Aktualitet

Vlorë : Prefekti i Qarkut takim me subjektet që ushtrojnë aktivitetin në Basenin e lumit Vjosë (Foto)

Prefekti I Qarkut Vlorë organizoi një takim me subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Basenin e lumit Vjosë. Në takim mori pjesë Sekretarja e Sekretariatit Kombëtar të Ujit zj. Gerta Lubonja dhe Albert Lenja.

Shfrytëzimi pa kriter I inerteve lumore gjatë këtyre viteve, ka sjellë një degradim të vazhdueshëm të lumenjve në vendin tonë, I cili po ndikon në prishjen e ekuilibrave mjedisorë, rritjen e shkallës së erozionit dhe rritjen e riskut nga përmbytjet.

Raporte dhe studime të ndryshme e evidentojnë këtë shqetësim dhe kërkojnë marrjen ë masave, për të mos patur pasoja të parikuperueshme.

Prefekti i Qarkut Vlorë vuri theksin në kthimin e ligjshmërisë së veprimtarinë në Basen, konform të gjitha rregullave të parashikuara nga ligji me qëllimin e vetëm mbrojtjen maksimale të lumenjve dhe shtretërve të tyre.

Fotografia e ONETV VLORA

Fotografia e ONETV VLORA

Vlorë : Prefekti i Qarkut takim me subjektet që ushtrojnë aktivitetin në Basenin e lumit Vjosë (Foto) Read More »

Hoxha ”tremb” Romana Vlahutin: Duam të rikthehet dënimi me vdekje

Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin gjatë pjesëmarrjes së saj në forumin për sigurinë në qytetin e Lezhës tha se Shqipëria ndodhet në zemër të Evropës. Por gjatë bashkëbisedimit hoxha i xhamisë së Lezhës, Agim Terezi kërkon rikthimin e dënimit me vdekje. Gjatë takimit ku i pranishëm ishte edhe ministri Xhafaj dhe ambasadorja e BE Vlahutin, ai kërkoi që të rikthehet dënimi me vdekje.

Shqipëria është rast i veçantë dhe në Europë duhet të pranohet si një rast i veçantë se nëse rikthehet dënimi me vdekje do të zgjidhen shumë plagë sociale që kanë mbërthyer vendin.

Ne si komunitet mysliman do lobojmë në Parlament nëse jepet drita jeshile prej jush. Por ambasadorja e BE, Romana Vlahutin u shpreh se BE nuk e pranon dënimin me vdekje.

Dënimi me vdekje nuk pranohet nga Bashkimi Europian.

Hoxha ”tremb” Romana Vlahutin: Duam të rikthehet dënimi me vdekje Read More »

DW: Çështja Tahiri në prag zhvillimesh të reja. Në test drejtësia e reformuar

Fajtor apo i pafajshëm? Prokuroria mund ta hetojë tani ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, njëlloj si ҫdo qytetar të Shqipërisë dhe më tej Gjykata ta shpallë fajtor apo të pafajshën.
Përballjen pa asnjë masë mbrojtëse me drejtësinë e bëri të mundur vetë Saimir Tahiri, me dorëzimin vullnetar të mandatit të tij si deputet i pavarur, të enjten (03.05.2018). Që prej gjashtë muajsh

Prokuroria e Krimeve të Rënda po e heton atë për lidhje me trafikun e drogës dhe bashkëpunim me një grup kriminal, gjithashtu nën hetim për të njëjtat dyshime. Në konferencën për shtyp për dorëzimin e mandatit ish-ministri i Brendshëm në qeverinë Rama 1 (2013-2017), tha se deri sa të zbardhet e vërteta “nuk do të jetë deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi dy milion shqiptarë të tjerë”.

Hetim dhe gjykim nga një drejtësi që po kalon vettingun

Në tetorin e vitit të kaluarpër Saimir Tahirin Prokuroria pati dyshime për lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij të largët, pjesë e një organizate italo-shqiptare, që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali.

