Aktualitet

Mund të jeni fatlumët! Ambasada Amerikane tregon kur dalin përgjigjet e Lotarisë

Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm për të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe mbeten në ankth për përgjigjet, nëse sistemi i ka nxjerrë fitues apo jo.

‘Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë! 👉 #PyetAnën”- shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë në faqen e saj në FB.

Mund të jeni fatlumët! Ambasada Amerikane tregon kur dalin përgjigjet e Lotarisë Read More »

Shkarkimi i Besim Hadarmatajt, zbardhen përplasjet me Arta Markun

Shkarkimi i Besim Hajdarmataj nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, lidhet me një konflikt të lindur mes tij dhe kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Shkëndijat e para mes dy drejtuesve të rëndësishëm të Prokurorisë Shqiptare, kanë filluar në muajin shkurt 2018, kur në Maminas, Prokuroria drejtoi një operacion së bashku me Policinë e Shtetit, duke konfiskuar 613 kg kokakinë të fshehur në banana të ardhura nga Kolumbia.

Për këtë hetim mësohet se Arta Marku nuk ka pasur dijeni, për më tepër kryeprokurorja nuk është njoftuar në kohë nga Besim Hajdarmataj edhe pasi kishte finalizuar operacionin për bllokimin e drogës dhe arrestimin e dy personave të tjerë, dhe shpallur në kërkim pronarin Arbër Çekaj.

Mësohet se kryeprokurorja ka marrë dijeni për këtë operacion nga njoftimet në media të datës 28 shkurt 2018, ndërkohë që Hajdarmataj besohet se nuk e kishte informuar në kohë përpara. Besohet se që nga ky moment kryeprokurorja Marku ka filluar të humbë besimin për te kreu i Krimeve të Rënda.

Për më tepër vetë Besim Hajdarmataj gjatë kohës kur drejtonte sektorin e trafiqeve tek Krimet e Rënda, vendosi të mbyllë në 2016 hetimet për Arbër Çekaj, pasi në bananet e këtij të fundit u kapën 93 kg kokainë.

Çështja Llalla e kolapsi i hetimit

Situata mosbesuese ndaj drejtuesit të prokurorisë së Krimeve të Rënda u bë akoma dhe më e dukshme, kur në këtë prokurori, mbërriti nga Durrësi dosja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Presioni i Markut mbi Hajdarmataj ka qënë që çështja e Llallës të ketë përparësi më tepër dhe të hetohet deri në fund, duke konkluduar me një vendim përfundimtar. Por sërisht, edhe në këta rast drejtuesi i Krimeve të Rënda humbi besimin e kryeprokurores, pasi caktoi për hetimin e kësaj dosje, vetëm një prokuror.

Vetë Hajdarmataj ishte emëruar në 16 mars 2016 në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga ish-kryeprokurori Llalla, të cilin tashmë po e hetonte për katër vepra penale. Kjo dosje, e vuri Hajdarmataj në një situatë të pakëndshme dhe në një provë për të hetuar ish-shefin e tij Llalla, i cili e kishte promovuar menjëherë sapo kishte marrë mandatin e kryeprokurorit, duke e caktuar fillimisht drejtues në prokurorinë e Durrësit dhe më pas në krye të Krimeve të Rënda.

Çështja Llalla u kthye në vazhdimin e konfliktit të heshtur, konflikt i cili mund të ketë vijuar dhe me dosjen hetimore të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Një ditë para se të shkarkohej, Hajdarmataj së bashku me prokurorin tjetër të kësaj dosje, Vladimir Mara, kanë marrë në pyetje në ambjentet e prokurorisë shoferin e ish-ministrit të Brendshëm, Gentian Cekën.

Ndërkohë që një ditë para tij, morën në pyetje Orest Sotën, personin e arrestuar me 863 mijë euro në makinë. Tashmë Hajdarmataj do të vijojë të hetojë dosjen “Tahiri” por jo si drejtues prokurorie por si prokuror i thjeshtë./Shqiptarja.com

Shkarkimi i Besim Hadarmatajt, zbardhen përplasjet me Arta Markun Read More »

Romeo Kara: Mjafton ky fakt për ta akuzuar Besim Hadarmatajn për “shpërdorim detyre”

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku shkarkoi të mërkurën nga detyra kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda Besim Hajdarmataj, për ta zëvendësuar me Donika Prelën, me objektiv zyrtar përmirësimin e punës.

Pyetur se me çfarë mund të lidhet shkarkimi i tij në këtë kohë, Hajdarmataj tha:

“Unë nuk di të them se me çfarë ka lidhje ky shkarkim por mund t’ju them se unë e vetmja dosje që unë jam përfshirë drejtë për së drejti, nga një sërë hetimesh që tashmë janë të hapura nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është ajo e dosjes ish-ministrit të Brendshëm, Sajmiri Tahiri.

Unë tani jam prokurori i thjeshtë dhe normalisht do të vazhdoj punën time me dosjet për të cilat jam i ngarkuar të hetoj, deri në momentin që mund të ketë ndonjë urdhër tjetër për transferimin apo komandimin tim në ndonjë institucion tjetër,” shtoi ai.

Mbi një analizë të deklaratës së tij Juristi Romeo Kara shkruan:

  1. Jo vetëm Hajdarmataj, por e gjithe prokuroria duhet shporrur, bile mundesisht të jete në bangen e te akuzuarve.

  2. Sa herë largohet ndonjë i korruptuar si ky, i bie avazit te politizimit te shkarkimit.

  3. Personalisht ky prokuror, perpara disa muajsh (nendor 2017) ka kerkuar arrestimin e Saimir Tahirit.
    Si ka mundesi që ky prokuror thotë sot pas 6 muajsh se, me hoqën se po hetoja dosjen Tahiri?
    Pa hetuar plotësisht dosjen, ka kërkuar ky prokuror para 6 muajsh arrestimin e Tahirit?
    Mjafton ky fakt per t’a akuzuar këtë prokuror për shpërdorim me detyre.

