Ndotja e Pyllit të Sodës në Vlorë, reagon Bashkia Vlorë, ndërsa është cilesuar një ngjarje e turpshme, ajo cfarë ka ndodhur në ate që quhet mushkria e qytetit bregdetar.
Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, nga Pylli i Sodës, aty ku situata ishte me të vërtetë shqetësuese, e ka quajtur një turp gjendjen dhe ndotjen në këtë zonë.
Nuk duhet të lëmë abuzuesit që të ndotin pjesë të territorit të Bashkisë së Vlorës dhe gjithkush nga qytetarët duhet të denoncoje raste të tilla.
Rasti në zonën e Pyllit të Sodës nuk e nderon sipas Lelit qytetin e Vlorës, ndërsa së bashku me inspektorë dhe punonjës të Bashkisë ka nisur pastrimi i zonës.
Referuar problematikës së krijuar, policia e rendit ka nisur hetimet, ndërsa një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga Leli, për të vënë para përgjegjësisë personat që ndotin zona të caktuara të qytetit të Vlorës, si edhe është rasti në Pyllin e Sodes.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha thuhet se janë në hetim nga SHBA dhe BE dhe shumë shpejt dosjet e tyre do të shkojnë në gjykatë. Kjo shihet si hapi kryesor per i dhënë fund njëherë e mirë pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në këtë vend.
Tashmë rëndom, për të pastruar politikën shqiptare, drejtësinë shqiptare dhe policinë shqiptare përmes një vettingu të monitoruar rreptë nga partnerët tanë SHBA dhe BE, nevojitet dhe dhënia e rezultateve konkrete. Rezultate që konkludojnë në faktin se prapa hekurave duhet të jenë ata që quhen “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit dhe të krimit në Shqipëri. Pikërisht ky do të ishte dhe rezultati më efikas i zbatimit të reformës në drejtësi.
Dhe partnerët tanë ndërkombëtarë gjithnjë e kanë thënë fjalën e tyre, jo se do të vendosin ata për të burgosur politikanët dhe zyrtarët e korruptuar në Shqipëri, kriminelët dhe trafikantët në këtë vend. Pra të gjithë të paudhët që ia kanë nxirë jetën këtij populli. Ata do të hetohen dhe dënohen nga Prokuroria dhe gjyqësori shqiptar, i cili do të kalojë përmes Vettingut të monitoruar rreptë nga ana e partnerëve ndërkombëtarë.
Por partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE kanë kontribuar me të gjitha format që dosja e këtyre abuzuesve me ligjin, paratë e shtetit shqiptare dhe besimin e dhënë nga qytetarët, jo vetëm përmes fakteve të sjella në tavolinën e Arta Markut. Por dhe përmes fakteve të bëra publike nga mediat e lira amerikane dhe vendeve të BE, që janë mbështetur nga qeveria amarikane dhe ato të vendeve të BE.
Rastet më konkrete janë botimet e njëpasnjëshme të revistës prestixhoze amerikane “Mother Jones” për lobimet e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës në SHBA për një foto me Presidentin amerikan Donald Trump. Përmes fakteve dhe provave, të investiguara për muaj të tërë nga një grup gazetarësh për të dyja rastet, në të gjitha vendet rezulton se lobimi i Metës dhe Bashës në SHBA është bërë me para të dhëna nga oligarkët rusë. Madje dhe nga ish agjentë të shërbimit sekret rus, ish-KGB-së së famshme.
Këto investigime të “Mother Jones” tregojnë se përmes këtyre kanaleve të zeza ruse, tentohej që të vinin në pushtet forca politike pro ruse, duke përbërë një rrezik potencial jo vetëm për SHBA e Shqipërinë, por dhe për të gjitha vendet e tjera të Aleancës. Ndaj ky investigim i revistës amerikane u publikua në mënyrë të zgjeruar dhe tek Zëri i Amerikës, në të dyja rastet, si për lobimin e Bashës ashtu dhe të Metës. Gjithnjë me para ruse. Madje u morën në intervista të zgjeruara nga VOA dhe gazetarët investuigues që zbuluan këtë skandal të dy partive më të mëdha të opozitës në Shqipëri.
