Aktualitet

Kërcënimi i Ramës: Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST. Nuk ka mbaruar jo, të tjera do të pasojnë javët që vijnë!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se pas dorëzimit të mandatit të Saimir Tahirit, të tjera zhvillime të bujshme pritet të ndodhin në vendin tonë javët që vijnë. Ky kërcënim i është adresuar hapur opozitës, teksa shkruan, “Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?”

Postimi i plotë i Ramës:

Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?🤔Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe😨Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë🇦🇱🇪🇺

Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin✌

Kërcënimi i Ramës: Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST. Nuk ka mbaruar jo, të tjera do të pasojnë javët që vijnë! Read More »

Saranda çel sezonin turistik, mbërrin kroçera e parë me 2500 turistë

Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon dhe e konsideruar si një vendet më të bukura të rivierës shqiptare çeli sezonin e ri turistik “Verë 2018”.

Në ceremoninë e organizuar në sheshin e Limanit, Sarandë, përveç qytetarëve sarandiotë ishin të pranishëm edhe 2500 turistë të huaj që erdhën në qytetin bregdetar me kroçerën e parë për këtë sezon.

Kryetarja e bashkisë së Sarandës, Florjana Koka duke i uruar mirëseardhjen turistëve të huaj, tha se “ne sot menduam që t’u ofronim këtë mikpritje dhe pritje të ngrohtë . Nuk mendoj se kishim arsye më të fortë sesa ju sepse ju konsiderojmë dallëndyshen e parë që ikën çdo vjeshtë e vjen çdo pranverë”.

Koka u uroi gjithashtu turistëve të huaj qëndrim të këndshëm dhe të kthehen sërish në qytetin bregdetar të Sarandës.

Pjesë e aktivitete promovuese për sezonin e ri turistik ishin grupe fëmijësh që pedalojnë, artistë që performuan artin popullor të veshur me kostume popullore të trevave shqiptare, si dhe notarë, zhytës e ekipe njerëzish që japin siguri jete në plazhe.

Gjithashtu gjatë gjithë ditës u zhvilluan aktivitete promocioni nga Parku Kombëtar i Butrintit, rrjeti i Hotelerisë e restoranteve, të organizuar në Shoqatën e profesionistëve të turizmit STI, sektori i Kulturës Kombëtare, profesionistet e rinj të turizmit, që përgatit shkolla Hoteleri-Turizëm, operatorët turistikë e ata bankarë, agjencitë imobilare që operojnë në këtë rajon, tregtarë të suvenireve me prodhime deti, tregtarë të punëve të dorës e qëndismave, deri tek realizime promovuese të profilit dhe funksionimit të institucioneve në varësi të Bashkisë Sarandë.

Aktivitetet për promovimin e Sarandës do të vijojnë më 12 dhe 13 maj 2018, me edicionin e 6-të të Festës së Midhjes në Ksamil, ku do të ketë promocion, shijim dhe argëtim.

Qyteti i Sarandës, që e ka marrë emrin e një manastiri bizantin, që quhej në greqisht “Agioi Saranta”, 40 shenjtorët, njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal.

Saranda është klasifikuar në krye të 21 destinacioneve për t’u vizituar për vitin 2018 nga National Geographic.

Plazhi i pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir, plazhi i pasqyrave, i Ksamilit, etj, ofrojnë për turistët vendas e të huaj gjatë verës pushime mbresëlënëse.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëra vjeçare./ATA

Saranda çel sezonin turistik, mbërrin kroçera e parë me 2500 turistë Read More »

Babai i sëmurë mendor e mban prej vitesh lidhur me litar, historia prekëse e Amrit

Emisioni “Stop” është ndalur në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në Kavajë, ku mësuese Klorida Teferiçi na ka treguar për historinë e Amri Popoit.

“Unë në klasën time kam 24 nxënës, të gjithë janë të mrekullueshëm, por kam një nxënës që është i veçantë nga të tjerët sepse ka një histori të tmerrshme familjare”, tregoi mësuese Teferiçi.

