Aktualitet

Habia në Sarandë/ “Ajo vajza ishte yll, por kur i pashë burrin me tanga m’u…”

Kete vit duket se sezoni i plazhit ka nisir shume heret, dhe te gjithe po nxitojne te marrin rrezet e para te diellit. Trupat perfektë të vajzave janë ato që bien më shumë në sy zakonisht kur hedhim sytë nga shezlonet, duke zbuluar ndonjë aset më shumë për të marrë nxirjen perfekte.

Në këtë rast që vjen nga Saranda, një djali i ka bërë përshtypje trupi perfekt i një vajze të nxirë e të shtirë në shezlong, por kur ka hedhur sytë pranë saj ka mbetur i skandalizuar.

Ai është shokuar nga pamja e një burri në moshë të mesme, i cili i kishte mbledhur mbathjet e plazhit në formë tangash dhe i kishte drejtuar diellit të pasmet.

Djali shprehet:

Me shkuan syte tek ajo vajza me trup te bukur, por kur pashe anash saj cte shihja, burri me tanga te kuqe sa nuk i ishin futur ne b***. Na e prishi fare diten!”.

Habia në Sarandë/ “Ajo vajza ishte yll, por kur i pashë burrin me tanga m’u…” Read More »

“Gjurmë Shqiptare”: Vendi i shenjtë i shqiptarëve

Si po shuhet Frashëri? Çfarë ka mbetur pas dhe përse askush nuk do t’ia dijë më për këtë vend? Shkatërrimi i shtëpisë muze të Frashërllinjëve dhe braktisja e të gjithë zonës…

Patriotët e konsideronin një vend të shenjtë, sot thuajse është braktisur nga harresa, pamundësia e mungesa e investimeve.

Dikur ka qenë një qendër e rëndësishme ku lindën vëllezërit Frashëri. Sot është në kufijtë e mbijetesës, apo më mirë po shuhet. Si humbi Frashëri shkëlqimin e dikurshëm dhe cilat janë gjurmët që kanë mbetur pas?

Një dokumentar rrëqethës, për një vend kaq të rëndësishëm për historinë e shqiptarëve.

Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema. /TCH

“Gjurmë Shqiptare”: Vendi i shenjtë i shqiptarëve Read More »

Bledi Mane: Klithmë lebetitëse për Mirela Ku(rv)mbaron!

Mbrëmë, gazetari dhe hulmutuesi Marin Mema na shkundi të gjithë ne përmetarëve. Na shkundi e na bëri me turp. Zbuloi në ekranin e Top Channel sesi është katandisur Frashëri legjendar, djepi i rilindasve dhe i tharmit evropian të shqiptarëve.

Ndërkohë, duke marrë edhe vetë përsipër turpin dhe fajin e katandisjes së vendlindjes sime, ju kujtoj se ministrja e Kulturës dhe e trashëgimisë kombëtare Mirela Kumbaro, është deputete e Përmetit.

Reportazhi

Patriotet e konsideronin nje vend te shenjte, sot thuajse eshte braktisur nga harresa, pamundesia e mungesa e investimeve. Nje dokumentar rrenqethes, per nje vend kaq te rendesishem per historine e shqiptareve. Ndiqni te plote videon e dokumentarit te gazetarit Marin Mema.

Bledi Mane: Klithmë lebetitëse për Mirela Ku(rv)mbaron! Read More »

Arrestimi i Llallës, “pingpongu” i prokurorisë me kompetencat. Berisha, Meta, Basha e Rama kërkojnë ta shpëtojnë me procedurë?! Po përsëritet skenari i rrugës së Kombit

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërguar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosjen numer 447, në të cilën është i shënuar emri i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Prokurori në Durrës pranoi se procedimi penal ishte regjistruar në ngarkim të Adriatik Llallës, ndërkohë që pas shpalljes së moskompetencës të dy prokurorët e të dyja prokurorive nuk u përgjigjen.

Ndërkohë që avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj e konsideroi hetimin të paragjykuar.

“Ju theksoj që çdo veprim procedurial, penal në disfavor të të mbrojturit prej meje, Adriatik Llalla, është i stimuluar.

Unë mendoj që është proces i paragjykuar”, thotë Hazizaj.