Hetimet ndaj grupit në fjalë nisën kur policia italiane zbuloi organizatën në Catania dhe në përgjimet e kryera prej saj, në bisedat mes trafikantëve të drogës, përmendej disa herë emri i ish Ministrit të Brendshëm. A ështe provë vetëm emri? Për prokurorinë po. Për maxhorancën socialiste jo. Deputetët socialistë refuzuan kërkesën e Prokurorisë për të arrestuar Tahirin për mungesë provash dhe faktesh Ata e përjashtuan Tahirin nga grupi i tyre.

Deri dje Tahiri ishte deputet i pavarur, me imunitet parlamentar që mund të heTohej por jo të arrestohej me vendim Gjykate, të kërkuar nga Prokuroria. Çështja Tahirii u shndrrua në kauzën prioritare të opozitës, të kryesuar nga PD. Por ish Ministri i Brendshëm vijoi sulmet e ashpra ndaj opozitën edhe në konferencën për shtyp të dorëzmit të mandatit të tij parlamentar.

“Nuk pranoj të dëgjoj që ma bën gjyqin kjo rracë që me politikë ka vjedhur e prej politikës nuk është ndëshkuar. Nuk e pranoj për askënd dhe asgjë, kurrë. As fshihem pas parlamentit, as rri në parlament për të marrë rrogën kot, as për t’i bërë hije ndokujt, as për të kapur ndonjë tender a ca lekë, dhe aq më pak për të pasur paprekshmëri.” – tha Tahiri.

Ai theksoi se opozita “ka kriminelë të pahetuar, të pagjykuar dhe të pandëshkuar”. Argumentat për një sulm të tillë nuk mungojnë. Në vitin 2009, kur PD-ja ishte në pushtet. eksponentë të saj u hetuan për korrupsion por çështja nuk shkoi në Gjykatë. Ajo u mbyll për parregullsi në procedurë pa marrë as pafajësi, as fajësi. Në janar të vitit 2011, në protestën e socialistëve, atë kohë në opozitë, u qëlluan me armë zjarri dhe u vranë 4 demostrues të paarmatosur, ngjarje që ende nuk është zbardhur.

Hetimet ndaj Tahirit nisën vitin e kaluar kur Kryeprokuror ishte Adriatik Llalla , që pas përfunimit të mandatit të tij dha dorëheqjen nga punësimi në sistemin e drejtësisë dhe sipas ligjit u përjashtua nga vettingu. Por dokumente dhe fakte te publikuara në media kanë sjellë tani hetimin e tij në gjendje të lirë për korrupsion dhe pastrim parash.

Zbatim i vettingut po sjell një situatë tjetër në Shqipëri. Gjykatësit dhe prokurorët po i nënshtrohen vettingut. Ata që po kalojnë skanerin e tij do të jenë gjykatës dhe prokurorë të pakorruptueshëm nga politika, që do të mbikqyren nga ndërkombëtarët. Kjo është një bazë për një hetim të pavarur nga politika edhe ndaj rastit Tahiri. Një rast për zbardhjen e së vërtetës. Ndofta “Çështja Tahiri”do të bëhet rasti i parë i një drejtësie që bën drejtësi për një ish-zyrtar të lartë në qeverinë e forcës politike që është në pushtet. Tani Tahiri është pa imunitet ndaj gjithë spektrit të masave që prokuroria mund të marrë ndaj tij për ta hetuar dhe e ҫuar atë në Gjykatë.

Opozita skeptike

Opozita është skeptike se dorëzimi i mandatit të deputetit të pavarur nga vetë Saimir Tahiri do t’i mundësojë Prokurorisë të bëjë punën e saj pa kufizime. Për opozitën ky veprim i Tahirit është vazhdim i “Paktit Tahiri –Rama, një “manovër politike” pasi sipas saj kryemnistri Rama ka nën kontroll të plotë prokurorinë. Opozita e konsideron gjithashtu dorëzimin e mandatit të deputetit pasojë të presionit që sipas saj, iu bë kryemnistrit Rama në Berlin. Ajo citon që gjatë takimeve të Ramës me deputetë gjermanë të jetë thënë prej këtyre të fundit se “është e patolerueshme mbrojtja politike që i bëhet Tahirit me imunitet parlamentar kundër veprimeve të drejtësisë” .