Ai është 12 vjeç dhe duhet të ishte në klasën e pestë apo të gjashtë, por është në klasën e dytë, pasi për 4 vite rresht ai, vëllai i sëmurë dhe e ëma janë mbajtur të mbyllur e të lidhur nga i ati, që është i dhunshëm dhe me probleme mendore.

Mësuesja e Amrit vijoi të tregonte: “Janë të dy të sëmurë psiqik. Duke qenë se janë me probleme kanë ushtruar dhunë fizike, përveçse psikologjike. Rasti i fundit me babin e Amrit ishte që kishte marrë sëpatën dhe kishte kërcënuar jo vetëm fëmijët, por edhe gjyshin dhe njerëzit e tjerë që kishin shkuar nga bashkia për të ndihmuar këtë fëmijë”.

Falë Bashkisë Kavajë dhe Zyrës Arsimore, sot Amri po arsimohet në klasën e dytë të shkollës 9-vjeçare “3 Dëshmorët”.  Pavarësisht të gjithë dhunës psikologjike e fizike dhe kushte të mjera ekonomike, ai është i pari i klasës dhe një nxënës shembullor në sjellje.
“Ai është kaq i qetë e i urtë. Nuk është absolutisht agresiv, është gjithmonë drejt paqes. Ai është një nga nxënësit më të shkëlqyer të klasës sime, një fëmijë me vullnet të paparë dhe shumë sistematik, që nuk bën asnjëherë mungesa. Është një fëmijë i mrekullueshëm!”, u shpreh mësuesja e Amrit.

Gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi me Amrin, i cili rrëfeu kushtet e vështira të jetesës dhe arsyen e largimit nga shkolla për 4 vite.

I pyetur se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet, ai tha: “Dua të bëhem polic sepse dua të vendos rregullin dhe të ndihmoj të gjithë njerëzit që janë në nevojë”.

Mësuese Klorida tregoi se për të gjitha mjetet shkollore dhe veshmbathjet, Amrin e kanë ndihmuar prindërit e nxënësve të klasës. Të gjithë shoqet dhe shokët e tij shprehën vlerësimin për të, duke thënë se e duan shumë dhe se dëshirojnë të mbajnë pranë. Nëndrejtori i shkollës “3 Dëshmorët” tha se janë munduar t’i qëndrojnë pranë dhe të mbledhin të ardhura për ta ndihmuar sadopak familjen Popoi.

Gazetarja e emisionit “Stop” së bashku me mësuese Teferiçin shkuan në shtëpinë e Amrit, ku panë kushtet e vështira të jetesës.

E ëma e tij tha: “Kemi një tezgë në rrugë që shesim dhe me ndihmë ekonomike prej 48 mijë lekësh paguajmë vetëm bukën. Bukë me djathë dhe vaj i përgatis çunave. Kaq kam unë si nënë që i ushqej”.

Emisioni “Stop” në bashkëpunim me “Fundjavë ndryshe” i dhuruan familjes Popoi  ushqime për dy muaj dhe mjete shkollore, në mënyrë që Amri të vijojë të arsimohet dhe të jetë një nxënës shembullor.

Babai i sëmurë mendor e mban prej vitesh lidhur me litar, historia prekëse e Amrit Read More »

Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta ‘kapen’ me 2 ton kokainë/ Faktet qe vërtetojnë lidhjen e tyre me drogën

Çfarë u bë me 613 kg kokainë që u zbulua në kamionin e bananeve në Shqipëri?

Ku kanë ngecur hetimet, menjëherë sapo në skenë doli emri i Sali dhe Shkëlzen Berishës bashkë me Ilir Metës?

Si ka mundësi që një firmë që tregoton banane, të ketë kaq forcë sa të transportojë nga Kolumbia 613 kg kokainë pa e kapur askush?

