Aktualitet

Deputeti i Bashës sfidon Ramën: Arrestoi, leri llafet

Pas ironisë së kryeministrit Edi Rama me opozitën për dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit si dhe arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani, deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar me një status në Facebook.

Ju e dini gjithashtu Z.Kryeministër se deri më sot nuk është dëenuar asnjë nga përgjegjësit e administratorët e kanabizimit të vendit, perveç disa fshatarëve gjynahqarë, shkruan deputeti demokrat në rrjetet sociale.

I keni akoma në zyrat e tyre ata Kryetare Bashkish, shefa komisariatesh, drejtues policie, ofiqarë, nxitës e përfitues direkt të asaj vepre kriminale, më e rënda, më masivja e më e rrezikeshmja, që vendi ynë ka pësuar ndonjëherë.

Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook

Kryeminister, refrenin e “arrestimeve” po e ktheni ne nje “iso” shume monotone, te merziteshme dhe pa fund, qe po i ngjan asaj fabules me ujkun…!

Se pari besoj se e dini, qe nuk eshte Kryeministri ai qe arreston a burgos, pra mos kerkoni te “vishni togen” e prokurorit e gjykatesit, sic po perpiqeni te beni, per te kontrolluar drejtesine.

Ju mund te beni dicka, te mos pengoni drejtesine, t’i hapni rruge asaj, te pastroni institucionet qe varen nga ju, nga krimi e korrupsioni.

Ndersa ju dje duke abuzuar me termin “arrestim”, i “kercelluat” dhembet opozites; ju hakerryet asaj se do te kete te tjera!!!

Aferim, nqs ju do ndihmoni qe sa me shume fajtore te ndeshkohen, kushdo qofshin keta, por fatkeqesisht nuk po shoh dicka te tille, perkundrazi.

Deri me tashti nuk ka ndodhur asgje per tu shenuar; permendet nje transportues qe u ndalua ne Gjermani, vertet kujtoni se dikush mund ta besoje se 180 M Euro kokaine erdhen ketu vecse “ai u be garant”!

Per me shume nuk duhet harruar dekonspirimi e shkaterrimi i atij operacioni ne vendin tone….

Permendet arrestimet ne Turqi e Spanje, perseri nga policite e atyshme, mos u mburrni me cfare nuk ju perket, por kerkoni policise sone te zbuloje se kush jane “perfituesit” e tyre ne Shqiperi….dhe ketu jane.

Ju e dini gjithashtu Z.Kryeminister se deri me sot nuk eshte denuar asnje nga pergjegjegjesit e administratoret e kanabizimit te vendit, pervec disa fshatareve gjynahqare!

I keni akoma ne zyrat e tyre ata Kryetare Bashkish, shefa komisariatesh, drejtues policie, ofiqare, nxites e perfitues direkt te asaj vepre kriminale, me e renda, me masivja e me e rrezikeshmja, qe vendi yne ka pesuar ndonjehere.

Disa nga ata jua kam permendur edhe une, me emra e mbiemra, asnje reagim.

Kam qene nder te paret qe ngrita zerin kunder kanabizimit te vendit e pasojave shkatrimtare afat gjate, qe do te sillte ky krim monstruoz, ashtu ndodhi.

Atehere ju heshtet dhe vazhdoni…

Ndersa sot ju kercenoni opoziten, por nuk mund ta trembni dot; me mire rikolaudoni shenjestren tuaj e kthejeni aty ku duhet, brenda intitucioneve tuaja.

Dhe kjo nuk vlen vetem per kanabisin, per kriminalizimin e tyre, por dhe per permbytjen tragjike me korrupsionin me te gjere e me te thelle, qe ky vend ka njohur ndonjere, duke brejtur trupin e tij si nje kancer.

Deputeti i Bashës sfidon Ramën: Arrestoi, leri llafet Read More »

Xhafaj betohet para Dëshmorëve: Do e paguajnë të gjithë. S’ka më tolerim

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë homazheve të tij në Varrezat e Dëshmorëve, tha se Vettingu dhe drejtësia do të vërë me shpatulla pas murit të gjithë të inkriminuarit në Shqipëri.

Me nderim për dëshmoret e Atdheut dhe gjithë të rënët në radhët e policisë në kryerjen e detyrës, Xhafaj ka garantuar sot mbështetje të plotë për policinë në detyrën e saj.

