Aktualitet

“Hajdarmataj do ketë fatin e Llallës, do vendoset masë arresti ndaj tij”

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar sot se Besim Hajdarmataj mund te kete fatin e ish shefit te tij, si Adriatik Llalla.

Madje ai shkoi me tej kur tha se mund te kete procedim penal ndaj tij dhe mund te vendoset arrest shtepie ose arrest me burg.

“Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme”, citohet nga ambasada amerikane.

“Hajdarmataj do ketë fatin e Llallës, do vendoset masë arresti ndaj tij” Read More »

Cila është kompania që Fabjan Topollaj dhe deputetja Reme Lala marrin tendera nga Qeveria?

Grupi Parlamentar Demokrat është përfshirë në debate në lidhje me tenderët dhe koncesionet korruptive që, sipas demokratëve, qeveria po ua kalon klientëve të saj. Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin në Grupin Parlamentar për tenderat që ka marrë vëllai i Kryeministrit Edi Rama dhe njerëz të afërt të tij, të cilët duhet të denoncohen me forcë nga opozita.

Por Berisha u përball me reagimin e deputetit të Qarkut të Fierit, Myslim Murrizi, i cili kërkoi që demokratët t’i nisin akuzat nga vetja. Murrizi ka kujtuar në Grupin Parlamentar se funksionarë të PD-së si, Ridvan Bode dhe Fabian Topollaj, marrin tendera nga qeveria.

“Doktor, këta deputetët që janë këtu, janë të rinj dhe kanë ardhur në parti me korrespondencë. Ne kemi brenda partisë njerëz që përfitojnë tendera e poste dhe mbajnë në duart e tyre flamurin e opozitarit. Unë jam që ta fillojmë me këta tanët, që edhe thonë që jemi opozitarë edhe i bëjnë opozitë opozitës, në një kohë që joshen dhe marrin tendera nga qeveria.

Nuk duhet të mbajmë dy standarde për të njëjtën gjë. Besoj të gjithë jemi të njohur me investigimin e një televizioni në lidhje me një firmë fantazmë, që mblidhte mbetjet spitalore. Duhet të themi dhe të mos fshihemi se administratore e kësaj kompanie është nëna e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Fabian Topollaj, dhe vëllai i deputetes Reme Lala,” – u shpreh Murrizi.

Tpz.al mëson se kompania që përmend Murrizi, është ECOMEDICA, e cila merret me trajtimin, sterilizimin dhe incenerimin e mbetjeve spitalore. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, është Arlind Lala (vëllai i deputetes Reme Lala) dhe Fatbardha Topollari (e ëma e Fabjan Topollaj). Ky i fundit pak kohë më parë ka ndryshuar mbiemrin, duke e kthyer nga Topollari në Topollaj.

Sipas transaksioneve të Thesarit të Shtetit, kompania ECOMEDICA, e themeluar para 1 viti, ka përfituar plot 8,082,227 lekë të reja nga tenderat publikë përgjatë viteve 2017-2018. Kryesisht, ECOMEDICA ka ushtruar aktivitetin e saj me tendera në qytetin e Beratit, Kukësit, Lushnjes, Tropojës, Tiranës dhe shumë qytete te tjera.

Cila është kompania që Fabjan Topollaj dhe deputetja Reme Lala marrin tendera nga Qeveria? Read More »

Çuditë nuk kanë fund në Shqipëri, policit i kërkohen 11 mln lekë të pensionit që nuk ka marrë kurrë

Efektivi i policisë Skënder Palushi tregoi në emisionin “Stop” se në 11 Prill të këtij viti ka marrë një shkresë nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore të Tiranës, ku thuhej se është debitor me shumën prej 11 milionë lekësh të vjetra, të përfituara në mënyrë abuzive. Denoncuesi kërkoi ndihmën e emisionit, për të zgjidhur situatën që nuk i përket.

“Problemi im është që nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore më ka ardhur një shkresë përcjellëse sikur unë kam marrë 11 milionë lekë të vjetra pension. Realisht unë nuk jam personi që ka marrë paratë sepse unë vazhdoj të jem në punë dhe të paguaj kontributet. Që nga viti 1974 vazhdoj të jem në punë dhe nuk kam dalë në pension”, u shpreh efektivi i policisë.