Nëse analizon deklaratat apo faktet, çdo gjë të çon tek familja Berisha dhe tek Ilir Meta. Të rikujtojmë këto fakte, që po mundohet të harrohen si çdo skandal tjetër në Shqipëri.

Ndërkohë që në kërkim është shpallur “pronari” i kompanisë së bananeve “Arbri Garden” shpk, e cila kishte kontenierët ku u gjet kokaina Arbër Kuliçi ose ndryshe Arbër Çekaj.

Arbër Kuliçi është shumë i afërt me ish zv.drejtorin e Përgjithshëm të policisë së Shtetit, Agron Kuliçi, njëherësh ish-badigard i Berishës dhe i akuzuar si i përzierë në trafikun e drogërave të forta.

Një biznesmen i bërë me kompani importi bananesh nga vendet e Amerikës Qëndrore në moshën 20 vjeçare, moshë që realisht janë duke jetuar me paratë e prindërve. Por dhe bashkëpunëtori i tij Donald Lushaj, menaxheri i firmës së bananeve, që importoi kontenierin nga Kolumbia është me origjinë nga Tropoja.

Njëherësh Donald Lusha është dhe kushuri me ithtarin e Sali Berishës, Sali Lusha. Ndonëse s’janë vertetuar lidhje trafiku kokaine mes tyre. Donald Lushaj që bën si i pafajshëm dhe i varfër, njëherësh që ka paguar avokatët më të shtrenjtë në Shqipëri, ka lëvizur shpesh jashtë vendit.

Vetëm në vitin 2018 ai ka dalë dhe ka hyrë 6 herë nga pika kufitare e Morinës. Konkretisht, ai ka dalë nga Shqipëria më 2 janar, 13 janar, 21 janar dhe 22 janar, 26 janar e 5 shkurt dhe është kthyer kurdoherë pothuajse brenda ditës.

Por dhe fakti se Adriatik Lagji është nga Saranda, pikërisht vendi ku ka ushtruar aktivitetin kriminal të trafikut të drogës supertrafikanti i drogës Klemend Balili, tregon se rrjeti është tepër i gjërë. Pasi Klemend Balili, ish zyrtari i lartë i LSI e drejtor i Traportit Rrugor në Sarandë, njëherësh dhe miku i Ilir Metës është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të drogërave të rënda dhe gjendet në arrati.

A janë këto fakte dhe lidhje të bandës së drogës?

Rasti i kapjes së 32 kiliogramë droge në aeroportin e Milanos në pronësi të Shkelzen Berishës vite më parë, dhe eleminimi në Shqipëri i katër oficerëve të antidrogës nga Agron Kuliçi, tregon se këto skema po aplikohen dhe në Shqipëri.

Le ti rikthehemi edhe skandalit të djeshëm. Sërish në Spanjë u kap 1 ton kokainë, ku u implikua emri i Shkelzën Berishës.

Një nga personat e arrestuar në Spanjë me rreth 1 ton kokainë rezulton me lidhje të forta në qarqet e biznesit në Tiranë. Bëhet fjalë për atë kategori biznesi të lidhur me familjet kryesore politike shqiptare.

Burime të Interpolit thanë për gazetën DITA identitetin real të njërit prej të arrestuarve që në media ka dalë me emër të ndryshuar. I arrestuari është në fakt shtetasi Arjan Ndoci. Ndoci është vëllai i Viktor Ndocit, ndërtues i njohur në Tiranë, së fundi ndërtues i qendrës tregtare Ring në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet. Ndoci njihet për lidhjet me djalin e Berishës, Shkëlzenin.

Në të shkuarën është përfolur madje se prishja e mbikalimit të Zogut të Zi, një shpërdorim milionësh i taksave të qytetarëve të Tiranës erdhi për shkak të këtyre lidhjeve dhe interesave të përbashkëta Ndoci-Berisha.

