Aktualitet

Lajm i madh për shqiptarët në SHBA, ja vendimi i fundit që është marrë

Shkollat e Nju Jorkut ofrojnë mësim në gjuhë të ndryshme per gjithe ata qe jetojne ne SHBA dhe nga dje, ne menyre zyrtare eshte njoftuar se pjese e listes se gjuheve ne programin mesimor eshte tashme edhe gjuha shqipe.

Mediat e huaja raportojne se janë 60,000 banorë shqiptare që jetojnë në Nju Jorku, më shumë se çdo shtet tjetër, sipas një studimi të Qendrës së Harvardit për Zhvillimin Ndërkombëtar të bere ne vitin 2015.

Më shumë se gjysma banojnë në New York City, ne lagjet Bronx, Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont. PS 105 në Morris Park do të jetë shtëpia e programit të parë të dyfishtë mësimor shqiptaro-anglisht. Këshilltari i Bronksit Mark Gjonaj, tha se është krenar që ka punuar per vendosjen e programit të ri.

Lajm i madh për shqiptarët në SHBA, ja vendimi i fundit që është marrë Read More »

Hodhi ujë në drejtim të opozitës, Bushati zbulon se çfarë i tha Rama në Kuvend

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, Ditmir Bushati ka folur për reagimin e tij disa javë më parë në Parlament, kur u hodhi ujë deputetëve të opozitës, ndërsa ata hodhën miell në drejtim të maxhorancës.

“Ka qenë një reagim tipik”, u shpreh ai i pyetur nga Çani.
“Është një lloj bekimi, si prifti?”, e pyet Çani.
“Kishte mbaruar faza e miellit dhe e vezëve, tani ishte një reagim tjetër, është pjesë e veseve njerëzore”, tregoi Bushati.

“Ç’të tha Rama kur ta kapi dorën”, e pyet Ariani.
“U habit se unë jam një njeri i thjeshtë. Janë raste që ndodhin dhe në vende të tjera”, pohoi ai.

Hodhi ujë në drejtim të opozitës, Bushati zbulon se çfarë i tha Rama në Kuvend Read More »

Loris Castriota Skanderbegh, pasardhësi i Skënderbeut: Ndihem shumë i lumtur që kam këtë gjak

Loris Castriota Skanderbegh së fundi ka vizituar Shqipërinë, edhe për të marë pjesë në dasmën e Skënderbeut dhe Donikës që është mbajtur në Kaninë, por edhe të takohet dhe të lidhë miqësi me të parët e tij. Ai në një intervistë për KultPlus ka treguar se cilës gjeneratë të pasardhësve të Skënderbeut i takon, sikurse ka treguar edhe për ndjesinë që i ofron të qenit trashëgimtarë i figurës më të rëndësishme të kombit shqiptar. Me profesion gazetar, Loris Castriota Skanderbegh ka folur për Trungun e Familjes, për shtrirjen e pasardhësve të Gjergj Kastriotit, sikurse që ka treguar edhe për keqpërdorimin e disa personave të caktuar, të cilët po bëhen sikurse janë pasardhësit e Gjergj Kastrioit Skënderbeut. “Ne e njohim të gjithë njëri tjetrin”, ka thënë mes të tjerash në këtë intervistë të dhënë për KultPlus, Loris Castriota Skanderbegh.

Ardianë Pajaziti

KultPlus: Ju vini nga rrënjët e familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, më saktë, cilës gjeneratë i takoni?
Loris Castriota Skanderbegh: Po, unë jam nga trungu i familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe jam gjenerata e pesëmbëdhjetë e familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

KultPlus: Dhe ju erdhët së fundi në shënimin e dasmës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Donikës, dasmë kjo që u mbajt në Kaninë, është hera e parë që vizituat Shqipërinë?
Loris Castriota Skanderbegh: Jo nuk është hera e parë. Kam ardhur edhe shumë herë të tjera, me qëllim që të kem kontakte me tokën time dhe tokën e të parëve.

