Aktualitet

E papritur! Lirohet nga burgu ish deputeti Mark Frroku

Ish deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu. Gjykata e Fierit me një vendim të ditëve të fundit i ka falur kohën e mbetur të dënimit prej 1 viti e 5 ditësh, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Frrokut.

Ai u dënua në prill të vitit të kaluar nga gjykata e shkallës së parë e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.

Ndërsa në janar të këtij viti gjykata e Apelit po në Tirane ia reduktoi dënimin ne 6 vjet burg për të njëjtat akuza. Ndërsa gjykata e Fierit së fundmi ka vendosur lirimin para kohe të Frrokut. Përveç akuzave për të cilat u shpall fajtor, Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksander Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, por këto dyshime nuk u provuan.

Ndërkohë javën e ardhshme në gjykatën e Tiranës pritet të nisë një tjetër proces ndaj Frrokut, atë ku së bashku me Tom Doshin dhe Durim Banin akuzohen për dëshmi të rremë për një atentat ndaj një deputeti të opozitës./TCH

E papritur! Lirohet nga burgu ish deputeti Mark Frroku Read More »

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gati arrestimin, ish-prokurori Adriatik Llalla “fshihet” në Gjermani

Prokuroria e Krimeve të Rënda po bëhet gati për prangosjen e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ky i fundit, fill pasi u njoh me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku i ndalohej përjetësisht hyrja në SHBA, u zhvendos bashkë me familjen e tij në Gjermani duke kërkuar strehim në këtë shtet.

Aktualisht që Prokuroria ka nisur zyrtarisht hetimet mësohet se Llalla po vijon “arratinë” në këtë shtet, raporton CNA.

DASH mori vendimin që ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni”.

Prokuroria ka hapur ҫështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha, edhe pse Llalla deklaroi para se të fillonte vettingu largimin vullnetar nga drejtësia.

Fakte dhe dokumenta zyrtare, të botuara në media, kanë bërë transparente për publikun shit-blerje tokash, ullishtesh, në sipërfaqe të mëdha dhe pasurish të paluajtshme që ish-Prokurori i Përgjithshëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësimi i tyre, i shiste 20-30 herë më shtrenjtë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gati arrestimin, ish-prokurori Adriatik Llalla “fshihet” në Gjermani Read More »

Shenjtëria e një dite…që po cënohet! Të gjithë në sulm ndaj drejtësisë si një kor i zi korbash politikanë & kriminelë

Shkruan Pranvera Vatoci

Drejtësia në një vend demokratik normal është afër shenjtërisë. Se vetë ligji është i shenjtë e i pacënueshem. Përballë tij të vegjlit rriten e të medhenjt zvogëlohen. Pas Zotit është ligji dhe së bashku veprojnë për t’i dhënë njerëzimit drejtësi.

Ligji vetëm në diktatura e neodiktatura është levë e pushtetit dhe e politikës. Në vendin tonë 27 vite më parë përpos shumë gjërave u duk se edhe drejtësia do shenjtërohej. Por fatkeqësisht dora e politikës u fut me egërsi për ta monopolizuar. Dhe kjo nuk dëmtoi vetëm trupën e drejtësisë por vetë qytetarët.

Natyrisht që ka korrupsion në drejtësi… dhe ky nuk është fenomen shqiptar. Por është politika prodhuesja parësore e këtij korrupsioni. Një gjyqtar shembullor përzihet nga sistemi për pak para të pajustifikuara, ndërkohë që e gjithë elita politike e shtetërore përflitet për miliona korruptive. Dhe pastaj turren e viktimizojnë deri në kryqëzim drejtësinë.

A mund të jepet drejtësi me paga skandaloze? A mund të jepet drejtësi kur gjygjtari e prokurori nuk kanë me të voglën mbrojtje “madje dhe armët i detyruan t’i dorëzojnë“, teksa dërgojnë pas hekurave kriminel e banda trafikantësh.

A ju kujtohet Skerdilajdi ne Vlorë?! Të gjithë në sulm ndaj drejtësisë si një kor i zi korbash politikanë & kriminelë. Vetingu po përdoret jo për pastrim, por si një aksion që i ngjan revolucionit kulturor të Mao Ce Dunit!   Ndaj në këtë ditë le të reflektojmë të gjithë jo vetëm punonjësit e drejtësisë. Drejtësia e shantazhuar është drejtësi e munguar.