Ai ka folur për Vettingun dhe rezultatet që pritet të pasojnë, ka folur për sukseset në punën e policisë duke iu përgjigjur akuzave në adresë të punës se policisë me këto fjalë: “Të tjera spekulime, ngado që të vijnë, as që i përfillim”.

Fjala e Xhafajt

Në kalendarin e datave të shënuara, 5 Maji si ‘Dita e Dëshmorëve të Atdheut’ zë një vend të veçantë. Kjo është dita që simbolizon sakrificat sublime të shumë brezave për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Në këtë ditë, ne i bëjmë homazh veprës së pavdekshme të atyre që dhanë jetën e tyre për kauzën kombëtare.

Nderimi për ta është shfaqja e mirënjohjes sonë të thellë për aktin e tyre madhor. Sakrifica e tyre ndonëse nuk ka çmim, mbetet një frymëzim i përhershëm për ne. Ndaj mirënjohja për ta është e pakufishme, e natyrshme, legjitime.

I përjetshëm qoftë emri dhe vepra e Dëshmorëve të Atdheut!

Kjo ditë është njëherësh edhe një moment reflektimi për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë. Qetësinë dhe sigurinë për jetën dhe pasurinë e qytetarëve në kohë të ndryshme, e kanë paguar me jetët e tyre edhe 222 punonjës policie. Askush nuk dëshiron që rendi dhe siguria të paguhen me jetë njerëzore, por për fat të keq, nuk është e mundur që fenomenet kriminale të ndalohen përveçse me kundërpërgjigje të forta dhe ndonjëherë mëse të kushtueshme.

Për këtë arsye, sot, të gjithë ata që shërbejnë në strukturat e Policisë së Shtetit, përkujtojnë me përulje dhe respekt kolegët e tyre të rënë në krye të detyrës, të cilët janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.

Përgjatë këtyre tre dekadave, trupa e Policisë së Shtetit ka qenë vazhdimisht në frontin e parë të luftës ndaj krimit të organizuar dhe fenomeneve kriminale në përgjithësi.

Kjo përballje nuk ka qenë e lehtë dhe ka patur kosto të saj edhe humbjen e jetëve nga anëtarë të kësaj trupe.

Sot është rasti kur nderimi dhe përkujtimi i tyre merr vlerë dhe peshë më të madhe, për shkak se dita e dëshmorëve në vendin tonë, ashtu si dhe te popujt e tjerë, duhet të konsiderohet si ditë e shenjtë. Ata janë heronjtë e këtij vendi dhe heronjtë meritojnë nderimin tonë më të thellë për rëndësinë e veprës së jashtëzakonshme të tyre.

Ne jemi të vetëdijshëm se detyra e punonjësit të Policisë përmban shumë rreziqe. Ndaj, gjithë vëmendja jonë është përqendruar që të kemi një trupë policore sa më profesionale dhe të aftë për t’i shërbyer qytetarëve dhe për të reaguar në situatat më delikate për zbatimin e ligjit.

Ne nuk mund ta zhdukim rrezikshmërinë që paraqet në vetvete puna në radhët e Policisë. Por sigurisht, ne mundemi dhe duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, që kjo detyrë të realizohet me sa më pak pasoja për punonjësit apo për subjektet viktima të akteve kriminale. Ne mundemi dhe do ta mbajmë lart aspiratën tonë madhore që Policia e Shtetit të mbetet në zemrat dhe besimin më të madh të qytetarëve të Shqipërisë.

Roli i pazëvendësueshëm i forcave të rendit në sigurinë e qytetarëve, si dhe puna e sakrificat e bëra në kryerjen me devotshmëri të detyrës, kanë bërë të mundur që sot Policia të renditet e para në sondazhet e besueshmërisë së institucioneve të vendit. Kjo nuk është rastësi! Është fryt i përpjekjeve të pareshtura të punonjësve të Policisë për t’i realizuar detyrat që ngarkon ligji me efikasitet, profesionalizëm dhe përkushtim. Dhe rruga e bërë deri këtu, të gjithë e dimë, nuk ka qenë e lehtë, por ka marrë mjaft mund, djersë, sakrifica ndonjëherë me kosto të pakthyeshme.

Prandaj sot kemi krenarinë e ligjshme të përmendim pa droje besimin që qytetarët na kanë dhënë, ju, bashkë me sakrificat që janë kërkuar për të arritur aty ku jemi.