1 ton kokainë dhe rreth 1.5 milionë euro u bllokuan pas operacionit të organizuar në bashkëpunim me DEA-n amerikane, drejtorinë e antitrafikut të Kolumbisë, dhe koordinimit me Europol. Organizata transportonte kokainën në sasi të mëdha nga Kolumbia dhe përdornin një rrjet kriminal spanjoll.

A është i zhytur Shkëlzen Berisha me babain e tij dhe me Ilir Metën në 2 ton skandal kokainë? Pse askush nuk flet?/Pamfleti.net

Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta ‘kapen’ me 2 ton kokainë/ Faktet qe vërtetojnë lidhjen e tyre me drogën Read More »

Manjani i del kundra dhe ia plas në sy Monikës: Gropat Bashës nuk mbyllen ndonjëherë, të bëjmë koalicion me Shpëtim Idrizin dhe AK

Ish- ministri Ylli Manjani është zëri rradhës që del kundër aleancës Basha-Kryemadhi. Ai ia ka thënë në sy Monikës se nuk mund të ketë jetë shpresëplotë një aleancë me PD-në, duke i propozuar aleancë me Idrizin dhe AK-në.

“Për mënyrën e të bërit opozitë: Është me vend të diskutojmë që të përgatitemi sot për sot një vit, që të hyjmë në zgjedhje. Se ç’kam një nuhatje që mund të kemi dhe zgjedhje të tjera.

Por le të marrim kalendarin. Është e pafalshme pa opozitën që ka gjithë kohën e nevojshme që të mos kemi kandidatët përballë në bashki.

Për specifikën e zgjedhjeve lokale të gjejmë njerëz jashtë strukturave tona. Vetëm nuk ia dalim dot. Kërkohen shokë shumë. Njëri nga shokët është e përjashtuar. Partia e Edi Ramës nuk mund të ketë shansin të përfitojë nga djersa e ballit e çdo anëtari dhe votuesi e LSI.

Nuk ka të jemi të majtë apo çfarë..e bëjmë këtë debat me miq e shokë. Kol Dervishi më akuzon më shumë…Sepse është kjo ideja që jemi të majtë…

Në ka burrë nëne që e dimë se ça jemi ne. Nevoja për koalicion është e dukshme. Të krijojmë një grup përfaqësues të drejtuar nga zv.kryetari që të ishte grupi i negociatave për një koalicion serioz, që nuk është e thënë të jetë detyrimisht edhe me PD.

Jam i bindur që më PDIU bëhet koalicion shumë i mirë me PAA, me Aleancën Kuq e Zi, pra ka parti që mund të na nxjerrë në një pol të tretë me PD, me gjithë problemet që ka, ka potencialin e vet elektoral. Por ne nuk mund të presim që të mbarojë debat i brendshëm në PD, që ska për të mbaruar asnjëherë që të presim të mbyllin gropat ata brenda vetes”, ka thënë Manjani.

Manjani i del kundra dhe ia plas në sy Monikës: Gropat Bashës nuk mbyllen ndonjëherë, të bëjmë koalicion me Shpëtim Idrizin dhe AK Read More »

Burgu shumë afër, Berisha, Meta e Basha të terrorizuar nga arrestimi i Arbër Kuliçit e Arjan Ndocit për kokainën kolumbiane, prag arresti për Balilin

Kupola e politikës shqiptare është tronditur fuqishëm nga arrestimet e fundit të trafikantëve të drogës së fortë, kokainë. Vetëm disa ditë më parë është arrestuar Arjan Ndoci, vëllai i Viktor Ndocit, biznesmenit të Berishës dhe Bashës në Spanjë, me 1 ton kokainë.

Pavarësisht ndryshimit të identitetit dhe shpërndarjes “kontrabandë” të një emri tjetër në media, pak orë më vonë është bërë e ditur për publikun dhe emri i plotë i njërit prejt trafikantëve të drogës, atij të Arjan Ndocit.

