Aktualitet

Izet Haxhia merr masa në prag të ekstradimit nga Turqia

Ish-truproja i Sali berishes, Izet Haxhia pak ditë pasi u vetëdoruzau në Policinë Turke, për ti hapur rrugë ekstradimit dhe gjykimit në Shqipëri ka  zgjedhur avokatin që  do ta mbrojë.

Sipas informacioneve mësohet se Haxhia në Shqipëri do të mbrohet nga avokati Fran Dashi.

Familjarët e tij kanë firmosur prokurë për avokatin Fran Dashi, i cili menjëherë pasi Haxhiaj të mbërrijë në Shqipëri do bëjë kërkese për rihapjen e dosjes në fjalë.

Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg nga gjykatat shqiptare në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë që ai e mohon.

Ish-truproja i Sali Berishës jeton prej vitesh në Turqi, nga ku ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Kryeministrit.

Izet Haxhia merr masa në prag të ekstradimit nga Turqia Read More »

Rama: Fukarallëkun mos ma thoni më, kemi celularë!

Është bërë e udhës tashmë që kryeministri Rama të replikojë në mënyrë arrogante me qytetarët që i komentojnë në Facebook.

Pasi foli për taksën ndaj biznesit të vogël në kanalin e tij të preferuar që me gjasë paguhet nga taksat tona, ERTV, Rama ka nisur një debat me komentuesit në komentet e videos.

Ndërkohë që njëri nga qytetarët i ankohet se ka pllakosur varfëria në Shqipëri, Rama guxon ta quajë luks posedimin e një celulari nga çdo banor edhe pse jemi në 2018 dhe jo në vitet e racionit.

Edi Rama komenton:

Zonje, une e njoh bazen me mire se ti sepse ma do detyra dhe kete kulmin e fukarallekut mos e thuaj me, se nje vend ne kulmin e fukarallekut nuk rrit konsumin sic ndodh ketu dhe nuk ka celular per cdo fryme te gjalle! Patjeter qe duhet shume me shume, po ktheje pak koken mbrapa ku ishe para kater vjetesh.”

Ndërsa, për “kthimin e kokës mbrapa”, një tjetër qytetar i komenton kryeministrit:

Të them të drejtën ka qenë më mirë biznesi, çdo vit që kalon eshtë më keq, pa mohuar përparimet tjera”.

Megjithatë replikat e kryeministrit duket se vijnë nga nje tjetër realitet sipas qytetarëve të cilët i shkruajnë:

Fol tamam, mos fol nga maja e kalit zotrote, po pse bashkia komandohet nga një shtet tjetër apo nga ju? Ç’janë këto mashtrime?!”

Replika e Ramës:

Unë flas tamam që c’ke me atë punë Berto dhe tarifat e bashkive nuk i rrit e nuk i ul qeveria, kështu që ket llafin e modh “mashtrim” mbaje për vete mos e thuaj këtu, sepse padituria nuk është argument 😉

 

Rama: Fukarallëkun mos ma thoni më, kemi celularë! Read More »

Vetting-u jep një lajm të keq për Adriatik Llallën. Ja në dorë të kujt është ish-kryeprokurori

Pavarësisht tërheqjes nga sistemi i drejtësisë, ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla nuk do t’i shpëtojë justifikimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Pas dy javësh pritet të nisë kontroll i imët për deklarimet e tij.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e Mërkurë, në datën 16.05.2018, ora 10:00 njofton se do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër Vendimit Nr.2, datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Trupi Gjykues, përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesues i Trupit Gjykues   Sokol Çomo
Relator i Çështjes                          Luan Daci
Anëtar                                                Albana Shtylla
Anëtar                                                Ardian Hajdari
Anëtar                                                Ina Rama

Vetting-u jep një lajm të keq për Adriatik Llallën. Ja në dorë të kujt është ish-kryeprokurori Read More »

Takimi historik/ Veliaj bën bashkë Kim Jong Un dhe Moon Jae (Foto)

Takimi historik mes udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, u kurorëzua me mbjelljen e një peme.

Dhe kudo ku mbillet një pemë, në këtë ngjarje të madhe nuk mund të mos mungonte Lali Eri.

Pasi mbollën pemen në SHBA, me Trump dhe Macron, fantazia në rrjetet sociale ka bërë të mundur edhe takimin midis udhëheqësve të Koreve(Jug dhe Veri) me kryetarin e bashkisë Veliaj.

Veliaj është aty ku ka kulla, kioska dhe ku mbjellet pemë.