Tani në test është drejtësia e reformuar. Qëndrueshmëria e rezultateve të saj për të bërë drejtësi dhe luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin do të jetë ajo që do mund të kthejë skepticizmin e vendeve të BE-së ndaj progresit të Shqipërisë në një votë pro hapjes së negociatave të anëtarësimit në Këshillin Europian në qershor të këtij viti.

DW: Çështja Tahiri në prag zhvillimesh të reja. Në test drejtësia e reformuar Read More »

Deputetët ‘zgjojnë’ Bashën, fol se Tahiri dorëzoi mandatin: Lajm i keq…

E gjithë politika, është shprehur për dorëzimin e mandatit të Saimir Tahirit. I vetmi që nuk kishte folur deri tani, ishte kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Ndërkohë që pritej që kryedemokrati të fliste i pari, ai foli i fundit.

Kanë kaluar më shumë se 24 orë dhe Basha doli e foli tani. Pse Basha ia dha çelësat e opozitarizmit Kryemadhit?

Dihet se dorëzimi i mandatit të Tahirit, do të përdorej nga opozita si mjet për të sulmuar qeverinë. Por Basha zgjodhi të fliste i fundit, ku tha se dorëzimi i mandatit i Tahirit është lajm i keq.

“Do ishte një lajm i mirë nëse Tahiri 6 muaj më parë do pranonte të dorëzonte mandatin. Tahiri rezistoi, Edi Rama i ktheu deputetët e PS në gjyqtarë për ta mbrojtur. Qëkur Rama e mbrojti nga kërkesa për arrest, Tahiri e shfrytëzoi për të mbrojtur veten, pastroi banesën dhe zhvendosi thasët.

Dorëheqja vjen pasi Rama emëroi Prokuroren pa vetting. Sot të gjithë e kanë të qartë pse Rama nxitoi kaq shumë për të kapur prokurorin e përgjithshëm. Vetëm kështu mund të garantonte se Tahiri edhe pa mandat nuk do vihej para drejtësisë dhe në këtë mënyrë do shpëtonte veten e tij. U ekstradua gjatë kësaj kohe në shkelje të ligjit financieri i bandës së Habilajve”, tha Basha.

Deputetët ‘zgjojnë’ Bashën, fol se Tahiri dorëzoi mandatin: Lajm i keq… Read More »

Imuniteti i Tahirit/ “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”!

Shkruan Bedri Islami

Në mendimin tim ai bëri gjënë e duhur, megjithëse disi me vonesë. por, edhe tani, nuk është vonë për të patur një rrugë më të lirë hetimi dhe gjykimi, nëse ndodh kjo, për gjithçka që është dyshuar në jetën e tij si ministër i brendshëm.

Ka gjashtë muaj që çështja “Tahiri” është më e përfolura, më e ndjekura, më seriozja dhe prova e një ballafaqimi mes së vërtetës në jetën e dretësisë shqiptare dhe të rremes së deritashme.

Nuk e paragjykoj Saimir Tahirin. Nuk e di nëse është i fajshëm apo i pafajshëm. Në gjashtë muaj kundër tij është hedhur një mal me akuza të politikës së ditës, dhe nga ana tjetër është hedhur poshtë po ky mal, sa që secili e ka të vështirë të zbulojë se çfarë gjenet në të vërtetë në fillesën e kësaj rropullie.

Duke qenë ministri i punëve të Brendshme më jetëgjatë në detyrën e tij pas vitit 1990, ka qenë e natyrshme të ketë shumë mendime, pro e kundër tij, por në fund të fundit strukturat e drejtësisë, të monituruara nga ndërkombëtarët do e japin verdiktin e tyre.

Që kjo çështje nuk është jashtë vemendjes ndërkombëtare e bëri edhe më të qartë ambasadori amerikan, Donald Lu, në prononcimin e tij të fundit.

Për gjashtë muaj opozita kishte të njëjtin lejtmotiv: përse Tahiri nuk hoqi dorë nga imuniteti i tij, dhe përtej saj, përse shumica po e mbron me çdo kusht , përmes forcës së kartonit, imunitetin e deputetit Tahiri.