Por nga ana tjetër është bërë e ditur me shpejtësi dhe lidhja e tij me politikën e mbrojtja politike që ka pasur gjatë tërë kësaj kohe Ndoci. Çka ka sjellë dhe pamundësinë për ta futur në burg, për shkak të kapjes së drejtësisë.

“Pamfleti” bëri të ditur se vëllai i trafikantit të kokainës Arjan Ndoci të kapur në Spanjë, Viktor Ndoci është një biznesmen nga Laçi që ushtron aktivitetin në Tiranë. Madje me mbështetjen e ish kryeministrit Sali Berisha dhe ish ministrit të Transporteve, më vonë kreut të bashkisë Tiranë dhe aktualisht kryetar i PD Lulzim Basha, ka marrë shumë punë në kryeqytet.

Viktor Ndoci është ndërtues i njohur në Tiranë, ortaku i Bashkim Ulajt, biznesmenit të familjes së Sali Berishës në godinën e të cilit është ngritur dhe zyra e ish Kryeministrit dhe është përqëndruar gjithë aktiviteti i tij.

Njëherësh Ndoci është aksioneri kryesor i qendrës tregtare “Ring” në zonën e “Zogut të Zi” në kryeqytet. Ndoci njihet për lidhjet me djalin e Berishës, Shkëlzenin dhe si i “përkëdheluri” i Berishës dhe Bashës, por dhe sponsor i fushatave elektorale të PD. Një shpërblim ky për lejimin e pastrimit të parave të drogës.

Biznesmeni laçian është akuzuar se dhe prishja mbikalimit të Zogut të Zi, një shpërdorim milionësh i taksave të qytetarëve të Tiranës erdhi për shkak të këtyre lidhjeve dhe interesave të përbashkëta Ndoci-Berisha. Të cilët hodhën në erë një investim të tërë thjeshtë dhe vetëm për t’i hapur rrugë biznesmenit Ndoci, që të pastrojë paratë në pallatet e ndërtuara përrreth Zogut të Zi.

Kapja e vëllait të biznesmenit të Berishës dhe Bashës e ka tmerruar vetë Sali Berishën, pasi ka shumë frikë se me drejtësinë e re, Arjan Ndoci do të hapë gojën dhe do të tregojë lidhjet e tij me ish kryeministrin, por dhe me kreun aktual të PD Basha, dhe për pasojë pastrimin e parave të drogës përmes bizneseve të vëllait biznesmen Viktor Ndocaj. Duke bërë që të shtohet dhe një akuzë tjetër në kurriz të Sali Berishës dhe djalit të tij Shkëlzen.

Ndërkohë që nga Gjermania ka ardhur një mandat tjetër për Berishën dhe Metën: Eshtë arrestuar Arbër Kuliçi-Çekaj, pronari i kontenierëve të 613 kilogramë kokainë të sekuestruar në portin e Durrës.
Ai është pronari i kompanisë “Arbri Garden”, e cila ishte porositësja e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda të cilit u kap sasia rekord e kokainës ndonjëherë në vendin tonë. Operacioni për arrestimin e tij është kryer nga policia gjermane në bashkëpunim me atë shqiptare.

Pronari i kompanisë Arbri Garden, Arbër Kuliçi është kapur në një provincë pranë Dysedorfit. Ai është kushuriri i Agron Kuliçit ish badigard i Berishës, njëherësh ish zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe aktualisht këshilltar i PD në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se Agron Kuliçi do të ekstradohet së shpejti në Shqipëri dhe se do të tregojë dhe lidhjet me familjen Berisha dhe Meta. Por dhe ndihmën e dhënë përmes mbrojtjes nga këto dy familje dhe sponsorizimeve me paratë e shtetit për të ngritur biznesin e kokainës në Durrës.