ISSH i ka kërkuar Palushit të paraqitet pranë institucionit për të lidhur një kontratë për shlyerjen me këste të parave të marra në mënyrë abuzive, përndryshe çështja do të shkonte në prokurori.

Emisioni “Stop” iu drejtua Institutit të Sigurimeve Shoqërore për ta zgjidhur këtë problem. Nëndrejtori i këtij institucioni, Luan Lapraku tha se dosja rezulton me gjeneralitete të falsifikuara.
“Për mbledhjen e shumave debitore ka rezultuar debitore dosja e Skënder Palushit. Por kjo dosje, që ka filluar të marrë pensionin që në vitin 1997 dhe deri në vitin 2018, ka rezultuar me gjeneralitete false”./albeu.al

Çuditë nuk kanë fund në Shqipëri, policit i kërkohen 11 mln lekë të pensionit që nuk ka marrë kurrë Read More »

Pakti i dytë Rama-Basha për shkrirjen e LSI, Shqipëria fiton pavarësinë e dytë nga një keqe e madhe kombëtare

Detajet nga pakti i ri që do të ndryshojë skenën politike në Shqipëria, PD nuk do të bëjë koalicion me LSI, Meta dhe Monika në burg në fund të vitit, njerëzit e LSI do të ndahen mes PD dhe PS

Përtej teatrit të përditshëm politik dhe lojës së akuzave, Edi Rama dhe Lulzim Basha, që në dhjetor të 2014, kur George Soros zhvilloi një vizitë misterioze në Tiranë, janë në një aleancë të konsoliduar politiko-ekonomike.

Në 6 Dhjetor të 2014, George Soros zhvilloi dy takime misterioze me Edi Ramën dhe Lulzim Bashës. Që pas asaj ditë, Rama dhe Basha nisën bashkëpunimin, herë në mënyrë të nëndheshme dhe herë publike, për të ruajtur dhe projektuar pushtetin e tyre si dhe për të shkatërruar dyshen e rrezikshme Berisha-Meta.

Marrëveshja Rama-Basha e 18 majit 2017, për të mos marrë asnjëri në koalicion LSI, ishte në kuadër të zbatimit të paktit për të përcaktuar nga George Soros.

Edhe vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar të gjithë njerëzit e Berishës nga lista e kandidatëve për deputetë, ishte në kuadër të këtij pakti, për të dobësuar Sali Berishën dhe për ta nxjerrë gradualisht nga skena politike.

Dhënia e 13 milionë eurove nga buxheti i shtetit vjehrrit të Lulzim Bashës, për pallatin në Vlorë, ishte një tjetër shenjë se pakti Rama-Basha përfshin edhe asketin ekonomik. Fakti që Lulzim Basha nuk pranoi që të ankimonte në Gjykatën Kushtetuese ligjin për arsimin e lartë, ishte një tjetër element që konfirmon aleancën e fuqishme mes kreu të qeverisë dhe kreut të opozitës.

Në kuadër të aleancës së pagëzuar nga George Soros, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë nisur zbatimin e një pakti të ri për të shkatërruar Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërmarrjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, me të cilën kanë plaçkitur Shqipërinë. Pakti konsiston në shkrirjen përfundimtare të LSI deri para zgjedhjet parlamentare të 2021.

Rama-Basha kanë rënë dakord që mos të pranojnë në koalicion LSI për zgjedhjet lokale, me qëllim që partia Monikës dhe e Metës të mos marrë asnjë bashki. Dëbimi i LSI nga pushteti vendorë do të bëjë që partia Monikës të braktiset masivisht nga njerëzit.

Nga ana e tij, Lulzim Basha vendosi në statutin e ri të PD, që çdo aleancë politike të votohet nga Këshilli Kombëtar i PD. Basha qëllimisht e vështirësoi miratimin e aleancës me LSI, për të justifikuar refuzimin e firmosej së marrëveshjes me Monika Kryemadhin për zgjedhjet lokale.

Në të njëjtën kohë, sipas një sondazhi, shumica e delegatëve të PD të Kuvendit Kombëtar, u shprehën kundër një koalicioni me LSI dhe pro një koalicioni me PS. Ku ishte një tjetër mesazh i Bashës ndaj Monika Kryemadhit se nuk mund ta firmosë marrëveshjen. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi, së bashku me zagarin e saj, Petrit Vasilin, presin që në në fund të vitit 2017, që Basha të firmosë paktin për zgjedhjet lokale. Monika

Goditjen e dytë dhe fatale LSI do ta marrë me arrestimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Arrestimi i tyre është i pashmangshëm dhe do të bëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme.

