Aktualitet

Njoftim:Oraret e vizitave në Monumentet me biletë për sezonin veror 2018 (Foto)

D.R.K.K-Vlorë dëshiron t’ju njoftojë që oraret e vizitave në monumentet e kulturës dhe parqeve arkeologjike për sezonin veror 2018 do të jenë si më poshtë: – Kalaja e Kaninës, nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 100 Lekë. – Kalaja e Himarës, , nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 100 Lekë – Kalaja e Porto Palermo, Himarë, , nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 100 Lekë. – Manastiri i 40 Shenjtorëve, nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 100 Lekë. – Kisha e Manastirit të Shën Kollit, Mesopotam, Sarandë, nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 100 Lekë. – Parku Arkeologjik i Finiqit, Sarandë, nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 200 Lekë. – Parku Arkeologjik i Amantias, Plocë, Vlorë, , nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 200 Lekë. – Parku Arkeologjik i Orikut, Orikum, Vlorë, nga dita e Hënë deri të Dielën, ora: 09:00-18:00, çmimi i biletës 200 Lekë. Pensionistët, veteranët e luftës, invalidët tetraplegjikët dhe paraplegjik, ish të dënuarit politik si dhe jetimët, përfitojnë reduktimin në masën 50 % të cmimit të biletës. Studentët e shkollës së lartë, perfitojnë reduktimin në masën 70 % të cmimit të biletës. Fëmijët deri 8-vjeç, përfitojnë hyrje te lirë. Për grupet e organizuara, DRKK Vlorë lëshon edhe faturë tatimore në qoftë se kjo kërkohet nga organizatorët e grupeve. Për më shumë informacion mos hezitoni të kontaktoni në adresat tona zyrtare: Tel/Fax: 033 30 665 E-mail: [email protected]

Rezultate imazhesh për foto kalaja e kanines

Rezultate imazhesh për foto kalaja porto palermo

Rezultate imazhesh për foto parku arkeologjik oriku

Njoftim:Oraret e vizitave në Monumentet me biletë për sezonin veror 2018 (Foto) Read More »

Nuk justifikon pasurinë, gjyqtari i Kushtetueses: M’i kanë hedhur në dasëm

Anëtari i Gjykatës Kushtetues, Fatmir Hoxha ka dalë ditën e sotme para trupës gjykuese të Vetting-ut, lidhur me pasurinë e tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pretendon se gjyqtari në fjalë nuk justifikon një apartament që ka blerë në Tiranë me vlerë 140 mijë euro.

Edhe pse nuk ishte vetë i pranishëm në seancën dëgjimore, avokati i Hoxhës është shprehur se shtëpinë e ka bërë me lekë borxh si dhe me lekët që atij ia kanë hedhur në dasmë, kur është martuar.

Mësohet se anëtari i Gjykatës Kushtetuese, ka vënë në dispozicion videot e dasmës, pro kjo provë nuk është marrë parasysh nga trupa gjykuese i Vetting-ut.

“Pretendohet nga KPK për një shumë që nuk justifikohet, por Hoxha ka kërkuar të administrohet kaseta e dasmës, bëhet fjalë për një shumë normale lënë nga të afërmit e tij. Shuma është plotësisht e justifikueshme, zoti Hoxha nga 2011 është emëruar anëtar i Kushtetueses dhe është transferuar nga Shkodra, ka shitur banesën me orendi dhe shuma i përket orendive, dhe vetë shtëpisë”- tha ai.

Po borxhi i marrë nga miku i tij?

Është ende një borxh që po shlyhet së bashku me një kredi që ka marrë nga shteti.

Kredia si është marrë?

Sipas VKM si një nga funksionarët e lartë dhe ishte i pastrehë dhe është marrë për të blerë banesën, kredidhënësi.

Po borxhi ndaj kunatit?

Borxhi ndaj kunatit është marrë po për apartamentin dhe është shlyer.Ekspres.

Nuk justifikon pasurinë, gjyqtari i Kushtetueses: M’i kanë hedhur në dasëm Read More »

8 deputetë holandezë mbërrijnë në Tiranë. I dorëzojnë Kuvendit raportin për hapjen e negociatave

Tetë deputetë holandezë kanë nisur në Shqipëri një vizitë dy ditore të quajtur fakt mbledhëse për sa i përket asaj çfarë ka arritur Shqipëria në përmbushje të detyrave të lëna nga BE.

Report TV ka mundur të sigurojë emrat e delegacionit holandez të cilët në fund në vizitës do të hartojnë një raport për parlamentin i cili do të thotë fjalën e fundit pas propozimit të KE për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Delegacioni drejtohet nga Malik Azmani që i përket partisë për Liri dhe Demokraci ndërsa anëtarë janë Anne Mulder po nga e njëjta parti.