Sipas saj, pas këtij imuniteti fshiheshin raportet mes Ramës dhe Tahirit, mes këtij të fundit dhe shumicës dhe se, nëse ai do të ishte pa imunitet, gjithçka do të përmbysej, shumica qeveritare do të binte, shteti do të thërmohej etj.

Në të gjitha prononcimet, brenda e jashtë vendit, të opozitës dhe të një grupimi analistësh, shumë nga të cilët në të njëjtën linjë me opozitën, është vënë theksi pikërisht tek imuniteti i Tahirit, si garanti i tij për të mos qenë objekt i hetimit, gjykimit e dënimit.

Të gjithë drejtuesit e opozitës, një zëri ose në zëra të ndryshëm, çuditërisht opozitarët burra kishin zë femror, ndërsa opozitaret kishin zë burri, i thonin Tahirit : zbrit nga imuniteti. Shkonin dhe më tej, me të njëjtat zëra i thonin shefit të qeverisë: Zbrite nga pema e imunitetit, mos e mbro, sa kohë Tahiri është në imunitet, do të thotë se jeni një dyshe e pandarë, se jeni njëlloj, se duke mos hequr imunitetzin, mbron krimin etj.

Tani, Tahiri, vetë ai ose me shtytjen e dikujt tjetër, në këtë rast nuk është primare, zbriti nga pema e madhe e imunitetit, ku kanë hipur prej vitesh shumë të tjerë , si Mejdiu, Basha, Bumçi etj dhe nuk po zbresin.

Tani që ai zbriti, filloi pjesa e dytë e thirrjeve: Hip në imunitet. Ke zbritur se kjo është lojë, se po luan lojën e ramës, se pas tërheqjes tënde do të jesh në arrest shtëpie, se është marrëveshje e fshehtë, se ia kërkoi gjermani, se erdhën prova të reja dhe rama i ka premtuar që të ruajë veten.

Gjashtë muaj rrjesht imuniteti ishte patatja e nxehtë e opozitës.

Të jemi të qartë, edhe nëse kjo do i ndodhte opozitës kur ishte në pushtet, për shumicën e sotme në opozitë do të ishte po ashtu patate e nxehtë.

Por, në gjashtë muaj, opozita donte heqjen e imunitetit. ja, u hoq! Po tani?

Përsëri nuk është e një mendje. Për opozitën , sot, është më mirë që Tahiri të kishte imunitet, pra të hipe në pemën e madhe të mbrojtjes së imunitetit dhe prej sa të fërshëllente përmes gjetheve. Sepse, kur je pjesë e krimit, vetëm me gjethet e imunitetit mund të mbrohesh.

Mbrohesh, edhe pse ke qenë i akuzuar zyrtarisht për përvetsime qindra mlionësh, edhe pse je pjesë e një vrasje makabre si në Gërdec, mbrohesh edhe nëse vret në mesin e bulevardit…fshihesh edhe nëse paralajmëron se do e vrisje vetë shefin e opozitës dhe do i mbaje fjalimin më të fortë në botë, fshihesh edhe nëse biri yt dërgoi në pasjetë, përmes shpërthimeve 36 vetë, mes tyre edhe fëmijë.

Tahiri, vonë ose herët, e dha dorëheqjen e tij.

Opozitën , si ishte e pritshme, më shumë e tremb shembulli i tij, se nesër mund të ia kërkojnë edhe pjesëve të saj, ndaj i thotë se, kjo heqje imuniteti është lojë, hip përsëri në pemë dhe prej aty prit kur të të gjuajmë. Por, mos u ul, se, ku i dihet, nesër mund të na ulin edhe ne.

Histori shqiptare!

Imuniteti i Tahirit/ “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”! Read More »

Arrestohet në Gjermani “peshku i madh” Arbër Çekaj i kokainës së Maminasit !

Pas dy muajsh në arrati është bërë i mundur arrestimi i Arbër Çekajt.  Ky arrestim i bujshëm u paralajmërua pak minuta më parë nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Arbër Çekaj është pronari i kompanise Arbri Garden e cila ishte porositesja e kontenierit me banane nga Kolumbia, brenda te cilit u kap sasia rekord e kokaines ndonjehere në vendin tonë.