Dosja “Llalla” është sjellë nga Prokuroria e Durrësit në fundjavë dhe nuk dihet ende se kush do të caktohet si prokurori që do të hetojë ish-eprorin nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, e po ashtu njeriun që duket se është vendosur në qendër të vëmendjes së të huajve.

Adriatik Llalla ndërkohë pret të dalë para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që është njëri nga organet e Vettingut dhe që do të shqyrtojë qëndrimin e institucionit që mbron interesat e publikut, mbi çështjen a duhet, apo jo të kalojë Llalla në sitat e Vettingut, kur ai u dorëhoq nga e drejta për të qenë pjesë e drejtësisë.

“Adriatik Llalla ka dhënë dorëheqjen! Komisioni i Vettingut, ose nuk njeh faktet juridike, ose bën sikur nuk i njeh ato. Në këto kushte unë mendoj që çdo proces lind, zhvillohet dhe prodhohet ndaj të mbrojturit prej meje Adriatik Llalla, është joligjor”, deklaron Hazizaj.

Trupa gjyqësore me pesë anëtarë, mes tyre edhe ish-prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama që ishte paraardhëse e Llallës në krye të akuzës, ka thirrur seancën për në datën 16 maj.

Kjo është pjesa zyrtare e gjithë “odisesë” së hetimit ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, hetim i cili është ndarë mes Durrësit dhe Tiranës.

Ndërkohë që ende nuk është zgjidhur se kush do të marrë përsipër të hetojë ish kryeprokurorin, që ka qënë për 5 vite epror i prokurorëve të mundshëm që do të marrin dosjen e tij në ngarkim.

Por që ka rezultuar një dosje e nxehtë dhe që kërkohet të largohet sa më shumë nga vetja nga secili prokuror që mund t’i ngarohet për ta hetuar.

Duke e parë në këndvështrimin ligjor dhe të precedentit, hetimi i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla po ecën në të njejtin skenar që ka ecur dosja në ngarkim të ish ministrit të Transporeteve, kreut aktual të PD Lulzim Basha, për abuzimin 230 milionë euro me “Rrugën e Kombit”.

Eshtë i njejti skenar, ai i zvarritjes së procesit deri në limitet e fundme ligjore, në mënyrë që të shpallet tejkalimi i afateve dhe mbyllja e procesit me procedurë.

Pikërisht për këtë arësye është shpikur si fazë e parë ajo e kompetencës dhe mopskompetencës së prokurorisë së Durrësit për të hetuar Adriatik Llallën.

Ishte një procedurë që zgjati gati dy muaj për të arritur në konkluzionin se organi i akuzës në Durrës s’mund të hetojë ish kryeprokurorin.

Tashmë topi i “pingpongut” është në fushën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ajo do vendosë.

Dosja në ngarkim të Adriatik Llallës pritet të merret në shqyrtin më me nge nga Prokuroria e Krimeve të rënda, pasi në Shqipëri është kthyer në standard që sa më lart ngjitesh aq më ngadalë lëviz makineria e shtetit për të marrë vendime dhe për të dhënë zgjidhje.

Dhe nuk është habi që pasi ta shqyrtojë mbarë e mbrapsht dosjen e hetimit të Adriatik Lallës, Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë të dalë me një vendim po të mbrapshtë dhe ta rikthejë sërish në Prokurorinë e Durrësit. Duke humbur shumë kohë.

“Pingpongu” pritet të funksionojë për shumë kohë, derisa të mbyllet çështja me procedurë. Siç ndodhi me Lulzim Bashën, i cili me raporte mjekësore dhe me zvarritje arriti ta mbyllë vjedhjen e 230 milionë eurove të Rrugës së Kombit me procedurë.

Tani problemi është se kush kërkon të shpëtojë Adriatik Llallën nga burgu, Berisha, Meta, Basha, Rama apo të gjithë bashkë?!

Dhe pse janë bërë bashkë për të shpëtuar Llallën.

Pavarësisht se pas zbardhjes së korrupsionit të ish kryeprokurorit dhe mosprekjes së politikanëve të korruptuar prej tij, Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi Adriatik Llallës dhe familjes së tij, hyrjen në SHBA.

Ky vendim u miratua nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson me arsyetimin e përfshirjes në raste korrupsioni.

U përfshi dhe Rovena Gashi bashkë me Llallën në këtë penalizim.