Arrestimi pritet të bëhet në fund të këtij vitit sapo të ngrihet Byroja e Hetimit. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë një pasuri prej dhjetëra milionë euro të deklaruara, me vetëm dy rroga shteti. Dyshja do të arrestohet për pastrim parash, fshehje pasurie, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasurinë dhe deklarime të rreme. Faktet kundër Metës dhe Monikës janë të njohura botërisht.

Goditja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga drejtësia e re do të shënojë edhe fundit e LSI, si një mutacion i rrezikshëm politik, që ka çuar në një shkallë të paimagjinueshme vjedhjen dhe plaçkitjen në Shqipëri.

Kjo lëvizje do të sjellë shpërbërjen e bandës së hajdutëve të Monik Kryemadhit. Anëtarët e thjeshtë të LSI, sipas paktit të Rama-Basha, do të kalojnë një pjesë tek PD dhe një pjesë tek PS. Shkrirja e LSI, si një bandë e mirëorganizuar grabitëse, konsiderohet si një pavarësi e dytë për Shqipërinë./Pamfleti.com

Pakti i dytë Rama-Basha për shkrirjen e LSI, Shqipëria fiton pavarësinë e dytë nga një keqe e madhe kombëtare Read More »

“Aleksandër Xhuvanin” e merr lumi: dekanë, shefa departamenti, pedagogë dhe sekserë në pranga. Prishet çerdhja e “bobave” të LSI

Tre pedagogë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan u arrestuan të martën në mbrëmje me akuza të “korrupsionit pasiv” dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, ndërsa dyshohen se kanë marrë para nga studentët në këmbim të notave kaluese. Prokuroria dhe Policia e Elbasanit njoftuan po ashtu arrestimin e katër personave të tjerë, që sipas policisë luanin rolin e sekserit mes pedagogëve dhe studentëve.

Në një njoftim për shtyp, prokuroria deklaroi se pas rreth 8 muajsh hetime ishte marrë masa e sigurisë së arrestit me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, për dekanin e fakultetit të Shkencave Humane Albert Riska, Shefen e Departamentit të Letërsisë dhe Gazetarisë, Elvira Lumi, pedagogen e jashtme të Fakultetit Ekonomik, Erjola Calja. Po ashtu u arrestuan edhe Petrit Kodra, Admirim Kala, Adem Ngjela dhe Marjus Calja.

Ndalimet u kryen menjëherë pas vendimit të gjykatës, nga policia në një operacion të pagëzuar “Dekani”.

BIRN kontaktoi me avokatin e dy prej pedagogëve të arrestuar, por ai refuzoi të komentonte duke thënë se ende nuk ishte njohur me dosjen. Ndërkohë nuk qe e mundur të gjendeshin përfaqësuesit ligjorë të personave të tjerë të arrestuar.

Ndërkohë drejtuesit e Universitetit Aleksandër Xhuvani njoftuan për pezullimin e tre pedagogëve “deri në sqarimin e rrethanave dhe përfshirjes së tyre në veprat penale për të cilat akuzohen”. Dy prej të arrestuarve ndërkohë mbanin poste drejtuese në universitet. Prof. As. Dr. Alber Riska,  u zgjodh dekan në  zgjedhjet e vitit 2016, ndërsa Prof. As. Dr. Elvira Lumi u rizgjodh drejtuese e Departamentit të Letërsisë dhe Gazetarisë në të njëjtat zgjedhje.

Një studim i kryer nga OJF-ja “Qëndresa Qytetare”, në fakultete të ndryshme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës për të kuptuar nivelin, perceptimin dhe format e korrupsionit në këto universitete kryesore në Shqipëri, gjeti se Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan kishte normën më të lartë të pranisë së korrupsionit (77 për qind), pasuar nga Universiteti i Tiranës (62 për qind) dhe ai i Durrësit (42 për qind), sipas pikëpamjeve të studentëve.