Shenjtëria e një dite…që po cënohet! Të gjithë në sulm ndaj drejtësisë si një kor i zi korbash politikanë & kriminelë Read More »

Pakt me politikën? Izet Haxhia reagon qelia, mesazh për personelin e burgut 302

Përmes të dashurës së tij, Izet Haxhia ka përgënjeshtruar lajmet për një pakt mes tij dhe politikës. Sipas tij gjithça është spekulim dhe se do i shkojë deri në fund të vërtetës.

Postimi i plotë:

Miq të dashur të Izetit!

Në radhë të parë, keni të gjithë një pershendetje dhe falenderim nga Izeti! Eshte mire, eshte i vendosur dhe i palëkundur në të Vertetat e tij!

Më kërkoi të komunikoja diçka:

Izet Haxhia, në menyre kategorike, apsolute dhe te panegociueshme nuk ka bëre ASNJË marrëveshje, ASNJË shitje-blerje, ASNJE bisede te fshehte a te pa-fshehte, me absolutisht ASNJE krah te politikes ne Shqiperi!!!! Qofshin të majtë, apo te djathte!! Çdo spekulim mbi këte teme, është i genjeshtert dhe leverdisës për ata që i fshihen te vertetave!! Dëshmitari me i parë dhe i besueshëm për ketë, është Zoti vetë!!! Ai u vetëdorezua me dëshirën e tij të lire, për të kërkuar të drejtën legjitime, si çdo shtetas tjetër, të gjykohet me DREJTËSI!!

Izet Haxhia, është tërësisht i shkëputur nga çdo politikan shqiptar dhe këte e ka zgjedhur vete ai, me integritetin dhe burrërine që e karakterizon!

Por, nuk eshte i vetmuar nga shqiptaret, nga unë, nga ty, nga ti tjetri, nga ne të gjithe! Qe duam drejtesi për çdo bashkëkombas tone! Drejtesi për te pafajshmit dhe drejtësi për fajtorët!!!

E dyta, nje FALENDERIM të veçantë për personelin e burgut 302, te cilet po e trajtojnë me korrektese dhe profesionalizëm maksimal

Me shpresën tek Zoti dhe tek e Vërteta, le të solidarizohemi të gjithë në kërkesen tonë për Drejtësi!

Qofshi të gjithë të lumtur e të plotesuar ne jetet tuaja!

Pakt me politikën? Izet Haxhia reagon qelia, mesazh për personelin e burgut 302 Read More »

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, gruaja që “ha koka burrash”

Prokuroria e Krimeve të Rënda që prej ditës së djeshme është vënë nën “këmbët” e prokurores Donika Prela.

Rikujtojmë se para se të zinte vendin e Hajdarmatajt, prokurorja Prela i zuri karrigen kreut të Prokurorisë së Durrësit Agron Gjana.

Dhe pesë muaj pasi drejtoi Prokurorinë e Durrësit, Prela ka zbarkuar në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Donika Prela e cila ndryshe mund të quhet gruaja që “ha koka burrash” të servirura nga Arta Marku, pritet që të mos ndalet këtu.

Prela vjen në këtë detyrë, pas urdhërit të Kryeprokurores Arta Marku, për shkarkimin e Besim Hajdarmatajt.

Pasi ka “ngrënë kokat” e prokurorëve Agron Gjana dhe Besim Hajdarmataj, tashmë pritet të “hajë” edhe kokën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Një muaj më parë ajo ka kërkuar arrestimin e këtij të fundit, i cili është refuzuar nga Hajdarmataj. Tashmë pasi ka “ngrënë dy koka burrash”, pritet të hajë kokën e tretë. Nuk  dihet se me sa qejf i ka Donika Prela “kokat” e burrave.

Sido që të shkojnë hetimet për dosjet e “nxehta” që ka patur në duar Hajdarmataj, për një gjë Arta Marku duhet të jetë e sigurtë.

Donika Prela “ha vetëm koka burrash”.

CNA

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, gruaja që “ha koka burrash” Read More »

Falsifikime dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, kalon për gjykim dosja e ish deputetit të LSI-së

Dosja e ish deputetit të LSI-së ka kaluar për gjykim.  Pas mbylljes së hetimeve nga  Prokuroria e Tiranës tashmë ish deputeti Shkëlqim Selami do të përballet me  akuzën e “Falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve”, pasi ka fshehur arrestimin e tij në Itali për “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”.

