë, ambasadorja e SHBA ka marrë rrugën për në majën më të lartë, atë të Korabit, duke shijuar bukuritë përrallore të vendit tonë. Nuk ishte e lehtë, por në fund ia dolën, sikurse shkruan edhe ambasadorja e Suedisë në Shqipëri:

“Ne ia dolëm! Ngjitje fantastike deri në majën e Korabit, 2764 metra mbi nivelin e detit. Nuk ishte e lehtë, por shumë e bukur dhe argëtuese. Faleminderit të gjithëve për këtë ditë fantastike!”

Yuri Kim ‘sfidon’ Metën, ngjitet në majën e Korabit (foto) Read More »

Si janë marrëdhëniet me Metën? Ja përgjigja e Luan Ramës

Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama tregon se nuk e njoftoi Ilir Metën për largimin nga partia. Ai thotë se s’ka patur asnjë komunikim me Presidentin teksa e falenderon pasi thotë se pa të nuk do të kishte arritur shumë gjëra.

Më tej Rama shton se nuk e di pse Meta dyshoi pikërisht tek ai, ndërsa pohon se këtë e dëgjoi prej thashethemeve.

PYETJA: Marrëdhënia me Presidentin Meta, patët një komunikim me të?

LUAN RAMA: Jo, nuk kam patur, s’kam arsye, as partiake as politike. Ai është në pozicionin e kryetarit të Shtetit, nuk lindi detyrimi për ta informuar apo për ta vënë në dijeni. Do të ishte cënim. Natyrisht e kam falënderuar, kam punuar në LSI me Ilir Metën që në 2008 deri në 2017.

Pa mbështetjen dhe pa vullnetin e tij natyrisht nuk do ia kisha dalë të përmbushja detyrat. Falenderimi për të ka qenë korrekt. Unë s’jam njohur me të në LSI. Jam njohur në vitin 1992 kur erdhi në PS. Kam qenë ministër në qeverinë ku ai ishte kryeministër. Kemi një periudhë të gjatë bashkëpunimi. Ai qëndrim i bërë publik në statusin që unë kam shpallur publikisht, është qëndrim zyrtar dhe korrekt.

PYETJA: Si janë marrëdhëniet me Metën?

LUAN RAMA: Marrëdhëniet që ka çdo qytetar me Presidentin apo kryetarin e Shtetit.

PYETJA: Çfarë ka ndodhur me Metën? U fol për një gr indje me të, s’keni asnjë foto?

LUAN RAMA: Nuk kishte arsye të shf aqeshim bashkë. Vinte si President i Republikës. Unë isha i angazhuar politikisht në një fushatë. Kam respektuar distancën partiake, nuk ndjeja nevojë, nuk gjendesha i tu nduar nga presioni për të qenë në krah të Presidentit. Apo që Meta të ishte pjesë e fushatës sime. Unë e respektoj me shumë seriozitet distancën që duhet të ketë Presidenti nga subjektet zgjedhore.

Nuk ma ka thënë asnjëherë, e kam dëgjuar nga tha shethemet. Nuk më ka impenjuar, nuk më ka shqe tësuar. S’kam nga ta di unë. Pyesni Metën.

Si janë marrëdhëniet me Metën? Ja përgjigja e Luan Ramës Read More »

Braçe poston foton ‘Kala Dibrançe’: E mbani mend? E dinit loje apo jo?/ Për kë e ka mesazhin?

Largimi nga kabineti qeveritar e ka lehtësuar shumë ish-zv/kryeministrin Erion Braçe, që tani duket se është relaksuar, madje duke u bërë nostalgjik, por diku s’i del inati.

Dje menjëherë pas asamblesë publikoi një foto nën rrezet e perëndimit të diellit me mbishkrimin “qetësi”. Sot deputeti socialist është kthyer shumë vite pas në fëmijëri duke risjellë në vëmendje lojën “Kala Dibrançe”.
E ndërsa ngre pyetjen për ndjekësit nëse e kujtojnë, Braçe shprehet se kjo që e dinit lojë është stil jete. “E mbani mend? E dinit loje apo jo? Ja qe i reziston cdo kohe si stil jete” shkruan Barçe.

Interpretimet nga komentuesit kanë qenë të ndryshme. Njëri prej tyre thotë kjo gjë është “Një aktualitet i vërtetë. Mos rri urtë se hipin…., po vodhe të nderojnë”.
Të tjerë e lidhin me aktualitetin politik, largimin e deputetit nga posti i zv/ kryeministrit. “Të paska go ditur rëndë kryeministri Z. Brace!?” i shkruan një nga ndjekësit në Facebook./ Abcnews.al

Braçe poston foton ‘Kala Dibrançe’: E mbani mend? E dinit loje apo jo?/ Për kë e ka mesazhin? Read More »

LSI dhe PD futen në K uvend me mo smarrëveshje/ Vasili: Nuk mund të ulemi me Ramën për r eformë

LSI dhe PD si duket nuk janë në një linjë për sa i përket bisedimeve me kryeministrin Edi Rama, i cili mori votëbesimin e qytetarëve për të drejtuar vendin edhe në një mandat të tretë.

Lulzim Basha deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike se në Parlament do të jetë për realizuar reformë kushtetuese, zgjedhore dhe territoriale.
Por për Lëvizjen Socialiste për Integrim, opozita duhet të refuzojë të ulet me Ramën për të prodhuar marrëveshje të dë shtuara të njëjtë me atë të 5 qershorit.