Prokuroria bëri me dije se hetimi për këta persona ishte filluar kryesisht prej saj në shtator 2017, ndërsa ishin bërë bashkë me procedime të tjera penale në kohë të ndryshme ndaj të akuzuarve, ndërsa po ashtu theksohet se ishte përdorur përgjimi për të mbledhur prova ndaj të dyshuarve. “Në kuadrin e zbardhjes së rrethanave të faktit nga prokuroria janë përdorur metodat speciale të hetimit për grumbullimin e provave”, thuhet në njoftim.

Prokuroria dhe policia po ashtu lanë të hapur mundësinë e arrestimeve të tjera, ndërsa thanë se hetimet për këtë dosje vijonin.

“Aleksandër Xhuvanin” e merr lumi: dekanë, shefa departamenti, pedagogë dhe sekserë në pranga. Prishet çerdhja e “bobave” të LSI Read More »

Për truprojat dhe garantët e kokainës në Shqipëri

Është e njëjta histori që Sali Berisha po bën dhe me Izet Haxhiaj, ish- bodigardin e tij. E dëgjova dje kur ulëriste si i dalë nga shinat, se Ministria e Drejtësisë e Edi Ramës ka kërkuar ekstradimin e tij, dhe pastaj një laro i tij, që kujton precedentin Rusmali për dorëheqje nga ministër Drejtësie më 2007, për një përfolje të të vëllait.
Shkruan Mero Baze

Vendimi për të mbrojtur politikisht një prokuror si Besim Hajdarmataj në këto momente, është skaneri më i mirë që mund t’i bëhet Prokurorisë së Adriatik Llallës dhe arsyeve përse opozita u bë barrikadë kundër reformës në drejtësi.

Vendimi i shkarkimit e thotë qartë arsyen. Besim Hajdarmataj është prokurori garant i trafikut të drogës nga Kolumbia, i kompanisë “Alb Garden”, pasi dy vjet më parë, në një situatë të ngjashme si kjo e para dy muajve, ai ka pushuar çështjen ndaj këtij biznesmeni, në kontenierin e të cilit u gjend kokainë e ardhur nga Kolumbia. Skema e garancisë së Prokurorisë së Adriatik Llallës, përmes Hajdarmataj, për atë linjë trafiku, është bazuar tek skema e thjeshtë e transportit të kokainës, përmes një kompanie e cila formalisht nuk mban përgjegjësi për “mallrat” e tjera, përveç bananeve që vijnë në Portin e Durrësit, nëse Prokuroria nuk bën hetime shtesë.

Kështu, sipas këtij parimi, kjo kompani ka sjellë kokainë në Portin e Durrësit dhe kur është kapur në kohën e Adriatik Llallës, çështja është pushuar. Prej atëhere, pronari i “Alb Garden” nuk është vendosur nën përgjim, nuk është bërë asnjë përpjekje për hetime të thelluara, dhe me të janë sjellë sikur ai të ishte viktimë e trafikut të kokainës, dhe jo autor i saj.

Për herë të parë Prokuroria jonë, e drejtuar nga Arta Marku, në kapjen e radhës së kësaj ngarkese, jo vetëm nuk e ka pushuar çështjen, por ka thelluar hetimet dhe sot ka të arrestuar pronarin e kompanisë.
Nëse Prokuroria e sotme do të respektonte “traditën Llalla”, Besim Hajdarmataj duhet ta linte përsëri të lirë Arbër Çekajn, meqë formalisht ai nuk ka faj, se i kanë futur 613 kg kokainë në kontenierin e tij.

Skenari i përngjan serialeve të Narcos tek “Netfliks’, ku Prokuroria shqiptare ka shërbyer si garante ligjore e mos pasjes së asnjë pasoje në rast kapje, dhe e suksesit të heshtur në rastet kur droga nuk kapej. Kaq e thjeshtë është përgjegjësia ligjore e Besim Hajdarmataj. Një opozitë që bëhet garante e këtij lloj prokurori, është garantja më e mirë dhe publike e trafikut të drogës në Shqipëri, pasi bëhet mburojë pikërisht e atyre strukturave të drejtësisë që janë garante të trafikut të drogës.