Pasi ndonëse në moshë të vogël, vetëm 20 vjeç ai themeloi kompaninë “Arbri Garden” prapa të cilës qëndronin Agron Kuliçi dhe njerëzit e Metës. Të cilët i kanë garantuar mbrojtje nga organet ligjzbatuese, njëherësh dhe e kanë sponsorizuar me paratë e shtetit dhe më konkretisht përmes ministrit të Bujqësisë së LSI Edmond Panariti. Me paratë e ministrit të Metës ai ngriti dhe modernizoi biznesin e drogës, nën emrin zyrtar të biznesit të bananeve.

Pavarësisht se Arbër Kuliçi është hetuar edhe rreth 3 vite më parë, si i dyshuar për përfshirjen në trafikimin e kokainës dhe këtë e dinte dhe ministri i Metës që sponsorizoi biznesin e drogës me paratë e shtetit përmes granteve të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, mësohet se në dhjetor të vitit 2015, kompanisë “Arbri Garden” të Arbër Kuliçi-Çekajt i janë kapur 90 kilogramë kokainë në Ekuador. Për këtë rast, Policia pati referuar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda më datë 22 dhjetor 2015, me numër protokolli 12041 dhe 12041/1.

Ndërsa në janar të vitit 2016, pas referimit të materialeve, Arbër Kuliçi-Çekaj është shoqëruar me iniciativën e Policisë për të dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast trafikimi, që në fakt ishte parandaluar që në vendin e origjinës.

Megjithatë, hetimet për këtë rast zgjatën vetëm disa muaj dhe më pas çështja mbeti pezull në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga kryeprokurori Hajdarmataj, ku dosja u arkivua.
Gjithçka ka qënë e lidhur dhe një skemë e mbyllur nga ngritja e biznesit të drogës nga Kuliçi dhe mbrojtja e tij po nga Agron Kuliçi përmes policisë, grantet e Panaritit të Metës për modernizimin e biznesit e deri tek garancia e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Hajdarmatajt, se dosja do të mbyllet.

Por tashmë me prokurorinë e re dhe me ekstradimin e Kuliçit drejt Shqipërisë, por dhe hetimit dhe marrjes së dosjeve nga Spanja për Arjan Ndocin, situata për Berishën, Metën dhe Bashën agravohet së tepërmi. Ndaj ata janë tmerruar, pasi u është afruar shumë burgu. Bëhet fjalë për trafikimin e mbi 1.6 tonë kokainë nga Kolumbia në të dyja rastet. Ku kupola pas Ndocit dhe Kuliçit janë “peshqit e mëdhenj”.Berisha, Meta dhe Basha. Për të cilët tashmë burgu është shumë afër.

Ndërkohë që situata për Metën bëhet akoma më e vështirë, pasi arrestimi i ish zyrtarit të lartë dhe sponsor të LSI, supertrafikantit të drogës dhe “Eskobarit të Ballkanit” Klemend Balili është shumë afër. Ai di shumë dhe pritet ta ‘pasurojë’ më tej dosjen kriminale të Metës./Pamfleti.com

Burgu shumë afër, Berisha, Meta e Basha të terrorizuar nga arrestimi i Arbër Kuliçit e Arjan Ndocit për kokainën kolumbiane, prag arresti për Balilin Read More »

Deklaratat e Lu-së dhe Xhafajt, që paralajmëruan 2 arrestime të bujshme/ Çekaj u arrestua, rradha e “Eskobarit të drogës”, Klement Balili?

Lajmit për arrestimin në Gjermani të Arbër Çekajt, pronari i kompanisë Arbri Garden, e cila ishte porositësja e kontenierit me banane në të cilën u gjet kokaina rekord e kapur para disa muajsh në Maminas, pasi kishte ardhur nga Kolumbia, i parapriu këtë të premte deklarata e fortë e ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili në një aktivitet për shoqërinë civile, tha se Balili dhe Cekaj janë “peshq të mëdhenj” që duhen kapur.

“Sfida kryesore sot, do isha i lumtur nëse shoqëria civile na bashkohet ne thirrjet për arrestim të peshqve të mëdhenj kriminelë. Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, Met Kananai që u kap në Turqi.