KultPlus: Gjergj Kastrioti Skënderbeu është figura më e ndritshme e kombit shqiptar dhe pikërisht ju trashëgoni gjenet e tij, si ndiheni për këtë fakt?
Loris Castriota Skanderbegh: Ndihem shumë i lumtur, i gëzuar por edhe i përgjegjshëm për rrënjët që kam, edhe pse, ndonjëherë, duke qenë qenie njerëzore, mund ta bëjmë ndonjë gabim, por mundohemi dhe punojmë që të prezantojmë denjësisht mbiemrin e madh që e trashëgojmë nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

KultPlus: Ndërkohë, jeni në dijeni se në sa shtete mund të prekin pasardhësit e Gjergj Kastriotit Skënderbeut?
Loris Castriota Skanderbegh: Pasardhësit e Gjergj Kastriotit Skënderbeut janë vetëm në Itali, nuk ka një shtrirje në shtete të tjera. Ne njihemi shumë mirë me njëri tjetrin, sepse në një mënyrë precize e kemi trashëguar Trungun e Familjes, edhe pse, ka shumë persona që prezantohen sikur janë pasardhësit e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, sikurse është edhe rasti i një këngëtareje nga Australia, e cila pretendon që është pasardhëse, por në fakt nuk është. Ne e njohim të gjithë njëri tjetrin.

KultPlus: Pasi njihni aq mirë njëri tjetrin, a keni tentuar që të mblidheni të gjithë së bashku, dhe të vizitoni Shqipërinë?
Loris Castriota Skanderbegh: Kemi bërë këtë tentativë, disa nga kushërinjtë e mi kanë ardhë, jemi munduar ti mbledhim, por angazhimet e secilit e bëjnë të vështirë një prezantim më të madh.

KultPlus: Arbëreshët e Italisë tash e dy vite po bëjnë rikthimin e tyre në trojet shqiptare, duke u prezantuar me kulturën, veshjet , këngën dhe vallëzimin që e kanë ruajtur me kaq shumë kujdes, sa po ju bën të ndiheni mirë që po shënohet ky manifestim që ka për qëllim nderimin e figurës së Skënderbeut?
Loris Castriota Skanderbegh: Ndihem shumë i lumtur që kam këtë gjak, mënyra se si më respektojnë, si më flasin dhe si më ofrohen më jep një ndjesi të veçantë?

KultPlus: Ndërkohë, shumë herë, nëpër periudha të ndryshme ka pasë ndërhyrje nga të huajt në përvetësimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si i keni parë këto tentativa?
Loris Castriota Skanderbegh: Gjergj Kastrioti është shqiptar, të tjerët kanë tentuar ta përvetësojnë, por për rrënjët e Skënderbeut dëshmohet edhe me dokumente që janë të arkivuara në Napoli, Romë e Venedik.

KultPlus: Ekziston një film për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, por ai film është i viteve të 50-ta, ka ardhur koha që të realizohet edhe një film tjetër për këtë figurë kombëtare?
Loris Castriota Skanderbegh: Ka pasë disa fjalë që ka interesim për një film me nivel botëror, me rolin e Russell Crowe, por unë kam një shqetësim që një film i tillë të realizohet nga Hollivudi, sepse filmat e Hollivudit janë më shumë spektakël.

Filmi për Gjergj Kastriotin Skënderbeun më shumë do të duhej të ishte një rrëfim, pa spektakël. Dhe nëse do të bëhej, do të duhej të realizohej nga autorë shqiptarë që njohin shumë mirë historinë tonë, sepse Gjergj Kastrioti është mjaftueshëm figurë e madhe, vetëm do të duhej të realizohet mirë./njekomb

Loris Castriota Skanderbegh, pasardhësi i Skënderbeut: Ndihem shumë i lumtur që kam këtë gjak Read More »

Postoi foto me simbolin e shqiponjës, grekët kërkojnë heqjen e shtetësisë për Eleni Foureira-s

Duket se një foto e postuar nga Eugent Bushpepa teksa shfaqej në krah të Eleni Foureira-s duke bërë simbolin e Shqiponjës, (ndërsa vetë ajo nuk e bëri publike në llogaritë e rrjeteve sociale), ka ngjallur një debat të fortë në mediat greke.