Pavarësisht se edhe ambasadori amerikan Donald Lu paralajmëroi se çështja “Llalla” s’mbyllet me një kërkesë të tij për të mos qenë pjesë e drejtësisë dhe se Llallën e pret burgu për shkeljet që ka bërë, përpjekjet për shpëtimin e ish Kryeprokurorit me procedurë janë tashmë një fakt./ Pamfleti.com

Arrestimi i Llallës, “pingpongu” i prokurorisë me kompetencat. Berisha, Meta, Basha e Rama kërkojnë ta shpëtojnë me procedurë?! Po përsëritet skenari i rrugës së Kombit Read More »

Parashikimi i minutës së fundit, ja si do tërbohet moti …

Sipas meteorologëve, moti në vijim do të jetë:

E hëna mbetet me kthjellime gjatë paradites, por vranësira të shpeshta sjell pasditja në zonat Lindore ku priten shira të përkohshëm.

Edhe dita e martë dhe e mërkura vijojnë në kushtet e kthjellimeve me vranësira të herë pas hershme, më të dukshme gjatë pasditeve duke sjellë shira të përkohshëm kryesisht në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta deri të enjten duke variuar nga 9 – 10°C vlera më e ulët gjatë mëngjesit në Juglindje deri në 31 – 32°C, maksimumi i mesditës në zonat e ulëta.

Parashikimi i minutës së fundit, ja si do tërbohet moti … Read More »

Fërshëllimat që grisin statutin e ri të PD!

Nga Mero Baze

Ndodhi diçka interesante në Kuvendin e Partisë Demokratike, që ilustron gjithë fallcitetin e Lulzim Bashës.

Dhe kjo ishte fillimisht, mënyra se si duartrokisnin Bashën, kur thoshte kam gabuar dhe mënyra se si fërshëllenin Eduard Selamin, kur thoshte të njëjtën gjë, pra që Basha ka gabuar.

Kur Basha përpiqej të arsyetonte ndryshimet në statut, foli dhe për “gabimet” e tij, për zgjedhjet që kishte bërë dhe vendimet e gabuara që kishte marrë dhe në sallë kishte duartokitje.

Kur Eduard Selami e kryqëzoi për të njëjtat gabime, u fërshëllye dhe u kërkua të zbohet nga salla.

Ky është një detaj i thjeshtë që tregon së pari se Lulzim Bashës, edhe të vetët, ja pranojnë gënjeshtrën si normalitet dhe e lejojnë ta thotë atë, pa u bërë përshtypje.

Në një farë mënyre ja pranojnë atij fallcitetin, dhe lehtësinë me të cilën detyrohet të gënjejë në çdo rast, pasi ja quajnë pjesë të karakterit të tij.

Ndryshe nuk ka kuptim përse duhet të gëzoheshin kur ai thoshte “kam gabuar”, përveç rastit kur e dinë që e thotë kot.

Kur të njëjtën gjë e përsëriti Eduard Selami ju turrën, pasi ata realisht mendojnë që Basha ka bërë mirë dhe se nuk ka bërë gabim që ka vepruar ashtu.

Ata punëtorët e Kunatit në sallë, kanë pranuar si gjest normal aktet politike të Bashës dhe nuk pranojnë që askush t’ia thotë atë publikisht si gabim, përveç Bashës, të cilin e konsiderojnë si njeri që e thotë për të gënjyer të tjerët, jo ata.

Nga ana tjetër agresiviteti maksimal ndaj Eduard Selamit zbulon dhe fytyrën e vërtetë të Lulzim Bashës ndaj kritikëve të vet dhe tallja me statutin e ri të PD.

Eduard Selami nuk ngjan me kritikët e tjerë të Bashës. Ai ka qenë shumë institucional në kritikat e tij, ka pranuar të hyjë në një garë fallco dhe të manipuluar edhe në sytë e tij, nga fillimi në fund.

Ai është përjashtuar nga lista pa bërë asnjë koment personal dhe po ashtu ia kanë vjedhur votat e filmuara me orë të tëra dhe ka pranuar rezultatin për “hir të partisë”.

Në një farë mënyre Eduard Selami edhe për shkak të stilit të tij amerikan, është nga ata kundërshtarë që duhet ta kërkosh me qiri ta kesh, pasi sidomos në raport me Bashën, ai nuk është sjellur si kundërshtar, por si ilustrues i kundërshtarit.