Deri para pak ditësh, Sali Berisha ka hedhur në treg lloj- lloj hipotezash për autorësinë e drogës së kapur në Durrës, por tani që hetimet janë thelluar dhe autorët janë në burg, tani që prokurori garant i këtij trafiku është shkarkuar, çuditërisht ata duket sikur janë shqetësuar pikërisht për drogën që vetëm një ose dy javë më pare, thoshin është e Olsi Ramës dhe Edi Ramës. Dhe kjo është një finale e turpshme e një politike, e cila i del zot më shumë se vet trafikantët, një linje trafiku që zhvillohej nën garancitë e Prokurorisë së Adriatik Llallës.

Diplomatët kryesorë të perëndimit në Shqipëri dhe veçanërisht ambasadori amerikan, e konsideruan qysh në fillim kapjen e kokainës në Durrës, si “peshkun e madh” jo thjeshtë se ai quhej Arbër Çekaj, por se në dosjen e tyre, ishte e qartë se garanti i asaj linje trafiku, ishte Prokuroria e Shqipërisë. Sot e vërteta është në dritë të diellit.

Për të arsyetuar më tej me rastin e Saimir Tahirit, të gjithë jemi koshientë dhe është gjë e mire, që për Saimir Tahirin po hetohet më shumë se për çdo politikan shqiptar në këto vite, biles po hetohet me sforco dhe me një lloj revanshi për të vlerësuar dhe thashethemet rreth tij, ndërkohë që për Adriatik Llallën janë injoruar dhe faktet. Ky prokuror e ka pas detyrë pas skandaleve që u bënë publike, jo vetëm të thellonte hetimet, por ta plotësonte dosjen me faktet që para tij i gjeti shtypi. Ky prokuror thjesht ka soditur lëvizjet e qarta për pastrim parash të eprorit të tij, dhe kthimin e tij në një agjent pasurish të paluajtshme, duke bërë biznes me prona të njerëzve që i kishte nën hetim.

Në këto kushte ai do t’ia vlente të shkarkohej dhe për mos veprim në rastin e Adriatik Llallës. Ajo që është e prekshme në historinë e tij si prokuror dhe që i është shkruar qartë në motivin e shkarkimit, është fakti se ky ka pushuar një çështje që është haptazi mbrojtje e një linje te trafikut të drogës nga Kolumbia, një linjë që falë këtyre garancive, vazhdoi me qetësi punën e saj, deri sa u kap dy muaj më parë nga policia dhe po hetohet me seriozitet nga Prokuroria e re e Arta Makut.

E gjithë kjo e ka bërë opozitën qesharake, pasi po e detyron atë për të ndryshuar pistën e arsyeve të shkarkimit, dhe po e vendos opozitën shqiptare në pozitën më të keqe të mundshme, si avokate e trafikut të kokainës në Shqipëri, ku si autori, dhe prokurori që u është bërë garant, janë lidhje jo vetëm krahinore, por dhe miqësore, të rrethit të afërt të Sali Berishës.

Është e njëjta histori që Sali Berisha po bën dhe me Izet Haxhiaj, ish- bodigardin e tij. E dëgjova dje kur ulëriste si i dalë nga shinat, se Ministria e Drejtësisë e Edi Ramës ka kërkuar ekstradimin e tij, dhe pastaj një laro i tij, që kujton precedentin Rusmali për dorëheqje nga ministër Drejtësie më 2007, për një përfolje të të vëllait.

Kjo është një gënjeshtër edhe më e madhe. Për të gjithë ata që nuk e dinë, por mund ta verifikojnë, Ministria e Drejtësisë që ka kërkuar ekstradimin e Izet Haxhisë, është ajo që dejtohej nga Ilir Rusmali në vitin 2007. Për të garantuar autoritetet turke, se ai do kishte një gjykim të drejtë, ministri Rusmali në atë kohë, ka garantuar autoritetet turke, duke cituar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, se atij do t’i sigurohej një gjykim i drejtë, duke rihapur gjykimin e dosjes Hajdari.

Ishte kjo arsyeja që e çmendi në atë kohë Sali Berishën dhe pastaj fabrikoi atë skenarin e turpshëm më regjistrime të disa ushtarëve të tij, për ta kompromentuar atë me një kërkesë banale të vëllait të vet, për një tender që nuk u bë kurrë.