Sot gjej përsëri rastin që si Ministër i Brendshëm publikisht të ri-shpreh gjithë respektin dhe mirënjohjen time pa rezerva për të gjithë ata punonjës policie nga niveli më i ulët deri tek funskioni më i larti për cfarë ata janë duke bërë bërë në këtë periudhë për të ofruar më shumë siguri, rend dhe qetësi për qytetarët e këtij vendi në zbatim të ligjit.

Është plotësisht meritë e punës dhe e angazhimit të tyre serioz dhe profesional që statistikat zyrtare të kriminalitetit për vitin 2017 dhe 4 mujorin e parë të këtij viti janë shumë të suksesshme, në shumë tregues ndër më të mirat në 20 vite dhe në një trend krahasues europian.

Është pa asnjë dyshim meritë e punës dhe e sakrificës së strukturave të Policisë, që sot Shqipëria përfundimisht është një vend jashtë hartës së vendeve ku mbillet e kultivohet kanabis.

Është një vend ku organizatat kriminale kanë humbur qetësinë dhe komoditetin e të bërit të biznesit të tyre kriminal në vend. Në sajë të punës dhe të angazhimit të këtyre punonjësve sot Shqipëria është një vend ku ai që bënë një krim jo vetëm identifikohet, por edhe ndalohet edhe arrestohet thuajse menjëherë pas kryerjes së veprës kriminale.

Shqipëria është sot një vend ku çdo ditë e më shumë qytetari po e shikon punonjësin e policisë si të besuarin e tij, si garantuesin e jetës dhe të pasurisë së tij.

Dhe ajo çfarë duhet të sjellë në vëmendje është fakti që Policia e Shtetit ofron sot më shumë qetësi dhe siguri për qytetarët, duke e bërë këtë tërësisht në përputhje me ligjin dhe në respekt të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe jo në stilin e standardeve të sherifave të perëndimit të largët të shekujve të kaluar.

Në këto vite, ne kemi ndërmarrë reforma të rëndësishme, shpesh të vështira dhe rrënjësore, të cilat kanë për qëllim përsosjen profesionale të trupës së Policisë, duke i kushtuar një vëmendje të posaçme krijimit të kushteve sa më të mira të ndërveprimit të bashkësisë së qytetarëve me të.

Projekti ynë i Policimit në Komunitet ecën në këtë drejtim, duke synuar ta thellojë dhe të konsolidojë atë kredibilitet të pamohueshëm që ka arritur Policia në sytë e qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, në majë të prioriteteve tona mbetet dhe krijimi i një klime të shëndoshë besimi të shtrirë në çdo segment të kësaj trupe. Për këtë qëllim, tashmë ka nisur zbatim Vettingu në radhët e Policisë. Në këtë proces, ne kemi sjellë në Shqipëri përvojën e shumë vendeve të zhvilluara, ku lufta me elementët e inkriminuar brenda Policisë ka rezultuar mëse e suksesshme. Një sukses, në radhë të parë, për vetë Policitë e këtyre vendeve; një sukses që përkthehet në rend, siguri dhe devotshmëri më të madhe nga ana e tyre në shërbim të qytetarëve të tyre.

Dua të rikonfirmojë se ky proces nuk ka aspak si qëllim që nëpërmjet kleçkave procedurale të dokumentacionit që duhet të paraqitet në kuadër të këtij procesi ne të penalizojmë punonjës të policisë, të çdo niveli.

Është gjithë siguria ligjore dhe vullneti im si ministër që procesi i Vetingut në Policinë e Shtetit dhe Gardën të jetë një proces i paanshëm, objektiv dhe i barabartë, por dhe mirëkuptues me vështirësitë e të djeshmes sidomos me punonjësit e thjeshtë të trupës policore e Gardës së Republikës.

Ne synojmë që ky proces të evidentoj dhe të largojë nga radhët e policisë elementët, sidomos në nivele drejtuese, të cilët direkt ose indirekt janë të lidhur apo në shërbim të krimit, janë të korruptuar, apo edhe të paaftë profesionalisht.

Është shumë pozitive që në radhët e Policisë së Shtetit duket që shumica dërrmuese e kësaj trupe nuk ka lidhje me këte lloj kontigjenti.