Takimi historik/ Veliaj bën bashkë Kim Jong Un dhe Moon Jae (Foto) Read More »

Basha shpall ‘fitoren’ të djelen, Topalli, Bode, Bregu e bojkotojnë

Lulzim Basha do të shpallë zyrtarisht fitoren enë parti kundër kritikëve të tij. Këtë të djele, pritet të mblidhet Kuvendi i PD ku do të miratojë edhe ndryshimet e statutit të partisë që sollen përplasje të reja mes Bashës dhe kundërshtarëve të tij.

Por mësohet se ish-garda e vjetër e PD-së, Topallim Imami, Bode, Bregu, Patozi do të bojkotojnë.

Selami ka konfirmuar pjesmarrjen në Kuvendin Kombëtar, ndërsa ka kërkuar të flasë para delegatëve.

Ish-deputetët, kritikë me Lulzim Bashën, do të bojkotojnë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Pjesë e Kuvendit Kombëtar do të jetë dhe ish-funksionari i lartë i Partisë Demokratike Besnik Mustafaj.

Burimet pranë grupit organizator, theksuan se të parët në Kuvend do të flasin qytetarët të cilët do të sjellin historinë e tyre personale dhe pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Më pas pritet të flasë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili do të paraqesë tezat e tij për Partinë Demokratike dhe platformën e tij për rikthimin në pushtet.

E në fund do të jetë Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, i cili do të lexojë statutin për ta hedhur në votim para rreth 7.500 delegatëve.

Basha shpall ‘fitoren’ të djelen, Topalli, Bode, Bregu e bojkotojnë Read More »

Përgatitja e bashkive në rrugën e pranimit të Shqipërisë në BE

Përgatitja e bashkive në rrugën e pranimit të Shqipërisë në BE, ka qenë fokusi i konferencën për rolin e bashkive në integrimin e Shqipërisë në BE-së.

Në fjalën e saj, Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se “me projektet e sporteleve të BE-së donim që t’u ndihmojmë ju kryetarëve të bashkive dhe qytetarët e bashkive tuaja, që të ishit më të mirë informuar për të gjitha mundësitë që ofron BE në nivelin e pushtetin vendor për të zhvilluar kapacitete përthithëse të cilat do t’ju duhen vërtetë shumë në momentin që Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”, – tha Vlahutin.

Sipas saj, projektet e financuara nga BE, synojnë që të bëjnë një hartëzim të parë në Shqipëri të performancës së bashkive që ka të bëjë me çështjet e BE. “Ju jeni më pranë qytetarëve dhe bashkitë japin kontribute mjaft të rëndësishme në fusha si e shtetit të së drejtës, të drejtat e pronësisë, të drejtat e njeriut, politikat sociale, politikat rurale dhe të zhvillimit, arsimimit”, – tha Vlahutin.

Më tej ajo shtoi se “përmirësimi i performancës vendore do të kërkojë një përpjekje një kombinim përpjekjesh nga ju, qeveria qendrore dhe nga donatorët”.

“Fusha si decentralizimit fiskal, shërbimet publike dhe sociale dhe dhënia e tyre, qeverisja dhe shteti i së drejtës janë thelbësore dhe jam besimplotë që ju do të përfitoni nga panelet e sotme për të diskutuar shqetësimet tuaj por dhe për të hedhur ide për të përmirësuar situatën tuaj”, – tha Vlahutin.

“Bashkitë duhet të përfitojnë nga bizneset që punojnë në territorin e tyre. Unë kam qenë në Mirditë, ku i gjithë rajoni mund të përjetojë një rilindje të biznesit me një shumë prej 25 mln eurosh që mund të investohet në prodhimin e verës. Bashkitë duhet të jenë në gjendje që të mbledhin të ardhurat e tyre dhe t’i investojnë në shërbime të qytetarëve”, – deklaroi diplomatja e BE.

Ndërsa zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko tha në në konferencën për rolin e bashkive në integrimin e Shqipërisë se “Ministria e Brendshme riafirmon rolin e saj kyç përsa i përket mbështetjes dhe monitorimit të procesit të decentralizimit, duke përfituar ndër të tjera edhe nga mbështetja e shumë aktorëve”.

Kuko shtoi se fuqizimi i bashkive nuk është vetëm një sfidë specifike për vendin, siç është rasti i Shqipërisë, por gjithashtu lidhet edhe me rrugën e përbashkët për integrimin europian të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Marrëdhënia midis qeverive vendore dhe BE-së, ndonëse në pamje të parë duket e largët institucionalisht, është një marrëdhënie e afërt dhe e fortë, në sfidat e natyrës juridike dhe ekonomike të rrugës drejt BE-së ndihen në nivel local. Përgatitja e bashkive në rrugën e pranimit të Shqipërisë në BE mbështetet nga vendosmëria dhe vullneti i mirë i qeverisë qendrore dhe aktorëve të tjerë”, – theksoi Kuko.