Në kuadër të dekriminalizimit, Selami nuk ka treguar për arrestimin në vitin 2006, pas një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata e Brindisit në vitin 1994, duke u përgjigjur me “Jo” pyetjes se nëse ndaj tij ishte caktuar ndonjëherë ndonjë masë shtrënguese e sigurisë personale.

Selami në Itali ka rezultuar se akuzohej për “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”. Prokuroria bën me dije se në datë 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe në date 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhënë vendimin per shuarjen e veprës penale për arsye parashkrimi.

Më tej Prokuroria shton se: “Në kushtet kur kemi të bëjmë me 1) Një vendim gjykate për caktim mase sigurimi të padeklaruar që ka të bëjë me grupin e veprave të përcaktuara në sferën e nenit 2 pika 1 te ligjit “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”, për të cilin personi nën hetim ka marrë dijeni pasi këtij personi i është dhënë një kopje në momentin që është ekzekutuar kjo masë.

2) Me një vendim që Gjykata e Brindizit nuk është shprehur per pafajësi sikurse ka deklaruar personi nen hetim per te cilin personi nen hetim ka dijeni, per arsye se dy avokatët që e kanë përfaqësuar në këtë gjykim,kane qene avokate te zgjedhur nga vete ai. Arrihet ne përfundimin se këto dy rrethana kanë qene te detyrueshme per t’u deklaruar nga i pandehuri si rrethana të cilat kanë të bëjnë me shkaqet e parashikuara nga ligji per vazhdimin ose jo të funksionit”.

Në këto kushte, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka dërguar për gjykim-procedimin penal ish-deputetin i akuzuar per kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formulareve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal./Pamfleti

Falsifikime dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, kalon për gjykim dosja e ish deputetit të LSI-së Read More »

Krimet e Rënda ‘zbarkojnë’ në Vlorë !

Sipas burimeve krimet e Rënda ‘zbarkojnë’ në Vlorë, hetim në port dhe policinë e kufirit.
Prokuroria e krimeve të rënda në kryeqytet ka nisur një hetim në portin e Vlorës.

3 ditë më parë prokuroria ka mbërritur në port, për hetimin e disa dosjeve që kryesisht lidhen me një gomone.

Mësohet se Prokuroria ka marrë disa dosje në policinë e kufirit. Mbërritja e prokurorisë është pranuar nga Drejtoria e kufirit, si dhe hetimi i disa dosjeve por pa dhënë detaje të tjera.

Burimet thonë po ashtu se këto dosje lidhen me daljen në det të një skafi që më pas është përdorur për trafik narkotikësh.

Krimet e Rënda ‘zbarkojnë’ në Vlorë ! Read More »

Vlorë : Koncert me artistë të qytetit në sheshin e ri të “Tre Racat”

Moti mbrëmë na lejoi të organizonim koncertin me artistë të qytetit, profesionistë dhe amatorë, në sheshin e ri të “Tre Racat”. Ky koncert ishte në kuadër të aktiviteteve të programuar nga Bashkia Vlorë, në javën e çeljes së Sezonit Turistik Veror 2018.

Në koncert u përfshine artistë të shumtë, duke filluar me grupin e valleve “Çamëri”, grupin e valleve të QKAV, Sazet e qytetit, grupi polifonik “Djemtë e Vlorës”, Parodistët e mirënjohur të qytetit, këngetarët R. Ibrahimi, V. Tahiraj, D. Kanani, M. Petoshati, të cilët u ndoqën dhe duartrokitën nga publiku i pranishëm në shesh, me gjithë temperaturën e ulet, pas rreshjeve të shiut, në këtë orë të mbrëmjes. Aktivitetet vazhdojnë.

Fotografia e Teatri ''Petro Marko'' & Qendra e Kultures dhe Artit Vlore

Fotografia e Teatri ''Petro Marko'' & Qendra e Kultures dhe Artit VloreFotografia e Teatri ''Petro Marko'' & Qendra e Kultures dhe Artit Vlore

Fotografia e Teatri ''Petro Marko'' & Qendra e Kultures dhe Artit Vlore

Vlorë : Koncert me artistë të qytetit në sheshin e ri të “Tre Racat” Read More »