Romeo Kara: Mjafton ky fakt për ta akuzuar Besim Hadarmatajn për “shpërdorim detyre” Read More »

Deklarata e Xhafaj, ironizon ish-drejtori i policisë Shkodër: Ministri i Brendshëm nuk mban përgjegjësi për vëllain, polici i thjeshtë po

Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në lidhje me akuzat e opozitës për përfshirjen e vëllait të tij në trafikun ndërkombëtar të drogës, ka reaguar edhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi.

Sipas Prençit, ministri nuk mban përgjegjësi për të vëllanë, ndërkohë që ka shtuar se një polic i thjeshtë është “i padenjë” nëse nuk e ka nisur misionin e tij që fëmijë, duke kujtuar kështu edhe procesin e Vetting-ut.

“Ministri i brendshëm nuk mban përgjegjësi për vëllain trafikant droge! Polici më i thjeshte sigurisht që PO! Ai është “i padenjë” për të luftuar krimin, edhe nëse e ka nisur këtë mision fisnik që fëmijë, madje edhe nëse ka plagë të krimit në trup! TURP”, ka shkruar Prençi.

Deklarata e Xhafaj, ironizon ish-drejtori i policisë Shkodër: Ministri i Brendshëm nuk mban përgjegjësi për vëllain, polici i thjeshtë po Read More »

Aeroporti i Vlorës me çmimet më të ulta në Ballkan

Aeroporti i Vlorës do të jetë me çmimet më të ulta në Ballkan.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në takimin e llogaridhënies në Laç, ku theksoi se, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” i Rinasit është sot aeroporti më i shtrenjtë në rajon, sepse kontrata koncensionare është bërë për t’i rënë qytetarëve. Kontrata koncensionare është miratur nga Parlamenti dhe nuk e zhbëjmë dot. Ne po punojmë për një formulë të re. Ndërtimi i hapësirave të reja aeroportuale do të hapë një etapë tjetër me çmime shumë herë më të lira.

“Nëse Rinasi është sot me çmimet më të larta Ballkan ne duam që aeroporti i Vlorës të jetë me çmimet më të ulëta në të gjithë Ballkanin”, – tha Rama.

Aeroporti i Vlorës me çmimet më të ulta në Ballkan Read More »

Pas shkarkimit të Hajdarmatajt, lëvizje të papritura nga PD dhe LSI

Pas lajmit per shkarkimin e kreut te Prokurorise per Krimet e Renda, kane nisur levizjet ne kampet politike.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka thirrur në një mbledhje urgjente në selinë blu të gjithë aleatët e tij që janë pjesë e parlamentit, përfshirë LSI, për të rakorduar aksionin e tyre politik.

Kjo e fundit nuk përfaqësohet nga Kryemadhi për arsye se ndodhet jashtë vendit por nga kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili dhe Luan Rama.

Dy çështjet kryesore për diskutim janë dosja që PD publikoi ditën e sotme për vëllain e Ministrit të Brendshëm dhe shkarkimi i kryeprokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Basha nënvizoi se ky zhvillim lidhet me dosjen Tahiri, që sipas tij po tentohet të mbyllet si çështje.

Mbledhja vjen një ditë para seancës plenare në Kuvend, ku PD pritet të mbajë një qëndrim për këto çështje. Gjatë kësaj jave kemi pasur një marrëdhënie të kushtëzuar të PD me parlamentin.

Pas shkarkimit të Hajdarmatajt, lëvizje të papritura nga PD dhe LSI Read More »

Kina heq nga transmetimi performancën e Shqipërisë në Eurovizion, ja pse

Kur e gjithë bota po ndiqte me vemendje gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit te marten, Kina vendosi të mos shfaqë performancën e Shqiperise perfaqesuar nga Eugent Bushpepa dhe Ryan O’Shaughnessy.

Mango TV është media që ka të drejtën e transmetimit të Eurovision në Kinë, por ndaloi banorët kinezë të shihnin këngëtarin shqiptar dhe atë irlandez.

Arsyeja është se në Kinë, në fillim të këtij janari ka hyrë në fuqi një rregullore e rreptë që ndalon promovimin e artistëve me tatuazhe ose kulturës hip-hop.

Ndërsa për irlandezin, Ryan ka një rregull tjetër që ndalon promovimin e seksit në të njëjtën gjini.

Kina heq nga transmetimi performancën e Shqipërisë në Eurovizion, ja pse Read More »

Gazetari: Hajdarmataj u shkarkua me ndërhyrjen e …

Debate dhe replika te ashpra me mendime te kunderta ka nisur Opinion sonte ku te ftuarit komentojne shkarkimin nga Arta Marku te kreut te Prokurorise se Krimeve te Renda Besim Hajdarmataj.

Drejtuesi i emisionit “Xhungel”, Artan Hoxha është shprehur se shkarkimi i Prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj është bërë me ndërhyrje të ambasadës amerikane.

Hoxha tha të mërkurën në studion e emisionit “Opinion”, se shkarkimi është kryer me ndërhyrjen e amerikanëve, pasi deklarata e sotme fliste për një veprim të tillë.

“Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme”, citohet nga ambasada amerikane.

Gazetari: Hajdarmataj u shkarkua me ndërhyrjen e … Read More »