Vettingu është e vetmja rrugë që shumica dërrmuese e kësaj trupe të çmuar, e cila ka shkëlqyer me cilësitë dhe meritat e jashtëzakonshme, të ndahet me vendosmëri nga ata që me veprimet e tyre të paligjshme e kanë njollosur uniformën, veprimtarinë dhe misionin e Policisë; nga ata që e përbaltën policinë, e braktisën dhe iu vetdorëzuan ilegalitetit dhe krimit. Këta janë ata që sot sulmojnë Policinë, me zë e me vepra, që u japin oksigjen grupeve kriminale. JO NE!

Për sa na përket ne, sot më shumë se kurrë, ruajmë bindjen se Policia – ashtu si dhe çdo pjesëtar i përkushtuar i saj – janë pasuria dhe shembulli më i shkëlqyer i mirëfunksionimit të shtetit në Shqipëri.

Kam besim se Vettingu vetëm do ta përforcojë këtë bindje, duke rritur besimin brenda radhëve të saj dhe duke e konsoliduar këte besim tek qytetarët. Ngritja e një trupe policie me elementë që përmbushin standardet profesionale, me integritet njerëzor dhe të paprekur nga dukuritë kriminale, është përpjekja jonë për të përmirësuar jetën e përgjithshme të qytetarëve, por edhe për të rritur më tej frymën pozitive brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

Një organizatë policie e qëndrueshme përballë fenomeneve negative si paaftësia, korrupsioni apo lidhjet e mirëfillta me krimin, përbën një garanci për të sotmen dhe të ardhmen e rendit, qetësisë dhe sigurisë në atdheun tone te dashur.

Është mënyra që ne kemi zgjedhur për të punuar dhe për të renditur numrat që më shumë na interesojnë: ato të sukseseve të njëpasnjëshme që Policia e Shtetit ka shënuar dhe vazhdon të shënojë. Të tjera spekulime, ngado që të vijnë, as që i përfillim.

Në përfundim, dëshiroj t’ju përsëris gjithë punonjësve të Policisë se si Ministër i Brendshëm, jam sot, më i vendosur se kurrë, për t’ju mbështetur dhe inkurajuar në luftën e pa kompromis me krimin dhe në përballje me paligjshmërinë.

Ju faleminderit të gjithëve!

Xhafaj betohet para Dëshmorëve: Do e paguajnë të gjithë. S’ka më tolerim Read More »

Gazetari zbulon vendimin: Më pushuan nga puna sepse u fejova me…

Gazetari Lazer Stani ka ndarë me miqtë në rrjetin social vendimin e pushimit të tij nga puna si redaktor të “Zëri i Rinisë”, në vitin 1990.

Një vendim që sot duket absurd, vetëm pse ishte fejuar me shkrimtaren Luljeta Lleshanaku, cilësuar nga regjimi si “mbesa e armiqve të betuar të popullit dhe partisë”.

Postimi i tij i plotë:

Gazetari zbulon vendimin: Më pushuan nga puna sepse u fejova me… Read More »

U rrahen me grushta me komunistët te Varrezat e Dëshmorëve. Reagon Basha

Pak minuta më parë disa përfaqësues të Partisë Demokratike u përleshën fizikisht me përfaqësues të Partisë Komuniste që kishin shkuar tek Varrezat e Dëshmorëve për t’i nderuar me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha.

I pyetur nga gazetarët pasi bëri nderimet përkatëse, kreu i PD-së Lulzim Basha u tregua i prerë, duke thënë se Partia Demokratike ishte e angazhuar për të çuar në Kuvend një pr/ligj për ndalimin dhe dënimin e ekspozimit në çdo formë të simboleve të regjimit komunist.

“PD është e angazhuar të çojë në parlament ligjin për heqjen e simboleve të komunizmit. Kurrë më nuk do pranojmë kthimin e së shkuarës, kjo do nisë me portretin e gjakatarit Enver Hoxha”,- tha ai.

U rrahen me grushta me komunistët te Varrezat e Dëshmorëve. Reagon Basha Read More »

Si e gjeti policia gjermane “peshkun e madh” shqiptar Arbër Çekaj? U mbajn nën…

Sot kanë dalë në dritë detaje të reja nga policia shqiptare per arrestimin e biznesmenit Arbër Çekaj në Gjermani.

Pas vëzhgimit disa mujor, policia gjermane kishte lokalizuar në një banesë dy-katëshe në Dyseldorf, një shtetas me emrin Arbër Jansen, për të cilin kishte dyshime se ishte personi i kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për kokainën në Durrës.