Vlen të theksohet se Zëri Amerikës cilësohet si zëri zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit. Pra qeveria e SHBA ka qënë shumë e interesuar që këto prova të dala përmes investigimeve të merrnin dhe vulën e saj të mbështetjes për t’u hetuar dhe në Shqipëri, siç po heton FBI amerikane. Këto prova që janë sjellë me shumicë në tavolinën e Arta Markut, Prokurores së Përgjithshme të përkohshme shqiptare, janë dhe një nxitje nga ana e qeverisë amerikane që drejtësia shqiptare të dërgojë në qeli Ilir Metën dhe Lulzim Bashën.
Ata kanë dhe gjynahe të tjera, të cilat mund të hetohen të gjitha në sistem dhe të marrë secili dënimin e merituar për abuzimin, lidhjen me krimin dhe qarqet e zeza ruse. Jo pa qëllim dhe media gjermane afër qeverisë kërkoi të dinte nga Edi Rama kryeministri i vendit nëse do të arrestohej presidenti aktual Ilir Meta për akuzat në ngarkim të tij. Jo pa qëllim në të njëjtën intervistë Rama pyetej dhe për Klemend Balilin, “Eskobarin e Ballkanit” për trafikun e drogës dhe që është në kërkim ndërkombëtar. Pyetja në të njejtën kohë për burgosjen e Metës dhe për Klemend Balilit ish zyrtarin në kërkim të LSI-së për trafik droge të rëndë, është një këmbanë alarmi se dhe BE si SHBA kërkojnë “kokën” e Metës. Jo se Edi Rama është i pastër në këto punë, por me sa duket po ndiqet radha dhe nuk ka ngutje për këtë qëllim. Ramën aty e kanë, thjeshtë duhet të nisë arrestimi i “peshqve të mëdhenj”.Pamfleti.com
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri gjatë muajit shtator. I pyetur për këtë temë Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Ervin Bushati, pranon se qeverisja ka probleme në të gjitha fushat, ndaj sipas tij, prioritare është përmirësimi i vazhdueshëm.
“Qeverisja ka probleme në të gjitha fushat. Dhe këtë e tha edhe kryeministri Rama, si një “mea culpa” e mazhorancës, duke vënë theksin tek përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve. Nuk ka mazhorancë që nuk do të bëjë më të mirën për qytetarët. Përmirësimi i problematikave është fokusi ynë”, u shpreh Bushati.
Teksa ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama për ndryshime në qeveri dhe strukturat e PS nisur nga rezultatet e punës, Bushati tha se tashmë qeveria shqiptare ka më shumë detyra për të përmbushur, pasi vendi ynë është pranë anëtarësimit në BE.
“Kryeministri ka gjithë mbështetjen e grupit parlamentar të PS, për të vijuar përpara. Në fund të mandatit nuk mund të thuhet se ishte ky sukses për shkak të kësaj apo asaj. Ne jemi një parti në pushtet, dhe padyshim ka një rritje të përgjegjësisë. Në çdo moment një mazhorancë e përgjegjshme i përgjigjet impulseve që merr nga qytetarët. Ne sot jemi më pranë BE, dhe kjo na shton edhe detyrat që kemi për të bërë. Janë shtuar detyrimet tashmë që jemi në prag të anëtarësimit në BE. Tashmë duhet të pranojmë se edhe informacioni që ka popullsia është më i madh. Me platformën e bashkëqeverisjes ata kanë mundësi të komunikojnë konkretisht për problematikat që ndeshin”, u shpreh ai.
Bushati komentoi edhe qëndrimin e opozitës, duke u shprehur se:“Në një vend normal është opozita ajo që ankohet, por edhe që jep alternativa, dhe ngre problemet në nivelin që duhet. Por opozita s’mund të jetë kundër gj ithçkaje që bën qeveria. Opozita jonë nuk paraqet alternativa”.