Pas disa postimeve të bëra në rrjetet sociale të disa gazetarëve grekë, të cilët akuzonin Elenin se kishte fyer Greqinë me këtë simbol dhe se nuk duhej kurrsesi ta kishte bërë, duke shkuar me tej dhe duke shkruar që duhet ‘t’i hiqet shtetësia greke dhe të ikte në Shqipëri dhe të bëjë të gjithë zogjtë fluturues, jo vetëm shqiponjën’, është kthyer edhe në temën e ditën në emisionet e mëngjesit në kanalet kryesore.

“U bë nami edhe në rrjete sociale por edhe në bisedat mes shoqërive, pas fotos që Eleni bëri me përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion, dhe si përfundim nuk e kuptuam, ishte një simbol që përfaqësonte “Shqipërinë e madhe” apo ishte thjeshtë simbol i flamurit shqiptar?”, e nis bisedën një ndër gazetarët e emisionit të mëngjesit në “ANT1”.

Ndërkohë, një tjetër gazetar, i cili ndër të tjera shprehet se nuk ka asgjë me shqiptarët, duke i cilësuar si njerëz ‘të pëlqyer’ e se ka shumë miqësi nga Shqipëria, shprehet:

“Eleni duket se nuk e ka bërë qëllimisht dhe nuk e ka kuptuar se çfarë ka bërë, çfarë kuptimi ka kjo gjë. Nuk ka asgjë të keqe në këtë foto, por për Greqinë, për fat të keq kjo shenjë për grekët është shenjë e “Shqipërisë së Madhe” dhe për këtë është keqkuptuar kaq shumë”.

“Eleni nuk duhej ta bënte, ka bërë gabim, dhe të paktën duhej të kërkonte falje pas kësaj që ka bërë”, shprehet një tjetër gazetare.

Ndërkohe debati edhe në këtë studio është ndarë, teka disa nga gazetarët e kanë justifikuar Elenin, duke thënë se nuk e ka pasur për qëllim të nënkuptoj asgjë që provokon grekët, ndërsa të tjerë shprehen se ajo duhej ta dinte mirë se disa gjëra, pikërisht në Eurovizion që ka ndikim politik, nuk duhen bërë.

Nga ana tjetër Eleni ka bërë një reagim në rrjete sociale ku shprehet:

”Muzika është për të bashkuar dhe jo për ndarë njerëz, e prandaj jam këtu, nuk kam asnjë lidhje me gjithë këto çështje nacionaliste që disa njerëz më kanë akuzuar. Unë e dua shumë Greqinë dhe askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë gjë. Le të shkojmë tani dhe të përfaqësojmë Qipron në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Eleni nuk e ka bërë me qëllim, por thjeshtë nuk është treguar e kujdesshme dhe nuk ka kuptuar që kjo shenjë do të interpretohej dhe do të përcillte këtë kuptim për grekët”, shprehen gazetarët në studio.

https://youtu.be/ZMGb_cKvYtY

Postoi foto me simbolin e shqiponjës, grekët kërkojnë heqjen e shtetësisë për Eleni Foureira-s Read More »

200 policë i ikin Vettingut, 3 ditë nga limiti ende shumë policë që nuk kanë bërë deklarimet

Tre ditë nga skadimi i afatit për dorëzimin e formularëve të vettingut në radhët e policisë, një numër i konsiderueshëm efektivësh nuk kanë dorëzuar ende dokumentacionin. Për këtë arsye Ministria e Brendshme ka vendosur që zyrat e dorëzimit të formularëve të qëndrojnë hapur edhe gjatë fundjavës, ndërkohë që do ketë edhe tolerime për gabime njerëzore.

“Ne jemi koshient që dikush mund të shkruajë gabim një shifër ose një të dhënë prandaj askush nuk duhet të frikësohet apo stresohet, edhe ai që ka punuar në mënyrë informale apo në emigracion, e rëndësishme është të deklarojnë rrethana të vërteta”, shprehet Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm.

Por po ashtu një numër i lartë punonjësish policie dhe Gardës së Republikës që shkon deri në 200 këto kohë kanë dhënë dorëheqjen duke iu shmangur vettingut.

Burime nga policia thonë se shumica janë efektiv në prag të pensionit që përfitojnë edhe pensionin suplementar. Ndërkohë ministria e Brendshme hedh poshtë aludimet se dy punonjësit e policisë në Fier dhe Shkodër që i dhanë fund jetës, të jenë vetëvrarë si pasojë e presionit mbi vettingun.