Sasia rekord 613 kg kokainë u sekuestrua në Maminas në datë 28 shkurt në një kontenier me banane të ardhur nga Kolumbia.

Në hetimin e sasisë rekord të kokainës që u kap në Durrës janë përfshirë edhe agjenci të huaja si dhe DEA amerikane pasi ka dyshime se në këtë sipërmarrje janë përfshirë grupe kriminale që operojnë brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Kohë më parë diplomati amerikan Donald Lu është shprehur se Arbër Cekaj nga çdo këndvështrim është “peshk i madh” dhe u bëri thirrje partnerëve ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë.

Arrestohet në Gjermani “peshku i madh” Arbër Çekaj i kokainës së Maminasit ! Read More »

Edhe pse i sëmurë, Braho gjen forcë dhe shkon takon Ruçin. A do futet në Kuvend?

Një ditë pas dorëzimit të mandatit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duket se Spartak Braho është drejt rikthimit në parlament.

Aktualisht, Braho është duke zhvilluar një takim me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi në kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë ish-ministri Saimir Tahiri nuk e ka dërguar ende zyrtarisht letrën e dorëzimit të mandatit të deputetit. Pritet që kërkesa e tij për heqjen dorë nga mandati të dorëzohet sot.

Braho, dje tha se do ta mendojë nëse do të futet në Kuvend, por gjasat tregojnë se ai do ta prnaojë, edhe pse kohët e fundit nuk ka patur një shëndet të mirë.

Edhe pse i sëmurë, Braho gjen forcë dhe shkon takon Ruçin. A do futet në Kuvend? Read More »

Donald Lu nxjerr emrat e rinj: Ja politikanët kriminelë në Shqipëri

Një ditë pasi Saimir Tahiir dorëzoi mandatin e deputetit që të përballet me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.

Në një takim me shoqërinë civile, Lu tha se e mirëpret vendimin e Tahiri për të përballur me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë, por ndërkohë pa nxjerrë edhe emrat e politikanëve të inkriminuar.

Disa prej tyre, Lu i ka bërë publike edhe me herët.

“Shoqëria civile drejtohet kryesisht nga gra dhe të rinj me energji, entuziazëm dhe optimizëm. Shoqëria civile mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm si rojtare kundër korrupsionit. Kur e thashë këtë e dija se kishte nejrëz skeptikë të cilët thanë se shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesat e veta.

Ata thanë se shoqëria civile është blerë nga socialistët, demokratët dhe LSI. Unë mendoj ndryshe, shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në tre vitet e fudnit. Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Mark Frrokun, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin.

Falë këtyre gazetarëve, këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo bashki.Për reformën në drejtësi, mbaj mend që fëmijë, pensionistë, mësues, drejtues të OJQ, njerëz të zakonshëm u mblodhën para Kuvendit me 21 korrik 2016 në piskun e vapës për të kërkuar që përfaqësuesit e tyre të miratonin këtë reformë dhe sot OJQ po vëzhgojnë vettingun dhe krijimin e KLGJ,KLP, SPAK dhe BKH.

Për zgjedhjet e vitit të shkuar OJQ shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve por edhe monitorimin e marrëveshjes së 18 majit që solli shumë ndryshime të ndërlikuara administrative në javët para zgjedhjeve. Shoqëria civile shqiptare duhet të jetë krenare për të gjithë këto gjëra dhe shumë të tjera por nuk duhet të bëhemi dembelë.

Ka ende shumë për të bërë. Prandaj kemi punuar për të ndihmuar organizatat vendase të shoqërisë civile të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të suksesshme. Cila është sfida kryesore sot?Do të ishim shumë të lumtur që shoqëria civile të na bashkohet në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të “peshqve të mëdhenj”kriminalë. Shqipëria ka mbëshetur kapjen e një peshku të madh të drogës, Met Kanani që u arrestua në Shqipëri me 22 mars. Urdhër arresti janë lëshuar edhe për dy trafikantë të tjerë të mëdhenj, Klement Bali dhe Arbër Çekaj por ata duhet të kapen.“-tha Lu.

Donald Lu nxjerr emrat e rinj: Ja politikanët kriminelë në Shqipëri Read More »