Ministria e Brendshme është e angazhuar maksimalisht në procesin e decentralizimit dhe në qasjen që duhet të kenë bashkitë drejt rrugës për në anëtarësimin në Bashkimin Europian. /ATSH

Përgatitja e bashkive në rrugën e pranimit të Shqipërisë në BE Read More »

Bamjet e Shqipërisë më të kërkuarat në treg, nis kultivimi në masë

Sipërfaqe të tëra toke po mbillen masivisht me bamje nga fermerë të ndryshëm në shumë zona të vendit.

Perspektiva e favorshme për t’i eksportuar ato drejt tregjeve të huaja ka bërë që fermerët të rrisin sasinë e prodhimit të tyre.

Padyshim, bamja qëndron në majë të piramidës ushqimore si një super zarzavat.

Mesi i muajit prill është koha më e përshtatshme për nisjen e kultivimit të kësaj perimeje fantastike në vlera ushqyese dhe shumë fermerë kanë zgjeruar dukshëm plantacionet e mbjella me bamje.

Bamja kërkon klimë të ngrohtë ndaj dhe muaji prill konsiderohet se periudha më ideale për nisjen e kultivimit të saj.

Do të duhen vetëm dy muaj dhe më pas ajo është gati për të prodhuar dhe për t’u mbledhur.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org gjatë këtij muaji, fermerët kanë rritur sipërfaqet e mbjella me bamje në përpjekje për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje për këtë perime.

Interesi i Tregjeve të Huaja në Rritje

Bamja qendron në krye të listës së perimeve me interes nga grumbulluesit e tregjeve të huaj.

Varietet shqiptare të bamjes janë shumë të kërkuara si nga tregu vendas ashtu edhe për eksport.

Mund të përmendim bamjen e Oblikës e cila karakterizohet nga një trup i shkurtër me lartësi 40-50cm dhe 2-3 degëzime.

Fruti përbëhet nga pesë brinjëzime me formë piramidale me gjatësi 8.5 cm dhe perimetër rreth 3.35cm.

Po ashtu, nga të dhënat e AgroWeb.org rezulton se edhe kultivari vendas Libohova është një tjetër varitetet i kërkuar nga tregu.

Është cilësia e tyre e mirë dhe përmbushja e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Europian ajo që po i afron tregjet e huaja drejt eksportit të bamjeve por edhe prodhimeve shqiptare në përgjithësi.

Më të preferuarat e shqiptarëve

Bamja është ndër perimet e preferuara të shqiptarëve.

Amvisat kujdesen t’i përdorin bamjet në receta të ndryshme duke përgatitur gjellë të shijshme, tava të mrekullueshme, turshi etj.

Bamjet janë fantastike jo vetëm për shijen e tyre por mbi të gjitha për vlerat ushqyese që kanë.

Përmban shumë fibra dietike dhe vepron si një laksativ natyral, duke ndihmuar në tretje.

Bamja është e pasur me vitaminë A dhe antioksidues të tjerë. Bamja është e pasur me vitamin C, që ndihmon imunitetin e trupit.

Është e pasur me minerale, duke përfshirë këtu hekurin, kalçiumin, magnezin.

Përmban vitamin K, që është shumë e nevojshme për shëndetin e kockave, si dhe luan një rol të rëndësishëm në mpiksen e gjakut./AgroWeb

Bamjet e Shqipërisë më të kërkuarat në treg, nis kultivimi në masë Read More »

Krocera “Berlin” në Portin e Vlorës !

Mund të thuhet se Porti i Vlorës është kthyer tashmë në një pikë të rëndësishme të itinerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun.

Bashkëpunimi i frytshëm mes “Portit Detar” Vlorë sh.a., dhe kompanive turistike vendase e të huaja ka rritur në mënyrë të ndjeshme numrin e turistëve që mbërrijnë në portin e Vlorës, përcjell albinfo.ch.

Është hera e dytë që Krocera “Berlin” do të vizitojë Portin e Vlorës.

Nesër në mëngjes (28.04.2018) do të zbulojmë dhe guidën turistike që do të ndërmarrin 400 turistët e ardhur nga Porti i Kotorrit.

Krocera “Berlin” në Portin e Vlorës ! Read More »