Gjatë edicionit të dytë të aktivitetit “South Outdoor Festival – Himara 2018”, organizuar nga GIZ këtë fundjavë në Vuno, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe e Mjedisit shpallën 21 festat fituese, që do të mbështeten nga këto institucione, gjatë tre muajve në vazhdim. Konkursi “Festat lokale” i cili u hap para 3 javëve, kishte për qëllim zgjimin e aktiviteteve në fshat, duke bërë protagoniste, festat lokale, si një mundësi për të gjeneruar ekonomi lokale, për krijimin e një dimensioni te ri të një turizmi shqiptar dhe për të bërë të njohura zonat tona. Në këtë kompeticion, numri i aplikantëve arriti në 63, ku morëm pjesë bashki së bashku me shoqata dhe organizata të ndryshme.
21 festat fituese do të zhvillohen në 21 nga fshatrat e përzgjedhura të programit “100 fshatra”, duke synuar kështu rifreskimin dhe zgjimin e potencialeve të fjetura të traditave dhe dokeve tona, promovimin e turizmit kulturor dhe rural, ushqimin dhe mbi të gjitha prodhimet tona tradicionale. Për ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Peleshi provomovimi i një dimensionit të ri, i një infrastrukture të re alternative, për të bërë turizëm në Shqipëri, është rruga më e mirë, për t’u dhënë mundësinë, si turistëve të huaj dhe atyre shqiptarë, të shijojne traditën e mrekullueshme të Shqipërisë.
“Iniciativa jonë për festat lokale, nuk tenton të marrë rolin dhe misionin që bashkitë kanë për të organizuar jetën sociale kulturore, ekonomike në zonat e tyre, por është vetëm një “provokim”. Është vetëm një ngacmim i nervit të zhvillimit të fshatrave dhe qyteteve tona.
… Nuk ka mjafton fakti që kemi një bregdet kaq të bukur, që kemi kaq shumë histori, që kemi kaq shumë trashëgimi kulturore. Na duhet që gjitha këto, t’i pakëtojme dhe t’i bëjmë produkte të gatshme për t’u konsumuar nga vizitorët dhe turistët.” – u shpreh ministri.
Gjatë fjalës së tij ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi, theksoi idenë e krijimit të një politike të re, në qasjen për promovimin e turizmit, veçanërisht atij rural.
“Duam ta ngremë një traditë. Bëhet fjalë për një dimension të ri që duam t’i japim turizmit sot, dimensioni i promovimit të një vlerë shumë të madhe që kemi në çdo fshat të Shqipërisë, të çdo krahinë të vendit tonë, që janë tradidat e brendshme, të cilat ne duam t’i promovojmë, që realisht ato t’i japim vlera zonës, komunitetit, por të japin dhe vlera për njerëzit që duan të shijojnë më shumë turizëm në vendin tonë. Ne kemi disa kohë që e kemi lançuar këtë projekt edhe në kuadër të 100 fshatrave, që ministri i Bujqësisë, e ka shumë si produktin e vet, që të kemi mundësi të promovojmë zonat rurale të vendit.”
Burime nga prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur sot se në lidhje me dosjen ‘Tahiri’, so është marrë në pyetje truproja i ish-ministrit të Brendshëm.
Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në lidhje me trafikun e drogës dhe përfshirjen e tij në organizatën kriminale të ‘Habilajve’.
Truproja është thirrur me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi.
Po ashtu në pyetje janë marrë dhe dy efektivë të Policisë së Vlorës.
Gjermania ka rezerva sa i takon vullnetit të Shqipërsië për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Për këtë ata kanë si shembull rastin “Tahiri”, për të cilin thuhet se pnuk iu hap rruga arrestimit. Por përveç kësajm reporteri i Grupit të CDU-së për Shqipërinë në Parlamentin gjerman thotë se gjithashtu janë penguar hetimet nga ish-ministrit.
Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, deputeti i partisë së kancelares Merkel, Thorsten Frei, argumenton se negociatat duhet të hapen kur te kenë kaluar vetingun gjyqtarët e niveleve të larta dhe të Apelit. Duke komentuar çështjen “Tahiri”, Frei thotë se maxhoranca në Shqipëri parandaloi hetimet, duke mos ia hequr plotësisht imunitetin ish-ministrit të Brendshëm.
“Po, unë e adresova çështjen “Tahiri” përsëri. Sërish unë nuk mbeta i kënaqur me përgjigjen nga z.Rama. Kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Tahiri, ekziston një dyshim i fortë korrupsioni në sajë të informacioneve nga Policia italiane. Meqë shumica e Parlamentit shqiptar nuk kishte dëshirë të hiqte tërësisht imunitetin e Tahirit, hetimet e plota mbi këtë çështje janë parandaluar. Nga këndvështrimi im, bëhet e qartë se procedurat dhe ligjet ekzistuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër politikanëve dhe nëpunësve civilë të nivelit të lartë aplikohen me më pak përpikmëri. Por të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Këto çështje vendosin besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë. Ky është gjithashtu një kriter thelbësor për ne kur flasim mbi kohën e duhur për të hapur negociatat e anëtarësimit”- thote ai ne intervisten dhene per “PANORAMA”.
Skandal në Pyllin e Sodës në Vlorë. Mbetje peshku depozitohen në këtë zonë, duke krijuar një situatë me të vërtetë shqetësuese. Nuk dihet se nga kush arkat me peshk dhe produkte të tjera të detit janë lënë në këtë zonë,duke krijuar një situatë me të vërtetë shqetësuese dhe nuk është hera e parë që Pylli i Sodës në Vlorë, përdoret për të depozituar mbetje peshku, pasi edhe në vite të tjera, pikërisht Pylli i Sodes është përdorur nga persona të caktuar për të depozituar mbeturina apo mbetje peshku.
Arkat me peshk dhe produkte deti janë lënë në afërsi të rrugës në zonën e Pyllit të Sodes, ndërsa nuk ka dihet se cilët janë personat përgjegjës që kanë shkaktuar këtë ndotje dhe gjendje të jashtëzakonshme Bëhet fjalë për peshk importi dhe jo produkte të vendit, ndërsa në qershor të vitit 2014, por edhe në periudha të tjera, në Pyllin e sodës janë rregjistruar sërish raste të tilla problematike, të cilat gjithësesi kanë mbetur pa autor. Ripërsëritet në prag të sezonit turistik, një tjetër ndotje ekologjike në Pyllin e Sodës.
Një zonë e lenë totalisht në harresë, që tashmë shërben vetëm për depozitimin e mbetjeve të ndryshme, rasti më i fundit hedhja pa kriter e mbetjeve të peshkut dhe produkteve të tjera të detit. Nga një zonë që është cilësuar mushkria e qytetit të Vlorës, Pylli i Sodës po degradon nga dita në ditë. Kontrollet mungojnë, ndërsa edhe pse është përcaktuar që policia bashkiake duhet të kontrolloje zonën, dicka e tillë ndodh rrallë, ose thuajse asnjëherë.
Kryeministri Rama ka zgjedhur sot historine e studentit te sapodiplomuar ne mjekesi, i cili nga Tirana ka nisur pune ne Shkoder.
MIRËMËNGJES 😃
dhe me shembullin e Dr. Albanit, një nga 37 mjekët e rinj specialistë që në vend të kryeqytetit kanë zgjedhur të punojnë në spitalet rajonale të vendit, ju uroj një ditë të mbarë 🌹
Punësimi i 300 mjekëve të rinj deri vitin tjetër në mbarë vendin, do të sjellë një rritje të ndjeshme të numrit e cilësisë së shërbimeve të specializuara që ofrohen për qytetarët në të gjitha spitalet tona 👍