200 policë i ikin Vettingut, 3 ditë nga limiti ende shumë policë që nuk kanë bërë deklarimet Read More »

Super lajm! Këtë verë do udhëtoni falas nëpër Europë. Gjithçka që iu duhet është të bëni këtë

Bashkimi Evropian do t’u mundësojë 15 000 të rinjve të moshës 18-vjeçare të udhëtojnë falas nëpër Evropë këtë verë, në kuadër të një programi të quajtur “DiscoverEU”, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Iniciativa erdhi pas një propozimi të Parlamentit Evropian me një buxhet prej 12 milionë eurosh në vitin 2018 për të financuar biletat e transportit. Programi do të hapet në qershor për aplikantët e moshës 18 vjeç dhe më 1 korrik nëpërmjet një faqeje në internet ”Portali evropian i rinisë”.

Programi synon t’u ofrojë 15 000 të rinjve mundësinë për të udhëtuar nëpër Evropë këtë verë për të zbuluar trashëgiminë e pasur kulturore të kontinentit, krijuar kontakte me persona të tjerë, për të mësuar rreth kulturave të tjera si dhe për të zbuluar atë që e bashkon Evropën, njoftoi Komisioni Evopian në një deklaratë.

Kandidatët e përzgjedhur duhet të ndjekin një itinerar të paracaktuar, me tren, me autobus madje edhe me traget, ose avion në disa raste. Udhëtimi i tyre do të zgjasë deri në 30 ditë dhe do të përfshijë nga një deri në katër destinacione të huaja.

Juria ka përgjegjësinë për përzgjedhjen përfundimtare të 15 000 përfituesve të parë, ndërsa një valë e dytë e aplikimeve mund të hapet në gjashtëmujorin e dytë të vitit, nëse do të mbeten burime financiare.

Më shumë detaje rreth kësaj iniciative do të publikohen në mes të muajit maj në ”Portalin evropian të rinisë”.

Super lajm! Këtë verë do udhëtoni falas nëpër Europë. Gjithçka që iu duhet është të bëni këtë Read More »

Tronditja fillon nga Krimet e Rënda, pritet arrestimi i Besim Hajdarmatajt. DEA dokumenton lidhjet e tij me krimin e organizuar

Brenda dy javëve shqiptarët do rifitojne besimin e tronditur të amerikano-europianëve lidhur me rezultatet e premtuara te penalizimit te  “bishave” te korrupsionit ne drejtesi e politike. Tahiri e Llalla po monitorohen non-stop, ndërsa të tjera surpriza priten. Natyrisht nuk janë fantazitë emocionale të Ngjelës, por ndalime që nuk kërcënojne vetëm lirinë e drejtësinë e shqiptarëve, por dhe të ineresave të qënësishme të aleatëve tanë të fuqishëm.

Konkretisht pritet arrestimi i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda i cili është i mirmonitoruar si shitës i sekreteve hetimore të shume dosjeve të rëndësishme që kanë lidhje me krimin e organizuar kryesisht me figura të spikatura politiko-kriminale.

Kur bëhet fjalë për kokainën DEA nuk fal e për më tepër kur njeriu hije i tonelatave te kapura e të pa kapura i miellit të bardhë është person i njohur i Hajdarmatajt dhe ndoshta ai ka ndërhyre për te tek ish shefi i tij Llalla në  këmbim te “sadaka” që t’i hiqet një kërkim ndërkombetar.

Për arsye hetimi nuk po përmendim bosin tropojas të kokaines që natyrisht nuk është Arber Çekaj, por një tjeter djalosh të cilin partnerët e kanë indentifikuar…

Arta Marku e cila pati zgjuar një shprese të madhe tashme është jashte loje dhe po merret vetëm me riciklime të prokuroreve “patriotë” dibranë që janë thembra e Akilit e korrupsionit në prokurori.

Në javën e parë të qershorit pritet një iniciative surprizë për shkarkimin e Markut si dhe një tjetër vendim surprizë nga Vettingu për pensionimin e saj të parakohshëm duke i refuzuar dhe të drejtën për të qenë as avokate.