Dy urdhër arreste janë lëshuar edhe për dy peshq te tjere. Klement Balili dhe Arber Cekaj. Ata duhet të kapen. Fran Frrokaj dhe Roshi po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Tahirit dhe Llallës, askush nuk është mbi ligjin”, tha Lu sot.

Ndërsa ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi finalizimin në pasditen e të premtes së dy operacioneve të suksesshme me Spanjën dhe Gjermaninë për ngjarje të rënda kriminale.

“Jo më larg se sot, pasdite, policia e shtetit ka dy operacione të suksesshme me Spanjën dhe Gjermaninë që kanë të bëjnë me ngjarje të rënda kriminale dhe ne kemi nisur njëkohësisht me partnerët tanë çështjet penale”, njoftoi Xhafaj.

Deklaratat e Lu-së dhe Xhafajt, që paralajmëruan 2 arrestime të bujshme/ Çekaj u arrestua, rradha e “Eskobarit të drogës”, Klement Balili? Read More »

Inxhinieri kosovar që po ndërton urën metropolinate në Dubai

Arkitektë e inxhinierë ndërtimi kosovarë kanë gjetur veten në të gjitha anët e botës. Ata po ideojnë e ndërtojnë projekte të mëdha, duke qenë dora kryesore e tyre.

Kushtrim Hajzeri

Lufta e fundit në vend e dërgoi si refugjatë në Itali, pa e ditur se aty do të ndërtonte të ardhmen në inxhinierinë e ndërtimit. 30 vjeçari, Esad Mehmeti nga Mitrovica ishte vetëm 11 vjeç kur kishte shkuar në Itali, e që atje edhe u shkollua e punoi në inxhinierinë e ndërtimit.

Në vitin 2014 i kishte dhënë fund studimeve me një tezë për Digën e Gazivodës në Kosovë, konkretisht projekt për simulimin e rënies se digës dhe në bazë të rezultateve të modelit matematikor, parashikimi i nivelit te ujit në luginë deri në qytetin e Mitrovicës. E, vetëm dy vjet më vonë ai bëhet pjesë e kompanisë së madhe italiane Rizzani de Eccher, në të cilën vazhdon të ushtrojë profesionin.

Duke punuar për këtë kompani, Mehmeti ka qenë njeriu kryesor i projekteve të mëdha të ndërtimit të urave në shtete të ndryshme, e që momentalisht është duke punuar në Dubai.

Ai, për Ndërtimi.info ka treguar për përvojën e tij në këto projekte, e që njërin prej tyre kishin arritur ta përfundojnë vetëm për katër muaj.

“Në vitin 2016 kam punuar në Riad të Arabisë Saudite, ku kemi ndërtuar ura metropolitane. Në vitin 2017 kem ndërtuar ura në Veri të Algjerisë dhe tani jam në Dubai ku jemi duke realizuar urën (Viaduct) metropolitane që ndërlidhë zonën e Expo2020 me qendrën e qyteti. Në vitin 2017 kemi realizuar një urë afër 1 km për vetëm 4 muaj punë”, ka treguar ai.

Mehmeti, që në projektin e ndërtimit të njërës nga urat më të mëdha në Dubai është koordinator, ka konsideruar se ky është një nga projektet më  interesante që ai ka dhënë kontribut.

“Projekti është shumë interesantë dhe duhet të përfundoje në kohë shumë të shkurtë, pasi në vitin 2020 hapet ekspozita universale në Dubai dhe metroja ndërlidhë zonën e Expo2020 me Red Line të metros ekzistuese”, ka thënë ai.

Duke qenë se puna e tij ka të bëjë me urat, ai konsideron se Kosova ka nevojë për ndërtimin e shumë të tillave, duke marrë parasysh terrenin malor që ka./Ndertimi.info/

Inxhinieri kosovar që po ndërton urën metropolinate në Dubai Read More »