Dy javë më parë, dy hetues nga Shqipëria kanë shkuar në Gjermani dhe bashkë me policinë vendase, kanë mbajtur në vëzhgim të dyshuarin deri të premten kur u bë arrestimi i tij në banesën ku jetonte prej disa muajsh.

Mësohet se në momentin e arrestimit, biznesmeni i bananeve nuk ka bërë rezistencë dhe nuk ka tentuar të largohet ndërsa policia thotë se ai fshihej me identitet të ndryshuar pasi kishte marrë mbiemrin e gruas daneze me të cilën jetonte.

Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria më 27 shkurt, vetëm 24 orë para kapjes në Durrësit të kontenierrit të porositur nga kompania e tij Arbri Garden, ku u gjetën 613 kg kokainë.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, biznesmeni ka ndërruar të paktën dy banesa me qëllimin për ti shpëtuar ndjekjes policore.

Pas arrestimit, Çekaj pritet të merret në pyetje në Gjermani dhe më pas ti nënshtrohet procedurës së ekstradimit në Tiranë ku do të përballet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Si e gjeti policia gjermane “peshkun e madh” shqiptar Arbër Çekaj? U mbajn nën… Read More »

Elektriçisti i OSHEE shndërrohet në ”hero”, puna që bën mes ujit të rrëmbyer për t’u kthyer energjinë 5 fshatrave në Valbonë

Në elektriçist i OSHEE është kthyer në hero duke u rikthyer 5 fshatrave në Valbonë energjinë elektrike, pas problemeve me rrëshqitjen e dherave, që shkaktuan edhe rrëzimin e fiderit të Rragamit në fshatin Sopot.

Ai është treguar i gatshëm të bëjë punën e tij edhe në kushte tejmase të vështira.

Në mes të lumit që vërshonte, ai është futur për të bërë të mundur rikuperimin e shtyllës dhe sistemin e fiderit.

“Guximi dhe angazhimi i punonjësve të OSHEE bëri të mundur rikuperimin e shtyllës dhe sistemimin e fiderit, duke kthyer energjinë elektrike për banorët e 5 fshatrave të zonës!”- njofton OSHEE.

Shihni pa koment punën që bën mes ujit të rrëmbyer ky punonjës.

Elektriçisti i OSHEE shndërrohet në ”hero”, puna që bën mes ujit të rrëmbyer për t’u kthyer energjinë 5 fshatrave në Valbonë Read More »

Nami në FB e Ramës, komentet lumë, por nuk do i besoni përgjigjet e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama reagoi nje dite me pare per sjellen e opozites, pas dorezimit te mandatit nga deputeti Saimir Tahiri.

Kreu i PD Lulzim Basha doli ne konference dhe kerkoi qe qeveria te dorehiqet. E per kete kerkese, Rama pati kete pergjigje:

“Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?🤔Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe😨Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë🇦🇱🇪🇺”

Ketu kane vershuar komentet lume, e ja si u eshte pergjigjur disave prej tyre Rama:

Nami në FB e Ramës, komentet lumë, por nuk do i besoni përgjigjet e kryeministrit Read More »

10 personat më të pasur në Shqipëri !

Studimi që rendit 10 sipërmarrësit më të pasur në vend bazohet në analizën e të dhënave zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në QKB. Si rezultat i kësaj analize konkludohet në listën e ponderuar të top-10 më të pasurve të vendit.

Ajo që bie në sy është se në listën e 10 personave më të pasur në vend, është pjesë edhe një femër, Vilma Nushi që jo pak herë është akuzuar nga opozita për marrjen në mënyrë korruptive të tenderave në fushën e mjekësisë.

Ndërkohë lista kryesohet nga biznesmeni Samir Mane, ndjekur nga Shefqet Kastrati, Vasil Naçi, Behar Sukaj, Tom Doshi dhe të tjerët me rradhë.

10 individët më të pasur në Shqipëri për vitin 2017:

1 Samir Mane

2 Shefqet Kastrati

3 Vasil Naçi

4 Behar Çukaj

5 Tom Doshi

6 Rrok Gjoka

7 Grigor Joti

8 Idajet Ismailaj

9 Vilma Nushi

10 Pëllumb Salillari

10 personat më të pasur në Shqipëri ! Read More »