Në fjalimin e sotëm ai ishte dinjitoz dhe i qartë për të treguar gjithë çfarë ka ndodhur dhe atij ju vërsulën si në vitin 1995, kur nuk e lanë të hynte as brenda në sallë.

Sjellja ndaj tij në sallë gris çdo lloj statuti dhe çdo lloj maske të Lulzim Bashës, pasi është prova se sa i pranon kundërshtarët dhe kritikët ajo parti.

Përfytyro të ishte në sallë Topalli dhe t’iu kishte thënë që ky është Kuvend i mbushur me punonjës të Kunatit, apo Patozi e Bregu që kanë rezerva shumë më të mëdha për të. Me siguri do t’i kishin zbuar jashtë me karrige.

Janë pikërisht ato fërshëllima që bënë të skuqej dhe kryeregjisori i tyre Sali Berisha, i cili u largua nga salla, duke mos dashur të ngjallte kujtime të hidhura nga ngjarje të ngjashme në PD, në kohën e tij.

Janë ato fërshëllima që e bëjnë pa kuptim për PD statutin, Kuvendin dhe gjithë teatrin e Lulzim Bashës. Ato janë “shpata që u rri tek koka gjithë armiqve” të Kryetarit.

Ata kanë kuptuar përse i duhet statuti kryetarit dhe thjesht i vërsulen çdo armiku të tij. Ato fërshëllima janë himni i vërtetë i PD dhe statuti me të cilën Lulzim Basha po kërkon të mbrohet nga kundërshtarët e vet.

Dhe kur mendon se armiku më i madh i Lulzim Bashës nuk janë kritikët e tij, por humbjet e tij, këto fërshëllima ngjajnë si marshi funebër i PD.

Fërshëllimat që grisin statutin e ri të PD! Read More »

Puthi nxënësen, kërkesa e mësuesit te drejtoresha pak para se të dilte skandali

Mësuesi: Më transferoni në shkollë tjetër

Pak para se skandali të bëhej publik, mësuesi Neshat Tepelena, i kishte bërë një kërkesë me shkrim drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare “Ali Hajdini” që të shkëmbente vendin e punës me vajzën e tij, e cila gjithashtu është mësuese.

Në kërkesën me shkrim të 60-vjeçarit thuhet se e bija jep mësim një tjetër fshat.

Por duke qenë se ajo ka vajzën e saj të vogël sëmurë, ai kërkonte që në shkollën e Kalasë të japë mësim vajza e tij dhe në vend të saj, në shkollën e fshatit Tatzat të shkojë vetë 60-vjeçari.

Një kërkesë e tillë është pranuar nga drejtoresha e shkollës dhe prej pak javësh mësuesi 60-vjeçar nuk jep më mësim në shkollën “Ali Hajdini”.

Puthi nxënësen, kërkesa e mësuesit te drejtoresha pak para se të dilte skandali Read More »

Vlorë – Emërohet kreu i ri i kapitenerisë !

Pas emërimit të kreut të ri të kapitenerisë,duke qënë se është institucioni më i rëndësishëm i kontrollit detar,është zbuluar e kaluara e tij.

Mësohet se Lorenc Rexhepaj e ka prejardhjen e arsimit të lartë nga Universiteti i Vlorës nga vitet 2000-2004 .Pas mbarimit të studimeve prej 2004 deri në 2008 ka punuar si officer në anije tregetare .Anija kishte si intinerar shtete të ndryshme

.Nga viti 2008 deri në vitin 2016 ai ka punuar si kapiten në anije me tonazh pa limit.Ndërkohë që në strukturat shtetrore është angazhuar dy vite më parë.Prej vitit 2016 dhe deri ditën e sotme ai ka qën në në sektorin e kontrollit shteteror portual në Kapitenerinë e Vlorës.

Ndërkohë që ka realizuar një sërë trajnimesh të ndryshme si Stcw 2010, EMSA, etj. Sipas burimeve nga kapiteneria e përgjithshme,mësohet se një prej arsyeve e përzgjedhjes së tij është profesionalizmi i treguar në këto dy vite në kapiteneri

Vlorë – Emërohet kreu i ri i kapitenerisë ! Read More »