Kees Verhoeven nga partia Demokratët 66, Bram Van Ojik të Gjelbrit e Majtë, Frank Futselaar Partia Socialiste, Stieneke Van der Graaf Unioni Kristian, Mr Pieter Omtzigt partia Kristian Demokrate dhe Jeffrey Van Haaster.

8 deputetë holandezë mbërrijnë në Tiranë. I dorëzojnë Kuvendit raportin për hapjen e negociatave Read More »

Mediat italiane: Del përpara gjykatës shqiptari që zbuloi bandën e Habilajve, sa vite burg rrezikon (Emri)

Pasi dosja e megaoperacionit kundër trafikut te drogës, mes klaneve mafioze siçiliane dhe Cosa Nostra ne Itali me një numër të madh të arrestuarisht përfundoi në Gjykatë. Kjo e fundit ka kerkuar në seance dënime të ashpra për anëtarët e bandes.

Mes tyre janë edhe dy shqiptarë, Erson Zhuka dhe Ermir Baja. Shqiptarëve, sipas mediave italiane, jane kerkuar denime me 18 vite burg për Erson Zhukën dhe me 12 vite burg për Ermir Baja.

Ndaj tyre rëndon akuza e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar droge, realizuar mes vendit tonë, Shqipërisë dhe Italise, specifikisht provincave te Katanais, Raguzës e Sirakuzës.

Emri i Zhukes nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi ai u cilesua si njeriu kyc, arrestimi i të cilit coi në zbulimin dhe kapjen e bandës se Moisi Habilajt dhe rrjetit të tij të fortë të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Arrestimi i Zhukes zbuloi bandën e Habilajt

Autoritetet italiane të drejtësisë, duke filluar nga vitit 2013 e në vazhdim, hetuan shtetasit Moisi Habilaj, Nezar Seiti etj. si dhe bashkëpunëtorët e tyre si anëtarë të një grupi kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Në kuadër të këtij hetimi, u bë i mundur sekuestrimi, së fundmi, i sasisë prej 3.5 tonëve lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, arrestimi me cilësinë e të dyshuarit të shtetasve Moisi Habilajt etj. dhe shpallja në kërkim ndërkombëtar e shtetasit Nezar Seiti.

Shtetasi Moisi Habilaj, së bashku me shtetasit Nezar Seiti, Florian Habilaj, Metan Matani etj., që nga prilli 2017 e në vazhdim, u hetuan nga Prokuroria pranë kësaj Gjykate për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Hetimet e autoriteteve të drejtësisë italiane e kishin fillesën e tyre te një veprimtari hetimore, e kryer në kuadër të operacionit “Odessa 2012” ndaj një organizate të degëzuar kriminale, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht kanabis në aksin Shqipëri-Itali.

Nga hetimet e kryera ndaj shtetasit shqiptar Erson Zhuka, element kyç i organizatës që operonte në territorin e Raguzës, kishin rezultuar kontakte të shumta me bashkatdhetarin e tij, shtetasin Moisi Habilaj.

Mbi këtë fakt, ndaj Moisi Habilajt, filloi përdorimi i mjeteve teknike të hetimit dhe rezultoi se ai ishte importues me shumicë i lëndëve narkotike që vinin nga Shqipëria.

Në aktivitetin e tij, Moisiu ndihmohej nga shtetasi shqiptar i thirrur “Daja” dhe që është identifikuar si Sabaudin Çelaj. Përgjimi i komunikimeve të numrave telefonikë në përdorim të Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelajt, mundësoi identifikimin e subjekteve të tjera që bënin pjesë në këtë organizatë.

Mediat italiane: Del përpara gjykatës shqiptari që zbuloi bandën e Habilajve, sa vite burg rrezikon (Emri) Read More »

“Jam agjente e Interpolit”, si i zhvaste njerëzit 48- vjeçarja nga Lezha

Ka përfunduar në pranga një grua në Lezhë, e cila premtonte viza amerikane kundrejt shumës derui në 8 mijë euro. Mesohet se në pranga është vënë shtetasja Pranvera Stojani 48 vjece nga Lezha.

Njoftimi
Nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u ndalua me inisiativë shtetasia :
– Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë.

Ndalimi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj, 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

“Jam agjente e Interpolit”, si i zhvaste njerëzit 48- vjeçarja nga Lezha Read More »

Humbi për 9 orë në Llogara, ja fjalët e para të turistes austriake

Pas 9 orë kontrolli në pyllin e Llogorasë është gjetur shëndoshë e mirë shtetësia austriake e cila u shpall dje e humbur.

Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur austriakja 45-vjeçare me inicialet A. W., u ngritën grupe të posaçme të policisë dhe banorët me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.

Në dëshminë e saj në momentet që u gjet nga ana e Policisë, turistja falënderon policinë dhe thotë se ata janë të mrekullueshëm.

Policët e Vlorës bashku me agjencinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e Llogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë.

Austriakes me inicialet A. W.,  i është bërë kontroll  mjekësor dhe ajo është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Humbi për 9 orë në Llogara, ja fjalët e para të turistes austriake Read More »

“Telegram”-i që futi në kurth “peshkun e madh” të kokainës së Maminasit

Një telefonatë me Tiranën nëpërnjet aplikacionit Telegram, mësohet se ka qenë elementi i vyer për policinë gjermane që arriti të zbulojë vendodhjen e Arbër Çekajt.

Për 20 ditë më radhë, policia shqiptare dhe DEA humbi çdo gjurmë të njeriut të akuzuar si pronari i gjysmë tonit kokainë të kapur në fillim të shkurtit në Maminas. Kjo pasi Çekaj zotëronte një dokument gjerman me emrin Arbër Jensen dhe ai shmangu totalisht transportin publik

Ai lëvizi në Hollandë ku ka qëndruar më shumë se dy javë. Më pas u rikthye në Dusseldorf të Gjermanisë Perëndimore, nga ku dhe ka kontaktuar me familjen e tij.

Policia shqiptare që e mbante në përgjim familjen ka kontaktuar urgjent me gjermanët, të cilët kanë arritur menjëherë të gjejnë vendodhjen dhe ta arrestojnë në më pak se 12 minuta nga banesa ku po rrinte.

Banesa ishte në periferi të qytetit të madh industrial të Duseldorfit, i cili është zemra industriale e landit të Nordrhein-Westfalen, që është dhe zona më e populluar në Gjermani.

Për të identifikuar Çekajn, në Gjermani kanë shkuar edhe dy oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët kanë konfirmuar se bëhej fjalë për personin kryesor të shpallur në kërkim, si dhe oficeri koordinues i DEA-s, i cili lëviz vazhdimisht.

Tek autoritetet gjermane tashmë ka mbërritur edhe dosja e Arbër Çekajt dhe pritet që procedura e ekstradimit të zgjasë 40 ditë.

Deri më tani, për sasinë prej 613 kg kokainë janë arrestuar administratori i kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj dhe shoferi që mori ngarkesën me banane, Armando Pezaku.
Kokaina ishte fshehur në një dysheme të dyfishtë brenda kontenierit me banane dhe u zbulua nga skaneri në Portin e Durrësit.

Menjëherë pas kapjes së Arbër Çekajt, Ambasada Amerikane publikoi një karikaturë ku një kallam peshku kishte arritur të kapte një gjysëm-peshk e gjysëm-banane, duke iu referuar ngarkesës me fruta ekzotike që kishte kontenieri me kokainë që vinte nga Ekuadori dhe pati si vend tranzit Italinë dhe Maltën. /tesheshi.com/

“Telegram”-i që futi në kurth “peshkun e madh” të kokainës së Maminasit Read More »

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ”pret kokat” e 4 gjyqtarëve, zbulohen emrat

Sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) do të zhvillojë një mbledhje ku në rendin e ditës është kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e 4 gjyqtarëve; Petraq Curri, Ergys Selmani, Ahmet Jangulli dhe Ken Dhima.

Kush janë gjyqtarët që kërkohen masë shkarkimi?

Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë së drejtësisë shkeli ligjin duke liruar nga qelia Alket Hatinë të konsideruar baroni i drogës. Por këtë akuzë vetë Hatia e ka mohuar duke sqaruar se ai nuk dorëzohet pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë.

Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohet shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani, i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohet edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës, Ahmet Jangulli, dhe administrativ të Vlorës, Ken Dhima. Ndërsa zyrtarisht dorëheqjen në KLD e ka paraqitur gjyqtarja e Durrësit Merita Xhani, kërkesë të cilën e ka paraqitur prej datës 8 shkurt 2018. Ndërsa kërkesë për dorëheqie mësohet se ka paraqitur dhe një tjetër gjyqtare pas këtij rendi dhe rezulton se është gjyqtarja e Tiranës Brunilda Kasmi./Report Tv

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ”pret kokat” e 4 gjyqtarëve, zbulohen emrat Read More »