Ilir Rusmali dha dorëheqje duke vendosur një standart aq të lartë moral dhe politik, sa Sali Berisha disa muaj më vonë e shkelmoi pa pikë mëshire, kur djali i tij doli i lidhur me biznesin vdekjeprurës në Gërdec, ku Saliu jo vetëm nuk dha dorëheqje, por i shpalli luftë gjithë shtetit për të shpëtuar të birin. Biles dhe “Neë York Times” e quajti letër higjenike.

Për fatin e tij të keq, Sali Berisha ka qenë gjithmonë në anën e së keqes në raport me drejtësinë në Shqipëri, si në rastin Rusmali, ku tërbimi i erdhi nga fakti se ai duke vepruar si shtetar serioz, kërkoi ekstradimin e Haxhiaj, duke garantuar hapjen e dosjes Hajdari, ashtu dhe në rastin e trafikut të kokainës nga Kolumbia, ku prokurorët ushtarë të tij dhe tropojanët e tij të përfshirë në këtë trafik, janë ortakë të qartë të një linje trafiku ndërkombëtar, tashmë të kapur dhe asgjesuar.

Tërbimi në të dy rastet është i ligjshëm, pasi i janë prerë rrënjët një historie kriminale. Por janë të ligjshëm si kriminelë të mërzitur për shokët e tyre, jo si opozitarë të mërzitur për drejtësinë.

Për truprojat dhe garantët e kokainës në Shqipëri Read More »

Luftar Paja: Më hoqën rimbursimin e ilaçit të zemrës, me këtë më thonë bëhu gati të vdesësh

Udhëzimet e fondit të sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor kanë kufizuar përdorimin e disa medikamenteve të rëndësishme që janë në listën e barnave me rimbursim, por ç’ka bën që shumë pacientë që janë trajtuar deri më tani ta ndërpresin atë.

Një prej të cilave është medikamenti që përdorin pacientët me probleme kardiake që mbajnë nën kontroll hollimin e gjakut dhe shumë prej tyre janë njoftuar nga mjeku i familjes se nuk do ta përfitojnë më me rimbursim, por duhet ta blejnë me çmim të plotë në farmaci.

Një prej pacientëve që është trajtuar me këtë medikament sipas rekomandimit të mjekut kardiolog është aktori Luftar Paja.

“Kur erdhi radha për të marrë trajtimin më tha mjekja që nuk e përfiton se ka disa procedura. Të më heqësh ksarelton mua është të më thuash të shkoj në trombozë, apo të shkoj në varreza të Tufinës apo Sharrës.

Unë pensionist jam, nuk më del të blej 100 mijë lekë në muaj këtë ilaç. Do t’i bie në qafë fëmijëve”, shprehet Luftar Paja.

Por pacientët që u duhet të ndërpresin këtë mjekim janë të shumtë.

Zgjidhja që ofrohet është ata minimumi të bëjnë analizën e gjakut një herë në dy javë për të mbajtur në kontroll hollimin e gjakut. Ndaj, aktori i njohur ka një kërkesë.

“Mëshirë për ne. Shumë shumë edhe 5 vjet na ka ngarkesë kjo qeveri. Po jetuam dhe 5 vjetë kemi jetuar mirë”, thotë aktori.

Lista e re e barnave me rimbursim ka bërë që t’u ndërpritet mjekimi edhe pacientëve me diagnoza të tjera.

Burime të Top Channel thonë se synimi për të shtuar ilaçe të reja pa rritur fondet ka bërë që të kufizohet përdorimi i medikamenteve ekzistues në rimbursim, duke bërë që shumë pacientë të dalin nga skema e trajtimit.

Luftar Paja: Më hoqën rimbursimin e ilaçit të zemrës, me këtë më thonë bëhu gati të vdesësh Read More »

Shkarkimi i Hajdarmatajt, reagon ambasadori Lu: Mbështesim prokurorinë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Arta Markut për të shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e Krimeve të Rënda Beisim Hajdaramataj dhe zëvendësuar me Donika Prelën.

Ambasadori Lu i pyetur nga gazetarët u shprehe se është i gatshëm që të mbështesim një prokurori ql po punon për çështje të rëndësishme. Gjithashtu hetimet duhet të ecin përpara pa ndërhyje politike.

“Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme.

Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa”- shprehet ambasada e SHBA në Tiranë.

Shkarkimi i Hajdarmatajt, reagon ambasadori Lu: Mbështesim prokurorinë Read More »