“Pa zgjidhur para shqiptarëve fajësinë, përgjegjësinë dhe gjithçka që kanë bërë më 25 prill nuk mund të flitet për asgjë tjetër. Ç’të bëjmë? Të riciklojmë 5 qershorë të tjerë? Unë di që Edi Rama ka thënë, unë po mendoj të marr një mandat të katërt. Pyetja ime është, këta janë reformatorët e Shqipërisë? Mund të bëjnë reforma këta?
Edhe para 25 prillit, LSI ka qenë pjesë e opozitës, ka qenë një zë shumë i fortë me individualitetin e vet si PD e partitë e tjera. Fronti opozitar është atje, dhe secili ka rolin e tij…”

LSI mori vetëm 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, por për Vasilin, Monika Kryemadhi ka besimin e strukturave për të drejtuar sërish partinë. Në 10 shtator, Parlamenti do të zhvillojë seancën e tij të parë, ku pas 2 vitesh bojkot forcat opozitare do të rikthehen në institucione.

LSI dhe PD futen në K uvend me mo smarrëveshje/ Vasili: Nuk mund të ulemi me Ramën për r eformë Read More »

A do shkoni të betoheni në zyrën e Metës?/ Ja si përgjigjet Rama…

I ftuar në ‘Opinion’, Kryeministri Edi Rama ka pranuar se për aq kohë sa Presidenti Ilir Meta ndodhet në zyrën e Presidencës, qeveria do të betohet para tij.

Sipas Kryeministrit, ai nuk është zënë me Presidentin Meta, thjesht rrugët e Metës dhe PS-së janë ndarë në mënyrë të pakthyeshme.

Rama u pyet nëse ka pasur një takim mes palëve gjatë verës, për shkak se Presidenti është parë më i qetë, mirëpo Rama nuk i ktheu përgjigje.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: A do shkoni të betoheni në zyrën e Metës?

Rama: Për sa kohë është në zyrë…

Pyetje: Ka pasur tentativa për pajtim mes jush këtë verë? Jeni zë në dhe pajtuar shpesh.

Rama: Nuk jam z ënë. Thjesht janë ndarë rrugët mes PS dhe Ilir Metës në mënyrë të pakthyeshme.

Pyetje: A do ketë ndonjë reformë?

Rama: Reforma në Arsim është bërë. Ajo që duhet bërë është zbatimi i Reformës në Arsimin e Lartë. Kemi sot një bord të arsimit me personalitete shqiptare dhe të huaja. Qëllimi i këtij mandati është të krijojmë sinergji mes universiteteve tona dhe të huaja. Pra të fusim programe të universiteteve publike europiane apo të tjera, që studentët tanë të marrin diploma.

A do shkoni të betoheni në zyrën e Metës?/ Ja si përgjigjet Rama… Read More »

Djali i George Soros publikon foto me Ramën: ‘Me mikun tim, lider frymëzues në gjithë botën

Djali i miliarderit George Soros, Alexander Soros, ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Alex Soros flet me superlativa për rolin e kreut të qeverisë si lider jo vetëm në vend e rajon por në të gjithë botën.

“Me mikun tim Edi Rama fundjavën e shkuar në Tiranë, i cili vijon që të tregojë aftësi frymëzuese lidershipi në vend, rreth rajonit dhe në të gjithë botën.

Djali i George Soros publikon foto me Ramën: ‘Me mikun tim, lider frymëzues në gjithë botën Read More »

Përfundon zyrtarisht gara për 12 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste, ja kush janë…

Ka përfunduar zyrtarisht gara për 12 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste, që u mbajt ditën e sotme gjatë Asamblesë së PS-së.

Në garë ishin gjithsej 20 kandidatë, 10 burra dhe 10 gra, të cilët luftonin për 12 vendet e Kryesisë, 6 burra dhe 6 gra.

Nga burrat janë zgjedhur Ditmir Bushati, Pandeli Majko, Erion Brace, Ilir Beqja, Arben Pellumbi dhe Aramando Subashi.

Gratë socialiste të zgjedhura për Kryesinë e re janë Ogerta Manastirliu, Olta Xhacka, Bleinda Balluku, Blerina Gjylameti, Evis Kushi dhe Mimi Kodheli.

Ata që nuk ja dolën dot nga radhët e grave të fitonin një vend në Kryesi janë Milva Ekonomi, Elmira Gjembulla, Klotilda Ferhati dhe Ermonela Fela. Nga burrat që ishin në garë nuk fituan Eduard Shalsi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo.

“Sapo u mbyll procesi i numërimit të votave për anëtarët e Kryesisë. 292 ishin pjesmarrës në votim. Rezultati përfundimtar është Ogerta Manastirliu, Olta Xhacka, Bleinda Balluku, Blerina Gjylameti, Evis Kushi dhe Mimi Kodheli. Për sa i përket meshkujve, Ditmir Bushati, Pandeli Majko, Erion Brace, Ilir Beqja, Arben Pellumbi dhe Aramando Subashi. Ky është rezultati përfundimtar i votimit për anëtarët e rinj të Kryesisë së PS-së. Faleminderit!”, deklaroi Eridian Salianji, Kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve në PS.

Ditën e sotme, Kryeministri Rama ka prezantuar edhe emrat e qeverisë së re që do drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Në kabinetin e ri të Ramës bie në sy që shumica janë gra, por ajo që nuk është gjë e re është fakti se pothuajse të gjithë këta emra kanë qenë më parë në rolin e ministrave apo detyra të tjera pranë PS-së, duke lënë shumë pak vend për risi.

Përfundon zyrtarisht gara për 12 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste, ja kush janë… Read More »