Marku natyrisht nuk është pjesë e pazareve të shkuara, por viktimë e turpshme e interesave meskine dhe financiare të trustit politik./Pamfleti.com

Tronditja fillon nga Krimet e Rënda, pritet arrestimi i Besim Hajdarmatajt. DEA dokumenton lidhjet e tij me krimin e organizuar Read More »

Ambasadori Donald Lu, dhe një vit në Shqipëri. DASH mandat shtesë për iniciatorin e gjuetisë së “peshqve të mëdhenj” dhe “kokainës”. Tronditen Meta e Berisha

Kush thotë se SHBA nuk ndjek hap pas hapi të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe është pararojë e këtyre zhvillimeve, gabon rëndë.

Këtë po e verteton më së miri ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu, deklaratat e të cilit kanë paralajmëruar më se njëherë deri dhe arrestimet e trafikantëve shqiptarë të drogës në Shqipëri dhe jashtë saj.

Rasti më konkret ka qënë paralajmërimi i ambasadorit Lu për arrestimin e pronarit të kontenierëve të 613 kilogramë kokainë që u kap në portin e Durrësit Arbër Kuliçi-Çekaj. I cili është kushuriri shumë i afërt i ish badigardit të Berishës, njëherësh dhe ish zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçi.

Arbër Kuliçi-Çekaj u arrestua në Duseldorf të Gjermanisë, ku pritet të ekstradohet për t’u hetuar dhe gjykuar në Shqipëri dhe ndoshta, nëse dëshiron të shpëtojë veten se djalë i ri është, pendohet dhe tregon “shokët”. Që është kupola e politikës, Berisha-Meta-Basha-Monika.

Duke qënë se dhe Arjan Ndoci, njeriu që u kap me 1 ton drogë në Spanjë dhe në sajë të investigimit të DEA-s amerikane të antidrogës ka lidhje me trafikantët e drogës së kapur në Durrës, pritet që dosja të bashkohet këtu në Shqipëri.

Ndërkohë që ambasadori i SHBA në Tiranë që është dhe iniciatori i miratimit dhe zbatimi të reformës në drejtësi, Vettingut dhe “gjuetisë” së “peshqve të mëdhenj”, do të jetë dhe një vit tjetër përtej mandatit në krye të ambasadës amerikane në Shqipëri.

Mësohet se puna e mirë e bërë në Shqipëri, nisja e mbarë e kapjes së “peshqve të mëdhenj” dhe intensifikimi i presionit ndaj politikës shqiptare, drejtësisë dhe policisë për një vetëpastrim, ka bërë që DASH të mos planifikojë zëvendësuesin e ambasadorit Lu sipas ligjit amerikan.

Ndaj ai pritet të jetë dhe një vit më tepër në Shqipëri deri sa të marrë udhë tamam arrestimi i “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri dhe të ndihmojë drejtësinë shqiptare të rimëkëmbët.

Një lajm i tillë është marrë vesh nga ana e Berishës, Metës, Bashës dhe Kryemadhit, ndaj kanë nisur të startojnë me një strategji krejt ndryshe ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë.

Njëherë do goditet fort, pastaj do vlerësohet, duke alternuar gjithçka për të dalë në sytë e shqiptarëve se kur ka “të drejtë ai vlerësohet”, kur i “shërben Ramës, ai goditet”.

Por ama, zgjatja e mandatit të Donald Lu dhe një vit në Tiranë ka tronditur fort Berishën dhe Metën, kontigjentin e “dorës së parë” për të qënë “banorët VIP” të burgut të ri të Reçit në Shkodër, të ndërtuar me mbështetjen e BE.

Ndërkohë që zgjatja e mandatit të Donald Lu në Tiranë dhe një vit është një lajm i shkëlqyer për shqiptarët, të cilët besojnë fort tek ai për kapjen e “peshqve të mëdhenj”./Pamfleti.com

Ambasadori Donald Lu, dhe një vit në Shqipëri. DASH mandat shtesë për iniciatorin e gjuetisë së “peshqve të mëdhenj” dhe “kokainës”. Tronditen Meta e Berisha Read More »